• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË LËNDOSH NJËRIN SY, LOTON EDHE TJTRI-KËSHTU UNË GJEJË VETËN NË POEZI DHE PROZË

December 30, 2012 by dgreca

  -Thotë e poetja e re Vushtrriase Gentiana Mikunshnica-/

 Nga Sokol Demaku/

 Te lëndosh njërin sy, loton dhe tjetri– kështu unë gjejë vetën në poezi, dhe në prozë. Kur kam për të berë një shpjegim më të gjatë për jetën apo… shkruaj proza – zakonisht i shkruaj për fëmijë, ndërsa kur dua te jap nje mesazh shkruaj poezi- dhe nuk mund ti ndaj- vetëm mund të them se së pari kam filluar të shkruaj prozë pastaj poezi.

Frymëzimin e gjejë tek pafajësia e fëmijëve, te çiltërsia e tyre, tek buzeqeshja e tyre, tek bota të cilën ata e shohin.

Gjithmonë me zemër në vendlindjen time, por sikur të kisha mundësin ndoshta do më pëlqente të jetoja dhe te provoja sfiden jashtë vendlindjes, të shijoja mallin nga mërgimi, pastaj të më vinte nostagjia e bukur për kohën të cilën kam kaluar këtu, dhe të vazhdoja rrugëtimin tim duke aritur suksese.

Psikologu dhe rendësia e tij në jetën kosovare tashmë ka filluar të jetë i mirëpritur nga populli ynë, kanë arritur të vetedijësohen se të shkosh në këshillim tek një psikolog nuk është asgjë e keqe, thjeshtë është një gjë mjaftë me vlerë, të kesh pranë një mik besnik, ti refesh ati për kujtimet e tua, apo dhe për problemet tua madhore..!

Kohë më parë psikologët në vendin tonë kanë qenë shumë të lënë pas dore, ndërsa tani veq se kanë filluar të kuptojnë se psikologu duhet të jetë në çdo vend pune, dhe ndjejnë nevojën të mbajnë seancë këshillimi.

 

 

Kush është Gentiana Mikushnica?

Jam Gentiana Mikushnica– Jetoj ne Vushtrri,ne nje familje intelektuale , kam kryer shkollën fillore Naim Frasheri në Vushtrri- jetoj në Vushtrri, dhe punoj në një qendër tregtare, si shitese-studjoj Psikologjin në përfundim e siper te vitit të tretë.

 

Shkollën fillore keni krye në vendlindje pasatj Gjimnazin Eqrem Qabej në Vushtrri- drejtimi i shkencave shoqërore çka mund të na thoni për këtë kohe të rinisë suaj?

Po Shkollën fillore kam kryer në vendlindje, kurse Gjimnazin, Eqrem Qabej ate kohe ishte privilegj per nje te ri të ishte nxënëse e këtij gjimnazi pra dhe unë gëzova fatin të jem në mesin e shumë fatlumeve nxënëse e ketij gjimnazi, atë kohë meresha me shkrime kryesisht shkruaja ese, ose dhe poezi – por i shkruaja vetëm per vete- atëher të shkruash poezi ishte përqeshje nga rrethi për një të re, kishe frikë te tregoje se çfar të flen në shpirt, sepse të mernin si dobësi shoqeria se ti I thurë vargje dashurisë, jetës, sfidës..!

Me kujtohet si sot, profesori Xhabir Haradinaj me kishte verejtur se une meresha me shkrime, edhe pse une e mohoja kete, dhe pas nje viti ai para gjith shokeve me tha – Gentiana keni talent për të shkruar- unë mbeta e hutuar, se besoja-ai filloi te qeshte duke më mbështetur me fjalë shumë përkdhelese – nesër ndoshta do të kem librin tend- këtë e dua nga ti, e di se ti mundesh, thjeshtë beso tek vetja. Këto ishin fjalët më të bukura që një profesor mi kishte thenë atë kohë, dhe ishte një motivim që të vazhdoj të shkruaj, tani më haptas dhe të ndjehem e nderuar se posedoj  aftësi për të shkrua.

 

Jeni studente ne Universitetin Dardania në Prshtinë,Degen-Psikologji Aplikative -studime menaxheriale si e ndien veten Gentiana?

Po jam studente e universitetit Dardania dhe ndihem e priviligjuar që jam pjesë e këtij universiteti shumë perstigjioz në vendin tonë, dhe e ndjej vehten shumë mirë se universiteti Dardania më ka dhanë mundësi që të realizoj një ëndërr timen shumë të madhe që e kam pas qysh në femijëri e kjo ëndërr është që unë të studjoj në një universitet ku do të ndjehem plotësisht pjesë e tij pa kurfar neglizhence .

 

Pas studimeve cfare e pret Gentianën, cka keni ne plan pas studimeve?

Pas diplomimit mendoj të regjistroj master dhe të vazhdoj edhe më  tutje, pas perfundimit te master mendoj të mos ndalem, do te vazhdoj dhe do te studjoj prap psikologjin – dege e cila kerkon të jesh në çdo hap me kohën..!

 

Cfarë donë të thot për ju profesioni psikolog dhe rendësia e tij në jetën kosovare?

Profesioni psikoge për mua do të thot mjaft, vetë fakti se ti kupton një person – kjo do të thot shumë për te, pastaj psikologjia është një ilaq i shpirtit , të kesh arritur qetësi në shpirt është ndjenjë mjaft e bukur, dhe vetë fakti se ti e ndjen se ke mundësi te ndihmosh dike, ai të benë të ndihesh shumë mirë. Psikologu dhe rendësia e tij në jetën kosovare tashmë ka filluar të jetë i mirëpritur nga populli ynë, kanë arritur të vetedijësohen se të shkosh në këshillim tek një psikolog nuk është asgjë e keqe, thjeshtë është një gjë mjaftë me vlerë, të kesh pranë një mik besnik, ti refesh ati për kujtimet e tua, apo dhe për problemet tua madhore..!

Kohë më parë psikologët në vendin tonë kanë qenë shumë të lënë pas dore, ndërsa tani veq se kanë filluar të kuptojnë se psikologu duhet të jetë në çdo vend pune, dhe ndjejnë nevojën të mbajnë seancë këshillimi .

 

Gentiana në një kohë punon në një profesion që nuk i përket profesionit të saj shitese-në një Qendër tregtare çfarë është eksperienca e juja këtu?

Po, tash një vit punoj në këtë Qendër tregetare në qytetin e Vushtrris, eksperienca ime ne këtë punë është mjaftë e mirë, më pëlqen kur zgjohem herët në mëngjes përqafoj rrezet e diellit të cilat më ngrohin rrugës për në punë, pastaj mënyra se si më çmojnë dhe me respektojnë gjithë kolektivi, dhe gjëja me e bukur e cila me falë buzëqeshje në vendin e punës është konsumatori, me pëlqen mënyra se si ata komunikojnë me mua, zakonisht të moshuarit din të më falin një respekt të mrekullueshëm gjë që më bënë të ndihem mjaftë mirë..!

 

Arsyeja pse zgjodhët te studjoni psikologjin?

Arsyeja pse zgjodha të studjoj psikologjin është kjo, kur isha fëmijë gjithëmon kisha dëshirë të ndihmoja çdo njeri, mundohesha të zgjedhja çdo problem, zhurma më pengonte shumë dhe pa qenë psikolog i vetës nuk mund të jesh psikolog për të tjerët , kështu që vendosa të vë në provë së pari vetën, të këshilloj vetën, të zgjedh problemin tim, të sfidojë jetën, dhe të dua boten pa berë dallime.

 

Si e kalon një ditë pune në tregti Gentiana?

Një ditë pune në tregti e kaloj bukur, koha më iken shpejt, vetë fakti se për qëllim kam të mbaroj studimet ,e di se më pret një sfidë mjaftë e madhe pas mbarimit të studimeve, prandaj koha ikën  kur kujton se nesër do te pret një punë e cila i përket profesionit tend.

 

Jeni marrë me poezi dhe prozë, cilën adhuroni më shumë?

-Te lendosh njerin sy, loton dhe tjetri– kështu unë gjejë vetën dhe në poezi, dhe në prozë. Kur kam për të berë një shpjegim më të gjatë për jetën apo… shkruaj proza – zakonisht i shkruaj për fëmijë, ndërsa kur dua te jap nje mesazh shkruaj poezi- dhe nuk mund ti ndaj- vetëm mund të them se së pari kam filluar të shkruaj proza pastaj poezi.

 

Keni botua poezitë dhe prozat tuaja deri me tani dhe ku?

Po kam botuar poezitë dhe prozatë në Revistën Dituria – revistën tuaj dhe timen, pastaj ne gazeten javore New Life e cila botohet në Amerikë, dhe ne disa web faqe ne internet Fjala e lirë,  Londër.

 

Si është reagimi i lexuesve të poezisë suaj, sa jeni e kënaqur me këtë?

Reagimi i lexueseve të mi më befason  për së miri çdo ditë e më shumë, nganjëher mendoj se arsyeja dhe motivi pse unë vazhdoj të shkruaj janë lexuesit e mi të mrekullueshëm, me dhembë shumë fakti qe nuk kam botuar ende një libër që ata të kenë mundësi të lexojnë vargjet e mia në një vend . Çdo ditë e më shumë kam kërkesa nga lexuesit që të botoj librin- shumë herë më thonë-çdo varg që shkruan sikur na lexon shpirtin tonë- me pëlqen shumë se ata gjejne veteën dhe qetësin e tyre në vargjet e mia.

 

Ju shkruani eshe për të vegjlit, ku e gjnei frymëzimin për këtë?

Frymëzimin e gjejë tek pafajësia e fëmijëve, te çiltërsia e tyre, tek buzeqeshja e tyre, tek bota të cilën ata e shohin.

 

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Gentiana, cilat janë planet e juaja?

Shpresoj mos ti zhgenjej lexuesit, pasi të perfundoj studimet do të përgadis një përmbledhje të poezive të mia për botim- kamë në mendje si të përgjumur të shkruaj dhe një roman, ndoshta dikur më vonë, thjeshtë është një dëshirë që tani kotet në gjumin e ëndrrës.

 

Sa ka arritur Gentiana të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri në një rreth letrar?

Mendoj se kam arritur mjaft, poetët të cilët tashmë kanë të botuar shumë libra më kanë pritur shumë mirë, më kanë dhenë komplimente për mënyrën e veqantë të cilën unë shkruaj, dhe më përkrahin çdo hap.

 

Çka i pelqenë në jetë Gentiana Mikushnicës dhe cka është ajo që e benë krenare?

Në jetë më pëlqen kur arijë diçka të mirë, kur ndihmoj dike, më pëlqen qetësia, bukuria e natyrës, dhe krenare me bejnë vlerat të cilat i kam krijuar gjatë jetës sime.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që jetojmë ne Kosovë sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Hmm– të ndimoj njerzit që ende s`kanë kulm mbi kokë, ti ndihmoj fëmijët bonjak, apo ti ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara. Me dëshirë dhe shpirt do ti ndihmoja të gjithë, por nëse do të duhej të bëja zgjedhjen atëher zgjedhja do te jetë kjo, personat me aftësi te kufizuara do ti ndihmoja, si nga ana financiare ashtu dhe morale, shembull – do te ofroja dhe punë për këta përsona, të mos ndjehen të shkelur, të jemi të barabartë me të drejta, unë njoh shumë persona më aftësi të kufizuara të cilët kanë talent për të shkruar, talent për punë dore, talent për të pikturuar, talent për të kënduar, dhe pse mos tu ofrojme dhe këtyre një mundësi të shprehin talentin e tyre, pasionin dhe të jenë bota jonë..!

 

Një psikolog i ri , një poet i sapoformuar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Gentiana?

E qetë.

 

Ju keni lindë dhe jeni rritur këtu, sa janë kontaktet tuaja me të rinjët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

Po unë kam lindë dhe jamë rritë në qytetin e Vushtrris, në një qytet ku njerezit janë shumë të thjeshtë, dhe mikpritës, qyteti im është një qytet i vogël por ka një vlerë shumë të madhe. Të rinjët në qytetin tonë janë shumë human, kemi aktivitete të ndryshme qe ata bejnë për të ndihmuar të varfërit. Shoqerinë të cilën kam krijuar në këtë vend, gjithmonë kamë frikë se po të shtegtoj diku tjetër një shoqëri me plotë vlerë do të mbetët vetëm një kujtim në kokën time..!

 

 

 

E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi, cka mund të na thoni për te?

Po e lexoj revistën Dituria dhe më pelqën shumë, tash e një vit kam fillua të familjarizohem më ketë revistë të mrekullueshme..!

 

Planet tuaja për të ardhmen, cka Gentiana mendon dhe ka në fokus?

Planet e mia për të ardhmen –- shpresoj që pas mbarimit të studimeve të gjejë një punë te profesionit tim, pastaj në focus kam të bejë permbledhjen e një cikli të poezive dhe teëbotoj ate.

 

Çfarë dëshire keni në jetë?

Kamë frikë se mos humbas atë dëshirë të jetës, prandaj nuk po e zbuloj, por po e mbaj sekret..(Hhaha) Në jetë primare është shëndeti, dëshira ime në jetë është të kem shendet!

 

Çka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Te lumtur më benë vet fakti se marrë frymë ne ketë jetë plot sfida, e më mundon më së shumti një padrejtësi që më bëhet dhe s`kam forcë nganjeher ta luftoj.

 

Si e kalon kohen e lirë?

Kohën e lirë e kaloj në natyrë, me pëlqen të shetisë, pastaj dal me shoqëri, ca kohë të lirë mundohem t’ia kushtoj dhe familjarëve, pastaj dhe një copëz e ndaj për pasionin tim, për poezit.!

 

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Gjithmonë me zemër në vendlindjen time, por sikur të kisha mundësin ndoshta do më pëlqente të jetoja dhe te provoja sfiden jashtë vendlindjes, të shijoja mallin nga mërgimi, pastaj të më vinte nostagjia e bukur për kohën të cilën kam kaluar këtu, dhe të vazhdoja rrugëtimin tim duke aritur suksese..!

Të jetosh në Kosovë, dhe të arrish aty ku ti dëshiron të shohësh veten është një sfidë mjaftë e veshtire- do më pëlqente të jetoja në një vend i cili nuk do të më sillte zhurmë, i cili nuk do të më prishte qetësin,..Në një vend, të cilit ende emër si kamë ven, ndoshta do të doja te jetoja ne nje kasoll, e rrethuar me natyrën e pastër, dhe me qiltërsin e qiellit blu,-

Ëndrrës sime.!

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gentiana Mikunshnica, Sokol Demaku

MËRGIMTAR MES MËRGIMTARËSH

December 30, 2012 by dgreca

-libri më i ri i Sokol Demakut, ”Kujtime nga Diaspora  III”, Botim i revistës “Dituria” në Boråsës/

Shkruan:Shaban CAKOLLI/

Nuk është e lehtë të jetosh larg vendlindjes, i ndarë nga familja, miqtë, kultura dhe tradita jonë. Po të jesh mësues, edhe në kohët e dhimbshme të pushtimit dhe përndjekëjeve të shqiptarëve,të qëndrosh larg atdheut si mësues,do të ndash mall e dhimbje me më të dashurit,fëmijët,të ua mësosh atyre rëndësinë që ka atdheu dhe kombi,të i bësh ata të ndihen më pranë atdheut,të ua mësosh Abetaren shqipe,gjuhën,letërsinë,kulturën e traditën shqiptare,historinë e lavdishme të popullit shqiptar,të i shpëtosh ata nga tjetërsimi,është kontribut i pashoq dhe i çmueshëm kombëtar.I tillë është mësuesi Sokol Demaku,i cili shpëtoj nga asimilimi,edukoi,arsimoi,shpërndau rreze diturie tek shumë gjenerata të fëmijëve tanë,që jetojnë në Boräs të Suedisë,si dhe ua nguliti në zemër dashurinë për atdheun dhe kombin.

Kohët e fundit, është bërë zakon, që mjetet e informimit nuk ndalin vrapin pas njerëzve të mëdhenj të politikës e pushtetit, duke i lënë anash bartësit e vërtetë të ideve dhe programeve të mëdha kombëtare. Në mërgatën tonë kemi njerëz të flijimit, njerëz të punës mendore,njerëz për të cilët duhet të flitet e shkruhet shumë, në mënyrë që brezi i ri të njihet me punët dhe përpjekëjet e pakursyera të tyre,për të mirën e përgjithsme të kombit.Të shkruajnë,ashtu si po e bënë Sokol Demaku.gazetari

shkrimtari, poeti, veprimtari e mësuesi. Po, ama Sokol Demaku, shkruan artikuj dhe libra për veprimtarët e tjerë,hedh dritë mbi punën e tyre,po ky njeri nuk shkruan për vetën,e që për të bëmet e tijë mund të shkruhen,artikuj,libra monografi……..

Sokol Demaku,është njëri nga ata që një pjesë të madhe të jetës e kaloj në mërgim,por ai nuk pushoi së vepruari,nuk kurseu mund as para,për të mirën e kombit.Sokol Demaku,është mësues,shkrimtarë, poet, gazetar, moderator i radiove, redaktor, ambasador i kulturës sonë kombëtare në mërgatë,i cili lidhë urat e kulturës sonë kombëtare,me kulturat e popujve europian dhe botëror.

Si mësues,Sokol Demaku me veprimtarinë e tijë,kontributin e pashoq,është bërë njëri ndër shtyllat më të forta të shkollës shqipe në mërgatën shqiptare.Si mësues i shkëlqyeshëm,me vyrtyte të larta njerëzore,ai mbetët në kujtesën e shumë gjeneratave, që i përcolli si mësues i shkëlqyeshëm,njeri i kompletuar,i qetë e i dashur,me plot rreze diturie që rrezojnë fëmijët tanë në mërgim.

Si shkrimtar e poet Sokol Demaku është poet,prozator,publicist,pedagog,redaktor,anëtar i kryesisë së SHSHKASHS. Sokol Demaku,ka botuar këto vepra:

Baladë e Përflakur(Shqip-Suedisht)2009

Histori e Qendrës Kulturore Shqiptare”Migjeni”2009

Jehona e Shekujve,Antologji poetike,2010

Mbrëmja në Mërgim,2010

LundraIme ,2010

Sa e Këndshme është Jeta,2011

Falë Dashuri si Askush Tjetër,2011

Na Ishte Një Kohë,2012

Kujtime Nga Diaspora I,II,III,2012

Si gazetar

Demaku shquhet me punën e tij gazetareske,ai u bie në befasi veprimtarëve,intelektualëve,krijuesve e artistëve,me aftësinë e tij ka mjeshtri të parashtroi pyetjet,din të bëjë për vete të intervistuarit,si dhe të njeh lexuesin,duke shpalosur botën shpirtërore të të intervistuarëve.Sokol Demaku,i kalitur në gazetari drejton revistën e përmuajshme në gjuhën shqipe në Suedi”DITURIA”dhe një radio lokale në Suedi e quajtur”Dituria”.Veprimtarët e tillë si Sokol Demaku,gjinden rrallë.Ai nuk fiton në gjëra materiale

por hargjon kohë,mund e para,për të prezantuar veprimtarë të kombit,intelektual,shkrimtar,poet dhe artist,duke hedhë dritë mbi veprat e mëdha,duke afirmuar krijues të rinjë,mes artikuj gazetash,mes librave dhe valëve të radios.Ditë më parë dëgjova

në radion e Athinës,programin në gjuhën shqipe,një intervistë të Sokol Demakut,i cili prezantonte punën e lavdishme të veprimtarëve,intelektualëve e krijuesve tanë në mërgatë.Çka të them?U ndjeva sa krenar,aq mallëngjyes e emocional ,për këto fjalë të mëdha për bijët e bijat e kombit tim në mërgatë. Gjeografia e veprimtarëve, krijuesve,artistëve të mërgatës shqiptare, e përfshirë nëpër shumë vende të botës,nuk ka kaluar pa hedhur dritë mbi te,mësuesi,poeti,redaktori Sokol Demaku.

Krijimtarinë dhe veprimtarinë e pasur të tyre e ka gëdhendur në çindra artikuj gazetaresk,dhjetëra libra e reportazhe të radiove. Si në shumë libra tjerë në të cilat Demaku ka ndriquar veprimtarinë e mërgimtarëve tanë, tani falë tijë sot kemi në dorë një libër në të cilin hedh”Kujtime Nga Diaspora III”, për të cilin i jemi mirënjohës,që na bëri të mundur të e radhisim në bibliotekën tonë

 

 

Ky libër ka vlerat e tij domethënëse,me të intervistuar nga intelektual jo vetëm të mërgatës,por të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare.Në këtë libër kaq të begatë,lexuesi ynë do të kënaqet duke njohur më së përafërmi jetën dhe veprimtarinë e intelektualëve me profesione të ndryshme,si:të veprimtarëve kombëtar,njerëzve të penës e kulturës sonë.

Demaku në këtë libër dëshmon aftësitë e tij fillimisht si krijues,si gazetar bashkëkohorë,i etur për të zbuluar brendinë e shpirtit të intelektualëve,për të ua servuar më pas në mënyrë artistike dhe të ngrohët lexuesëve.Nëpër ato tregime interesante lexuesi me kënaqësi do të njeh veprimtarinë e këtyre personazheve që nga fillimi e deri në ditët e sotëme.Cilët janë personazhet mbi të cilët shkrimtari i talentuar Demaku,hedh dritë?Përkthyesi,shkrimtari dhe publicisti në mërgim Fetah Bahtiri,

veterani i arsimit në Hässlehom të Suedisë,veprimtarë,publicist,tani për shumëkend i njohur Ismet Hasani,poetja jonë e shquar në mërgim Anjeza Sakaj,këngëtarja e muzikës së mirëfilltë shqipe Muhabere Krasniqi,piktorja amatore,e cila dashurinë

e artit e ka pikturën me të cilën flet shumë Florije Lule Bajraktari,poetën tonë në mërgim Dhurata Lezo,Rovena Vata nga Qendra e Studimeve Albanogjike në Tiranë,si dhe poeti Strugan,tani më i njohur dhe i lexuar nga ne,i cili jeton në Landveter të Suedisë.Po çfarë na njofton me këto ndriçime të këtyre personazheve të librit”KUJTIME NGA DIASPORA III” z.Demaku?Padyshim gjëra të këndshme,njohuri nga personazhet,biografi të tyre nga lindja e personazheve deri në ditët e sotme,na njeh me veprimtarinë e tyre,profesionet,krijimtarinë e tyre,jetën në mërgim,mallin dhe dashurinë për te,rrespektin dhe sinçeritetin në punë e shoqëri,temat dhe motivet e krijimtarisë së tyre,dashuria për atdheun,kombin e artin,përshtatshmërinë e tyre me mesin ku jetojnë dhe malli për atdheun dhe njerëzit e vet;të arriturat e tyre në fushën e arsimit,kulturës,artit,traditës,planet e tyre të më tutjeme,frymëzimet që i nxisin në veprimtarinë e më tejme,kushtet e punës në të cilat punojnë,kontaktet e tyre

me atdheun,ku nuk shpëton pa prekur edhe pyetjet si ndihen ata me zhvillimet politike,ekonomike e kulturore të gjitha viseve shqiptare.Kur shqiptarët në mërgim bëjnë biseda,patjetër se në memorien e tyre ngacmon dhimbja dhe vuajteja e së kaluarës së tyre dhe nuk ke si mos të dëgjosh kujtime rrënqethëse të së kaluarës,të cilat ne shqiptarët kush më pak e kush më shumë i kemi përjetuar nën lëkurën tonë.Për këtë të kaluar të hidhur,të cilën është mirë të mësojmë secili nga ne,

flasin dy veprimtartë shquar e intelektual Ismet Hasani dhe Fetah Bahtiri,emra këta të njohur jo vetëm në këtë libër”KUJTIME NGA DIASPORA III”;por edhe në faqet e shtypit të gazetave e revistave tona,valëve të radios,punimeve të tyre në krijimtari,etj…

Ismet Hasani dhe Fetah Bahtiri,emra këta të ngrohët jo vetëm për shqiptarët në mërgim,por edhe për shumë veprimtarë të huaj në vendet ku ata jetojnë,mes të cilëve kanë internacionalizuar edhe çështjen tonë kombëtare,sipas mendimit tim, do i radhisja personazhet kryesorë të këtij libri.Të flasish për librin e Sokol Demakut,”Kujtime nga Diaspora III”,nuk do mundësh të përmbyllësh të gjitha mes një vështrimi të shkurtër, por edhe do ishte e dëmshme që lexuesëve të u servirim

tërë një libër, përmes një vështrimi. Lexuesit që në zemër ka librin,i mbetet të e lexoj me vëmendje dhe do të mrekullohet me këtë libër i cili flet:Preokupimet e kohës të cilat i trajton autori si dhe të arriturat e kohës në të cilën paraqet ngjarëjen.

Këtu lexuesi ndjenë një begati vlerash,një dhimbje për shqiptarët e shkapërderdhur nga dhuna,anekënd botës,një krenari që ruajnë emrin shqiptar nëpër botë,që e ndrisin me djersë, punë, arsim, mençuri, rrespekt e saktësi.

Ne e përgëzojmë mikun, krijuesin dhe veprimtarin kombëtarë Sokol Demakun, për këtë libër të ndritshëm, duke i dëshiruar atijë shëndet dhe shumë e shumë libra të tjerë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Kujtime nga Diaspora, Shaban Cakolli, Sokol Demaku

Loja e erës

December 29, 2012 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Personalisht erën e pëlqej shumë. Veçanerisht atë të butën, të lehtën, të emblën, e sidomos lojën e lodrimin e saj. Por nganjëherë ato janë edhe shumë kapriçioze e tepër të rrezikshme, si në rastin e erërave të furishme që sollën uraganin Sandy. Të cilat me forcën e tyre të madhe përpin nën vorbullën e labirinthet e ujit njerëz, shtëpi, kafshë e metro të tëra.

Uragan ky që i solli shumë dëme ekonomisë, e shkaktoi shumë viktima në njerëz. Era shpërndan retë e mjegullën e dëndur. Por unë sot kam dëshirë të ndalem e të flas pak për atë të butën, të lehtën e lozonjaren, që në vjeshtë, në kohë me diell të fryn në fytyrë e nuk të shqetëson aspak, përkundrazi të sjell kënaqësi.

Të vjen në fytyrë pa u ndjerë e na përkëdhel flokët. Na i sjell ato në faqe, sy, hundë e buzë. Eshtë e çuditshme, por nganjëherë bën edhe prapësira, të mer me vete e të ngre lart ne qiell sikur të jesh pendë. Po, po është e vërtetë kështu më ka ndodhur edhe mua kohë më parë. Kur isha akoma fëmijë, gjashtë vjeçare.

Ishte ora 9 – të e mëngjesit. Ndodhesha në oborrin e një shkolle tetëvjeçare në Tiranë. Sapo kisha përcjellë motrën time më të madhe në atë shkollë. Unë isha më e vogël se ajo, por nganjëherë e shoqëroja deri tek dera e klasës së saj. E doja shumë. Në atë moshë, nuk e llogarisja dot nëse edhe ajo më donte aq sa e doja edhe unë. Por kur ajo largohej për diku qoftë edhe për në shkollë unë mërzitesha shumë. Nejse….

Sapo motra u fut ne klasë, e unë kokë ulur po kthehesha për në shtëpi, oborri i shkollës ishte boshatisur. Pa pritur filloj të fryjë erë, si stuhi e lehtë, e cila më mbështolli në vorbullën e saj e më rrotulloi disa herë në formën e një spiraleje.  Më pas më ngriti lart për shtatë apo tetë sekonda, e më lëshoi aq butë në tokë, sa mu duk vetja sikur po fluturoja me parashutë. Të gjithë fëmijët e mësuesit e shkollës që më kishin parë nga dritaret e shkollës ishin habitur. Unë u argëtova pak, por ama fajin edhe për këtë sigurisht e kishte era.

Përsëri në kohë vjeshte e dimri, kur nëpër parqe apo trotuare kemi grumbuj gjethesh të thara në ngjyrë të kuqërremtë, era u shkon pranë, i rrotullon nja dy tri herë, pastaj i ngre lart të paktën 50 metra mbi nivelin e tokës. Ato të lumtura fillojnë e këndojnë fër, fër, fër, nën fëshfërima të lehta. E vallëzojnë me njëra tjetrën. Hidhen sa majtas djathtas, lart e poshtë. Kur i shikon ashtu të lumtura në fluturim e sipër të ngjajnë me zogjtë e fluturat nën ngjyrat e ylberit. Duken të gëzuara, të buzëqeshin e të ftojnë të luash me to atje lart në qiell.

Sa naïve që janë. E ku mundet njeriu të kapet pas tyre, vetëm engjëjt kanë krahë.

Por kur era është lodhur e do të pushojë, a e dini se çfarë ndodh me to. I merr e i përplas në tokë me forcë, duke i shkëputur nga njëra tjetra pa ndjerë pikë dhimbje. Ndërsa në orët e vona të natës pastruesit i mbledhin me fshesë e lopatë e i hedhin nëpër gropa për tu bërë pleh.

Pra edhe plehun e kemi dhuratë nga loja e erës.

New York, dhjetor 2012

Filed Under: Kulture Tagged With: Loja e eres, Mimoza Dajci

NË PRAG TË VITIT TË RI

December 29, 2012 by dgreca

NGA KUJTIM MAYELI/

Ja dhe java e fundit,/
Fill pas saj, /
Një fjongo e kaltër ditët e vitit mbështjell,/
Ditë të mbushura me shqetësime njerëzish,/
Mbushur me fruta, me shira, me diell./
Ndihet një parfum vjeshte në tavolinat tona,/
Është tretur në ajër një zënkë e pak çasteve më parë,/
Një trishtim që na vinte rrotull është tulatur diku,/
Një gëzim i porsa lindur qoshen e bisedës ka marrë./
Ndiejmë nevojën për të folur më shumë,/
Diçka e pathënë merr udhë e bëhet temë e bisedës./
Është çasti kur e duam më pranë njëri-tjetrin,/
Pyesim më shumë për njëri-tjetrin,/
Gëzohemi më shumë për njëri-tjetrin./
Ato që s`mundëm të bëjmë nuk janë pak,/
Njeriu gjithmonë është i penduar,/
Gjithmonë ka patur një shteg që s`e ka gjetur dot,/
Ka patur një ftesë që s`e ka vlerësuar,/
Në të njënjtin vend është rrotulluar kot./
Njeriu pendohet për cfarë nuk bëri mirë,/
Po Viti i Ri na jep shpresë,/ Na ndan nga e djeshmja si fëmijën nga nëna e na thotë:/
Është një yll që njeriut duhet t`i prijë. /
Gotat ngrejmë dhe vështrojmë njëri-tjetrin:/
A e ka gjetur secili yllin e tij?/

Filed Under: Kulture Tagged With: Kujtim Mateli, ne prag te Vitit te Ri/

GAQI VISHI HUMORI I TIJ ËSHTË ENDE I GJALLË NË BUZËQESHJET DHE ZEMRAT E VLONJATËVE

December 29, 2012 by dgreca

GËZIM LLOJDIA*/

1.Frymëmarrja e jetës të një aktori siç ishte Gaqi Visha është ndërprerë njëzet më parë.Trualli ku prehet nuk janë vetëm varrezat civile,por është panteoni i artit ku ai ka zënë vend madje gjurma e tij është më e thelluar se të tjerët .Në mëndje ndërkaq dhe në zemër ai gjen vend, ashtu siç përpiqen artistët dhe të gjithë krijuesit e mirëbërësit e tjerë që , kërkojnë rishtazi një copë truall të ri në zemrën e publikut. Për Gaqin aktorin e humorit vlonjate kjo hapësirë është me e pamatshme. Këto fjalë nuk mund të ngrenë një përmendore artistit të humorit ngase përmendorja ngrihet me materiale të tjera që nuk kanë si bazë shpirtin por materien. Sa për përmendore ai e ka të ndërtuar në shpirtin e njerëzisë .Ai ishte aktori që ngjiste me artin e tij dhimbje , gëzim, dëshpërim, ëndrra, të sillte në humor kur ishe si një stinë e mërzitshme dimri.Humori i tij është ende i gjallë në buzëqeshjet dhe zemrat e vlonjatëve” është shprehur Leka Kruta.

                                             2.

Rrëfimi për aktorin e pantonimës,Sharlotin e Vlorës jam koshient se do ti bie shkurt. Luan Toto ma rrëfeu dje në mëngjes në studion e tij. Kur isha në teatër,Gaqi na e ka rrëfyer vetë. Vlora ka pasur udhën Vlorë-Skelë,q në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën tjetër. Xhamia e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm. Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve.Në krahë të majtë kur vjen nga Skela kishte një banesë dhe atje ku ishte ekspozita ishin varret. Ushtarët italian kishin shumë frikë nga fantazmat ngase ishin edhe pushtues në një vend të huaj ku lufta nuk të pyet .Gaqi tregon L.Tota,morri rreth 50 breshka dhe një natë të errtë u ndezi breshkave në samarin e tyre ,qirinj dhe i vendosi në rrugën Vlorë- Skelë. Italianët që shërbenin atje kishin garnizonin e tyre të dislokuar me mjete dhe forca ushtarake. Rojet italiane, që ishin sipër në kulla vrojtuese kanë parë një ushtri me drita që ecte krah tokës duke marshuar në bulevardin kryesor me drita ndezur .Si për çudi breshkat ecnin kolonë drejt udhës duke ndriçuar hapësirat deri në kupë të qiellit. Në atë farë nate ,lemeria vet.. Ushtarët italian dhanë alarmin se po mërinin xhindet pra hijet me dritë,një lloj fantazme dhe ja mbathën drejt Vlorë me frikën që u kanosej në shpirt. Dëshmitarët e rrëfenin historinë ë ushtarëve italian kur braktisën kazermat nga frika e pesëdhjetë breshkave marshimtarëve me qirinjtë në samarët e tyre duke i pandehur ato fantazmat që po sulmonin garnizonin e tyre.

3.

Sipas idesë time që më gërryen : Gurët shqyrtojnë fortësinë. Qyteti zbulon pafajësinë. Po artisti ku është këtu?Artisti është atje në shpirtin e një populli. Nuk është qiellor. Ngase tokësor është më shumë. Ngase tek unaza e hënës ,është profili. Dua ta shpërtheje sado pak,prapa dua ta shpërfill atë konceptim që deri më sot kryhet për të larguarit nga jeta. Meqenëse njeriu ka mbyllur në mënyrë definitive të gjitha llogarit e kësaj jete,një bilanc i bëhet.

Statistika:1550 role të luajtura në skenat e estradës . 40 role në Teatrin e Qytetit të Vlorës dhe në Kinema. “Aktori Gaqi Vishi”, monografi, shkruar nga, Bardhosh Gaçe dhe Ilirian Ali.

Krijuesi vlonjat L.Cipi: Roli i parë në teatër i Gaqi Vishit e ka zanafillën 83 vjet më parë, në vitin 1927, kur artisti i madh debutoi, së bashku me vlonjatë të tjerë si Nuri Arapi, Shefqet Resuli, Ilia Peço, Pelivan Haxhiu, Panajot Papingji, Mustafa Belshi, Fani Dema, Ahmet Butja, Nazim Batalli, Toli Mato, Miti Rumbullaku, Stavri Rrapushi, Musa Gorishti, në Grupin Teatral me emrin“VLORA”.Pas Çlirimit, me krijimin e Estradës Profesioniste, ai u përfshi në një veprimtari të gjerë artistike për 50 vjet pa ndërprerje, duke dhënë spektakle në qytet e në fshat, shumë herë edhe dy shfaqje në ditë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të talentuar, si Myqerem Ferra, Leka Kruta, Evgjeni Shtrepi, Pirro e Qirjako Sava, Vangjel Panozaqi e Nazmi Bonjaku. Nuk ka banorë të qytetit të Vlorës dhe nga mbarë vendi, që nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë duartrokitur e dashuruar, aktorin e spikatur komik të skenës shqiptare, “Artistin e Merituar” Gaqi Vishi. Figurat e tij komike janë të gjalla e të paharruara, pse ato mbartin të vërtetën e madhe të jetës dhe ishin gjithë humor e kripë.

Thënie për artin e tij. Liza Laska, Artiste e Popullit:“Individualiteti i tij i prirur drejt humorit të hollë, gjithashtu dhe drejt pantonimës, afirmoi në skenë cilësi origjinale të personalitetit të tij artistik”.

Myqerem Ferra aktor ”Ai ishte një shembull i gjallë artisti punëtor, që çdo ditë mblidhte material, shkruante, qëmtonte nga thesari popullor, i përpunonte ato dhe gdhendte karakteret e personazheve, sidomos në skeçe, parodi, kuplete, duke qënë kështu, një aktor shumëplanësh.

Nazmi Bunjaku, regjisor: ”Ai ishte njeri me një temperament të çuditshëm, këmbëngulës, deri sa të bindej për figurën, karakterizimin e rolit, lëvizjet skenike, të cilat i shoqëronte me një varg pyetjesh dhe u jepte gjithnjë zgjidhje optimale.

Qirjako Sava, aktor :”Ai është ndër mësuesit e mi të rrallë të humorit. Unë mësova prej tij përkushtimin për krijimin e figurës artistike, për gdhendjen e personazheve, për të lënë shpirtin e madh të tij në botën e bukur të artit”

*Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Gaqi Visha, Gezim Llojdia, humorist

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 523
  • 524
  • 525
  • 526
  • 527
  • …
  • 555
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT