• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadori Arvizu i dorëzon çmimin “Kampionët e Vepro Tani”, Youth Solidarity Albania

March 26, 2014 by dgreca

TIRANË/ Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i dorëzoi Youth Solidarity Albania çmimin “Kampionët e Vepro Tani”, për muajin shkurt.

Youth Solidarity Albania është vlerësuar për përpjekjet e tyre për të mbledhur kapakët e shisheve dhe përdorimin e të ardhurave prej riciklimit të tyre për të blerë karroca për personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë vlerësimit të gurpit, Ambasadori theksoi se, qysh prej nisjes së projektit në mars 2013, Youth Solidarity Albania ka mbledhur pothuajse 5 tonë kapakë shishesh. Ambasadori tha se kjo përpjekje e jashtëzakonshme mishëronte frymën e Vepro Tani! dhe se nuk është e tepërt të themi se “çdo kapak shisheje përfaqëson shprese,” për ata njerëz që përdorin karroca.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ambasador Arvizu, Youth Solidarity

Panair ndërkombëtar në Tiranë për edukimin e studentëve jashtë vendit

March 26, 2014 by dgreca

Nga Zina Tosku/ Përfaqësuesit e mbi 30 universiteteve lider evropiane do të jenë të pranishëm për tu ofruar studentëve shqiptarë edukimin jashtë vendit. Në panairin ndërkombëtar World Education , do të jenë të pranishëm dhe përfaqesuesit e shkollave të mesme elitare nga Britania e Madhe, Holanda , Zvicra , Spanja , Italia , SHBA. Sipas një njoftimi për shtyp, ata do të jenë të pranishëm në Tiranë, më 28 dhe 29 mars 2014 në hotel ” Rogner Europapark ” nga ora 11-17. Për herë të parë 5 shkolla elitare britanike do të marrin pjesë : Cardiff Sixth Form College, e cila njihet në përgatitjen e nxënësve për provimet në mjekësi , shkolla London Mandar Portman worldëard – e famshme për përgatitjen për pranim në universitetet elitare të Oxfordit dhe Kembrixhit , British Wycliffe College – shkolla e parë, e cila u pranua në Association of Gifted Children .

Për shkak të interesave të shumta për arsimimin në Gjermani, Shkolla Berlin Brandenburg International me mësimdhënien në gjuhën angleze do të jetë për herë të parë në Tiranë. Shkolla mbulon të gjitha programet IB nga mosha 3 deri në 19 vjeç. Kolegji i Lewis Hamilton-it, kampionit të Formula 1 – CATS College , do të jetë i pranishëm për takime me familjet shqiptare dhe do të japë bursa të veçanta nga 30% , deri në 50% të tarifës së shkollimit për edukimin e fëmijëve shqiptarë.

Pranim të drejtpërdrejtë për studentët shqiptarë do të ofrohen nga dy pjesëmarrësit e rinj –European University në Barcelonë , i njohur për stazhet e studentëve në kompani prestigjioze dhe Universiteti i Northampton , i cili mban vendet e para në Angli për punësimin e të diplomuarve. Ata do të zhvillojnë intervista me kandidatët gjatë panairit dhe do t’u japin atyre mundësinë për të filluar studimet e tyre nga ky vit akademik. Në njoftim zyrtar theksohet se “ një hyrje e re është London School of Business and Financ” të vendosur në të Londrës, ku japin mësim akademikt të njohur britanikë, Bill Klinton, Toni Blair , Richard Branson janë shpesh lektorë të ftuar .

Për shkak të interesit në arsimimin në SHBA, një Shoqata e 12 universiteteve lider amerikane do të jenë të pranishëm në panair dhe do të japë bursa vjetore nga 3000 dhe 4000 USD mbi rezultatet akademike. Kandidatët , të cilët dëshirojnë të rrisin nivelin e tyre të gjuhës së huaj, do të mund të zgjedhin mes pushimeve verore duke mësuar gjuhën jashtë vendit ose cilësisë së kurseve të gjuhës angleze në shkollën Britanika , partner i projektit World Education , i cili ofron kurse gjuhe me çmime midis 6999 dhe 18 , 000 lek/ nivel.

Panairi është i hapur për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të arsimojnë veten e tyre jashtë vendit dhe për të marrë këshilla profesionale falas si dhe për të patur takime personale me përfaqësuesit, duke folur në lidhje me pranimin në shkollat elitare perëndimore si dhe në universitete. Panairi është i hapur për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të arsimojnë veten e tyre në shkollat elitare perëndimore. Ky projekt u lancua ne 2003 dhe operon në 250 vënde përfshirë dhe Shqipërinë

Filed Under: Kulture Tagged With: ne Tirane, Panair per Edukimin

Më 21 maj 2014 – bileta falas për ditën e hapjes së Muzeut 9/11

March 26, 2014 by dgreca

Një lule dhe një flamur amerikan qëndron në majë të emrave të viktimave në 9/11 Memorial/

Nga BEQIR SINA, New York/

MANHATTAN NYC -Muzeu Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit, në New York, do të hapet më 21 maj 2014 si institucioni kryesor ivendit në fjalë me eksplorimin e implikimeve të ngjarjeve të 9/11, dokumentimin dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve të eksploruar me një rëndësi të vazhdueshëme. Në emër të shpirtërave të tyre, gjigandi i masmedias amerikane Conde Nast, ka deklaruar sot, se :” biletat për çdo vizitor janë falas(janë në dispozicion falas edhe për tu tërhequr edhe online) me 21 Maj në hapjen e Muzeut “Memoriali Kombëtar 11 Shtatorit” në Qendrën Botërore të Tregëtisë, në New York, njoftuan të mërkurën zyrtarët e kësaj kompanie.

Ata thanë se Condé Nast, është evntualisht edhe një nga sponsorët kryesorë të këtij muzeut , dhe është zotuar për të paguar për çdo biletë të qindra-mijëra njerëzve që pritet të marrin pjesë në hapjen e këtij muzeu . (Biletat janë ende në dispozicion për çdo vend të caktuar prej orës 09:00- të paradites deri në orën 7:00 të mbrëmjes pesë ditë të javës, sipas faqes së internetit të biletave . ” Ky është një kontribut i madh nga një partner i madh , ” tha Joe Daniels , presidenti i Muzeut Kombëtar të 11 Shtatorit” . ” Unë sinqerisht besoj se të tjerët do të jenë të frymëzuar në këtë mënyrë të veçantë nga bujaria – donacionet e Conde Nast, në mbështetjen e Muzeut Memoriali Kombëtar 9/11. ”      Para fillimit zyrtar të hapjes së muzeut për publik , zyrtarët e këtij muzeu dekalruan sot se :”do të hapën një muze nëntokësore për gjashtë ditë , nga data  15 deri në datën 20 maj , si një respekt për anëtarët e viktimave të familjeve , dhe banorët e pjesës së Ulët të Manhattanit, vendit ku më parë ndodheshin Dy Kullat Binjake ose si thirreshin ndryshe Qendra Botërore Tregttare . Kjo kohë është menduar për t’u vizituar edhe prej punëtorëve të rimëkëmbjes që ishin në vendin e ngjarjes 24 orë në ditë pas sulmit për të ringritur qendrën.  Zyrtarët e Muzeut “Memoriali Kombëtar 11 Shtatorit” në Qendrën Botërore të Tregëtisë, në New York, deklaruan gjithashtu se :” Pas 21 May dita kur biletat janë falas, bileta e muzeut do të kushtojnë 24 dollar, ndërsa do të jenë me ulje për , veteranët, studentët , të moshuarit deri në 50 përqind .

Organizatorët planifikojnë të ofrojnë pranim të lirë në netët e martë dhe e mërkurë nga ora  5 mbasdite deri në orën -8 mbasdite për të afërmit e viktimave të 9/11 por më parë se ata të shkojnë të vizitojnë muzen duhet të regjistrohen onile ose pranë zyrave të memorialit për pranim të lirë , thanë zyrtarët .

Muzeu do të përfshijë një ” In Memoriam “, e cila është e vedosur përr rreth dy ujvarave dhe është e rrethuar nga pllaka mermeri të zezë, me një lule dhe një flamur amerikan për çdo emër të 2,983 viktimave të dy sulmeve, që kan ndodhur në ish World Trade Center atë 9/11 dhe atë të bombës së 1993.

 

Në 11 shtator 2001,edhe kombi ynë – kombi shqiptarë, hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë : Mon Gjonbalaj,Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra,të cilët do të kujtohen në mote, por në çdo 11 shtator,si dëshmi e gjallë,se ne kombi shqiptarë – jemi Shqiptarë në rradh të parë, por,jemi edhe Amerikan.

 

 

9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar,

 

Muzeumi Kombëtare 9/11 Memorial & Museum, është i vendosura në një vend me sipërfaqe 6-akra në kompleksin World Trade Center, është një respekt në përkujtimin dhe nderimin e 2983 viktimave burra, gra dhe fëmijë të vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë. Duke përfshirë edhe disa nga materialet e gjetuara në aeroplanin që u rrëzua në Shanksville, Pennsylvania , dhe disa materiale nga Pentagoni, si dhe gjashtë vetë të vrarë në shpërthimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në shkurt 1993 në New York.

9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar, është i projektuar nga arkitekti amerikan Michael Arad i kompanisë së Arkitektëve Handel në lidhje me arkitekturën e peizazhve të firmës Peter Walker dhe Partners. Muzeumi 9/11 është i dedikuar zyrtarisht për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve më 11 shtator 2001. Arad dizajn dhe Walker u zgjodhën 6 vjetë më parë nga 5201 firma të cilat hynë në një konkurs të hapur ndërkombëtar, të iniciuara nga Korporata për Zhvillim (LMDC), në Manhattan për specifikimet e arkitektit Daniel Libeskind.

Dy pishina, secila rreth një acre me thellësi 30-këmbë krijojnë ujvarat artificiale më të më madha në ujëvarat në Amerikën e Veriut – Kaskadat e tyre janë të rrethuara me pllaka mermeri të zeza dhe çdo pllakë janë të skalitur me daltë emrat e 2.983 viktimave  . Ngjitur me kaskadën janë vendosur 76 pllakat prej bronzi bashkangjitur në muret parapeme që formojnë skajet e ujvarave përkujtimore, të rregulluar në bazë të “adjacencies kuptimplotë” – një algoritm i zhvilluar prej projekteve lokale që përfshin afërsinë në kohën e sulmeve , dhe është në pëlqim të plotë nga rreth 1.200 kërkesa nga anëtarët e familjeve të viktimave.

Plaza Memorial – Sheshi Muzeal përreth ujvarave ofron një park natyral meditues, me një korije prej më shumë se 400 pemë të llojit White Oak, secila e përzgjedhur brenda një rreze 500- feet dhe të sjell nga tre vendet e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Një korije e vogël mjaft piktoreske, e njohur si Glade Memorial, përcakton një hapësirë për tubime dhe ceremoni të veçanta.

9 – 11 Memorial Muzeu Kombëtar është i projektuar nga Dykers Craig dhe Kjetil Thorsen e Snøhetta, është planifikuar të hapet për publikun më 21 Maj 2014. Muzeu është i vendosur  në një sipërfaqe mbi 110.000 metra katror të hapësirës, dhe do të ketë ekspozitë me historinë e 9/11 në ndërkohë që përmes ekraneve multimedia, arkivave, tregimet do të shfaqen skenat e ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe do të ketë një koleksion i objekteve monumentale dhe autentike të atyre ngjarjeve tragjike.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 9/11, Bileta falas, me 21 maj 2014, ne diten e hapjes, se muzeut

E VEÇANTA E BUKUR E KUPTIMPLOTE NË NJË LIBËR ME VLERË

March 26, 2014 by dgreca

 Nga MSc. Albert HABAZAJ*)/ kritik letrar/

Kam vite që e njoh Halil Bregasin dhe e respektoj si qytetar korrekt e serioz. Pak herë jemi takuar e përshëndetur në veprimtari atdhetare e kulturore apo edhe në ndonjë festë a ditëlindje. Para ca kohësh Halili, më ftoi për 76 vjetorin e lindjes, në një ceremoni me miq të afërt, por unë nuk munda të shkoja për arsye pune. Në mungesë e falënderova për respektin dhe e urova me shpirt.

Interesant! Që në takimin e parë me të, krijova përshtypjen se Halil Bregasi është njeri me kulturë, qytetar i mirë, i urtë dhe porsi ajo pema e pjekur ngarkuar me fruta, ai është i mbudhur me humanizëm dhe dashuri njerëzore.

Për mua, dr. Asqeri Llanaj dhe Halil Bregasi janë Cakrani në Vlorë, janë simbol i asaj treve të zjarrtë atdhetarie e kulture, janë bërthama e asaj energjie diellore që shpërthen mirësi dhe nderim për historinë, për jetën , patjetër dhe për të nesërmen.

Kush nuk e njeh doktor Asqeriun në Vlorë? Dentist i zoti, veprimtar i spikatur, shkrimtar i përkushtuar, Ndërsa Halili është njeriu me shpirt artisti deri më sot, se nesër…Nesër do ta kuptoni vetë, lexues të nderuar, ç’vlera të tjera ka, pasi ta lexoni këtë libër jetësor mjaft mresëlënës.Mendimi im klasifikon thellësinë e brendisë psikologjike e krijuese të këtij njeriu të veçantë në dukje e të bukur në thelb. Nuk  mund t’i kuptoja të ndarë doktorin dhe Halilin; ata i shoh e i konceptoj vetëm së bashku, s’kanë kuptim veç e veç, plotësojnë njeri-tjetrin në veprimtaritë shoqërore-atdhetare. Ata më duken si vëllezër siamezë, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe sa herë i shikoj të dy, më kujtojnë ato vargjet e famshme të Majakovskit…!

Në një shkrim të botuar në revistën serioze “Cakrani”, doktorin e kam quajtur trurin e shoqatës “Cakrani”, ndërsa shpirtin si motor i ndezur- Halil Bregasin.

Dhe tani, mendimi im për këtë njeri kërkon gjetje për klasifikim në brendinë krijuese të tij:

Halili më dorëzoi një material për ta parë.

-Vlen për t’u bërë libër, apo kam harxhuar fletët kot-, më tha

E lexova me respekt dhe me vëmendje materialin. Nis me një fllad lirik, me një udhëtim në tren.Thjeshtë, rrjedhshëm, natyrshëm, bukur. Nuk u bezdisa gjatë leximit, përkundrazi u ndjeva këndshëm. Ndoshta ngaqë udhëtimi në vetvete është shpalosje kënaqësishë romantike për njeriun, apo pse jo edhe Halili ka qenë shumë i kujdesshëm për ta vendosur fjalën, fjalinë e shprehjen atje ku duhet. Ndoshta siç thotë dhe vetë: “ Të tregosh, duhet të keshë parë dhe dëgjuar. Të shkruash atë që di, është shumë e vështirë. Të përshkruash atë që tregon, është edhe më e vështirë. Të gjtha këto përjetohen në punë e atij që shkruan”.

Ndoshta në Pogradec ai u fut në tempullin e Pegasit e takoi frymën e bekuar të Kutelit e Lasgushit. Që në fillim të leximit krijova ndjesinë se do të shpalosja faqe interesante, do të shijoja të gjitha ngjyrat e jetës të brezit bashkëkohës të autorit dhe rrethanave e se nuk do të shikoja vetëm bardhë e zi këtë ngastër toke, ku mbillet jetë.

Dhe nuk u zhgënjeva. Pashë një jetë të veçantë, të bukur në dukje, tërheqëse në skalitjen e botës së brendshme të personazheve që plotësojnë galerinë e librit dhe origjinale në trajtimin artistik e ndjesor të lëndës. Egziston e bukura. Është një thënie e lashtë , e urtë greke: “Nuk është e nevojshme të pishë një fuçi me verë, mjafton një gllënjkëz të kuptosh çfarë shije ka vera”.Është mëse e vërtetë kjo përvojë jetësore, prandaj edhe unë mund t’i them lexuesit të respektuar: Për të bërë vlerësimin kritik të librit të Halilit mjafton të hedhësh syrin e mendjes në  një fragment kudo që ndalon dora dhe kupton se ke të bësh me një njeri që krijimin e ka në gen, se ke të bësh me një krijues me kulturë. Unë kapa këtë copëz nga shkrimi i tij : … “kodra e qytezës K është si një trëndafil në mesin e një lëndine të gjelbëruar nga bari…”. Një krahasim i thjeshtë, i bukur, si një fllad që buron natyrshëm ndër figurat stilistike që prodhon mendimi krijues i autorit H. Bregasi, të përcjell rryma të elektrizuara me art e shije estetike të këndshme, romantike, për të zbukuruar jetën, për të zbutur konfliktet, në funksion të mirësisë njerëzore.

Personazhe si Aleksi, Vasili, Maria, Abdullai, Engjëllushja, xha Isufi etj. më duket sikur i njoh, sikur diku i kam parë. Në fakt unë nuk i njoh, por pena sqimatare e Halilit i ka skalitur aq vërtetësorë, saqë më duken realë, sikur jemi takuar, grindur e pajtuar, sikur kemi pirë së bashku e jemi gëzuar. Por përveç se te libri i Halilit nuk jemi parë ndonjëherë.E kjo është një vlerë e brendshme që autori H. Bregasi ka ditur ta menaxhojë si nikoqir i mirë i fjalës, i situatave e ngjarjeve ku shpalos karakteret dhe botën e pasur që mbartin psikologjikisht dhe shpirtërisht personazhet simpatikë që ai krijuar. E kjo është vlerë për autorin. Dhe ai meriton përgëzime. Ky libër, përveç vlerave artistike e njohëse, ka ndërkohë një kod moral që duhet respektuar për të ndërtuar çerdhen e ngrohtë familjare, ku lulëzon respekti për veten, për familjen, për dinjitetin moral e dituror, për mirënjohjen ndaj mësuesëve, për përuljen para bibliotekës si para Zotit. Mesazhe të larta humane po përçon me librin e tij ‘‘Tri dasma në një’’autori Halil Bregasi. Këto mesazhe janë ajo frymë e pastër që kthjellohet nga tre degë të gjelbëra e të shëndetshme: besimi, shpresa e dashuria e trungut të fuqishëm familjar: Aleksandër – Ëngjëllushe, me rrënjë të thella e të pashkulshme nga asnjë tramundanë, sepse Abdullai me Margaritën janë magjia shëruese dhe magma e shëndetit të bukur  që mban çdo çift shkëlqimplotë si margaritar. Ata nuk kanë as më të voglin kompleksitet fetar, e ky fakt ka shumë vlera qytetare, se harmonia është një pasuri e madhe, e pazvendësueshme për njeriun, që të zbukuron dhe të zgjat jetën.

Autori nuk përdor asnjë mjet artificial në dramën e rrëfimit. Përmbajtja zhvillohet lirisht, në mënyrë të natyrshme  nga vetë thelbi i jetës që vizaton, sipas ligjeve të pandryshueshme të domosdoshmërisë. Pasi përfundova “Tri dasma në një ”, mu kujtua një thënie e V.G.Belinskit: “Ai nuk ka ideale në kuptimin e zakonshëm të fjalës: njerëzit e tij janë njerëz të vërtetë, ashtu siç janë, siç mund të jenë”.

Me përulje të sinqertë ndaj penës së Halilit, se me zbardhëllim të ndritshëm, na paraqet tre linja, tre pamje, tre konflikte, një çift që do të mbjellë pranverën e jetës së çiltër, i them lexuesit: do të ndjesh kënaqësi gjatë leximit. Sinqerisht edhe një herë e përgëzoj Halilin për këtë libër me vlera njohëse, edukative, morale, shoqërisht i domosdoshëm, sidomos sot. Figurat letrare i përdor me kursim dhe në vendin e duhur, atëherë kur kërkohet, që lexuesi ta shijojë librin e tij si një bukë e ngrohtë gruri .Nuk kemi figura qiellore, por është pikërisht aq sheqer stilistik, i ngjyer në shpirtin e tij, që  ëmbëlson lexuesin serioz dhe sot. Personazhi i Aleksit është krijuar me ngjyra arti e lëng jete dhe arrin të marrë admirimin tonë. Më shkon ndërmend të heq paralele midis Aleksandrit dhe … po, më mirë të mos ndikoj te lexuesi; të gjykojë vetë ai se me kë ngjan simpatiku Aleks. Libri “Tri dasma në një” i autorit Halil Bregasi, plotësohet  me vëllimin e dytë me titullin e pjesës: “Guri –  i rëndë në vend të vetë”. Në këtë libër, të sapodalë nga botimi, ravijëzohen dhe kthjellohen mesazhet letrare, njerëzore dhe filozofike, sepse është bërë universale thënia e bukur e poetit të madh hungarez, 26 vjeçarit Sándor PETÖFI (01. 10. 1823 – 31. 07. 1849): “Për dashurinë jap jetën, për Adheun jap dashurinë” dhe funksionon me fisnikëri qytetare.

Vlorë, 26. 03. 2014

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, dr. Asqeri Llanaj, Halil Bregasi

Shfaqet premirera “Colonel Bird”me regji të Arta Kallabës

March 25, 2014 by dgreca

NGA BEQIR SINA, New York City/

MIDTOWN NEW YORK CITY :  Qindra mijra dashamirët e artit, do të mblidhen çdo fund-jave(weekend)  në “zemër” të qytetit Manhattan – New York, Broadway dhe Times Square, në këto ditë pranvere, për një shëtitje apo për të parë një shfaqje artistike – Në këtë pjesë nga më të “zhrmëshmet” të qytetit të New Yorkut,- një ngjarje interesante teatrale provokoi interesin e publikut shqiptar dhe amerikan me emrin e saj origjinal – “Colonel Bird”.

Dhe atë na e solli regjizoria kosovare Arta Kallaba, e cila prezantojë për tre ditë në radhë( e premte, e shtunë e diel, 21, 22,23 Mars) nëpërmjet premierës së vënien në skenë të “Colonel Bird”, në New York, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë, të pronarëve shqiptarë vëllezërve Tollja në “Producers Club”.Kan qenë për tre netë dhjetra dashamirë të artit, komuniteti i artistëve shqiptarë, muzikantë , poetë , pjestarë nga grupet teatrale, këngëtarë , fotografë dhe artistëve vizuale, që u mblodhën së bashku – për t’u argëtuar dhe për të inkurajuar njëri tjetrin – për të marrë pjesë në një jetë edhe më të “gjall” kulturore artistike në komunitet, veçanërishtë në “kryeqytetin” amerikan të kulturës dhe artit në lagjen e famëshme Midtown – Broadway – New York .

Ata asistuan me këtë rast në shfaqjen interesante Colonel Bird – ku nuk munguan edhe kishin ardhur për të parë shfaqjen edhe disa nga emrat më prominet të artit, kulturës, sportit, shqiptare në Amerikë. Në mesin e  tyre ishte dhe fotografi me renome në SHBA, Fadil Berisha, aktori i njohur James Biberaj, muzikani i talentuar Andis Gjoni, poetia e njohur Rita Saliu, aktorët e njohur, Ariot Myrtaj, Avni Abazi, Elza Zagreda, Anisa Dema, ish- kampioni shqiptar i Karates Besim Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sejdiu, e shumë aktivist e veprimtar të tjer, të komunitetit.

Edhe, pse secili aktor na dha një karakter interesant , simpatik , dhe është me të vërtet sukses, shfaqjes sipas kritikëve, nuk iu bashkuan në një tërësi të gjitha elmentet. Sidomos, kur bie fjala tek disa aktor “stonoi” gjuha angleze, e cila ka “mungesa eksenti” por dhe pauzat e errta në ndrrimin e skenave patën pak mangësi. Por, që gjithësesi nuk ia prishën në asnjë mënyrë bukurinë shfaqjes, e cila, sipas shikueseve ishte me të vërtet një sukses i veçantë e artistëve shqiptarë në New York.

Mbasi, regjizoria e talentuar Kallaba dhe trupa e saj –  kan bërë një interpretim të suksesshëm dhe korrën duartrokitje nga artëdashësit, dhe kolegët e tyre, duke treguar se koha për një prodhim artistik që mund të jetë patjetër edhe më i mirë, është përpara…..tyre dhe kolegëve të tyre….!

Loja shumë e bukur e aktorëve( Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova) në një skenë alegorike, shkëlqen përmes interpretimit – pavarësisht nga që kemi të bëjmë me një shfaqje e realizuar në kushte “vullnetare – dhe pasioni”.

Organizuar që të luajnë në një kishë ata i kontribuan shfaqjes me vlerat madhështore të vënjes në skenë të një komedie të rrallë, “e përbërë nga pak më shumë me një kosoto dhe pasjoa të një lufte Ballkanike” . Dhe pse ideja donkishoteske, ku të gjitha ëndrrat e mëdha të kërkojnë një shkallë të çmendurisë, ngjarja e shfaqjes është si një “këpucë në këmbët e tua e rehatshme”, në këtë kohë të konflikteve të reja.

Në skenë personazhet kan pretendimin e dyfishtë të sëmundjeve mendore dhe thekset e luftës së Bosnjes të cilat natyrisht që janë shumë të qartë dhe zbulojn kohën e nevojshme për të ruajtur një ritëm të gjallë, në skenë nëpërmjet mremories së rikthyer.

Regjisoria kosovare Arta Kallaba , me këtë sukses në zemër të New Yorkut, nëpërmjet premierës  së shfaqjes “Colonel Bird”, të dramaturgut bullgar Hristo Bojçev , ka gjetur të luajë, me shtatë aktor të talentuar shqiptar : ku bie në sy loja e bukur nga aktorët Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova, të vendosur në një ish- manastir , që tani përdoret si një repart psikiatrik , atje thellë në malet e Ballkanit, gjatë luftës në Bosnjë .

Aty është një mjek i ri, i cili është dërguar për të priren e të gjashtë pacientëve : një aktor , një hajdut , një ish- trupëroje , një agjente femër doganore , një njeri shumë i vogël që ka frikë kudo ku shkel në një vend që kudo vjen “era barut e luftë”, një “newsman’ me një radio të prishur , një të pafuqishëmi për të bërë seks(impotent), pra të shtatë, që janë të “dëmtuar nga truri” nga lufta , dhe kan mbetur të harruar , të mbytur pa ushqim apo pamjekim , dhe askush nuk ka dëgjuar të flasi për ata në tre vjet . Zërat e tyre dëgjohen papritmas dhe ata bëhen të “gjallë”, vetëm kur aeroplanët paqeruajtësve të OKB -së, gabimisht kan hedhur kuti humanitare –  në oborrin e tyre – të manastirit dhe Koloneli me ushtarët në një komand “supreme” u bën të “ngjall” për të bërë edhe njerin prej tyre komandat , dhe ata e deklarojnë veten e tyre, si një njësi e pavarur europiane .

Koloneli Bird është vënë në skenë  nga artistët shqiptaro amerikanë dhe gjuha e realizuar është vetëm anglisht

Premjera është me tekst të autorit bullgar, Hristo Bojcev, është e bazuar ngjarja është e vendosur diku në Ballkan, në një repart psikiatrik, ku janë ngujuar gjashtë pacient dhe një mjek, por ky i fundit, në të vërtetë është një ish narkoman që me diplomë false është prezantuar si mjek, me qëllim që të jetë sa më afër barërave, tha regjizoria e kësaj shfaqje, Kallaba.

Kallaba tha se ndihej të jetë mirë për faktin se autori i kësaj shfaqje ia ka dhënë të drejtën, asaj të inskenimit të këtij teksti, që tashmë u ngjit në teatrin njujorkez më 21 mars,  në repertorin e teatrit “Producers Club”.

Në bisedë me gazetën tonë, ajo thotë se :“I gjithë ekipi i shfaqjes janë shqiptarë, por që jetojnë dhe veprojnë në New York. Mirëpo shfaqja prezantohet në gjuhën angleze, pasi që teatri ku do të prezantohet kjo shfaqje, është teatër ndërkombëtarë, për të tërhequr me këtë rast edhe publikun anglishtfolës”.

Më tej ajo thotë “Unë fillimisht nuk e kam menduar se do të kyçem kaq shpejt në profession, pasi që të fillosh jetën profesionale në një qendër botërore siç është New York, është sfiduese. Por, me insistimin e kolegëve të mi, ja arritëm të realizojmë këtë projekt, që po besoj se ja kemi dalë”.

Në shfaqjen “Colonel Bird”, me rolet e tyre janë të përfshirë aktorët: Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova. Muzikën e kësaj shfaqje e ka bërë muzicienti Faton Macula kurse kostumet Mandeta Zeka, për më shumë lexoni intervistën e plotë që ka bërë gazetari ynë me regjizoren nga Kosova, në Nju Jork, Arta Kallaba

 

 

 

Arta Kallaba pse erdhët me premierën e shfaqjes “Colonel Bird”, në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë “Producers Club”?

Arta: z. Sina, se pari ju falendeoj që më zgjodhët mua për të bashkëbiseduar, rreth kësaj shfaqje.  Unë Teatrin përpos se e kam profession atë e kam edhe pasion, dhe koha kur u vendosëm të jetojm këtu, nuk ishte e lehtë të ambientoheshim në një qendër të madhe botërore, siç është Nju Jorku, dhe ndryshimet gjithmonë janë të vështira qofshin ato me të mirat apo edhe me të keqijat e tyre. Pas takimit që pata e mikun tim Alfred Tollja, kur shkova t’a vizitoj atë në Teatër, ai më dëshiroi mirëseardhje në Nju Jork, duke më ofruar hapsirën e teatrit për të realizuar këtë shfaqje. Jo që kisha plan në atë kohë të nisja shfaqje, por kisha momente kritike se ishte ndryshim i madh për mua të nisja jetën e re në Nju Jork dhe e vetmja gjë që do të më ndihmonte ishte teatri, sepse, aty e dija se do të ndjeja rehati në shpirt.

 Ju pra erdhët me këtë premier. Pse zgjodhët tekstin të autorit bullgar, Hristo Bojcev ?

Arta: Unë asnjëherë nuk e shikoj autorin nga nacionaliteti, feja apo raca, tekstin e zgedh gjithmonë nga përmbajtja që ka, dhe ky tekst më ka bërë përshtypje pikërisht për faktin se trajton fatin e disa personazheve të cilët jan mbetur me pasoja psiqike gjatë luftës në Bosnje dhe i gjith ky problem paraqitet nëpërmjet situatave komike edhe pse fati i tyre është tragjik. Kjo temë më ka provokuar shumë kur e kam lexuar ketë tekst, ndoshta për faktin se edhe ne si popull kemi patur fatin e njëjt gjatë kohës së luftës, sidomos, pas luftës ku shumë njerëz që kan mbetur me pasoja psiqike.

Çfarë u tërhoqi ose ju motivojë nga kjo ngjarje më shumë ?

Arta: Motivi kryesor ka qenë mënyra se si autori e ka trajtuar një problem psiqik, përmes disa personazheve, se si ata e shohin botën dhe jetën, duke mos menduar asnjëherë se kan problem psiqike, por vetëm se janë ndryshe nga të tjerët.

Si ndiheni për faktin se autori i kësaj shfaqje ju ka dhënë të drejtën e inskenimit të këtij teksti, që tashmë do të ngjitet në teatrin njujorkez, në skenën e teatrit “Producers Club”?

Arta; Jam e lumtur për këtë fakt. Ndjehem e rrespektuar nga ana e tij, dhe për të cilën gjë dua t’a falenderoj publikisht me këtë rast nëpërmjet gazetës suaj.

 I gjithë ekipi i shfaqjes janë shqiptarë, por që jetojnë dhe veprojnë në New York. Mirëpo shfaqja do të prezantohet në gjuhën angleze, pasi që teatri ku do të prezantohet kjo shfaqje, është teatër ndërkombëtarë, Pyetja është përse me këto kombinacione, dhe a e keni pas të vështirë t’a realizoni në këtë mynyrë shfaqjen ?

Arta; Edhe pse i gjith ekipi janë shqiptar të cilët jetojn shumë vite këtu, e disa edhe kan lindur, shfaqjen vendosa t’a bëjë në gjuhën angleze, pasi që vendi ku jemi flitet kjo gjuhë, dhe nuk desha që t’a kufizoj audiencën, dhe jo audienca të jetë vetëm shqipfolëse, por të vijn edhe popujt e tjer t’a shohin e t’a kuptojn se çfarë ka ndodhur.

 A është sfiduese që të fillosh jetën profesionale në art, në një qendër botërore siç është New Yorku ?

Arta: Është tejet sfiduese të kyqesh në profession sidomos kur bëhet fjalë për një vend të madh siç është Nju Jorku. Së pari është gjuha, pastaj mentaliteti tjetër, rrethanat e shumë faktorë të tjerë. As që e kam menduar se do të merrem me teatër një kohë të gjatë, sepse nuk isha psiqikisht e përgatitur të nisja shfaqjen, por fal vullnetit dhe përkrahjes së kolegeve të mij këtu, arritëm të realizojmë këtë shfaqje.

 

Pra, a ju kan ndihmuar kolegët nga Nju Jorku të realizoni këtë projekt ? dhe kujt i faleminderohesh me këtë rast ?

Arta; Pa dyshim se kolegët më kan ndihmuar shumë, se pa ta as që do të bëhej e mundur kjo shfaqje, por ai i pari nga aktorët që e takova ishte Luan Bexheti, dhe bisedën e parë për të nisur këtë shfaqje e bëra me të, dhe më ndihmoi pastaj në përzgjedhje edhe të aktorëve të tjerë.Por unë do t’i falenderoj të gjithë ata që janë pjesë e shfaqjes, aktorët, kompozitorin, kostumografen, fotografin dhe të gjithe ekipin në përgjithësi, e në këtë mes nuk dua ta harroj as Ardianin bashkëshortin tim – i cili, më ka përkrahur në çdo moment dhe ka qenë me mua sa herë që kam patur nevoj për ndihmën e tij, por në veçanti do t’a falenderoja Alfred Tolljen, i cili më dha hapësirën për të bërë shfaqje.

 A mundet të flasësh pak  për shfaqjen “Colonel Bird”, dhe rolet e tyre !

Arta: Gjithsej jan shtat personazhe, por secili prej tyre ka karakter të vaçant. Ata janë të mbyllur në një dhomë psikiatrike në një Manastir, të lënë pa ushqim, pa ngrohje si dhe pa barëra(medikamente mjekësore). 6 personazhe janë meshkuj ku rolet i luajn, Luan Bexheti, luajti rolin e doktorit, një ish narkoman i cili me diplom falco gjen mundësin të bëhet mjek vetëm për të qenë me afër barërave, që i përdor në vend të drogës të cilën nuk mund t’a gjente tani në këtë kohë lufte, Roland Uruçi, është një aktor i cili gjatë një eksplodimi në luftë humbi dëgjimin, Gent Basha një romë, që ka problem me impotencën dhe ka 6 muaj që është mbyllur në atë spital, Agim Rugova shofer që vuan nga mania se është shumë i vogël dhe mund t’a shkelë ndokush, Besnik Shabani hajn i cili nuk zgjedh se çka vjedh, Bujan Rugova, një ish Gejneral Lufte, i cili për tre vite nuk ka folur asnjë fjal dhe në një moment kur dëgjon fjalën komandat – instiktivisht i kthehet të folurit dhe e vetmja femër është Roza Kalaj, një ish doganijere,Të gjithë personazhet kan probleme psiqike të cilët vendosin të dalin nga aty e  të gjejnë botën e tyre që ata besojn se egziston diku.

Muzikën e kësaj shfaqje e ka bërë muzicienti Faton Macula kurse kostumet Mandeta Zeka, apo jo!

Arta: Po, i falenderoj që të dy. Fatoni siç e dini shumica e publikut se është një muzicient profesionist që ka studiuar në Vienë të Austris dhe Mandeta Zeka është Kostumografe që ka mbaruar studimet në Tiranë por jetojn në Nju Jork..Punën e tyre e kan bërë shkëlqyeshëm çdo njeri prej tyre.

Çfarë pritët nga publiku shqiptaro amerikan dhe ai amerikan në këtë shfaqje ?

Arta: Dëshiroj që të ken mbetur të gjithë të kënaqur me atë çka ne i dhuruam për tre netë me radhë me këtë shfaqje.

 Çfarë do të quaje sukses të premierës së shfaqjes “Colonel Bird”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë “Producers Club”?

Arta: Sukses do t’a quaja nëse shfaqja jonë arriti ashtu si duhet të komunikoj mirë me publikun.

Cili do të jetë hapi tjetër ose sfida tjetër e Arta Kallabës ?

Arta: Të ardhmen nuk e dijm asnjëherë, dhe nuk kam plane tani për të ardhmen. Një gjë mund ta them që Teatrin nuk do ta lë kurr, kudo që jetoj në botë, do ta kem me vete,  nëse Zoti më jep mundësi.

Çfarë dini ju për teatrin “Producers Club” të vëllezërve dibranë në Nju Jork, Fredi dhe Nesti Tollja ?

Arta: Për këtë Teatër kam dëgjuar shumë fjalë të mira edhe para se të jetoj në Nju Jork. Di se kan punuar shumë dhe kan kontribuar në sferën e kulturës duke u dhënë mundësi artistëve jo vetëm shqiptar, por, edhe të huaj të paraqesin punën e tyre në këtë Teatër. Andaj gjejë rastin që me anë të kësaj interviste t’i përgëzoj ngrohtësisht për punën e tyre të mirë që bëjnë.(Intervistojë Beqir Sina)

THE COLONEL BIRD

Director: Arta Kallaba
Writer: Hristo Boytchev
Cast: Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova.

Music; Faton Macula

Costumer: Mandeta Zeka,

Date:  21 March 2014 to 23 March 2014
Show Time: 20h30
Venue: The Producers Club

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arta Kallaba, Colonel Bird

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 336
  • 337
  • 338
  • 339
  • 340
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT