• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Obama, dy ditë nëNju Jork

May 15, 2014 by dgreca

Presidenti Obama, në qendrën, ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake, Qendrën Tregatare Botërore, do të pres shiritin e inagurimin zyrtar të Memorialit dhe muzet 9/11 – që i kushtohet ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë qytetar të pa fajshëm – mes tyre edh tre shqiptarë.
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Presidenti Obama dje mbas dite mbrriti në Nju Jork, në një viizitë dy ditore, ku zoti Obama, thuhet se ka për të nxitur për më shumë qeverinë federale për shpenzimet e infrastrukturës, së Nju Jorkut, dhe me këtë rast, ai do të marrë pjesë në dy darka, te shtrejta, ku dotë bëjë disa mbledhje të fondeve të fushatës, së Partisë së tij- Demokrate , dhe sot në mesdrekë, ai do të marrë pjesë në inagurimin zyrtar të Memorialit dhe muzet 9/11 – ne pjesen e poshtme te qytetit, që i kushtohet ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001.
Presidenti dhe zonja e parë Michelle Obama e nisen të mërkurën vizitën në qytetin e Bruklinit, me të mbrritur në aeroportin ndërkombëtar JFK të Nju Jorkut, duke e filluar me një fjalim të shkurter, rreth infrastrukturës, e cila, ka të bëjë me urën Tappan Zee, ure e cila lidhë zonën veriore të New Yorkut, dhe vendi ku Obama mbajti nje fjalim tjeter.
Tappan Zee, thekson shtypi njujorkez, është një urë gati 60 – vjeçar, e cila është në mes diskutimeve për t’u zgjeruar apo për t’u zëvendësuar , ashtu si thuhet ka premtuar edhe Guvernatori Cuomo, për t’a zvendësuar atë me një ure të re .
Obama, zbriti në aeroportin e Nju Jorkut, JFK rreth orës 02:30 të mbasdites, së djeshme dhe u vendos për të folur diku në mes orës 04:00 të mbasdites në frontin e lokalit luksoz “Uashington Irving Boat Club” në Tarrayton përball urës Tappan Zee.
Obama, tha gjatë fjalës së tij se ai i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë buxhetin 302 miliard dollar për projektet të cilat do të shpenzohen më shumë për infrastrukturën si një mënyrë për të nxitur ekonominë dhe për të përmirësuar rrugët e vendit, që janë përkeqësuar nga ngarkesa më e madhe e automjeteve në SHBA, për këtë qëllim, tha zoti Obama, duhet nxitur që të rriten shpenzimet qeveritare; për urat, rrugët dhe aeroportet në të gjithë vendin, përfshirë urën Tappan Zee.

Gjithashtu, mbrëmë – të mërkurën, presidenti dhe Zonja e Parë, Mishelle Obama, morën pjesë në një darkë për mbledhjen e fondeve, organizuar për Komitetin Kombëtar Demokratik dhe atë të Komitetit senatorial Demokratik të kësaj Fushatës, së zgjedhjeve të 4 nëntorit, darkë, e cila kushton nga 1 mijë e 200 dollar për person deri në 32 mijë dollar donacion.

Ai ishte pjesë në dy darkat fundraisers për rritjen e fundeve finnaciare ( mbledhje parash) me çmime të larta për kandidatët e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 4 nëntorit, një darkë që u mbajtë në Midtown dhe një darkë tjetër në Upper East Side, të Nju Jorkut.

Ndërsa , sot të ejten në qendrën ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake, Qendrën Tregatare Botërore, do të mbahet ceremonia e inagurimit zyrtar të Memorialit dhe Muzeut 9/11 dy qendrave që i kushtohen ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë qytetar të pa fajshëm – mes tyre edhe tre shqiptarë.
Memoriali dhe Muzeu 9/11, është ndërtuar në vendin ku ka qenë Qendra Botërore e Tregtisë dhe Presidenti Obama së bashku me familjarë të viktimave, do të jenë me rastin e hapjes së muzeut që përkujton ngjarjen dhe viktimat e saj.

Në muze do të tregohet historia e 11 shtatorit përmes zërit të fundit të viktimave, përmes fotove të personave që ranë nga kullat binjake por do të ekspozohen edhe objekte duke përfshirë edhe orën e dorës së një pasagjereje e cila ishte ballafaquar me rrëmbyesit e Al-Kaidës.

Emrat e Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj janë tё skalitur me gёrma tё arta nё një pllakat e mermerta, perreth ujvarave Memorialit të Lirisё nё Qendrёn Botёrore tё New York-ut, të cilin nesër do të vizitojë Presidenti Obama dhe zonja e Parë Michelle Obama.

Presidenti Obama me këtë rast do të mbajë një fjalim dedikuar afro 3 mijë vetëve që humbën jetën kur katër aeroplanë të linjave civile të rrëmbyer nga terroristët e Al Kaidas, u përplasën në dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Pentagon, dhe në një ra në një fushë në Pensilvani.

Presidenti dhe zonja Obama do të vizitojnë më pasë këtë mjedis përkujtimorë, duke nderuar rimëkëmbjen e SHBA nga 11 shtator 2001, sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë. Muzeu 9/11 së bashku me sheshin përkujtimor, Memorialin do të hapet për publikun më 21 maj.

Obamat kthehet në Shtëpinë e Bardhë sot mbasdite.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, dy ditë nëNju Jork, Presidenti Obama

Ligjvënësi nga Nju Jorku nën 20 akuza penale

May 13, 2014 by dgreca

Ligjvënësi republikan Michael Grimm, i Nju Jorkut, përballet me një mori akuzash penale që kanë të bëjnë me aktivitetet e tij të biznesit para se të zgjidhej si anëtar i Kongresit. Ndaj ish agjentit të FBI-së po hetohet gjithashtu për shkelje të mundshme të ligjeve për mbledhjen e fondeve për fushatë.
“Kjo gjueti shtrigash politike është projektuar për të arrituar disa gjëra, por mbi të gjitha, për të vrarë karakterin tim dhe për të më hequr nga detyra.”
Kështu u shpreh ligjvënësi amerikan Michael Grimm duke folur para gazetarëve, pasi kishte deklaruar në një gjykatë federale se ishte “jo fajtor” për 20 akuza penale të lidhura me aktivitetet e tij të biznesit para vitit 2010, kur fitoi postin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve.
Prokurorja Loretta Lynch lexoi akuzat e ngritura kundër ish agjentit të FBI-së, i cili gjatë asaj detyre hetonte vetë raste mashtrimi apo lloje të tjera korrupsioni.
“E akuzojmë për pengim dhe bllokim të punës së agjencisë së taksave (IRS), për konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, me anë të krijimit të të dhënave të rreme në dokumentet tatimore, për mashtrim financiar me postë, për mashtrim me anë të teknologjive të komunikimit, për mashtrimin të sistemit të kujdesit shëndetësor, për dëshmi të rreme, për pengim të një procedure zyrtare dhe për punësim të punonjësve pa dokumente. Këto akuza rrjedhin nga aktiviteti i Michael Grimm-it si administrator i një restoranti që kishte në pronësi dhe që drejtoi nga viti 2007 deri në vitin 2010.”
Qeveria federale thotë se zoti Grimm fshehu më shumë se një milion dollarë në faturat e restorantit të tij në Manhattan, i quajtur “Healthalicious”.
Gazetarja Alexandra Jaffee, e gazetës politike The Hill, tregon për një tjetër hetim ndaj ligjvënësit nga Nju Jorku, këtë herë lidhur me mbledhjen e fondeve për fushatë.
“Një rabin dhe mbështetës së tij e ndihmuan zotin Grimm për të grumbulluar gjysmë milioni dollarë. Dhe ka pretendime se këto fonde u mblodhën në mënyrë të parregullt, ndoshta duke u siguruar nga shtetas të huaj, të cilët nuk lejohen të japin para për një anëtar të kongresit amerikan, apo në mënyra të ngajshme. Hetimi është ende në vazhdim,” thotë gazetarja.
Si pjesë e këtij hetimi, ish e dashura e zotit Grimm, Diana Durand, u deklarua “e pafajshme” ndaj tre akuzave kriminale për veprimtari të paligjshme financiare të lidhura me fushatën e tij të vitit 2010.
Ligjvënësi Grimm refuzoi të japë dorëheqjen dhe zotohet se do të rikandidojë në zgjedhjet e nëntorit.
“Unë e di që jam një njeri me moral, një njeri me integritet. Dhe e di që kam më tepër shërbim dhe udhëheqje për t’i dhënë këtij vendi.”
Ndihmës Drejtori i FBI-së për Nju Jorkun George Venizelos e sheh atë krejt ndryshe, duke e publikuar kohët e fundit një deklaratë ku e akuzon zotin Grimm për shkelje të motos së FBI-së për besnikëri, trimëri dhe integritet duke e zëvendësuar me “mashtrim, dëshmi të rreme dhe bllokim.”(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 akuza, Ligjvënësi nga Nju Jorku nën, penale

Gjykata: Arrest me burg për dy të pandehurit e Divjakes

May 13, 2014 by dgreca

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg pa afat për dy të akuzuarit për trafik droge nëpërmjet ajrit, ngjarje e ndodhur ditën e shtunë në Divjakë, e cila u ndalua nga Policia.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e të martës në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë paraqitur dy të pandehurit e çështjes, Saimir Bajrami, i cili po dërgonte drogën drejt plazhit të Divjakës për t’ja dorëzuar Pilotit Italian Giorgio Riformato. Ky i fundit me avionin “Pipero” tentoi të zbriste në plazhin e Divjakës, por pa sukses, çka çoi edhe në kapjen e tyre nga Policia dhe zbulimin e skemës kriminale.
Gjatë senacës avokati mbrojtës i Saimir Bajramaj ka kërkuar ekspertizë psikologjike për klientin e tij, ndërsa prokurori i çështjes kërkoi arrest me burg për ta. Në përfundim të diskutimeve ku dhe të pandehurit janë njohur me akuzat dhe kërkesat e prokurorisë, Trupi Gjykues ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i lënë “arrest me burg pa afat”, dy të akuzuarit.
Pas hetimeve intensive, Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti në konkluzionin se dy të pandehurit po ushtronin veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe këtë ata po e realizonin nëpërmjet ajrit.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se, Saimir Bajrami në rrëfimin e tij në hetuesi ka thënë se ishte duke transportuar drogën për tek avioni për t’u transportuar drejt shtetit fqinj, ndërsa piloti italian do të merrte 27 mijë euro. Piloti Italian Giorgio Riformato ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe ka rrëfyer para hetuesisë se po zhvillonte një udhëtim turistik në bregdetin shqiptar dhe për këtë kisha marrë dhe leje nga organet kompetente. Por ky rrëfim nuk qendroj gjatë pasi hetuesia vërtetoi nëpërmjet fakteve se dy të pandehurit u njiheshin dhe kishin hartuar planin në detajet më të vogla.
Kujtojmë se ditën e shtunë rreth orës 13:56, piloti Italian është ngritur në fluturim nga Rinasi dhe 20 minuta më tej është shkëputur nga kulla e vrojtimit, moment i cili besohet se është edhe çasti i rënies së tij në zonën e Divjakës, pra rreth orës 14:40 dhe sipas dëshmive të pilotit italian ulja ka qenë e detyrueshme për shkak të një avarie.
Policia me të mbërritur në vendngjarje veç avionit ka pikasur edhe një mjet tjetër dhe pas hetimeve, uniformat blu realizuan arrestimin e Giorgio Riformato 67 vjeç dhe Saimir Bajramin 35 vjeç në zonën e Divjakës dhe në sajë të këtij operacioni u bllokua nga Policia e Shtetit një avion tip “Pipper” i pilotuar nga italiani dhe pranë tij makina “Mitsubushi” me 460 kilogramë drogë dhe 27 000 euro, e drejtuar nga shqiptari.
Pas hetimeve të policisë dhe komunikimit me kolegët Italian, Giorgio Riformato, piloti Ialian rezultoi se ka qenë i akuzuar në vendin e tij për mashtrim, sepse nuk kishte leje për kompaninë ajrore që ai zotëronte. 67-vjeçari ka qenë në proces gjyqësor në vitin 2013 i denoncuar si titullar i një shkolle pilotimi, për të cilën nuk kishte leje. Studentët e kanë denoncuar se u merrte 1500-1700 euro për një fluturim, të cilat Riformato i justifikonte si shpenzime për karburante. Piloti italian sipas drejtësisë së shtetit fqinj Riformato kishte marrë vetëm leje për fluturime turistike dhe se s’kishte marrë asnjëherë certifikatën për operator avionësh dhe licencë për ushtrim aktiviteti.(Ne Foto: Piloti italian)

Filed Under: Kronike Tagged With: e Divjakes, Gjykata: Arrest me burg për dy të, pandehurit

ARRESTOHEN 15 PERSONA QE SILLNIN SHQIPTARET NE AMERIKE

May 12, 2014 by dgreca

* Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.
*Lista me 15 emrat e të arrestuarve, çonin shqiptarë në SHBA për 24 mijë €URO. U kapen pasi i kishin nise 50 persona/
TIRANË – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar sot 15 persona, ndërmjet tyre disa biznesmenë shqiptarë, të cilët dërgonin shqiptarë si emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesës 24 mijë euro për person.
Policia e Shtetit ka njoftuar se “operacioni pёr ndalimin e tyre ёshtё shtrirё njёkohёsisht nё 6 rrethe tё vendit, nё Tiranё, Kavajё, Shkodёr, Malёsi e Madhe, Durrёs dhe Elbasan dhe gjatё 24 orёve tё fundit ka ekzekutuar 10 urdhёra ndalimi nё Tiranё dhe 5 urdhёra ndalimi nё Shkodёr.
Të arrestuarit janë:
Pashko Jak Nilaj, vjeç 52, banues nё Kamicё, Malёsi e Madhe
Prel Maç Micaj, vjeç 60, banues nё Bajzё Malёsi e Madhe
Ali Bajram Metvelaj, vjeç 53, banues nё Koplik Malёsi e Madhe Shkodёr
Gjergj Nik Martinaj vjeç 49, banues nё Shkodёr
Filip Gjergj Kertunga, vjeç 55, banues nё Velipojё Shkodёr
Fatmir Zyhdi Bakalli, vjeç 53, banues nё Tiranё
Enver Karaj, vjeç 50, banues nё Shkozё Tiranё
Fatos (Dashnor) Osmen Fasko, vjeç 44, banues nё Fier
Nertil Axhem Pervizi, vjeç 40, banues nё Delogozhd, Strugё Maqedoni
Fatmir Rasim Flaga, vjeç 58, banues nё Tiranё
Nikoll Pal Kolaj vjeç 49, lindur nё Puke dhe banues nё Tiranё
Zaim Ferit Hysenbelliu, vjeç 53, banues nё Tiranё
Durim Fuat Koxha, vjeç 56, banues nё Tiranё
Gezim Idriz Tafaj, vjeç 44, lindur nё Viçidol dhe banues nё Tiranё,
Alfred Xhezmi Myrtaj,vjeç 50, banues nё Tiranё
Njëkohësisht, ёshtё shpallur nё kërkim 28-vjeçari Lek Maç Micaj, banues nё Bajzё të Malёsisë së Madhe.
Nё momentin e ndalimit,”- vë në dukje Policia, – ” shtetasit maqedonas Nertil Perzvizi iu sekuestruan 58 500 dollarё, ndёrkohё që Zaim Hysenbelliut iu sekuestruan 10150 dollarё; Nikollё Kalajt, gjatё kontrollit nё banesё, iu gjet njё armё zjarri automatik dhe njё sasi municioni luftarak.”
Prokuroria ka bërë të ditur se ky grup kriminal ishte mjaft i strukturuar dhe konspirativ. Sinjalimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare për të hetuar të përfshirët në këtë trafik.
Skema e trafikut ishte Tiranë – Maqedoni; nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas, dërgoheshin në Meksikë; nga Meksika, ata hynin në territorin e SHBA.
Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 vetë.
Këtë çështje janë duke e hetuar, prokurorët: Përparim Kulluri, Elisabeta Imeraj dhe Ervjola Stojaka; hetimet janë në vazhdim, pasi përveç të arrestuave ka edhe persona të tjerë të përfshirë. (Kortezi:Shqiptarja.com)

Filed Under: Kronike Tagged With: ARRESTOHEN 15 PERSONA, ne Amerike, QE SILLNIN, shqiptaret

Trafiku i drogës, Pse u zgjodh Divjaka

May 12, 2014 by dgreca

Vendosja e blloqeve të betonit ka prishur planet e pilotit Giorgo Riformato dhe Saimir Bajramit, për ulur avionin Piper në aeorodromit e Gjadrit.Sipas dëshmisë dhënë në prokurori, Saimir Bajrami, plani fillestar për të kryer lëvizje e drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka qënë pikërisht baza në afërsi të qytetit të Lezhës.Pas kësaj të dy bashkë ata janë nisur drejt Divjakës,në datën 9 maj,ku pas kqyrjes së bregdetit piloti ka vendosur të bëjë uljen dhe të marrë në dorëzim mallin.
Sipas të riut krutan, ai e ka pritur Riformaton në datën 8 maj në Rinas dhe më pas kanë shëtitur më automjetin e tij me destinacion të parë Gjadrin dhe më pas Divjakën.
Nga grupi hetimor është bërë me dijë se gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali,Riformato ka kërkuar edhe 30 minuta leje për të shëtitur vijën bregdetare të vendin tonë.
Ka qënë pikërisht kjo periudha ku ai ka fikur motorët dhe ka humbur lidhjen me pikën e kontrolli të Rinasit.Por piloti nuk ka mundur të bëjë një ulje të sukseshme në rërë dhe ka dëmtuar rrotën e avionit dhe kja ka ëbrë që ai most ë ketë mundësi ngrittje.
Por Sajmir Bajrami ka vazhduar me dëshminë e tij me atë çka ka ndodhur në kohën kur do të dorëzonte drogë.Ai ka parë që nuk ka qënë i vetmi person, i cili kishte për të çuar porosi, duke aluduar se edhe persona të tjerë do të trasportonin lëndë narkotike me avionin e pilotuar nga Riformato.Por sigurisht që kjo dëshmi e dhënë nga ai ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të vërtetuar nese ka patur porositës të tjerë në bregdetin e Divjakës.
Megjithatë deri në këto mente piloti është shprehur se është punonjës i një frime turistike dhe se është hera e parë që vjen në shqipëri.
Pritet edhe një përgjigje nga sistemi TIMS për të vërtetuar pretendimet e Riformatos.
Ndërkohë që nesër paradite Saimir Bajrami dhe Girogia Riformato të dalin para gjykatës së krimeve të rënda,për tu njohur me masën e tyre të sigurisë

Filed Under: Kronike Tagged With: Pse u zgjodh Divjaka, Trafiku i drogës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 460
  • 461
  • 462
  • 463
  • 464
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT