Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit
-Sulmi, orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje/
-VETVENDOSJA, Perserit aksionin e ngjyrosjes ne oren 17.00/
-VV: Aktivistët kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Mustafa derisa ai po shkonte në zyrën e tij/ Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Shtator 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Qeveria e Republikës së Kosovës e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik, brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe të shoqërisë civile, dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarjet e tilla nuk do të mund të na ndalin në misionin tonë për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrime euroatlantike, thekson komunikata e dërguar nga Kryeministria kosovare.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Isa Mustafa derisa ai po shkonte në mëngjes në zyrën e tij në kryeministri, sot, kur edhe mbahet mbledhje e qeverisë së Kosovës.
“Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të ‘Zajednicës’. Nëse ai insiston në këtë, ne do ta defunksionalizojmë Qeverinë e tij”, thuhet në njoftimin e subjektit më të madh opozitar kosovar.
Lëvizja Vetëvendosje shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ky është rasti dytë, i njofuar, pas të parit të gjuajtjes me vezë drejt veturës së kryeministrit kosovar. Në mbrëmjen e 28 gushtit, “gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër komunës së Prishtinës vetura e kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona”, bënte të ditur Policia. “Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu”, shkruante Mustafa në ‘facebook’, ku emrat që i përmendëte janë të kryetarit e nënkryetarit të komunës së Prishtinës që udhëheqet nga Lëvizja Vetëvendosje.Ndërkohë që VV zhvillon “aksione simbolike”, sipas shtypit kosovar, “opozita koordinohet për protesta”.
***
VV Sërish aksion, ngjyrë në makinën e Kryeministrit
Sot, rreth orës 17, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën sërish ngjyrë në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa, derisa ai po largohej nga ndërtesa e Qeverisë. “Do të kujdesemi që sa të mundemi ta defunksionalizojmë punën e Qeverisë që po e defunksionalizon Kosovën. ‘Zajednica’ nuk kalon!’”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Lëvizja vetëvendosje.Është hera e dytë brenda ditës që aktivistët e subjektit më të madh opozitar kosovar, Lëvizja vetëvendosje, hedhin ngjyrë në makinën e Kryeministrit Mustafa. Së pari hodhën ngjyrë në mëngjes derisa shkonte në zyrën e tij në në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
NDERROI JETE SHKRIMTARI PETRAQ ZOTO
Nga Raimonda Moisiu/
Shuhet shkrimtari i mirënjohur korcar Petraq Zoto-ky rrëfimtar terrifik, Pionier i letrave shqipe./
*Tronditet komuniteti i Letrave Shqipe, dhe Klubi i Shkrimtareve “Bota e Re”, Korce!/
*Rest in Peace MJESHTER I Rrefimit dhe Dialogut!/
Ajo c’ka e bën edhe më interesante jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit të mirënjohur korcar Petraq Zoto, është se ai në radhë të parë i përket binomit jetësor Njeri & Shkrimtar. Njeriu që transmetonte mesazhin hyjnor të dashurisë njerëzore. Kjo, jo për shkak se ka lindur në Ziçishtin e dashurisë e të traditës kulturore, por sepse ai ka sjelle për lexuesin tregime e romane me dashurinë e një zemre humane. Me një mënyrë tepër ndjesore të këndvështrimit personal e origjinal të botës e njerëzve që e rrethojnë, ka pasur arritje dhe suksese në karrierën e tij, por dhe i vëmendshëm ndaj kritikës letrare e kërkesave gjithnjë në rritje. Zoto është një rrëfimtar i talentuar dhe krijonte karaktere realiste bazuar në përvojën e tij personale, por edhe në eksperiencat jetësore, në vazhdën e paraardhësive të tij, elitën e shquar korçare të letrave shqipe, si Sterjo Spasse, Sotir Andoni, Teodor Laco, e cila vijon më tej më të rinjtë Thani Naqo, Andon Andoni,Gjergji Dushku, etj, Tregimtar terrifik, midis të mundshmes e të paparashikueshmes, zotëronte një ndjeshmëri mahnitëse në transformimin e një subjekti të vështirë në një subjekt të dritës e shpresës. Ai ka shkruar dhjetra tregime e romane. I pëlqente të eksperimentonte me prozën, i paparashikueshëm në ambicien e tij krijuese, sillte në vazhdimësi vlera të reja artistike. Për këtë flet shumë krijimtaria e tij dhjetravjecare. Shkrimtari i mirënjohur korcar Petraq Zoto si një pionier i letrave shqipe, mbetet një rrëfimtar terrifik, zotëronte talentin dhe forcën letrare –artistike në ndërtimin e karaktereve realistikë me një sens të mprehtë; të së mundëshmes e të paparashikueshmes, një vështrim të brendëshëm dhe ndjeshmëri mahnitëse, stil poetik , që synon subjektin e vështirë, ta transforomjë në një subjekt të dritës e shpresës, arrinte të depërtonte brenda të bukurës e njerëzores.
Si intelektuale e shkrimtare, si mike e kolege, bashkeqytetare e Korces me Shkrimtarin e Shquar Petraq ZOTO, por edhe si Kryetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane ne Diaspore dhe Anetare e Kryresise se Klubit te Shkrimtareve Korcare “Bota e Re”-i kerkoj Ministrise se Kultures znj. te nderuar Mirela Kumbaro, Keshilltarit Diplomatik per Artin e Kulturen Shqiptare prane Kryeministrise, – i referohem z. Fate Velaj-te hapin dyert e Ministrise se Kultures -qe miq e mikesha, kolege e shoke, dashamires te krijimtarise se Shkrimtarit , Mjeshterit te Rrefimit e Dialogut, te Shquarit Petraq Zoto, – i ndare sot nga jeta -t’i behen Nderet dhe Homazhet, nga Bota e letrave Shqipe, nga miq e kolege te aferm e njerezit e tij te dashur,nga krejt Shoqeria Shqiptare per t’i dhene Lamtumiren ketij njeriu qe i ka dhene aq shume Letrave Shqipe!
Raimonda MOISIU
Anetare e Kryresise se Klubit te Shkrimtareve Korcare “Bota e Re”
Sant Egidio per Harmonine Fetare ne Tirane
4 mijë klerikë sot në Tiranë – Toleranca fetare dhe dialogu, kryefjalë e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen/
Në një kohë kur shumë vende të botës janë përfshirë nga luftra, janë goditur nga terrorizmi dhe po vuajnë plagën e emigracionit, përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri kanë përcjellë mesazhe paqeje. “Në Shqipëri është e mundur të jetohet në vëllazëri. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është fakt historik”, thanë përfqësues të besimeve të ndryshme.
Në prag të nisjes së eventit për paqen në botë, përfaqësuesit e komunititet të Sant Egidios kanë prezantuar programin 3-ditor dhe kanë theksuar rëndësinë e dialogut për paqen, i cili është më i vështirë, por edhe e vetmja rrugë për njerëzimin. Alberto Quatrucci, Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit të Sant Egidios, u shpreh: “Nuk mund të mos kujtojmë emigracionin e viteve ’90 në Shqipëri. Ta shikoje me pozitivitet atëherë, ishte të dilje kundër rrymës, por ai emigracion ka sjellë zhvillim në Itali dhe Shqipëri. Tani po përballemi me një formë tjetër emigracioni në Europë dhe ky takim në Shqipëri do të tregojë angazhimin e komuniteteve fetare për t’iu përgjigjur sfidës së emigracionit, që mund të jetë edhe një sfidë zhvillimi”.Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, deklaroi: “Nëpërmjet dialogut, ne mund të harrojmë konfliktet. Rajoni i Ballkanit, edhe falë kontributit të madh të politikës shqiptare është sot një ambient më i paqtë dhe që mendon më tepër për zhvillimin sesa për luftën”. Pasditen e së dielës, 6 shtator, nisin aktivitetet për Lutjen e Paqes, të cilat do të zgjasin deri të martën pasdite, kur do të inaugurohet edhe Parku i Paqes, vend ku do të mbillet në mënyrë simbolike pemë ulliri.
4 mijë klerikë sot në Tiranë – Toleranca fetare dhe dialogu, kryefjalë e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen/
Për tri ditë rresht, Tirana do kthehet në kryeqytetin e gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që nis sot pasdite në Tiranë dhe do të vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.Ky event i rëndësishëm organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.Një ditë para takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi është shprehur se organizimi po shkon drejt përfundimit. Gjatë inspektimit të përgatitjeve i shoqëruar dhe nga përfaqësuesi i komunitetit Sant’Egidio, Klosi tha se ky do të jetë një takim historik për Shqipërinë.“Jemi në momentet e fundit të përgatitjes, nesër në orën 5 kemi ceremoninë inagurative të eventit. Është një ceremoni për të cilën kemi emocione dhe streset e fundit pasi janë shumë të ftuar. Shumë prej tyre personalitete VIP të cilët do të kërkojnë vëmendjen e nevojshme”, u shpreh Klosi.
Ministri i Mirëqenies Social u kërkoi qytetarëve ta mirëkuptojnë për trafikun që do krijohet në Tiranë, sidomos ditën e martë ku do të zhvillohet marshimi i paqes, pranë Piramidës.
“Ajo që ne i kërkojmë qytetarëve shqiptarë është që të shprehin konsensin e tyre dhe mirëkuptimin për problemet e trafikut ditën e nesërme mbasdite në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti por ditën e martë që do të jetë një ditë më e madhe publike ku qytetarë nga e gjithë shqipëria do vijnë të marin pjesë në marshimin e paqes. Është një marshim shumë interesant i cili do të zhvillohet në sheshet kryesorë të qytetit Tiranës dhe do të jenë përfaqësues nga kleri lartë nga e gjithë bota”, tha ministri.
Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” janë ftuar të marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine.
Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.
Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm, mes tyre: zv.presidenti i Parlamentit Europian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, Zv.ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, ish-president i Komisionit Europian, Romano Prodi, etj.
Ceremonia e Inaugurimit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, pas së cilës ndjek dita e dytë me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare.
Përmes dialogut dhe promovimit të paqes i kundërvihemi dhunës me propozime konkrete dhe të realizueshme, tematika e të cilave do të diskutohet në panelet e organizuara me rastin e këtij eventi. Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë.
Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë Apelin për Paqen në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.
Turistë francezë në Parkun Kombëtar të Divjakës
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, vazhdon të jetë një atraksion turistik edhe këto ditë fillimvjeshte. Turistët e vëzhgimit janë të pranishëm pothuajse çdo ditë në interes vëzhgimi për speciet e rralla të lagunës. Tashme në periudhën kur fluturakët e mërguar drejt vendeve të freskëta, rikthehen në vendet e origjinës shtohet edhe me shume interesi i vizitorëve te vëzhgimit.
Ditën e Premte me 4 gusht 2015, rreth 40 turistë francezë vizituan këtë park. Gjatë vizitës, që zgjati rreth 3 orë, ata u njohën me vlerat e biodiversitetit në park, duke parë nga afër vendet e grumbullimit të shpendëve si dhe çerdhet e shumimit të tyre. Por, turistët njëkohësisht u njohën edhe me vlerat historike dhe kulturore të zonës së parkut. Vizitorët u shoqëruan në guidën e tyre nga punonjës të administratës së parkut të specializuar në udhëheqjen e turistëve në pikat me aktraksion vëzhgimi dhe njohjeje.
- « Previous Page
- 1
- …
- 358
- 359
- 360
- 361
- 362
- …
- 599
- Next Page »