• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A KA SOT DESHMORE TE MONUMENTEVE ?

January 13, 2013 by dgreca

NGA GEZIM LLOJDDIA*/

 1.

Fytyra e dhimbjes. Me shkulme shterpësie. Kërkojnë të vjedhin shenjtët. Shën Mërin o Zot !Dhe Shën Premte. Perëndi e madhe! Kërkojnë të vjedhin banesë së shenjtë, shenjtët. Ti marrin asaj portretet dhe relikt e saj,imazhet e saj dhe frymën e saj. Onufri ky piktor ky mjeshtër i madh diku aty nga viti 1554 në kujtesë nuk do ta kishte pikëzuar mendimin. Kaq shekuj pas tij, bashkëkombësit t’ja grabisnim. Me një fjalë lëndën e tij.Tja këpusnin nga gjiri kishës.

Natën . Kokëunjur, në muzgun e thepisur. Një pyetje si luzmë më mundon prej kohe :

Ç’bëhet në këtë dreq moti me dëborë , dhe me krisma vetëtimash. Natë hajdutësh . Pra c‘bëhet udhëve të kësaj ane , të dreq rrëmetit . Kush ua mori mëndtë?Këtu më bie më mëndje Esenin kur shprehet :

Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,/

Te fanitet ty gjithmonë sikur/

Diku mua larg në një mejhane/

Një i dehur thikën po ma ngul.

Pika e lotit tënd ,përmbi krahëdrurësh lakuriq,tatëpjetë bregut po zbret, shkapërdredhur.

2.

Në lartësi e vetmuar,një kishë .Duke ëndërruar kohën e shkuar.Kjo është kisha e së Shën Premtes në Gjinar. Në strehë të këtij vendi e haruar me sytë gjithë trishtim,një kishë e bardhë .Ç’bënte atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenj të pemëve të larta ? Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ? Portreti i kishës :Fytyrëbardhë.Strehëkuqe.Hije misterioze. Por kisha ruante atë çastë fytyrën :dyerkyçur. Dritarembyllur.Tjegullakuqe.E heshtur.Zëmekur. Dikur kanë banuar këtu,njerëz të çuditshëm në fate dhe veshje.Kur duhet të zbresi këtu prifti për meshën ?.Kushedi,sa kohë mbanë,që kur është larguar prifti i fundit zhgunveshur nga streha . Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e tyre .Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin.As si vdisnin.Këta nuk ishin si murgjët kinez, që vdekjes i fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe. Kisha e tyre dhe fryma e tyre kanë ruajtur në këtë strehë pranë fshatit Vlashë,ekulibrat shpirtëror.Mirëpo për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi,duhet të kuptojmë thelbin e tyre të besimit. Por kjo kishë këtu ishte e ortodoksisë,që kur u ndanë nga papati i Romës si kisha të tjera ballkanase dhe lindore. Kisha ruante në vetvete,hijen e mjegullt,që e mbështjell me misterin,që në përgjithësi ruajnë të gjithë shtëpitë e besimit. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,unë kam besuar se banesat e Zotit,kërkojnë lartësi resh. Edhe kjo kishë në dukje i përmbahej këtyre parametrave qiellor .Mos ndoshta ishte shenjë e komunikimit me Zotin ?Gurët e avllisë, pushtuar ishin prej pluhurit të kohës. Kish brenda ruante frymën e Onufrit,shpirtin e tij gjakun me një fjalë afresket onfuriane.

Në atë lartësi mes diagrameve të rrahjeve të zemrës,shqiptarët të këtyre luginave të heshtura e kishin respektuar besimin dhe fenë në përgjithësi,pavarësisht se mund të mos i përkisnin atij. Ata,nuk mund ta kapërcenin udhën,kur shenja e qytetërimeve qartazi ishte shprehur. Besmin mos e humb. Pra duke kapërcyer udhën e kishës,duke e respektuar institucionin e saj të paprekshëm deri në fund me kodin e saj. Ndonëse ata vinin nga një shkreti shpirtërore,por kërkonin hapësira galaktikash për shpirtrat e tyre të vrarë e të kyçur nga regjimi,që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht të varfër .Të ndotur prej kësaj të fundit ,të pabesët vënë dorën tek vendet shenjta. Vënë dorën edhe tek Onufri ynë.

                                               3.

Në ç’gjuhë shkruajnë ,grabitësit , thua hë. Sa lehtë të grabisësh pa ditur dëmin?Nuk ka qenë traditë por në mëhallën tonë dikush shkroi përmbi varrin e grabitësit:“Prehet këtu :fantazma e…. Qefini i ngatërruar,i ngurtësuar, i ngritur në erë. E vërtetë. Por e pagënjeshtër. Në dimensione të kohës,përsërisim vazhdimisht :shteti,shteti,shtetit…….

Po hajduti s’paska faj?Por a nuk ka burra sot,nga ata qe mund te bëhen ose te quhen dëshmorët e monumenteve?

*Mrsc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve.

Autori ka qenë Drejtor i parqeve arkeologjike të Vlorës

 

Filed Under: Kulture Tagged With: deshmore te Monumenteve, Gezim Llojdia

RITA ORA, Fashion’s Latest Darling

January 10, 2013 by dgreca

If fashion muses bloom in the dead of winter, as ateliers begin to hum with sewing machines preparing for the Fall 2013 collections, the singer Rita Ora might be a particularly flamboyant breed of English rose. At 22, Ms. Ora, the prized protégé of Jay-Z, has been rapidly winning over designers with her carefree style: a blend of hip-hop, designer bling and ’90s Gwen Stefani.

“Fashion has been so serious for so long, we’re ready to have some fun, aren’t we?” said the Pucci designer Peter Dundas, who dressed Ms. Ora for several red carpet events last year and admires her “hip-hop and ultrafeminine yet tomboy look.” Mr. Dundas met the singer for the first time when he invited her to escort him to Bergdorf Goodman’s 111th anniversary party last October. Ms. Ora wore a classic cream column that matched her “Jean Harlow hair,” Mr. Dundas said, declaring his date “a ton of fun.”

Ms. Ora indeed seems game for mischief. “We went out big time,” she said, giggling on a December Tuesday, over lunch at Balaboosta in NoLIta. Her voice was slightly scratchy from the previous night, when she’d performed her last show of the year at the Highline Ballroom in a giant fur coat, which quickly came off to reveal a black sports bra and loose Roberto Cavalli printed silk pajamas. Afterward, she partied into the wee hours with Iggy Azalea, an opening act for Ms. Ora’s sold-out show; Cara Delevingne, a model whom Ms. Ora first met at a music festival and called “my baby”; and Ms. Ora’s older sister, Elena, 24, who is one of her managers and was also at lunch, along with the singer’s publicist, her stylist, and the stylist’s assistant.

“I just had to let loose,” Ms. Ora said. “It was a big year for me.”

Indeed. Peroxide blonde, and usually spotted with her full lips painted matte red (although for the interview she wore a pinkish nude to “match the neutrals theme” of her zippered blush pink leather pants and taupe silk top, both by Salvatore Ferragamo), Ms. Ora seems as if she would probably be able to find a spotlight in Antarctica. And this despite the fact that her first album, “Ora,” doesn’t yet have a firm release date in the United States, though it was released (at No. 1 on the pop chart) in Britain in August and a music video single, “Shine Ya Light,” has topped 5.6 million views on YouTube at last count.

Ms. Ora is not a figure without controversy. In early December, there was an apparent dispute with the reality star Rob Kardashian, who was rumored to be her boyfriend, although the relationship was never officially acknowledged; he suggested she had cheated on him with “nearly 20 dudes.” The rant on Twitter, since deleted, spawned the unfortunate hashtag “RitaWhora.”

“We were friends,” said Ms. Ora, her face downcast over a chicken salad. Then she bucked up: “It’s never really about what anybody else does. It’s really about your reaction that makes it important in your life when it sometimes isn’t.”

A couple of weeks after the interview, though, she was less reserved in an expletive-laced Twitter face-off with Holly Hagan of “Geordie Shore,” the British answer to “Jersey Shore,” furiously rebutting Ms. Hagan’s allusions that she had an affair with Jay-Z. Ms. Ora’s tweets have since been removed.

Still, while Twitter spats are par for the course when you’re a budding pop star, capturing the imagination of the fashion industry is more difficult. Along with wearing the glamorous Pucci designs, Ms. Ora has proved an able mannequin for stacks of gold accessories, including a couple of Cartier Juste un Clou bangles (from her performance at a party for the bracelet in New York last April); newly acquired Birkin bags (a black and a red, both with gold hardware, with the latter finding coveted real estate on her “wall of red handbags” in her apartment in Kensington); mannish suiting (like the tuxedo jacket she wore in October to perform at the Absolut Tune party hosted by Charlotte Ronson); wacky House of Holland outfits (one of which earned her a spot in Vogue’s “Best Dressed” selection in November); and Vivienne Westwood corseted creations (such as a Cinderella-like gown she wore to the British Fashion Awards in late November after the British Fashion Council invited her to perform).

For fashion party bookers, Ms. Ora seems to meet all necessary prerequisites. Janjay Sherman, the publicity and talent relations director of Extra Extra, the events arm of Paper magazine that put together the Absolut Tune party for the liquor giant Pernod Ricard, said she had recommended the singer because she started popping up on the gossip Web site JustJared.com. “Plus, I like her sound and I like her look, and in order to become mainstream, you need to have the look, the sound and a strong social media following,” Ms. Sherman said. “She has the three things.”

Or as Sarah Bessette, the public relations director of spirits at Pernod Ricard USA, said: “She’s backed by Jay-Z. Everything Jay-Z touches turns to gold.”

Despite Ms. Ora’s youth, the English designer Henry Holland of House of Holland is already sensing a maturation of her fashion choices. “From her first video she was very urban and now that she’s become more successful, she’s got more of a polish to her look, but it’s nice to see that she still adds an urban twist on things,” he said. “She’ll still pair a gown with trainers. She’s not having an identity crisis.”

Mr. Holland suggested it’s because music and fashion often collide in London circles. “These girls have a really strong sense of self and what they want to look like,” he said. “They’re more educated and aware of designers. They’re not being pushed around by music executives.”

In fact, Ms. Ora will argue with her stylist team, led by Jason Rembert in New York, and her best friend, Kyle De’volle, in London. “We fight all the time, and she won’t back down,” Mr. Rembert said after lunch. “But on the other hand, I can respect that. A lot of girls will say they’re into fashion when they’re not. That’s not the case with Rita. She’ll know who some of the most underground young British designers are.”

Ms. Ora attributes much of her fashion education to her surroundings. “It was really mixed cultures growing up,” she said. “I had metrosexual and homosexual friends; I had other friends who had nothing to do with anything. It was a whole bunch of characters.”

Born in Kosovo to Kosovar-Albanian parents, Ms. Ora was a year old when her family moved to London. They eventually settled near Portobello Road in West London. Her father, Nick, owns and operates the Queens Arms pub in Kilburn, where young Rita learned how to pour a pint; her mother, Vera, whom she described as “the coolest” and her “superhero,” is a psychiatrist. She also has a brother, Don, 15.

When she wasn’t playing soccer (“I was the biggest tomboy,” she said, adding that her favorite team was Chelsea), Rita was singing. At 11, she applied to the Sylvia Young Theatre School and was accepted on an audition plus a written paragraph in which she described her love of music and her pet rats, Ant and Dick.

At 14 she started to pay attention to her looks: ethnically ambiguous (“I’m often mistaken for Spanish or Latin descent,” she said), with a curvaceous figure. With Portobello Market at her doorstep, she was “surrounded by clothes,” Ms. Ora said, adding that many of her friends worked at the stalls. “I never really had much money. I would buy things for two or three pounds and completely remake them, like rip up two T-shirts and sew them back together front to back. Somehow no one would understand what I was wearing, but I did.” Her closet today is still full of market finds, she said, interspersed with labels like J. W. Anderson and Maison Martin Margiela.

And Ms. Ora sees more designer clothes in her future, particularly as invitations to fashion shows come flowing in. (She has already been in the front row at Louis Vuitton and Vivienne Westwood. With a tour approaching in February and March, though, she has yet to figure out which will fit in her hectic schedule.) She’s inspired by “what the designer was thinking, how did he choose fabric to how he sewed the embroidery,” Ms. Ora said, adding: “One day, I want to do a line. But maybe after I do like 11 albums. Music is my first and foremost.”

Notably, though, she has sought out a sartorial signature. A photo of Daphne Guinness adorns her living room, focusing on the heiress’s fingers, completely covered in rings.

“That’s another characteristic to know you by,” Ms. Ora said, showing off her own assortment of excessive gold baubles on her fingers. “Every person has a signature. Just some people don’t know it yet.”

And her heels, of course, are usually high, like the nude mesh Christian Louboutins she wore at lunch — scored at a sample sale, she said.

“Like the kitten heel, I hate,” Ms. Ora said, cringing. “Either wear a heel or don’t wear a heel, O.K.? I really despise those wedge trainers, too.” (Though she loves Air Jordans.) “I understand they want the lift, but I think they’re a sin. One hundred percent sin.”

And perhaps redemption is to be found on the red carpet. “I am committed to glamour,” she said. ( Published by New York Times)

Filed Under: Kulture Tagged With: Rita Ora

SHKENCETARJA ME KONTRIBUT EVROPIAN QE NDERON KOMBIN SHQIPTAR

January 10, 2013 by dgreca

Është shkencëtare me kontibut të jashtëzakonshëm në Gjermani dhe Evropë në fushën e informatikës dhe nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin e ‘Doktor Honoris Causa’, pikërisht në vendin ku studioi dhe nisi karrierën e saj akademike.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se ky titull i akordohej zonjës Mezini me motivacionin, “Për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare në kërkimin shkencor, në fushën e informatikës”.
Informaticienia Mezini është fituese e çmimit ERC me shumën prej 2.3 milionë eurosh që shkojnë për hulumtimin e koncepteve të reja të programimit. E gjendur në Tiranë për të pranuar këtë titull të senatit të Universitetit të Tiranës, ajo tha se për të ky është një moment i jashtëzakonshëm pasi kthehet në vendin nga ku nisi karriera e saj.
“Falenderoj Senatin e Universitetit e Tiranës për një nder të jashtëzakonshëm që më bën duke më akorduar titullin e nderit. Më emocionon shumë, se këtë titull e marrë nga universiteti mëmë ku u rrita, aty ku fillova jetën time profesionale gati 30 vite më parë. Nuk e teproj po të them se pavarësisht se cfarë kam arritur dhe cfarë kam bërë, them që ato vite kanë një vend shumë të vecantë në jetën time, si vite të ëndrrave të mëdha për të bërë zbulime të mëdha. Them se brezi im i informaticienëve të parë e ndjente veten si një lloj elite nga të cilët pritej dicka. Ngritja e kësaj dege mund të quhet me të vërtetë një ëndërr, ishte pjesë e vizionit të disa njerëzve që na dhanë të gjitha aftësitë mbiteknike që kanë krijuar një brez të siukseshëm në Shqipëri dhe në botë. Por sit IT ka ndryshuar, luan rol kyc në ekonomitë më të zhvilluara të botës”, komentoi informaticienia Mezini.
Nga ana tjetër, një ndër shkencëtaret më të zëshme në Evropë në fushën e informatikës, vuri theksin në nevojën për ndryshim sa i takon aspektit të studimeve informatike në universitetet e Shqipërisë.
Informaticienia shqiptare Mira Mezini, me kontribut të jashtëzakonshëm në Gjermani dhe Evropë nderohet me titullin ‘Doktor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës. Shkencëtarja tha se për të ky është moment i veçantë pasi nderohet në vendin ku nisi karrierën.
(News24)

Filed Under: Kulture Tagged With: Akademikja, Kombin Shqiptar, Mira Mezini, qe nderon

ALBANIA-GJAKU I ARBËRIT E KA NJË FJALË

January 10, 2013 by dgreca

SOFRA POETIKE E DIELLIT- POEMË PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT/

Xhemail Ali Peci/

I/

GJAKU I ARBËRIT E KA NJË FJALË/

                                                     Të kam Mëmë,/

                                                      E më ke Djalë,/

Shqipëri, O Zemra Ime!/

Shqipëri, O Mëma Ime!/

 

 

GJUHA SHQIPE

 

“O gjuhë e folun për trimi prandvera;

    e tok na mbajte ndër pushtime t’hueja

sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe

     as kur u ndam n’besime e n’doke tjera”

Ernest Koliqi: “Gjuhës Shqipe”

“Gjuha Shqipe të fisnikëron shpirtin”

(Holger Pedersen)

“O djellë i llaftaruar që ndrinë si pikë lot”

(Lasgush Poradeci për Gjuhën Shqipe)

 

 

Kushtuar: Kujtimit të Paharruar të Mësuesit Atdhetar Sali Elhyka, nga Kavaja, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shkollat Shqipe të Kosovës, mbolli tek Brezat Atdhetarë: Dashurinë e Shenjtë për Gjuhën Shqipe, për Kulturën Kombëtare, për Atdheun dhe Kombin.

 

Sali Elhyka u likuidua për veprimtarinë e tij atdhetare nga shërbimet sekrete jugosllave, të cilët nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e dërguan në burgun famëkeq të CZ së Beogradit, ku pas 17 ditë torturash mizore e likuidojnë.

 

Qoftë i Paharruar Kujtimi dhe Nderimi për Sali Elhykën dhe Veprën e Tij Atdhetare e Arsimore, në Shërbimin e Shenjtë, sa Fisnik aq edhe Heroik, Për Shqipërinë e Lirë e Demokratike.

 

Në ligjërimin shqip e në këngëtimet e gjakut,

në thëllimet e shekujve me krahë vetëtimash,

degët e trungut ilir me rrënjët bri pragut,

me vite nëntorësh mbi supe e me re suferinash,

përflakur dhe përgjakur fletëve të meshareve,

nisej të shkruhej Gjuha Shqipe :

me gjakun e shqiptarëve !

 

Nisej me një Formulë Pagëzimi,

nga Pal Ëngjulli,

me datën 8 të nëntorit të vitit 1462,

një copë e shkëputur e mbishkrimeve të përgjakura,

një zë ëngjullimi në fletët e përflakura,

viteve dhe shekujve,

nisej Gjon Buzuku e Lekë Matrënga,

Kënga e Përshpirtshme e Gjuhës Shqipe,

nisej Pjetër Budi, Pjetër Bogdani e Frano Bardhi,

të çante shekujt me zërin shqip,

nisej shqiptari.

 

Nisej Mësues Todri,

me ca shkronja mbështjellur në gji,

kaptonte malet me fusha,

kodrat me brigje,

në borë dhe në shi,

çante shtigjet e diturisë,

nisej Mësuesi i Gjuhës Shqipe,

në mes territ dhe errësirës,

Dritërrëfenjësi :

nëntorëve të bardhë sogjetarë amshimi,

mes baltës dhe shëllirës,

e në zemër kish pengun e dëshirës,

të sillte Shkronjat e Gytenbergut,

në Tokën e Skënderbeut.

 

Ca shkronja shqipe,

ca fjalë dhe ca rrokje si një melodi,

si këngët e zogjëve shtegtarë,

pranverave me shi ciu ciu ci,

do flasësh me shkronjat e shpirtit tënd Shqipëri,

do flasësh me shkronjat e zërit tënd Shqipëri,

do shkruash me shkronjat e zemrës sate Shqipëri,

me zanoret me rrokjet dhe me bashkëtingëlloret,

e gjuhës sate Shqipëri.

 

E tutje Naum Panajot Bredhi Veqilharxhi,

qëndisej me shkronja ari Evërtari,

Martiri i Gjuhës Shqipe,

e Konstantin Nelko Kristoforidhi:

Dritësjellësi,

Babai i Gjuhës Shqipe,

me ca shoqëri biblike angelze,

Biblën përkthente shqi:

o ja që edhe Jezu Krishti,

po dika të flasi Shqip!

 

Shqip niste të shkruante Shqipëria,

e shkronjat hidhte prej Gjakut të kulluar,

tej Petro Nini Luarasi,

Shqiponja e Gjuhës Shqipe,

epikë e shekujve me shkronja stralli,

Papa Kristo Negovani:

Dëshmor i Gjuhës Shqipe,

për shqipen e digjte malli,

e Naim Frashëri me gjuhën qilizmë:

Bilbili i Gjuhës Shqipe,

e Princi i saj Faik Konica,

me zjarrin e qëruar të fjalëve,

niseshin të shkruanin dhe të flisnin,

me gjuhën e të parëve.

 

Vinin vargut :

Samiu, Asdreni, Çajupi,

Dom Ndre Mjeda e Gergj Fishta,

matanë detit :

Jeronim  De Rada , Serembe, Santori

e Gavril Dara i Riu.

Gjuha Zonjë!

Përanash Porta e Lartë e Patriarkana Greke,

rrethuar mes Scillës dhe Haridbës,

mes kudhrës dhe çekanit,

kështu niseshin dhe vinin :

Ata,

me kokë në torbë,

e me libra në duar,

viganë dhe madhështorë,

parakalonin :

Ata,

të fliste Shqipëria,

të shkruanin ato që si Shenja të Shenjta,

si ndjenja të ndrydhura shekujve,

i ruante për relike të shtrenjta.

 

O edhe Shekspiri fliska shqip !

Edhe Dante !

O madje edhe Eskili !

Gjëmonte Salla e Kombeve,

tek fliste,

Theofan Stelian Noli,

dhe Kisha Autoqefale Shqiptare,

niste të fliste shqip,

e teatrot e Evropës ushtonin shqip:

nga zëri Aleksandër Moisiut.

 

Mërmërisnin armiqtë e Atdheut,

të Kombit,

e të Gjuhës,

po çanin tufanet,

udhërrëfenjësit e dritës dhe diturisë,

flamurtarët e zemërthirrjeve të Shqipërisë,

me thinjat e bardha flokëve,

e me peshën e viteve mbi supe,

me ca shkronja në duar,

e me ca rreze dielli në sy,

me ca traste me libra,

e me ca abetare në gji,

një Pashko Vasë,

një Thimi Mitko,

një Hoxhë Hasan Tahsin,

Koto Hoxhi,

Petro Nini Luarasi e Papa Kristo Negovani,

Gjerasim Qiriazi, Parashqevi e Sevastia:

 

Gjethi fletënjomë i diturisë u hodh!

Qeshu e gëzohu o Korçë o lule,

nisnin vargëzimet dhe ligjërimet e tyre:

Bilbilat e Gjakut Tënd Shqipëri,

meloditë e këngëve nëpër kapilarë,

viteve dhe shekujve,

me flakë vetëtimash,

me supe nëntorësh,

për Gjuhën Shqipe,

për Kombin Shqiptar:

Kongresi i Manastirit,

tek Kongresi I Drejtshkrimit,

e Një Ditë:

Kongresi I Drejtshkrimit,

Tek:

Kongresi I Mbarëshkrimit.

 

Si ushtarë të rrjeshtuar,

nën urdhërat e Atdheut,

niseshin Poemat e Gjakut Tënd:

të ngrenin Gjuhën Shqipe,
të Bijtë e Shqipërisë,

siç ngrenin të parët tanë,

Flamurin e Lirisë:

Kështjellave të Skëndërbeut.

 

 

 

VDEKJA E THEMISTOKLI GËRMENJIT

 

“Në baladën që dua të bëj për Themistokli Gërmenjin dua të fut një ndodhi nga jeta e Dantonit.

   Kur ushtima e topave gjermane dëgjohej në Paris, shokët për ta shpëtuar, i thanë Dantonit: shko në Angli. Dhe ai u përgjigj: po a e marr dot Francën, La douce France, me shuajt e këpucëve të mia ? Dhe nuk iku. Dhe u vra, duke e ditur që do të vritej. Edhe Themistokliut i tha e shoqja: Mos shko se do të të prishin. Po ai u përgjegj: Po të shkoj unë do të ketë Shqipëri. Po të mos shkoj, s’ka Shqipëri. Dhe shkoi i bindur që do ta prishnin. Po unë dua të ve ato fjalë që tha Dantoni – a e marr dot Shqipërinë me shuajt e këpucëve të mia?”

 

                                                                                Lasgush Poradeci

 

“Themistokli Gërmenji hapi gjoksin dhe me trupin drejt e sypatrembur e priti breshërinë e plumbave burrërisht dhe si shqiptar i vërtetë”.

 

                                                                               Koloneli Ogyst Mortje

 

Togu i ushtrisë franceze merrte shenjë pushkatimi!

Nuk dua të m’i lidhni sytë, ua tha pa pikë frikësimi.

 

E për dëshirë të fundit donte t’i lexohej një letër!

Një letër, çuditej oficeri i togut francez!

Ushtarët prisnin urdhër në radhë.

 

Themistokli Gërmenji po thoshte fjalët e fundit:

Edhe pse u dënova me vdekje, po vdes i pafajshëm,

dhe jam i bindur se vdekja ime do t’i shërbejë Shqipërisë,

por më vjen keq se po vdes nga plumbat e francezëve,

me të cilët lidha besë për t’i shërbyer çështjes shqiptare –

si dhe miqësisë me Francën.

Po s’ka gjë !?

Kjo dhembkë do të jetë e ëmbël :

duke ditur se po vdes në luftë për lirinë e atdheut tim,

Shqipërisë sime të dashur…

Po vdes i lumtur dhe i kënaqur,

se e kam ndërgjegjën të pastër,

dhe shpirtin të qetë,

në përmbushjen e detyrave,

kundrejt Shqipërisë…

 

Lutja e fundit që u drejtoj francezëve

është të mos e rrëzojnë flamurin kombëtar shqiptar,

të cilin e kam ngritur në Korçë,

dhe të mos bëhen shkak e të mos prishet kjo copë Shqipëri.

 

Kaq u tha ushtarëve francezë,

atyre që vinin nga nëna e lirisë dhe e arteve,

nga Franca.

 

9 Nëntor 1917:

Togu francez i pushkatimit,

zbatonte urdhërin e zi,

nga Këshilli i Luftës së Armatës së Lindjes,

zbatonte qejfin e gjeneralit Hanri Sal :

Zjarr…

Toka e Selanikut u la prapë me gjak shqiptari.

Republika Shqiptare e Korçës u la me gjak,

me gjak dhe me lot.

 

Pas pushkatimit, oficeri i togut lexoi fundin e letrës:

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Franca!

Edhe pas vdekjes sime, rroftë Franca !

 

Franca, nëna e lirisë dhe e arteve !

 

9 Nëntor 1917.

Një ditë nga ditët e nëntorëve të Shqipërisë,

Flamuri shqiptar binte në gjysëmshtizë:

 

 

Kërkoj ndjesë nga gjithë atdhetarët,

në u kam bërë ndonjë të keqe pa dashur.

Lexonin tutje pas pushkatimit,

letrën e tij të fundit.

 

Një Nënë kishte lënë,

po s’ish e vetëm Ajo,

s’ishte vetëm as Evdhoksia,

as vetëm Eiçeja e vogël nuk ish,

po as ndarja e Hektorit me Andromakën nuk qe,

me dhembje e me mall druante shoqja e re:

 

Themistokli!

Do ikësh,

do shkosh,

do nisesh?!

Mblidhej në ankth trazuar,

tek pyeste Evdhoksia.

 

Do shkoj.

Do nisem.

Do vejë atje ku thërret Liria,

se po s’shkova unë,

Do shkoj Shqipëria!…

 

Një Nënë kish lënë,

rënduar nga supet,

rënduar nga vitet,

po s’ish veç Ajo,

as vetëm Eiçeja e vogël nuk ish,

s’ish vetëm Evdhoksia,

ishte me të e gjithë Shqipëria:

 

 

 

 

 

Do shkoj.

Do nisem.

Do vejë atje ku më thërret Liria,

se po s’shkova unë,

do shkoj Shqipëria!.

 

 

 

KRAHU I SHQIPONJËS

(Kushtuar motrës sime, piktores me emrin: Çamëri)

 

Një kokë i rri në jug, dhe tjetra shikimin e hedhë në veri,

një krah në Tomor, e tjetri ç’i pikon gjak përmbi Çamëri,

një flatër mbi Tarabosh e tjetrën ia merr tej vet lumi Dri,

 e thërret Ura e Ibrit, dhe bien tupanat prapë në Dardani.

Përgjakur flatrat me sfondin e kuq të atdheut ç’pikojnë,

qumështin i marrin Rozafës e Teutës bekimin í kërkojnë,

ia marrin këngës ilirishte, e me sqep shqyer tisin e territ,

s’u mposht – jo kurrë prej tmerrit Kënga e Bilall Xhaferit.

E kënduar brezave edhe gjeneratave : Kënga e Çamërisë,

Fustanellë e përgjakur: çau Shqipëria, kësulë e vet Ilirisë,

kur iu turrën danajtë e bajlozët tokës sonë stërgjyshore,

Kënga iu bë Hymn e zë, mos ma shkel o barin mbi vorre!

Pikëllim i përgjakur që í rri mbi qepallë të syrit : Çamëria,

e  lotët í pikojnë faqeve, dhimbjet i mba në gji Shqipëria,

eh sa mot dhe sa mort, era e detit valën e mba pikëlluar,

ja troku i kuajve e tej Konstantini Doruntinën ka në duar.

A do vijë e a do t’kthehet, o Nënë a do vijë tej legjendës,

o Zot a do të gdhijë agimi në fjalën e dhënë tej bjeshkës,

po Fjala e Poetit që mba mbi supe valën e kaltër të detit,

Nënë, vallë a do t’vijë në gjirin tënd, e prapë pranë vetit?

Zot në çdo kapërcyell shekulli, dielli se ç’na rri përgjakur,

e në sfondet hyjnore të shqipes dykrenore rri i përflakur:

 Qielli i Arbrit dhe me këngë tupanash e shqyen vet terrin,

e sa herë që tiranët ngriten ajo e thërret : Bilall Xhaferin.

                    N’krahun e shqiponjës rri i biri i saj dhe penën e ka sqep,

ç’ia lakmojnë lakejtë, po kushtrimin ai e di se kujt ia jep,

se përkundur e ka vet, e këngët – veç tok i mbajnë në gji,

kur e thërrasin zemrat Shqipëri, ai e thërret veç: Çamëri.

 Atje është Arta, e atje është Janina, e tutje tëhu Preveza,

atje është kënga e gjyshërve tanë t’mbajtur nëpër breza,

atje ku bollat edhe sprija mëtojnë të t’veshin shamizeza,

shtojzovalle e zana ç’ngadhënjejnë mbi lafsha edhe keza.

Pikëllim zemrash e refkëtimë shpirtrash në gjakun si shi,

Kalorësit e Lirisë dhe krushqit e ngrirë: në këngët me oi,

oi,oi, oi, gjakim brezash rri, o ti e zemrave tona: Çamëri,

Fustanellë e bardhë e kësulë mbi sy se ç’të rri, Shqipëri!

 Një krah ia ka falë qiellit të përflakur Grykës së Valbonës,

e tjetrin Bajram Currit përmbi vetull majave të Tropojës,

Tomor Taraboshit i ngjitet si vetëtimat vet atje lartësive,

e në majat e plisave betuar ç’rilind: në zgjimin e hyjnive!

Shqiptar! Në pikat e shiut janë rrahjet e zemrës ku Poeti,

Bajroni e Bilall Xhaferi vijnë e rrijnë tok klithjes si zë deti,

zgjohen në tingëllimat e borive ca tingëllima në zë vargu,

një konstelacion kombëtar firmosur n’ lumenj prej gjaku.

Ja. Xhavella edhe Kundurioti me tufët e kuqe mbi opinga,

Boçari e ai Mark Suljoti, jataganë që ngriten përmbi diga,

ja erë e zefirit përmbi fytyrat tona, tutje si vet trëndelina,

me shpatën zhveshur:Shqiptare jam, zë thërret Bubulina.

E në heshtjen e gurëve rënë kalldrëmëve e monopateve,

e Drejta e Gjakut zë sfidon Europën që ah konferencave,

na la psherrëtimat lulevirgjëra, peng i thellë tej zemrave,

 që s’shuhet kurrë mësa kujtimi ì brezave e as ai i emrave.

Dhe rron në gjirin e rreshkur të nënës e në këngë nusesh,

i zgjon perënditë ilire, nën krisma armësh, e pesë pusesh,

Janino ç’të panë sytë, të pesë puset në grykë, Jaaaa-nino,

 dhe kokat për tokat numëron kur Oso Kukën zgjon: Nëno.

Nëno shpatë e zhveshur, e shpatë e brinjëve tu Shqipëri,

Çamëria, fustanellë e luftërave : në ëndrrën e vet për liri,

në valle shpatash e valle dasmash : kësulë mbi sy ç’të rri,

Kosovës ia bën me sy dhe ty zemrës të thërret veçse Iliri.

Filed Under: Kulture Tagged With: albania, Gjaku i arberit e ka nje fjale, poeme, Xhemail Ali Peci

SHKRELI ANTIKOMUNIST NË KRYENGRITJEN E VITIT 1945

January 10, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Kohët e fundit, Fran Gjeto Xhaj nga krahina  Shkrel e Malësisë së Madhe pati mirësinë të më postonte librin e tij me titull: SHKRELI DHE ROLI I TIJ NË KRYENGRITJEN ANTIKOMUNISTE TË MALËSISË SË MADHE TË VITIT 1945.  E lexova me kënaqësinë më të madhe sepse megjithëse origjinën e kam nga Shkreli, di shumë pak nga ajo periudhë, për të cilën shkruan autori,  ngase familja ime  ishte larguar nga ato anë shumë kohë më parë dhe unë, pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jemi shpëngulur familjarisht në vitin 1970.

Duke qenë  aq larg dhe të izoluar nga diktatura komuniste,  njohuritë e mia dhe të shumë ne të mërguarve shkrelas mbi vuajtjet e fisit tonë dhe mbi ato që kanë ndodhun në Shkrel gjatë diktaturës komuniste,  ishin shumë të kufizuara.  Nga të dhënat e Fran Gjeto Xhaj-it, i cili nuk pretendon të jetë shkrimtar, por që thotë se ishte dëshmitarë okularë për ato që shkruan,  dhe sipas redaktorit të librit Dedë Shyti, edhe njëri që ka përjetuar ngjarjet bashkë me ata heronjë —  unë  mësova shumë hollësi që nuk i dija më parë mbi rolin që ka luajtur fisi i Shkrelit në luftën kundër komunistëve sllavo-aziatikë, e posaçërisht lexuesi mëson mbi rolin e rëndësishëm si dhe vuajtjet dhe persekutimet e familjes së tij dhe  të shumë familjeve të tjera të kësaj zone, të cilat refuzuan t’nënshtroheshin komunizmit, duke sakrifikuar edhe jetën.

Fran Gjeto Xhaj,  thotë se megjithëse në moshë të shkuar, me këtë botim modest, ai është duke çuar në vend porositë dhe amanetin e Major Llesh Marashit, komandant i kësaj kryengritjeje si dhe patriotëve të tjerë anti-komunistë të Shkrelit, ai ka marrë guximin –ndonëse me mundësi modeste dhe aftësi të kufizuara, — që t’u lanë mbrapa  brezave të ardhëshëm të fisit të Shkrelit disa të dhëna si dëshmitar i asaj historie të luftës së treve të Malësisë së Madhe dhe qendresës së fisit të Shkrelit ndaj bishës së kuqe sllavo-komuniste dhe të të shiturve të tyre shqiptarë, të lidhur, sipas autorit këmbë e kokë me Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën, të cilët zaptuan vendin tone dhe Shkrelin me njerëz të pabesë.

Fran Gjeto Xhaj   biri i Gjeto Lekës nga fshati Xhaj, rrjedhë nga një prej familjeve të dalluara, por të vuajtura, e të përsektuara  të Shkrelit, si familje nacionaliste, dhe fetare, bashkpuntore në veprat dhe në luftën patriotike kundër komunzimit të Major Llesh Marashit me shokë, komandantit të  “Batalionit të Malësisë së Madhe’’.

Lexuesi, përveç  komandantit  Llesh Marashi,  gjithashtu mëson edhe për emëra të tjerë udhëheqsish të fisit të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, prijës të dalluar malësor si Prek Cali,  Gjelosh Luli, Nikollë Preka,  Ismail Zeneli, së bashku me shumë klerikë katolikë të prirë nga prifti patriot  i famullisë së Shkrelit, Dom Nikoll Gazulli, (me urdhër të presidentit të Republikës  “ Martir i Demokracisë’’),  e të cilët u dalluan si drejtues të batalionit të Shkrelit dhe si organizatorë të qendresës antikomuniste.   Krahas këtyre, lexuesit i tërhiqet vemendja edhe për vuajtjet e klerit katolik shqiptar, i cili në vuajtje e në gëzime, gjithmonë i gjëndej pranë Shkrelit dhe gjithë Malësisë së Madhe, e sidomos gjatë asaj periudhe për të cilën shkruan Fran Gjetja.   Mua si ish-seminarist, më bën përshtypje  dhe më shkakton dhëmbje shpirtërore, sidomos përshkrimi i veprimtarisë patriotike dhe  i vuajtjeve, sakrificave përsekutimeve  të anëtarëve të  klerit katolik, kujdestarë  të grigjës dhe të kishës, por edhe ruajtës të gjuhës e të kulturës dhe të atdhetarizmit në ato anë, duke dhënë edhe jetën për idealet e veta.  Ndër ta dallohen Dom Alfons Tracki, Dom Nikoll Gazulli, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Çuni, Dom Aleksandër Sirdani dhe At Anton Luli, të cilët gjatë përndjekjeve të tyre nga komunistët, për t’i shpëtuar gjenocidit sllavo -komunist- bolshevik -shqiptar,  “shpellat i këthyen në katakombe’’.   Është thënë edhe nga të tjerë më parë se zhdukja e klerit katolik shqiptar ishte  një objektiv prioritar dhe pjesë e një marrveshjeje djallëzore midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Partisë Komuniste Jugosllave, pasi kleri katolik konsiderohej se kishte lidhje të ngushta me Perëndimin.

Për më tepër duke lexuar librin e Fran Gjeto Xhaj, i cili thotë se qyshë në moshën 14-vjeçare paska qenë vuajtës dhe dëshmitar i masakrave e persekutimve  të shumëta komuniste në krahinën e Shkrelit, mësova hollësi që nuk i disha ma parë mbi këtë familje, si dhe mbi  humbjet e torturat e tmerrshme që e gjithë familja e Fran Gjetos paska pësuar nën komunizëm: babë Gjeto Lekën, e nanë Terezen, motër e axhat e autorit, e tjerë.  I trishtueshëm është sidomos përshkrimi i vuajtjeve që ai thotë se pësoi e nëna e tij Terezja në duartë e tortueruesve komunistë, në qelitë e burgjeve në Koplik.  Edhe vetë Frani si fëmi në moshë të re thotë se ka vuajtur torturime nepër burgjet e Koplikut dhe të Shkodrës.

Përveç të dhënave nga autori i këtyre shënimeve të një dëshmitari okular, Fran Gjetja — mbi rolin e Shkrelit në kryengritjen anti-komuniste të  Malësisë së Madhe dhe  mbi vuajtjet nën diktaturën komuniste të tij dhe familjarëve të vet, si dhe të mbarë fisit të Shkrelit — autori ashtë kujdesur që në libër të përfshijë fotografi të protagonistëve kryesorë mbi të cilët fletë dhe të cilët kanë luajtur një rol me rëndësi jo vetëm në historinë e fisit të Shkrelit, por edhe në historinë e kombit shqiptar. Ndërsa këtu flitet për vuajtjet dhe torturat  dhe persekutimet  e tmershme ndaj  burrave dhe grave të Shkrelit, vetëm e vetëm se ata nuk pajtoheshin me ideologjinë sllavo-komuniste,  nuk mund të mos thuhet se cilët ishin  torturuesit, ata  të cilët iu vërshuan  asaj krahine si bisha të egëra,  duke sjellur  tmerr e zi në Shkrel dhe në gjithë Malësinë e Madhe.

Duke i gënjyer se po tu dorëzoheshin komunistëve, ata do të faleshin dhe do të ishin të lirë të këtheheshin në shtëpitë e tyre — duke besuar në besën e dhënë — malësorët që dorëzohehsin për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre,  mbaronin në qelitë e torturave të  burgjeve të Shkodrës dhe  të Koplikut dhe më në fund ekzekutoheshin, të prerë në besë nga përfaqsuesit e regjimit komunist.  Si përfaqsues  të  atij regjimi që ishin dërguar për të nënshtruar Shkrelin dhe Malësinë, autori përmend  emisarët e forcave të diktaturës së Enver Hoxhës, Toger Babën, Zoj Themelin, prokurorin e  Gjykatës ushtarake në Shkodër, Aranit Çela dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malazez, përfshirë edhe Bajo Stankoviqin ,   ndër ata të cilët, sipas autorit, “me damkën e hekurt e me shpirtin e djallit’’, bënë kërdinë mbi malësorët të cilët nuk  pajtoheshin që Shqipëria të nënshtrohej nga sistemi  sllavo-komunist.

Kryengritja e vitit 1945, për të ndaluar nënshtrimin e këtyre zonave nga komunistët,  kryengritje këjo e udhëhequr nga burrat dhe gratë e Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe me në krye  Llesh Marashin, mund të jetë, sipas disa vërejtësve, e para kryengritje e tillë anti-komuniste në Shqipëri dhe ndoshta e para edhe në pjesën tjetër komuniste të Evropës Lindore.  Me shtypjen mizore të kësaj kryengritjeje të malësorve nga forcat bashkpuntore komuniste sllavo-shqiptare, siç dihet, fillon tragjedia e  vërtetë  gjysëm shekullore për Shkrelin dhe Malësinë e Madhe.

Është me vend që disa prej këtyre herojnve të Shkrelit  janë shpallur “Martirë të Demokracisë’’, nga presidenca e shtetit shqiptar dhe autori Fran Gjeto Xhaj shpreh falenderimet e tija kryetarit të Komunës Shkrel, Z. Fred Sterkaj për iniciativën  e tij për të ngritur lapidarin në Dedaj të Shkrelit, kushtuar këtyre heronjëve, duke përjetësuar kështu këtë kryengritje si edhe kujtimin e këtyre bijve dhe bijave të Shkrelit.  Le tu këndohet gjithmonë kënga dhe të marrin vendin që u takon në historinë e Malësisë së Madhe dhe të kombit shqiptar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fran Gjeto Chaji, Frank shkreli, Shkreli antikomunist

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 540
  • 541
  • 542
  • 543
  • 544
  • …
  • 578
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Poeti i vështirë Lasgush Poradeci”, një shqyrtim i rëndësishëm estetik nga Dr. Luan Topçiu
  • Kur pushteti bëhet abuzim….
  • 1 tetori, Dita Ndërkombëtare e Muzikës
  • Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
  • ALBANIAN FOOD FESTIVAL – E DIEL, 4 TETOR!
  • JACK SMITH, NGA DËGJIMI NË SENAT, TE PËRGJEGJËSIA PËR HAGËN
  • 1 Tetori 1997, kur studentët e kthyen universitetin e Prishtinës në tribunë të lirisë
  • SHQIPTARËT NË MAQEDONINË E VERIUT
  • Modern Mystics 2: Mother Teresa of Kolkata
  • ALEANCA ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KËRKON NJË SHQIPËRI TË FORTË
  • Vlora në penën e Musolinit: një qytet shqiptar në betejën për pushtetin në Itali
  • KATËR KOLOSË QË I DHANË SHQIPES BOTËN
  • Funksionet e figurës së Skënderbeut: dimensioni identifikues, simbolik, mitizues, diskursiv dhe kognitiv në veprën e Stefan Zanoviq
  • Fan Noli Cultural Center & Library
  • Mërgata e Gjermanisë nderoi heronjtë e Kosovës Fehmi e Xhevë Lladrovci

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT