• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TONY DOVOLANI, HISTORIA E NJE YLLI QE SHKELQEN

January 5, 2013 by dgreca

Historia e emigrantit që mbërriti ilegalisht në SHBA dhe që fitoi trofeun e shumëlakmuar të “Dancing with the Stars”/

Mund të kishte zgjedhur të martohej në Hollivud, por zgjodhi një amerikane me origjinë nga Dibra e Madhe. Mund të jetonte në Beverli Hills, por zgjodhi familjen në Konektikat/

Intervistoi: Marko Caka/

Është pa diskutim shqiptari më i suksesshëm për vitin 2012. Me fitoren e spektaklit më të shikueshëm të Amerikës “Dancing ëith the Stars” bëhet shqiptari i parë që fiton një trofe të tillë në shtetin më të fuqishëm të botës me një popullsi mbi 300 milionë banorë dhe shikueshmëria në natën finale kishte kapur rekordin e 32 milionë teleshikuesve. Dhe ky është Tony Dovolani nga Prishtina. Djaloshi kosovar me shpirt shqiptari thotë në intervistën e tij të parë për mediat në Shqipëri se këtë fitore ua ka dedikuar të gjithë shqiptarëve në 100-vjetorin e Pavarësisë. “U ndjeva më i lumturi në botë që fitova këtë trofe pikërisht në ditën e Pavarësisë me 28 Nëntor”. Ishte një punë e përkushtueshme disavjeçare për të ardhur te nata e suksesit të madh. Ky trofe është si sakrifica shumëshekullore e popullit shqiptar për të ardhur më 28 Nëntor të vitit 1912 ku burrat e kombit me Ismail Qemalin në krye ngritën flamurin në Vlorë. Prandaj për mua do të mbetën dy data të shënuara në kujtesën time, si data të shpirtit sakrificës që fitohet gjithçka”. Do të shprehej i entuziazmuar, balerini shqiptar nga Kosova për gazetën “Shqip”. Një shqiptar që ka provuar gjithçka për të ardhur deri te suksesi. E ka filluar jetën emigrante që pjatalarës dhe për të përfunduar në ëndrrën e gjithsecilit, në jetën hollivudiane vetëm në sajë të pasionit të tij të madh për vallëzimin. Dy herë kampion bote e bën pa diskutim si rekordmenin e parë shqiptar që njeh një sukses të tillë. Megjithëse me gjithë këto trofe dhe famë botërore ai asnjëherë nuk u kujtua nga autoritetet shqiptare dhe kosovare, të cilët janë më të interesuar për performancën e artistëve komercialë shqiptarë. Megjithëkëtë padrejtësi ai kurrë nuk mban mëri për askënd, sepse thotë e bëj për shpirtin tim kuqezi dhe për gjakun e heronjve shqiptarë, me të cilët krenohet kudo edhe me miqtë e tij më të famshëm hollivudianë. Shqiptari nga Prishtina arriti të trajnojë me vallëzimin e tij artistë të mëdhenj, si Richard Gere, Jenifer Lopez, Ëill Smith, Sara Evans, Suzan Luci, e sa e sa të tjerë deri te Melissa Recroft me të cilën ndau edhe trofeun e fundit të këtij viti.. Ky është kampioni absolut, Tony Dovolani, i rritur me ndjenja të larta patriotike në sajë të edukimit të familjes së tij që dhanë gjithçka për pavarësinë e Kosovës.

Tony, së pari ju falënderoj për intervistën tuaj për lexuesit shqiptarë dhe dua të filloj me origjinën tuaj?

Edhe unë ju falënderoj që më jepni mundësinë të flas për gazetën “Shqip” dhe për lexuesit, bashkëkombës të mi. Unë kam lindur dhe jam rritur në Prishtinë, por me prejardhje jam dibran. Në Amerikë kam ardhur në prill të vitit 1989. Ardhja ime këtu ka qenë për shkak të azilit politik, ngaqë babai dhe xhaxhallarët e mi ishin të aktivizuar në politikë. Dhe për arsye të përndjekjes dhe zhdukjes si familje nga serbët u larguam nga vendi ynë.

A mund të na e thoni si e nisët karrierën për t’u bërë një balerin profesional dhe pastaj një yll i vallëzimit amerikan?

Dëshira për kërcim më ka lindur që fëmijë, pra kur im atë më kuptoi që në moshën 3-vjeçare se kisha talent dhe ëndërronte që do të bëhesha një balerin i vërtetë. Më shikonte që doja të kërceja vazhdimisht në shtëpi, atëherë më dërgoi në ansamblin “Shota” të Prishtinës, dhe që aty nuk iu ndava kërcimit si valltar. Kjo gjë më shoqëroi edhe në Amerikë. Në fillim me anë të disa filmave doja të imitoja artistët e mëdhenj të vallëzimit, dhe që aty më lindi ideja se jeta ime do të jetë vetëm me dancing.

Po largimi juaj për në tokën e premtuar si u krye, a erdhët me vizë apo ilegalisht?

Unë nuk kam ardhur me vizë, por babai asokohe kishte pasaportë diplomatike, sepse ishte diplomat në ish-RF të Jugosllavisë. Ishte prilli i vitit 1989 dhe situata ishte shumë e rëndë, në prag të luftës. Ardhja e Millosheviçit nisi të eliminonte politikanë që nxisnin ndarjen e Kosovës në republikë të vetme. Dhe një shënjestër ishte edhe familja e jonë e madhe e Dovolanëve, ku me xhaxhain në krye Muharrem Dovolani, dha gjithçka nga shpirti i tij duke mbledhur fonde në përkrahje të luftës së Kosovës. Atëherë kur jeta e familjes sonë ishte vënë në rrezik, vendosëm të largoheshim nga Kosova. U paraqitëm në ambasadën amerikane për vizë, por nuk na e dhanë, sepse akoma nuk bindeshin që kishim probleme në Kosovë me regjimin millosheviçian, sepse ky regjim sapo kishte nisur të nxiste konfliktin etnik në Jugosllavi. Por, ne nuk u dorëzuam me kaq, morëm rrugën e arratisë duke përshkuar disa shtete europiane si Austri, Zvicër, Gjermani dhe Meksikë. Pastaj nga Kalkuna e Meksikës kemi mbërritur në anën tjetër ku na priste babai ynë. Jemi dorëzuar në një kamp refugjatësh, në kufirin amerikan dhe që aty na sollën për t’u regjistruar në zyrat e emigracionit në Nju Jork. Falë disa shkrimeve në gazetat e asaj kohe, ku shtjellohej historia e përndjekjes së babait tonë nga regjimi millosheviçian, autoritetet amerikane u bindën për të pranuar azilin politik të familjes sonë.

Në çfarë moshe ishit atëherë?

Isha 15 vjeç, kur nisa të kërkoj punë. Në fillim punova si pjatalarës në restorant. Dhe një ditë në restorantin tonë kalon një shpërndarës i fletushkave me reklama i një shkolle vallëzimi, që promovonte talente për karrierë brilante. Pashë kuzhinierin që tërhoqi një fletushkë dhe unë nga kureshtja e pyeta se për çfarë ishte dhe ai më sqaroi se është një shkollë që prodhon talente. I thashë se jam i interesuar për këtë dhe ai më dërgoi te studioja ku u regjistrova. Që aty pasioni im nisi të marrë udhë. Mund të them që këtu nisi karriera ime, pra së pari si nxënës dhe më vonë si mësues në trajnimin e të rinjve. Më vonë garova në kompeticionet e mëdha të vallëzimit, pasi kisha fituar një përvojë dhe me disa trofe kombëtare. Në vitin 1998 përfaqësova SHBA-në në kampionatin botëror të vallëzimit. Doja të përfaqësoja Shqipërinë, por atëherë nuk kisha një bazë dhe sponsorë, pastaj vendosa ta bëj për Amerikën.

A bëtë ndonjë kërkesë që ta përfaqësonit Shqipërinë?

E bëra një kërkesë, por më duket se kërkesa ime nuk vajti në vendin e duhur, se ndryshe besoj se do kishin reaguar pozitivisht. Por unë nisa të përfaqësoj Amerikën dhe pas një pune shumë të lodhshme dhe të gjatë, arrita të fitoj dy botërorë rresht, në 2005-‘06 për ngjyrat e Amerikës. Dua ta theksoj se ka qenë një kampionat shumë i vështirë me konkurrentë të fuqishëm, saqë në trofeun e dytë ishte akoma më e vështirë për ta mbrojtur. Një vit, para se të fitoj dy titujt botërorë, kishte filluar karriera ime në Hollivud me disa kërkesa në film, si me Richard Gere dhe Jennifer Lopez ku më ftuan edhe në rolin e trajnuesit të tyre. Pastaj si kampion bote më erdhi një ftesë nga Anglia për në spektaklin e suksesshëm reality, “Dancing ëith the Stars”, dhe e refuzova ngaqë isha plot me angazhime dhe kontrata të firmosura në Amerikë. Por, në sezonin tjetër e pranova ftesën e tyre që do të më shoqëronte për 14 sezone rresht me shumë tituj të nënkampionit dhe të kampionit në fuqi. Është një nga eksperiencat më të veçanta të jetës sime që kulmojnë me famën time në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe. Duke pasur partnerë artistët më të famshëm të këtyre dy vendeve me karrierë brilante në botën e artit dhe të sportit.

Jeta juaj kaloi në shumë vështirësi, por pastaj gjithçka ndryshoi. A mund të na thoni sesa e vështirë është të hapen dyert për një artist?

Amerika është një vend interesant që ofron karrierë për të gjithë pa dallim. Nëse punon ta jep mundësinë të ecësh përpara sado që të jesh i huaj. Mbase në vendet e tjera nuk ekziston shpesh ky rregull. Këtu në Amerika nuk ecën me të njohur, pra me mik, por nëse punon dhe arrin nivelin e duhur, ata respektojnë gjithë sakrificën tënd. Këtë nisa ta ndiej që kur arrita suksesin e parë, kur fitova botërorin dhe dyert filluan të hapen vetë dhe shumë lehtë, sepse këtu vlerësuan çmimet dhe punën që më kishte çuar deri te trofeu. Për mua si shqiptar, në “Dancing ëith the Stars” në Angli në fillim u shqetësova se me anë të emrit më dinin për italian. Por unë u thashë se nuk jam as italian e as grek, por jam me gjak shqiptari. Të njëjtën gjë m’u desh të bëj edhe në SHBA. Unë vazhdoj ta besoj se ne kemi vetëm një flamur. Mund të më japin shumë flamuj, por në shpirtin tim kam vetëm një dhe ai është kuqezi. Më kujtohet një natë gjatë garimit në spektaklin “Dancing ëith the Stars” të vitit 2006 marr babanë në telefon dhe i them me shiko sonte, sepse kam një surprizë për ty dhe për gjithë shqiptarët. U paraqita me kostumin kuqezi me shqiponjë për të treguar se jam shqiptar dhe se e dua me shpirt flamurin dhe kombin tim. Kjo ishte një përgjigje ndaj atyre që fshiheshin pas talentit të tyre dhe nuk tregonin identitetin e tyre, pra origjinën e tyre shqiptare. Doja t’u tregoja të gjithë atyre që kishin shitur flamurin e tyre për një grusht para, sesa i shtrenjtë është dhe që është derdhur gjak për ta gëzuar sot të lirë dhe të pavarur.

Kjo që bëtë ishte në periudhën kur Kosova kërkonte pavarësinë e saj dhe për këtë gjest patriotik a kishte reagime?

Po, kishte, madje shumë reagime sidomos nga serbët, të cilët më thoshin se veprimi juaj me ngjyrat e kombit shqiptar është një propagandë politike dhe provokuese. Por unë nuk u tremba aspak, dhe nisa ta përsëris edhe herën tjetër duke përdorur një bluzë me flamurin e Kosovës, për t’u thënë të gjithëve se jam kosovar dhe kërkoj të drejtën time legjitime, të pavarësisë së shtetit tim. Kjo ishte një çështje shumë e rëndësishme jo vetëm për ata që janë në Kosovë, por për të gjithë shqiptarët kudo, duke pasur parasysh audiencën e televizorëve të rëndësishëm amerikanë dhe britanikë anembanë botës. Për këtë marr me mijëra mesazhe nga shqiptarët dhe shumë miq të vendit tonë për suportin ndaj pavarësisë së Kosovës.

Duke pasur parasysh që shumë shtete të ndryshme të vogla dhe të panjohura në botë i vlerësojnë yjet e tyre që kanë famë botërore duke i emëruar ambasadorë nderi, në rastin tuaj, a keni pasur kontakte nga instanca të autoriteteve përkatëse kosovare që ju të jeni një ambasador nderi i Kosovës në këtë periudhë që shteti i saj i sapokrijuar po kërkon një njohje më të gjerë?

Këtë që po bëj këtu në Amerikë e bëj, sepse zemrën e kam shqiptare dhe për një shqiptari të madhe kundrejt asnjë shpërblimi. Nëse do më kërkohej një gjë e tillë, sigurisht që do e pranoj për Kosovën dhe mbi të gjitha për kombin tim. Për vendin tim jam i gatshëm ta bëj se e dua me shpirt.

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?

Po, kam qenë në festivalin e vitit 2008. Ishte hera e parë që preka vendin mëmë dhe më pëlqeu aq shumë sa nuk ngopesha duke e parë. Kur mbërrita në Tiranë u mahnita dhe më dukej interesante që çdo gjë ishte shkruar në shqip, dhe kur shihja edhe njerëzit që flisnin vetëm shqip më gëzohej zemra. Pashë një arritje të madhe edhe me festivalin më të madh të këngës shqiptare, më zërat e bukur të këngës shqiptare. Më kishte bërë ftesë Elsa Lila me Petrit Becin që për mua janë njerëz shumë të mrekullueshëm dhe u jam shumë mirënjohës. Por nuk mund të lë pa përmendur edhe miken time, bilbilin e diasporës, Aurela Gaçe, që është përveçse një këngëtare e shkëlqyeshme, dhe një njeri i mrekullueshëm që e ka zemrën sa mali.

Ju keni pasur edhe një darkë personale me ish-presidentin Bill Klinton, a mund të na thoni se çfarë biseduat me të dhe çfarë përshtypje kishte për shqiptarët dhe Kosovën?

Është një takim i paharruar për mua. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe me një shpirt madh. Mbi të gjitha miku më i madh i shqiptarëve. Sigurisht që biseda jonë ishte e përqendruar tek origjina ime. Për Kosovën me fliste vazhdimisht dhe kishte një njohje të gjithanshme më mirë sesa një banor i Kosovës. Klintoni kishte rëndësi të madhe për pavarësinë tonë dhe ai më fliste për kontributin që duhet të japim të gjithë për Kosovën, si dhe domosdoshmërinë e njohjes së shtetit të saj nga të gjitha vendet. Për këtë ai ishte mjaft optimist se shumë shpejt do të ndodhte. Ai më foli për vendimin e tij që ndërmori kundër gjenocidit millosheviçian, si një vendim madhor e human dhe ndihej krenar që është pjesë e asaj fitoreje të madhe të çlirimit të Kosovës. Në bisedë, Klintoni ishte shumë interesant, dinte gjithë ato gjëra për shqiptarët dhe mendonte se shqiptarët historikisht kanë luftuar për paqe dhe kundër padrejtësive që u janë bërë. Ai më tha se ne tani duhet të luftojmë për veten tonë dhe të jemi më të bashkuar se kurrë. Duhet ta heqim atë ndarje që na e kanë imponuar fqinjët. Ai më tha: Nëse e dëgjoni në Amerikë që themi se si amerikanët nuk ka, ashtu duhet ta çmoni edhe ju njëri-tjetrin e të thoni që si shqiptarët nuk ka, sepse kjo trashëgon vlera të çmuara vëllazërimi.

A ju shprehu ndonjë ide se ka ardhur koha për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm?

Ai nuk mund të shpallë asnjë gjë, dhe askush tjetër që është jashtë trojeve tona. Klinton më ka thënë se vullneti duhet të jetë vetëm i shqiptarëve, duhet ta duan njëri-tjetrin dhe pastaj të kërkojnë bashkimin në një trung të vetëm. Dhe këtë aspiratë askush nuk mund të na e ndalë.

Të vijmë te jeta juaj personale, ku jetoni tani?

Jetoj në shtetin e Konektikatit. Aty kam familjen dhe nëse nuk je afër familjes nuk je askush. Pastaj ky shtet, që është shumë afër Nju Jorkut, më pëlqen shumë, sepse është vendi më i përshtatshëm për shkollimin e fëmijëve të mi.

A ju pengon distanca e Los Anxhelosit me vendbanimin e familjes suaj në Konektikat?

Jo, aspak, unë jam në Los Anxhelos vetëm në kohën e shoë-ut gjatë dy sezoneve në vit, dhe pjesën tjetër jam pranë familjes sime në Konektikat. Producentët më kanë ofruar shtëpi në Beverli Hills, por unë nuk pranoj ta transferoj familjen, sepse jemi mësuar të qëndrojmë pranë familjeve tona dhe të afërmve tanë. Nuk dua që fëmijët të mësohen me jetën hollivudiane. Nuk dua që të jetojnë jetën e filmave, por të ndiejnë realitetin e përditshëm që nesër të jenë të fuqishëm dhe t’i përballojnë vetë situatat e jetës. Prandaj kam zgjedhur Nju Jorkun si vendi më i rëndësishëm i gjithë botës, me shumë përzgjedhje multikulturore. Dua që fëmijët të njohin të gjitha kulturat e popujve të ndryshëm, në mënyrë që ata të krahasojnë se sa e çmueshme është kultura shqiptare.

Fama juaj nuk ka ndikuar aspak në zgjedhjen e njeriut të jetës suaj, që bashkëshortja juaj të jetë shqiptare brenda tradicionales.

Po, bashkëshortja ime është një shqiptare nga Dibra e Madhe dhe familja e saj ka emigruar në Staten Island. Shumë më pyesin të çuditur sesi e kam marrë gruan shqiptare dhe se unë jam artist e puna më lidh më shumë me jetën hollivudiane. Ndërsa unë u përgjigjem prerë, që edhe artistët e meritojnë të zgjedhin njeriun e zemrës së tyre. Dhe aq më mirë kur është nga vendlindja, sepse na bashkon e njëjta gjuhë dhe të njëjtat tradita e kulturë.

Meqenëse suksesi juaj ka prekur Hollivudin dhe jeni shumë i famshëm, a është e vështirë të ruhet familja në distancë duke marrë shkas edhe nga eksperiencat e hidhura të artistëve të mëdhenj?

Për ne shqiptarët burri është koka e familjes dhe gruaja është qafa. Gruaja duhet të vlerësohet për vlerat e saj, për kujdesin e familjes dhe të fëmijëve. Bashkëshortja ime është shtylla, shpirti i familjes, që jep gjithçka që ajo të jetë e shëndoshë dhe e paprekshme. Unë jam krenar për të. Mua si bashkëshort më duhet që të çmoj vlerat e saj dhe ta ngre në piedestal për këtë sakrificë, për edukimin e fëmijëve të mi, së pari me moralin e lartë të shqiptarit. Unë dua që gruaja ime t’i rrisë vetë fëmijët, dhe jo me dado, sepse kurrë nuk do të jenë ata që janë tani. Ata flasin shumë mirë shqip dhe sillen me traditat shqiptare. Janë shumë të sjellshëm dhe vlerësojnë cilindo bashkëmoshatar të tyre. Të gjitha këto në sajë të edukimit të bashkëshortes sime, Linës. Gjithashtu fëmijët e mi mësojnë me programin e gjuhës shqipe në sajë të “DigitAlb” të “Top Channel”. Ky kanal i ka ndihmuar shumë që ata të mësojnë gjuhën drejtshkrimore, si dhe kulturën shqiptare. Në fillim e kishin fjalën e tretë në shqip, pak më vonë fjalën e dytë në shqip, dhe tani çdo fjalë në shqip. Pra janë të interesuar që të kenë gjithçka në shqip.

Sa fëmijë keni?

Kam tre fëmijë, vajzën 7-vjeçare Luana, dhe dy binjakët 4-vjeçarë, Adrianin dhe Arianën.

Vihet re një tendencë patriotizmi me tradita të çmueshme për familjen. Nga e keni të trashëguar këtë?

Nga babai, pra nga prindërit, që i kam shumë fisnikë e patriotë dhe mbi të gjitha me vlera të larta edukative. Madje kur më pyesin se kush ka qenë idhulli im, unë u them se vetëm babanë kam pasur për idhull, se ai ka qenë gjithçka për mua. Ai është heroi im më i madh.

Tani ku jeton babai juaj?

Ai jeton në Sant Petersburg në Florida dhe ka një hotel të tijin. Po i përkushtohet vëllait të vogël 13-vjeçar, i cili është një talent i madh në sportin e notit. Këto ditë është kualifikuar në Junior Olimpic të Amerikës dhe të gjithë e vlerësojnë për talentin e tij të rrallë. Trajnerët e krahasojnë me Felpsin e ardhshëm, por unë kam dëshirë të madhe që ai të përfaqësojë Shqipërinë me flamurin shqiptar.

Është shumë e vështirë që ai të përfaqësojë Shqipërinë duke ditur se Amerika bën shumë për këtë sport edhe në stimulimin e tyre, duke i vlerësuar yjet e saj.

Di që amerikanët duan ta bëjnë për vete. Unë jam sponsori i tij dhe amerikanët janë të vetëdijshëm se kam bërë shumë për Amerikën. Prandaj edhe ëndrra e familjes sonë dhe e babait tim në veçanti është që Bexhet Dovolani, që ka emrin e gjyshit tonë, të bëhet një ditë kampioni olimpik me ngjyrat e Shqipërisë. Gjaku ynë është kuqezi. Të gjithë në familje e duam sportin. Edhe vajzat e kanë qejf gjimnastikën dhe golfin. Me këtë të fundit unë ushtrohem shumë dhe e pëlqej jashtë mase. Madje kam menduar që për Olimpiadën e Brazil 2016 të bëj një kërkesë pranë Komitetit Olimpik Shqiptar nëse mund të përfaqësoj Shqipërinë në golf. Dhe për këtë do të stërvitem shumë që ta përfaqësoj me dinjitet atdheun tim.

Tony, ju keni bashkëpunuar me shumë artistë të famshëm, a mund të na cilësosh ndonjë dhe si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me ta?

Jam me shumë fat që kam njohur nga afër kaq njerëz të rëndësishëm të artit botëror, ndërkohë që kur isha i vogël ishin në ëndrrën time. Për mua ishte interesante sidomos bashkëpunimi në filmin “Shall Ëe Dance” me Richard Gere, Jennifer Lopez, Stanley Tuçi, Suzan Sarandon, ku vazhdoj t’i ruaj miqësitë. Zoti Gere është një njeri i shkëlqyer. Ai, përveçse është një aktor i madh, ka një personalitet të lartë dhe të mrekullueshëm. Ai është shumë i dhënë për çështjet botërore dhe mjaft inteligjent. Kam mësuar shumë gjëra prej shumë artistëve të tjerë të mëdhenj. Më ka bërë përshtypje fakti që të gjithë ishin të interesuar të mësonin më shumë për shqiptarët dhe virtytet e tyre, saqë më vlerësonin duke krijuar shumë miqësi me mua. Dhe kjo më çudit, se çfarë i shtyn këta artistë të mëdhenj të mësojnë kaq shumë për vendin tim. Ata më kanë vlerësuar edhe për patriotizmin e madh që kam për Amerikën ashtu dhe për Shqipërinë. Miqësia me Richard Gere na ka afruar në shumë pikëpamje njerëzore. Ai njeriun e vë mbi gjithçka, edhe mbi fenë.

A vazhdoni ta ruani edhe tani miqësinë me këta artistë të mëdhenj?

Absolutisht që po. Unë takohem dhe flas vazhdimisht me ta. Ata janë mjaft të thjeshtë dhe të lirshëm në komunikim. Edhe tani që fitova “Dancing ëith the Stars” vjeshtë 2012, të gjithë miqtë e mi, si: Richard Gere, Stanley Tuçi, Jennifer Lopez, Jamie Foxx, Ëill Smith, George Hamilton dhe artistë e producentë të tjerë të Hollivudit më dërguan mesazhe urimi dhe ndihen shumë mirë që unë kam sukses kudo. Ata janë mjaft miqësorë, sa të tjerët kujtojnë se për shkak të famës janë të ftohtë, përkundrazi ata më ftojnë për kafe dhe në darkat që shtrojnë. Ata më gjenden pranë edhe në çdo fillimsezoni të “Dancing ëith the Stars”, madje të ftoj në Los Anxhelos në sezonin tjetër, i cili fillon në shkurt, që të njohësh nga afër këta artistë të mëdhenj dhe të kuptosh shpirtin e tyre bujarë, sesa të thjeshtë janë dhe sa dashamirës të shqiptarëve dhe historisë se tyre.

A keni ndonjë ofertë për bashkëpunim nga producentë të ndryshëm të Hollivudit?

Oferta kam shumë, por kohë nuk kam aspak, sepse tani për tani kam një kontratë me “Dancing ëith the Stars” dhe me disa projekte të mia. Por kjo nuk do të thotë se i kam refuzuar përgjithmonë. Mbase më vonë në kohën e duhur nuk do të mungojë ky bashkëpunim.

Ju keni hapur edhe aktivitete të tjera biznesi në lidhje me profesionin tuaj, a mund të na tregoni më konkretisht?

Kam hapur katër shkolla të mësimit të vallëzimit së bashku me kolegun tim në shoë, Maksim Chmerkovskiy në Nju Jork e Konektikat dhe kemi projekte që ta shtrijmë në të gjithë Amerikën. Ka një interesim të paparë, sa të gjitha studiot janë të tejmbushura. Njerëzit duan të mësojnë të kërcejnë dhe kanë një dashuri të madhe për vallëzimet e ndryshme. Fama jonë na ka ndihmuar që të kemi mjaft sukses në këtë biznes.

Po shqiptarët, a kanë interes për vallëzimin dhe sa kontribut jepni ju për ta?

Kam shumë shqiptarë që janë të interesuar dhe suporti im nuk u ka munguar në inkurajimin e tyre. Ka edhe disa që nuk mendojnë se do shumë djersë për të arritur suksesin dhe harrojnë se unë kam 20 vjet që bëj këtë për të arritur suksesin. Pra asgjë nuk fitohet menjëherë po nuk derdhe djersë. Talenti është ndryshe me dëshirën. Nëse ti nuk ke dëshirë, pra nuk i ke vënë vetes objektiv për të realizuar diçka, as talenti nuk mund të bëjë asgjë vetëm. Duhet dëshirë, punë dhe përkushtim për të mos e ndërprerë këtë punë, më pas do të marrësh frytet e saj. Vetëm dembelët mendojnë se janë më të mirë se të tjerët. Në fillim kur e nisa nuk isha i mirë dhe humbja shpesh nëpër gara, saqë i thashë edhe babait, a mund t’i shkoj mbrapa dancit se nuk po shkoj mirë. Por ai m’u përgjigj: “Ti ke kokën dhe zemrën dhe në sajë të tyre do ia dalësh mbanë. Duhet vetëm të punosh vazhdimisht me shpirt gare dhe mendjekthjelltësi”. Dhe ai kishte shumë të drejtë për këtë, saqë sot ndihet krenar për mua.(Shqip)

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Marko Caka, Tony Dovolani

ZERI I AMERIKES:Një koleg mbyll karrierën profesionale

January 4, 2013 by dgreca

70 vjetori i Zërit të Amerikës përkon edhe me 70 vjetorin e ditëlindjes së njërit prej kolegëve tanë të Shërbimit Shqip, i cili së shpejti largohet nga ekipi pas një kariere të larmishme. Ai është Shaqir Salihu, i cili filloi punën në Zërin e Amerikës në fillim të viteve 80, pasi kishte ardhur në Amerikë si refugjat politik nga Kosova.

Kur Shaqiri erdhi të punojë për Zërin e Amerikës në Uashington, Shqipëria ishte e izoluar, ndërsa në Kosovë vazhdonte shtypja dhe diskriminimi ndaj popullatës shqiptare.
“Në kohën kur unë fillova karrierën time si gazetar, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës kishte mbetur vetëm me pesë vetë, pasi brezi i parë kishte dalë në pension. Unë pata fatin e madh të punoj në këtë shërbim gjatë disa prej zhvillimeve më të rëndësishme në historinë shqiptare, duke filluar që nga lufta e Kosovës për pavarësi, përmbysja e komunizmit në Shqipëri dhe tranzicioni drejt demokracisë.”
Kur Shaqiri filloi punën këtu, Zëri i Amerikës transmetonte vetëm në radio.
“Televizioni hyri më vonë, në vitin 1999 dhe kjo ishte një sfidë për të gjithë ne. Teknologjia ishte e re dhe më e vështirë se sa radioja. Unë u bëra producent dhe mu desh të punoja shumë më tepër se më parë. Por puna këtu ka qenë kënaqësi e madhe. Ne gjithmonë jemi përpjekur të ruajmë një nivel të lartë profesionalizmi, që është tipari dallues i Zërit të Amerikës.”
Shaqiri thotë se është krenar që po përmbush një mision të gjatë, të cilin ai e quan mbi të gjitha fisnik.
“Ndihem me të vëretë i bekuar që kam patur mundësinë të punoj për një institucion që gëzon një shkallë të lartë besueshmerie dhe besnikërie tek shikuesit dhe dëgjuesit. Dua të falenderoj me këtë rast kolegët e mi këtu në Uashington dhe korrespondentët që ne kemi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Për mua ka qenë kënaqësi të punoj me një grup kaq të përkushtuar profesionistësh.”
Me një ceremoni plot emocione, me pjesmarrjen e drejtuesve kryesorë të Zërit të Amerikës, kolegët i uruan Shaqirit fat të mbarë tani që ai po mbyll karrierën profesionale. Urime i erdhën edhe nga korrespondentët në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni me të cilët ai punon çdo ditë si producent i emisionit Ditari.
Arben Xhixho, shef i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, përmendi disa cilësi që i kanë bërë përshtypje te kolegu i tij:
“Për mua është kënaqësi dhe nder i veçantë që kam punuar me Shaqirin për kaq shumë vite. E kam njohur që nga viti 1992. Gjatë gjithë këtyre viteve, që kemi punuar si kolegë te Zëri i Amerikës, dy gjëra më kanë lënë përshtypje të veçantë: e para është përkushtimi i tij ndaj punës dhe e dyta, gatishmëria, vullneti, këmbëngulja e tij për t’u përshtatur me të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në trasnmetimet radiotelevizive gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit.”
Djali i Shaqirit, Ilir Salihu, punon prej disa vitesh në departamentin e teknikës të Zërit të Amerikës dhe shpesh i takon të punojë edhe për programin Ditari, ku Shaqiri është producent. At e bir kanë rast të takohen në punë disa herë gjatë ditës.
“Do të më mungojnë drekat që hanim bashkë çdo ditë dhe puna e përditshme krahas tij. Kemi kaluar disa vite bashkë në këtë punë por tani është koha për pension. Ne kemi marrëdhënie shumë të ngushta dhe jetojmë afër kështuqë do të shihemi shpesh.”
“Dua t’u uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë 100 vjetorin e pavarësisë, që u arrit me aq mund e përpjekje. U uroj gëzuar vitin e Ri 2013, qoftë i mbarë e i suksesshëm për të gjithë”, thotë Shaqiri.(Kortezi Ilir Ikonomi, Zeri i Amerikes)

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Ilir Ikonomi, Shaqir Salihu, zeri i amerikes

NDRIÇUESE E QYTETËRIMEVE TË VDEKURA

January 4, 2013 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA/

1-KËRKUESIT E QYTETËRIMEVE TË VDEKURA/

Kërkuesit e qytetërimeve të vdekura,ndonëse me të dhëna më të pakta se qytetet e tjera bashkëkohëse,e kanë sjellë në vëmendje edhe Amantin,kohën e antikitetit qytetin ,ilir,gjurmët e të cilit sot gjenden të freskëta 650 m nga deti në një kodër midis dy lumenjve e dy luginave si ajo lumit Vjosë dhe atij Shushicë.

Per Nerminin

Nëse Mathjy Aref bëri një premtim shqiptarçe se do te vinte atje ku kishin rojtur ilirët ,pra në shkëmbin e Ploçës,atë kohë i thashë se nëse poezia dhe flora lindin nga një pikë e gjelbër,po këtë e di,po nëse këtu jemi që kur moti dhe hëna ende s’kishte lerë thotë bektashiu i ëmbël Naimi, atëherë pika e takimit tonë është aty dhe nëpër të gjitha ato qendra ilire,të dikurshme me gjurmë të sotme ku lotit i thonë lot dhe vesës që bie ashtu thjeshtë është vesë.Atëherë ne takohemi Mathjy i shtrenjtë në historinë tënde që ke sjellë dhe të Nerminit,të Eva Brinjës,dhe të tjerëve sepse ju keni gjetur petale e trëndafilit me katër fletë. Nuk vdiq historia jonë,sepse nuk e mendonte vdekjen dhe se vdekja, që e zuri nuk mundej mbërthyer me yje të larë në qiell,e mundi njëqind herë.

Për këtë qytetërim,ka dhënë shpjegime edhe studiuesja e mirënjohur Nermin Vlora, pra zonja Falaski. Nermin Vlora,pra renditet mes grupit të atyre studiuesve që pohojnë zhvillimet ekonomike e shoqërore të këtij qytetërimi dhe duke mos lënë në haresë edhe një të veçantë,zhvillimin e kulturës fizike tek ilirët dhe veprat monumentale, që ata ndërtuan për ti shërbyer asaj. Termi Amantia tek libri”Pellazgët,ilirët,etruskët,shqiptarët” ka të paktën një përmendje tre herë. Si të gjithë studiuesit e huaj edhe tek ata shqiptarë nga të dhënat që sjellin nuk lënë jashtë vëmendjes monedhën,që mund të jetë një tregues i shkallës së zhvillimit të ekonomisë në qytet Ilire të Ilirisë së Jugut,meqë bëjmë fjalë këtu për Amantian, që gjendet pikërisht në këtë pjesëz së Ilirisë. Por treguesi monedhë flet edhe mënyrën e përpunimit te metaleve nga ku u prodhua monedha,qoftë në mënyrë artizanale të saj ose në punishte ,gjë që tregon edhe për një zhvillim të kësaj dege dhe arkeologu H.Ceka ka bërë mjaftë shpjegime rreth këtij fakti për monedhën e prodhuar në kodrën e lashtë të fshatit të sotëm Ploçë. Informatat, që sjell pikërisht këtë është e tillë,sipas N.Vlorës:”Zhvillimi i metalurgjisë,tjetër element afërsie me etruskët,bëri në mënyrë që Iliria e Jugut të shquhej edhe në rrahjen e monedhave. Monedhat e rrahura në Iliri u zbuluan në të gjithë qendrat kryesore si Durrësi,Apolonia,Shkodra,Bilisi,Amantia,Epiri etj…”

Informata e dytë,për qytetin Amantin por të shprehur nga pena e një kërkuese me disa liobra modeste në këtët fushë si Zj Falaski ka të bëjë me kulturën fizike,ose më qartazi me sportet. Një statujë që përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë të kyçit të djathtë si dhe ndihet mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shpërfytyrojnë figurën për të arritur më lehtë në një përfundim,për këtë boksier.Ja përshkrimi i N.Vlorës.”Amantia:Përsosmërinë estetike të Posedonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronxi të shek IV,para Kr,që përfaqëson një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një qëllim”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë që kjo trupore të ketë fuqi komunikuese. Vetëm në këtë mënyrë arti e arrin bukurinë e përsosur…”

2-VEÇANTIA E QYTETËRIMEVE ILIRE

Mirëpo ,ajo që ka mahnitur të huajt dhe të gjithë kërkuesit e këtyre qytetërimeve është më e veçantë si në disa vende të tjera. Stadiumi i Amantias ,një ndërtim ilir,që të mahnit në disa gjëra:E para lartësia. E kam përmendur edhe herë të tjera.Po të kundrosh nga qafa e Kocit rreth 45km larg,malin e Sevasterit është hijerëndë dhe tregues për një lartësi. Pikërisht në këmbët e tij është një stadium. Ndërsa rruga që e përshkon çdo km lartësi ngjitje,flet vetë për lartësinë e tij dhe pozicionimin e tij në një fundkodrine ,por në lartësi deti rreth 580m.E dyta mbetet,mënyra e ndërtimit. Arkeologët i qëndrojnë stoikë se është prerë kodra për tu ndërtuar stadiumi.Madje shkallët e sipërme janë vendosur pikërisht në brinjë të kodrës,ndërsa dy rreshtat e tjerë ai perëndimori dhe lindori mund të jene bërë me stroma dheu të hedhur.Një mënyrë tjetër e gjetur për të realizuar vepra monumentale,dhe çuditërisht në lartësi kodrinash. Informatat që sjell N.Vlora është”Amantia:pamja e përgjithshme e stadiumit të shek.IV para Krishtit.Të gjithë qytetet e Ilirisë kishin stadiume të mëdhaja…

Kur kanë parë fotot e stadiumit gjithçka ka qenë shokuese. Edhe O. Gilkes ,tha të njëjtat gjëra ,veçse ky i ishte një njohës i mirë i saj.Kush i ka bërë këto foto,pyeti dhe e sigurova se ishin të zyrës tonë,duke ju referuar arkeologëve i thashë se aty nga viti 1949-57,filluan gërmimet,që sollën më tej nxjerrjen në pah të stadiumit.Po tha Gilkes.Kam parë në një foto të vjetër Anamalin,pra ishte fjala për Skënderin duke punuar me krahë.Kështu,që nuk mu duk se ky xhevahir qenka i venitur dhe i njohur vetëm brenda rrethit tonë ,kryesisht të studiuesve shqiptarë,edhe të huajt e njohin mirë.Familjen e Skenderit e kërkova në një telefonatë dhe mu aty përgjigjën se arkeologu,baabi i asaj familje dhe kerkuesit te qytetit antik, kishte shkuar ne vitin 1994 ,pra në botën e pazëshme dhe të pavullnnetshme atje ku ëndrra dhe realiteti puthiten pambarimisht.

3-NDRIÇUESE E QYTETËRIMEVE TË VDEKURA

Copëza të dhënash nga kërkimet

1.

Nermin Vlora Falaski,H.Hasani i ka dhënë një emërtim :”Ndriçuese e qytetërimeve të vdekura”.Kërkuese e atyre qytetërimeve që kanë mbyllur sytë,qindra vjet më parë. Pra kohëgjurmuesja e jonë,por e atyre,qytetërimeve,që tashmë po ringrihen me të dhëna e fakte,me dëshmi e gërmime,që kanë ekzistuar në themelinë e kësaj bote.Qytetërime që kanë heshtur me kohë,por që kjo e fundit i rrokanisi në humbëtirë,kështu që gjurmuesit e këtyre nuk rreshtin,pra nuk lodhen,për ti zbuluar ato dhe për ti studiuar ato deri në skutat e tyre më të fshehta.Por kjo këmbëngulja e tyre,nxitet nga një motiv ,po të marrim edhe trungun më të drejtë,në errësirë lë një hije,jo më qytete të tëra antike ilire që shfaqin sot atë madhështi të asaj kohe të zhdukur. Po,një qytetërim i hershëm si ky joni,që ka ekzistuar dhe ka qenë prezent me qytetërimet e tjera ,pra ka qenë sëbshku dhe ka jetuar kohën e tij,dhe në fund s’paska mbetur asgjë prej tij.Pra ajo që na ka munguar ,ka qenë mos depërtimi përtej skutave,mos studimi përtej kufinjëve tanë ku ruhen dokumente të vlefshme dhe një arsye tjetër ,që ata që duhet të bënin këtë punë,çuditërisht kanë heshtur. Prandaj mbeten të pakët dhe shumë të kërkuar studimet mbi prejardhjen tonë,sidomos në këtë shekullin tonë. Sepse ne nuk rrekemi të krijojmë histori,por të risjellim atë që ka ekzistuar,që të limitohemi drejt e të gjykojmë,të ribëjmë atë histori që na ka munguar,prej kohësh,që nuk është shkruar në librat dhe historitë tonë,por që diku ajo ruhet,është ende aty nën nëntokën tonë dhe është ende atje në memuaret e rrudhosur e të zverdhosura dhe traktatet,dokumentet etj që kanë bibliotekat e vjetra të botës.Dhe nuk e themi ne shqiptarët këtë. Ne po e rizbulojmë me vonesë,ata që kemi patur ,që është e jona dhe është dëshmi e hershmërisë tonë.PrandaJ N.Falaski shkruan se: “Stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm,kanë banuar qysh në kohën parahistorike në pjesën më të madhe të botës, që njihej aso kohe,me ç’rast kanë zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm dhe kanë ngritur vepra me vlera të jashtëzakonshme…Prej kësaj gjuhe kanë zbritur të tjerë studime dhe do të zbresin akoma .

2.

Kërkimet e N.Falaksit janë të vlefshme,si pjesë e rëndësishme e gjithë historisë tonë,qoftë edhe me këtë kontribut të thjeshtë.Ndër studimet që ka kryer N.Falaski është edhe “Pellazgët,Ilirët,Etruskët,Shqiptarët”,ku do të merri atë përkufizim të qenësor të kësaj studiuese për pellazgët.”Pellazgët,si popull shumë i lashtë,banonin në periudhën parahistorike në Greqi,në Arkipelag,në brigjet e Azisë së Vogël, dhe të Italisë. Trakasit ,frigasit, karientët, etruskët, epirotasit, ilirët,italiotët dhe shqiptarët e sotëm në përgjithësi konsiderohen se janë degë kryesore të pellazgëve. Nuk ka dyshim se pellazgët kishin formuar një perandori të ndriçuar.Kështu autorja germë pas germe vjen tek dhëmb,dhëmbi duke cituar se shqipja që flitet në Shqipëri ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve,ilirëve,etruskëve të lashtë,prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre.Dhe së fundi ,ka shumë teza ,që aktualisht sot po hidhen rreth këtij problemi,pavarësisht kohës kur janë shkruar ato.

3.

N.Vlora duke u muar me etimologjinë e emrave sjell rastin PELLG,në italishte PELEAGO që thuhet det i thellë,që është nxjerr nga emri i pellazgëve që quheshin popuj të detit. Ja dhe kuptimi i fjalëve ILIR dhe ILIRIA. Dmth’Njerëz të lirë në vendin e të lirëve”.Emri Jon,Deti Jonë,do të thotë deti i ilirëve”.Deti Adriatik dhe deti Jon i sotëm nga ilirët quheshin me fjalët:Deti Jonë..Etruskët e quanin vetën Reznba,që do të thotë:”Rrezet e atdheut Iliri…..

Por përmendja shumë e rëndësishme e N.V.Falaski është në shumë emra vendesh,malesh,lumenjsh,personazhesh legjendar,nuk mund të shpjegohen me etimologji greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje deri tash të hedh dritë mbi emrat e këtyre vendeve,e kjo gjuhë është shqipja’Sidoqoftë,vlejmë se trashëgimet linguistike që vijnë nga gjuhët e lashta të Ballkanit,si ajo e ilirëve dhe e trakasve,janë të lidhur ngushtë me gjuhën shqipe,citim i N.Jokli.Greqishtja e vjetër dhe latinishtja u ndryshuan gjatë shekujve,kurse ilirishtja mbeti praktikisht njëlloj. Ilirishtja ose shqipja nuk u helenizua edhe pse e përdori shkrimin grek për shumë kohë,nuk u romanizua,nuk u skllavizua e as nuk u turqizua….Etruskët flisnin gjuhën e një populli të lashtë,që jetonte në krahinën e Mesdheut para ardhjes se grekëve…”

4.

Kjo është një copëz e vogël nga libri i autores shqiptare.Bëj me dije se ky botim krahas gjuhës së huaj është botuar në Kosovë,Prishtinë aty rreth vitit 1998 dhe që duhet të gjejë fonde ,që këto dhe të tjera botimi kësisojshme për ta risjellë në shumë gjuhën shqipe.Kjo është nga gjuha që ka folur Nermini për historinë tonë të hershme.Por autorja e këtyre studimeve është larguar nga ne. Nermini,ka një varr të bardhë në pyllishtën me ullinj të Kaninës,sëbashku me Renzon. Nermini dhe Renzo,kanë edhe një rrugë në qytetin bregdetar jugor,që ka emrin e tyre.Dhe mos harresa jonë në kuptimin e respektit dhe nderimit për ata është shenjë mençurie.

Fjetja përgjithmonë në tokën e të parëve.Atë për të cilën ajo hodhi dritëz nga ndriçimi i saj ,për të gjetur vjetërsinë e banorëve të saj. Bëltajat e baltës,mjaltë tu bëfshin,të ndriçoftë shpirti dritëz,studiuese e pashuar dhe paharrueshme Nermini!

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Nermin Vlora

DRITËSI FLAKE MBI UJË E NJË AJSBERGU KULTURE*

January 3, 2013 by dgreca

Nga Albert R. HABAZAJ/ Studiues, shkrimtar/

Kryetar i Shoqatës Patriotike Kulturore “Tërbaçi”, Vlorë/

 Pas prindërve, për mua, më të shtrenjtët janë mësuesit, sepse pa ata nuk mund të isha. Ata më bënë, më rritën dhe më edukuan të dashuroj Atdheun, jetën, kulturën e diturinë.Mësuesi është edukator, udhëheqës, që të merr për dore, me sy, me shpirt, me mendje drejt arsimimit të plotë, që pa ata nuk mund të arrihet dot. Ka mësues dhe MËSUES. Ka qenë, është dhe do të jetë një armatë e respektuar arsimtarësh që ndezin dritëza për filizat që rriten.

Të japësh mësim, rrezaton dituri. T’i japësh mësimit, kulturës, diturisë në tërësi, shndërrohesh në rreze drite…Këto kalova ndërmend menjëherë sa mbarova, jo së lexuari, por së studiuari, librin më të ri të shokut të babait tim-Selim Beqirit: “Humor dhe mençuri, Legjenda e Simbole Trimërie Tërbaçiote”-pjesa mbi ujë e ajsbergut: “Krijimtaria popullore tërbaçiote” fantazi, humor, fragmente simbolesh nga këngë epiko-historike.

Selim Beqiri është një nga bijtë e Tërbaçit, që me kapacitetin intelektual dhe dinjitetin njerëzor, e ka dhënë dhe po e jep kontributin vetiak për vendlindjen. Ai ka qenë mësues kur shkënditë u ndezën në qiellin tonë. Ai ka dhënë mësim dhe i  ka dhënë kulturës.

Nuk kam ndërmend të shkruaj për monografitë e tij aq të mirëpritura: për “Gjeneralin fisnik”, as për atë në nderim të bujarit-Resul Veliu,-që ka përmasat e një heroi vërtet vigan të Lirisë, as për “Banën”-kushtuar njërës nga trimëreshat e Tërbaçit, nënë Rabihanës së bardhë e të rrallë, as edhe për të veçantin libër-“Trashëgimia”, ku përfshihen dy pjesë: “Besa dhe besëlidhjet” dhe “Tërbaçi-Fjalorth historiko-gjeografik”, as për traktatin historik, edhe pse vetëm me 113 faqe kërkimore-shkencore-“Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi”, as për monografinë “Luftëtar brez pas brezi”-Merkoselimajt, të cilat autori i quan punime modeste edhe pse ato kanë sinqerisht vlera të çmuara kulturore e në respekt të zakoneve më të mira e të traditës së vyer që kemi trashëguar deri më sot.

Është një botim i ri dhe pikërisht libri: “Humor dhe mençuri, Fantazi e Simbole Trimërie tërbaçiote” që të thotë: NDERO VETEN!

Sipas Fjalorit Enciklopedik letrar me krijimtari popullore ose folklor kuptojmë veprat poetike e tregimtare të krijuara nga autorë popullor anonimë, që kanë kaluar gojë më gojë. Mund të përkufizohet shkurtazi letërsi gojore e popullit…

Të krijuara që në kohërat e lashta, ato kalojnë me anë të rapsodëve, bardëve dhe secili prej tyre i plotëson ose i ndryshon. Punimi me pasion i dr. Selim Beqirit, që e adhuron dhe e nderon kulturën popullore të ardhur deri më sot, na njeh që në fillim të librit me ato vlera kulturore, që i paraqiten lexuesit, në përgjithësi, kulturëdashësve dhe studiuesve, në veçanti.

Libri është pajisur me thesarë të vyer shpirtëror, të krijuara nga populli Tërbaçiot gjatë historisë së tij dhe të trashëguara brez pas brezi.

Vetvetiu buron një krijimtari e motivuar tek autori, sepse gjeografia e krijimtarisë është pikërisht treva jonë e dashur tërbaçiote dhe shpirti i thellë i Tërbaçit, në veçanti e i Labërisë në përgjithësi. Ndër botimet që u përçojnë brezave kulturën e përshtatshme popullore, si gurrat e vrullshme të maleve në pranverë, libri është një “dritësiflake”, në qoftë se mundem të përdor një shprehje nderimi burimore të poetit të njohur lab Agim Shehu.

Do të mjaftonte ky libër që Selim Beqiri të quhet një gjurmues, vjelës e studiues cilësor i kësaj veprimtarie krijuese, që e ka mbajtur të gjallë, të freskët e të shëndetshme shpirti i artë popullor.

Me botimin e këtij materiali lexuesi do të ketë në dorë një libër me fizionomi origjinale, shkruar me një stil të rrjedhshëm, me përmbajtje humaniste, sikurse është vetë Tërbaçi im dhe i autorit, burim energjie që papushim prodhon dashuri njerëzore. Jam munduar të jem sa më pak, mundësisht, por e pamundur aspak subjektiv, në vlerësimin tim për profilin e autorit, të cilin e plotëson faqe pas faqeje tek teksti që kam para syve të mendjes e të shpirtit. Autori ka mundësuar me stilin e tij një komunikim lirisht të kthjellët me lexuesin, që të bën ta lexosh pandërprerje.

Ky botim është një gur qosheli në ndërtesën e historiografisë shkencore, gjuhësore, letrare e historike të Tërbaçit, sepse plotëson një zbarazëtirë të ndjeshme në kulturën e shkruar.

Autori nuk është një regjistrues emocional i materialit argumentiv kulturor, por edhe vlerësues objektiv e kritik i tyre dhe model për t’u ndjekur nga disa shkrues hapaçelë, që edhe në malore, i fusin të pestin me botimet e tyre.

Me botimin e dhjetë legjendave të dëgjuara e me jehonë, me ato relikte të çmuara mbijetese, shpalosen vlera me interes për fushën etnofolklorike-tërbaçiote…

Humori miqësor që ka përzgjedhur autori në këtë libër është si sherbet për bakllava, ndërsa ato pakëz këngë të zgjedhura popullore, me motive trimërie, juanë tamam si ato hojet e mjaltit nga kosherja e gurrës popullore, aq gjëmimtare sa vetë emrat lavdimëdhenj të bijve vigan të Tërbaçit tonë me nderim sa dielli…1

________________

1-Origjinali i plotë ruhet në arkivin personal të S.Beqirit.

*) Ky material është parathënia e botuar në librin “ Humor e mençuri tërbaçiote” të autorit Selim Beqiri

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Abazaj, terbaxi, Vlore

FITORJA ESHTE GJYSMAKE SEPSE DIKTATURA NUK U PERMBYS

January 3, 2013 by dgreca

Mendime për veprën e P. Kullës JO GJITHE TE VDEKURIT PREHEN NE PAQE/

Nga Prof. Asc. Dr. Thanas L. GJIKA/

Pëllumb Kulla, është një nga shkrimtarët tanë, që u dallua në vitet e diktaturës për nivel të lartë artistik, kurse mbas shkërmoqjes së diktaturës, po ecën jo në vijë orizontale ose zbritëse, por në vijë ngjitëse. Ashtu si Visar Zhiti, Fatos Kongoli, Roland Gjoza e pak të tjerë, Kulla po ecën drejt niveleve të reja gjithnjë e më të larta si krijues letrar dhe si studiues në fushën e historisë dhe të analizave politiko-shoqërore. Ai po shquhet mbi të gjithë këta për kurajon e tij civile lidhur me kritikën që i bën së sotmes, politikanëve rozë e blu.

Për vijën e tij ngjitëse dhe kurajon civile flasin vëllimi me skica humoristike Rrëfenja nga Amerika (2003), romani satirik Vdekja e Enver Hoxhës (2008), studimi i gjatë Teatri, kjo lojë magjepsëse (vëll.I-III më 2007 dhe vëll. IV më 2011), monografia shkencore Skënder Sallaku, ose si qeshnim në diktaturë (2002),. një mori e madhe artikujsh dhe vepra e re Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe (2012).

Kjo vepër është një studim historik mpleksur me analiza kritike të proceseve politiko-shoqërore nëpër të cilat kaloi shoqëria shqiptare në vitet 1943-2011. Aty janë dhënë me mjeshtëri portrete atdhetarësh e njerëzish të ndershëm të familjes Kulla, të cilët shteti diktatorial i pushkatoi, i vari, i vdiq në tortura e sipër, i dënoi me qindra vjet burgime e internime, ose i detyroi të merrnin rrugën e arratisjes e tani së fundi dhe rrugën e shpërnguljes. Të shumta janë portretet e bijve të kësaj familjeje të përshkruar me realizëm, që të ngjallin respekt e dashuri për bëmat e qëndresën e tyre. Jonuz Kulla plaku, Ajdini, Xheviti, Fehmia, Hodoja, Vedati si dhe disa të rinj, që po shkëlqejnë pas atdhesimit të ri këtu në Amerikën e largët si Gëzimi, Erbori, Enxhi, etj. Vepra mbyllet me riprodhimin e disa dokumenteve, për të mbështetur të vërtetat historike që ajo trajton. Tiparet e saj dalluese janë argumentimi logjik e faktik i ngjarjeve, konkluzionet e drejta, si dhe ndërtimi me një gjuhë sa shkencore po aq dhe artistike.

Duke qenë talent humoristik i lindur, Kulla u muar gjatë në teatrin e Fierit, për aq sa i lejohej, me trajtimin e temave aktuale, me goditjen e veseve, e zakoneve të këqia, e anëve të pamoralshme të shoqërisë. Rrahja në mënyrë të vijueshme e problemeve aktuale, e ka ndihmuar atë që në thelb të karakterit të tij krijues, të ketë mosarratisjen nga aktualiteti, pra luftën për t’i shërbyer së sotmes, kohës kur ai jeton e shkruan. Mesazhet e veprave të tij na ndihmojnë drejtpërsëdrejti për t’u kthjelluar lidhur me kuptimin e dukurive të sotme dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për nesër.

Si shumica e krijuesve dhe studiuesve të shquar edhe ai është qytetar me ndërgjegje të lartë që ka si parim themelor: Indiferenca është antihumanizëm, është krim, parim ky i cili i bën këta njerëz armiq me qeveritarët, sepse ata përpiqen t’i thonë popullit të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kurse qeveritarët shpesh herë gënjejnë dhe duan vetëm duartrokitje e lavdërime. Qeveritarët dhe politikanët nuk kuptojnë se kritikat konstruktive sado të hidhura të jenë, ato janë shumë më të vlefshme se lajkat e duartrokitjet e servilëve. T’u mbash mëri e të mos i vlerësosh të paktën me një pension të vecantë, krijues dhe studiues si P. Kulla, do të thotë të mos jesh politikan i ekuilibruar, të jesh zemërak e qefmbetës.

Ahmet Zogu, kur i vlerësoi kritikët e kundërshtarët e vet, Faik Konicën e Fan Nolin, duke u propozuar poste të larta si ambasador të parit dhe kryepeshkop të kishës Orthodokse Shqiptare të dytit, u tregua diplomat e politikan i një niveli më të lartë se qeveritarët dhe politikanët tanë të sotëm, të cilët nuk i honepsin kritikat e P. Kullës dhe të kritikëve të tjerë objektivë, të cilët përpiqen t’i lënë mënjanë, pa i vlerësuar. Për të kuptuar këtë lënie në hije dhe mos vlerësim të intelektualëve të shquar si P. Kulla, S. Repishti, L. Pervizi, E. Merlika, M. Korca, Gj. Gjolekaj, Ilir Dardani, I. Karanxha, A. Cefa, K. Trabohini, etj, etj, që punojnë në diasporë pa u servilosur qeveritarëve e as opozitarëve, mjafton të përmendim se asnjë prej tyre nuk merr pension special nga shteti shqiptar, asnjë prej tyre nuk u ftua në manifestimet e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe as që u përmend në ndonjë nga listat e 100 personave eksellece që shpallën qytetet shqiptare gjatë këtyre manifestimeve.

Për të kuptuar cilësinë e verës së një buti mjafton të pijmë disa gllënjka prej saj, kështu edhe Pëllumb Kulla për të na treguar karakterin pervers të diktaturës shqiptare, dëmet e mëdha që ajo i krijoi popullit tonë në plan moral, ekonomik e politik, ai i jep ato duke treguar shkatërimin e familjes së madhe atdhetare të Kulljave, vëllezërve dhe pasardhësve të Jonuz Kullës, të cilët i kishin shërbyer çështjes kombëtare si mbrojtës me armë në Kongresin e Manastirit, si luftëtarë të çetave kryengritëse kundës zgjedhës osmane, si bashkëpunëtorë të Themistokli Gërmenjit për krijimin e Republikës Shqiptare së Korçës, etj. Shkaku i kësaj rokopuje ishte fakti se intelektuali i shquar Ajdin Kulla, djali i vogël i Jonuzit, kishte qenë shok klase në Normalen e Elbasanit me Nevzat Haznedarin nga Tërova. Ajdini, si nxënës i shkëlqyer kishte ngjallur zilinë e Nevzatit, nxënësit mediokër, njeriut që veshi këmishën e zezë të fashizmit në vitet 1940-1942, kurse më vonë u lidh me forcat komuniste dhe për të fituar besimin e PKSH e të udhëheqësit të saj, bëri gjithfarë vrasjesh e krimesh me një zell të papërmbajtur. Mbas luftës ai u emërua prokuror e më vonë arriti gradën e gjeneralit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kur ishte në pension ai vijoi të aktivizohej prej Ministrisë së P. B. për të torturuar e pushkatuar ish shokët e te luftës, viktimat e radhës, si Beqir Ballukun me shokë…

Ashtu si e pësuan prej Enver Hoxhës gjithë ata që dinin dobësitë e tij, po ashtu me dënime kapitale e pësuan edhe ata që dinin dobësitë e Nevzat Haznedarit, apo të besnikëve të tjerë të Enverit. Hakmarrës që nuk i kishte parë historia jonë e as ajo botërore, polli sistemi diktatorial komunist. Edhe pse nëna e vet i tha Nevzatit: Ki mëshirë dhe ndihmoi Kullat, se bukën e tyre e kemi akoma nëpër dhëmbët tona, ai dënoi e pushkatoi me dorën e tij shumë prej Kullave, midis të parëve, Ajdinin, yllin e karvanit të Kullave, sepse ai dinte dobësitë e tij. E arrestoi, e gjykoi dhe i dha dënimin me vdekje sepse kishte qenë ballist… koshient i Shqipërisë etnike. (Vlen të nënvizojmë këtu gjestin fisnik të Presidentit Topi, që në prag të lënies së detyrës së tij shtetërore dekoroi Ajdin Jonuz Kullën, me titullin e lartë “Nder i Kombit” duke përmbushur kërkesa të shumta për vlerësimin e këtij martiri të rrallë, i vizatuar në libër me dashuri e përpikmëri).

Për të justifikuar dënimet, njerëzit e krimit komunist krijonin një karakteristikë me pak fjalë për të ngjallur urrejtjen e popullit ndaj familjeve që duheshin persekutuar pambarimisht, në breza. Për Kullat u gjet formula: Ka strehuar Mbretin Zog gjatë largimit për në Greqi kur u sulmua Shqipëria prej Italisë Fashiste. Kjo karakteristikë i ndoqi Kullat brez pas brezi deri në fundosjen e diktaturës, madje edhe vetë autorin e librit…

Për t’i bërë më bindëse dhe më emocionuese ngjarjet dhe faktet, autori riprodhon të gjalla disa nga kujtimet e Kullave, si kujtimet e Sami Kullës, i cili ka qenë dhe nismëtari i kësaj vepre, grindjet e Vedatit me nëpunësin e emigracionit amerikan në Conecticut, etj, madje ai riprodhon dhe pjesë të tëra nga biseda imagjinare e Koço Devoles me Enver Hoxhën që gatitën Pëllumbi me Koçon dhe që e shfaqën me aq sukses këtu në Amerikë, etj. Në shërbim të këtij qëllimi është dhe shfrytëzimi i antitezës midis karakterit të lartë moral e atdhetar të bijve e bijave të Kullave dhe kundërshtarëve të tyre si Haznedari, që nuk rreshti së përndjekuri dhe dënuari Kullat; si dhe sekretarët e partisë në Zëmblak që nuk rreshtën së dërguari letra në qendër për t’i kujtuar partisë se Kullat ishin reaksionarë dhe tradhëtarë, etj.

E veçanta e Pëllumb Kullës, si thamë, është se ai nuk mjaftohet me vënien në dukje të krimeve gjatë kohës së diktaturës, ai shpalos me po aq vërtetësi e mëri edhe padrejtësitë e kohës së sotme, kohës mbas theqafjes së diktaturës, kur pritej përkrahja, rigjenerimi i familjeve të përndjekura, kthimi i dinjitetit të tyre, por forcat politike që erdhën në pushtet mbas 1991-it bënë pak në këtë drejtim…

Riprodhimi në kopertinë të librit i pamjes ballore të shtëpisë së Kullave në Zëmblak, ndërtuar madhështore më 1920, dhe e lënë pa asnjë përmirësim prej pushtetit lokal që e shtetëzoi gjatë diktaturës dhe që e mban edhe sot si një gjysmëgërmadhë, e krahasuar me shtëpitë e reja që kanë ndërtuar Kullajt e shpërngulur në Waterbury CT pranë parkut të këtij qyteti, shërben si një figurë pamore për të dëshmuar se diktatura shkatërroi, por edhe pasdiktatura nuk ndertoi atë që duhej.

Pronarët e vjetër të tokave dhe pasurive të tjera që i pati shtetëzuar diktatura, sot kanë marrë shumë pak, ato pasuri sot i kanë ndarë dhe po i gëzojnë komunistët e bijtë e nomenklaturës komuniste. Duke e vënë gishtin pikërisht në kjo plaga e fundit, autori mbërrin në përfundimet e veta të drejta: fitorja mbi diktaturën ishte një fitore e dhuruar, një fitore që nuk erdhi si pasojë e përmbysjes nga forcat e brendshme, shkërmoqjen e saj na e sollën rrethanat ndërkombëtare dhe forcat e jashtme. Në Shqipërinë e sotme nuk gjejnë dot hapësirë jetike forcat politike që vijnë nga radhët e të përndjekurve, ata që përbënin dhe përbëjnë forcat e vërteta opozitare të regjimit komunist. Ata janë degdisur me maryfete të ndryshme në diasporën e re, ose mbahen brenda vendit, por larg prej lojës politike. Në lojën politike pozitë – opozitë bëjnë pjesë vetëm ish komunistë, ish sigurimsa dhe bijtë e tyre, të cilët po e mashtrojnë popullin duke e shpallur veten të përndjekur, të shpronësuar, etj, etj. Me pak fjalë, Shqipërinë e sotme po e gëzojnë po komunistët me pasardhësit e tyre, ashtu si paratha Ramiz Alia, formuluesi i Katovicës shqiptare, para se të fillonin proceset e shpërbërjes së diktaturës.

Mesazhet e thella të veprës të nxitin të mendosh se gjatë Luftës Antifashiste paskej qenë më e lartë të ishe radhitur si antifashist në krahun e nacionalistëve të ndershëm, sepse gjatë asaj lufte dhe sidomos gjatë dhjetëvjeçarëve të sundimit komunist, ish partizanët dhe komunistët e ndershëm u transformuan prej një grushti drejtuesish kriminelë në vegla qorre, në njerëz pa moral që ndiqnin, spiunonin, torturonin e vrisnin njerëz të pafajshëm, shqiptarë, që e donin atdheun po aq sa ata, në mos më shumë. E quajtura luftë e klasave ishte vetëm një parodi kriminale gjatë së cilës besnikët e partisë, të armatosur me pushtet, polici, Sigurim, gjyqe, burgje, kampe internimi, hartim biografish, etj, etj, luftonin për të mbajtur nën zap brez pas brezi njerëzit e paarmatosur, njerëzit që kishin ndonjë lidhje me kundërshtarët e dikurshëm të PKSH-së. E në këtë të quajtur luftë, besnikët e partisë varfëroheshin gjithnjë e më shumë nga tiparet e humanizmit, kurse të dënuarit i forconin këto tipare, për të cilat ka pasur dhe ka aq shumë nevojë shoqëria njerëzore.

Lidhur me të sotmen vepra të nxit të ndërgjegjësohesh, ashtu si është ndërgjegjësuar Pëllumb Kulla, ky ish simpatizant e përkrahës i zjarrtë i djeshëm PD-së dhe sot një kritik objektiv i saj. Qeveritarët e PD-së duhet të kuptojnë se sot nuk është më si në kohën e shpërthimeve romantike, koha e mbështetjes dhe e përkrahjes së tyre me tifozllëk të tepruar e viteve 1991-1997. Sot mbas 20 vjetësh nga shkërmoqja e diktaturës, populli kërkon që qeveritarët dhe politikanët demokratë të veprojnë si forcë e djathtë europiane dhe jo më si e djathtë e dalë prej partisë komuniste, ata duhet të përpiqen seriozisht për t’u shkëputur prej mendësisë së tyre të kaluar dhe të luftojnë për t’ua kthyer pronat pronarëve të vërtetë, kurse vetes dhe qytetarëve t’u japin dinjitetin e merituar, sidomos njerëzve të artit e të shkencës që punojnë në fusha të vështira, ku janë bërë aq shumë shtrembërime nga kalemxhinjtë e diktaturës dhe forcat armiqësore të jashtme.

Qeveritarët dhe politikanët e sotëm të PD-së, duhet të luftojnë seriozisht për t’ua kthyer realisht, jo vetëm në letër, pronat pronarëve të vërtetë, t’ i gjallërojnë dhe afrojnë këta si forcë politike, tu japin qytetarëve, sidomos artistëve e studiuesve, dinjitetin e merituar. Përndryshe ajo gjysma e popullit që i ka votuar, në vend që të shtohet mund të pakësohet…

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Jo te gjithe te vdekurit, pellumb Kulla, prehen ne Paqe, Thanas Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 510
  • 511
  • 512
  • 513
  • 514
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT