• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë – Shuhet akademik Esat Stavileci

August 16, 2015 by dgreca

*Jahjaga: Esat Stavileci, njeri i shkencës dhe atdhetar i madh/
*Mustafa: Akademik Esat Stavileci ka dhënë kontribut të madh për Kosovën/
-Deklaratë e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës me rastin e vdekjes së akademik Esat Stavilecit-/
PRISHTINË, 15 Gusht 2015/ Shuhet akademik Esat Stavileci. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se sot, në orët e pasdites, në shtëpinë e tij, vdiq anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, eksperti i shquar në fushën e shkencave juridike, akademik Esat Stavileci.
Në deklaratën me rastin e vdekjes së akademik Esat Stavilecit Akademia thekson se, është kjo një humbje e madhe për familjen, shkencën dhe Akademinë, për kolegët dhe miqtë e shumtë anë e mbanë Kosovës dhe trojeve shqiptare.
Akademik Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942, në Gjakovë, ku e kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit. Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974. Prej vitit 1965 deri në pensionim punoi profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoraturës. Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në ato juridike-kushtetuese, në fushën e sistemeve politike krahasimore, të administratës dhe të administrimit publik në përgjithësi, të metodologjisë së shkencave shoqërore dhe juridike dhe në fushën e terminologjisë juridike.
Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stavileci, miqve dhe adhuruesve të tij gjithandej Kosovës dhe botës shqiptare.
Mbledhja komemorative do të mbahet të hënën, më 17 gusht 2015, në orën 10:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet nga ora 10:30-11:30, po ashtu në Mjediset e Akademisë.
Akademik Stavileci do të varroset në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 17:00, më 17 gusht 2015.
Akademia përkujtimore dhe homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nga ora 14:00.

BIOGRAFIA

Akademik Esat Stavileci, i lindur më 11 korrik 1942, në Gjakovë, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm (Gjimnazin), ndërsa Fakultetin juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit dhe Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare në Strasburg të Francës, Pescara te Italise, Amsterdam te Hollandes dhe Caracas te Venezuelles. Titullin doktor i shkencave e mori në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës (1974). Prej vitit 1965 punoi në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku, megjithë pensionimin në vitin 2007, deri vone ishte i angazhuar në Programin Studimor Master ne lenden Të menduarit dhe të Shkruarit Juridik. Është anëtar i rregullt i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves (2000).

ARSIMIMI DHE KUALIFIKIMET:

Doktor i shkencave juridike – administrative.
Diplome e Studimeve të Larta të së Drejtës Krahasimtare.

ANGAZHIME:

Mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës dhe ligjërues në disa universitete të tjera (Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Jenës, Universiteti i Sofjes, Universiteti Amerikan në Blagoevgrad të Bullgarisë etj.).
Hulumtues në dhjetra projekte shkencore.
Studiues i sistemeve politike, juridike-kushtetuese dhe administrative, i shtetit dhe kombit, i metodologjisë dhe i terminologjisë.
Hartues i librave universitarë, studimeve shkencore dhe veprave publicistike.
Trajnues i kuadrit në administratën publike.
Eshte laureat i “Shperblimit te Dhjetorit” (1978), “Qytetar Nderi i Gjakoves” (2007), bartes i titullit “Imazhi i Intelektualit Shqiptar” (2009) etj.

PËRVOJA PROFESIONALE :

Mësimdhënie mbi dyzetë vjet në universitet.
Eksperiencë studimore në universitetet më prestigjioze të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përvojë praktike në institute të administratës publike.
Mbi 1000 paraqitje publike jashtë universitetit mbi Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Pjesëmarrje në disa dhjetra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

TRAJNIME TJERA:

Në fushën e mësimdhënies.
Në fushën e hartimit të ligjeve.
Në fushën e metodologjisë së hulumtimit shkencor etj.

TITUJT E PUBLIKUAR:

Nga gjithsej tridhjetekater tituj, po veçojmë ata nga fusha e specializmit:
1.Përgjegjësia politike e titullarëve të funksioneve publike dhe vetëqeverisëse, Instituti i Kërkimeve Juridike dhe Shoqërore, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1978.
2.E drejta administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1981.
3.Administrata në shoqërinë vetëqeverisëse, Shoqata Krahinore për Teori dhe Praktikë Administrative, Prishtinë, 1985.
4.Elemente të së drejtës administrative, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 1985.
5.Hyrje në shkencat administrative, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1997.
6.Nocione dhe parime të administratës publike, aspekte metodologjike dhe shqyrtime krahasimtare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, botimi i parë, Prishtinë 2005 dhe botimi i dytë, Prishtinë, 2007.
7.Shteti- shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 2008.
8.Fjalor shpjegues i termave administrative, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2010.

Dhjetë librat e fundit :

1. The Albanian Question At The Crossroads of Peaceful Solution, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995 (edhe në shqip).
2. Kosova and Albanians, Between Negation and Independence, The Independent Association of Lawyers of Kosova, Prishtina, 1995.
3. Cështja e Kosovës në veprën e Gazmend Zajmit, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1997.
4. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë, 1998.
5. Kosova nën administrimin ndërkombëtar, Forumi për Iniciativë Demokratike, Gjakovë, 2000.
6. Truths on Kosova, Albanian World Federation, Prishtina, 2000.
7. Vazhdimësia e mendimit për Kosovën dhe çështjen shqiptare, Lidhja Shqiptare në Botë, Prishtinë, Tiranë, Tetovë, 2001.
8. Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës (Political History of the Kosova Issue, Instituti për Studime Bashkëkohore, Universiteti Dardania, Prishtinë, 2005.
9. The Trouth About Kosova, Arguments and Facts in Support of Its Independence, Dardania University, Prishtina, 2007.
10. Rrugetimet dhe labirintet e Kosoves dhe te shqiptareve, Forumi per Iniciative Demokratike, Gjakove, 2009.
Jahjaga: Esat Stavileci, njeri i shkencës dhe atdhetar i madh/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi sot familjen Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavilecit.
Në telegram thuhet:
E nderuara familja Stavileci,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit, njeriut të shkencës dhe atdhetarit të madh.
E ndaj me Ju, e nderuara familje dhimbjen për këtë humbje të madhe për ju dhe për të gjithë ne në Kosovë duke e kujtuar me shumë respekt, punën dhe kontributin e çmuar të Akademik Esat Stavilecit.
Akademik Stavileci do të mbahet mend ndër gjenerata për kontributin e jashtëzakonshëm shkencor në fushën juridike-kushtetuese dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për vendin e tij.
Ndarja nga jeta e Akademik Esat Stavilecit, është humbje e madhe jo vetëm për ju e nderuara familje Stavileci, por edhe për gjithë komunitetin shkencor të Kosovës, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata studiues që patën fatin të punojnë me të dhe të mësojnë nga ai.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Mustafa: Akademik Esat Stavileci ka dhënë kontribut të madh për Kosovën
-Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi familjen Stavileci, me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavilecit/
Prishtinë, 15 gusht 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Stavileci dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ekspertit të shquar në fushën e shkencave juridike, Akademik Esat Stavilecit.
“Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit. Akademik Esat Stavileci me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, veçanërisht në avancimin e gjithanshëm të shkencave juridike në shtetin e Kosovës. Akademik Esat Stavileci, do të përkujtohet gjithnjë si një profesor frymëzues për breza të tërë të juristëve të Kosovës dhe për punën dhe kontributin e madh në fushën e studimeve juridike në Kosovë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.
Duke shprehur ngushëllimet në të sinqerta në emër të Qeverisë së Kosovës për këtë humbje të madhe, kryeministri Isa Mustafa po ashtu thekson se vdekja e Akademik Esat Stavilecit është humbje shumë e madhe për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për Republikën e Kosovës.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës ngushellon familjen Stavileci

E dashura familje Stavileci,
Të nderuar kolegë, intelektualë dhe miq të profesor Esat Stavilecit,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, sot morrëm lajmin e hidhur për humbjen e intelektualit, juristit parimor, profesorit universitar, akademikut të shquar dhe bashkëqytetarit tonë, profesor Esat Stavileci.
Kosova dhe shiptarët në përgjithësi sot humbën një personalitet të dalluar të jurispudencës, njeriun e intelektit, autorin e shumë veprave që padyshim në çdo hap të jetës së Tij la gjurmë identifikuese për shtetin dhe të ardhmen!
Akademik Esat Stavileci ka krijuar emër të madh në shkencën Kosovare, duke na ofruar gjithmonë studim të drejtë të çështjes shqiptare.
Ne, morrëm lajmin që më së paku do të donim dhe prisnim, por vdekja nuk pyet dhe na i rrëmben edhe më të mirët, më të duhurit dhe më të nevojshmit. Andaj, duke qenë krenarë që si bashkëqytetar i ynë, profesor Esat Stavileci dha kontribut voluminoz në nivelet akademike, përherë do ndjejmë boshllëkun e krijuar nga humbja e kësaj figure të madhe të shoqërisë sonë!
Shumë të lumtur që ju patëm e jashtëzakonisht të pikëlluar që ju humbëm, profesori ynë i përjetshëm!
Me pikëllim,
Mimoza Kusari – Lila
Kryetare e Komunës së GjakovëPERGATITI: BEHLUL JASHARI/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Esat Stavileci, Kosovë - Shuhet akademik, Kryeministri Mustafa, Presidentja Jahjaga

Gjykata e Nju Jork-ut denon shqiptarin me 16 vite burg

August 15, 2015 by dgreca

Në Nju Jork dënohet një shqiptar për përpjekje terroriste/
Shqiptari Hasbajrami, banor i Bruklinit në Nju Jork, u denua me 16 vjet burg për përpjekje dhe bashkëpunim për t’u dhënë mbështetje materiale terroristëve. Në përfundim të dënimit, 31 vjeçari Agron Hasbajrami do të largohet nga Shtetet e Bashkuara. Seanca gjyqësore u drejtua nga Gjykatësi John Gleeson i Distriktit Lindor të Nju Jorkut. Në shtator 2011, Hasbajrami u përpoq të shkonte në rajonet fisnore kufitare të Paksistanit, FATA me synimin për t’u bërë pjesë e një grupi kryengritës radikal xhihadist. Po ashtu ai kishte dërguar mbi 1 mijë dollarë me transferta të ndryshme për mbështetjen e aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan. Me synimin për të bërë xhihad, Hasbajrami kishte shkëmbyer emaile me një imdivid në Pakistan që i kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur që kishte vrarë ushtarë amerikanë dhe kishte rrëmbyer perëndimorë. Në një email, Hasbajrami thoshte se ishte e vështirë t’u kërkoje para myslimanëve të tjerë sepse ata tërhiqeshin “kur dëgjonin se bëhej fjalë për xhihad”. Në një mesazh tjetër, ai shkruante se donte të shkonte jashtë Amerikës, duke përdorur retorikë xhihadiste për të shprehur dëshirën që të vdiste si martir. Më 5 shtator 2011, Hasbajrami bleu një biletë avioni vetëm për vajtje në Turqi. Sipas komunikimeve të tij me email, synimi i tij ishte të shkonte nga Turqia në territoret FATA për t’u bërë pjesë e një grupi xhihadist. Më 6 shtator 2011, Hasbajrami u arrestua në aeroportin Kennedy në Nju Jork. Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete një tendë, çizme dhe objekte të tjera për kohë të keqe. Në banesën e të pandehurit, u gjet mes të tjerash një shënim ku thuhej “Mos prit për pushtimin, është koha për martirizim”. “Ky rast, ashtu si edhe të tjerë përpara tij tregon se zbatimi i praktikave të ligjshme të përgjimit i jep mundësi qeverisë amerikane që të zbulojnë dhe neutralizojnë terroristët në SHBA”, tha prokurorja Kelly Currie. “Hasbajrami është edhe një tjetër individ në Shtetet e Bashkuara që ishte frymëzuar të kryente akte dhune në emër të xhihadit”, tha ndihmës drejtori i zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charge Rodriguez. “Ai përdori teknologjinë për të përhapur mesazhe terroriste dhe për të hartuar një plan për të sulmuar interesat amerikane. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer dhe punës së partnerëve tanë të rendit në Grupin e Përbashkët të Punës kinder Terrorizmit, ne e ndaluam atë të shkonte jashtë vendit për t’u bashkuar me një organizatë terroriste”. Zoti Rodriguez tha se këto lloj kërcënimesh mbeten mes përparësive kryesore për FBI-në dhe komunitetin e zbulimit në përgjithësi. “Falë pranimit të fajësisë dhe dënimit të sotëm, pasi ai ta vuajë atë, ai nuk do të mund të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara dhe të përpiqet të shkaktojë dëm”, tha ai.

Filed Under: Kronike Tagged With: denon Hasbajramin, Gjykata e Nju Jorkut, me 16 vite burg

Kosovë-Kryeprokurori i Shtetit, i gatshëm për marrjen e kompetencave nga EULEX-i

August 14, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 14 Gusht 2015/ Kryeprokurori kosovar i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, Gabriele Meucci.
Në këtë takim është biseduar lidhur me periudhën kalimtare për dorëzimin e kompetencave nga EULEX-i tek Prokurori i Shtetit, në mënyrë që prokurori i Shtetit të jetë sa më i gatshëm për marrjen dhe trajtimin e të gjitha lëndëve pa pësuar as në kualitet e as në humbje të kohës.
Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi, ka vlerësuar lartë përkrahjen dhe bashkëpunimin e dhënë të EULEX-it për sistemin prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.
Ndërsa, shefi i Misionit të BE, Meucci ka thënë se EULEX-ië shtë i përqendruar në ofrimin e shërbimeve të sundimit të ligjit deri sa përparimi i autoriteteve vendase ta mundësojë bartjen e plotë të funksioneve ekzekutive tek autoritetet vendase.
Lumezi dhe Meucci janë pajtuar që të intensifikojnë sa më shumë që është e mundur bashkëpunimin edhe ashtu shumë të mirë mes EULEX-it dhe Prokurorit të Shtetit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: i gatshëm për marrjen e kompetencave, Kryeprokurori i Shtetit, nga EULEX-i

AKSION VULLNETAR I TE RINJVE VUTHJAN

August 12, 2015 by dgreca

Vuthaj 11 Gusht 2015/
Nën organizimin e disa të rinjve vuthjan për disa ditë radhazi u organizua një aksion vullnetar për mbushjen e gropave në aksin rrugor Guci-Vuthaj dhe heqjen e shkurreve në vendin e njohur Livadhet e Vrujës po ne këtë aksë rrugor.
Ishte kjo një nisme e bashkëvendësit tonë Vesel Alia Qosaj i cili sponsoroj matrialisht blerjën e materialit të nevojshëm që ky aksion i qëlluar të rezultojë i suksesshëm. Për të motivuar të rinjtë tan po ashtu Veseli kishte përgatitur edhe ca befasira modeste për bashkëpjesëmarrësit e këtij aksioni. Vesel Qosaj jeton në New York dhe është pjesëtar shumë aktiv i komunitetit tonë në çdo aksion që ndërmerret për të ndihmuar vendlindjen dhe rastet e ndryshme humanitare. Edhe pse në pushime ne vendlindje ai nuk mundi të rrije i indiferent pa bere diç aty në vendlindje me prezencën e tije fizike. Mirëpo në komunikimin që patëm kuptuam se respekti i veçanet është për te rinjtë tan bashkëpjesëmarrës ne aksion të cilët nuk hezituan dhe në këtë formë e dëshmuan atdhedashurinë e tyre për vendlindjen. Shpresojmë dhe duam të besojmë se edhe bashkevendasit tonë në mërgim të përkrahin vepra të kësaj natyre por edhe në vendlindje është e domosdoshme që edhe të tjerët të vetëdijesohen për aksione te tilla e mos të jen spektator të ngjarjeve të tilla po bashkëpjesëmarrës në aksione të kësaj natyre.

Esad Gjonbalaj
(foto kredit Dardan Qosaj)

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: AKSION VULLNETAR, Esad Gjonbalaj, I TE RINJVE, VUTHJAN

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve me 4 shqiptarë; 5 mijë stërlina për të hyrë në Britani

August 12, 2015 by dgreca

Dy gra franceze dhe 4 shqiptarë kanë rënë në rrjetën e agjentëve të fshehtë të Policisë kufitare, pasi ata trafikonin shqiptarë që kërkonin të kalonin nga Franca për në Britani përmes Portit të Kalesë (Calais).
Ky rrjet ka dërguar rreth 100 shqiptarë për në Britani, së fundmi, duke u marrë nga 5 mijë stërlina secilit për hipjen e tyre në mënyrë klandestine nëpër maune, që mbërrinin në terriorin britanik. Hetimi ndaj këtij rrjeti kriminal ka zgjatur 5 muaj dhe dy francezët jetonin me 4 shqiptarët, të cilët mendohet se kanë qenë truri i kësaj skeme trafikimi, që ka filluar të operojë në fillim të këtij viti. Sipas burimeve policore, të cilave u referohet tabloidi britanik “the Daily Mail”, trafikantët operonin në bashkëpunim me shoferët e mauneve, të cilët paguheshin me parà në dorë (cash) për çdo emigrant, që hipte në pikat e pushimit nëpër autostrada dhe më pas transportoheshin fshehurazi nga Franca për në Britani, të cilët më tej priteshin në territorin britanik nga bashkëkombas të tyre, që jetojnë në ishull.
Nuk janë vetëm rrjetet shqiptare të trafikantëve, por njoftohet edhe për grupe kriminale britanike, që organizojnë trafikimin jo me maune e kamiona, por me automjete me targa angleze dhe makina të tonazheve të vogla, për t’iu ikur dyshimit nga policia.
Pavarësisht situatës së nderë në portin francez të Kalesë (Calais), vazhdojnë të vijnë çdo ditë me dhjetëra shqiptarë në Britani në mënyrë ilegale, ku shumë prej tyre tashmë vijnë nga Gjermania, apo edhe shqiptarë të rikthyer më parë në Shqipëri apo Kosovë, nga Britania.
Edhe pse autoritetet britanike të emigracionit kapin jo pak emigrantë ilegalë, mendohet se një numër më i madh të rinjsh dhe minorenësh arrijnë që të depërtojnë në terroritin britanik.Sh.K

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 shqiptare, Britani, Shkaterrohet rrjeti, trafik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • 369
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT