• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jacques Le Goff – studiuesi më i madh i Mesjetës

April 2, 2014 by dgreca

“Europa sot ende duket bërë dhe duhet menduar. E shkuara propozon por nuk zotëron. E tashmja është e përcaktuar, sa prej rastit dhe prej arbitrit të lirë, aq edhe nga trashëgimia e së shkuarës”/

Nga Arjan Th. Kallço/Studimet historike europiane këto ditë humbën një prej njerëzve më të shquar të kërkimeve historike, edhe pse francez ai dha një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për vendlindjen e tij, por edhe për gjithë kontinentin. Ia dedikoi jetën e vet Mesjetës dhe ngjarjeve historike të kohës, duke sjellë në vëmendjen e të gjithëve mendimin e vet. Shtypi i huaj e konsideron si Historianin më të madh francez që me punë  e tij shkencore, së cilës i bashkoi edhe atë përhapëse, e bëri Mesjetën të gjallë dhe popullore, duke i apasionuar edhe lexuesit e zakonshëm. Dhe mendja detyrimisht na shkon tek historia jonë dhe moria e studiuesve të cilët në këtë kohë, të shumtë si kërpudhat, të kapur nga kushedi se çfarë ethesh, në vend që të ndjekin shembullin e historianëve, si Jacques Le Goff, bëjnë të kundërtën, duke dashur ta prishin imazhin e historisë sonë me një arbitraritet të pashoq. Historia si dhe shumë shkenca kanë nevojë për një studim të gjatë dhe të hollësishëm, ku ngjarjet të mos studiohen në sipërfaqe, por në brendësi të tyre. Historia e shkuar e largët nuk ka gojë, por ka dëshmi të gjalla të ruajtura në memorjen e një kombi, fakte dhe të dhëna të cilat duhet të studiohen drejt, të kuptohen dhe interpretohen nga një mendim i pjekur dhe autoritar, duke mos i lënë vend amatorizmit apo studimeve të përcipta dhe me karshillëqe. Në histori ka patur dhe do të ketë gjithmonë edhe mendime të kundërta për ngjarjet e së shkuarës, por gjithësesi këto duhet të mbeten larg imponimit të komanduar nga politika, sepse dihet që politika është e kapur nga interpretime jo të drejta dhe të pranueshme që detyrimisht lidhen me interesin e vet dhe të paraardhësve të tyre. Një histori e politizuar do të ecë gjithmonë me dy kahe, njëri pro përpjekjeve të popullit dhe patriotëve që, në shumicën e rasteve, dalin fitimtarë dhe tjetri me humbësit. Historia jonë e shekullit të kaluar që nga viti 1900 ka shumë probleme për të zgjidhur dhe për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por kurësesi nuk mund ta fshijë boshtin themelor të ecurisë së saj. Një popull me histori të përçarë dhe me dy kahe, do të mbetet gjithmonë i ndarë dhe pa asnjë qartësi në ngjarjet që i siguruan mëvetësinë dhe lirinë. Por po i kthehemi modelit të historianit francez që dje e nderoi jo vetëm Franca. Përse e nderuan? Sepse në punë e vet ai u udhëhoq nga puna e tij plot pasion, pra një historian nëse nuk ka pasionin në punë, por thjesht është robot, kurrë nuk do t’i marrë seriozisht gjërat. Së dyti kërkohet një qëndrim i pavarur në lidhje me ngjarjet dhe faktet, ndryshe do të bjerë nën ndikimet e këtij apo atij grupimi politik. Së treti në mendjen e tij duhet të ekzistojë vetëm e vërteta historike, natyrisht racionalizmi të jep mundësinë t’u afrohesh atyre, por dihet, pa mundur kurrë ta zbulosh në tërësinë e pakundërshtueshme të tyre.

Historiani francez pati edhe fatin që të ishte jetëgjatë në dy kohë si të Luftës dhe të paqes në Europë dhe kjo i krijoi mundësitë që të punonte i çliruar nga presionet dhe konjukturat e kohës. Le Goffi lindi në Tolonë më 1 janar 1924, më vonë ishte nxënës i Shkollës Normale të Lartë dhe më pas, në vitin 1950, u bë profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Parisit. Më pas u zhvendos në Lilë dhe në gjithë vitet ’60 ishte studiues në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore të Parisit. Në atë kohë u bë edhe koordinator i revistës së famshme Annales. Sipas shtypit italian ishte një prej figurave të shquara që doli nga shkolla e “Annales” franceze që drejtoheshin nga  mjeshtërat Ferdinand Braudel dhe Maurice Lombard. Mendimi i tyre karakterizohej nga gjithështrirja e vëmendjes së tyre ndaj problemeve të ditës dhe jo vetëm ndaj ngjarjeve të mëdha; ndaj bashkimit të historisë dhe gjeografisë me optikën sociologjike dhe antropologjike, për një rindërtim historik dinamik që e kthen vëmendjen ndaj lindjes së ideve, zakoneve, modifikimeve të modeleve ekonomike.

Në vitin 2000 mori Honoris Causa në Filozofi në Universitetin e Pavias. Në Francë ai

konsiderohet babai i Historisë së re, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në të vërtetat hsitorike të Mesjetës. Ka botuar shumë vepra dhe ese’, ku mund të përmendim ato që i dhanë famën e një studiuesi tepër të përkushtuar dhe të drejtë,  si Intelektualët e Mesjetës, Fillimet e Mesjetës, Qytetërimi i Perëndimit mesjetar, Tregje dhe bankierë të Mesjetës, E mrekullueshmja dhe përditësia në Perëndimin mesjetar etj. Por veprimtaria e tij i kapërceu kufijtë francezë dhe mbërriti në Itali, ku kishte bashkëpunim shumë të mirë me Einaudin për librin Historia e Italisë, por në të njëjtën kohë kishte edhe shumë miq, midis të cilëve historianë dhe intelektualë,  veçanërisht mund të përmendim studiuesin Umberto Eko, i cili e atashoi si ekspertin e padiskutueshëm të Mesjetës tek filmi Emri i Trëndafilit..

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, Jacques Le Golff, Mesjeta

Qyteti i New Yorkut, është duke u përgatitur për kremtimin e Pashkëve

April 1, 2014 by dgreca

275 skulptura vezë që do të jenë të fshehura për rreth qytetit nga data 1 deri në 17 prill , si pjesë e Faberge Big Veza Hunt . Vezët janë rreth 2 metra e gjysmë të larta dhe janë krijuar nga artistë të famshëm dhe designers si Tommy Hilfiger dhe Jeff Koons/

Nga BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY :   Pashka (ose pashkët) e cila  është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq, këtë vit në metropolin e botës New York, duket se do të kremtohen me një mënyrë krejt të veçantë.Data 20 prill – e cila është dita e parë e Pashkëve, për këtë vit, do të shënohet nga artistët njujorkez me një vepër interaktive arti dhe do të prezantohet në të 5 njësitë bashkiake . Qyteti prezantoi sot një numër vezësh gjigande, të cilat janë gati për t’u vendosur nesër zyrtarisht në disa nga sheshet më kryesore të 5 njësive bashkiake, thanë autoritetet e qytetit të New Yorkut.

Aktualisht çdo vezë ka një peshë 1 ton dhe janë duke pritur për t’u zbuluar , me nji ceremoni që do të organizohet me këtë rast dhe zyrtarisht fillon nesër më 1 prill.

Kjo është pjesë e simbolikës, që kanë vezët me ngjyra në kremtimin e pashkëve, anembanë botës, thotë kompania kuratore  Faberge Big Egg Hunt, e cila më parë shpërndau në të 5 njësitë bashkiake me qindra skulptura me lopë( të të gjitha racave) , por që me vezë , kësaj rradhe duket se kan sjell një element më interaktive, thonë ata .

Gati janë 275 skulptura vezë që do të jenë të fshehura për rreth qytetit nga data 1 deri në 17 prill , si pjesë e Faberge Big Veza Hunt The . Vezët janë rreth 2 metra e gjysmë të larta dhe janë krijuar nga artistë të famshëm dhe designers si Tommy Hilfiger dhe Jeff Koons .
Një aplikim i lirë i shkarkueshm me smartphone do të lejojë publikut për të kontrolluar në çdo kohë për të gjetur një vezë se ku është vendosur . Vendet e vendosjes së  vezëve ‘”do të mbeten sekret” deri sa 10 njerëz që përdorin app – smartphone kan për të gjetur të njëtën vezë . Në kë pikë vendndodhjen e saj dhe do të paraqiten në një hartë interaktive , duke u bërë publik . Pjesëmarrësit e këtij konkurimi do të kenë të drejtë për shpërblime, thonë organizatorët .
Çdo vezë është unike . Përveç  Hilfiger dhe Koons, designersit e vezëve janë të përfshirë edhe architect Zaha Hadid, kreatori Martin Handford, artisti Julian Schnabel, “Lego brick” artisti Nathan Sawaya dhe modelistet e njohura Carolina Herrera dhe Ralph Lauren..

Ekspozita në ankand

Në ndërkohë nga  data 18 prill deri në 25 prill , ditë e Pashkëve të gjitha vezët do të mblidhen për një ekspozitë të lirë në Rockefeller Center .Ato pastaj do të dërgohen në një ankand nga Sotheby dhe ankandi në internet Paddle8 për të përfituar çmimin nga Elephant Family , një organizatë e konservimit , dhe Studio në një shkollë , një program që sjell artet vizuale për të shërbyer fëmijët e New York City .Të njëjtin ekspozim me vezët në ditët e pashkëve më parë i priti Londëra me vezët e Big Hunt në vitin 2012 , ndërsa Glasgow , Liverpooli, Manchesteri dhe Dublini i priti ato në vitin 2013. Faberge Big Veza Hunt është bashkëorganizator dhe sponsorizues me Elephant Familja dhe Studio Shkollë, një program ky që sjell artet vizuale në shkollat publike të Nju Jorkut .

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Nju Jorku, per Pashket, po pergatitet, vezet me ngjyra

Samir Pirgu, shkëlqen me Donizettin – dhe mrekullon publikun e Los Angelosit

March 31, 2014 by dgreca

“Sa brilantë ishin ” Lucia ” sopranoja Shagimuratova, dhe Edgardo Donizetti, tenori Saimir Pirgu – para një audience entuziaste në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles , ishte një triumf i i vertetë dhe i qartë,” shkruan  ‘’Standard Repertory’’/

Nga BEQIR SINA/

LOS ANGELOS – CALIFORNIA/ Opera e Los Angeles zgjodhi idetë e marsit, që të zbulojë një prodhim të ri të operës më të njohur Donizetti – , ” Lucia di Lammermoor ” , e kryer nga Opera Warhorses – Drejtori i muzikës James Conlon dhe rolet kryesore  uzbekistania e lindur në rusi, sopranoja  Albina Shagimuratova dhe tenori lirik shqiptar, me renome në botën operistike, Saimir Pirgu. Simbas shtypit kalifornian thuhet se :”Në këtë natë operistike më të shndritshëme të roleve nga diva e coloratuar, Shagimuratova, ishte me të vërtet një fenomen, në trajtimin e pasazheve të qetë, pjesën Legato, ndërsa e pashëme jashtë trillës “coloratura and cadenzas” me përsosmëri në gjithë dukjet e saj.Dirigjenti Conlon nuk ka vërejtur ndonjë nga shkurtimet tradicionale në rezultatin muzikorë , kështu që Shagimuratova, dukej në mënyrë të konsiderueshme më shumë për të kënduar se do të pritej nga një soprano në një shfaqje tipike të shekullit të 20, shkruan ‘’Standard Repertory’’ në broshurën e Opera Warhorses në Los Angelos, portalin online. Duke vendosur veten si një soprano mbizotëruese në botë, coloratura , Shagimuratova, ishte shfaqur në Kaliforni më parë si Mbretëresha e Natës në “Shining L. A. Opera “Magic Flute” në Sunny Matinee Day –11 Janar 2009 – “Magic Flute” – San Francisco Opera, 13, qershor  2012, dhe “Rigoletto” Magnifico –  në San Francisco Opera, 8, shtator 2012.

“Sa brilantë ishin ” Lucia ” sopranoja Shagimuratova, dhe Edgardo Donizetti, tenori Saimir Pirgu – para një audience entuziaste në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles , ishte një triumf i i vertetë dhe i qartë,” shkruan  ‘’Standard Repertory’’ .

Opera Donizetti – është një shembull i shkëlqyer se si kompozitori italian i operas , veçanërisht Donizetti dhe partneria e tij më e re bashkëkohore interpretojnë, Verdin, ( që jetoi pas Donizettit më shumë se gjysmë shekulli ) , lidhur me heronjtë meshkuj të letërsisë romantike dhe poezisë – ilustruar nga veprat e Gëtes , Bajronit dhe Scott – me stilë – zhvillimin e tenorit italian , duke përdorur tone drithëruese për të prodhuar nota kumbuese dhe me zë të lartë .

Si të zgjedhuren partneren e jetës Lucian – me  Edgardon, para audiencës skrupuloze në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles , ata të dy ishin në gjendje për të bërë publikun të ngrihet në këmbë, të duartrokasë dhe thërras “Bravo”.

Pra, Pirgun, që tani është hedhur në një nga rolet më të mëdha të operës italiane në fillim të shekullit të 19të . Pirgu, me interpretimin e tij të brilantë ngjall kujtime të pashlyeshme të fisniku të ri të dëbuar , një vetë -shkatërrues , dhe dashnor i pasionuar , simbas ‘’Standard Repertory’’.

Edhe një skemë e kostumografisë- pjesë e projektuar në ndërrimet të prodhimit të ri, si ato në fund të shekullit të 19 – të, kan përforcuar imazhin Pirgut, si një hero quintessential Byronik . Saimir Pirgu, në këtë preformancë ka një zë lirikë me një peshë të përshtatshme për këtë rol romantikë, të një tenori epokë .Pjesë e tij ishte e paprerë , duke përfshirë restaurimin “Testosterone” – që nxiti në skenë një shkëmbim të dhunshëm  mes Edgardos dhe vëllait Lucia -s, Enrico-s ( që këndohen në mënyrë efektive nga baritoni Stephen Pauell ) .Paraqitjet Pirgu – shkruan ‘’Standard Repertory’’, deri më sot në Los Anxhelos kanë qenë rolet e shkurtër dhe të zjarrtë si :” Rinnuccio e Puccinit “,Gianni Schicchi”  – Woody Allen’s L. A. “Gianni Schicchi”: Spoofing Italian Films – 6, shtator 2008,  dhe “Byronic bad boy” Ferrando i Sir Nicholas Hytner’s nga Mozarti “Cosi fan Tutte” – Los Angeles Opera,  18, shtator 2011. Të dy si Shiguratimova dhe Pirgu janë aktorë të zgjuar dhe ishin fizikisht të besueshëm si të dashuruar të rinj , të tërhequr me njëri-tjetrin në një kohë, kur secili ishte nën stresin ekstrem psikologjik .Në fund ‘’Standard Repertory’’ shkruan se “fuqimisht rekomandojmë që kurr mos himbisni rastin për të parë “Lucia di Lammermoor ” , edhe nëse biletat janë të shtrejta – për shkak të pranisë së Shagimuratova dhe Pirgut në rolet kryesore , muzikës së James Conlon , dhe plotësinë e rezultatit , që përfshin skena dhe që janë të rrallë për t’u parë . Këto shfaqje muzikore janë me vlerë për çmimet më të larta të biletave “.

Ndërkaq, Klodeta Buzi, një muzkinate që jeton e punon në Tiranë pranë Akademisë Hollywood shkruan se Sapo u ktheva nga shfaqja e dytë e “Lucia di Lamermoor” në teatrin e Operës të Los Angeles, ku protagonist kryesor ishte Saimir Pirgu dhe Albina Shagimuratova, e dirigjuar nga Sir James Conlon.

Ajo tregon se “Teatri i drejtuar nga tenori i njohur Placido Domingo mban rreth 3100 njerëz në publik dhe mbrëmë ishte thuajse e tëra e shitur”.

Simbas Buzit : “Në mbarim të shfaqjes, si natën e premierës dhe po ashtu dhe në natën e dytë teksa Saimir Pirgu, tenori i ri shqiptar u shfaq për të përshëndetur publikun, e gjithë salla në brohoritje e sipër, ku shumë “Bravo” dëgjoheshin nga të gjitha anët u çua në këmbë për të respektuar performacën e tij. Me ta isha dhe unë thotë ajo, duartrokisja gjithë qejf Saimirin/Edgardon (roli që ai luante) dhe për më tepër isha shumë krenare që ky zoti Pirgu, kishte arritur në të tilla suksese duke përfaqësuar popullin dhe vendin tim.”

Më pas ajo në shkrimin e saj në portalin “Anabel”  shprehet se :”Po populli im nuk e di për këtë. Vendi im dhe media shqiptare hesht. Nuk është lajm që një shqiptar ende vazhdon të korri sukses në skenat më të mëdha të muzikës botërore”.

Opera “Lucia di Lamermoor” do të vazhdojë të jepet dhe për disa shfaqje të tjera deri më 6 Prill 2014  në Dorothy Chandler Pavilion , shtëpia e Operës në Los Angeles .

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Donizetti, Los Angeles, Saimir Pirgu, shkelqen

DITA E LULEVE, NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ ISTRIA”-TIRANË

March 30, 2014 by dgreca

Nismë, që ia vlen të përhapet në shkollat tjera/

Nga MURAT GECAJ/

1.Afër  50 vjet më parë…/

Kur u nisa të bëja një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Dora d’ Istria” të kryeqytetit, mendja më shkoi  në një kohë, afër 50 vjet më parë. Pas mbarimit të studimeve të larta për gjuhë-letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës, më caktuan redaktor në gazetën javore për fëmijë, “Pionieri”. Nuk më kujtohet saktësisht,  por sigurisht ishin ndër shkrimet e para, që përgatisja e shkruaja në atë gazetë. Do të bëhej përurimi i shkollës së re, me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, shkova aty për ta pasqyruar atë ngjarje të gëzuar në jetën  arsimore të Tiranës. Me atë rast, bëra edhe disa fotografi, që  i ruaja  dëshmi të rrallë. Shumë vite më vonë, ato ua çova dhuratë drejtuesve të asaj shkolle, por nuk e di cili ka qenë fati i tyre.Megjithatë, ndjenjat që përjetova  këto ditë, lidheshin pikërisht me atë ngjarje, që e përmenda më lart. Por ishte edhe një arsye tjetër, që më nxiti ta vizitoja këtë shkollë. Jo shumë kohë më parë, aty u caktua drejtoreshë znj. Lumturi Vladi, e cila kishte shërbyer mësuese në shkollën  9-vjeçare “Vasil Shanto”. Njohja jonë kishte diçka të veçantë, pasi jemi takuar në mjediset e Panairit vjetor të Librit. Ndër botimet e përuruara aty, ishin dhe dy libra, të cilët i kishte redaktuar shkrimtari i njohur, Bardhyl Xhama. Ata i kanë titujt domethënës, “Qindra zemra, në një zemer” e “Dashuri Engjejsh” dhe i kushtohen pikërisht kësaj mësueseje të pasionuar dhe shumë të dashur për nxënësit, por dhe të respektuar nga prindërit e tyre dhe kolegët e saj.

2.Kur flasin zemrat e nxënësve…

Pasi bëra një fotografi me pamjen e shkollës nga jashtë, m’u afrua një nxënës dhe më pyeti nëse mund të më ndihmonte ndonjë gjë. I tegova se do të takoja drejtoreshën e shkollës, pasi isha marrë vesh më parë, përmes Inernetit. Ai buzëqeshi e m’u drejtua me respekt: “Po, mund t’u çoj unë, me kënaqësi, në zyrën e mësuese  Lumes, atë e dua shumë…”. Eca ngadalë pas tij dhe arritëm në katin, ku ndodhej drejtoria e shkollës. U përshëndetëm përzemërsisht dhe, pa humbur kohë, znj. Lumturi më njohu me zëvendësdrejtoreshat, Fato Kanushi e Vilma Danja. “Janë koleget e mia dhe kam kënaqësi, që punojmë bashkë”,-u shpreh ajo, me sytë që i shkëlqejnë nga mirësia. Aty e mësova se në shkollë kishin festën e “Ditës së luleve” dhe se do t’i shpallnin fituesit. Prandaj dhe në atë zyrë kishte vazo me lule të bukura, ku u bëra ayre një fotografi, së bashku.

Pastaj zbritëm në katin e parë, kur ishte koha e pushimit ndërmjet orëve të mësimit. Në një mjedis  të gjelbëruar, mbushur me vazo lulesh shumëngjyrëshe, erdhën mjaft  nxënës e mësues. “Konkursin për lulen më të bukur e organizuam me një kusht,-më tregoi një mësuese,- nxënësi, që dëshironte të sillte vazo me lule, nuk do ta blinte atë, por do ta merrte nga shtëpia e tij”. Ja, përpara kishim mbi 65 vazo të tilla, secila më e bukur se tjetra. Por juria përkatëse kishte shpallur fituese vetëm pesë vazo, që i kishin sjellë nxënësit e klasave: 9-B, 7-A e 8-A dhe 9-C e 9-A. Ndërsa na veçuan emrat e disa nxënësve, që kishin marrë pjesë në konkurs: Arbër Jaho, Emanuela Hoxha, Niki Krypçe, Llukan Kosta, Klaudio Canameti, Adnand Kera, Arla Duxha, Rezart Dyrmishi e të tjerë. Sigurisht, me ato vazo lulesh,  mjediset e kësaj shkolle do të jenë më të bukura dhe erëmira.

Kënaqësi për mua ishte edhe njohja me kryetaren e senatit të nxënësve ose me presidenten e shkollës,nxënësen Eva Tavo. Ajo, por dhe një tjetër pjesëtar i senatit, Jasmin Kamberi, nxënës i klasës 9-të B, më folën për përshtypjet e tyre të mira për disa mësuese të tyre, si Mirela Shyti, Mirela Alushani e Shpresa Gorana etj., por edhe për mësuese  Lumen. Nxënës Jasmini u shpreh, me sinqeritetin e moshës së tij:“Mësueset tona na japin shumë dhe kërkojnë shumë nga ne. Sillen si shoqe me ne dhe kështu ora e mësimit bëhet më e bukur…Në shkollën tonë tani ka më tepër rregull e qetësi, pastërti e hijeshi…Drejtoresha jonë e re është shumë aktive, me ne nxënësit tregohet mjaft e afërt, e ngrohtë, e komunikueshme e dashamirëse…”.

Duke iu uruar atyre sa më shumë arritje, Evës i dhashë me nënshkrim librin tim publicistik-letrar, “Dorela”,kushtuar mbesës sime dhe që e përuruam dy vjet më parë, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të kryeqytetit, nën kujdesin e znj.Dava Marku.

Po të duash të dishë për mendime dhe përshtypje të nxënësve të kësaj shkolle për mesuese Lumen, e ke fare të lehtë, se këtë gjë mund ta shohësh të dokumetuar. Në një dosje të veçantë, lexova e pashë disa poezi, skica e vizatime, që nxënësit ia kishin kushtuar asaj, me shumë dashuri e respekt, në festën e 7 Marsit 2014. Por, po shënoj këtu vetëm ndonjë prej tyre. Pasi thotë në një varg “Ju keni çdo cilësi, që unë dua…”, Verda Torba vazhdon, në poezinë e saj: “…Unë ju dua shumë./ ndaj ju them sot:/ E dashura mësuese Lumja, / si ju s’ ka në botë!”. Por edhe Dezi Imami e ka shfaqur në vargje shpirtin e saj: “Mësuese Lume,/ je një nënë e dytë për mua…”. Gjithashtu, ndjenja e mendime të tilla, në poezi ose vizatime, kanë shprehur nxënësit: Azhena Huca, Almira Alika, Armir Pepkola etj.

Këto vjersha mund të mos kenë ndonjë vlerë të veçantë letrare, por ka rëndësi që kanë buruar nga shpirti e zemrat e njoma të nxënësve të kësaj shkolle, kushtuar msueses e drejtoreshës së tyre.

3.Çfarë tregoi, shkurtimisht, drejtoresha…

Të jem i sinqertë me lexuesit, kur bisedova me ndonjë nxënës ose mësues, dretoreshë Lumja nuk ishte e pranishme, pra e “sajoi” ndonjë punë për të zgjidhur e doli jashtë, duke kërkuar të falur. Pastaj ajo më informoi, shkurt, për disa të dhëna, që ia kërkova.

Në këtë shkollë sivjet vijojnë 850 nxënës, në 27 klasa dhe u japin mësim 32 mësues, të cilët janë me origjinë nga rrethe të ndryshme të vendit. Megjithëse nuk ka shumë kohë, që  L.Vladi e drejton këtë shkollë, vëmendjen po e kushtojnë që të ketë kalueshmëri sa më të lartë dhe cilësi në notat e nxënsve, që shprehin cilësinë e përvetësimit të njohurive prej tyre.  Për këtë gjë, ajo ka mbështetje dy koleget e drejtorisë, si dhe mësuesit e klasave të ndyshme, duke mbashkëpunuar ngusht me prindërit e nxënësve. Ndër synimet e periudhës në vazhdim, deri në mbylljen e tërë vitit shkollor, është edhe kujdesi për nxënësit e klasave të nënta, të cilët kanë provimet e lirimit. Për këtë qëllim, ndër të tjera, po mbahen lidhje të mira me prindërit etj. Ngjarje me rëndësi në jetën e kësaj shkolle ishte zgjedhja, këto ditë, e Bordit të ri të shkollës. Në mënyrë demokratike dhe të dokumetuar, kryetar u zgjodh Ilirian Sotiri dhe sekretare  Shpresa Gorana. Me bashkpunimin e ndërsjelltë, drejtori e bord shkolle, do të arrihet që të zgjdhen çështje të ndryshme, si brenda e jashtë saj.

Krahas procesit mësimor, janë organizuar e do të organizohen edhe në të ardhmen veprimtari kulturore e sportive. Një nga ato ishte ajo me rastin e 7 Marsit, Ditës së Arsimit tonë Kombëtar

Po bisedonim me znj. Lumen dhe aty erdhi pikërisht mësuese Shpresa, e cila na tregoi se kishte ditëlindjen. Me gotën e limonatës, që na seriviri ajo, e uruam për jetë të gazuar e të lumtur dhe arritje në detyrën e nderuar të edukatores e mësimdhënëses. Por këtë ngjarje të bukur, pra ditëlindjen, e kishte edhe nxënësja Kontesha Zhuzhi, të cilin e uruam përzemnërsisht. Të dyja ato, na falënderuan.

…Kur po largohesha nga kjo shkollë, ku takova e njoha mësues e nxënës të shumtë e të përkushtuar, po mendoja me vete: Mos, vallë, ishte rastësi kjo apo diçka e ngjashme, me ndodhjen time aty, ashtu si afër 50 vjet më parë. Pra, edhe atëherë ishte festë, se çeleshin dyert e një vatre të re, diturie e përparimi. Po edhe tani, në mjediset e kësaj shkolle, përsëri kishte ngjarje të tilla të gëzuara: “Festën e luleve” dhe  dy ditëlindje, të një mësueseje e të një nxënëseje. Dhe sa mirë është, kur mëson se një kolektiv i tillë mësues-nxënës, si ky i shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “Dora d’ Istria”, i kryen gjithnjë e më mirë detyrat e përditëshme, në fushën e mësimit e të edukimit, por përjeton edhe ngjarje të gëzuara, si vetjake e kolektive. Prandaj i urojmë të gjithë ata që, sëbashku, të ecin pa u ndaluar në udhë të mbara, të edukimit dhe mirëmësimit të brezit të ri.

Tiranë, 28 mars 2014

 

Filed Under: Kulture Tagged With: DITA E LULEVE, Murat Gecaj, NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ ISTRIA”-TIRANË

NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR”PAVARËSIA 2014″

March 30, 2014 by dgreca

  Shkruan:Shaban Cakolli/Shqiptarët në jetën e tyre janë ballafaquar me sakrifica të mëdha poashtu edhe me ndryshime të mëdha.Dihet mirë dikur ishim të pllakosur rëndë nga robëria e pushtuesëve,shtypjet,persekutimet,përndjekëjet,më pas  ndodhi lufta,e pas luftës tranzicioni për  ndërtimin e një  lloj demokracie. Shqiptarët e përndjekur të viteve të 90-ta,vetëm emrin e tyre dhe shpresën e  morën me vete,duke ikur nga përndjekëjet e pushtuesit të egër u detyruan  të kërkojnë strehim nëpër vendet e botës,vende të cilat kanë mundur të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë nëpër botë e kanë gjetur vetën duke punuar shumë,duke ndërruar   profesione duke fituar eksperienca të larta,fatbardhësisht disa prej nesh këtë eksperiencë të tyre të fituar e kanë bartur në vendin tonë.Veç këtyre mundimeve të mëdha, shqiptarët kishin para vetës një detyrë të vështirë,internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare para popujve të  botës ku ishin strehuar,ndihmat për atdheun,shkollat shqipe,për të varfërit të cilët mezi jetonin,e shumë ballafaqime tjera.

Pos  këtyre vështirësive shqiptarëve iu desh një trajnim i madh dhe i vështirë.për të u integruar në shoqërinë ku ishin strehuar,madje kusht qenësor ishte që integrimin tonë me shoqëritë e botës ku jetonim,të e përfaqësojmë me një grup ideshë e krijimtarishë tona të cilat ishin kushte për të i njohur botën me kulturën tonë  kombëtare,ku pena dhe letra ishin qenësore,me të cilat ne duhej pasqyruar  kulturën tonë kombëtare para  popujve tjerë.Kosova është një rrëfim  i mundimshëm dhe i sukseshëm historik,origjinal djhe unikat i çlirimit dhe pavarësisë,vepër gjeniale e qëndrueshmërisë,vizionit dhe përcaktimit të drejtë të qytetarëve të saj,ngjarëje e madhe historike e mbarë popullit në veçanti e mërgimtarëve të cilët të shkapërderdhur nëpër vendet e huaja,ndiheshin sikur zogj me krahët e thyar,të cilët i mbante vetëm emri dhe shpresa.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) në shtatëvjetorin e themelimit të saj ka  ngjeshur në radhët e veta qindra aktivitete të frytshme  kulturore e kombëtare,por nga aktivitetet  që shquhen të shejta për kombin,krenaria e mërgimtarëve është “Ora  letrare e Pavarësisë”,e cila është  bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në Koblenz të Gjermanisë.Kësaj radhe këtë shënim të shejtë tradicional LSHAKSH e mbajti bashkarisht me LKSHM (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë) e cila qe themeluar me 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë,e cila në gjirin e vet përfshinë të gjithë krijuesit shqiptarë ënë e kënd botës.Mërgimtarët tanë kudo në Europë dhe botë pavarësinë e Kosovës e shohin ngjarëjen  më të rëndësishme historiko-kombëtare,një ëndërr e cila i ka ndjekur gjithmonë dhe në fund u bë realitet,shqiptarët bënë shtetin e tyre,Kosovën e Pavarur,të cilën ne krijuesit e mërgatës e quajmë fitore dhe jemi shumë optimist.

Është detyrë e çdo krijuesi të jetë në shërbim të kombit,jo të politikave,andaj më e rëndësishmja për shqiptarët ka ndodhur,kthim prapa më nuk mund të ketë.

Populli shqiptarë po jeton i lirë,i pavarur,ne kemi një pavarësi,ndoshta jo aq sa duhej të ishte e ndërtuar,jo krejt ashtu si e duam ne,por jemi në ballë të një akcioni,i cili kërkon punë e vizione,me punë e mençuri një ditë jo të largët do të kemi  Kosovën ashtu si ne duam të e kemi,ideja jonë shkon edhe përtej  çlirimit të Kosovës bashkimi i shqiptarëve aty ku ishim dikur,në një trung.Sot ne shqiptarët kudo që jemi përulemi me rrespekt para jetës dhe veprës së dëshmorëve të  lirisë kjo na jep energji dhe fuqi për të ardhmen,për shtetin tonë natyral që e njohin epokat dhe historia.Mërgimtarët janë krenarë se me Pavarësinë e Kosovës,i humbet edhe kuptimi këtij emërtimi të vjetër  mërgimtarë,nga se shqiptarët më nuk ndihen mërgimtarë,ata me vendet e botës i lidhë puna,eksperienca,por që mundësinë e kanë që kafen e mëngjezit të e pijnë në Europë,kurse të drekojnë  në Prishtinë,mundësi këto që nuk i kanë pasur kurrë më parë.

Për ne shqiptarët jashtë atdheut  nuk  ka vepër më madhështore se ajo e çlirimit të vendit,andaj Pavarësia e  Kosovës shënohet në Koblenz të Gjermanisë, me krenari të madhe nga krijuesit tanë.Si çdo vit nga shpallja e Paavarësisë,tradicionalisht edhe dje krijuesit tanë nga gjitha vendet e botës ku janë të strehuar me fytyra të buzëqeshura,në sytë e të cilëve  lexohej krenaria,u tubuan në Hotelin Continent në Koblenz të  Gjermanisë,ku u mbajt Manifestimi Tradicional Poetiko-letrar”PAVARËSIA2014″

Kësaj radhe ky manifestim tradicional po mbahej  nga LKSHM dhe LSHAKSH,ku hapja e manifestimit është bërë nga z.Mentor Thaçi,me me intonim të hymneve kombëtare e shtetërore.Më pas është mbajtur fjala  hyrëse e kryetarit të LKSHM,z.Hasan Qyqalla,kurse në mungesë të ministrit të diasporës.

Fjalën e ka mbajtur zëvendësi i tij,z.Zhinipotoku,kurse në emër të përfaqësive Diplomatike të Gjermanisë znj.Fatmire  Musliu..Më pas fjalën e ka pasur z.Pal Sokoli, kryetar i  LSHAKSH në Gjermani,të gjithë përfaqësuesit e LKSHM nga Austria deri te  Zelanda e re,kurse përfaqësues të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesëmarrës manifestimin e kanë përshëndetur me shkresa përmes postës elektronike.Fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryetari i Nderit të LSHAKSH-në Gjermani,z.Martin Çuni.

Udhëheqës i panelit ishte krijuesi Fran  Tanushi.Takimi tradicional kishte karakter garues,.ku kishin konkuruar me krijimtarinë e tyre dhjetëra poet,kurse organizatorët kishin emëruar  jurinë prej Avni Aliut,Hazir Mehmetit dhe Muhamet  Lumaj,të cilët do të vlerësonin punimet e konkuruesëve.Në garën konkuruese kanë hyrë poet,si:Hamzë Halabaku,Sylë Bajrami,Xhevat Muqaku,Sebahate Byci,Gonxhe Letmi-Begisholli,Sadije Bejtullahu-Kryeziu, Besim Xhelili,Ragip Dragusha,Ismajl Hadaj,Tonin Nikolli,Neki Lulaj,Fran Tanushi, Seveme  Fetiqi,Agim Gashi Muhamet  Hoxha,Silva Tërnava,Drita Nikoliqi-Binaj,Sadik Krasniqi,kishte edhe nga ata që deklamuan jashtë konkurence si:Martin Çuni,Pal Sokoli,Hazir Mehmeti e Mentor Thaqi.Faruk Tasholli,etj….

Juria kishte përzgjedhur tre poetët më të mirë për vendin e parë,dytë dhe të tretë,kurse  nga publiku u përzgjodh poezia e krijuesit tanë të njohur Tonin  Nikolli.Nuk po dua të ceku emër për emër,nga se të gjithë konkuruesit dhe ata jashtë konkurence u shpërblyan në një farë forme.Pos të përzgjedhurve  nga juria,edhe ata jashtë konkurence,të gjithë ata që deklamuan punimet e tyre,nga Ministria e Diasporës u shpërblyan  me nga një plaketë të bukur e domethënëse,ku ishte e shtypur Deklarata e Shpallëjes së Pavarësisë së Kosovës.Duhet cekur se  mjaft ngrohët  i priti publiku aktorët Ismajl Hodaj dhe  Ragip Dragusha.

Pjesa e dytë e manifestimit u mbajtë me  promovime titujsh të rinjë nga krijuesit tanë:Anton  Marku,referoi për disa tituj të krijuesëve të SHKSH”Aleksandër Moisiu” në Austri

*Për përmbledhjen  poetike”Vesa mbi gurë” të Neki Lulajt,(referoi  Sh.Cakolli)

*Për veprën  e Seveme  Fetiqit”Një gllënjkë dashuri” referoj  Muhamet Luma

*Për veprën”Buzëqeshje e trishtë” referoi  Avni Alija

Ky manifestim zgjati deri në orët e mesnatës,ku përfaqësuesit e LKSHM, bënë projekte për aktivitetet e tyre të  mëtejme,të cilat i miratuan  njëzeri.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Manifestimi tradicional, Ne Kolbnez Gjermani, Shaban Cakolli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 334
  • 335
  • 336
  • 337
  • 338
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT