Prishtina, 30 July 2015 – Deputy Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, Petrit Selimi, received today the Head of NATO’s Operations Sectior, Michel Soula
Deputy Minister Selimi thanked his guest for NATO’s valuable contribution to stability and security in Kosovo and briefed him on the latest development and the progress achieved in Kosovo.
Besides deepening the excellent cooperation between Kosovo and NATO, Selimi and Soula discussed other issues pertinent to security in the country and the region, the transformation of the Kosovo Security Force into Kosova Armed Forces, but also on other political issues important to Kosovo.
Head of NATO’s Operations Section, Michel Soula, said that NATO remains committed to support Kosovo in further consolidation of stability and security.
***
NATO e përkushtuar të mbështes Kosovën në konsolidimin e mëtejmë të stabilitetit dhe të sigurisë/
– Shprehet në Prishtinë shefi i seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula/
PRISHTINË, 30 Korrik 2015/ Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në Prishtinë një takim pune shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula.
Zëvendësministri Selimi e falënderoi mysafirin e tij për kontributin e çmuar të NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë. Ai e njoftoi atë mbi zhvillimet e fundit dhe progresin e arritur në Kosovë.
Veç thellimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, Selimi dhe Soula diskutuan edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në vend dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe për çështje të tjera politike me rëndësi për Kosovën.
Shefi i seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula, u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar që të mbështes Kosovën në konsolidimin e mëtejmë të stabilitetit dhe të sigurisë./b.j/
New York, 5000 çifte të veshur me të bardha
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK CITY : Ndërsa, je duke shetitur në metropolin e botës – qytetin më të bukur të botës Nju Jork, të bie rasti të shikosh të gjitha racat e botës, veshjet dhe bukurite me një mori njerëzish që lëvizin në drejtime të ndryshme si bletët në koshere.
Aty ku njujorkezët përsëri gjejnë rastin për të u relaksuar, aty ku njujorkezët të ndjehen më të lehtë që në veshje, shetitje, vizitat e pa fund, apo relaksimi nëpër parqet e qytetit, e cila, është në të njëjtën kohë dhe një nga momentet më të bukur sportive të qëndrimit në natyrë.
Këtu thuhet se të bie rasti të shikosh të gjitha veshjet e modës të botës së modës – frymëzuar nga sesioni i gjenë në Nju Jork – Qytet, ky që të dallon për nga qytetet e tjera të botës, mbasi në rrugët e tij plot jetë, për çdo ditë 1 deri në dy milion turistë, të huaj lëvizin si kur të jenë në ndonjë nga sfilatat e mondës më të njohur të botës.
Eshtë shumë e vështirë të bëshë dallime në këtë qytet, se cila rrugë apo shesh i Nju Jorkut, ka më shumë, turistë të huaj – vizitorë ose kalimtar, por në këtë shënim timin më mori vemendjen këtë sezon “zemra e qytetit”, ose si thirret ndryshe nga njujorkezët Midtown, dhe përfshin sheshet Times Square, Rockefeller Center, Bryant Park – East River, dhe bregun perendimor të ishullit që thirret Hudson River , parkun natyror në zemër të qytetit – ku më shumë se 5 mijë çifte, morën pjesë në edicionin e 5-të i asaj që thirret:” Diner e En Blanc – Tryezat e Bardha”.
Gjithë çka ka nisë simbas një tradite të krijuar vitet e fundit – ku njujorkezët mblidhen në një nga qendrat e saj më të frekuentuara në zemër të qytetit për të festuar të ashtuquajturën “ Diner e En Blanc – Tryezat e Bardha”
Kësaj radhe çiftet zgjodhën freskin e mbremjes bregdetare në bregun e perendimor të ishullit Manhattan –New York City, përreth lumit Hudson në sesionin e 5-të , të darkës “:” Diner e En Blanc – Tryezat e Bardha” .
Pastaj erdhi spektaklin: ngrënie dhe vallëzimi nën qiellin e hapur në Pier 26 në bregun e lumit Hudson në lagjen Manhattan Tribeca. Pjesëmarrësit sollën atë që ata donin për një darke elegante, duke përfshirë ushqimin, tavolina, karrige dhe madje edhe stolira argjendi dhe qirinjet neper tavolina dhe bueta me lule te bradha .
Ata u mblodhën simbas një kodi ku çdo dekor është i bardhë, të gjithë njerëzit jan të veshur me rroba të bardha, përfshirë edhe kamarierët , rojet e sigurimit dhe stafin organizator.
Si gjithmonë të gjithë qytetarët jan të ftuar perms rrjeteve sociale private në facebook, që të mblidhen në parkun për rreth lumit Hudson, ku e vetmja gjë që kërkohej atyre ishte që të vishnin rroba të bardha.
Ndërsa, ngjarja e cila zhvillohet për çdo vjet në Europë – nën kujdesin e një varg restorantesh të kompanisë së njohur En Blanc, nga Franca, ka zbritur kohët e fundit( 5 vjetët e fundit), edhe në metropolin e botës qytetin mit Nju Jorkun, sikur të jetë një piknik masiv, disa qytetarë kishin marrë ushqime.
Pamja thanë pjesëmarrësit ishte shumë e veçantë jo vetëm se të gjithë pjesëmarrësit ishin të veshur me të bardha. Por edhe Muzika live dhe argëtimi vazhdoi deri natën vonë, disa qytetarë kishin marrë ushqimedhe të gjithë së bashku filluan të kërcenin dhe të zbaviteshin.
Një vajzë e bukur shqiptare – nga Kosova, Rina Lila, quhet e cila postojë në statusin e saj facebook edhe disa fotografi të bëra prej saj – tha eskluzivisht për gazetën tone se kishte qenë e mrekulluar nga kjo atmosferë kaq e bukur e gjitha e bardhë.
“Ishte një mrekulli e vërtet – unë merrja pjesë për here të parë – por të them të vërtetën jam mrekulluar nga ajo që prejetova, sikur të ishte një “dasmë” madhështore me mbi 5 mijë çifte – një bardhësi e gëzim e rallë, ku nuk mungojë as ushqimi, vera, e pije të tjera, muzika live, humori, dhe hareja gjatë gjithë natës” tha Rina, një student e diplomuar në Universitetin Kolumbia në Nju Jork
E konsideruar si një ngjarje kulturore dhe argëtuese, këtë vit ajo megjithëse kërkesat ishin shumë të mëdha – më shumë se 5.000 çifte – të cilat sikur të njiheshin prej kohësh u ulen së bashku në tryezat me plot ushqim dhe shampanjë – të veshur sipas traditës së dasmave në të bardhë nga koka deri te këmbët, vajzat me fustane nuserie dhe djemtë me kostumet e martesës të baradha.
Kjo është një ngjarja, e ashtuquajtur si një “spektakël” komercial “misterioz dhe i rafinuar,” i pronarëve të këtyre restorantëve, e cila ak zanafillën e saj në Parisë – Francë, dhe është mbajtur në të njëjtat “kondita” ku çiftet – mysafirët të ulur në tryezat me plot ushqim dhe shampanjë – duhet të jenë të veshur në të bardhë nga velloja deri tek këpucët”, duke rivilitazuar emrin e një lokali të famshëm për dasama i ashtuquajtur “e Bardha – En Blanc”
Mbas Francës, vendorigjina e këtyre restoranteve , En Blanc – E Bardha, ose “treni” i këtyre festimeve të çifteve të veshura me të bardha – mori udhën duke kaluar nëpër 22 qytete në të pesë kontinentet e rruzullit. Organizuar me bujë nga mediat sociale dhe axhencitë e modës nëpër botë, erdhi edhe, këtu në New York, dhe u konsiderua si ngjarje më e madhe kulturore e vitit në këtë qytet – kur u mbajtë për herë të parë në Amerikë, 5 vjet më parë –
Ngjarje, kjo e cila tërhoqi për herë të parë rreth 1,200 çifte – nga mbarë SHBA dhe u mbajtë për herë të parë në Qendrën Botërore Financiare –
Mirëpo, pas kësaj rradhe nga që kërkesat kan ardhur duke u rritur – kjo ngjarje u perkufizua në 5.000 çifte, që ishin regjistruar në listënsi pjesmarres, thanë organizatorët, dhe dhjetra mijëra të tjerë që ndoqen spektaklin En Blanc – E Bardha, i cili shoqërohet me koncerte natyrore me muzikë, jashte barrikadave te policise.
Media njujorkeze ka shkruar kjo ngjarje është pak si një aventurë për Restorantet – e zgjedhura për dasma, për të tërhequr kaq shumë njerëz në një moment kaq të caktuar me shumë njerëz në një vend në natyrë dhe që të jenë të gjithë të veshur tërësisht në të bardhë dhe të pajisur me tavolina, karrige, tavolinë mbulua me linens, pijata porcelani, got ate kristal, orendi argjendi dhe një darkë të pasur me ushqimet dhe verën e preferuar.
Por, ajo që e përcakton këtë ngjarje pavarësisht nga konformitet e të panumërta dhe “spontane”, është se si mund të mblidhen kaq shumë njerëz si mysafirë të ulur në rreshtin e gjate te tryezave me plot ushqim e pije, të veshur në të bardhë nga koka deri te këmbët – nën simblolin e restorantit, duke e bërë këtë të famshëm në të gjithë botën.
“En Blanc”, është një nga restorantet më elegante, dhe sigurisht më evropianë në botë, si dhe fakti se askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, se do të mbahej ky spektakël madhështorë, edhe në Nju Jork – metropolin e botës – pra vetëm se e bën atë të jetë një nga më të veçantët në botë, eshte shka I kesaj arritje” kan deklaruar bashkë-organizatori i këtij spektakli në Nju Jork Gilles Amsallem. I cili shton se “pjesa më e vështirë për të bërë një ngjarje si kjo në New York City, është ajo e pijeve – këtu kemi hasur në probleme me mysafirët tanë, në shijen e tyre”.
Disa çifte vitet e kaluara kan patur edhe shkelje të regullave për këtë spektakël – mbasi, disa gurpe mysafirësh nuk kan pritur për të blerë verën e En Blanc, e cila është një nga verat më të mira franceze.”
Ndërsa, disa të tjerë vitet e kaluara në Nju Jork kishin sjellë ndonjë ushqimin shtesë me vete, pije të ndryshme të alkoolit, në ndërkohë që sipas rregullave të mëparshme ato duhej të blihen në përputhje me rregulloret e të gjithëve-që ka përcaktuar më parë En Blanc, e cila donte që pijet alkoolike të paktën duhet të jenë të nevojshme për të blerë vetëm nga En Blanc-o nga që ato janë në koncesionet e licencuar të shtetit.
KOSOVË – QEVERIA NË MBLEDHJEN E 40-të MIRATIME PËR 4 MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
-Sot u mblodh qeveria, nesër seanca e Kuvendit të Kosovës. Në pritje të riprocedimit të Gjykatës Speciale/
Nga Behlul JASHARI/ PRISHTINË, 29 Korrik 2015/- Qeveria e Kosovës është mblidhur sot, por nuk kishte ndonjë zhvillim të ri, pas paralajmërimeve për riprocedim të amendamentit kushtetues për Gjykatën Speciale, e cila nuk renditet ende as në axhendë të Kuvendit, i cili ka nesër sencë plenare.
E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e 40-të, miratoi vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për bashkëpunim financiar me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë.
Poashtu, u miratuan edhe tre nismat për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, Zvicrës si dhe Malit të Zi.
Qeverita kosovare miratoi edhe vendimin për aprovimin e projektit të dorëzuar nga Këshilli Britanik për ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, për përgatitjen e dokumentacionit dhe proceduarave tjera përcjellëse për aplikim dhe anëtarësim si dhe mbarëvajtje të procesit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në agjencitë tjera ndërkombëtare e njohjen nga shtetet tjera.
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në bazë të aprovimit të Kuvendit, për finalizimin e punimeve në ndërtimin e tre shkollave të mesme në Prizren, Ferizaj dhe Podujevë.
Qeveria ka miratuar edhe koncept dokumentin për Profesionet e Rregulluara, ku përcaktohen kriteret për ushtrimin e disa profesioneve të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e interesit publik, të sigurisë publike dhe të shëndetit, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë e profesionistëve, mbrojtjen dhe garantimin e standardeve për disa profesione të rëndësishme, në mënyrë që ushtrimi i tyre të bëhet prej personave të kualifikuar që plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara me legjislacionin në fuqi.
Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.
E votuar në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, Qeveria e Kosovës për vitin 2015 ka paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.
PROJEKTLIGJ PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Një nga Projektligjet është ai për Gjykatën Speciale, gjegjësisht për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në mledhjen ne Qeverisë së Kosovës në 19 qershor, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se Projektligji “është hartuar krejtësisht nga BE-ja dhe ka filluar me themelimin e grupit teknik nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar që të shqyrtohet legjislacioni i pranuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.
“Ky është draft që nuk ka më hapësirë për negocim nga ekipi i ekspertëve”, tha ministri Kuçi.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se, “përgjigja përfundimtare, edhe e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë se ky është teksti i fundit në të cilin nuk ka hapësirë që të bëhen ndryshime”.
Ai ka vlerësuar se, një kontribut i madh i grupit kosovar të ekspertëve ka qenë heqja e fjalës dhe shprehjes gjenocid nga teksti i ligjit, të cilën e ka përmbajtë në versionin e mëparshëm dhe përshtatja e ligjit me ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto fusha.
“Ne kemi aprovuar në qeveri ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për këto ndryshime është dhënë mendim pozitiv edhe nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Edhe ndryshimet kushtetuese dhe Ligji për Dhomat e Veçanta janë rrjedhojë e letërkëmbimit të Presidentes së Republikës së Kosovës me Baroneshën Ashton, që është bërë vitin e kaluar, dhe e Ligjit mbi ratifikimin e këtij letërkëmbimi që ka aprovuar Kuvendi i Kosovës me votat e mbi dy të tretat e deputetëve ”, ka theksuar kryeministri Mustafa.
Drejt riprocedimit të amendamentit për Gjykatën Speciale, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse janë siguruar dy të tretat e votave për miratim, pasi 5 nga numri i nevojshëm 80 mungonin në 26 qershor, kur opozita nuk mori pjesë e nga pozita 7 ishin kundër, 2 abstenuan e 4 mungonin kur u votua.
Për miratim ndryshimesh kushtetuese në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh duhet përfshirja edhe e dy të tretave të votave të 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, prej tyre 10 serbë.
Një ditë pas mosarritjes së numrit të nevojshëm të votave në Kuvend, qeveria në 27 qershor, në një mbledhje konsultative paralajmëroi riprocedim dhe për këtë edhe bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën. Por, tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma në një deklaratë të përbashkët që pasoi shprehën dhe vazhdojnë të mbajë qëndrimin se, “vendimi i Kuvendit të Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Në vazhdimësi të këtij qëndrimi pritet edhe ndonjë takim tjetër i tre partive opozitare kosovare.
Por, nga liderët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, PDK e LDK, është kërkuar që deputetët të mos shkojnë në pushimet e verës para riprocedimit nga qeveria dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale.
Në Kuvendin e Kosovës, u takua sot grupi parlamentar i PDK-së, e nesër pritet takimi i grupit parlamentar të LDK-së, partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, e më pas pritet që qeveria të riprocedojë amendamentin kushtetues drejt themelimit të Gjykatës Speciale.
Kryetari i PDK-së, njëherësh zv/kryeministri i parë e ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi deklaroi se takimi i sotëm i grupit parlamentar ka qenë i frytshëm dhe ka pajtueshmëri. “Sa i përket amendamenteve për Gjykatën Speciale, ishte rekomandim që gjatë javës së ardhshme të procedohet dhe të votohet. Kjo është në interesin e politikës së Kosovës dhe në interesin e Kuvendit dhe gjithë shoqërisë kosovare, dhe interesit të perspektivës euroatlantike dhe në vazhdimësisë së ndërtimit të partneritetit më BE-në dhe SHBA-në. Them se është në të interesin e të gjithëve që Gjykata Speciale të aprovohet”, theksoi Thaçi për median.
Ndërkohë, shtypi i sotëm kosovar shkruan se, “Bashkimi Evropian nuk i justifikon aspak vonesat e qeverisë dhe të Kuvendit sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale”.
“Qe një kohë të gjatë, çdo gjë ka qenë e gatshme për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit”, citohet një përgjigje e Zyrës së BE-së në Kosovë, ku shtohet se, “vonesat e mëtejshme nuk mund të justifikohen”.
Kosovë, themelohet Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
FERIZAJ, 28 Korrik 2015/-Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë sot në mbledhjen konstituive të Këshillit për themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ai ka vlerësuar se themelimi i këtij universiteti është shumë i rëndësishëm dhe do të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të Ferizajt. “Ky nuk është një universitet më tepër në Kosovë, sepse është një universitet i veçantë, i profilizuar, e që do të jetë i lidhur me tregun e punës”, theksoi Bajrami.
Ai shprehu bindjen se anëtarët e Këshillit do të angazhohen maksimalisht për ta quar përpara këtë universitet dhe i porositi ata që të angazhohen për të siguruar lidhje me ekonominë dhe partneritet me bizneset.
Ministri Bajrami është takuar edhe me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ku i ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune për fillimin e punës së Universitetit, ndërsa ka biseduar edhe për gjendjen në arsimin parauniversitar në këtë komunë.
Ministri vizitoi edhe shkollën e mesme në Ferizaj, respektivisht punët finale që janë duke u kryer në këtë objekt të ri që është investim i MAShT, si dhe shkollën fillore në Zaskok për të parë nga afër kushtet, në të cilat mësojnë nxënësit dhe mundësitë për investime në të ardhmen./B.Jashari/
Tiranë, ambasada e SHBA-ve për raportin e DASH
Raporti për Trafikun e personave, ambasada “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”
Në Shqipëri Ambasada amerikane u shpreh sot se e “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”. Deklarata e përfaqësisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Tirana, erdhi pas publikimit një ditë më parë të Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikun e qënieve njerëzore ku vihej në dukje fakti se një deputet i tanishëm i parlamentit ka qenë dënuar më parë për krime që lidhen me trafikimin. “Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës, ndërsa shtohet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”.Në raportin e këtij viti Shqipëria klasifikohet në shkallën e dytë, pa ndryshim nga viti i kaluar, ndërsa theksohet se “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson krejtësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim”. Në deklaratën e ambasadës në vijim të interesimit të mediave vendase lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit thekson se “ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve”, saktëson deklarata
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit/
Trafiku njerëzor, Shqipëria pa ndryshim
Në raportin e këtij viti Shqipëria klasifikohet në shkallën e dytë, pa ndryshim nga viti i kaluar. Gratë dhe fëmijët në Shqipëri, thuhet në raport, janë kryesisht objekt trafikimi seksual në vendet fqinje, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi, por edhe në vende të tjera evropiane. Viktimat shqiptare dhe disa viktima të huaja janë objekt pune të detyruar në Shqipëri, sidomos në industrinë e turizmit. Një numër në rritje fëmijësh shqiptarë, shpesh të etnisë rome ose egjiptiane, janë objekt lypjeje të detyruar dhe formash të tjera pune të detyruar në Shqipëri si dhe në vendet fqinje: Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Disa vajza shqiptare bëhen objekt trafikimi seksual ose pune të detyruar pas martesave me kontratë. Një numër grash të huaja nga vende evropiane, si Ukraina, Rusia, Britania dhe Norvegjia janë objekt trafikimi seksual në Shqipëri. Në raport thuhet se bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet një shqetësim i rëndësishëm. Aty përmendet fakti se një deputet i tanishëm i parlamentit ka qenë dënuar më parë për krime që lidhen me trafikimin. Qeveria e Shqipërisë, thotë raporti, nuk i plotëson krejtësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Raporti rekomandon që Shqipëria të rrisë financimet për strehimin e viktimave të trafikimit dhe të vërë rregullisht në dispozicion fonde për këtë qëllim. Aty rekomandohet gjithashtu që për viktimat të sigurohet kujdes shëndetësor dhe mendor falas, sipas një ligji të vitit 2014 dhe vendimit të ministrisë përkatëse. Në raport thuhet që viktimat të mos ndëshkohen për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i faktit që kanë qenë objekt trafikimi. Raporti rekomandon gjithashtu që të vazhdohen përpjekjet për kontrollin e fëmijëve të rrugëve për shenja trafikimi.
- « Previous Page
- 1
- …
- 371
- 372
- 373
- 374
- 375
- …
- 596
- Next Page »