• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Votimi për kreun e ri të PD,Olldashi hedh hije dyshimi

July 22, 2013 by dgreca

Kandidati per kryetar i Partise Demokratike, Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi për listat dhe numrin serial në fletët e votimit./

Në Shqipëri partia demokratike mbylli mbrëmë procesin e votimit për zgjedhjen e kreytarit të ri të saj. Për të zënë vendin e lënë bosh nga zoti Sali Berisha i cili u dorëhoq pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, konkurruan kryetari aktual i Bashkisë Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Procesi i votimit u shoqërua me disa probleme, kryesisht me mungesa në lista të anëtarëve të partisë që mbetën pa votuar. Ndërsa kryetari i dorëhequr Berisha por edhe kandidati Lulzim Basha folën për një proces historik e të pashoq, në mbrëmje, kandidati tjetër në garë Sokol Olldashi hodhi hije dyshimi, ndërsa ngriti shqetësimin e listave, fletëve të votimit me numër serie si dhe la të kuptohej se në garë ai nuk kishte patur vetëm zotin Basha
Që në orët e para të votimit në partinë demokratike në shumë qytete u shfaq problemi I listave të anëtarëve, ku ishin të shumtë ata që u ankuan për faktin se nuk gjenin emrin. Një pjesë ishin anëtarë të vjetër që deklaruan se ishin në radhët e kësaj partie që në momentet e themelimit, të tjerë ishin të rinjë që ishin përfshirë edhe një vit më parë.
Megjithatë për këtë problem nuk pati asnjë sqarim zyrtar nga partia demokratike. për përmasat e përhapjes së tij. Nga selia qëndrore kryetari I dorëhequr Sali Berisha foli paradite me tone entuziaste për procesin. “Kjo është një ditë historike për Partinë Demokratike, pasi për herë të parë në historinë e saj por edhe në historinë e vendit, zgjedh bazuar në parimin më demokratik një anëtar një votë, kryetarin e saj të ri”, deklaroi zoti Berisha.
Pas tij edhe zonja Topalli në daljen e parë publike që pas mbledhjes së kryesisë ku u njoftua hapja e garës për ryetarin e ri, foli për një tjetër standart të lartë që sic theksoi ajo, mbante sërish autorësinë e zotit Berisha. Edhe kandidati Lulzim Basha foli për “një proces të pashoq në historinë e pluralizmit, procesi i parë i vërtetë, jo fals i zgjedhjes së kryetarit të një partie politike”, deklaroi ai.
Por në mbrëmje, pak para se të përfundonte orari i votimit, kandidati tjetër Sokol Olldashi bëri një deklaratë të hidhur duke lënë hije dyshimi mbi procesin. Ai shprehu shqetësim për cështjen e listave të votuesve për të cilat tha se nuk kish patur dijeni: “Dua t’i kërkoj ndjesë mijëra demokratëve që nuk morën dot pjesë në votim për shkak se nuk kanë emrat në listë. Eshtë një problem për të cilin nuk kam qenë në dijeni për përmasën. Duke qenë se Tirana kishte një shtesë prej 2500 emrash mendova se ishte pikërisht ky kontingjent, në fakt, me sa duket ishte një kontingjent tjetër që duhet parë se c’është”.
Një tjetër problem, për të cilin nuk u fol shumë, ishte se fletët e votimit kishin të stampuara me përmasa jo të vogla një numër serial. Një fakt për të cilin do të shprehej jo pa ironi zoti Olldashi: “Unë sapo votova. Votova me fletën 41302. Po e them që të jetë e qartë dhe për komisionin”, tha ai.
Zoti Olldashi u kujdes të pohonte se sipas tij këto probleme nuk lidheshin me rezultatin, pavarësisht se duhet të konsideroheshin të tilla edhe sikur të dilte ai fituesi. Ndërkohë nga ana tjetër ai la të kuptohej se nuk kishte qenë në një garë të barabartë kur tha se “Dua të përgëzoj gjithë demokratët për procesin, dua të përgëzoj gjithashtu dhe të gjithë kandidatët rivalë”. Duke folur në shumës ai bëri të qartë se nuk kishte konkurruar vetëm me zotin Basha, i parë gjerësisht si një figurë e cila pati një ngjitje të shpejtë falë mbështetjes së pakursyer të zotit Berisha.
Zyrtarisht votimi duhej të mbyllej në orën 19, por në disa qytete ai u shty për shkak të pranisë së demokratëve që donin të votonin. Nga partia demokratike nuk u dha asnjëherë pjesmarrja në votime. Kutitë me fletët e votimit u nisën drejt Tiranës në mbyllje të procesit, ku dhe do të numërohen, menjëherë pasi të jenë grumbulluar të gjitha. Dhjetë grupe numërimi do të shqyrtojnë fletët e votimit, ndërkohë që nuk është e qartë se kur do të mund të dalë rezultati përfundimtar.(Kortezi Armand Mero, VOA)

Filed Under: Kronike, Politike Tagged With: hedh hije dyshimi, olldashi, Votimi per kreun e pD

NDAHET NGA JETA EVANTHI CIKO

July 22, 2013 by dgreca

JETË E PËRKUSHTUAR PËR ARSIMIN TONË KOMBËTAR/

(Nëpër faqet e librit jetëshkrimor, “E bekuara mësuesi!…)/

Nga: Prof. Murat Gecaj/

Me anë të një mesazhi plot dhimbje,  përmes Internetit, z.Ilir Çumani, drejtor i Institutit të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, njoftoi se sot u nda përgjithnjë nga jeta mësuesja e njohur, veterane e arsimit tonë kombëtar, Evanthi Ciklo dhe nëna e artistit të shquar, Zhani Ciko. Nesër, më datën 23 korrik 2013, nga ora 11.00-12.00, në Shtëpinë e Kulturës së Ushtarakëve të kryeqytetit, do të bëhen nderimet e fundit për të. U shprehim ngushëllimet tona: pjesëtarëve të familjes, të afërmve, miqëve e dashamirëve dhe nxënësve të saj! Në kujtim të saj, po ribotojmë këtë shkrim, i cili flet për një libër jetëshkrimor, përuruar në Tiranë, në dhjetor 2010.

1.  “Ndjehem e lumtur tek shikoj ende, në qendër të Tiranës, shtëpinë, ku kam lindur para 90 vjetësh. Në krah të “Tirana Internacional”, prapa ish-librarisë “Flora”, është një shtëpi dykatëshe me qerpiç, pronë e familjes Kazazi. Këtu, ka nisur jeta ime, më 13 korrik 1920. Imë atë, Grigor Zoraqi, i ardhur nga Voskopoja, u martua me Eftalinë, bijë e Jakov Skakës, nga Bulica e Strugës. Prej kohësh, gjyshi, ishte vendosur në kryeqytet, duke qenë një ndër tregtarët më të njohur të kohës…”.

Ja, kështu e fillon librin e saj jetëshkrimor, me titullin e zgjedhur “E bekuara mësuesi…”(Kujtime të një jete), veteranja e arsimit tonë kombëtar, Evanthi Ciko (Zoraqi). Ai u përgatit për botim nga publicisti Agron Sejamini dhe është shoqëruar me falënderimin e autores: për vëllain, Kastriot Zoraqin e botuesin, Ilir Lleshi.

Ndërsa në kopertinën e fundit janë fjalët e saj të zgjdhura, të cilat  i kanë dalë thellë ngazemra: “Nuk kam dashur të shkruhet për mua. Por, do të më ngelej peng, nëse nuk do të shkruaja diçka për dashurinë dhe përpasionin, që kam ndjerë për mësuesinë. Dhjetë vjet, mësuese e klasës së parë…Dhjetë vjet, sytë dhe mendja e atyre engjëjve, në pritje se çfarë do të nxirrja unë nga goja.U kam dhënë ëmbëlsi dhe dituri. Më kanë falur lumturi dhe freski. Në vazhdim, me fëmijë më të rritur. Më pas, me fëmijë jetimë. Kurdoherë e rrethuar me pastërti dhe dashuri fëminore. Edhe kur u rritën! Respekti dhe mirënjohja e tyre kanë bërë qëmoshën ta ndiej vetëm në pasqyrë…Faleminderit, nxënësit e mi! E bekuar qofsh, ti mësuesi!”

2.

Në rreth 200 faqe të këtij libri, Evanthi Ciko dëshmon, me fjalë dhe me fotografi, jetën e saj mbi 90-vjeçare. Ajo ishtee mbushur me mësimet e saj dhe më pas me përkushtim të madh për edukimin, mësimin dhe mirërritjen e brezit tone të ri. Filloren e ndoqi po nëTiranë, ku më vonë ishte shkolla “Kongresi iPërmetit”, me mësues atdhetarin e njohur Mati Logoreci, i cili kishte çelur shkollën e pare shqipe të Kosovës, në Prizren. Aty, Krisanth ipati mësuese të klasës së pare hallën e saj, Marie Zoraqin. Për rezultate të mira në mësime, fitoi bursën dhe ndoqi Institutin Femëror të Tiranës, “Nëna Mbretëreshë”. Siç shkruan në librin e saj, ajo kohë ishte ndër më të bukurat e jetës.Kjo jo vetëm për veprimtaritë e ndryshme këtu, por dhe vizitat e studimet, që bëri më vonë në Itali.

Një periudhë e paharruar e jetës së Evanthi Cikos ishte ajo, kur iu përkushtua me aq zell e dashuri mësuesisë, së pari, në shkollën “Naim Frashëri”. Në vitet e paraçlirimit shkoi edhe folëse në Radio-Tirana, ku ishte drejtor Gjergj Bubani. Aty u njoh me Agen, motrën e Nënë Terezës, që jepte lajme në gjuhë të huaj. Në atë kohë, e lidhi pësrgjithnjë jetën me bashkëshortin, Mihal Cikon, I cili u kthye ngaBukureshti, për të punuar në  Radio-Tirana. Me të lindi fëmijët, Zhanin (8 dhjetor 1945) dhe Ketin.

Për here të parë, Evanthia e nisi detyrën mësuese, më 1942, në shkollën “Naim Frashëri” të Tiranës, me drejtor Kutbi Dostin. Në vitin 1947, shkuan me dëshirën e tyre për të jetuar nëKorçë. Aty shërbeu në shkollat “Mihal Grameno” e “KociBako” dhe Mihali ishte mësues muzike në një shkollë 7-vjeçare.

Siç e përshkruan autorja E.Ciko, në vitin 1951 u rikthyen familjarisht në Tiranë. Detyrën mësuese e vazhdoi në shkollën “Hasan Vogli”, me drejtor veteranin e arsimit, Zyber Preza.  Pas dyvjetësh e dërguan drejtoreshë të shkollës ushtrimore “I.Qemali”. Në kohë të ndryshme, shërbeu mësuese e drejtorëshë në shkollat “11 Janari”, “Vasil Shanto” e “Luigj Gurakuqi“. Sigurisht, për arritjet e mira në punë, e caktuan dhe inspektore në seksionin e arsimit dhe cultures të Tiranës.

Një periudhë e rëndësishme e jetës së Evanthi Cikos, përshkruar bukur në këtë libër, është ajo, që tregohet në nëntitullin domethënës, “Nënë e 268 fëmijëve jetimë, që duheshin rritur, edukuar dhe shkolluar”.

Pra, ishte marsi i vitit 1965, kur atë e caktuan drejtoreshë të Shtëpisë së Fëmijëve, në Tiranë. Duhen faqe të tëra për ta dëshmuar këtë kohë të bukur e të paharruar të jetës së saj, të cilën ajo e përshkruan bukur në liber, me kënaqësi e nostalgji të veçantë. Prandaj, nuk ishte pa vend mendimi i një folësi, në përurimin e librit në fjalë, që e krahasoi Evanthi Cikon me Nënë Terzën dhe me “Mësuesn e Popullit” Persa Gravbova, e cila e drejtoi vite me radhë Shtëpinë e Fëmijëve, në Shkodër. Pasi dolinë pension, më 13 korrik 1970, kohën deri më sot, E.Ciko e quajti “Një jetë tjetër, për t’u jetuar”…

3.

Me këtë shpirt të gjerë e zemërbutësi dhe optimizëm për jetën, në moshën mbi 90-vjeçare, Evanthi Ciko paraqiti para familjarëve,  kolegëve e ish-nxënësve të saj, miqëve e dashamirëve të shumtë, veteranëve të arsimit e kulturës etj., librin jetëshkrimor “E bekuara, mësuesi!…”. Ishin tëpranishme dhe artistet e shquara TinkaKurti e Margarita Xhepa dhe mike të tjera tësaj.Tubimi u bë, simbolikisht, nëish-Institutin Femëror të Tiranës.

Në këtë përurim floën këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovan Kristiqi, shkrimtari I njohur Zija Çela, Shpend Topallaj, Vangjel Shundi, Seit Tafaj, Tatjana Kurtiqi e Lulzim Braja. Me mirënjohje të veçantë, për shërbimet e kryera në Shtëpinë e Fëmijëve të Tiranës, nga ish-drejtoresha E.Ciko, u shpreh drejtori i Institutit të Intergrimit të Jetimëve të Shqipërisë, Ilir Çumani.Me kthjelltësi mendimi e kënaqësi, Evanthi Ciko iu drejtua të pranishmëve me fjalë falënderimi, mirënjohjeje e dashamirësie.

(Shkruar e publikuar, më 18 dhjetor 2010)

Tiranë, 22 korrik 2013

Filed Under: Kronike Tagged With: Evanthi Ciko, Murat Gecaj, Ndahet nga jeta

DR. SHKËLZEN KRASNIQI VIZITOI SHTËPINË E VATRËS

July 22, 2013 by dgreca

Me 18 korrik në mbrëmje, dr. Shkëlzen Haxhi Krasniqi nga Kosova vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Ai u prit nga Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dr. Gjon Bucaj dhe Kryesia e pranishme; Agim Rexhaj(zv/kryetar) Nazo Veliu(Sekretare), Marjan Cubi(arkëtar) dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

Dr. Bucaj e informoi shkurtazi mysafirin nga Kosova, dr. Karsniqin për veprimtaritë dhe Historinë e Vatrës, për boshtin e politikës Kombëtare, që ajo ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë.Mysafiri më pas, i shoqruar nga editori i Diellit, vizitoi mjediset e Vatrës, Bibliotekën së bashku me Arkivin si dhe Ekspozitën”100 vitet e Vatrës”. Atij iu vunë në dispozicion dokumente të vjetra shkrimore, fotografike, që në fillim të shekullit të shkuar.

        Në përfundim dr. Krasniqi shkroi në librin e vizitorëve se kjo ishte një ditë e lumtur në jetën e tij pasi pa me sy dhe preku 100 vite Histori të shqiptarëve të Amerikës.”Jam shumë i emocionuar nga këto që pashë këtu në Shtëpinë e Vatrës Kombëtare, nga dokumentet e firmosura nga të mëdhenjtë e Kombit, themeluesit e Vatrës, Noli dhe Konica. I uroj Vatrës veprimtari të mëtejshme në shërbim të Kombit.”

Dr. Krasniqi, tha se babai i tij, një ndër mësuesit me shpirt Kombëtar të Kosovës, i ka lënë një trashëgimi kombëtare, libra, fotografi, gazeta dhe revista, c’ka përbëjnë një trashëgimi patriotike dhe kulturore për familjen e tij.

Dr. Krasniqi mori fotografi nga ekspozita dhe u fotografua me kryesinë e Vatrës.

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Dr. Shkelzen Krasniqi, Shtepine e Vatres, vizitoi

KQZ vijon rinumërimin e votave të Shkodrës, PR merr 1 mandat

July 22, 2013 by dgreca

TIRANE – Në mjediset e KQZ-së po vijon të hënën procesi i rinumërimit të votave të qarkut Shkodër, i nisur paraditen e sotme. Rinumërimi i 417 kutive të këtij qarku do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi mendohet të përfundojë brenda pak ditësh. 
Pas vendimit të KQZ-së të premten për hapjen e kutive të zonës zgjedhore Lezhë, KQZ pranoi ankesën e PR-së për rinumërim të votave të qarkut Shkodër. Me katër vota pro Komisioni vendosi për hapjen e të gjitha kutive të Shkodrës, ku republikanët pretendojnë se i është marrë një mandat. 

Rinumërimi po bëhet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë, të cilët do të rinumërojnë 417 kuti votimi të qarkut të Shkodrës. 

Sipas të dhënave që përcjell nga KQZ gazetari ynë Arbër Hitaj, mësohet se me përfundimin e numërimit të 74 kutive të KZAZ nr. 1 rezulton se Partia Republikane pjesë e Koalicionit Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka marrë një mandate në qarkun e Shkodrës, me kandidatin Gaspër Kokaj. Ky mandat i është marrë Partisë Demokratike. 

Në numërimin e kësaj KZAZ-je janë vërejtur probleme dhe parregullsi, pasi PR ka humbur rreth 60 vota, po ashtu edhe PD rreth 80-90 vota çka ka bërë që PR të fitojë mandatin e pretenduar. Por raportohet gjithashtu se mbeten edhe 7 KZAZ për tu numëruar në Qarkun e Shkodrës. Megjithatë raporti i mandateve mes koalicionit të majtë dhe atij të djathtë nuk ndryshon. Koalicioni i majtë në Qarkun e Shkodrës ka 6 mandate, kurse i djathti ka 5.

Aktualisht KQZ ka marrë një pushim dhe numërimi pritet të nisë rreth orës 19:00 me KZAZ nr.2. Gjatë rinumërimit të kutive të para vihet re trendi i ndryshimit të votave nga partitë e mëdha në favor të partive të vogla aleate. 

PAS PËRFUNDIMIT TË NUMËRIMIT TË VOTAVE TË KZAZ-SË 1 REZULTOI: 
QV 0001 
LSI nga 113 shkon në 108 vota 
PS nga 133 vota shkon në 121 
PD kishte 95 vota, ka 89 vota 
PR kishte 15 vota, shkon në 18 vota 

QV 0002 
PS kishte 145 vota shkon në 144 vota 
Votat e PD, LSI dhe PR të pandryshuara 

QV 0003 
PS kishte 136 vota shkon në 139 vota 
PD kishte 64 vota shkon në 63 vota 
LSI e pandryshuar 

QV 0004 
PS kishte 153 vota shkon në 157 vota 
PD kishte 62 vota shkon në 63 vota 
LSI e pandryshuar, 38 vota 

QV 0005 
PS kishte 39 vota shkon në 30 vota 
PD e pandryshuar 60 vota 

QV 0006 
PS kishte 53vota shkon në 49 vota 
PD kishte 101 vota shkon në 103 vota 
PR kishte 41 vota shkon në 38 vota 
LSI e pandryshuar 18 vota 

QV 0007 
LSI kishte 13 vota shkon në 12 vota 
PS e pandryshuar, 70 vota 
PD kishte 45 vota, shkon në 41 vota 
PR kishte 7 vota shkon në 8 vota 
FRD kishte 0 vota shkon në 5 vota 

QV 0008 
PS kishte 204 vota shkon në 200 vota 
PD kishte 160 vota ka 158 vota 
LSI e pandryshuar 27 vota 

QV 0009 
LSI kishte 13 vota shkon në 11 vota 
PS kishte 42 vota shkon në 40 vota 
PD kishte 45 vota shkon në 44 vota 
PR e pandryshuar 3 vota 

QV 0011 
PS kishte 63 vota shkon në 54 vota 
PD e pandryshuar 20 vota 
LSI e pandryshuar 14 vota 

QV 0012 
PKD kishte 10 vota shkon në 20 vota 
LSI kishte 27 vota shkon në 26 vota 
PS kishte 140 vota shkon në 130 vota 
PD kishte 45 vota shkon në 43 vota 
PR kishte 57 vota shkon në 58 vota 
AK kishte 2 vota shkon në 3 vota 

QV 0016 
PS kishte 134 vota shkon në 127 
PD kishte 56 vota shkon në 48 vota 
PR kishte 17 vota nuk ndryshon 
PKDSH kishte 1 votë shkon në 3 vota 
FRD kishte 1 votë shkon 5 në vota 
PBDNJ kishte 1 votë shkon në 7 vota 
LSI kishte 21 vota shkon në 19 

QV 0017 
LSI kishte 80 vota – shkon 81 vota 
PS kishte 124 vota- 122 vota  
PD kishte 88 vtoa -87 vota 
PR kishte 55 vota -54 vota 

QV 0020 
LSI kishte 7 vota -8 vota
PS kishte 98-89 vota 
PD kishte 60-58 vota  
PR kishte vota 11 – nuk ndryshon 

QV 0023 
PKDSH kishte 1 vote- shkon në 30 vota  
LSI kishte 13 vota-shkon 10 vota
PS kishte  54 vota – shkon 42 
PD kishte 20 – shkon 17 vota 

QV 0024 
PKDSH kishte 13 vota – shkon 30 vota 
LSI kishte 44 vota – shkon 42 vota  
PS kishte 74 vota – shkon 57 vota  
PD kishte 65 vota – shkon 65 vota 
PR 14-14 

QV 0025
PKDSH kishte 1 votë – shkon në 7  vota 
LSI 88-86 
PS 112-96 
PD 101-98 

QV 0026 
LSI kishte 24 vota- shkon 21 vota 
PS 145-121 
PD 108-107 
PR 12-13 
FRD 17-19 

QV 0027 
PS kishte 74- shkon në 73 vota  
LSI kishte 40 vota – nuk
PD 76 -76 
PR 58-58 

QV 0028 
LSI kishte 32 nuk ndryshon
PS kishte 33 nuk ndryshon 
PD kishte 54 nuk ndyrshon 
PR kishte 23 nuk ndryshon 
FRD kishte 8 nuk ndryshon 

QV 0029 
LSI  kishte 11 vota- shkon në 6 vota
PS 77-77 
PD 128-128 

QV 0030 
LSI kishte 20 vota- shko në 21 vota  
PS163-160 
PD 125-122 
FRD 32-31 

QV 0031 
LSI kishte 17- shkon 15 vota 
PD 94-92 
PS 99-99 
PR 42-40 

Qv 0032 
LSI kishte 15 vota – shkon 9 vota
PS 25-25 
PD 178-176 
FRD 19-20 

QV 0033 
LSI kishte 7 vota- nuk ndryshon
PS 77-76 
PD 112-112 
PR 7-7 
FRD 17-17 

QV 0034 
PS kishte 56 vota – shkon 50 vota 
PD 96-04 
PR3-4 

QV 0035 
LSI kishte 3 vota – shkon 2 vota
PS 42-40 
PD 135-134 

QV 0036 
LSI kishte 3 vota – 1 vote 
PS 52 – 50 
PD 93- 92 
PR 39 -39 
FRD 56-56 

QV 0036/1 
LSI kishte 2 vota -2 vota 
PS 71- 65 
PD 45 -40 
PR 40-40 

QV 0037 
PBDNJ kishte 0 – shkon 6 vota 
LSI 20 -17 
PS 85 -73 
PD 68 -61 
PR 115- 110 
PDK 0 -4 
FRD 26 -26 

QV 0037/1 
FRD kishte 18  vota- shkon 19 vota 
PS, PD, LSI – Nuk ka ndryshime 

QV 0038 
LSI kishte 20 vota- shkon 15 vota 
PS 270 -270 
PD 116 -106 
PR 43 -41 
FRD 31 – 32 

QV 0039 
LSI kishte 21 vota – shkon 8 vota
PS 66 -59 
PD 83 -79 

QV 0039/1 
LSI  kishte 2 vota -nuk ndryshon  
PS 38-36 
PD 81-81 
PR 6-6 
FRD 5-5 

QV 0040 
LSI  kishte 11 vota – shkon 4 vota 
PS 52-47 
PD 87-87 
PR 2-2 
FRD 4-3 

QV 0041 
PDS 65-57 
LSI 37-36 
PS 51-51 
PD 189-181 
PR 30-32 

QV 0042 
LSI 20-21 
PS 85-54 
PD 119-111 

QV 0043 
LSI 10-8 
PS 71-66 
PD 114-109 
PR 23-23 
FRD 7-8 

QV 0044 
LSI 30-23 
PS 143-126 
PD 145-137 
PR 48-41 

QV 0047/1 
LSI 44-44 
PS 192-177 
PD 86-80 
PR 12-13 
AK 5-6 
FRD 15-15 

PS: KQZ të shtyjë rinumërimin për Shkodrën, deri sa të shprehet Kolegji Zgjedhor
Partia Socialiste kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtyjë procedurën e rinumërimit të votave për qarkun e Shkodrës, deri sa Kolegji Zgjedhor të shprehet për kërkesën ankimore të PS-së, lidhur me vendimmarrjen e KQZ-së për këtë qark. 
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj tha se Partia Socialiste ka depozituar një ankimim në Kolegj, ku kërkon shpalljen të pavlefshëm të vendimmarrjeve të KQZ-së për rinumërim në qarkun Lezhë dhe Shkodër. 
“Kjo kërkesë e jona pritet të shqyrtohet sot në ora 14:00 nga Kolegji dhe nuk e kuptoj nxitimin për të vepruar. Nëse Kolegji e pranon kërkesën tonë gjithë veprimtaria e KQZ-së për ndryshimin e tabelave të zonave zgjedhore ose rinumërimin e votave në këto dy qarqe do jetë ‘nul’ juridikisht dhe kjo është një arsye që ju duhet ta administroni procesin me gjakftohtësi. Ju duhet ta shtyni vendimin lidhur me Shkodrën deri sa të shprehet Kolegji Zgjedhor”, – iu drejtua juristi Gjonçaj kryetares së KQZ-së, Lefterje Lleshi. 
Në reagimin e saj znj. Lleshi tha se Komisioni ka marrë përsipër ta shqyrtojë çështjen, është në mes të rrugës dhe nuk mund ta lërë përgjysmë. 

NE LEZHE PERFUNDOI NUMERIMI

 Ne Lezhe perfundoi numerimi. U gjeten parregullsi, por rezultati duket se nuk do te ndryshoje. Madje në disa fletë votimi u konstatuan shkrime nga ana e votuesve. Në një fletë votimi shkruhej, “Jeni bërë të lodhshëm”, ndërsa një tjetër thoshte “Urime çiftit”. Kishte edhe nga ato fletë ku votuesi shkruante ‘Dua shtëpi” e ndërsa dikush tjetër në kutinë ku duhet të votonte kishte hedhur firmën e tij. Të shumtë kanë qënë ata që i kanë vënë fletës së votimit një kryq të madh, duke mos kursyer as të sharat. 
Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi tre mandate. 
Por, pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ të rezultateve të 10 QV-ve në ZAZ-në nr. 13 të kësaj zone zgjedhore, numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar atij mandatin e katërt. KQZ gjithashtu ka marrë vendimin për rinumërimin e votave edhe në qarkun e Shkodrës. 

Në orët e vona të ditës së diel KQZ ka mbyllur rinumërimin e votave për Qarkun e Lezhës. Pas numërimit të votave të 248 kutive të këtij qarku u vërejtën parregullsi të vogla, por pa ndikim në ndarjen e mandateve, i cili ishte i njëjtë me procesin e numërimit, PD me 4 deputetë, PS me 2 deputetë dhe LSI 1 deputet. 
Përfundimi i rinumërimit të votave u pasua me debat nga përfaqësuesit e dy partive. Përfaqësuesit e partisë Socialiste kërkuan kohë për verifikimin e tabelave të rezultateve dhe miratimin e tyre ditën e nesërme, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se kjo kërkesë ishte e pavend dhe KQZ miratoi me 4 vota tabelat e rezultateve për Qarkun e Lezhës. 
KQZ do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 10:00 për nisjen e procesit të rinumërimit të votave për Qarkun e Shkodrës. 
Gjatë ditës së sotme problematikat e hasura kanë qenë të vogla, që mund të cilësohen si gabime njerëzore në tabelat e të dhënave, duke mos sjellë kështu ndryshime të mëdha me rezultatin e paraqitur fillimisht nga grupet e numërimit. 

 (Kortezi Balkanweb)

 

(Kortezi Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: PR fiton amndat, rinumerim, Shkoder lezhe

GJIROKASTRA KA NDERUAR PRESIDENTIN E NDERIT TË VATRËS

July 21, 2013 by dgreca

–Kryetarit të degës së Vatrës të Jacksonvill, z. Adriatik Spahiu, i dorëzohet nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Bime,  çertifikata “ Agim Karagjozi-Qytetar Nderi i Gjirokastrës”./

Nga Lek Gjokaj/ Florida/

Megjithese jetojme një oqean larg Shqipërisë mendja e zemra udheton çdo çast drejt Atdheut.Malli i përzier me kujtimet udheton në të njejtat shina.Sigurisht qe edhe Shqiperia nuk i harron  bijtë e vet, nuk harron punën e palodhur te tyre në shërbim të Mëmedheut.Ndaj Bashkia e qytetit të gurtë të Gjirokastres para pak ditesh organizoi një pritje zyrtare për kryetarin e deges se Vatres në Jacksonville Florida zotin Adriatik Spahiu.Në kete pritje merrte pjese stafi i bashkise si dhe mediat lokale.Pas një bisede te ngrohte kryetari i bashkise se Gjirokastres zoti Flamur Bime i dorezoi zotit Spahia çertifikaten ” Qytetar Nderi”  për zotin Agim Karagjozi me motivacionin “Për kontribut të çmuar në organizimin i diaspores në sherbim të Shqiperise.”
Sigurisht që jo vetem zoti Karagjozi që ka një jete të tëre në sherbim të shoqates Pan Shqiptare Vatra por e gjithe shoqata dhe diaspora shqiptare e Amerikes ndihet shpirtërisht e gezuar për vleresimin e madh qe bashkia e Gjirokastres i beri zotit Karagjozi dhe tere diaspores.
Zoti Flamur Bime duke i dhene titullin tha se do të kishte pasur shumë dëshirë qe t’ia dorezonte direkt zotit Karagjozi por largesia oqeanike e bën të pamundur një gjë të tillë ndaj zoti Spahiu si qytetar i qarkut të Gjirokastres dhe si pjesmarres aktiv në shoqaten Vatra do të kete nderin që në emrin e bashkise dhe në emrin personal të tij t’ia direzoje zotit Agim Karagjozi kete çertifikatë nderi dhe vleresimi.
Zoti Adriatik Spahiu duke e marre çertifikatën në emer të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”,  falenderoi bashkine e qytit për kete vleresim të madh për zotin Karagjozi dhe tere diasporen shqipare të Amerikes.Gjithashtu ai u zotua se perseri Vatra dhe diaspora do punoje me plot përkushtim më të tëra forcat në sherbim të kombit shqiptar që Shqipëria të perparoj dhe të jete një zë i fuqishem në botë në sherbim të komuniteteve shqiptare dhe më gjere..

 

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Adriatik Spahiu, agim karagjozi, Lek Gjoka, Nderi i Gjirokastres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 509
  • 510
  • 511
  • 512
  • 513
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT