• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“105 vite Sulm e lot”

November 9, 2017 by dgreca

“105- Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë” si përpjekje dhe kujtesë e pashlyeshme e udhëtimit të shqiptarëve në faqen e këtij fundshekulli/

23231342_1553443441417435_303413842201547610_n

( Referim rreth Antologjisë poetike “105 vite Sulm e lot” të autorit Ekrem Ajruli )/

Ekrem AjruliNë 105- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  një shpallje që e ndau vendin nga fuqitë e mëdha në 4- pjesë, autori Ekrem Ajruli vjen me librin e tij antologjik: “105 vite Sulm e lot”  të përfaqësuar nga autorët më të njohur shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Lugina e Preshevës, Maqedoni, Mali i zi, Çamëri dhe Arbëreshët e Italisë. Që në titull nënkuptohet përpjekja e madhe e shqiptarëve për prosperitet e mbijetësë, e cila ashtu e copëzuar kalonte përmes kalvareve dhimbje, lot, lëvizje biblike, masakra të shumta, përpjekjes për çrrënjosjen e indetitetit kombëtar, por që unifikimi i vlerave kombëtare e shpirtërore, i gjuhës shqipe arriti të ruajë të pacënuar këtë traditë të shkëlqyer të ardhur që nga fiset pellazgjike dhe ti mbijetonte barbarisë e urrejtjes për asimilim dhe tjetërsim të një prej kombeve më të vjetër, sikurse jemi ne shqiptarët. Në shtjellën e moteve vitet shkojnë dhe përmes këtij rrugëtimi shekullor mbi fatet e shqiptarëve kaluan retë më të zeza, lufta ballkanike, diktatura në Shqipëri, gjenocidet e shumta në Kosovë, përpjekjet për të drejta të ligjshme në Maqedoni, masakrat në Çamëri, masakra e Tivarit që ende klithmon frymën e pashembullt të urrejtjes njerëzore, ngjarje këto që u zhvilluan rrëqethshëm faqes së Europës dhe padyshim përmes vargjeve poetike u shndërruan në memorium, dhe kujtesë për gjithë brezat që do vijnë. Sigurisht arti është gjithmonë një hap para, është fjala që di të ngrejë peshë dhe të bëhet lajmëtare e shpresave të mëdha, të shndërrohet në ndërgjegjie kombëtare dhe të kultivojë besimin dhe rrugën drejt unifikimit të vlerave më progresive, të mbajë gjallë zemrat e ndezura e të jehojë përjetësisht fatet dhe historinë e një populli. Pavarësisht se kjo Antologji në koncept i referohet afatit kohor të këtij Jubileu historik (105-vite), koha e përfshirjes dhe anagazhimit poetik e patriotik prek një peridhë shumë më të hershme, pra nis me Rilindasit, me atë ëndërr të madhe, që e deshifruar përmes ideve të tyre, vargjeve të ndritshme, u shndërruan në zërin dhe memorien e gjithë rrugëtimit të shqiptarëve. Nën këtë lajmotiv dhe ide përmes poezive të Rilindasve të mëdhenj, të cilët kanë ëndërruar përherë një Shqipëri etnike, të lirë e të pavarur ( Naim Frashëri, Pashko Vasa, Asdreni, Çajupi ) apo pjesmarrësve të Kongresit të Manastirit ( Fishta, Mjeda) e për të kaluar pastaj tek autorët më të njohur ( Noli, Poradeci, Ali Asllani,  Kadare, Agolli, Spahiu, Malëshova, Arapi, Mekuli, Shkreli, Martin Camaj, Din Mehmeti, Podrimja, Brovina, Vinca, Shenjtëria e saj Nënë Tereza, Ajruli, Safet Hyseni, Shabani, Zef Serembe, Vorea Ujko, Bilal Xhaferri, etj ), si  dhe poetë të tjerë të rinj, duke plotësuar kështu një fizionomi të plotë të gjithë asaj ideje të madhe për një komb, një qëndrim, një qëllim dhe një flamur.

“Ai popull që harron historinë e tij është i destinuar të shuhet”.

Është kjo thënie lapidar që qëndronte në mendjen e çdo ideatori, poeti  e atdhetari, e cili me përkushtim e punë të përhershme kërkonte në ato gjurmë të ndritshme dhe sillte portrete të gjalla, të atyre heronjve që ishin bërë simboli i gjithë qëndresës dhe rezistencës ( Skënderbeu), për të sjellë atë epope, atë krenari, atë sublimitet , i cili nis me vetë flamurin gjak e shkabë ( dinasti e Kastriotëve)  dhe e shpalos përjetë qiejve të lirisë.

Një publikim i tillë në këtë jubile hedh tjetër dritëhije dhe vjen si klithmë e asaj përpjekje, për të ndjekur gjurmët e ndritshme të gjithë martirëve dhe patriotëve, për plotësimin e gjithë aspiratës shekullore, atë të shembjes së gjithë mureve e barrierave dhe fillimin e një epoke të re, epokën shqiptare. Vargje të tilla, si: Rreth flamurit të përbashkuar ( Himni Kombëtar),  O moj shqypni e mjera shqypni ( Pashko Vasa), Gjuha jonë ( Frashëri), Gjuha shqype ( Mjeda), Mëmëdhe quhet toka ( Çajupi), Porsi kanga e zogut t’verës ( Fishta), Vlora, Vlora ( Ali Asllani), Unë e dua Shqipërinë ( Malëshova), Atdheu është dhimbje, është dhimbje ( Fatos Arapi),  Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë ( Shkreli), Kosava është gjaku im që nuk falet ( Podrimja), Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri ( Nënë Tereza), Etshëm kur kam qenë-majat e tij në ëndërr i kam parë ( Murat Isaku), Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë ( Agim Vinca), Mblidh copat e tua ( Miradie Maliqi), Gjuha ime ( Ekrem Ajruli), Baladë çame ( Bilal Xhaferri), Flamuri shqiptar ( Zef Serembe), Moment arbëresh ( Vorea Ujko) etj, janë vargje që tashmë mësohen bashkë me gjuhën e nënës, që në ninullat e tyre në të gjitha viset shqiptare dhe në emigracion  dhe jehojnë si në përjetësi atë dashuri të pakufi për atdheun, atë qëllim të shenjtë për të ecur përpara e për të evokuar vlerat tona më të mira kombëtare.

Botimi i këtij libri antologjik nga autori Ajruli, vjen si një kujtesë e shkruar përmes viteve të stuhishme, vjen si unifkim i gjithë vlerave tona shpirtërore e kombëtare, vjen si amanet dhe testamenti i të parëve tanë, që kërkojnë shërimin e gjithë plagëve të historisë dhe fluturimin e lirë të gjithë bijve të shqipes në tokën dhe vatrën e etërve dhe stërgjyshërve tanë Arbnorë e Ilirikë.

 

Nga: Agron Shele

Filed Under: Kulture Tagged With: “105 vite Sulm e lot”, Agron Shele, Ekrem Ajruli

Epizmi magjik në fotografitë e Ilir Rizajit

November 5, 2017 by dgreca

1 Ilir RIlir-Rizaj

NGA MARJANA BULKU/4 Ilir72

Thonë që fotografia është fiksimi i realitetit në dritë , por për mua është shumë më tepër sesa kaq sidomos kur hulumtoj setin e fotografive të mjeshtrit të fotos arkitektonike dhe etnografike Ilir Rizaj. Ky pasues i Gjon Milit dhe Fadil Berishës që jo vetëm kanë edukuar pasionin e tij për fotografinë por edhe e kanë frymëzuar atë, shkon përtej realitetit që percjell momenti i fotografisë duke na rrëfyer një jetë përmes epizmit që falë ngjyrave , hijeve dhe shkëlqimeve që i fal objektivi , Rizaj ka arritur ti japë  edhe një përmasë të re në fotografi ; kohën. 3 Ilir RAjo vjen magjikisht në foto , herë e mjergullt e herë e qartë , herë e lashtë e herë e freskët , herë me ngjyra dhe herë gri por gjithmonë duke na rrëfyer.

2 Ilir2Epizmi fotografik i Ilir Rizajit nuk ka kufinj: është objekt , është human, është subjekt që rrëfen kohën , rregullin , stilin , trendin,lëvizjen . E quaj magjik epizmin e tij fotografik sepse është magjepsës edhe pse objektet e stërlashta janë lënë në mëshirën e fatit, jashtë kujdesit njerëzor dhe institucional , drita e objektivit fotografik duket se sjell bashkë me vjetërsinë edhe freskinë e dashurisë dhe pasionit me të cilin është fotografuar.

20 VjetNjë pasion që panoramon me foto historinë tonë  diverse dhe të bukur , të lashtë dhe të re. Objektivi i Zotit Rizaj që është mësuar të ndjekë trendin amerikan të arredimit, madhështitë e jetës njujorkeze brenda dhe jasht godinave klasike falë punës së tij të përditëshme, përmasën e botës shqiptare din ta sjellë edhe më bukur dhe kjo falë origjinës , lidhjeve të tij me realitetin atje dhe formimit të tij të pamohueshëm  si i diplomuar për të drejtën në Universitetin e Prishtinës. Duket se aparati fotografit në duart e një intelektuali nuk ka vetëm efektin estetik ,memorizues, përshkrues të ngjarjes, por atë krijues, rrëfyes, përcjellës emocionesh dhe lëvizjesh që fjala nuk i transmeton dot , madje as tingulli muzikor.Ai depërton në thelbin e karakterit njerëzor kur fotografon humanët duke ngulitur gëzimin në portret,cudinë, befasinë, seriozitetin, bukurinë , e gjitha kjo me klas dhe finesë pa retushime e artificializma. Maturimi fotografik i gërshetuar me cilësitë e momentit që përcjell objektivi e bëjnë magjike kohën që në cdo kohë e risjell aktin që ka në qendër njeriun, ngjarjen ,objektin që artisti Rizaj din ta shndërrojë në monument.

Filed Under: Kulture Tagged With: e Ilir Rizajit, Epizmi magjik, Marjana Bulku, në fotografitë

KLUBI POETIK “TIRANA” TAKIME E DHURIM LIBRASH NË SHKOLLËN “BETIM MUÇO”

November 5, 2017 by dgreca

1 Shkolla Betim Muço

Në kuadër të muajit të letërsisë, Klubi  Poetik “Tirana” organizoi një takim e bisedë me nxënësit dhe personelin e shkollës se re të Kombinatit, Tiranë, që mban emrin e shkrimtarit dhe fizikanit Betim Muço. Grupin e shoqëroi drejtori i shkollës Sazan Halilaj. Shkolla krejt e re dhe e bukur falë punës së përkushtuar të Bashkisë së Tiranës. Në sallën e bibliotekës ishin mbledhur shumë nxënës dhe mësues. Takimin e hapi mësuesja Irena Biba që uroi mirëseardhjen dhe e njohu grupin e krijuesve me programet mësimore dhe kushtet shumë të mira të krijuar për nxënësit. Poetja Iliriana Sulkuqi foli mbi mbresat e saj për personalitetin e shkrimtarit Betim Muço dhe krijimtarinë e tij të shumanshme si krijues, poet prozator dhe përkthyes por edhe si shkencëtar. Ajo solli përshëndetje nga shoqata “Bijtë e Shqipes” e cila ha hapur klasa për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Filadelfia dhe e cila ka organizuar veprimtari në kujtim të poetit Betim Muço.

Të pranishmeve u foli dhe poetja Lida Lazaj e cila shprehu kënaqësinë që ndodhej në mes të nxënësve të kësaj shkolle që mbante emrin e një shkrimtari të njohur. E morën fjalën gjithashtu Oralda Lahe, Mjeshtri i madh Ilia Terpini dhe artistja e njohur Vitore Sallaku.

Drejtori i shkollës Sazan Halilaj falënderoi krijuesit për takimin dhe premtoi se kjo shkollë do të ketë përparim të lartë dhe do ta nderojë emrin e shkrimtarit. Pastaj ai ftoi fëmijët të recitojnë poezitë që kishin përgatitur nga krijimtaria e Betim Muços. Recituan vajza dhe djem, individualisht por edhe në grup. Ata ishin pasionantë të poezisë e ndoshta prej tyre do të kemi pse jo dhe shkrimtarë të ardhshëm.

Një prej nxënësve të talentuar Aleksandro Hamza, kish përgatitur një vizatim me fytyrën e shkrimtarit Betim Muço, te cilin ja dhuroi poetes Iliriana Sulkuqi.

Iliriana Sulkuqi, Kolec Traboini, Lida Lazaj, Oralda Lahe dhe Vitore Rasha-Sallaku, dhuruan për bibliotekën e shkollës shumë libra me krijimtarinë e tyre, këto dhurime janë në vazhdën e dhurimeve të mëparshme si tek Shtëpia e Fëmijës Tiranë, fshati i fëmijëve SOS, Instituti i të Miturve Kavajë, dhurime librash për shqiptarët e Malit të Zi e tjerë. U dorëzuan dhe mbi 20 tituj librash në emër të shtëpisë botuese B&M të Miranda Golecit.

Pasi vizituan mjediset e shkollës, grupi i krijuesve u ndalua në lulishten në oborrin e pasëm të shkollës ku ishin mbjellë disa pemë, në mes tyre binte nën sy një fidan ulliri të cilin krijuesit bashkë me nxënësit e emërtuan “Ulliri i poetit”.

Ishte një takim i bukur e mbreslënës, krijuesit ju premtuan nxënësve se do të sillnin për bibliotekën e shkollës “Betim Muço” në vazhdimesi librat që ata do të botonin në të ardhmen.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhurim Librash, Klubi poetik, tirana

Ibrahim Kodra nga Gazmend Freitag

November 4, 2017 by dgreca

1 Ibrahim KodraShkruan: Asie Duka/10

Bota është një mrekulli e përzier me tmerr, shpreh në vepren e tij ”Ibrahim Kodra “. Në pikturën e tij ai ka përfshirë botën mbarë, sepse u flet njerëzve për realitetin e tyre në secilin vënd, në mënyra të ndryshme. Ai dha një kontribut të pakrahasueshëm për Shqipërinë, për ato që e kuptojnë domethënien e veprës së tij. Çdo pikturë e tij është e shoqëruar me një lumë fjalësh. Për Kodrën mbyllja në vetvete është humbje e personalitetit, sepse njerëzit kërkonjnë siguri në një shoqëri uniforme, ai ishte kundër totalitarizmit, por edhe kundër demokracisë, nga mënyra se si praktikohet, sepse ajo detyrimisht përfshihet në totalitarizëm, ai ishte për aristokracinë ose për ata që e meritojnë, pra ai ishte për seleksionimin, pra të vlerësohet artisti që e meriton, zgjedhja të realizohet sipas aftësisë dhe meritës. Kodra  ç’mitizoi duke çuar drejt kritikës çdo ideologji, përfaqësuesi më dinjitoz, duke na befasuar dhe mrekulluar me pikturën e tij.

Ju zoti Gazmend Freitag, zgjodhët figurën me simbol të pikturës shqiptare për ta ngritur në piadestal ku ai aktualisht qëndron. Nuk ka gjë më tragjike se të shohësh sesi një vënd boshatiset dhe se si piktorët dhe krijuesit e tij e braktisin atë, njeri pa atdhe gjer kur atdheu të bëjë ”revolucion” vlere, për ti rikthyer vlerën. Ju zoti Freitag keni thënë, se çdo epokë në atmosferën e vet përmban ngjarje, të cilat kanë ndodhur e do të ndodhin, dhe se artistët, ju, nëpërmjet antenave delikate jeni në gjendje ti kapni ato, dhe t’i paraqitni në tablo, duke i shndërruar në art artin, atë që qëndron në ajër, i paqartë dhe i pashprehur.  A është personazhi i pikturës tuaj kaq i fuqishëm sa të ndikojë në histori?!

Unë them ajo që ju bëni ju është materializuar tashmë. Juve ju ka frymëzuar zoti Kodra saqë ju jeni vetë tani nje i tille. Të realizosh do të thotë të ekzistosh. Populli shqiptar nuk është aq i mprehtë, sado që thuhet se është inteligjent, sepse nuk arrin të kuptojë atë që ndodhet jashtë kufinjve të tij. Ju po përpiqeni të realizoni një ëndërr. Ç’është ëndrra për ju?! Ju nëpërmjet ëndrrës thoni se; imagjinarja është fantazia më e fortë, më e vërtetë, më e aftë, më e përshtatshme dhe që e paraqet realitetin si të dokumentuar. Ai që dëshiron të jetë realist gjithmonë është përkrahës i diçkaje. Piktori nuk gënjen ai paraqet bukur. Ëndrra është qëndrimi juaj ndaj botës. Piktura ju ndihmon të ekzistoni. Nëse do pushonit së pikturuari do ndjeheshit plotësisht i pashpresë, kështu jeni shprehur. Ngjyrat janë e vetmja gjuhë me të cilat mundoheni dhe vazhdoni të flisni. Në to ju gjeni atë që fjala e ka humbur. Ato janë fjalë, ligjërim, mirëkuptim, jetë që ju lidh me gjërat e tjera, me universin. Ju frikeni se mos zëri i tyre zhduket…! Me zell dhe dëshirë, ndiqe ëndrrën, mbroje kulturen.

Filed Under: Kulture Tagged With: Asie Duka, Ibrahim Kodra, nga Gazmend Freitag

Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” vizitë në Kosovë

November 1, 2017 by dgreca

1 Me Presidentin1.11.2017 takimi me_61.11.2017 takimi me_71.11.2017 takimi me_4Delegacioni i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” vizitë në Kosovë/

-Presidenti Thaçi dekoron Tinka Kurtin, Margarita Xhepën dhe Zenepe Lukën me Medalje Presidenciale të Meritave/

Prishtinë, 1 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, të kryesuar nga kryetarja Zenepe Luka.Presidenti Thaçi i ka falënderuar përfaqësueset e delegacionit për vizitën në Kosovë dhe u ka shprehur mirënjohje për të arriturat secilës anëtare në fushat përkatëse.

“Ky fondacion tregon më së miri për marrëdhëniet e lira kulturore që sot mund të zhvillohen në mbarë hapësirat e banuara me shqiptarë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kryetarja e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, duke folur për aktivitetin e këtij fondacioni, ka thënë se janë munduar gjithnjë të promovojnë kontributin e gjithanshëm të gruas shqiptare në fushën e kulturës, shkencës, artit dhe shoqërisë.

“Fondacioni ka degë të shumta në mbarë trojet shqiptare”, ka thënë ajo.

Për kontributin e tyre në kuadër të këtij fondacioni, aktoret Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, si dhe kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, presidenti Thaçi i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Fondacioni, fondacionit, Margarita Xhepa, Nermin Vlora Falaschi, Tinka Kurti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 195
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT