Prishtina, 31 August 2015 – First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, Hashim Thaçi, has received today the new Ambassador of the United States to Kosovo, Gregory T. Delawie.
Deputy Prime Minister Thaçi warmly welcomed Ambassador Delawie and stressed that Kosovo and the United States enjoy a special relationship adding that the relations between the two countries will be further strengthened.
“We have always had and we will always have excellent cooperation with the United States, with whom we enjoy exemplary friendly relations,” Thaçi said.
Deputy Prime Minister Thaçi briefed Ambassador Delawie on Kosovo’s latest achievements, on country’s current projects, with a particular emphasis on investment in the economy and security but also on the challenges facing the country.
U.S. Ambassador Delawie expressed his delight to be serving in Kosovo and vowed to continue the good cooperation with Kosovo.
Këndi amerikan në Tiranë organizon “Sipërmarrja dhe Fuqia e Shkëmbimit Kulturor”
A mundet që një program shkëmbimi të frymëzojë një sipërmarrje biznesi? Ejani ta zbuloni! Më 1 shtator, ora 14:00 (me orën shqiptare), Këndi Amerikan në Tiranë do të organizojë shfaqjen e bashkëbisedimit online dhe ndërveprues “Sipërmarrja dhe Fuqia e Shkëmbimit Kulturor”. Pjesëmarrës të programit të shkëmbimit SUSI do të diskutojnë se si ky program i frymëzoi ata për të nisur bizneset e tyre. Duke përdorur si hashtag #SUSI dhe #ExchangeAlumni, ju mund të postoni pyetjet tuaja që tani në rrjetet sociale. Për të mësuar më shumë mbi programin, klikoni këtu: alumni.state.gov/live
Na tregoni nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë, në mënyrë që t’ju rezervojmë një vend.
Can cultural exchange inspire a business venture? Come and find out! On September 1, at 14:00 UTC, American Corner Tirana is hosting a viewing party for the “Entrepreneurship & the Power of Cultural Exchange” interactive webchat. SUSI participants will discuss how their exchange program inspired them to launch their own business. With the hashtags #SUSI and #ExchangeAlumni, you can start asking questions on social media now. Learn more about the program here: alumni.state.gov/live
Let us know if you are planning to join us, so that we can reserve a seat for you.
Kanadaja, mbështetje të pakursyer për Kosovën
PRISHTINË, 31 Gusht 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.
Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që Ambasadorja LaRocque ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer të shtetit mik të Kanadasë.
Presidentja Jahjaga vlerësoi si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar të ndërtojnë të ardhme prosperuese, si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ambasadorja LaRocque shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Presidentes Jahjaga, duke vlerësuar progresin që Kosova dhe qytetarët e saj kanë bërë në ndërtimin e paqes, ajo tha se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën.
Kanadaja është shteti i 28-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, në 18 mars 2008 – një muaj pas shpalljes në 17 shkurt të atij viti./b.j/
Asociacioni ashpërson fjalorin e “replikave” në distancë që priten edhe në Kuvend
– Mbrëmë nuk kishte vetëm fjalë: Afër komunës së Prishtinës vetura e kryeministrit të Kosovës është gjuajtur me vezë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 29 Gusht 2015/ Në Kosovë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe në raportet mes pozitës dhe opozitës ashpërson fjalorin e “replikave” në distancë, që priten të barten edhe në Kuvend, pas “heshtjes” së pushimeve verore. “Në seancën e parë të sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, të cilat, më 25 gusht , i arritëm në Bruksel”, ka paralajmëruar kryeministri Isa Mustafa.
“Lidhur me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel në mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë, ne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit, presim që, në rrugë institucionale, të kemi informatat e plota zyrtare mbi procesin dhe përmbajtjet e këtyre marrëveshjeve”, ka deklaruar kryeparlamentari Kadri Veseli.
Lideri i LDK-së, partisë që udhëheqë me qeverinë, kryeministri Mustafa dhe lideri një kohë të gjatë i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, kanë “replikuar” ashpër mbrëmë, jo në të njëjtën orë, nga studiot e dy televizoneve të ndryshme, njëri publik e tjetri privat.
Por, mbrëmë nuk kishte vetëm fjalë. “Mbrëmë derisa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu”, ka shkruar sot Mustafa në ‘facebook’, ku emrat që i përmend janë të kryetarit e nënkryetarit të komunës së Prishtinës që udhëheqet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Policia në njoftimin e dërguar bën të ditur se, “gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër komunës së Prishtinës vetura e kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona”.
Më tej njoftimi bën të ditur se, “Policia e Kosovës duke u bazuar në informacionet e sakta ka pranuar informatën se dy persona të moshës së re kanë lëshuar një qese të mbushur me diçka (të dyshuar) tek rrethoja e komunës së Prishtinës (saktësisht tek gardhi i gjallë).
Dy zyrtarët policorë në detyrë kanë shkuar në atë lokacion për të verifikuar se për çfarë qese bëhet fjalë në mënyrë që të eliminohet dyshimi për ndonjë mjet të dyshuar. Në ato momente nga dera hyrëse e Komunës ka dalë një person i dyshuar, S. Z., duke thirrur me zë të lartë, duke fyer, e pastaj edhe duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të angazhuar në detyrë zyrtare.
Pasi që i dyshuari S. Z. ishte mjaft i dhunshëm, dhe si rezultat i sjelljeve agresive ka lënduar dy zyrtarët policorë, në asistencë për të vënë kontroll janë angazhuar edhe dy zyrtarë të policisë në rroba civile.
Pas reagimit efikas të policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendrën e mbajtjes për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendsosje ka organizuar “aksione simbolike” dhe paralajmëruar edhe protesta për të kundërshtuar “Zajednicën” (Bashkësinë) – Asociacionin e komunave serbe. “Krijimi i Zajednicës sjell tensione të reja”, tha mbrëmë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kreu aktual i këtij subjekti politik më të madh opozitar në Kosovë, Visar Ymeri, e ka ftuar kryeministrin Mustafa “në një debat publik për të diskutuar për Zajednicën, dëmin që ajo e shkakton, dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga ajo”, derisa kryeministri ka ritheksuar se “Asciacioni është në harmoni me ligjet e Kushtetutën e Kosovës dhe me Paketën Ahtisaari”.
Samiti i Vjenës, kërkohet çelja e negociatave për anëtarësimin në BE
Forumi i Shoqërisë Civile mblodhi në kuadër të Samitit të Vjenës udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së për të diskutuar mbi sfidat e rajonit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.
“Ne tani jemi në një moment ku duhet të kuptojmë qartësisht një gjë. Ose të jemi të gjithë bashkë ose ne nuk do të mund t’ja arrijmë. Shikoni se çfarë është duke ndodhur me ata të cilët janë duke kërkuar azil. Ata janë duke ikur nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia. Pra nga i gjithë Ballkani. Po përse? Të rinjtë nuk kanë kohë të presin për një dekadë tjetër, apo dy dekada pasi ne nuk jemi magjistarë. Ne nuk mund të bëjmë për ata tani, çfarë ata aspirojnë, shikojnë nga ajo çfarë modeli gjerman ofron, apo nga çfarë shikojnë në televizor për Europën. Prandaj ne duhet të punojmë bashkarisht dhe se procesi nisur në Berlin ka qenë fantastik pasi ne kemi qenë bashkë përpara një viti gjë që s’mundëm ta bëjmë për shumë vite. Ja ku jam sot me Aleksandrin, kryeministrin e Serbisë dhe kjo nuk është më histori, është dicka rutinë dhe askushi nesër nuk do të thotë që ne u takuam. Askushi nuk do të pyes si u takuam apo nëse na lëvizën apo jo qepallat e syve kur ishim ballpërballë, por do të thonë se çfarë ne arritëm nga ky takim dhe çfarë shtese do t’u vij qytetarëve tanë në xhepat e tyre, apo thjesht ishte një qëllim i mirë. Prandaj dua ta theksoj se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. Nëse një vit më parë, qartësisht ne politikisht e morëm këtë nga Europa, tani ajo duhet të jetë financiare”, tha Rama. Mesazhi i Ramës ishte i drejtpërdrejtë për BE-në kur tha se “Shqipëria nuk mund të jetë pambarimisht vend kandidat”. “Ne tani jemi vend kandidat për në BE, që do të thotë se është njësoj si të thuash se “unë dua të martohem, por askushi deri më tani nuk është gati të martohet me mua”. Ne duhet të shkojmë përpara dhe prandaj duhet të çelen negociatat për anëtarësim në BE sepse kështu mund t’u themi njerëzve se vendi ynë është në Europë , Europa ka rregulla dhe ne duhet të veprojmë sipas tyre, por në të njëjtën kohë të zbatosh rregullat nuk do të thotë të na mbash ne nën frustrim dhe izolim. Duke zbatuar rregullat do të na bëjë ne lojtarë të një fushe më të madhe. E përmenda fushën përpara ndeshjes së futbollit”, deklaroi Rama. Më herët, në fjalën e hapjes që mbajti Komisioneri i Zgjermit, Johannes Hahn, vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për realizimin e objektivit të tyre të përbashkët; integrimin. “E rëndësishme është që të arrihen standardet e BE-së. Duhet të kemi objektiva të përbashkëta dhe të punojmë bashkarisht me këto objektiva. Duhet të krijohen lehtësi për të rinjtë dhe të mendojmë sesi të përmirësojmë gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike”, tha Hahn. Nga ana tij, Aleksandar Vuçiç u ndal tek përmirësimi i klimës në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe për këtë pati një falenderim për homologun e tij shqiptar. “Nuk kemi pasur tensione mes serbëve dhe shqiptarëve dhe për këtë i jam mirënjohës Ramës pasi ka mbështetur uljen e tensioneve”, u shpreh ai. Gjatë takimit u promovua gjithashtu marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, nismë e ndërmarrë nga kryeministrat Rama dhe Vuçiç.
Dita e dytë e samitit, mesditën e së enjtes, do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiç, komisioneri i Bankës Europiane të Investimve, Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.
- « Previous Page
- 1
- …
- 361
- 362
- 363
- 364
- 365
- …
- 599
- Next Page »