• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“AMBASADORËT E PAQES” MARSHUAN NË TIRANË NË SOLIDARITET ME POPULLIN UKRAHINAS

March 5, 2022 by s p

Rozana Suli/

Tiranë më 3 Mars 2022, nën organizimin e shoqatës “Ambasadorët e Paqes”, me praninë e nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Lezhës, është bërë një marshim nga Sheshi Nënë Tereza, drejtë Ambasadës Ukrahinase dhe më pas asaj Ruse. Përpara këtyre 2 institucioneve, kemi vendosur gëzhojat e lulëzuara simbol i shoqatës sonë, dhe pankardat me mesazhe që bënin thirrje Paqes pa kushte, pa ngjyra, pa anë, vetëm shprehja e kësaj dëshirë që çdo njeri ndjen brenda tij veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit. Marshimit tonë, që u spostua në fund për një sitin në sheshin Skënderbe, ju bashkuan edhe qytetare që ishin në dijeni, nëpërmjet rrjeteve sociale. Manifestimi është kryer pothuajse tërësisht në heshtje dhe ka qënë i shoqëruar me disa gjeste: jemi ulur në shesh, rreth fjalës ‘paqe’ e shkruar në rusisht me dritën e dhjetëra qirinjve, në një heshtje që brenda saj përmbante gjithë fuqinë e thirrjes universale që sheh vetem në dialog zgjidhjen e konflikteve. Ky stil ndërgjegjësimi, ka qenë gjithmonë ne kordat e shoqates, qe ne fillimet e saj. Kjo lutje per paqe eshte ngjitur drejte qiellit edhe ne menyre simbolike me flamurin e paqes dhe tullumbacet. Ambasadoret e Paqes lindin si levizje per paqe ne nje moment te erret te historise Shqipetare, ne trazirat e vitit 1997, nen perkujdesin e don Antonio Sciarra, misionar katolik, qe ne ato vite te rrezikshme, zgjodhi te qendronte perkrah bashkesise se tij. Ishim femije e te rinj te terrorizuar nga vrasjet, plagosjet, varferia…por kur preket fundi, pastaj mundesh vetem te fluturosh. Kjo ndodh vetem fale ketyre edukatoreve qe besuan ne ne dhe qe na shtyne te benim me te miren per te kerkuar nje te ardhme ndryshe. Ndergjegjesimin e te qenit, te rinj qytetare aktiv dhe pergjegjes per te vetveten dhe komunitetin. Kemi filluar duke pastruar fshatrat nga gezhojat e zbrazura, i kemi mbushur me lule dhe i kemi dhuruar neper manifestimet, takimet me autoritetet qe kemi takuar nder vite ne rrugetimin tone. Nje pjese e madhe e gezhojave te mbledhura, i kemi shkrire per te ndertuar Kembanen e Paqes, qe pasi ka marre bekimin e papa Gjon Pali II, ka shetitur sheshet e pjeses me te madhe te italise, Shqiperise dhe Kosoves ne vitin 1999 dhe eshte vendosur ne Tirane, perpara Piramides ne daten 1 janar te vitit 2000, si zeri i femijeve shqiptar qe duan Paqen. Kemi punuar mbi edukimin per 25 vjet, te bindur qe nje vend ndryshon vetem me kete strument qe larteson njeriun. Kemi perqafuar me projekte te posatcme, dhe dhene zerin tone shume situave te veshtira te Shqiperise: vajzat e ‘humbura’ qe u ‘tregtuan’ ne europe per prostitucjon, sot fale kesaj ndjeshmerie ‘jeton’ shtepia Rozalba ku strehohen ne standartet me te larta te perkudjeses vajza nga mosha 3 deri ne 18 vjec; plagen e thelle te gjakmarrjes me projektin ‘shkolla vjen tek une’ per tu mundesuar femijeve ne gjakmarrje nje mesues qe i mesonte per te arritur te kishin te pakten certifikaten e mbydhjes se shkolles tete-vjecare; kampet verore me femije e te rinj qe favorizojne perfshirjen dhe rritjen personale nen tematika me vlera humane; bashkepunime me dhe aktivitete kuturore me komunitetin rom te qytetit te lezhes; diskutime me pergjegjesit politik mbi sherbimin civil ne vend te atij ushtarak per te rinjte qe me bindje nuk duan te ngjeshin nje arme; Aktivitete te mirembajtjes se ambientit dhe te ndihma konkrete familjeve ne nevoje (pershembull gjate fenomeneve natyrore ne vendin tone); kemi bashkepunuar me Drejtorine Arsimore per te punuar me nxenesit e shkollave te zones mbi tematika te ndryshme socjale; dhe si dje, kemi zbritur ne shesh dhe kemi vendosur vazhdimisht emrin dhe fytyren per te manifestuar kur dicka cenon te drejtat e njeriut. Sot një pjesë e konsiderueshme e shoqatës, jeton edhe jashtë shtetit, por vazhdojmë të punojmë së bashku me dëshirën e një Shqipërie më të mirë, e një bote më të mirë.

Filed Under: Kronike

Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, pritet raund i dytë

February 28, 2022 by s p

VOA


Delegacionet ruse dhe ukrainase do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtejshme, para se të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh për paqen, sipas agjecisë së lajmeve RIA, e cila citon këshilltarin e presidentit të ukrainës, Mikhailo Podoliak.

Ukraina kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, në bisedimet e sotme që u zhvilluan në kufirin Ukrainë-Bjellorusi. Në delegacionin ukrainas merrnin pjesë Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe këshilltari presidencial Mikhailo Podoliak.

Po sot Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në bllok.

Presidenti Zelenski kërkoi një anëtarësim të shpejtë në BE në një video-mesazh përmes së cilit ai gjithashtu u bëri thirrje trupave ruse të dorëzonin armët.

“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja, të jemi në një pozitë të barabartë,” tha ai. “Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kishte patur një telefonatë me udhëheqësin ukrainas dhe se “e vlerësoi atë për guximin e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës”.

“Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa mbrojtjeje ajrore, armë antitank, si dhe ndihmë humanitare dhe financiare,” shkruante zoti Stoltenberg në Twitter.

Rusia u përball me presion të shtuar diplomatik dhe ekonomik të hënën, ditën e pestë të fillimit të agresionit ndaj Ukrainës.

Ministria britanike e mbrojtjes tha të hënën se trupat ruse vazhdonin të ishin mbi 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke shtuar se “dështimet logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin rus”.

Ky vlerësim përputhet me vlerësimin e një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes, i cili u tha gazetarëve të dielën, se “nuk kemi asnjë tregues se ushtria ruse ka marrë kontrollin e ndonjë qyteti.”

Filed Under: Kronike

Lufta në Ukrainë dhe sa janë shqiptarët të përgatitur?

February 25, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Po shoh në një studio televizive që një gjeneral shqiptar thotë, mos hapni panik se rezistenca ukrainase do fitoj. Shoh televizorët që thonë se nuk po rezistojnë ukrainasit. Përse përhapni panik. Luftën Ukraina do ta fitoj, etj. Nëse Shqipëria ka vërtetë gjeneralë të tillë, pika atyre që ua kanë dhënë gradën. Thua se paniku jonë po ndikon tek morali i popullit ukrainas. Këto me siguri janë ato mendje që bunkerizuan Shqipërinë kur nuk kishte armiq. Dhe sot janë pikërisht po këto mendje që e shkatërruan Shqipërinë kur ka me shumicë armiq. Edhe brenda Rusisë pati kundërshtime. Madje Shën Petërburgu, u mbush sot me protestues kundër pushtimit të Ukrainës. Kurse në Tiranë një grusht të rinjsh mbajtën një protestë modeste përpara ambasadës së Rusisë. Megjithatë bëni mirë t’i vini gishtin kokës. Nuk mjafton një mbledhje e sforcuar që bën presidenti të cilin deri dje donit ta shkarkonit. Nuk mbrohet kombi me mbledhje të sforcuara. As me tema bajate se përse Amerika nuk ndërhyn? Përse nuk ndërhyn Nato etj. Dhe përse Nato dhe Amerika u futën në Kosovë etj. Shumë fare e thjeshtë, Ukraina nuk është anëtare e Natos. Biles për këtë aspiratë të saj, po ndëshkohet sot nga Rusia. Dhe Amerika nuk ndërhyn dot me gishtin e dorës. Pavarsisht pretendimit apo perceptimit mbi Amerikën, vet Amerika nuk është ajo e kohëve të 20 viteve më parë. Kjo në kuptimin e ruajtësit të rendit në botë. Ka plot probleme të brendshme. Sado të bërtasin trampistët apo këta të Bidenit, Amerika ka një rënie nga formati i udhëheqësve si Regan, Bush, Klinton. Kjo u duk qartë edhe me dorëzimin e shëmtuar të Afganastanit gushtin e vitit 2021. Për sa i përketë ndërhyrjes në Kosovë, realiteti ishte ndryshe. Kosova ishte akoma nën Serbinë, po ndodhnin krime kundër njerëzimit. Po masakroheshin fshatra. Po ndodhte ajo që ne sot e kemi harruar për shkak të mllefit politik që aq me shumicë e kemi. Bëni mirë që të harroni një orë e më parë konfliktet për gjithçka. Mblidhuni kombëtarisht pavarsisht rehatisë që u ka zënë se keni Naton. Kur them kombëtarisht, kam fjalën Tiranë-Prishtinë. Shikoni nëse keni akoma ndonjë depo, a ndonjë tunel për të strehuar popullatën. Përpiquni ta hiqnin qafe atë politikën gjoja shtet më vete Kosova dhe shtet më vete Shqipëria. Kujtohuni dhe pyesni veten, a keni ushtri. A keni mundësi të rezistoni? A keni mundësi të mbroheni? Se jemi shqiptarë dhe është më mirë bashkë se veç e veç. Nuk mbrohet vendi me bukurinë e Olta Xhaçkës a me atë çunin nga Korça. Zgjohuni kombëtarisht se lufta nuk është vetëm luftë, pasqyrë ballafaqimi.

Filed Under: Kronike

ZËRI I BUJAR QAMILIT NDERON KOMBIN 

February 21, 2022 by s p

Këngëtari i madh Bujar Qamili vlerësohet me titullin e Lartë “Nderi i Kombit”.

Nga Ramazan Çeka/

K’ndo Bujar me t’bukrin za, 

Se largohen ret’ nga qielli, 

Thot bilbili nuk k’ndoj ma, 

Ma kalon Bujar Qamili. 

   Këto vargje i shkëputa nga strofa e një kënge, tekstin e së cilës e kam shkruar disa vite më parë kushtuar këngëtarit të madh Bujar Qamili. Sa herë zë pendën me dorë dhe vendosi të shkruaj për të madhin e të mëdhenjëve, për zëëmblin, bilbilin e Shkodrës, këngëtarin Bujar Qamili, asnjëherë nuk ndjehem i plotësuar në atë çfarë dua të paraqes për lexuesit kur është publicistikë, por veçanërisht kur thur vargje kushtuar zërit të tij, këngës së tij, artit të tij. Për mua është një sfidë më vete duke ditur pritshmëritë e artëdashësve të tij, nivelin e këngëve që tashmë janë një album me vlerë, ku shpërthen aroma e këngës së bukur qytetare shkodrane. Janë të shumta shkrimet dhe tekstet e dedikuara këtij kollosi bashkëkohor me të cilin mburremi, krenohemi dhe vlerësohemi si qyteti i djepit të kulturës dhe sërish e ndjej se nuk është thënë sa duhet. 

   Të njëjtat gjëra po diskutonim me një grup miqsh të Bujarit edhe gjatë udhëtimit tonë nga Shkodra për në Tiranë, ku na dukej vetja si dasmorë të motivuar nga entuziazmi i kësaj dite të shënuar për Bujarin aq sa, pothuajse askujt nuk i ra në sy fakti, se gjatë gjithë rrugës na shoqëroi një mot me shi të dendur. 

   Me të mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku Presidenti i Republikës z. Ilir Meta kishte përgaditur një pritje ekselente enkas për të, entuziazmi arriti kulmin, aq sa Ai të recitonte vargjet e një kënge kushtuar Bujarit. Në të vërtetë kjo është edhe një nga arsyet që më ka motivuar për të shkruar edhe për këtë rast, ndaj me plot të drejtë mund të them se me këtë vlerësim të akorduar nga z. Ilir Meta, Bujar Qamili ka prekur majat e sukseseve të tij. 

   Sot Bujar Qamili, bilbili i djepit të kulturës u vlerësua me titullin më të lartë “Nderi i Kombit” dhe vetë Presidenti i Republikës, gjatë një ceremonie madhështore të organizuar në Pallatin e Brigadave, u shpreh me fjalët: “Nuk besoj të ketë shqiptar në çdo trevë ku flitet dhe këndohet shqip, që të mos ketë dëgjuar dhe kënduar të paktën një këngë të artistit të madh dhe shumë të dashur, Bujar Qamili. Për mbi katër dekada në skenë, me zërin magjik dhe interpretimin e jashtëzakonshëm, ai është kthyer në simbolin e këngës popullore shkodrane dhe shqiptare, duke fituar zemrat dhe duartrokitjet e zjarrta të publikut, për t’u bërë me repertorin e tij të magjishëm, pjesë e gëzimeve në familjet dhe vatrat shqiptare. Në vlerësim të kontributit të vyer dhe të rëndësishëm, në ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e këngëve popullore, duke e shtuar dashurinë dhe krenarinë për vlerat e jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore, e çmova sot Bujar Qamilin me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. 

“Nuk k’ndoj ma thotë bilbili, 

Ma kalon Bujar Qamili.” 

   Dhe me të vërtetë do ta quajmë një vlerësim mëse të merituar, këtë nderim që i bëhet në emër të Kombit, pasi këngëtari i madh Bujar Qamili për një gjysëm shekulli ka dhënë një kontribut tepër të çmuar në ruajtjen dhe kultivimin e këngës popullore shqiptare e në veçanti asaj shkodrane. Ai është një ndër këngëtarët më të mëdhenj të shekullit, i cili me zërin e tij ka arritur të bëjë për vete Kombin Shqiptar. Falë  dhuntisë, punës, pasionit  dhe përkushtimit ndaj këngës ndër vite, ka akumuluar në karrieren e tij një mori vlerësimesh e çmimesh të fituara si interpretues i këngës popullore, duke e sjellë atë para publikut jo vetëm me një repertor shumë të pasur, por edhe me një performancë brilante. 

   Ai, në jetën e tij artistike e sociale është ndër të rrallët artistë që është vlerësuar si misionar i paqes për interpretimin dhe kultivimin e artit muzikor shqiptar, duke e bërë atë urë komunikimi jo vetëm në hapësirën shqipfolëse, por edhe me kombe e kultura të tjera. 

   Bujar Qamili është një këngëtar i freskët dhe tepër i dashur, i cili që në moshë të re i këndoi popullit të vet, i këndoi qytetit të tij, i këndoi dashurisë dhe rinisë. Ai, që fare i ri, që në debutimet e para, arriti të fitojë dashurinë dhe admirimin e publikut shkodran dhe mbarë artëdashësve shqiptarë. Me zërin e tij brilant arriti ta lartësojë këngën popullore, këtë trashëgimi të kulturës shqiptare, në skajet më të largëta në të pesë kontinentet e botës ku ka shqiptarë. 

   Bujar Qamili është fitues i shumë çmimeve dhe trofeve në konkurse e veprimtari kulturore e artistike. Ai është pëfaqësues i Shqipërisë në disa Festivale Ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në shumë koncerte në Radio Televizionin Shqiptar. Bujar Qamili gjatë karrierës së tij artistike ka realizuar shtatë koncerte recitale në Tiranë e në Shkodër, ku sallat e mbushura plot kanë dhënë vlerësimin e tyre me ovacione e duartrokitje të pafund. 

   Ai ka organizuar disa koncerte bamirësie brenda  dhe jashtë vendit për njerëzit në nevojë, aty ku arti shëron, lumturon dhe jep jetë, si në Shtëpinë e Fëmijës e në Shtëpinë e të Moshuarëve, për të ardhur tek disa koncerte madhështore gjatë periudhës së pandemisë në mes të qytetit, ku triumfoi me koncertin madhështor “Dhuratë për Shkodren”, një sfidë ndaj së keqes që kërcënonte njerëzimin, por edhe një zë shprese e optimizmi për ta mposhtur atë. Ai u ndoq nga qindra qytetarë të të gjitha moshave që e duartrokitnin nga dritaret e ballkonet e pallateve, që këndonin bashkë me të dhe që i tregonin atij se e donin dhe e vlerësonin pikërisht se ai, me këngët e tij, me këngët e qytetit të tyre, ua bënte më të lehtë situatën që ishte krijuar duke i motivuar që ta kalonin sa më lehtë.

   Ky këngëtar i madh shquhet edhe për bashkëpunime e kontribut të lartë në evidentimin dhe inkurajimin e zërave të rinj, e talenteve që Shkodrës nuk i kanë munguar kurrë, duke bërë që kënga e bukur popullore të jetojë e të lulëzojë brez pas brezi. 

   Bujar Qamili është padyshim një gurrë e pashterrshme me fondin e tij të pasur muzikor edhe në lëmin etnokulturor. Ai është një thesar me vlera të vyera kombëtare, me të cilat shqiptarët ruajnë dhe trashëgojnë gjuhën, muzikën dhe dashurinë për Kombin. 

   Ndihem me shumë fat që në repertorin e tij spikasin një mori këngësh mjaft të vlerësuara të bashkëpunimit tonë, por mbi të gjitha për faktin se këngëtari Bujar Qamili është edhe miku im më i afërt. 

   Përtej karrierës artistike ai mbetet një qytetar model, njeri dinjitoz dhe artist mjaft i dashur, çka e dëshmoi edhe gjatë tryezës së shtruar me këtë rast në lokalin “Kaon” në Tiranë me pjesëmarrjen e familjes dhe miqve të tij të shumtë: Agron Çela, Edmond Ndou, Zija Vukaj, Engjell Ndocaj, Ben Tafili, Ramazan Çeka, Jetmir Barbullushi, Bardhyl Hysa, Gazmend Kraja, Mukades Çanga, Adnan Bala, Mateus Frroku, Shkëlqim Hajdari, Dritan Ylli, Gani Muçmeraj, Skender Kaziu, Jahir e Ilmije Hasani, Dule Malindi, Klinsman Llazani e shumë të tjerë dhe ku pjesëmarrja e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta ishte qershia mbi tortë e gëzimit të Bujar Qamilit dhe ku me modestinë e tij brilante tregoi edhe njëherë se ai, këngëtari Bujar Qamili, “Mjeshtër i Madh” i Këngës dhe “Nderi i Kombit” për kontributin e pashoq, mbetet po i njëjti shkodran karizmatik, bujar dhe dashamirës ndaj kolegëve, miqve dhe artëdashësve të shumtë që vërshuan me telefonata dhe mesazhe për ta uruar në këtë ditë të shënuar. 

   Në emër të të gjithë artëdashësve shqiptarë, anë e mbanë botës, qytetarëve të Shkodrës dhe miqve tanë të përbashkët gjej rastin t’i uroj nga zemra e mbash me shëndet e me suksese të mëtejshme titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

   Shkurt 2022

Filed Under: Kronike

Neandertalët

February 21, 2022 by s p

Astrit Lulushi/


Nëse njerëzit e shpellave ishin më të fortë se njerëzit modernë, atëherë pse u zhdukën? Bëhet fjalë për Neandertalët. Ata ishin më të fortë dhe më të zgjuar se ne. Ka pasur shumë diskutime pse Neandertalët u zhdukën. Teoria më e njohur është konsumi i energjisë. Truri është konsumatori më i madh i energjisë për trupin duke përdorur rreth 20% të fuqisë totale. Një tjetër faktor i konsumit të energjisë është lëvizja dhe Neandertalët mendohet se kanë qenë mbase vrapues, por jo të distancave të gjata. Neandertalët kërkonin më shumë kalori sesa njerëzit dhe kishin nevojë të gjuanin më shpesh. Meqenëse bota ishte në një epokë akullnajash dhe ushqimi ishte i pakët, mendohet se Neandertalët vdiqën nga uria dhe nga gjuetia jonë për ushqim. Pra, nuk duket se më i forti mbijeton. Ndoshta Bota i përket atij që është i pafuqishëm.Cila është përqindja më e lartë e ADN-së së Neandertalit e gjetur në një njeri modern? Shumica e aziatikëve dhe evropianëve kanë 1–2% ADN të përbashkët me Neandertalët, ndërsa Nën-Saharianët, të cilët nuk u larguan nga Afrika, kanë jashtëzakonisht pak ose aspak.ADN-ja e Neandertalit është një përqindje shumë e ulët e materialit tonë gjenetik. Në fakt, shumë prej nesh, linjat e gjakut të të cilëve konsideroheshin më shumë Neandertale, janë në fakt me origjinë Denisovane, specie “binjake” të Neandertalëve që migruan në Azi. Përhapja e gjeneve Denisovane është më e përqendruar mes autoktonëve në Australi, Papa Guinea e Re dhe Indonezi. Përhapja e gjeneve Neandertale është më e gjerë dhe çuditërisht e gjen veten në përqendrim të lartë mes autoktonëve në Amerikën veriore, dhe përgjatë skajeve të Azisë Lindore dhe Rusisë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT