• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTARI NE SHBA GJATE NJE VITI- NE FOKUSIN E GAZETARIT

December 30, 2012 by dgreca

Viti 2012 viti i 100 Vjetorit të Pavarësisë/ 100 VJETORI I VATRES/

NGA BEQIR SINA/
BENSONHURST BROOKLYNNY : Duke filluar qe nga ato te cilat do te mbeten pjese e historise se Shqiperise, si anetaresimi ne NATO, deri tek zhvillimet e politikes se brendshme dhe te jashtme ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri, pavarësinë e dytë të Shqipërisë çdo gjë kulmoi në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një nga festimet më të mëdha të të gjitha kohërave, si në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në New York.Këtë vitë edhe Çështja Çame mori një farë shtytje te re gjate ketij viti megjithse pati edhe disa levizje te mira te brendeshme, por për tu veçuar është komuniteti Çame në SHBA, dhe i mbijetuari i Masakrës së çamërisë , veprimtari i dalluar i kësaj çështje në Amerikë professor Sali Bollati me të gjithë çamët në SHBA . Si dhe arsyeja qe ne parlamentin shqiptare çamët tani janë me dy deputet, per here te pare qysh ne kohen e Mbreterise Shqiptare Zogut të Parë

Janar

Times Square polici Bekim Beqaj “unaza” në vitin e ri, me një puthje të gjatë në buzët e Jenny McCarthy
– 1 milion vetë ishin mbledhur në sheshin Times Square për të parë globin e kristaltë që shënon sekondat e fundit të vitit të vjetër deri në momentin e ndërrimit të viteve

Partia Lëvizja e Legalitetit, në marrëveshje me familjen Kupi, organizojë pelegrinazhin e përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit – Me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, Abaz Kupi, të varroset në vendlindjen e tij, në Krujë!

Nju Jork, në moshën 30 vjeçare, vdiq Fatos Osmani, djali i vetëm i veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Osman Osmani – Presidenti Bill Clinton mori pjesë në funeralin e tij ndërsa Kryeministri i Shqipërisë Dr. Sali Berisha telefonoi familjen Osmani t’i shpreh ngushëllimet, personalitete nga Kosova, Shqipëria dhe komuniteti shprehën ngushëllimet e tyre familjes Osmani

Intervistë të posaçme për gazetën kombëtare Bota Sot, nga New Yorku,me Ismer Mjekun botuesin e Albanian Yellow Pages – Faqet e Verdha Shqiptare- (numëratori telefonik)

Shkurt

Uashingtoni, asitencë Tiranës në projektet e zhvillimit, punësimit dhe ndërtimin e tramit – Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Uashingtonit z. Vincent Gray

Tahiri lobon në SHBA për çështjen çame

U shfaq në New York, filmi dokumentar burgu i braktisur “Goli Otok” i rexhizores nga Kosova Mrika Krasniqi

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot diskutoi për Kosovën – Hoxhaj: Të shpërbëhen strukturat jolegale dhe paralele serbe në Kosovë

Intervistë eksluzive për gazetën Bota Sot me Lola Luma shkodrania që ka gjetur në New York famën e saj si modele, aktore, por edhe si show girl në Nju Jork

17 Shkurt 2008 festime madheshtore nga shqiptaret e Amerikes ne New York. 17 Shkurti 2008 viti qe i realizoi Kosovës aspiratën për të cilën breza të tërë luftëtarësh e veprimtarësh u përpoqën me sakrifica e mundime të gjata. Në këtë përvjetor, shqiptaret e Amerikes u përulen me respekt para të gjithë atyre që bënë sakrificën sublime për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre të shtrenjtë.

Mars

Vizita jone nga Nju Jorku në Mitrovicën: një qytet i ndarë…….!Mitrovica, e ndarë duket dhe e pa shpresë, ajo është një simbol i pas-luftës në Kosovë…..

Bota Sot » Engel i kërkon Clintonit sqarime shtesë për Kosovën

Nje i ri, shqiptare, ne Nju Jork, nise gare per Keshillin Bashkiak te Qytetit – Ken Ceni Biberaj Nen/President dhe Zedhenesi i Grup Financimit RTR, Inc.

Presidentja Jahjaga vuri kurora lulesh te varri i Fan Nolit – zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në SHBA, vuri kurora lulesh te varri i atdhetarit, publicistit dhe shkrimtarit shqiptar, Fan Stilian Noli, në varrezat në Boston.

– Liga qytetare shqiptaro-amerikane ka lëshuar sot një deklaratë, ku i bën thirrje lidershipit politik shqiptar të Kosovës që të kundërshtojë heqjen e “Republikës” nga emri i Kosovës në takimet rajonale dhe çdo referencë të Rezolutës 1244.

Intervistë me regjizorin Amerikan Joshua Marston dhe bashkë-Skenaristin dhe Producentin Shqiptar të filmit “Falja e gjakut”, Andamion Murataj

U shfaq në New York, filmi dokumentar “Spaçi – Simboli i Qendresës Antikomuniste – Ish i burgosuri politik Pëllumb Lamaj thotë se politikanët e sotëm në Shqipëri, ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit

Bota Sot shkruan librit “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës” e Hajdar Bajraktarit ….

Prill

Nju Jork, perkujtohet 133 vjetori i lindjes se Mit’hat Frasherit – Lamaj: “Eshtrat e ketij njeriu te madh – Mit’hat Frasherit, duhet te prehen ne Atdhe”
“Në kampin e Tepelenës komunistët lanë të vdisnin nga uria 300 fëmijë, fshatarët u gjuanin me gurë të internuarve” – Agim Musta rrëfen për kampet e internimit dhe sajimin e bandave diversante në diktaturë
24 Marsi 1999 – Dita e Lirisë së Kosovës;shënohet edhe në SHBA dhe Kanada nga shqiptarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, u takua me bashkatdhetarët në New York me këtë rast vlerësoi lart rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhjet e shkëlqyera me SHBA, dhe falemnderoi ata për kontributin e tyre, në pavarësinë e Kosovës

Mark Gjonaj zyrtarisht shpallë kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut

Princi Leka, mbrriti në vizitë zyrtare në SHBA – Pritje madhështore në New York, për Princin Leka dhe zonjushen Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka

NJU JORK : Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA shënoi 100 vjetorin – Ditëlindjen e saj!1 mijë shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e Amerikës, Kanadasë, dhe mbarë trojeve shqiptare, Shqipëria Etnike ishte mbrëmë në 100 vjetorin e krijimit të Vatrës

Maj

Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia dhane nje koktejl duke trasheguar traditen e vjeter te familjeve Mbreterore, nga e gjithe bota, kur vizitojne New Yorkun

Promovohet në New York, kompleti i veprës së plotë(1- 8 volume) të Imam Vehbi Ismailit

Studentët shqiptarë nga kolegjet John Jay College dhe Fordham College nisën fushatën “Studentët për Ken2013″

SHBA: Virginia ne qytetin e Norfolk, nga data 24 deri 29 prill 2012 u zhvillua Festivali Artistik i Orkestrave Frymoreve dhe formacioneve te ndryshme te Ansambleve te Kengeve e Valleve -Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura te Shqiperise dhe Ansambli Shterore i Kengeve dhe Valleve Popullore shpalosi vlerat me te vyera kombetare

Zonja Liri Berisha takim me Zonjën e Parë, Michelle Obama në Samtin e 25-të, të NATO-s

Qershor

U prezantua në New York libri ;” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë ” i autorit Sergio Bitiçi

Në Washington u zhvillua ceremonia e përkujtimit të Viktimave të Komunizmit: Një kurorë me lule të freskëta – në emër të të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, vendosën në këtë ceremoni, edhe Ambasada e R.Shqipërisë si dhe Organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerkiane”, me qendër në Washington dhe delegacioni i udhëhequr nga LQSHA, presidenti Joe DioGuardi dhe bashkëshortia e tij Shirly Clojes – DioGuardi

New York : U mbajte ore komemorative ne kujtim te Dino Asanaj

18 qershor, 2012, 183 lojtarë kanë marrë pjesë në Turneun Vjetor të Golfit, i cili është i katërti në radhë dedikuar ndihmave që po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Ky turne u zhvillua nën kujdesin e një grupi kordinator : Anton Raja (kryetar i bordit) Elmi Berisha (nën kryetar) Leon Gjoni, Martin, Pjetri, Louis Gjelaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Frank Fogliano, Simon Qafa, Mark Tushaj, dhe Palok Rudaj.

U zhvillua ne New York, pikniku i madh Shqiptare Dita e Trashegimise Me shume se kater mije shqiptare te Amerikes, nen organizmin e Qendres Nene Tereza prane Kishes Shqiptare Zojes se Shkodres, pasurojne edhe me shume jeten argetuese, kluturore, artistike dhe sportive
Parada e shqiptarëve në Manhattan e organizuar nga Shoqata “Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi, Ervin Toro dhe Dorian Nasto ndezi atmosferën në pragë të 100 vjetorit në të 5 Avenue – Motoja “Çamëria është Shqipëri!”

Korrik

4 Korriku 236 Vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u festua në të gjitha vendbanimet shqiptare

Karolina e Veriut: Bashkatdhetarët tanë festojnë 90-vjetorin e lidhjeve miqësore SHBA – Shqipëri

Krijohet dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, për Qarkun e Hudson Valley, e cila përfshin zonën e eperme të New Yorkut, dhe do të udhëhiqet nga z Elmi Berisha, ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në ish Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në Amerikë, Bob Dole, veprimtarë i dalluar i komunitetit për dekada.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe Instituti Nacional Demokratik, ftojnë përzemërsisht në një panel – diskutim në Uashington me temën : “Kontributet e grave në Ndërtimin e Shtetit në Kosovë”

Gusht

Interviste me anetarin e Kongresit Amerikan, Eliot Engel : “Heqja e immunitetit , hapi pozitivë për Shqipërinë, në BE ”

Intervista : Zef Balaj: 100 vjetori i Vatrës, një burim krenarije që e vë në mendime të gjithë diasporës

Besimtarët shqiptarë myslimanë në Amerikë festuan Fitër Bajramin

Southfield Michigan :Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Miçigan – SHBA, u organizua një aktivitet masivë kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme kombëtare, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore me famullitarin e saj Dom Nue Gjergji e cila me këtë rast mbajtri edhe një Turne Futbolli për moshat 9-12 vjeçaredhe Festivalin e Kishës

Shtator

Mark Gjonaj – në ndihmë të moshuarve dhe fëmijëve !

New York : në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë”, “Televizioni Kultura Shqiptare” dhe “Gjonlekaj Publishing Company, mbajtën një orë përkujtimore, kushtuar poetin tonë të madh, Ali Podrimja.

Në kujdesin e shoqatës Vatra në New York, u promovuan dy libra të Professor Nusret Pllana : Mbas New Yorkut, librat e professor Pllanës, “NATO intervention in Kosovo” dhe libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” në “dyert” e Biblotekës së Kongresit Amerikan

Ish kongresmeni me orgjine shqiptare Joe DioGuardi uroje i pari per fitoren Gjonajn

Press Konferenca – Shqiptaro-Amerikanët për Obama-Biden

Konferenca Kombetare per Shtetesine shpalli emerimin e zotit Ilir Zherka si Drejtor Ekzekutiv

NEW YORK : Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbajti darkën vjetore kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

SHBA: Statuja e Nëna Terezes në mesin e 80 personaliteteve më të shquara nga e gjithë bota në Kopshtin Kulturor në Rockefeller Park – Presidenti Nishani përuron shtatoren e “Nënë Terezës” në Cleveland

Tetor

Hapet Zyra e aplikimit të Pasaportës Biometrike Shqiptare, në New York – Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani dhe zoti Dritan Mishto preu shirtin e Zyrës së aplikimit të Pasaportës Biometrike në New York, e cila ndodhet në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme në qytetin e New Yorkut

NJU JORK : U zhvillua “Konferenca ; Harta e Leadershipit Ballkanik”. me temën “Gratë në Formësimin e Shoqërisë” . Bashkëshortja e Kryeministrit Berisha, zonja Liri Berisha u nderua me çmimin prestigjioz “FEBA 2012”

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan /KKSHA/, mbajti darkën vjetore dhe mbas saj lëshoi dekleratë falmnderimi për Darkën e 16-vjetore të Çmimeve në Nju Jork – KKSHA: “Thank You ! – Ju Faleminderit!”

Një delegacion nga Bashkia Kamëz, vizitoi shtëpinë e Vatrës në New York – Vatra, tani është ajo shoqatë shqiptare në diasporë që i mban të hapura dyert e saj, – për të gjithë shqiptarët

JAPONI: Shqiptarët hapin biznesin e tyre, në qendër të Tokios. Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, një nga bizneset më të mëdha në botë të industirsë kulinare këto ditë ka bërë hapjen e njësisë së saj të parë në Japoni në Stacionin historikë të Trenit dhe të restauruar bukur në qendër të Tokios

New York : Mblidhen fonde për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë: Dom Pjetër Popaj : “Mbledheja e këtyre ndihmave për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë është drejtimi i njerëzve kah Zoti, në forcimin e besimit, paqes dhe bashkëjetes fetare, mbasi edhe Katedralja Nena Tereze; është ngritur të jetë në shërbim të paqes dhe bashkimit mes shqiptareve ”

LQSHA – dhe DioGuardi në fushatë për kandidatët republikan e demokratë për zgjedhjet e 6 nëntorit

Albanian Culture kremtoi ditëlindjen e 15-të

Ambasadori i Kosovës Bekim Sejdiu dhuroi Abetare, dhe libra për shkollat shqip në Amerikë

Nentor

SHBA zgjedhjet 2012 : I pari shqiptar ne historine e emigracionit qe zgjidhet ne nje post kaq te lart shteteror ne SHBA – Mark Gjonaj eshte dhurata me e bukur ne 100 vjetorin e pavaresise qe shqiptaret e Amerikes i bejne kombit tone ne festimet e ketij 100 vjetori – U desh te kalonte nje shekull qe mbas Joseph DioGuardit me gjak shqiptari te dilte nje bir shqiptari nga Reci i Ulqinit te ngjitej ne nje post kaq te lart. Mbas 100 vjetesh shqiptaret e Amerikes nxjerrin nje shqiptar ne krye te Shtetit te New Yorkut qe ti perfaqesoje ata dhe te jete zeri i tyre ne kete shtet

– Mundësit Shqiptarë valëvitën flamurin kuq e zi – Ergys Mirukaj i peshës 84 kg u rendit i treti duke marrë medaljen e bronxit

Nju Jork: U zhvillua Festivali i XXII-të i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – Shpaloset flamuri kuq e zi më i madh në Amerikë. Kurora e Festivalit Shqiptar 28 nëntori 1912 – përvjetori i 100- të, i Shqipërisë së Pavarur
Universiteti “William Paterson” – New Jersey, veprimtari për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë” Nata e Kulturës Shqiptare”

Premiera e dokumentarit, për promovimin e bukurisë natyrore të Shqipërisë, në New York, perla e bregdetit Jone

Në qytetin Waterbury -(Uareberi) të Connecticut, u bë ngritja e falmurit kuq e zi – në shtizën e Bashkisë së Qyetit. Në ndërkohë që një shqiptari të vjetër të këtij komuniteti në shenjë nderi iu bë ” Majori Dite i Qytetit – “Mayor of the Day” i Waterburyt

New York : Mijëra shqiptarë “vërshuan” si lumë në New York me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Shtatë ditë valvitet në mes të Nju Jorkut flamuri kuq e zi me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë

Përfaqësitë e Shqipërisë në Nju Jork dhanë një pritje me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres ne Nju Jork, Meshe dhe ngriti Flamurin me rastin e 100 vjetorit te pavaresise

Dhjetor

Këshilli Bashkisë së Nju Jorkut, mbajti ceremoni për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë “Formohet” Shqipëria Etnike në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut: ceremoni në 100 vjetorin e pavarësisë: nderohen me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut, disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, të cilët në mënyrë simbolike përfaqësonin Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare. Nderohet, edhe i biri i konsullit të parë shqiptarë në Nju Jork

Super Tony ! kampioni i botës që do Bashkimin Kombëtarë në intervistë ekskluzive me Bota sot mbas fitimit të Kupës së Botës me gazetën tonë

Harry Bajraktari mesazh familjes së Azem Hajdarit me rastin e përurimit të përmendores së heroit të demokracisë,

Reshat Mati – “Ariu Shqiptarë”, 13 vjeçari që po çuditë Amerikën

OKB: Shoqata „Çamëria“ në Shtetet e Bashkuara bashkoi Shqiptarët e Amerikës të përkujtojë genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë para OKB-ës

Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres ne Nju Jork, mblodhi mijëra besmitarë për të festuar Krishtëlindjet

SHBA: Martin Shkreli, një 29-vjeçarë shqiptaro amerikan anëtarë i revistës Forbes “30 under 30” në Financë

 

Filed Under: Kronike

Shqipëri, Medalja e Mirënjohjes për autorë të veprave studimore dhe artistike

December 27, 2012 by dgreca

Presidenti Nishani nderoi autorë librash e botimesh historike si dhe artistë, mes të cilëve edhe gazetarin e Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi/

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani nderoi me 27 Dhjetor me Medaljen e mirënjohjes autorë të veprave studimore dhe artistike kushtuar 100- vjetorit të pavarësisë.
Presidenti Nishani nderoi autorë librash e botimesh historike, si dhe artistë të cilët kanë realizuar disa vepra me rastin e përvjetorit të pavarësisë së vendit, mes të cilëve edhe gazetarin e Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi për librin e tij kushtuar udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës.
Kreu i shtetit deklaroi se me veprat e tyre këta autorë “hapën një rrugë dhe nxitën në radhë të parë studiuesit, krijuesit, artistët, historianët të fillojnë të mendojnë më shumë për historinë e Shqipërisë, për të evidentuar më shumë vlerat e kësaj historie si dhe për t’u ofruar një informacion real, transparent, qytetarëve shqiptarë, shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe miqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi historinë e këtij vendi dhe kombi”, u shpreh kreu i shtetit në ceremoninë e dhënies së Medalieve të Mirënjohjes.(Kortezi: Zeri i Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ilir Ikonomi, kontribusit e 100 vjetorit, Mirenjohje, presidenti Nishani

Duke nderuar shqiptarët në mënyrën më të ndershme:

December 27, 2012 by dgreca

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane shënon 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Washington/

Shkruan: Faton Bislimi- kandidat për doktorature në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada/

           Festimi dhe shënimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është bërë në të gjithe botën ku shqiptarët jetojnë në mënyra të ndryshme. Mirepo, ishte pikërisht në Washington, DC, në zemër të demokracisë dhe të kryqytetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes që kjo ditë historike e rëndësishme u shënua në mënyrë te vecantë. Nën udhëheqjen e ish kongresistit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi nga Fondacioni dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shqiptarët nga i gjithë vendi u mblodhën me 28 nëntor në Kennedy Caucus Room në Senatin amerikan për të festuar njëqindvjetorin e Shqipërisë duke njohur rolin e saj historik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ngjarje, që ishte vetëm me ftesë zyrtare, bashkoi shqiptaro-amerikanët me udhëheqësit hebrenj dhe me Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për tu përqëndruar në rolin e vacantë që shqiptaret luajtën në shpëtimin e hebrenjve të cilët jetonin në Shqipëri apo kërkuan strehë aty gjatë Holokaustit.

Për më shumë se njëzet vite, Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane ka qenë zëri kryesor, më efektiv dhe më i rëndësishëm për popullin shqiptar në Washington, DC. Në krye me kongresistin DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi, LQSHA-ja ka ndikuar në formimin e politikës së jashtme të SHBA-ve ndaj cështjes shqiptare në Ballkan. Kjo u bë së pari përmes Kongresit amerikan duke i edukuar liderët e politikës së jashtme në te dy dhomat e Kongresit dhe mëpastaj duke punuar me Komitetet e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për të bërë presion mbi Departamentin e Shtetit që të ndjekë politikat e drejta ndaj cështjes shqiptare në Ballkan, vecanërisht pavarësisë së Kosovës.

Festimi i 100 vjetorit me 28 nëntor ishte dëshmi për rolin e LQSHA-së, Joe dhe Shirley. Një numër liderësh të Kongresit erdhën për të përshëndetur punën që Joe, Shirley, dhe LKQSH-ja kanë bërë për të drejtat e shqiptarëve dhe për të sjellur paqe në Ballkan. Me rastin e festimit të 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë, Anëtarët e Kongresit dhe liderët hebrenj gjithashtu nderuan rolin e rëndësishëm që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë luajtën për të shpëtuar hebrenjtë gjate Holokaustit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është dëshmi e shpirtit të shqiptarëve dhe humanizmit të tyre. Kjo pjesë e historisë së shqiptarëve më së miri tregon karakterin e vërtetë të popullit shqiptar, vecanërisht në një kohë kur imazhi i shqiptarëve po degradohet nga portretizimi i keq i tyre si ekstremistë muslimanë nga fqinjët e tyre serbë dhe greko-ortodoksë.

Armiqte tradicionalë të shqiptarëvë në Ballkan janë përpjekur me shekuj ta portretizojnë popullin shqiptarë si një popull që nuk e meriton shtetësinë apo trajtim të barabartë me të tjerët. Shqiptarët kanë qenë viktimë  të persekutimit dhe terrorit shtetëror shumë vende përreth Shqipërisë. Megjithatë, shqiptarët kurrë nuk iu kanë dorëzuar kërcënimit të shtypësve. Ata kanë luftuar në mënyra të ndryshme dhe vazhdimisht kanë gëzuar sukses me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte tema qëndrore e fjalimit të Senatorit Charles Schumer kur ai e krahasoi historinë e popujve shqiptarë dhe hebrenj duke iu referuar një shkrimi te Dhjates se Vjeter qe lexohet Jewish Passover Seder:

“Në cdo gjeneratë ata janë ngritur për të na shkaktuar vuajtje, por në cdo gjeneratë ne [hebrenjtë] kemi mbijetuar.”

Për më tepër, shpëtimi i hebrenjve u mbajt në errësirë për pothuajse gjysmë shekulli gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Askush nuk do të dinte për rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit sikurse të mos ishte për punën e Joe DioGuardit dhe Kongresistit të ndjerë Tom Lantos, të cilët e zbuluan këtë heroizëm të fshehur të shqiptarëve kur ata udhëtuan për në Shqipëri në vitin 1990 si zyrtarët e parë të ShBA-ve që vizituan vendin pas pothuajse 50 vitesh të marrëdhënieve të shkëputura diplomatike. Me 28 nëntor, disa video klipe të vizitës së tyre  në Kosovë (e pasuar nga vizita e tyre Shqipërisë) u shfaqën për të pranishmit, dhe keto klipe sigurisht që ngjallën emocione, vecanërisht për Annette Lantos, e cila me lot në sy iu drejtua të pranishmëve në emër të Fondacionit Lantos, duke rikujtuar disa nga kujtimet më të mira të burrit të saj të ndjerë nga ai udhëtim në të cilin edhe ajo mori pjesë në vitin 1990. Zonja Lantos, a mbijetuar e Holokaustit, shprehu falenderimet e saj ndaj Joe dhe Shirley për punën e tyre që e bënë me Tom Lantosin dhe për shqiptarët në të gjithë Ballkanin.

Sado historike që të jetë roli i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, duke u bërë kështu vendi i vetëm në botë që kishte më shumë hebrenj pas Luftes së Dytë Botërore se para saj, rëndësia e kësaj vetem sa shtohet kur mirret parasysh roli që shqiptarët në Kosove luajtën. Shqiptarët e Kosovës ishin instrumental në mundësimin e kalimit të sigurte të hebrenjve nga Shqipëria në Kosove të cilët po i iknin Holokaustit. Arif Alickaj, babai i Agim Alickaj, anëtar i Bordit të LQSHA-së, u nderua në këtë ngjarje për ndihmën e tij dhënë shumë hebrenjve në Kosovë, përmes funksionit të tij si Sekretar i Komunës së Decanit, i cili i dha hebrenjve letërnjoftime kosovare me emra te rrejme muslimanë në mënyrë që hebrenjtë të kalonin kufirin për në Shqipëri. Duke iu drejtuar të pranishmëve në emër të familjes së tij, shumë prej të cilëve ishin aty – duke përfshirë edhe vëllaun e tij i cili erdhi nga Norvegjia, Agim Alickaj tha se familja e tij ndihej krenare se babai i tij kishte ndihmuar hebrenjtë që të mbijetonin, dhe se babai i tij e kuptonte vuajtjen e hebrenjve sepse babai i Arifit (gjyshi i Agimit) ishte pushkatuar nga armata serbe në vitin 1922 vetëm se ishte shqiptar.

Përpjekjet e pareshtura të Shirely Cloyes DioGuardi dhe të LQSHA-së bëri që Yad Vashem ta njihte shqiptarin e parë nga Kosova, Arsllan Rezniqi, as“Righteous among Gentiles”. Arsllani, tregtar i ushqimeve dhe komoditeteve në gjithë Ballkanin, përdori kontaktet dhe rrugët tregtare, duke përfshirë edhe Arif Alickajn, për të siguar kalim të sigurtë për qindra hebrenj gjatë 6 viteve. Stërnipi i tij, Lekë Rezniqi, një gazetar i spikatur nga Kosova dhe bashkëdrejtues i Asociacionit të Miqësisë Kosovë-Izrael, iu drejtua te pranishmëve, duke ndarë kujtime të sakrificave që familja Rezniqi nga Decani i Kosovës kishin bërë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe përpjekjet e tyre për të hedhur në dritë kontributin e shqiptarëve kosovarë për shpëtimin e hebrenjve. (Në vitin 2007, Joe dhe Shirley shkuan bashkë me gjyshin tash të ndjerë të Lekës, Mustafën, në Jerusalem per të ndjekur njohjen publike të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit në Yad Vashem, Autoritetit te Përkujtimit të Heronjve dhe Martirëve të Holokaustit.

Ronald Rettner, filantropisti dhe biznesmeni hebre amerikan i cili bashkëdrejtoi ngjarjen, përshendeti shqiptarët “që nuk ua kthyen shpinën një populli që ishte në rrezik” dhe shqiptarët na kanë prezantuar neve një sfidë sepse “ka shumë raste sot ku bota po lejon që vuajtjet pa diskrimnim po shkojnë të pakontrolluara”. Ashtu si e spjeguan Joe dhe Shirley, sakrifica e paparë e shqiptarëve erdhi nga besa, kodi i nderit që është i rrënjosur thellë në traditën dhe karakterin e shqiptarëve, dhe që i kërkon shqiptarit ta mbroj mysafirin me gjitha mjetet e nevojshme, madje edhe kur rrezikon familjen dhe jetën e vet. Shpetimi i hebrenjve nga shqiparët është edhe më i jashtëzakonshëm për faktin se shqiptarët nuk i konsideronin hebrenjtë si të huaj, por si mysafirë. Ky fakt u nënvizua edhe nga disa folës të tjerë, duke përfshirë këtu Profesor Richard Stone, Kryetar i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Madhore Amerikano-Hebrenj, dhe Johanna Neumann, i mbijetuar hebre gjerman familja e të cilit u shpëtua nga shqiptarët.

Edhe Ambasadori i Israelit në Washington Barukh Binah shprehu falenderimin dhe mirenjohjen e tij popullit shqiptar dhe LQSHA-së për shpalosjen e kësaj sakrifice dhe për organizimin e këtij festimi, i cili gjithashtu shtoi se fakti që shqiptarët janë muslimanë dëshmon se hebrenjtë dhe muslimanët mund të jene shokë. Rabini Joseph Potasnik, Zëvendës-Kryetari Egzekutiv i Konference se Rabinëve të New Yorkut, tha se storia shqiptare gjate Holokaustit na tregon se“me e mira e te gjitha besimeve duhet te qendroje bashke kunder se keqes se te gjitha besimeve.”

Për të nderuar 100 vjetorin e pavarësise dhe shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomen e Përfaqësuesve, Ileana Ros-Lehtinen, iu drejtua të pranishmëve, duke nënvizuar përparimin historik që Shqipëria ka bërë pasi përjetoi “një diktaturë komuniste brutalisht shtypëse që e ktheu gjithë vendin në një burg virtual.” Megjithatë, ajo gjithashtu nënvizoi sfidat e shumta para Shqipërise në rrugën e saj përpara dhe tha se “kauza shqiptare nuk ka përfunduar, sepse ndarja e tokave dhe popullit të saj vazhdojnë të kenë pasoja vdekjeprurëse për rajonin, duke përshirë Kosoven.” Si rezultat, Kryetarja Ros-Lehtinen iu kujtoi të gjithëve se Shtetet e Bashkuara janë bërë dhe vazhdon të jetë aleat i parezvuar i shqiptarëve, kryesisht për arsye të rolit udhëheqës që Joe dhe Shirley dhe LQSHA-ja kanë luajtur në sjelljen e cëshjeve shqiptareve më afër mendjeve dhe zemrava të shumë anëtarëve të Kongresit amerikan.

Nje tjetër anëtar i fuqishëm i Dhomës së Përfaqësuesve, Howard “Buck” McKeon, Kryetar i Komitetit te Shërbimeve të Armatosura, iu drejtua të pranishmeve, duke shprehur mirënjohjen e tij më të perzemërt për gjithë atë që shqiptarët bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shqiptaret  i kanë dhënë Shteteve të Bashkuara. Në fund të vitit 2011, Kryetari McKeon ishte instrumental në sigurimin që baza amerikane në Kampin Bondsteel në Kosovë të mos i dorezohej një vendi tjeter, ashtu siq ishte sugjeruar. Vendimi i tij për ta mbajtur Bonsteelin nën udhëheqjen amerikane, pa marrë parasysh shumë presioneve për të reduktuar praninë e ushtrisë amerikane nëpër bote, erdhi vetëm pas Joe and Shirley kishin lobuar tek ai qe ta merrte këtë vendim dhe pasi Shirley prezantoi tek ai argumentim të fuqishëm për mbajtjen e pranisë amerikane në Kosove derisa problemi i ndarjes de-facto të veriut të Kosoves dhe destabilizimi i rajonit nga Serbia te jetë zgjidhur.

Nga Senati amerikan, Senatori Charles Schumer nga New York foli për vlerat dhe virtytet e shqiptaro-amerikanëve. Duke përfaqesuar New Yorkun ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë, Senatori Schumer është njohtuar me shumë shqiptareve dhe ka mësuar shumë për traditat dhe vlerat e tyre. Në fjalimin e tij, ai theksoi se shqiptaro-amerikanët e pasurojnë New Yorkun dhe Amerikën jo vetem sa i përket kulturës, por gjithashtu shoqërisë dhe ekonomisë. Senatori Schumer tha se ai ishte shume i impresionuar me shpirtin ndërmarrës të popullit shqiptar dhe dedikimit të tyre për të qenë të suskesshëm. Njëra prej shembujve më të mirë se si shqiptarët kërkojnë suksesin, tha ai, është mbështetja e tyre për Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Joe e Shirley si zëdhënisitë më të mire të tyre në Washington, D.C.  Senatori Schumer shprehu mirenjohjen e tij të sinqerte ndaj Joe, Shirley, dhe LQSHA për oganizimin e këtij festimi në Capitol Hill për 100 vjetorin e paverësisë se shqiptarëve dhe për punën e tyre të vazhdueshme në formimin e politikës së jashtme ndaj cështjeve shqiptare.

Kongresisti Dana Rohrabacher, një mbështetës qe një kohë të gjate i lirisë, vetëvendosjes, dhe kauzës kombëtare shqiptare, u prezentua nga Shirley Cloyes DioGuardi. Rohrabacher e kundërshtoi marshimin gjenocidial të diktatorit seb Slobodan Milosevic, shumë herët dhe para se ky kundërshtim të ishte pozicion i popullarizuar.Disa video klipe u shfaqën ku ai kishte bërë deklarata të fuqishme në seanca dëgjimi para Komitetit të Punëve të Jashtme në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Kongresisti Dana Rohrabacher u emocionua shumë nga ky festim aq sa atij iu përlotën sytë. Ai tha se ai ishte shumë i emocionuar jo vetëm për atë që shqiptarët kishin bërë për të shpëtuar hebrenjtë gjate luftës së dytë botërore, por gjithashtu për atë që Joe dhe Shirely dhe LQSHA-ja kanë bërë për shqiptarët. Ai tha se ai ishte falenderues që kishte mundësinë të njihte Joe dhe Shirley dhe të mësonte përmes tyre për kërkesat e drejta  të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kongresisti tha se ai ndihej mirenjohës ndaj popullit shqiptar për atë që ata kishin bërë gjatë kohës më të errët të njerëzimit për të treguar se shpirti i njeriut mund të jetë human dhe guximtar edhe në situatat më të vështira.

Per ta përkujtuar këtë ngjarje përgjithmonë, Kongresistet Rohrabacher dhe Nadler parazitën Rezoluten 812 në Dhomën e Përfaqesuesve me 15 nëntor, që përshëndet popullin shqiptar në 100 vjetorin e deklaratës së pavarësisë nga Perandoria Turko-Osmane me 28 Nëntor, 1912, dhe gjithashtu përshëndet shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve që ose jetonin në Shqipëri ose kërkuan strehë aty gjatë Holokaustit. Nje rezolutë e ngashme ne Senate, Resoluta 601, u paraqit nga Senatori Schumer.

Shume mysafirë kishin privilegjin për të marre pjesë në këtë ngjarje dëgjuan me vëmendje gjatë drekës dy-orëshe rrëfimin unik të herozimit shqiptar dhe vlerësimet që u bënë në nder të kësaj nga shumë politikbëres në SHBA dhe udhëheqës hebre amerikanë.

Luan Mazreku, një i ri nga Kosova dhe anëtar i ri i Bordit te LQSHA, that se ai dinte për shpëtimin e hebrenjve nga Kosova, ai u habit nga rëndesia që kjo paraqet jo vetëm për hebrenjte që shpëtuan, por për të gjithe njerëzimin. “Ky është një shembull”, tha ai “nga i cili e gjithe bota mund të mesojë.”

Mazreku shtoi se “Edhe pse shqiptaret jane nje popull i vogël në tokë për nga popullsia, ata perfaqësojnë një pjesë të madhe të zemrës humane.”

Shirley Cloyes DioGuardi foli per kontrastin në mes të arkitektëve nazistë të “zgjidhjes përfundimtare” për të shfarosur hebrenjtë evropianë, të cilet ishin, në fjalet e Kryetarit të Yad Vashemit Avner Shale, “përfaqësues të Rilindjes gjermane me doktoratura” dhe të popullit shqiptar, shume prej të cilëve ishin të pashkolluar, por të cilët përfaqësonin nivelin më të lartë të moralit.

Shume Anëtarë të Dhomes së Përfaqësuesve u ndalën për të përshëndetur të pranishmit. Në mes tyre ishin Nan Hawork, Reed, Gibson, dhe Engel, si dhe ish-Anetarët Connie Morella dhe Bill Zeliff. Ish-kongresisti Ben Gilman, tani 91 vjec, i cili luajti një rol të rëndësishëm me Tom Lantos dhe Henry Hyde, ishte i ftuar nderi. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të mirrte pjesë pas një lendim të rëndë në këmbë, por ai dërgoi vlerësimin e tij në mënyrë të shkruar. Gjithashtu, shume rabinë dhe udhëheqës të tjerë hebrenj morën pjesë, dy prej të cilëve, Rabini Warren Stone dhe Leonard Guttman, të cilët dhanë lutjen dhe bekimin, repsektivisht.

Së fundmi, Joe DioGuardi prezantoi anëtarët dhe udhëheqësit italiano-amerikan të Fondacionit Kolombus të Qytetarëve si dhe Fondacionit Kombëtar Italiano Amerikan, dhe ai shfrytëzoi rastin për tu përkujtuar të pranishmëve se ushtria shqiptare, e udhëhequr nga gjenerali i madh Gjergj Kastrioti Skënderbeu në betejën e Apulias në vitin 1461, bindshëm mposhtën pushtuesit francezë që po mundoheshin ta mirrnin nën kontroll Mbretërinë e Napolit. “Sikur të mos ishte për shqiptarët, Italianët do të flisnin frëngjisht sot!” tha ai.

Ngjarja e 28 Nëntorit edhe nje herë tregoi rëndësinë e përpjekjeve 22 vjecare të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Joe dhe Shirley, si udhëheqesitë e LQSHA-së, kanë qenë gjatë këtyre viteve ura, lidhja kryesore, në mes të shqiptarëve dhe politikbërësve të politikës së jashtme të SHBA-ve. Sikur të mos ishte për punën e tyre për të fituar mbështetjen e Kongresit të SHBA-ve, shqiptarët nuk do të ishin ku janë sot: Shqipëria nuk do të ishte një demokraci dhe anëtar NATO, dhe Kosova sigurisht nuk do të ishte as e lire e as e pavarur. Po aq sa është e rendësishme shpëtimi shqipar i hebrenjve, është edhe rrëfimi i shpëtimit të kauzes kombëtare nga Joe dhe Shirley. Pa ata dhe bordin e Liges Qytetare, kauza kombëtare shqiptare do të kishte stagnuar komplet. Pa ata, edhe ky rrëfim unik dhe heroik i shpëtimit të hebrenjve me siguri se mund të kishte humbur në histori. Prandaj, ishte me vend që 20 anëtarët e Bordit të Ligës që ishin pjesëmarrës u prezentuan dhe u mirëpritën me duartrokitje për punën e tyre shumëvjecare.

*Faton Bislimi është kandidat për doktorature në Universitetin e Albertës në Edmonton, Kanada dhe Anëtar i Bordit të LQSHA-së.

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: Faton Bislimi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

TELEGRAM NGUSHELLIMI I KONSULLIT TE PERGJITHSHEM TE SHQIPERISE

December 27, 2012 by dgreca

Shumë i dashur Z. Sina!/

 Më lejoni t’ju ngushëlloj thellësisht për humbjen e nënë suaj të dashur Znj. Hane Sina.\

Jeta e nënës Suaj të nderuar bën krenar cdokënd: stoike dhe e papërkulur e kampeve të përqëndrimit dhe shtypjes së asaj kohe të mbrapshtë; një grua e vetme, që me një angazhim të pashoq ruajti, rriti dhe edukoi fëmijët dhe familjen e saj të ndarë tragjikisht për pothuaj gjysëm shekulli. Ikja e Hanes në këtë periudhë të vitit, kur njerëzit urojnë dhe luten për paqe e mirësi vjen si një mesazh për të gjithë. Me këtë rast, duke dashur të evidentoj edhe punën tuaj vetëmohuese në pasqyrimin me profesionalizëm të veprimtarive madhështore të 100 vjetorit të pavarësisë, krahas kujdesit të pareshtur për nënën tuaj në shtratin e lëngimit, jam i bindur se shembulli dhe mirësia e saj do të vazhdojnë të jenë të gjalla tek Ju dhe pasardhësit.

 Edhe një herë pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta,

 Dritan Mishto

 Konsull i Përgjithshëm

 

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: Beqir Sina, dritan Mishto, Konsull i Pergjithshem, telegram nushellimi

Hane Sina (1928-2012) – Ikonë e kalvarit të vuajtjes të familjes Sina

December 27, 2012 by dgreca

Klajd Kapinova/
 
Vuajtja, ka mbetur pa shërim. Ajo ishte pjesë e jetës në familjen Sina, gjatë 5 dekadave të sistemit komunist.
Refreni i zakonshëm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, përbuzje e fyerje ekstreme, varfëri me bukë mjerimi, nënçmime sistematike, dhunë psiqike e fizike të vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga çdo e drejtë elementare njerëzore, nëpërkëmbje deri në disa breza,…
Këto dhe shumë të tjera, kanë qenë emëruesi i përbashkët, që e ka shoqëruar kalvarin e vuajtjeve dhe stërmundimeve, familjen e moçme etnike shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnjë, për ruajtjen dhe respektimin e traditave me vlera tipike autoktone dibrane.
Këto ditë të ftohta dhjetori, në qytetin Brooklyn, në shtetin e New York-ut, mbylli sytë, një prej grave më stoike të kampeve të komunizmit, një nga nënat më fjalë ëmbël, më e thjeshta, modestja deri në përvuajturi shembullore, mbas gjithë historisë plot dhimbje dhe plagë të thella, që e ka shoqëruar pambarim ndër dekada, të pavdekshmen dhe të paharruaren, për të gjithë në vendlindje dhe Amerikë, nënën e vuajtjeve Hane Sina!
Por historia e familjes së njohur të Dibrës së Madhe, zë fill tek drama, që përfshiu nënë Hanën, kur ajo ishte ende fëmijë i brishtë.
Kështu nga burimet historike dhe dokumentet e familjes Sina, mësojmë se në moshën 11-vjecare u vra Haxhi Dishi, babai i vogëlushes (sikurse thuhet në Dibër për një “vijë uji”) nga njeriu më i afërm i familjes (djali i axhës) babai i të cilit asokohe, punonte si qarkkomandant xhandarmarie në Dibër të Madhe…
Vrasjen e babait të Hanës, Beqir Sina e përjetoj rëndë, nga që e donte aq shumë, sa nuk ia falte kërkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet në forcë, për burrat shqiptarë të vërtetë, që dijnë të falin gjakun, mbi dhimbjen e thellë. Si besnik që e kishte, më vonë e bëri mik shtëpie. Ky është një rast i rrallë, që ka ndodhur deri më sot në krahinën e Dibrës së Madhe dhe botën shqiptare.
Një jetë mes vuajtjes dhe mjerimit komunist
Hana, lindi më 18 maj të vitit 1928, në katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi.
Sikurse kujton sot i biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë Beqir Sina (nënën Hana), në moshën 12-vjecare propoganda fashiste e dërgoi sëbashku me një grup fëmijësh nga Dibra në Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa fëmijë të tjerë, të familjeve të mëdha nga e gjithë Shqipëria. Këtë mirësi asokohe fëmijës së zgjuar, ia bëri qarkkomandanti Beqir Sina, për të harruar ndoshta edhe vrasjen e babait të saj…
Ngjarjet në vendlindje precipitojnë me shpëjtësi. Atje, komunistët, përmes propagandës së gënjështrës, kishin arritur të trudhosin me bolshevizëm të rinjtë dhe njerëz naiv, që nuk e njihnin fytyrën e zezë të proletarëve, që ndryshe fliste dhe ndryshe vepronte.
Kjo u duk shumë qartë në Rusi, me triumfin e luftës civile ose sikurse njihet si “revolucioni bolshevik”, ku, pushtetin e mori ideologu marksist Lenini dhe siamezi diktatori famkeq gjeorgjian Stalinin. Ai sot për nga krimet në kohën e tij (sipas burimeve historike bashkëkohore), është i pari në botë dhe i dyti nazisti gjerman Hitleri.
Si shumë të rinj idealist, me ëndrra dhe qëllime përparimtare, mbushur plot ndjenja të ngrohta atdhedashurie, rikthimin në vendlindje e shihnin si shpresë, për një jetë dhe liri të vërtetë demokratike, sikurse ishte Italia dhe shumë shtete të tjera të Europës Perendimore.
Por shpejt, ëndërra e adolishentes errësohet dhe vendin e saj e zë mjerimi dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandist të Tiranës së kuqe prej 1944-1990.
Në fakt, kthimi saj në Shqipëri, ishte një kthim në një udhëtim të ngadalshëm drejt varrezave, pa e kuptuar vdekjen e ngadalshme, që po u vinte të gjithë nacionalistëve dhe familjeve të tyre, të cilët e donin Atdheun si shtëpinë e tyre… Nisi kështu përjetimi i udhës së vështirë të kalvarit të vuajtjeve të njëpasnjëshme…
E reja fisnike dhe zemërbujare Hana, një ditë të bukur pranvere, në moshën 19-vjecare, martohet me djalin e Beqir Sinës, të riun Rasim Sina, që vinte nga një derë e fortë e nacionalizmit shqiptar.
Nga burimet historike mësojmë, burrat e dy kunatave të veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur regjimi sllavo-komunist në Maqedoni, ndërsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre vëllëzërit e tij: Musën, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile Kaloshen, janë kthyer më 1949 nga Kampi i Uznovës, mbas një amnestie të përkohshme në katundin e tyre në Rreth Kale.
Kthim ishte pa shpresë dhe të ardhme. Ata e gjetën kullën e djegur nga komunistët. Jevxhitët e hoxhistit të Gjirokastrës më pare e kishin vjedhur gjithcka që ndodhej brenda,… e shkatërruan dhe më pas e kthyen në kazermë mallrash për ushtrinë e tyre.
Është me interest të thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varfërisë, ka treguar vlera fisnikërie e mirësie, në momentet më dramatike të bashkëvendasve.
Kështu, mësohet se kur vendasit morën vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur, menjëherë shprehen humanizmin konkret, që buronte nga shpirti flori i tyre, duke e ndihmuar, që të ngrinte strehën e varfër për të hapur familjen e tij te re. Pa dallim, i gjithë katundi dhe nga trevat e tjera u ngritë në këmbë. Aty u mblodhën fshatarët dhe brenda natës i ngritën një kasolle familjes së Beqir Sinës.
Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e  rrethuan me qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe më pas e suvatuan me baltë e harasan.
Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, që askohe po përpiqej të luftonte mjerimin dhe prapambetjen, që u thellua me ardhjen në pushtet të proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq ne familjet shqiptare në qytet e katund…
Por nga ana e tjetër, gjesti bujar, për t’iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt…
Mjerimin si bashkëudhëtare, që pllakosi këtë familje, një mik me banim sot në New York, e rikujton kështu: “Sina, që dikur kishte qënë e para e këtij vëndi “Kulla e Sinëve”, i thoshin tani, ishte edhe pa bukë, pa drita, pa tasa e lug, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek…”
Fshatarët e të afërmit e tyre, menjëherë filluan kush e kush të ofronte diçka nga bujaria mes varfërisë që si sëmundje ngjitëse i kishte prekur të gjithë. Ditët iknin me shpëjtësi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do të martohej me Hanen, nga fjala e dhënë, sipas traditës dhe zakonit.
Ishte vërtetë një dasëm e thjeshtë shqiptare, pa zhurmë e krisma armësh, që ndodhnin shpesh në gëzimet shqiptare dje dhe sot…
“Dhe kështu u bë dasma. Në atë shtëpi, nuk u dëgjuan daullet e festës, por u bë një dasëm me ceremoni simbolike dhe gëzim të thjeshtë, pa mish,… dhe vetëm disa të afërm i ranë çiftelisë dhe kënduan pak atë natë…”, kujtonte shumë vite më parë nusja e re asokohe Hana 19-vjeçe dhe dhëndrri Rasimi 16-vjeç.
Në atë kasolle të thjeshtë, çiftit të ri, Zoti u dha tre fëmijë. Fëmija e parë ishte vajzë Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i mirënjohur Beqir Sina, u nis në atë kasolle…dhe lindi në barakat e kampit të internimit famkeq të shfarosjes së ngadalshme në Savër të Lushnjës…
Me arratisjen e Rasimit, falë ndihmës bujare të një besniku të familjes Sina, nëna e tyre si i thërrisnin malësorët në kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon familjet e mëdha, për të respektuar njëra-tjetrën thirreshin vetëm në mbiemër.
Një ditë Kaloshia, i mblodhi të gjithë fëmijët saj rreth vetes, e i pyeti se kur do të arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtatëzanë shtatë muajsh me fëmijën Beqir në bark, që thoshte, se vetëm dëgjoja dhe sipas zakonit nuk mund t’a hapja gojën…
Sojnikja, u tha djemëve: “Djemtë e mi, Zoti ua bëftë dritë nga të shkoni, se nëna me tesha në krah e nisi dhe po e bitis po me tesha në krah, por shyqyr Zoti, kësaj rradhe kam edhe nusen e re dhe do t’a kalojmë me gjithë nanat e tjera, se jemi mësuar në kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje…”
Dhe kështu nusja e re Hana, me fëmijë në bark (sic e kishin zakon gratë e Dibrës), e lidhi shamin dhe me Kaloshën nga dera e madhe e Kaloshëve të Kandrit, (Musa, që vuante mjerimin në burg), morën rrugën drej kënetave të Myzeqesë.
Të gjithë ata që e kanë njohur në kohën e rregjimit komunist dhe më pas, kur e kanë takuar dhe folur shtruar me fisniken në shtëpinë e Beqir Sinës (sikurse autori i këtij shkrimi), në Brooklyn, New York, flasin me shumë respekt, për mbresat e mira, që u kanë lënë takimet më Sojniken dibrane, sikurse e thërrisnin të gjithë deri sa u nda nga kjo jetë…
Ajo ishte shumë e drejtë dhe ndershme, zemërbujare, trimëreshë, e zgjuar, me një humor të hollë dhe djegës (thumb), për komunistët (njësoj sikurse barcoletat shkodrane antikomuniste në kohën e rregjimit komunist).
Janë pikërisht këto cilësi, si: ndershmëria (i pakorruptueshëm), besnikëria deri në vdekje, burrëria dhe zgjuarësia, bujaria e mikpritja, përkushtimi për t’i cuar gjërat me vendosmëri deri në fund, mbajtja e fjalës,  positive, që i sheh dukshëm tek i biri gazetari Beqir Sina, të cilin, të gjithë e duan dhe e respektojnë në komunitetin tonë në Amerikë. Ai ishte i dashur edhe nga bashkëvuajtësit në Saver të Lushnjës…
Bujaria e shpirtit të saj, vinte nga geni i trashëguar i familjes, sepse ishte një Derë e madhe fisnike, përkrah dyerve të parisë së Shqipnisë asokohe, të cilët, për cudi të historisë të gjithë ishin surgjenosur në skëterrën vdekjeprurëse famkeqe të kampit në Savër të Lushnjës.
Me qindra dhe mijëra djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetimë, që vinin nga familje intelektuale e patriotike, të shkolluar në Europën Perëndimore, kishin hyrë në dyer e ferrit të këtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dolën prej aty, të shkatërruar fizikisht, por të fortë mendërisht në vitin 1990, tek mbijetuan pragun e vdekjes, ku, shumë ndërruan jetë nga koleksioni i sëmundjeve dhe pakujdesi mjekësor, gjatë 5 dekadave të rregjimit komunist.
Kushdo, që ka qenë i interesuar dhe ka lexuar ose mësuar, për historinë kobndjellëse të Savrës, e di fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqipërisë, sikurse ishin familjet më të zëshme asokohe, si: Markagjonit, Mirakajt, Bajraktarit, Dinëve, Dugagjinit, Mulosmanëve, Hoxhës, Nezajve, Kolgjinit, Sinës etj.
Si shumë nuse të reja, që u vendosën rishtas me familje në kampin e internimit, u ndihmuan me bujari nga të gjithë banorët e hershëm aty të ardhur me kohë nga qytetet dhe zonat e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Një detaj interesant, ka mbetur i ngulitur thellë në kujtesën e familjes Sina dhe më shumë djalit (kolegut tim Beqir Sina), i cili, ndër të tjera tregon, për bujarinë e familjes Markagjoni, që i është gjendur qysh në ditët e para familjes së porsaardhur në kampin e internimit.
Kështu, vajzat zemërbujare tw Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, i blenë tesha të reja dhe e bënë Hanen ti vinte sado pak buzëqeshja, në një mjedis të ri, rrethuar nga njerëz të mirë dhe jo sikurse shkruante media komuniste, përmes propagandës së saj shpifëse…
Gratë, nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët, të afërmit e atyre burrave patriot, baballarëve të mirë dhe përkushtuar, që nën breshërinë e plumbave të mitrolozave në kufi, ishin arratisur nga ferri komunist, për një jetë të lirë në demokraci, vuanin edhe më shumë, për shkak të aktivitetit të tyre kundërkomunist, në vendet e Europës Perendimore dhe ShBA.
Kështu sa më shumë, që ata ngrinin zërin para Departamentit të Shtetit, kongresistëve dhe senatorëve miq dhe dashamirë të shqiptarëve, aq më shumë mprehej shpata e luftës së klasave në Shqipëri, ndaj pjesëtarëve të familjes të tyre tashmë në burgje apo kampet e përqëndrimit ose shfarosjes.
Kështu fjala vjen Rasimi, burri i Hanës, fliste si spikër, për shumë vite me radhë në radion “Zani i Atdheut”, në New York, i cili, një herë në javë emetonte programe në gjuhën shqipe, kundër qeverisë komuniste në Tiranë, aq më shumë rritej zemërimi i partisë-shtet të diktaturës, kundër familjes Sina, që vuante kalvarin e gjatë të përsekutimit të përjetshëm, me të cilën ishte dënuar ajo…
Hena Sina, ishte një prej tre nuseve të Sinëve, që sëbashku me vjehrrën e tyre fisnike Kafile (Kaloshi) Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet.
Ajo, e nis jetën si gruaja e Rasim Sinës, po me arratisjen e tij, humb sa hap e mbyll sytë gjithçka! Për ate e shumë të tjerave si ajo nis ferri i tmerrshëm e i pafund i kampeve të diktaturës…
Vitet kalojnë dhe demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik të shqiptarëve, që me ose padëshirë kujtohen se janë pjesë e kësaj bote, se duhet të jëtojnë të lirë dhe në demokraci…
Mbas rënies së komunizmit në Shqipëri Hane Sina, u vendos në ShBA sëbashku me familjen e të birit, gazetarit të palëkundur kundërkomunist Beqir Sina.
Gjatë rinisë së saj, ajo kishte marrë shumë sëmundje, të cilat, i rënduan së tepërmi shëndetin dhe vitet e fundit të jetës i kaloi nën shërbimin e drejtpërdrejtë të gruas fisnike të Beqirit…
Në çastet e fundit, Hena Sina ndodhej në shtëpi e rrethuar ngrohtësisht nga të gjithë njërëzit e saj të dashur, sikurse edhe kunta e saj Myrvetja.
Me lot ndër sy dhe me një pikëllim të thellë, Henës sokolesh, ia mbylli sytë djali i saj Beqir Sina, që e deshti aq shumë dhe ndau gjithnjë vuajtjet me fisniken e pamposhtur dibrane.
Familja, thotë se dashuria dhe malli për nënën Hanën, do të jenë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës sonë, sikurse të  gjitha nënat shqiptare, që na rritën dhe edukuan me sakrifica të mëdha…
Këtë fisnike tipike shqiptare, do t’a kujtojë komuniteti shqiptarë në ShBA, të gjithë ata miq e dashamirë, që patën rastin t’a njohin nga afër…
Pushoftë në paqe!

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: Hane Sina, Ikone e Kalvarit, Klajd Kapinova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 584
  • 585
  • 586
  • 587
  • 588
  • …
  • 603
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kandidatët zyrtarë për kryetar të Vatrës: Adriatik Spahiu, Dritan Haxhia, Dr. Elmi Berisha, Dr. Pashko Camaj
  • Naim Frashëri në 180-vjetorin e lindjes…
  • MIQTË- ARMIQ, KONICA DHE NOLI
  • 10 arsyet për të dalur në protestën për rikthimin e shtetit e të funksioneve të republikës
  • Memorandumi i Greçës, 23 qershor 1911, akti themelues i programit kombëtar që ndezi shkëndinë e pavarësisë
  • DIAMANTËT E FESTIVALIT
  • Protesta Kombëtare dhe streha e establishmentit të korruptuar
  • HAPËSIRA E PËRBASHKËT E REFLEKTIMIT
  • Teatri i demokracisë…
  • “Katedralja diturore dhe shpirtërore e Anton Nikë Berishës”
  • Historic Milestone for the Albanian-American Community
  • Nga Besëlidhja e Lezhës te Kosova e sotme, domosdoshmëria e unitetit 
  • ANDI MEÇAJ – MJESHTRI QË HOLLËSITË JETËSORE I QËNDIS ME ART POETIK
  • PROGRAMI I KUVENDIT – NJOFTIM NGA VATRA
  • The United States as a vital partner in the development of the Albanian Healthcare Research System (1926–1936)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT