• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përmet, ortodoksët sulmojnë policinë private, ‘zaptojnë’ me forcë Pallatin e Kulturës

August 19, 2013 by dgreca

PËRMET- Një grup besimtarësh ortodoksë mësohet se kanë hyrë sot forcërisht në Pallatin e Kulturës së Përmetit, i kthyer tashmë në një objekt sherri mes komunitetit Ortodoks në Përmet dhe Bashkisë së qytetit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’ja kthyer këtë godinë Bashkisë së Përmetit.
Nga Përmeti, raportohet se 40 besimtarë kanë hyrë forcërisht në këtë objekt duke sulmuar rojet private që ruanin godinën. Ata kanë thyer dyer e dritare dhe kanë hyrë forcërisht brenda, ndërsa mësohet se nga sulmi ka edhe roje të plagosur.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, sulmi ka ndodhur rreth orës 11;00 të së hënës, kur persona me veshje fetare por edhe civilë, të organizuar nga Mitropolia e Gjirokastrës kanë hyrë me forcë në Pallatin e Kulturës, duke sulmuar me sende të forta rojet private.
Këta persona mësohet të kenë mbërritur në Përmet me dy autobusë, ndërsa besimtarët ortodoksë të Përmetit nuk janë bashkuar me ta.
Raportohet se me të hyrë nbrenda ambienteve të Pallatit të Kulturës këta persona të shoqëruar edhe nga priftërinj kanë mbajtur një meshë.

ALIMADHI: TE NDERHYJE POLICIA E SHTETIT

Kryetari i zyrës Përmbarimore në Përmet, Fatos Alimadhi në një intervistë në News 24 për gazetarin Denis Minga komenton situatën e krijuar sot në lidhje me pronësinë e Pallatit të Kulturës.
Alimadhi, shprehet se zyra e Përmbarimit nuk ka bërë gjë tjetër veçëse ka zbatuar një vendim gjykate me nxjerrjen e objekteve të kishës nga godina e Pallatit të Kulturës. Sipas tij, priftërinjtë janë lajmëruar paraprakisht për të liruar ambientet e kësaj ndërtese por, sic shtoi ai është përballur me refuzime dhe kërcënime nga ana tyre.
“Kemi shkuar personalisht për t’ju komunikuar priftërinjve vendimin e gjykatës, duhet të lironi godinën ditën e premte ju thamë, kundërshtimi ka qënë i rreptë, na kërcënuan edhe nga familja. Na thanë që sa të jetë Janullatos nuk e merrni dot kishën, ai ben ligjin në Shqipëri na thanë “, shprehet Alimadhi.
Ndërsa marrjen e sotme me dhunë të kësaj godine, nga ana e besimtarëve ortodoksë, Alimadhi e cilëson një akt që shkel ligjin në mënyrë flagrante.
“Marrja me dhunë e Pallatit të Kulturës është shkelje flagrante e ligjit. I bëj thirrje presidentit dhe qytetarëve që ta marrin vatrën e kulturës. U fol që nga Greqia do vijnë grupe për të marrë kishën dhe fjalët paskan qënë të vërteta. Athina zyrtare nuk ka punë të përzihet me punët e brendshme të Shqipërisë. Policia e Shtetit duhet të veprojë, të marrë masa për këta persona që kanë hyrë forcërisht në ambientet e kishës”, shtoi ai.
Alimadhi shtoi më tej se, ‘Pëermbaruesit mund të ndërhyjnë sërish vetëm nëse Bashkia e Përmetit bën një tjetër kërkesë”.

Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t’i rikthehet bashkisë.
Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues.
Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës.
Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërishve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare.(Kortezi news 24 & Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ortodokset ne Permet, Pallatin e Kultures, pushtojne

Berisha-Ramës: Luftën politike bëje si të duash por mos cëno biznesin

August 16, 2013 by dgreca

Kryeministri ne detyre u lë porosi ministrave: Lini dosjet për pasardhësit. Shumë s’dinë lexim, ruani një kopje/

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka përgëzuar sot punën e mirë të bërë nga administrata doganore dhe tatimet.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha sulmoi kryesocialistin Rama për ekonominë e vendit duke theksuar se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme.

“Sa të kërkojë lart e poshtë se ku është makineria që pret para për qeverinë të mësojë, se injoranca nuk është kurrë argument. Gjatë korrikut në një kohë kur qeveritarët e ardhshëm i binin gjoksit për gropën e madhe, nxiheshin në diell vazhdojnë në resorte 3 mijë euro nata dhe kur bërtisnin për gropën, administrata tatimore e doganore ka funksionuar me integritet të lartë. Synimi antishtet i piktorit synonte të paralizonte administratën, por kjo nuk u arrit. Hapja e tenderit me kushërirën për fshesën në administratë, sinjal shumë negativ që i dërgohej administratës, po kjo është një pasuri shumë e madhe e vendit dhe ajo ia ka dalë që në tatime të realizojë 106.7% planin e vet, krahasuar me korrikun e vitit tjetër të mbledhë 7% më shumë, kurse doganat kanë mbledhur 16% më shumë se korriku i vjetshëm, ato janë 95% e planit në tërësi sepse kemi hequr TVSH për të gjitha llojet e makinerive dhe gjithçka që përdoret për prodhim” tha Berisha.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Rama që të mos e shtrijë luftën politike në fushën e biznesit.

“Rama sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, dhe biznesmenët tremben. Tani ka marrë dhe ka nxjerrë shpatën dhe bregun mavi para 2 vitesh po e kthehen në bregun mavri. I bëjmë thirrje të jetë i kujdesshëm dhe luftën politike ndaj kundërshtarit ta bëjë si të dojë por të mos e shtrijë në luftën për biznesin sepse biznesi është punë dhe të ardhura pa të cilën makineria e shtetit paralizohet” tha Berisha.

Ai i ka cilësuar deklaratat për koncesionet si sharlatareske, të denja vetëm për bijtë e etërve të regjimit komunist. “Akuzat e bëra nuk kanë asnjë të vërtetë. Ne do tu kërkojmë të kontrollojnë çdo koncesion dhe do të gjejnë transparencën më maksimale” tha Berisha.

Berisha-ministrave: Lini dosjet për pasardhësit. Shumë s’dinë lexim, ruani një kopje

Duke ironizuar për pasardhësit në qeveri, Berisha ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij të lënë në tryezë për ata që vijnë në shtator listën e plotë me projektet që janë miratuar e janë për në vazhdim.

“Kini parasysh se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë, as dosjet nuk dinë t’i lexojnë dhe thonë nuk gjetëm gjë. Prandaj lini projektet e plota, e kemi detyrim ndaj qytetarëve, por mbani edhe një kopje për vete” tha Berisha.

Berisha: Vendimi për SHQUP nuk zbardhej pa dekretin e Presidentit

Kryeministri Berisha ka sqaruar edhe vendimin e marrë për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në selinë e Partisë Demokratike.

Ai ka deklaruar se vendimi nuk është mbajtur i fshehtë, por u zbardh, sepse pritej më parë fjala e Presidentit përmes dekretit.

““Vendimi nuk vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti dhe unë nuk marrë asnjë vendin që bie ndesh me kompetencat e presidentit, ndaj nuk e zbardhëm, dhe nëse ai nuk do e dekretonte vendimi do bëhej i paqenë. Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë ka humbur çdo lloj funksioni dhe është shndërruar në shtëpinë e dasmave dhe e ceremonive mortore dhe kjo është evidente për të gjithë. Qeveria duke parë që kjo shtëpi kishte humbur funksionet ka kontraktuar një nga arkitektët më të mëdhenj të kohës dhe ju ftoj të shkoni dhe të shihni se çfarë ndërtimesh po bëhen.  Unë i them zotit Rama që me ciu ciun e djeshëm ti tregove moralin tënd” shtoi Berisha

 

Filed Under: Komente, Kronike

U PERKUJTUA 30 VJETORI I VDEKJES SE MUSINE KOKOLARIT

August 13, 2013 by dgreca

Në një ceremoni të veçantë është përkujtuar 30-vjetori i vdekjes së Musine Kokalarit disidentes së parë të komunizmit. Miq, të afërm, akademik vlerësuan lart rolin e Kokalarit pasi ajo arriti të sfidojë një sistem politik,i cili përndiqte intelektualët dhe mendimin ndryshe,vlera të cilat Musine Kokalarit i kushtuan 40 vjet burgim dhe internim.

Ministri i kulturës Visar Zhiti vlerat e Kokalarit nuk janë vetëm akademike por edhe politike,pasi ajo endërronte për një Shqipëri demokratike. Ndërsa studiuesi Agim Musta kërkoi më shumë vemëndje për figurën e Kokalarit.

Të pranishëm në ceremoni të afërmit e Kokalarit shprehn se edhe fundin e jetës,meraku i Musines ishte Shqipëria.

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Turqi. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.

Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie,. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 30 vjetori, i vdekjes, perkujtua, se musine Kokolari

Dokumentimi i ngjarjes së Himarës, policia nis hetimet për disa grekë dhe shqipëtarë

August 13, 2013 by dgreca

Policia e Vlorës ka nisur hetimet në lidhje me thirrjet për luftë për të çliruar Himarën, që u lëshuan më 11 gusht në Himarë, nga eksponentë të Agimit të Artë, të cilët shoqëroheshin edhe nga shtetas shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat theksohet se nga ana e strukturave të Drejtorisë Policisë së Vlorës janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e këtij qyteti në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grek për veprën penale “Thirrje për urrejtje nacionale”.

Njoftimi nuk saktëson se për sa persona bëhet fjalë, por theksohet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Policia e Vlorës është institucioni i parë shqiptar që reagon në mënyrë zyrtare ndaj incidenteve që shkaktuan në Himarë përfaqësues të Agimit të Artë, si dhe ndaj thirrjeve për luftë.

Në fjalimin që mbajti para varrit të Arsitotel Gumes, një prej aktivistëve të “Agimit të Artë” Kristoforos Tsankas, theksoi se “nuk ikim nga Himara deri në çlirimin e saj”.
“Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do te vazhdojme luften, deri ne momentin e çlirimit”tha Tsankas.

Kjo deklaratë e publikuar si video në faqen zyrtare të Agimit të Artë nxiti policinë të nisë hetime, ndërsa të paktën zyrtarisht nuk ka asnjë reagim tjetër nga institucionet shtetërore. Eksponentët grekë të partisë ekstremiste u shoqëruan në Himarë edhe nga disa shtetas shqiptarë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Agimin e arte, hetimi per

Chelsea Clinton dhe bashkëshorti i saj mahniten nga Butrinti

August 12, 2013 by dgreca

Nga Erind Kuci/

Sarande, 12 gusht 2013- Chelsea Clinton, vajza e ish- presidentit të SHBA-së, Bill Clinton vizitoi sot në mesditë Parkun Kombëtar të Butrintit, së bashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier.

Ajo udhëtoi me jaht nga ishulli i Korfuzit drejt Butrintit, ku qëndroi për gati 3 orë. E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Chelsea, e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historinë mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut, Rajmond Kola.

Vizita e Clinton ishte tërësisht private, si dhe nuk kërkoi ndihmën e autoriteteve shqiptare për ta shoqëruar. Parku Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft i vizitueshëm me gati 1500 vizitorë në ditë. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Chelsea Clinton, ne Butrint

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 503
  • 504
  • 505
  • 506
  • 507
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT