• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRAGJEDIA NE SHKOLLEN FILLORE” SANDY HOOK”

December 15, 2012 by dgreca

PRESIDENTI Obama: Zemrat e popullit janë thyer/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve që të bashkohen, pas tragjedisë që ka goditur një shkollë në Konektikat, ku një person i armatosur ka vrarë 27 persona, në mesin e tyre 20 fëmijë.
Në një fjalim televiziv, ai ka thënë se “zemrat e popullit janë thyer”.
“Shumica e atyre që kanë vdekur ishin fëmijë – fëmijë të vegjël dhe të bukur nga mosha 5 deri në 10 vjeç. Ata kanë pasur gjithë jetën para tyre: ditëlindjet, diplomimet, martesat, fëmijët e tyre. Në mesin e të vrarëve ka edhe mësues, burra dhe gra që u kanë kushtuar jetën fëmijëve tanë për të përmbushur ëndrrat e tyre. Andaj, zemrat tona sot janë thyer”, ka thënë presidenti Obama.
Shkolla Fillore “Sandy Hook” ka fëmijë nga kopshti deri në klasën e katërt.
Duke folur para gazetarëve, një banor i Njutaunit ka përshkruar atë që ka ndodhur:
“Ishte një njeri, i maskuar, i cili filloi të qëllonte. Nuk e di se si ka hyrë brenda, sepse kushdo që vjen duhet t’i bie ziles dhe ata ju shohin nga brenda dhe e dinë kush jeni”.
Sulmi në Shkollën Fillore “Sandy Hook” është i fundit në valën e disa sulmeve të ngjashme që kanë ndodhur këtë vit në SHBA dhe njëri nga incidentet e tilla më të rënda.
Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë pësuar shumë sulme.
“Si vend, ne kemi kaluar nëpër këtë shumë herë – në shkollën fillore në Njutaun, në qendrën tregtare në Oregon, në tempullin në Uiskonsin, në kinemanë në Aurora apo në një cep të rrugës në Çikago. Këto lagje janë lagjet tona dhe këta fëmijë janë fëmijët tanë. Ne duhet të bashkohemi dhe të ndërmarrim masa kuptimplota për të parandaluar tragjeditë e tjera si kjo, pavarësisht nga politika”, ka thënë Obama.
Këtë vit, një person i armatosur ka vrarë 12 njerëz në një teatër të Kolorados, ndërsa një tjetër i armatosur ka vrarë gjashtë persona përpara se të vriste veten në Tempullin Sikh të Uiskonsonit.
Policia ka thënë se autori i dyshuar i tragjedisë në “Sandy Hook” është Adam Lanza, 20 vjeç, nëna e të cilit ka punuar në shkollë.
Ai ka vrarë së pari nënën e tij në shtëpi, për të kryer pastaj vrasjet në shkollë, përpara se në fund të vetëvritej.
Kryeministri britanik, David Cameron, Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, janë në mesin e liderëve botërorë që kanë shprehur pikëllimin e tyre për ngjarjen

Filed Under: Kronike Tagged With: CT, ne shkollen fillore, Presidenti Obama, tragjedia

TRAGJEDIA NE SHKOLLE: 27 TE VDEKUR

December 14, 2012 by dgreca

27 të vdekur, duke përfshirë 18 fëmijë, në një Shkollë Fillore në Connecticut/
NEWTOWN – CONNECTICUT : Të paktën 27 njerëz gjetën vdekjen, mes tyre 18 fëmijë, kur një person i armatosur, që besohet se është babai i një prej nxënësve, hapi zjarr në një shkollë fillore në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjes në shkollën Sandy Hook.Policia mori një raportim se një person i armatosur po qëllonte me armë zjarri në një klasë kopshti.Raportet paraprake flasin për një 24 vjeçar nga Nju Xhersi, që mendohet se është personi që ka sulmuar fëmijët.Ende nuk dihet nëse ai është vetëvrarë, apo e ka qëlluar ndonjë oficer policie. Ka pasur raportime të pakonfirmuara për një person të dytë në sulm.Policia ka kapur dy armë, ndërkohë që shkollat në mbarë rrethin janë mbyllur si masë sigurie. Dyshohet se është vrarë edhe personi i armatosur që nisi sulmin.Dyshohet se nga të shtënat është vrarë drejtori i shkollës dhe psikologu i saj. Kurse nëndrejtoresha është plagosur në këmbë. Sipas raporteve të shumta, zyrtare në Connecticut, autoritetet e ruajtjes së rendit në këtë vend i janë përgjigjur të shtënave në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown herët këtë mëngjes. Gazeta më e madhe e këtij shteti online Courant Hartford thotë se policia njoftoi se gjeti një revole në zyrën kryesore të shkollës vetëm pas orës 09:40, dhe gjeti  një person në zyrë i cili kishte “plagë të shumta me armë zjarri”, tha policia.

Polica tha se mund të vertetojë se personi që ka qenë i armatosur është vrarë, sipas ABC Deri tani nuk ka raporte kundërthënëse nëse ka qenë një njeri i armatosur apo dy dhe janë vetëvrarë apo i ka vrarë policia.Drejtoresha Shkollave Publike të Qarkut Newtown , zonja Kathy Jun, tha në një deklaratë se të gjitha shkollat e distriktit ishin mbyllur për shkak të të shtënave: “Drejtoria Arsimit të Qarkut Newtown pas kësa ngjarje i ka marrë masat parandaluese duke vendosur të gjitha shkollat sigurinë e lartë derisa  të gjithë studentëve dhe stafit të jenë të siguruar .”

Sipas gazetës “The Bee Newtown” thuhet se ata kan parë, “Një fëmijë që u nxorr nga shkolla nga një oficer policie, me sa duket i plagosur rëndë.” Ndërkohë që televizioni NBC raporton se të paktën tre pacientë janë pranuar në Spitalin Danbury dhe një nënë pohon drejtori i shkollës u soll e vrarë”.

 Informacioni  i vënë në dispozicion nga shtypi amerikan

 

E përditësuar : Ora 11:24: Sipas zyrës së Autoambulancës, një dispeçer në Korpusin e Vullnetarëve në Newtown thotë një mësues është qëlluar në këmbë. Një corespondent i rrjetit televizivë amerikan News NBC në vendngjarje raporton që stafi i shkollës “ishin në takimet e mëngjesit, kur ata dëgjuan të shtëna dhe dikush ka qëlluar në drejtim të tyre … dëgjuam të shtëna të shumta.” tha një zyrtarë i kësaj shkolle dhe jemi marrë me fëmijët janë duke i futur ata në një dhomë kudnra zjarrit aty pranë.
E Përditësuar Ora 11:35: Policia tha se viktima janë të shumta nga të shtënat, por nuk dihet numëri i saktë dhe pohuan se disa prej tyre janë fëmijë. Natyra e të lënduarve pranojë policia  janë të paqarta. NBC deri tani ka raportuar se janë gjetur vetëmdy pistoleta në vendngjarje.

E Përditësuar Ora  11:46: Kryetari i Bashkisë së Newtown Mark Boughton i tha CNN se të paktën tre persona janë plagosur dhe janë në gjendje shumë të rëndë “” në Danbury spitalin. Ai nuk mund të thotë nëse viktimat ishin fëmijë. Megjithëse Courant ka raportuar se kaedhe  fëmijë në mesin e atyre konfirmuar të vdekur.

E Përditësuar Ora 12:11: Sipas Connecticut Post “Policia ka rrethuar një furgon të zi në mes të rrugës 33 Crosby Street në Danbury që mund të jetë e lidhur me të shtënat në Shkollën Fillore në Newtown.” Trupi të dyshuarit së shtë vrarësi  është ende në një klasë, i shtrirë për dhe tha një burim për CNN. Spitali i Danbury  konfirmoi në Facebook se është trajtuar disa nga viktimat:

Deri më tani, tre pacientë janë transportuar në Spitalin Danbury nga skena. Ata janë për kujdesje dhe jo për shkak të ndonjë kërcënimi të drejtpërdrejtë thanë autoritetet nga Danbury Spital. Kjo na lejon thjesht të përqëndrohemi në punën e rëndësishme tonë tha një zyrtar anonim.

 E Përditësuar Ora 12:21: CBS News tani është raportuar se “informacioni paraprak tregon babai i një nxënësi ishte i armatosur dhe kishte hyrë në shkollë.” Përveç kësaj, HLN raporton se drejtori dhe psikologu i shkollës u vranë.

E Përditësuar Ora  12:30: Një nxënës i klasës së tretë i përshkroi të shtënat për CNN, të cilat ia dërgoi me video

E Përditësuar Ora 12:37: Zyrtarët Connecticut thonë se më shumë se një 27 njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë, u vranë gjatë ngjarjes së trishtueshme këtë mëngjes. Të paktën 20 persona u qëlluan nga të njëtat armë.

CBS tani është duke raportuar se 27 njerëz janë të vdekur, dhe 14 prej tyre janë fëmijë. Courant raporton se shumica e të shtënave ka ndodhur në një klasë  të fëmijë parashkollor.

 E Përditësuar Ora 12:52: Policia Federale FBI ka konfirmuar se 27 njerëz kanë vdekur, dhe shtoj se 18 prej tyre janë fëmijë.

CBS raporton se personi q?7 ka hapur zjarr pa kuptim ka qenë një i armatosur i lindur e  rritur në New Jersey dhe është një 20-vjeçar .
E Përditësuar Ora 13:05: Libor Jany, një reporter për lajmet nga Times News, ka qenë në terren dhe raportoi nga skena: ” Ai pa një vajzë 9 vjeçe të plagosur  shoqëruar nga  policia së bashku me shokët e klasës e saj të udhëhequr  ata. duke ua  mbuluar sytë e tyre … Një vajzë 17 vjeçare fytyra e saj ishte i zbehtë, trupi i saj nuk dukej a kishte lëndime me armë zjarri.
E Përditësuar Ora 14:35: Presidenti Obama është duke marrë informatat më të fundit nga të shtënat. tha Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney në një konferencë për shtyp:Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama është informuar lidhur me incidentin dhe do të marrë informacione gjatë gjithë ditës.Autoritetet do të japin detaje më vonë gjatë një konference për shtyp.(Informacioni i vënë në dispozicion nga shtypi amerikan(i përditësuar)
– KORTEZI: RAPORT NGA BEQIR SINA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 27 te vdekur ne CT, Beqir Sina, kronika e tragjedise

Ç’ TË REJA KEMI NGA KRYEQYTETI?

December 14, 2012 by dgreca

Nga MURAT GECAJ/

Këtë pyetje, mund ta bëjmë  jo vetëm për një kryeqytet, siç është në rastin konkret Tirana, por dhe  për qytete të ndryshme të vendit tonë.  Gjëja e parë, që të bie në sy edhe këtu, janë gjallëria e veçantë, lëvizjet e  shumta të njerëzve, automjeteve, biçikletave etj.

I afrohemi qendrës dhe shohim se ende janë “gjurmët” e festimeve madhështore, që u bënë në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të Shtetit të parë Shqiptar. Kudo valëviten flamuj kuqezi, shohim  postera  me simbolet tona kombëtare. Po, sa mirë, që gjithandej përsëri sundon mjedisi festiv, tanimë, kushtuar festave të bukura të fundvitit:  Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2013. Në sheshin “Skënderbej” lartësohet  një bredh mjaft i lartë, i zbukuruar më së miri dhe me drita të shumta e të bukura. Ai, sikur na thotë: “Ja, ku më keni, o njerëz të dashur! Ju ftoj që dhe ju, në shtëpitë dhe vendet e përbashkëta, ta zbukuroni mjedisin, se festa të tjera të bukura po na vijnë!”

Duke ecur nëpër qendrën e Tiranës, ngado e ndjen afrimin e këtyre festave tradicionale. Kjo gjë e gjen shprehjen e vet edhe në veprimtaritë kulturore e artistike, që janë organizuar ose pritet që të zhvillohen, deri në fundin e muajit dhjetor dhe fillimin e janarit 2013. Ja, në një afishe të madhe mësojmë se Radiotelevizioni shqiptar do të organizojë Festivalin e 51-të të Këngës, nga data 20-22 dhjetor 2012. Në të do të marrin pjesë edhe disa kangëtarë të rinj, me tekste e muzikë të zgjdhur, nga autorë të njohur. Ndërsa në Teatrin Kombëtar vazhdon të shfaqet pjesa “Doktor Shuster”, me aktorin e njohur Robert Ndrenika dhe regjisor Spiro Dunin. Sigurisht, shfaqje të bukura janë dhënë ose do të jepen edhe nga Teatri i Metropolit, Cirku i Tiranës, Teatri Kombëtar i Famijëve etj.Në një sallë të Bibliotekës Kombëtare ende vazhdon të qëndrojë dhe të vizitohet me kureshtje dokumenti i parë i gjuhës së shkruar shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut. Por aty janë edhe vepra të rralla të disa autorëve të tjerë të vjetër shqiptarë, si: Matranga, Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Jul Variboba etj.

Po kështu, me mjaft interes vijojnë vizitat e qytetarëve të kryeqytetit, të moshave të ndryshme, por sidomos të shkollarëve, për t’i parë nga afër armët  e kryetrimit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të cilat u sollën përkohësisht nga Vjena e Austrisë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa, po në këtë Muze, qëndron e hapur ekspozita fotografike e disa autorëve italianë, për Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore. Përmes tyre, njihemi me pamje të asaj periudhe, si nga kryeqyteti Tiranë, por dhe qytetet Shkodër, Durrës, Berat etj. Emrat e fotografëve italianë janë: Bruno Kastilioni, Mario Manjani, Ferdinando Milone, Roberto Almanja, Antonio Buladaci etj. Ekspozita është hapur nga Shoqata e Fotografëve Italianë, nën kujdesin e Nadia Fuskos.Pra, jeta e kryeqytetit Tiranë, këto ditë, zien nga mjedisi i prag-festave të fundvitit. Njerëzit. sikur i harrojnë për disa çaste shqetësimet e problemet jetësore. Ata janë të prirur për të shpresuar e besuar, se Viti i Ri 2013 do t’u sjellë të gjithëve, në jetën familjare e shoqërore, më shumë gëzime, mbarësi, begati e lumturi. Prandaj, këtë gjë, e urojmë dhe ne nga zemra, për të gjithë bashkëqytetarët , bashkëvendësit dhe bashkëkombësit tanë, kudo që ata ndodhen, nëpër botë!

Tiranë, 14 dhjetor 2012

Filed Under: Kronike Tagged With: Murat Gecaj, tirana

PRITJE NE AMBASADEN SHQIPETARE NE WASHINGTON PER 100 VJETORIN

December 14, 2012 by dgreca

Nga Pjeter Jaku/

Me daten 11 Dhjetor 2012, Ambasada Shqiptare në Washington, në një nga mjediset e Hotel Marriott Wardmen Park përkujtoi 100 Vjetorin e Pavarësisë, në një  atmosferë festive me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, në të shumtën përfaqësues të  shumë vendeve mike. Ende pa u shuar  entusiazmi festiv i kësaj ngjarje në Atdheun tonë, përsoneli i Ambasadës Shqiptare në Amerikë ishte kujdesur që ky eveniment, nga më të rëndësishmit e historisë tonë, të shkonte sa më mirë. Kokteli festiv, ne nivelin e një darke, ku nuk mungonin pijet as ushqimet tradicionale, përshëndetjet,muzika dhe vallet, bisedat kokë më kokë e të njohurve,  siç ishte rasti me ish Ambasadorin Amerikan në Shqipëri Wiliam Rajerson, ish Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Eduart Selami, Kongresmenit Eliot Engel, Konsullit shqiptar të Michiganit, aktivistit dhe bvizenesmenti te njohur Ekrem Bardha, drejtuesit të Komunitetit Katolik Shën Pali, Don Fran Kola, ansamblit ” Shqiponja” të atashuar pranë Kishës së Shën Palit në Detroit, Shoqërisë Kulturore ” Bashkimi” nga New Yorku, të cilët improvizuan përsonazhet kryesore të Pavarësisë, Ismail Qemalin, Dom Nikoll  Kaçorrin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin, qendistaren Marigo, aktivistëve të  Federatës Panshqiptare ” Vatra”, sidomos Degës së Detroitit me  Kryetarin e kësaj dege, Pishtarin e Demokracisë Alfons Grishaj, e zbukuruan vërtetë këtë festë.
Përfaqësues të niveleve të ndryshme të disa vendeve, sidomos në nivele ambasadorësh të vendeve fqinjë, ishte po ashtu një vlerësim për vendin  dhe historinë tonë.
Të pranishmit i përshendeti Ambasadori Shqiptar në  Amerikë, z. Gilbert Galanxhi, i cili pasi falenderoi të pranishmit edhe në emër të Qeverisë Sghqiptare, duke evokuar këtë ngjarje historike të një rëndësie jo vetëm kombëtare, ia la vendin përfaqësuesit të shtetit Amerikan Filip Reeker, i cili falnderoi në mënyrë të veçantë ndihmën që ka dhënë Shqipëria në luftrat kundër terrorizmit me pjesëmarrjen e saj fizike në këto luftra, biles edhe duke dhënë jetën.
Programi i shkurtër artistik i përbërë nga dy shoqëritë kulturore të  larpërmendura, sidomos Ansamblit ” Shqiponja” me drejtuesen e  grupit të valleve Joli Paparisto dhe këngëtarin  e njohur Fran Gjoka  e ndezen atmosferen, edhe ashtu të ndezur në përkujtim të këtij përvjetori Jubilar.
Të njohurit Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Merita Bajraktari, shoqata “Bijtë e Shqipes” nga Filadelfia, aktivistët Gjevalin Gegaj, Kujtim Qafa, Gjeto Ivezaj, Gjergj Dedvukaj, sidomos aktivisti Gjokë Martini, edhe pse në kushte të vështira shëndetësore, kishte udhëtuar nga Detroiti me një pankartë të dukshme me mbishkrimin ” ÇAMERIA”, Dr. Skender Kodra, etj biseduan me njëri-tjetrin në lidhje me disa nga problemet më të rëndësishme që e preokupojnë politiken shqiptare. Një shqetësim të tillë, biles më të detajuar e paraqiti me ish Ambasadorin Anmeriakn Wiliam Rajerson, me kongresmenin Eliot Engel, me  ish kryetarin e Partise Demokratike te Shqiperise, Kryetari i Degës se Federatës Panshqiptare ” Vatra” ne  Florida, Pishtari i Demokracise,Kolec Ndoja.
Takimi u regjistrua nga televizioni ” Zeri i Amerikes” dhe ACTV e Michiganit, përkatësisht nga Ilir Ikonomi dhe mjeshtri i njohur Paulin Palushi.

Pershendetja e Ambasadorit Shqiptar ne Washington, Gilbert Galanxhi

Mirëmbrëma të gjitheve; Good evening everyone!

Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë Shqipëri!

Happy Independence Day Albania!

Happy Independence Day to all Albanians wherever they live!

 

Distinguished Deputy Assistant Secretary Philip Reeker,

Distinguished Senators, Congressmen,

Distinguished former US Ambassadors to Albania,

Distinguished men and women in uniform,

Dear friends and compatriots,

We are gathered today to celebrate a very blessed day for Albania and Albanians: the first 100th anniversary of our Independence Day. May God bless all those generations which paved the way to the very wise and brave men and women who contributed for the proclamation of Independence on November 28, 1912!

All Albanians celebrated and continue to celebrate, in Albania and all-over the world; and we are proud tonight to celebrate in this very blessed land called the United States of America, that for centuries has been hosting freedom dreamers and freedom makers; that hosted the founding fathers of “Vatra” exactly 100 years ago; that hosted the great Albanian thinkers and patriots: ambassador Konica and bishop Noli; Belushi brothers as well. We are proud tonight to celebrate especially here, in Washington DC, I believe, in the Capital of the Democratic World.

Special thanks and gratitude must go to the founding father, Ismail Bej Qemali, who had the clarity, the wisdom and the vision to act fast and determinedly, in order not to lose the momentum that historical conditions provided, in order to seal the centuries-long dream of Albanians for having their own independent state, their own beautiful, proud, freedom-loving Flag.

Today, we Albanians are and feel proud of being a valid partner in producing freedom and stability; of having our Flag lined-up together with the other 27 NATO member-states; we feel proud that we stood the challenges of the first 100 years, and we are so confident that we will stand the new challenges of the next 100 years.

Albanians are so confident for their future, because their past is so glorious, full of heroes and freedom-fighters. It was exactly on November 28, 1444, that our National Hero, Gjergj Kastrioti –  Scanderbeg, raised the very same Flag proclaiming the independent and unified state of Arbëria, which included all Albanians under one and the same Flag.

Dear friends,

It would have been quite unfair to portray Albanians only as good and brave freedom-fighters, because Albanians have given the world Mother Theresa, one of the greatest examples of compassion, love and maturity. She remains a great reminder of what our mission in life should be.

Keeping all these in mind, during these two decades in democracy, Albania has played and will continue to play a very constructive and moderate role in our Region, despite the difficulties this approach have had and will continue to have for Albanians, who practically live in half of the states of the Region.

But, we are determined and fully convinced that the only and ultimate station for Albania and the Region is Brussels; it is the European Union. The faster we reach that station, the better it is for the whole region, even wider.

Albania and Albanians will continue to be a factor of stability, of good understanding, of open and sincere friendship, based always on the values and principles of democracy; working for a Europe Whole, Free, and at Peace.

Dear Friends,

On behalf of the whole Albanian Nation, I have to thank the United States of America and their distinguished Statesmen for the direct and principled support that they have provided for us, for the Albanian Nation.

100 years ago, President Wilson’s determination sealed the existence of Albania on the map of Europe;

Almost a century later, President Clinton’s determination freed the other half of our nation, adding dear Kosova to Europe’s map;

And a few years ago, President Bush Jr. and President Obama welcomed Albania to NATO, a meaningful re-birth for all Albanians.

Thank you America! We owe you so much!

But, besides many, America has another very precious jewel on its crown, it has the wonderful patriotic Albanian-American community; part of which fills this hall tonight.

Dear compatriots,

Your patriotic and democratic contribution, that of your fathers and grand-fathers, all-together has been an added value to Albania’s heritage, which You so well preserve and transmit from generation to generation. Thank you my dear compatriots!

My dear non-Albanian-speaker friends, I apologize for closing my remarks in Albanian, but I found it so difficult to translate the following lines into another language:

“Sa të rrojë gjithësia,

Sa të rrojë gjithë dheu

Do të rrojë Shqipëria,

Edhe emri i Mëmëdheut.”

 

Gëzuar!

May God bless you all!

May God bless our Independence Day!

God bless the United States of America!

God bless Albania and Albanians wherever they live!

Thank you.

Filed Under: Kronike Tagged With: Pritje en Washington

Kryeministri Berisha: Shqipëria nuk ka pretendime territoriale

December 13, 2012 by dgreca

Komentet e kryeministrit shqiptar duket se vijnë si një reagim për të qetësuar fqinjët, që shprehën shqetësim për deklarimet e tij.

Në Tiranë kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së qeverisë së tij se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale. Komentet e kryeministrit Berisha duket se vijnë si një reagim për të qetësuar fqinjët e vendit të cilët shprehën shqetësim për deklarimet e tij vecanërisht gjatë festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë mbi bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
Madje edhe në përfundimet e djeshme të Këshillit të ministrave të BE për Shqipërinë ishte përfshirë një paragraf ku kërkohej që të shmangeshin deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Megjithatë zoti Berisha tha se askush nuk mund të mohojë që shqiptarët janë ndarë në 5 shtete, dhe se mohimi i këtij fakti sipas tij nuk i shërben stabilitetit.
Kryeministri përsëriti edhe një herë se albanofobia, sic tha ai, mbetet problem serioz, duke ftuar fqinjët “të mirëkuptojnë në interesin më të mirë të tyre kapërcimin e ndasive njëshekullore të vendosura në mënyrën më të padrejtë ndaj shqiptarëve”, nënvizoi zoti Berisha.(kortezi: Armand Mero-Zeri i Amerikes)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha, jo pretendime, shqiperia, territoriale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 585
  • 586
  • 587
  • 588
  • 589
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT