• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Poezi nga Manjola Barci-Kozi 

August 2, 2022 by s p

Dedikuar fillimeve të reja, dhe HQ qe u bë muza ime…

I dogjëm te gjitha urat…

I dogjëm te gjitha urat i dashuri im

Urat që na lidhën netëve të ftohta

Urat që na conin në lugina dashurie të pafundme

Te papërshkuara nga askush tjetër…

…Vetëm nga ne të dy…

I dogjëm te gjitha urat i paharruari im

Urat që na conin në xhepat e harruar te kujtesës

Në labirinthet eksituese të harresës…

…Ku vetëm ne të dy gjenim strehë…

Ah, ne i dogjëm të gjitha urat i shtrenjti im

Urat që na lidhnin në hapësirat e nxehta

Të nxehta si dashuria që po avullonte

Si dhimbja që po kondensohej

Si malli që po na gërryen…

I dogjëm te gjitha urat i dashuri im

Por edhe në ikje ti u bëre muza ime

Me tepër sec do ishe berë në përjetim…

                Edhe Njëherë…

A ishte ëndërr apo shpresë?

Si s’munda ta dalloj vallë?

E harruar e brishtë ka mbetur tashmë

Nje pikë loti në të thellin mall.

Tu luta, nga pas të erdha

Por ti sikur me mua ende vazhdon e luan

Si nje ëndërr e shthurur u harrove

Në vetminë që shpirtin tim e bluan.

Ah, sa dua  të të dashuroj edhe njëherë

Pastaj le të tretem në te vetmin harrim

Le ti lëm urat që na lidhën dikur, të digjen

Le të marrosem në të mallkuarin pendim.

Se un e humbur qënka e thënë të jetoj

Pa ty, pa ne, dy ishuj të vetmuar

Ujëra të thellë, të kripur midis nesh,

Në këtë vorbull bote të harruar.

Ah, sa dua  të të dashuroj dhe pak

Pastaj shpirti im në vetmi  të tretet

E lodhur, e heshtur ndoshta do përulem

Se vec mallit asgjë tjetër s’do mbetet.

E lash shpresën tashmë e lirë te fluturoj

Si një zog që merr rrugën pa kthim

Por ëndrrën të lutem më lejo ta mbaj

ëndrra me ty është i vetmi,  i bukur kujtim…

Dua të iki…

Dua të iki të harrohem në një botë tjetër

Në nje botë ku kujtimet të mos egzistojnë

A thua do jesh edhe ti diku atje?

Ku ndarja dhe ikjet  akoma  përvëlojnë?

Gotën e verës ne dorë plot e kam

Asnjë gllenjke nuk kam pirë por e dehur jam

Në fund to gotës sytë e tu shkëlqejnë

Dhe unë sytë e tu dua ti pi bashkë me fjalët që gënjejnë…

Fjalët që thamë, premtimet që bëmë

Në muzgjet e ngrysur që ikja i merr …

Të harruar në dashurinë tonë të etur

Që akoma digjet e ftohtë në agimet terr.   

Jemi larguar shumë larg, në pole të acarta

Pa fjalë, se i mbaruam me premtimet e gënjeshtra

Premtimet që urjat e shiut I morën me vete

Bashkë me gjethet e rëna në vjeshtra.

Filed Under: Kronike Tagged With: manjola barci kozi

URGENT ACTION ON BUTRINT IS NEEDED

July 25, 2022 by s p

By Jack Chekrezi/

Dear reader,

On July 22, 2022, the Albanian Forum for the Protection of Cultural Heritage distributed a disturbing video on Facebook that shows the controversial British archaeologist, Prof. Richard Hodges, making some alarming remarks on the history of Albania and Butrint during year 1913. Among other things, Hodges states that Butrint was not part of Albania, “a country that was an artificial creation of the Great Powers”.

The link to the video in Italian is here: https://fb.watch/erfKpWFN3j/ 

Richard Hodges is the leading Board Member of the very contentious Foundation for the Management of Butrint, created and controlled by the Albanian American Development Foundation [AADF], which will soon take over the management of the World Heritage Site of Butrint in Southern Albania unless the High Court in Albania does not step in to stop them.

Unfortunately we note that, on the very same day, U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim, published on twitter a very strong endorsement of AADF and its work in Butrint.

In a summary, the Albanian government, advised and influenced by the AADF, has recently approved the hotly debated law granting Butrint management to AADF for ten years. The President of Albania rightly vetoed the law, but it was overruled by the Parliament. Yet, despite the strong opposition in Albania to such a blatant takeover of the Butrint management, the U.S. Embassy in Albania, the USAID headquarters in Washington and its local office in Tirana have so far fully supported AADF.

Albanian-Americans cannot stand indifferent in front of such flagrant travesty.

AADF is an off-shoot of the Albanian American Enterprise Fund [AAEF], created by an Act of Congress in 1990s. However, instead of being fully dissolved, as Congress required, the AAEF was transformed in 2009 into the AADF as a permanent, private foundation, remaining under the nominal supervision of the USAID.

Despite the rosy description of their achievements in Albania, the latest fiasco on Butrint raises very serious questions on AAEF/AADF’s true role and intentions in the field of cultural heritage in Albania.

We should keep in mind that National Parks in America, including federally owned World Heritage Sites, are managed solely and exclusively by the National Park Service [NPS], an agency of the Department of Interior. 

If we in the United States do not allow any private foundations to manage our federally owned national parks, how come that the USAID is allowing the AADF to do exactly the opposite in another country?

While changing the mind of the government in Tirana is the duty of our fellow Albanians residing there, we have the collective power of the vote as U.S. citizens to ask the help of our elected representatives in the U.S. so that our government takes the necessary corrective action.

Write to your Senators and your congressman/congresswoman! Tell them that you are very concerned about the actions of the U.S. Embassy and USAID in Tirana and that you ask for your elected representative to exercise their constitutionally mandated oversight powers towards the administration. More precisely, ask them that if we, in the US manage our National Parks through our NPS, and if USAID policy is to promote “local capacities” and “home rule”, why are the U.S. Embassy and USAID in Albania deviating from such firm and consistent U.S. Government policies? Why are they “experimenting” in Albania, thus treating Albania and her people as guineapigs?

And in connection with the videoclip, by showing their full and unqualified support to AADF’s takeover of Butrint’s management, the U.S. Embassy and USAID in Albania are allowing little room to distance  themselves from the dangerous views of the British professor Richard Hodges on Butrint and Albania.

Suggest to your elected representative that the only corrective actions out of this unfortunate situation would be for the USAID to instruct the AADF Board of Trustees to immediately cease and desists from its plans to take over the management of another country’s national parks and cultural heritage sites.

Consistent with U.S. government policies, the AADF has no business in interfering and taking over the management of Albania’s national parks and cultural heritage sites.

The Albanian people have protected, preserved, managed and cared for their cultural heritage and national parks on their own for centuries, including Butrint. They should continue to do so in the future.

Finally, inform your elected representative that, as the November midterms elections are approaching, the large Albanian-American community across the United States, many of whom live in key battleground states, is very disturbed of the actions of the current administration in Albania and such actions – if there is no change – may heavily influence their voting preferences on November 8th.

You can find your own Member in the House and Senate in the link below by simply entering your zip code:

https://www.congress.gov/members/find-your-member

Write them today. Spread this message. Time to act is now!

Filed Under: Kronike

MARIA…

July 21, 2022 by s p

Gezim Zilja/

Më kishte kaluar orari i kafes atë mëngjes. Dallova vendin bosh dhe vrik u ula në qoshen time. Pa më pyetur pyetur, në tavolinë u ul një grua rreth të pesëdhjetave. Binin në sy flokët e gjatë në të zezën e korbit nga ku vinte një aromë e lehtë parfumi. Me zgjati gjithë elegancë dorën me gishtat e gjatë, tepër të hollë e  delikatë, ku tek i mesit shndërriste një unazë me gur diamanti. Nën lëkurën e lëmuar të pëllëmbëve gati të tejdukëshme dalloheshin damarët blu nëpër të cilët rridhte ritmikisht në mënyre të pandërprerë  lëngu jetëdhënës. Thonjtë e gishtave,  ishin të lyer me një të kuqe të fortë por jo vulgare. Në fytyrën e gjatoshe, mbi mollëzat dallohej një e kuqe, e zbehtë trëndafili…. Kishte diçka midis bukurisë së statujave greke në muzetë e Athinës dhe ëmbëlsisë së gruas persiane të përshkruar plot art e shpirt nga Esenini. 

– Nuk po më njef profesor,- buzëqeshi gruaja, duke lënë të shndërrisin dhëmbët e bardhë e të plotë. Më përqafoi dhe mbajti kokën disa sekonda mbi sup. Ka ca kohë që në trurin tim, rryma e vazhdimësisë në sektorin e kujtesës ndërpritet dhe vjen pas pak çastesh ose vonon edhe me orë. Po gruaja bukuroshe nuk më la të mendohem: “Jam Maria, e shkollës profesionale.“ Më mirë të më kishte qëlluar me shuplakë fytyrës sesa më kujtoi atë ngjarje, që edhe pas dyzetë vjetësh, gjumi më ikën kur e kujtoj…

 Ishte hera e tretë që mblidhej Këshilli Pedagogjik për një lidhje të supozuar midis dy të rinjve, Marisë në vit të dytë dhe një djali maturant. Sekretari i partisë së shkollës me detyrë karrocier, një njeri plot vese, me një ballë si njeriu e Neadertalit, kurrizo dhe çalaman, që bënte furnizimin e mencës dhe konviktit të shkollës, drejtonte seancat “gjyqësore”. U nisën disa telegrame në fshatin e thellë verior, të Maries, ku i kërkohej të atit të paraqitej urgjent në shkollë,  por prej andej nuk erdhi kurrë përgjigje. Merita ishte e imja, që guxova të ndërroja vetëm një germë te emri i fshatit. Prej andej vinte përgjigja e shkruar: Nuk ka banor të tillë në fshatin tonë. Doli që Maria e bukur me sy larushë  e pantallona burrash si thes, i kishte kthyer përgjigje djalit në një një letër fletoreje, me vijën e kuqe anash ( kurrë nuk e mora vesh si ra letra në dorën e karrocierit) pas propozimit: “ Unë pranoj me u dasht me ty. Sa me mbaru shkollën e pastaj do t’i tregoj babës…”  Kaq ishte letra. Po ku mbahej çalamani: “Jemi para një rasti flagrant të shfaqjeve të huaja. Nëse e lemë rininë të livadhisë kështu, nesër do na mbushet shkolla me dobiça. Ligji nuk lejon që në shkollë të mesme të rinjtë të dashurohen.”  Maria dridhej si ajo fija e rigonit në shpat, kur e rreh era e malit. U hodhën në votë dy proprozime: Përjashtim përgjithmonë nga shkolla dhe përjashtim për një vit. Fitoi mendimi i dytë. E shkreta Mari: mezi e kuptoi vendimin e organizatës bazë të partisë dhe të këshillit pedagogjik. Fytyra iu bë e bardhë si shkumësi, ngriu nga tmerri, hodhi vështrimin e pikëlluar me sytë gjithë lot, që kërkonin ndihmë, mbi trupin pedagogjik dhe shqiptoi më zërin e mekur: “Ban me mar vesh baba ke shpia, ka me më myt.”  

Në shtator Maria, nuk u kthye në shkollë megjithëse dënimi kishte mbaruar. Si mësues më brente mendimi se nuk kisha bërë sa duhej për të mbrojtur atë engjëll bukurie të papërlyer. Maria nisi të tregonte me pak fjalë jetën e saj: “ I thashë babës që ashtë shkollë e vështirë dhe nuk e bëj dot. Nana qau. Baba më rrahu sa mezi jam çuar nga shtarati pas një jave. Tre vjet kullota bagëtinë në mal e ndihmoja nanën. Sa u përmbys sistemi ika pa e kthyer kokën prapa. Kam parë tmerr, mbi gomone e kamiona, me njerëz që jetonin poshtë urave dhe bënin gjithçka për mbijetesë, por ia dola. Urreja gjithçka më lidhte me dheun tim. Edhe bari i fushave edhe lulet më dukej se mbanin ngjyrën e zezë. Një copë fëmijë isha, vija nga zonat e thella dhe më dënuan me vdekje. Është hera e parë, që kthehem pas 40 vjetësh për disa dokumenta dhe nuk besoj se do të kthehem më. Jetoj në Gjermani me familjen time. Kam dy fëmijë, nuk dinë shqip. Shumë pallate e supermarkete këtu, por njerëzit pak kanë ndryshuar, ende ka shumë varfëri e urrejtje… Erdha të të them faleminderit për atë germën, që ndërrove  dhe telegramet nuk mbërritën kurrë në atë fshat të humbur. Nëse baba do të vinte në shkollë kisha vendosur të hidhesha nga tarraca.” Asnjë fjalë nuk munda të them. Më dukesh vetja si idjot, dhe kisha ngrirë si ato statujat pa jetë të realizmit socialist. Pasi më përqafoi sërish, Maria iku. Dy harabela kërcyen mbi tavolinë nga ana, që ishte ulur gruaja e bukur. Çukitën disa thërrime dhe u larguan mbi pemën aty afër. Mora filxhanin e kafesë dhe fillova të gjerb gjithë zhurmë lëngun e hidhur… 

Filed Under: Kronike

NË KISHËN MESJETARE TË BALLDRENIT… ME FLAUT DHE KITARË

July 19, 2022 by s p

Frano Kulli

C:\Users\User\Desktop\Foto F (Paolo)\Frano_color_2 (2).jpg

Dy instrumentistë nga Kosova, Nina Shala në flaut dhe Drilon Cocaj në kitarë, të shkolluar lakmueshëm në Konsevatorë emërmëdhenj si “Giuseppe Verdi” në Milano e “Luca Macarenzio” në Brescia, prej pak vitesh pedagogë në instrumentet respektive, në Prishtinë, po edhe koncertdhënës në Itali, Zvicër, Francë, Spanjë, Suedi, Kosovë, Maqedoni … dhanë këtë fundjavë një koncert edhe në Shqipëri… “Duo Koncert” e kishin thirrë paraqitjen e tyre me pjesë simfonike klasike, që dhanë fundjavën që shkoi, në një kishë të vogël, mesjetare, në Balldre të Lezhës. 

Kisha, në të cilën, pas restaurimit të parvjetçëm është ruajtur e paprekur çdo shenjë e vlerë e trashëgimisë e shpëtuar prej  rrëmeteve të kohës së largët fort. Kisha e Sh’na Prendes është e ndërtuar në fundshekullin e dymbëdhjetë. Në përkujdesjen e fundme  ripërtëritëse nga dom Nikë Ukgjini, amanetqari i rrallë i mirëmbajtjes së kësaj trashëgimie, personazhi i njohur e nismëtar e prijës i këtyre punëve të vlefshme sa vetë idenditeti i Shqipërisë sonë. Më shumë se vjetërsia e saj, interesante është shpërfaqja në apsiten e saj e një afresku: “Darka e fundit”. Piktura murale aty mendohet të jetë realizuar, jo më pak tre shekuj përpara se të vinte në botën tonë Leonardo da Vinçi (1452-1519), i famshmi i përbotshëm. Arrijmë në këtë përfundim simbas kumtit të arkeologut françeskan At Flavio Cavallini: “…mbështetur në disa të dhëna që zotërojmë, mund të hedhim një hipotezë datimi. Ka mundësi që mjeshtrit e afreskeve, me shumë gjasë me prejardhje dalmate, të kenë lënë në gjysmën  e dytë të shekullit XIII këtë gjurmë me shumë vlerë të artit të tyre në peshtafin (këtu: elterin, altarin) e vogël të Kishës së Shën Prendjes.” …”Duo”-ja luajti pjesë si: Cafe 1930 – Astor Pazzolla, Cavatina-Stanley Mayes, Siete canciones populares espanolas, por edhe “Kur më vjen burri nga stani- Tefta Tashko, etj., Kurse ata që e shijuan mbrëmjen qenë jo më shumë se 60 a 65 veta, shqisat e të cilëve , dukshëm shfaqnin ndjesi paqtije e njëheri ndezullie emocionale që të jep muzika e mirë, e përcjellë gjithashtu mirë e me virtuozitet. Muzika, në një sintoni të përqasun me  “odeonin” ku luhet… 

*  *  *

Edhe në Kukël, në fillimgushtin e verës së vjetshme u pat luajt një  koncert me piano.

 Robert Bisha pati dhanë  koncert me piano në patalogun përpara qelës e Kishës së Kuklit. Bukur sa s’ka. Roberti, i shkolluar mirë në Itali, po edhe me karrierë të lavdërueshme e të shënuar artistike atje, vinte për koncert me piano këtu, në vijim të një turneu që sa e kish mbyllur në Italinë e Jugut.

Dy net më parë kishte luajtë në oborrin e Katedrales së Rrëshenit, ftuar prej Mons. Gjergj Metës, pastaj këtu… E të pasnesërmen në Shirokën piktoreske. Me një repertor krejt të zgjedhur, me pjesë simfonike klasike po dhe me krijime të vetat muzikore, të improvizuara; një ngjizje e bukur e folkut të veriut kryesisht, me muzikën klasike.

Një teknikë krijuese artistike, të cilën tashmë e ai ka konsoliduar dhe jo pa sukses. Pjesë të luajtura më parë edhe në të tjera koncerte në Itali e gjetkë. Pianist, por edhe mjeshtër interpret në shumë instrumente të tjerë, Roberti, përpos se tashma është i njohur në mjaft qytete të Europës, sidomos të Italisë, ka shënuar koncerte tepër të mirëpritura edhe në Shqipërinë e tij.

Aso here, nën zë, si mos me dashtë me zhurmue sado lehtë tingujt e pjesëve simfonike, njeri prej organizatorëve të koncertit, Marjani, Marjan Lukani, megjithatë nuk e pati lënë pa e përcjellë te shikuesit e vëmendshëm e seriozë të koncertit se, kur kishin shkuar të kërkonin pianon në Shkodër për koncertin, dikush nga zyrat përgjegjëse atje u kishte thanë se pianoja nuk mund të nxirrej prej institucionit… Në Shkodër, vjet kështu…

Në Shkodrën që, “…në vitin 1835, kemi dokumente që provojnë blerjen e 28 pianove, ashtu siç kemi informacion se në fshatin Bërdicë [5-6 km nga Shkodra] në vitin 1842 kishte rreth 30 violina që përdoreshin në muzikën popullore ” – kumton akademik Vaso Tole. (https://wwwkultplus.com/trashegimia/ishte-viti-1845-kur-shkodra-blinte-28-piano-e-30-violina 14 dhjetor, 2017) Duke dëgjuar kumtin e pakëndëshëm, sesi m’u pat përzie ajo shija e athtë që vjen nga vitet tridhjetë prej koncertit asokohe të dy zonjushave artiste; Tefta Tashko Koço e Lola Gjoka, përmes filmit “Koncert në vitin 1936”.

Edhe atëherë, atje, në njërën prej qyteteve baltovike të Myzeqesë, ku artistet e kultivuara, kthyer nga Parisi, kishin shkuar për të dhënë koncert, njeriu i zyrës, komik po i dëmshëm sa s’ka, u fut “stërkëmbësha”, duke zhurmuar me ca çengie të porositura tingujt e meloditë oksidentale të artisteve idealiste.

Ngjashëm shumë me atmosferën konsumiste muzikore sot, ku “tallavaja” çan turrin. Në dasma e në zijafete, në rrugë në plazhe e nëpër hotele, në pritje e në synetllëqe…dhe një pakicë e njerëzve detyrohen ose të ndryhen në shtëpi, ose të vënë pambuk në veshë, kur “per forza” ndodhen aty pranë.

Nejse…, po meq rasti e solli në përmendje, Kukli, një fshat mbështetur në faqen lindore të Malit të ultë të Kakarriqit, ndërmjet Shkodrës e Lezhës, prej ku kundrohet si prej një ballkoni të gjatë natyror krejt fusha e Zadrimës deri në Kallmet, me kund njëqind shtëpi, po a jo, zor se do të njihej më përtej kufirit sa të kap rrethi i syrit, sikur aty të mos kishte jetuar gati gjysmën e jetës së vet, kund nja tridhjetë vjet, Ndre Mjeda.

Prift famullitar aty, poeti i “Juveniljes”, gjuhëtari, atdhetari, politologu, veprimtari i iluminuar i prosperitetit tonë kombëtar. Me një formim të thelluar e të shumanshëm të marrë përreth 16 viteve (nga viti 1979-1895) të pandërprerë në auditorët universitarë prestigjiozë të Europës, në Valencia-Spanjë, Kraljevica-Kroaci, Universiteti Gregorian në Romë, në Kremona-Itali e Krakovas Poloni. Me një talent krijues aq shumë të spikatur…

Por edhe me dhunti e kualifikim të lavdërueshëm muzikor… E duhet kujtuar, se përmendet pak e ka kaluar thuajse në heshtje fakti se: nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha mësime muzike në kolegjin “Marco Girolamo Vida” në Kremona. Po, po, mësime pianoje…

Po në auditoriume si këto të Kishave të vogla e të Katedrales së madhe të Shkodrës së gati një shekull më parë, zë fill kreatyra muzikore e mjeshtrave themelues të muzikës së kultivuar në Shqipëri; At Martin Gjoka, dom Mikel Koliqi, Prek Jakova, Tonin Harapi, Çesk Zadeja, Pjeter Gaci… Kurse Avni Mula do t’ia dedikonte “zbulesën” e dhuntisë së vet muzikore një prifti të katundit, dom Nikoll Dragusha në Beltojë, afër Shkodres, duke u ushtruar në pianon që prifti kishte në qelen (banesen) e vet aty në katund. Në agun e viteve ’40 të shekullit të shkuar.

* * *

Koncerte e veprimtari të tjera artistike si këto, janë edhe një motiv e thirrje më shumë për t’u larguar nga rrëmuja e rrëmeti i qyteteve ditëve të verës me të nxehtë avullues. E me zatetë këtu në oborrin e vogël të Kishës së herëshme të Balldrenit. Ase në  oborrin e qelës së Kuklit të Mjedës së ëmbël, ndërtuar me aq shije e sharm plot 116 vjet më parë e kthyer sot, në një unit kulturor shembullor, falë hobit të dom Nikës. Faleminderit Nina Shala në flaut dhe Drilon Cocaj në kitarë, falemnderit mjeshtër Robert Bisha në piano…, falemderit ju të treve për zgjedhjen e fisme e të dobishme! 

Ju mjeshtërve të Teatrit Kombëtar të Operës …pushime të mbara !

C:\Users\User\Desktop\Koncerti Balldre.jpg
C:\Users\User\Desktop\IMG-20220716-WA0001.jpg

Foto nga koncerti: i Nina Shala në flaut dhe Drilon Cocaj në kitarë, në Kishën e Sh’na Prendes në Balldre, e shek. XII,

Filed Under: Kronike

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë) festoi dyvjetorin e themelimit të tij

July 16, 2022 by s p

Sektori për informim i KKAD-së

Ein Bild, das Text, verschieden, gleich enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

  Të shtunën me 9 korrik 2022 nëpërmjet platformës ZOOM, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë) festoi dyvjetorin e themelimit të tij. Vlen të përmendet se Këshilli u krijua më 4 korrik 2020, nga një grup mësuesish vullnetarë të cilët me punën dhe përkushtimin e  tyre u bënë shembulli më i mirë, se si punohet dhe veprohet në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare në Mërgatë. 

   Për ta kujtuar këtë datë, anëtarët e saj në mënyrë kronologjike rikujtuan ditët më të mira të punës së këtij këshilli dhe sfidat që kishin kaluar përgjatë këtyre dy viteve. Fillimisht si Këshill i Mësuesve Shqiptarë të Diasporës (KMSHD) dhe më vonë si  Këshill Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, gjë që me këtë emër fituan edhe VKM-në nga ana e qeverisë shqiptare , në të cilën thuhet se: Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës do të bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”. Po ashtu që “Mësuesit shqiptarë në Diasporë, me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë do të kenë një mekanizëm në dhënien e opinioneve profesionale për arsimin shqip në Diasporë”.

   Në këtë takim festiv u pasqyrua puna dyvjeçare me theks të veçantë takimet me përfaqësuesit institucional, organizimi i manifestimeve rreth datave historike, si dhe kontributi dhe këmbëngulja e anëtarëve të Këshillit në konsultimet e njëpasnjëshme rreth teksteve shkollore, gjë që rezultoi edhe me botimin e teksteve shkollore të nivelit të parë.  Veçojmë ditën e mësuesit me logon “Lule për mësuesin 21”, “Lule për mësuesin 22”, si ndër takimet më gjithëpërfshirëse, ku morën pjesë mësimdhënësit nga mbarë diaspora shqiptare, përfaqësuesit institucional të tri shteteve, të Shipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. 

   Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë), tashmë me një përvojë të mirë të punës së saj, ka arrit të ketë suksese në misionin e tij, në sensibilizimin dhe unifikimin e mërgatës shqiptare rreth shkollës shqipe në diasporë si dhe në përhapjen e diturisë në gjuhën amtare kudo ku shqiptarë, në gjirin e së cilit funksionojnë tre sektorë:  sektori pedagogjik, sektori i informimit dhe sektori i organizimit.

   Gjatë diskutimit dhe analizës së punës dyvjeçare ndër të tjera u nënvizuan përpjekjet e Këshillit rreth problematikave të shumta që ka ky lloj mësimi në organizimin e tij në Mërgatë dhe kontakteve të shumta me institucionet tona Shqipëri – Kosovë për bashkërenditjen e problematikave me qëllim zgjidhjeje sa më të shpejtë. 

   Në takimet e përbashkëta, qoftë ato  fizike apo përmes platformave online është ngrit shqetësimin për vijushmërinë e nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe si dhe gatishmërinë  tonë me qëllim që ta organizojmë sa më mirë këtë lloj mësimi në të ardhmen. Për këtë janë njoftuar institucionet përkatëse si dhe ju kemi ofruar model pune se si të veprohet tutje.  Kujtime rreth punës së Këshillit evokuan anëtarët: Mira Shehu, Mustafë Krasniqi, Teuta Tabaku, Anila Kadija, Aurela Konduri, Dritan Mashi, Melita Oreshkoviç, Musa Pali, dhe  Armenda Aliti, duke e cilësuar themelimin e KKAD-së si një ndër aktet më të rëndësishme të diasporës shqiptare, përmes së cilit në vazhdimësi dhe në kohë reale identifikohen shqetësimet që ka mërgata shqiptare për shkollën shqipe. 

  Takimin e përmbylli kryetari i Këshillit, Dr. Vaxhid Sejdiu i cili pos tjerash tha: „ sot kemi të drejtë të krenohemi me punën tonë të përbashkët, ndihemi të nderuar me punën e secilit nga ne, ngaqë e gjithë kjo nuk u arrit brenda natës, por me një punë të mundimshme, dhe me orë të tëra përkushtimi, për të nxitur rrugën më të mbarë për gjuhën dhe shkollën shqipe. Ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në rend të parë në vendet ku punoni dhe veproni  me dëshirën më të madhe që ky motiv të na përcjellë edhe në vitet në vazhdim sepse ne i duhemi Atdheut, jemi shumë të nevojshëm në përhapjen e diturisë në gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë. 

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 91
  • 92
  • 93
  • 94
  • 95
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT