Një lule dhe një flamur amerikan qëndron në majë të emrave të viktimave në 9/11 Memorial/
Nga BEQIR SINA, New York/
MANHATTAN NYC -Muzeu Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit, në New York, do të hapet më 21 maj 2014 si institucioni kryesor ivendit në fjalë me eksplorimin e implikimeve të ngjarjeve të 9/11, dokumentimin dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve të eksploruar me një rëndësi të vazhdueshëme. Në emër të shpirtërave të tyre, gjigandi i masmedias amerikane Conde Nast, ka deklaruar sot, se :” biletat për çdo vizitor janë falas(janë në dispozicion falas edhe për tu tërhequr edhe online) me 21 Maj në hapjen e Muzeut “Memoriali Kombëtar 11 Shtatorit” në Qendrën Botërore të Tregëtisë, në New York, njoftuan të mërkurën zyrtarët e kësaj kompanie.
Ata thanë se Condé Nast, është evntualisht edhe një nga sponsorët kryesorë të këtij muzeut , dhe është zotuar për të paguar për çdo biletë të qindra-mijëra njerëzve që pritet të marrin pjesë në hapjen e këtij muzeu . (Biletat janë ende në dispozicion për çdo vend të caktuar prej orës 09:00- të paradites deri në orën 7:00 të mbrëmjes pesë ditë të javës, sipas faqes së internetit të biletave . ” Ky është një kontribut i madh nga një partner i madh , ” tha Joe Daniels , presidenti i Muzeut Kombëtar të 11 Shtatorit” . ” Unë sinqerisht besoj se të tjerët do të jenë të frymëzuar në këtë mënyrë të veçantë nga bujaria – donacionet e Conde Nast, në mbështetjen e Muzeut Memoriali Kombëtar 9/11. ” Para fillimit zyrtar të hapjes së muzeut për publik , zyrtarët e këtij muzeu dekalruan sot se :”do të hapën një muze nëntokësore për gjashtë ditë , nga data 15 deri në datën 20 maj , si një respekt për anëtarët e viktimave të familjeve , dhe banorët e pjesës së Ulët të Manhattanit, vendit ku më parë ndodheshin Dy Kullat Binjake ose si thirreshin ndryshe Qendra Botërore Tregttare . Kjo kohë është menduar për t’u vizituar edhe prej punëtorëve të rimëkëmbjes që ishin në vendin e ngjarjes 24 orë në ditë pas sulmit për të ringritur qendrën. Zyrtarët e Muzeut “Memoriali Kombëtar 11 Shtatorit” në Qendrën Botërore të Tregëtisë, në New York, deklaruan gjithashtu se :” Pas 21 May dita kur biletat janë falas, bileta e muzeut do të kushtojnë 24 dollar, ndërsa do të jenë me ulje për , veteranët, studentët , të moshuarit deri në 50 përqind .
Organizatorët planifikojnë të ofrojnë pranim të lirë në netët e martë dhe e mërkurë nga ora 5 mbasdite deri në orën -8 mbasdite për të afërmit e viktimave të 9/11 por më parë se ata të shkojnë të vizitojnë muzen duhet të regjistrohen onile ose pranë zyrave të memorialit për pranim të lirë , thanë zyrtarët .
Muzeu do të përfshijë një ” In Memoriam “, e cila është e vedosur përr rreth dy ujvarave dhe është e rrethuar nga pllaka mermeri të zezë, me një lule dhe një flamur amerikan për çdo emër të 2,983 viktimave të dy sulmeve, që kan ndodhur në ish World Trade Center atë 9/11 dhe atë të bombës së 1993.
Në 11 shtator 2001,edhe kombi ynë – kombi shqiptarë, hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë : Mon Gjonbalaj,Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra,të cilët do të kujtohen në mote, por në çdo 11 shtator,si dëshmi e gjallë,se ne kombi shqiptarë – jemi Shqiptarë në rradh të parë, por,jemi edhe Amerikan.
9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar,
Muzeumi Kombëtare 9/11 Memorial & Museum, është i vendosura në një vend me sipërfaqe 6-akra në kompleksin World Trade Center, është një respekt në përkujtimin dhe nderimin e 2983 viktimave burra, gra dhe fëmijë të vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë. Duke përfshirë edhe disa nga materialet e gjetuara në aeroplanin që u rrëzua në Shanksville, Pennsylvania , dhe disa materiale nga Pentagoni, si dhe gjashtë vetë të vrarë në shpërthimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në shkurt 1993 në New York.
9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar, është i projektuar nga arkitekti amerikan Michael Arad i kompanisë së Arkitektëve Handel në lidhje me arkitekturën e peizazhve të firmës Peter Walker dhe Partners. Muzeumi 9/11 është i dedikuar zyrtarisht për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve më 11 shtator 2001. Arad dizajn dhe Walker u zgjodhën 6 vjetë më parë nga 5201 firma të cilat hynë në një konkurs të hapur ndërkombëtar, të iniciuara nga Korporata për Zhvillim (LMDC), në Manhattan për specifikimet e arkitektit Daniel Libeskind.
Dy pishina, secila rreth një acre me thellësi 30-këmbë krijojnë ujvarat artificiale më të më madha në ujëvarat në Amerikën e Veriut – Kaskadat e tyre janë të rrethuara me pllaka mermeri të zeza dhe çdo pllakë janë të skalitur me daltë emrat e 2.983 viktimave . Ngjitur me kaskadën janë vendosur 76 pllakat prej bronzi bashkangjitur në muret parapeme që formojnë skajet e ujvarave përkujtimore, të rregulluar në bazë të “adjacencies kuptimplotë” – një algoritm i zhvilluar prej projekteve lokale që përfshin afërsinë në kohën e sulmeve , dhe është në pëlqim të plotë nga rreth 1.200 kërkesa nga anëtarët e familjeve të viktimave.
Plaza Memorial – Sheshi Muzeal përreth ujvarave ofron një park natyral meditues, me një korije prej më shumë se 400 pemë të llojit White Oak, secila e përzgjedhur brenda një rreze 500- feet dhe të sjell nga tre vendet e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Një korije e vogël mjaft piktoreske, e njohur si Glade Memorial, përcakton një hapësirë për tubime dhe ceremoni të veçanta.
9 – 11 Memorial Muzeu Kombëtar është i projektuar nga Dykers Craig dhe Kjetil Thorsen e Snøhetta, është planifikuar të hapet për publikun më 21 Maj 2014. Muzeu është i vendosur në një sipërfaqe mbi 110.000 metra katror të hapësirës, dhe do të ketë ekspozitë me historinë e 9/11 në ndërkohë që përmes ekraneve multimedia, arkivave, tregimet do të shfaqen skenat e ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe do të ketë një koleksion i objekteve monumentale dhe autentike të atyre ngjarjeve tragjike.