• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

” Gjâma e erës”e Erenestina Halilit

November 3, 2016 by dgreca

Prof. Erenestina Halili, ia ka dalë të ngrehë kullën e saj të përjetshme të baladave, duke sjellë jo vetëm rrënjët e shpirtit të saj, por edhe duke i mbjellë ato të përjetësi./

erenestina1

Identiteti kulturor dhe narrativ në gjurmë të tipareve antropologjike kulturore të baladave të Erenestina  Halilit, në librin me poezi ” Gjâma e erës”./

erenestinaShkruar nga Alma Dema /Kultura perëndimore në gjysmën e dytë të shekullit tëXIX (dhe si zgjatim i saj edhe në të gjithë gjatësinë e shekullit XX-të), i është nënshtruar një dobësimi gradual dhe të vazhdueshëm të vlerësimit virtuoz të vetvetes apo thënë ndryshe të vlerësimit të vlerave të vetvetes, sipërfaqësim i kulturës nga e cila rrjedh.Është kjo mënyra sesi e hap esenë e tij M. Savioli nëlidhje me eskatologjinë dhe narracionin.Pikërisht edhe ne nisim nga kjo pikë shqyrtimin e baladave të profesoreshë E. Halili, duke kërkuar tënxjerim në pah tiparet antropologjike kulturore të tyre, duke u mbështetur tek ajo (vetvetja – ndërmjetësuesja – balada) dhe mënyra narrative e tyre, edhe pse frymëzimidhe afshi poetik ndihen në të gjitha vargjet e marra për ilustrim.Mendojmë se një nga mënyrat më të dobishme për tëarritur objektivin tonë do të jetë nxjerja në pah e lidhjes mes qenies njerësore (autores) dhe kohës.

Do të kërkojmë të mbajmë bashkë veprimin (ritmin, tempin dhe shkallët e veprimit), i cili, sidoqoftë mbetet shfaqje dhe shpërfaqje eskatologjike e qenies dhe narracionin (personazhet, ngjarjet që i lidhin, frymën dhe bashkëjetesën me mjedisin) i cili, në baladat e profesoreshës vjen si pozicionim themelor i përkohshëm dhe i përjetshëm i historisë. Te dy elementet, do të bëjnë bashkë, atë, që ndeshet,në të gjithë baladat – poezi, vetveten; si identitet narrativpërfaqësues i tipareve të antropologjisë kulturore shqiptare.Baladat në llojin e tyre epic, ngrehen mbi ngjarjen, mbi tregimin për to e prej tyre, por narrativizmi edhe pse mund të konsiderohet si një përbërës transversal ifilozofisë bashkëkohore, sërish, mbetet përbërës themelor i kuptimësisë mbi njerëzimin dhe realitetin. Është ai, qëhedh dritë mbi problemin e vetvetes dhe të identitetit personal mbi bazën e mundësisë së përshtatjes sënarracionit.Të gjitha baladat e marra në analizë, Gjibardha, Legjenda e shqipes, Kulçedra, Binak’t, Bjeshka, Legjenda, Gjyshënve, Kuvend n’Dukagjin, Lina e Tat’s, Murla, N’tre tela, Ama (Jepma), Gjama, rrinë në këmbë mbi narracion, e autorja nuk bën gjë tjetër ve luan rolin e ndërmjetësueses, për te lexuesi.

Vihen re momente kur jo vetëm autorja shërben sindërmjetësuese, por edhe vetë identiteti (kulturor, trashëgimor) kuptohet si ndërmjetës (idem) pikërisht atëherë kur zëvendëson identitetin e kuptuar sivetvete/vetvetja (ipse), ku dallimi mes idem dhe ipse nuk është gjë tjetër veçse identifikimi themelor i identitetit narrativ.Me këte duam të themi që poetja, paralelisht e, nëmënyrë të shëndetshme, ndërton identitetin e vet krijuesnarrativ shumë të veçantë dhe përfaqësues të vlerave tësaj profesionale dhe identitetin kulturor, simbol tëtipareve të antropo – gjenezës – logjisë kulturore shqiptare.Sipas Haker, identiteti i një personi varet nga menjëhershmëria / rëndësia e menjëhershme fizike, reflektiviteti (kthimi te vetveteja), vazhdimësia në kohë, intersubjektivizmi, kontekstualiteti, veçantia / të qenit iveçantë dhe, në fund, trillimi.I gjithë brumi dhe tharmi i baladave të prof. Erenestinës, është ngjeshur pikërisht te kjo magje, sepse pikë së pari, ato sjellin mjedisin malësor, personazhin e asaj toponimie, tiparet fizike autoktone të malësorit tëMirditës e gjetkë, kostumografinë e zakonet e jetesës sëtij, doket dhe ritet, besën dhe jetën e varur në një degë tësaj, ngjyra dhe kolorit krahinor që piskajnë për të gjithëtrevat ku ecin e bëzajnë shqiptarë, por mbi të gjitha, aty ku flasin shqip, shqiptarët.

Ajo duket se krijon lidhjen mes ngjarjeve të baladave dhe lexuesit, jo thjesht si poete por si ndërmjetësuese e kujdesshme që di dhe njeh mirë gjuhën e trojeve të saja: Malësisë së Shalës, Shosh, Theth, Temal, Plan, Pult ekudo ku flitet gegnishtja e pastër dhe e vjetër, ajo arkaike, nëndialekti i Dukagjinit.

Të gjitha baladat janë shkruar në këtë dialekt, duke sjellë më së qarti tingullin e veçantë të të folmes dukagjinase e duke e pasqyruar këtë qoftë në tronkime si:

Si n’rrëfejat e motmotit,

… n’za Rrit’ na jan’dy vllazën t’marë. (N’Binakt)

Ose

La n’tamël e rrit nër trima

Bash si burrat kish lanë za N’odë burrash. (Bjeshka)

Ose

Ama zjarrin e shporetit n’Fror t’vjetit t’kaluem

… n’cep t’krahit asht lig’, zbraps’ e musht – thartue.(Ama, Jepma) Etj.

Qoftë në hundorëzim edhe pse jo i theksuar, si n’za Rrit, kan fal’, la n’tamël, ka me ba, t’tanve, kangën teme, gjithmonë i marrë si veçanti të nëndialektit dukagjinas.

Gjuha është një ndër simbolet dalluese të një kombi nga një tjetër, por edhe të një krahine nga një tjetër; ajo shërben si simbol identifikues i lidhur ngushtësisht me ekzistencën jo vetëm territoriale.

Si duket autorja i ka qëndruar besnike kësaj forme dialektore duke theksuar çdo detaj vetëm e vetëm që tëmbetet e tillë, duke patur parasysh se edhe gegnishtja letrare shfaqet me të tilla forma të përafërta.

Studiuesja edhe në këtë rast ka shërbyer si ndërmjetëse mes asaj që vendasit i thonë njëri – tjetrit,sesa mes asaj që vendasit i thonë asaj, duke shfaqur nëkëtë mënyrë aftësi prej antropologeje e, mekanikisht në dukje, por shfaqur si vetëqëllim nën rreshta, duke çuar nëvend porosinë e F. Barth.

Kështu te balada Kuvend n’Dukagjin ajo të jep përshtypjen se thjesht ka regjistruar atë që po ndodh nëlog të bleruem:

kambë fisi e vllazni t’ulun n’gua bamun zi

kuven po bajne, për nji tokë t’dame e bagti…

Po kështu vihet re edhe te Bjeshka, te mënyra origjinale e përcjelljes së dialogut përshendetës:

Thirrshin lerg prej tu arra:

A don miq, fisnikja Bjeshkë?

N’bajrak tanë e konak geget

N’kanu prej t’parve,

zot e mik i kena të shenjtë –

gjegjej nana jeme Bjeshkë…

Tjetër tipar i rëndësishëm antropologjik është personazhi.Së pari personazhi – autore, e cila, të jep përshtypjen se dëshiron (si me ngulm) të jetë e pranishme në çdo baladë, në çdo varg, në çdo tronkim a apostrofë, sikur të mos i mjaftonte roli i ndërmjetësuesues (idem), por të qenit vetvetja (ipse)!Ajo duket se na hap portën me putreka para se tëfutemi në oborr të kullës së Gimajve, se është e para qëthërret në zë nanën e nanës, se legjendat më mirë se ajo nuk mundet me i rrëfyer askush, se amanetin e gjyshënve për t’ia mbledh nipër e mbesa e çon në vend me shumëdevotshmëri, se i pëlqen të marrë pjesë në kuvend tëburrave edhe sikur t’i duhet të jetë / mbetet Burrneshë – Virgjneshë!

Duket se edhe murlani i grykave të saj është i ëmblël e i butë, aq sa për t’ia thur e për t’ia kënduar me tre tela. Edhe gjëmimin e gjamës së burrave, dëshiron të na e japëe para ajo, herë duke shkulur flokët, duke duke piská e herë duke heshtë sa rrënjët e lisave të Bjeshkës.E, identiteti i personazhit, merr pjesë në vetëdinamizmin që ndërton identitetin e historisë së treguar / rrëfyer, në kontekstin e pëlhurës së avëlmenduar po nga ai.Në këtë mënyrë, autorja na ndjell drejt një lloj dinamie të kujdesshme, ngurruese, që bën bashkë shumën e pazakontë të personazhit me heterogjenitetin e paparashikueshëm të ngjarjeve në kontekstin e vetë historisë me të njëjtin/ët personazh/e.Personazhet e rrashit demografik për të cilin ne po flasim, janë të shumtë e të shumëllojshëm. Janë ata, që mësë pari, ndërtojnë ngjarjen, rrokullisin veprimin dhe japinmesazhin. Kjo mënyrë gërshetimi mes ngjarjes, veprimit dhe mesazhit bën të mundur atë lloj dialektike mes ngjarjes – rrëfimit – narracionit dhe ipse-esë / vetvetes – autorrëfimit – autores, e cila na shtyn të mendojmë atëformë të qenësishme të qëndrueshmerisë / përjetësisë nëkohë.

E, ky, duket se është edhe qëllimi kryesor i autores: ngrehja e përhershme e kullës së të parëve ndërmjet identitetit narrativ, kulturor dhe përmbajtësor.

Personazhet e saj janë tre llojesh (ashtu si janë edhe të Lahuta e Malcis):Tokësorë / frymorë: Ndoja, Luli e Vata te Binak’t, Bjeshka në baladën me të njëjtin emërtim, Duka Gjin te Legjenda, Lina e Tat’s në baladën po me të njëjtin emër, lahutari në N’tre tela, burrat te Gjama.

Pouqueville, i ka parë në po të njëjtën optikë si E. Halili, personazhet tokësorë të Mirditës. Dukagjinit e më gjetjë:Ata dalin të nënshtruar por jo skllevër, besnik e sypatrembur, besimtar të Jezu Krishtit. Ata janë shtatlartë e të shkathët, trupi e kanë të hajthëm e  ecja e tyre është lehtë. Tiparet fizike paraqiten të rregullta, vështrimi i zgjuar e depërtues, sytë e kaltër, balli i ngushtë, leshrat e kuqerremtëe të bukur, hunda romake, qafa e hollë, temperamenti sanguin.

Historikë: Durrsi, Lezha, Saranda, Dibër, Kukësi, Prizreni, Tirana, Prishtina, Tomorri, Korça, Vlora.Mitologjikë: Zanat, Orët  e kuçedra.Personazhet që popullojnë të gjitha baladat herëqëndrojnë më vete e herë gërshetohen mes tyre në kohëdhe (pa)kohë.Ata, ravijëzojnë një moment, një log, një degë, njëpemë, një pikë vese, një kuvend, një bajrak, njëgëshetzezë, një stinë, një mot, dy këmbë që shkelin e ngjeshin, dy sy që zhbirilojnë e hetojnë, një jetë, por, me të njëjtën frekuencë thellësie e bindje shkojnë tutje-tëhu, në kërkim të së nesërmes, në kërkim të mbajtjes së fjalës së dhënë, në kërkim të shtrirjes së hijes së kullës, tështimit të tymit të oxhakut, të shtimit të lugëve në sofër, tështyrjes së gardhit matanë livadhit, të shtimit të tingujve të këmborëve, të ngritjes dy gisht nën Zot! Tëpërjetësimit të amanetit!

Për Ricoeur eksperienca e kohës / me kohën nuk është absolute. Madje, ai, sugjeron lëvizjen / zhvendosjen virtuale nga filozofia te teologjia, për të kuptuar sesi Agustini përcaktoi kufijtë e kohës brenda kontestit tëpërjetësisë!Të gjithë personazhet e baladave ta marra nëshqyrtim (të cilat janë edhe lënda kryesore e Eposit tëKreshnikëve dhe Epikës historike shqiptare, por edhe tëLahutës së Malcis) duke ndjekur rrjedhën e mendimit tëRicoeur – së, kanë “braktisur” prespektivën e “historisë sëpërsëritur” në të tashmen e përjetshme të dijes absolute, sepse ndërmjet tyre, autorja ka preferuar t’i bëjë baladat e saj të përjetshme në vlerat e tyre, nisur si nga emocionet personale, por edhe nga mesazhet kulturore të gjenezës dhe autoktonicitetit shqiptar.Duke ecur sërish me hapin e Ricoeur – së, kjo lloj ndërmjetësie merr dimension të trefishtë:

  1. a) dimensionin e pritjes – kullat e binakët, zjarret dhe konakët do jenë gjithmonë aty në pritje dhe nëpërcjellje – por edhe në dimensionin e horizontit të pritjes së brezave që do të vijnë;
  2. b) dimensionin e traditës, si karakteristikë e gjithë ngrehinës që po trajtojmë: doke, zakone, kostumografi, tipare fizike e kulturore të mishëruara në përsonazhe dhe kohë reale dhe
  3. c) dimensionin e forcës së të tashmes, i cili qëndron tek espria e autores për t’i “nxjerrë” nga vetja këto balada e për t’i përjetësuar.

Kjo mënyrë gjykimi, pashmangshmërisht, na shpie tenjë grup i katërt personazhesh, të cilët, do t’i etiketonim si personazhe simbolikë, për nga ndërtimi i tyre mbi njësimbol autentik shqiptar: Moti, Kulla, Bajraku, Zoti, Kurba e tyre shenjohet në formën e shenjës paralajmëruese të bletës pasi ka gjetur ushqimin, domethënë, nis me motin si dukuri natyrore dhe semiotike, kur e konceptojmë si shenjë identifikimi të njëngjarje në kohësi dhe tejkohësi apo (pa)kohësi, vazhdon me kullën, si simbol qëndrese dhe konkretizimi duke u zgjatur te binaku – bajraku – si identifikim i fisit duke e përmbyllë kurbën me Zotin, si fuqi mbajtëse në këmbë tëtë gjithë rrokullimës, por edhe identifikimi të fortë tërrafshit të Dukagjinit si besimtarë të katoliçizmit.Në fund të kësaj marrëdhënie (autorja merr nga vendlindja dhe jep nga vetja), ndjejmë shndërrimin e autores në një eskatologe, sepse në të gjithë këtë rrugëtim ajo është përpjekur të ruajë kuptimin e pëmbushjes sëvetvetes, përmbushjes së një detyrimi, mbajtjen e fjalës së dhënë, e ngritur mbi faktin se edhe kur e vetmja gjë absolute që pritet të ndodhë në dimensionin e ekzistencës është vdekja / të jesh në  botë / të jesh mbi tokë mbetet ekuivalente e të jesh për vdekjen / të jesh i vdekshëm.

E, prof. Erenestina, ia ka dalë të ngrehë kullën e saj të përjetshme të baladave, duke sjellë jo vetëm rrënjët e shpirtit të saj, por edhe duke i mbjellë ato të përjetësi.

Alma Dema,

Tetor 2016

Filed Under: LETERSI Tagged With: " Gjâma e erës", Alma Dema, e Erenestina Halilit

Vatra atdhetare e Arshi Selfos në Kaninë

November 2, 2016 by dgreca


1-gace
Nga MSc. Albert HABAZAJ/
1-kanineNdër familjet zëmëdha me kontribut të çmuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe Shpalljen e Pavarësisë shkëlqen edhe familja e burrit të urtë Arshi Selfo Dajlani nga Kanina me rrënjë të thella në historinë kombëtare. Edhe pse rrufetë e kohës e goditën këtë lis të blertë të traditave tona historike e kulturore, familja e tij qëndroi përherë fisnike dhe me shpirt të madh lirie e atdhedashurie. Ai qe burrë kuvendi e bujar mirësie, idealist dhe optimist, që Shqipëria të rrojë e të përparojë si vendet e tjera të Europës. Xha Arshiu e shihte optimizmin si bashkudhëtar të përjetshëm të njeriut dhe shoqërisë, edhe kur shtërngatat donin t’ia shkulnin…

“Arshi Selfo Dajlani, një vatër atdhetare në Kaninë” e autorit Bardhosh Gaçe është një libër i veçantë, i llojit monografi, kushtuar atdhetarit të shquar Arshi Selfo Dajlani dhe vatrës së tij familjare, që gjurmët e tyre janë ende të gjalla në historinë e Vlorës dhe Kaninës. Duke lexuar këtë libër, shqiptarët e kohëve moderne rizbulojnë ngjarje e personazhe të madhërishëm, që nuk i kemi njohur më parë. Në këtë kuptim, Kanina është një thesar i madh kulturor e historik. Lexuesi sapo komunikon me Ardhi Selfon e Kaninën, natyrshëm sjell ndërmend figurat kombëtare si Gjergj Araniti, Sinan Pashë Vlora, Ibrahim Pashë Vlora, nënkryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Mustafa Pashë Vlora e deri te Ismail Qemali, emblema e kombit tonë dhe yllësia e Lirisë dhe Pavarësisë shqiptare si dhe e shtetit të parë demokratik. Po duke shfletuar këtë monografi të autorit Bardhosh Gaçe, brezi ynë dhe brezat më të rinj ndeshen me ngjarje madhore e figura të shquara, të cilat i bëjnë dritë Vlorës dhe historisë së saj, Shqipërisë dhe historisë kombëtare.

Për të bërë kombin tonë ballëhapur, me dinjitet e të barabartë me kombet e tjera të qytetëruara të botës, shqiptarit i janë dashur apo ende i duhen bij e bija, që më shumë se çdo gjë tjetër duan vendlindjen, vendorigjinën, Shqipërinë. I duhen bij e bija që të përmbushin tre elementë të domosdoshëm: të kenë kapital e pasuri, të jenë të ditur e të zgjuar, dhe të jenë guximtarë e trima të mençur. Nga nga të tillë burra të mirë shqiptarie ishte dhe Arshi Selfo Dajlani i Kaninës, që radhitet ndër figurat e respektuara të parisë tradicionale kaninjote, me prona e ullinj në Babicë të Vogël, Kaninë, në Goricë të Nartës e në Vlorë. Edhe krushqitë i lidhte duke respektuar traditën e “përzgjedhjes së gjakut”, për jetë familjare në harmoni e me kulturë, por ushqente ambicjen për të shkuar më larg e më lart, nga derë e parë, nga derë me oxhak, me oxhak të lartë e të ndezur. Fisi rrënjëthellë i Dajlanajve, i njohur në histori dhe fis me këngë e mbajti ndezur vatrën në shërbim të çështjes shqiptare. Kjo del e qartë nga dokumentet autentike arkivore, nga kujtimet e dëshmitë e luftëtarëve bashkëkohës, nga epika historike. Dajlanajt janë njëri mes fiseve të dëgjuara kaninjote, aspak i rrallë e i veçantë, as i shkëputur nga të tjerët, përkundrazi, pjesë e asaj elite të pranuar tradicionalisht për bëma dhe vlera morale e patriotike të provuara në vijimësi, e përfshirë organikisht në jetën dhe përpjekjet e komunitetit për liri e dinjitet. Njihet historikisht për elita të tilla Kanina.  Kanina, ballkoni i Vlorës shquhet si një “kryefshat” impresionues me emër të “rëndë”, me histori dhe rol të veçantë në hapësirën shqiptare. Përgjatë rrjedhave të shekujve vjen me jehonë fjala: “Kanina bën Vlorë…”.

Prof. dr. Bardhosh Gaçe, sikuse në gjithë opusin e veprës së tij monografike, kushtuar figurave të njohura të historisë, arsimit dhe kulturës kombëtare, nga ku do të përmendnim monografitë për Osmën Haxhiun, Ibrahim Abdullahun, Hamza Isain, Laze Malon, Sali Hallkokondin, Muhamet Ҫobon, Ali Asllanin, Spiro Jorgo Kolekën, Mehmet Selim Mallkeqin, Memo Meto Bratin, vëllezërit Mato e Selim Hasani, Xhebro Gjika, etj., edhe në librin e ri, kushtuar Arshi Selfo Dajlan – Kaninës na e zbërthen këtë figurë atdhetare, duke na e ringjallur atë mes atdhetarëvet të tij, kaninjotë për kontributet e mëdha që ata kanë dhënë qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, Lufta epope e Vlorës, 1920 dhe Lufta çlirimtare kundër Nazi-fashistëve. Veçanërisht në zhanrin e monografisë, prof. Gaçes i jepet mundësia të hyjë thellë në mikrohapësira periudhash, duke evidentuar atë lidhje të brendshme të ngjarjeve dhe kontributeve madhore me  një shtresë më të gjerë miningjarjesh e faktorësh veprues më pak të dukshëm, por që në fiziologjinë e mbijetesës etnokulturore të kombit kanë dhënë gjithnjë lëngun jetësor ushqyes. Pa të tilla studime të larmishme, hartës së madhe historike do t’i mungonte “topografia rurale”, do të mbeteshin në hije imtësitë e episodeve, karakteret, kundërshtitë dhe dilemat, do të ishin të cungëta detajet e kuvendeve dhe pak të njohura shqetësimet e rretheve më të ngushta miqësore e familjare, ato vatra të prushta që u dhanë flakë lëvizjeve madhore të kombit për liri e progres.

Ky libër, kushtuar Arshi Selfo Dajlanit, me rrënjët e veta historike dhe atdhetare, bën krenar jo vetëm familjen Dajlani e pasardhësit e tyre, por vlonjatët e më gjerë, pasi patrioti Arshi Selfo e ka të lidhur veprimtarinë e tij kombëtare me atdhetarë të tjerë të njohur, si: Ismail Qemalin, Idriz Seferin, Muhamet Beshon e të tjerë. Kjo rrënjë atdhetarie është e natyrshme në familjen Dajlani, pasi ajo përcillet në marrëdhënie të hershme nga Seit Kanina në kryengritjet antiosmane apo pasardhësi i tij, Dajlan Seiti, bashkëpuntor i ngushtë i Abdyl Frashërit. Në këtë libër, shkruar me mjeshtri e profesionalizëm prej autorit tonë të mirënjohur, kuptohen lehtësisht edhe marrëdhëniet e kësaj familjeje me figura e familje të tjera atdhetare, prandaj edhe monografia mbart një kujtesë historike për ngjarje e njerëz që as brezi ynë nuk i ka njohur, të cilët kanë qënë të mbuluara nga pluhuri i harresës. Për këtë, autori, Bardhosh Gaçe, bën përjetësimin shkrimor të familjes Dajlani. Shprehet saktë e qartë studiuesi Ibrahim Vasjari (nip i fisnikut Arshi Selfo, se e ka gjysh, babain e nënës) në parathënien e librit: “Të duket sikur ke të bësh me  një sagë, me historinë e një zinxhiri të pandërprerë  brezash…”.

Janë marrëdhëniet e drejtpërdrejta që krijoi me atdhetarët emërmadhi Arshi Selfo Dajlani e të parët e tij, si Seit Dalan Kanina (~1776-1833) e Dalan Seiti, por, edhe brezat më pas që e dritëruan oxhakun e ndezur të vatrës kombëtare të Arshi Selfos, se, Sado Hamzareshë kapedania, nuk ia la pragun shuar fisnikut, duke i bërë Irfanë Shehen grua të ardhshme prodhimi, jete e bese. Arshi Selfua me Irfanën lindën 3 vajza e 3 djem, mbushur shtëpia me zjarr për jetën: me Miriamin, Durimin, Zenepen, Gëzimin, Dadanin dhe Gjinovefën. Me gjithë dëshirën dhe mundësinë e madhe që kam, nuk mund t’i trajtoj në shkrimin tim të shkurtër të gjashtë këta lastarë dritërorë atdhetarie, por do të kaloj si meteor nderimi në dy lule paharrimi të kopështit të Arshi Selfos. (I ka shkruar të gjitha aq saktë e bukur i mbarënjohuri profesor Gaçe). Unë i falem kujtimit të yllit të pashuar, atij të voglit e madh Dadan Dajlani, sepse për të më ka folur mësuesi i dritës në mjegull, Musa Muho; sepse atë e ka kujtuar me nderim për guximin e trimërisë mençurore të lirisë, Shefqet Peçi; sepse atij ia ka gdhendur emrin në vargjet e  artit poetik, shoku i fëmijërisë, madhërori ynë Fatos Arapi. Nderoj kujtimin e Miriam Selfo Vasjarit (Veizaj), të shoqes së antifashistit nacionalist Syrja Vasjari, për fisnikërinë humane shqiptare, bukurinë dinjitoze të labëreshës dhe heroizmin stoik ndaj furtunave të rënda të jetës, që shpërthyen për të pikërisht në lulen e moshës familjare, vetëm 31 vjeç, e s’iu nda era e rrëmbyer me rrebesh deri në vitin 1980, kur ajo mbylli sytë si sokoleshë, krenare ndaj përkushtimit të dy djemve; Ibrahimit dhe Dëfrimit, për edukimin atdhetar e dituror të tyre. Barku i Arshi Dajlanit, në vijim të traditave të çmuara atdhetare e luftarake për liri e pavarësi, trashëguar brezash, kanë krijuar marrëdhënie bujare me patriotë të njohur të Rilindjes kombëtare dhe të Shqipërisë së Re.

…Para pak ditësh, në Vlorë, në sallën e madhe të pallatit të kulturës “Labëria”, patëm fatin të merrnin pjesë në përurimin e librit dhe të thoshnim dy fjalë për këtë dritare të hapur nga prof. Gaçe, Mjeshtri i madh i figurave dhe ngjarjeve kombëtare. Me këtë rast, duke përshëndetur familjarët dhe z. Sejfi Gëzim Dajlani, nip i patriotit (djalë i djalit), që është kujdesur për botimin e monografisë, si dhe autorin patjetër, them me bindje, se me këtë libër i është bërë një nder i veçantë jo vetëm kulturës dhe historisë së Kaninës e Vlorës, por i është dhënë një kontribut i dukshëm kulturës dhe historisë sonë kombëtare.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Albert Habazaj, Bardhosh Gacaj, e Arshi Selfos, në Kaninë, Vatra atdhetare

“Jeta ime midis tre Kontinenteve”

October 31, 2016 by dgreca

Vëzhgim kritik mbi librin “Jeta ime midis tre Kontinenteve” i autorit, Nrekë Guri./

Nga Alfons GRISHAJluigjNE FOTO: Alfons Grishaj duke folur per vlerat e librit “Jeta ime midis tre Kontinenteve” i autorit, Nrekë Guri gjate promovimit.
1-librat
1-salle-alfons

NE FOTO:Pjesemarres ne promovimin e librit “Jeta ime midis tre Kontinenteve” i autorit, Nrekë Guri …/

Libri i autorit Nrekë Guri, “Jeta Ime Midis Tre Kontinenteve”, që në titull të intrigon për ta lexuar. Pasi shfleton librin dhe ballafaqohesh me prozën dhe poezinë e tij, nëpërmjet memuareve  sjell kalvarin e vuajtjeve të familjes, Dukagjinit  dhe heronjtë e Malësisë së Madhe. Atë nuk e shqetëson thjeshtë vetëm historia e tij, por e gjithë vargmaleve kreshnike, që ashtu si Fishta, dhe Ndreka, i përjeton në vargje…

Duke  lexuar Parathënien e Lisandër Kolës, dhe Opinionin e Prelë Milanit …krijon një tabllo për librin “Jeta Ime në Tre Kontinente”, por jo  këndvështrimin thelbësor të librit. Dr. Lisandri me një kompetencë profesionale paraqet anën gjuhësore me një ilustrim special në dialektin Gegë librin e autorit , Ndrekë Guri . Ndër të tjera ai  shkruan :

“Pa u ndalë në aspekte kompozicionale dhe vlera estetike të këtij libri, për shkak të pozicionit tim si redaktor, në vijim po paraqes disa valenca fonomorfologjike dhe leksikore, që janë të pranishme në veprën e Z. Guri. Kjo besoj asht edhe puna ma e dobishme e krejt parathënies, sepse marrëdhaniet e leximit vendosen sipas kahes vetiake!”

Duke kundruar anën letrare të librit shikojmë se në poezi, autori përdor vargun popullor tetërrokësh, herë më rimë të rregullt ABAB dhe AABB. Autori përdor dhe vargun e lirë, duke ruajtur kantalenën e rimuar. Fuqia e vargut të autorit mbështetet në themelet e epikës dhe lirikës popullore, çka tregon lidhjen e tij shpirtërore me vlerat etike e artistike të traditës së zonës ku ka lindur dhe jetuar. Muza e tij është diktuar nga kushtet dhe rrethanat  jetësore. Ai  skalit  në vargje si një rapsod i madh popullor  ngjarjet anti-komuniste të veriut. Këto vargje do t’i quaja: “Elegji për Veriun”. Pena e Ndrekës, bëhet më e ndjeshme kur flet për prindërit që  i përshkruan deri në apoteozë, çfarë tregon për respektin dhe dashninë ndaj prindit.Kam lexuar së fundi disa memuare e shkrime historike, të cilat më kanë pëlqyer jo vetëm si rrëfime por dhe por edhe për rëndësinë dokumentuese të të vërtetave historike që u shërbejnë brezave. Ndër to  do të  veçoja penën e madhe të Naum Priftit, gërshetimin historik të Uran Butkës, akt-akuzen marathonomake kunder-SSerbisë  të Nusret Pllanes,  sinqeritetin e Kolë Bibë Mirakës, faktet  e Gjon Kaçes  etj… Sot, do shtoj dhe librin e Ndrekë Gurit, i cili, refkekton në vargje dhe në prozë botën e pasur shpirtërore të autorit, e lidhur ngushtë e përjetësisht me rrënjët edhe pse udhëpêrshkimi i tij jetësor përfshin itineraret e tre kontinenteve. Kështu, Guri, bëhet bartës i vlerave të patjetërsueshme të trevës së origjinës. Nga njëra anë, pasuria leksikore e frazeologjike, sensi i urtisë që vijnë si material burimor evokojnë jehonën e traditës së njërës prej vatrave poetike shqipe, Dukagjini i eposit kreshnik dhe i perlave të lirikës sonë popullore. Nga ana tjetër vjen me ngjyra të theksuara fizionomia e popullit fisnik përballë travajëve të hisorisë. Tematika imponon realizmin, por në nivelin përshkrues diktohet edhe frymëzimi romantik, veçmas kur  mjedisi natyror vendoset në funksion të një kuptimi sa më të plotë të vetë karaktereve njerëzore. Këtu qëndron dhe rëndêsia nga pikëpamja estetike  e librit. Kategoritë etike shndërrohen në kategori estetike, nga të cilat unë do veçoja katër si të tilla në veprën e Ndrekës:

1-Vlera Tradicionale.

2-Vlera Historike.

3-Vlera Humane Edukative

4- Vlera Letrare Popullore.

Tregimi i autorit për historinë e mushkës Kuqo, është  më vlera antologjike, jo vetëm për rastin unik  të tregimit, por dhe anën njerëzore.Në fakt, filozofia popullore e ka bazën në përvojën kolektive, përulësinë dhe respektin për mendimin ndryshe. Duket paradoksale kur mendon se shekulli i njëzetë u mbizotërua nga totalitarizmat, ndêrsa filozofia popullore mbetej nga shumë pikëpamje demokratike dhe për rrjedhojë shumë më përparimtare. Autori është i vetdijshëm për përparësinë e kësaj filozofie sepse i njeh asaj prirjen e universalitetit.Besoj, lexuesve u kujtohet Diogjeni që shëtiste ditën me diell me kandil të ndezur dhe kur e pyetën se pse vepronte ashtu, ai iu përgjigj: “Jam duke kërkuar të gjej njeriun e vërtetë”! Ne në Shqipëri kemi pasur Curr Gjeloshin e Kastratit. një tip filozofi popullor, truri i tij ishte në gjendje të prodhonte përgjigje filozofike në çdo kohë… Po e ilustroi me një rast të njohur: Kryetari i Kooperativës së zonës sheh gomerët duke kullotur në grurë. Ai i drejtohet Currit, që ndodhej aty pranë: “Curr, a i sheh gomerët që po hanë grurin, bukën e popullit, largoji prej aty!” – Curri ia kthen aty për aty: “Kryetar, populli han buk kollomoqi, kurse ju hani bukë gruri. Të takon ty me i trem gomart dhe jo mu. Po të ishin në kollomoq, më takonte mu”! Kështu dhe Dedë Mhill Guri, me sensin e filozofisë popullore, ai zgjidh paasnjë konflikt vjedhjen e mushkës së tij, të cilën arrin ta gjejë pas tre vitesh. Sot, këtë zgjidhje do ta kishin zili dhe gjykatësit tanë që kanë më vete “Kodin Penal” që jo rrallë herë e përdorin vend e pavend.

Kulmin e dhimbjes së kujtimeve të autorit e përbën historia e ekzekutimit të babait tij. Ngjarja të kujton gjithë atë kalvar vuajtjesh e përndjekjeje gjatë rregjimit komunist. Një nga mijëra të vrarët nga diktatur ishte dhe babai i Ndrekës, i cili ishte një patriot fisnik i zonës së Dukagjinit. Patriotët nuk i duheshin komunistëve se i prishnin punë në misionin e tyre të shëmtuar. prandaj ato ndënshkuan familjet me në zë, për të mbajtur nën zgjedhë pjesën tjetër të popullsisë me mesazhin që synonte të ndillte terror: “Shiko çfarë i punuam burrave të mëdhenj, pa kush ju vë në listë ju…!”Autori, përdor nganjëherë parabolën dhe eufemizmin gjatë përshkrimit të situatave dhe ndjenjave. Parabola është e kuptueshme si komponente e një stili konfesional të rrëfimit, por për vrasësin e babait të tij nuk duhej të përdorej eufemiza. Kjo është e vetmja pikë të cilën unë nuk e kam aprovuar në këtë libër. Kriminelët duhen të kenë emër, për arsyen e thjeshtë se  brezat që do të vijnë pas nesh duhet t’i dinë  faktet ashtu siç kanë ndodhur. Vrasësi i Dedë Mhill Gurit, babait të Ndrekës, qe Xhemal Selimi, një kriminel dhe vrasës i ftoftë. Ai, pasi i vriste personat ulej  mbi trupin e viktimës dhe i thyente me pistoletë arrat mbi kokat e tyre, për t’i ngrënë pastaj si një barbar i vërtetë. Po, Zoti është i madh , Ai punon në mënyra misterioze…

Memuaret flasin natyrisht edhe me gjuhën e ndjenjave dhe principeve që ka autori në shpirtin dhe personalitetin e tij. Por aspekti dokumentar nuk duhet reduktuar.  Kujtimet janë jeta e gjallë e njeriut dhe personazhet përreth duhet të kenë emër. E kuptoj fisnikërinë e autorit dhe normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit, por kjo normë dëmton historinë se lë kriminelët e Partisë së Punës anonim…Personazhet e kujtimeve  të Ndrekës, marrin jetë dhe vërtetësi nga puna e kujdesshme e autorit.

Sinqeriteti i Ndrekës është në pikën më të lartë. Hiperbola për heroizmat e familjes së tij janë të huaja. Klemenca e kristaltë është dhe reflektimi i kulturës që ka trashëguar dhe prej priftërinjve që kanë qëndruar pranë tij gjatë  viteve  të  emigrimit.Unë e uroj Ndrekën,  dhe shpresoj që të kemi sa më shumë libra të tillë për të krijuar një krestomaci antologjike për të përndjekurit që bota e qytetëruar të njihet me krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Shqipëri.

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: alfons Grishaj, i autorit, mbi librin “Jeta ime midis tre Kontinenteve”, Nrekë Guri., Vëzhgim kritik

Agim Xh.Dëshnica, Poezi Klasike Kineze në Sofrën e Diellit

October 31, 2016 by dgreca

POEZI KLASIKE KINEZE/

Perkth. Nga Agim Xh.Dëshnica/

LI  BO   (701-762)/

    PI  VETEM/

Mes luleve vendosa poçen,/

Kur nata ish e qetë/

Dhe nisa shtruar të pi verë/

Pa mik i mbetur shkretë./

Të pinim bashkë i thirra hënës,/

Në orë të mirë mbi dhe,/

I çova fjalë hijes sime/

E tok u bëmë tre./

A mundet vallë të pijë hëna,/

Pyes unë për një çast,/

Dhe hija ime, që s’më ndahet

E shpesh më qepet pas?

Me hënën e hijen pa nguruar,

Në natë me qeti,

Gjer sa të vijë sërish pranvera

Të pimë rash në ujdi.

Ia mora këngës, pas avazit,

Lëkundej hënë e artë.                    

Kërcej, kërcen dhe hija ime

Pa zhurmë dhe e gjatë.

Gëzuam çakër qejf, të tre,

U dehëm bukuri.                

E pasi paq u pimë, u ndamë

Gjithkush në fat të tij.

I mbetur vetëm prap,

më duhet  t’endem nëpër jetë.

Gjer sa të shihemi ndër yje,

te Kashtë e Kumtrit vetë.    

                 ————-

   VAN  VEJ  ( 701-761)

 NE NJE KASOLLE MALI

Në mes të jetës mbërrita e tani

Në heshtje të vërtetën po kërkoj.

Maleve Zhunan jetoj në shkretirë

E paqe e dëshiruar më mbuloi.

I vetëm shkoj shetis në male thellë,

Kur vjen e më merr i ëmbli frymëzim.

Nuk paska qenë e kotë çdo trazirë,

Kujdesjet e dikurshme pa kuptim.                             

Shpeshherë atje mbi  rrëpirë,

Prej nga buron lumi shkumë e valë

Ndalem, shoh  si ngrihen nga luginat

Të bardha borë retë palë, palë.

E rastësisht takohem me druvarin,

Me të ia nis bisedës zemërhapur.

Pa bëj shaka e qesh dhe s’merret vesh

Se ora e kthimit për shtëpi ka ardhur.

              LO BIN –VAN  (640- 684)

NE BURG I KENDOJ BULKTHIT

I burgosur, plak nga jugu,

Kur në vjeshtë zbardh mëngjesi,

Përgjoj bulkthin  tek këndon.

Ndaj mendimet më trazojnë.

O ti bulkth, më thuaj përse

Në frëngji vjen fluturim?

Pse me këngën e  trishtuar

Mua plakun shqetëson?

Vesë e njomë nëpër krahë,

Të rëndon në fluturim.

Edhe era me duhi

Zërin tënd ta mbyt nën zhurmë.

Te kjo botë e ndyrë askush,

Çiltërinë s’ta beson.

Sado këngët të shpëthejnë

Thellë nga zemra jote e pastër.

                ———–

DU FU   (712- 770)

  KESHTJELLA BODI’

Kështjella  e gurtë Bodi’

Mbi male kryet ngre.

Nga portat e saj

Dalin e ikin re.

Nën kështjellën

E zymtë Bodi’

Si me gjyma

Bie shi.

Teksa Lumi

Vrrullshëm nget

E brigjeve godet.

Hënë e zbehtë

Sipër pyllit tejmatanë

Shfaqet në mjegullnajë.

Këtu kuajve,

S’u pëlqen të punojnë,

Të kthehen mbrapsht,

Mesa shihet dëshirojnë.

Veç nga njëmijë,

afro njëqind shtëpi

Qendrojnë më këmbë

Edhe tani.

Gratë e shkreta

U sfiliten në punë,

Por vijnë e taksat

Ua marrin me dhunë.

Dhe në çdo shtëpizë,

Si gjithmonë më kot,

Gratë e veja derdhin lot.

                ——-                        

    VAJTIM PER VDEKJEN E POETIT
               TEN ÇU*

    Poetin Ten Çu

    S’do ta shohim kurrë më…

    Vargjet e poetit

    Më janë aq të dashur!

     

    Sot kur mëgjesi ndriti,

    Hapa arkën edhe pashë.

   Brejtës gri dëmtonin

   letra e shkrime.

     

   As sot nuk mund ta di,

   Ku është mbuluar poeti.

   Kur pyeta për poetin,

  ndjeva dënesat e tij.

  Atë vend do ta gjej

  E mbi varr do të qaj.

  T’i kthej poetit,

  Lotët që derdhi dikur.

       ———–

VEJ  IN-u ( 736- 825)

MBI KULLEN E KALASE

Barisim në shtëpi, shetisim në korije-

      duam të jemi bashkë të dy.

Trishtohemi mes resh, mbi mal e det,

      ti për mua e unë për ty.

Gratë shkundin robat e lara dritë

     afër maleve në vjeshtë.

Në nahijen  tonë me shkurre e ferra

     bie shi i ftohtë, rrebesh

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, LI BO, LO BIN –VAN, ne sofren e Diellit, Poezi Klasike Kineze, VAN VEJ

POEZIA DHE NAIMI, BASHKUAN TETOVËN DHE PRISHTINËN

October 28, 2016 by dgreca

Përfundoi Edicioni Jubilar i FNP “Ditët e Naimit”/

1-ditet-e-naimit Për të njëzetën herë me radhë, poetët nga mbarë bota, si dhe poetë shqiptarë nderuan gjuhën shqipe, Naimin, shqiptarët… Edicioni i XX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt prej 20-24 tetor 2016, ishte një festë, një ngjarje e madhe kulturore. Ky projektshenjues kulturor me karakter ndërkombëtar programin e tij e zhvilloi në kryeqendat e shqiptarëve: në Tetovë dhe në Prishtinë/Prizren. Ate e karakterizoi një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. U mbajtën tri lexime letrare, u zhvillua një konferencë shkencore, u hap një ekspozitë fotografish të Festivalit dhe të Naim Frashërit, si dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës, Prishtinës dhe të Prizrenit.

Në këtë Edicion jubilar morrën pjesë afro 30 poetë me një shtrirje të gjerë gjeografike, si: Kuei-shien Lee (Taivan), Nicole Barriere (Francë), Ricardo Rubio (Argjentinë), Carla Cristopher (SHBA), Gabriela Elisha (Izrael), Dalila Hiaoui (Marok), Alicia Minjarez (Meksikë), Laus Strandby Nielsen (Belgjikë) Giuseppe Napolitano (Itali), Anton Baev (Bullgari), Sadik Bejko (Shqipëri), Kamran Mir Hazar(Hazaristan/Norvegji), Alla Polosina (Rusi), Chen Hsiu Chen (Taivan), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Laure Cambau (Francë) Olivera Docevska dhe Dragana Evtimova (Maqedoni), Ragip Sylaj dhe Ndue Ukaj (Kosovë, Puntorie Muça Ziba (Maqedoni), Ilir Levonja (Shqipëri / SHBA), Riza Braholi dhe Odise Kote (Shqipëri) etj.

Në këtë Edicion jubilar morrën pjesë poetë me një shtrirje të gjerë gjeografike, si: Kuei-shien Lee (Taivan), Nicole Barriere (Francë), Ricardo Rubio (Argjentinë), Carla Cristopher (SHBA), Gabriela Elisha (Izrael), Dalila Hiaoui (Marok), Alicia Minjarez (Meksikë), Laus Strandby Nielsen (Belgjikë) Giuseppe Napolitano (Itali), Anton Baev (Bullgari), Sadik Bejko (Shqipëri), Kamran Mir Hazar(Hazaristan/Norvegji), Alla Polosina (Rusi), Chen Hsiu Chen (Taivan), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Laure Cambau (Francë) Olivera Docevska dhe Dragana Evtimova (Maqedoni), Ragip Sylaj dhe Ndue Ukaj (Kosovë, Puntorie Muça Ziba (Maqedoni), Ilir Levonja (Shqipëri / SHBA), Riza Braholi dhe Odise Kote (Shqipëri).

Kështu, hapja e ceremonisë festive e Edicionit jubilar, të 20-it me rradhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance mahnitëse fishekzjaresh, para Qendrës së Kulturës  “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati taivanez Kuei-shien Lee, dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës (shtatorja e Naimit është ngritur nga Drejtoria e Festivalit, në 100 vjetorin e vdekjes).

Më pas, në foajenë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita “Pelikani”, me fotografi, botime të shtëpisë botuese të Festivalit, pllakate, programe e ftesa të festivalit, si dhe shkrime të botuara nëpër gazeta dhe revista të ndryshme në gjuhën shqipe dhe ate të huaj. Publikut në këtë hapje iu dhurua antologjia e këtij edicioni dhe botime të tjera të Festivalit.

Hapjen e Edicionit jubilar e bëri, drejtori i Festivalit, z. Shaip Emërllahu, i cili tha se, “Letërsia ndër vite ka njohur modele dhe tipe të ndryshme ndërkomunikimi. Në vazhdimësi këto stereotipe dialogimi, të cilat kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, kanë bartur peshën e zhvillimit dhe afirmimit letrar. Një nga ta është edhe modeli i festivaleve, i cili është mjaft i përhapur në botën kulturore. Festivalet ndërkombëtare letrare e kulturore, gjithandej nëpër botë, paraqesin stereotipe të veçanta komunikimesh. Ato kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një arenë, ku dialogohet nga afër në nivel subjekti letrar dhe kulturor, në nivel prodhimi letrar, gjuhësor, si dhe të atij etnik.

 

 

Kualiteti i qytetërimit, i njerëzimit, mvaret nga performanca e ndërtimit të një bashkëbisedimi, pra ‘nga dialogimi shpirtëror dhe frymor’. ‘Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij, më mirë se, në çdo formë tjetër të artit’ – thotë Alen Boske. Kështu, ky dialogim eksperiencash letrare të etnive përmes këtyre takimeve letrare shpërfaq ngecjet dhe ecuritë përkatëse.

Në fjalët tona të hapjes së edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’ (Tetovë), vazhdimisht kemi izoluar dhe afirmuar vlerat e ndërkomunikimeve bashkëkohore letrare e kulturore që kanë reflektuar 19 edicionet e këtij shënjuesi kulturor, i cili çuditërisht flet nga cepi i gjeokulturës sonë. Mbase, kjo është edhe një tregues se, aty ku ndodh ndeshja e diversiteteve, kjo formë komunikimi favorizon shkëputjen nga ‘rrethi vicioz i provincializmit dhe izolimit kulturor,’ rimburson rrjedhjet dhjetravjeçare në këtë drejtim, si dhe paraqet formën e vetëdijes sonë globaliste për të komunikuar, ruajtur dhe afirmuar identitetin kulturor e shoqëror.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ‘Ditët e Naimit’, përveç dialogimit nëpërmjet leximeve letrare, debateve letrare ajo komunikon edhe përmes përkthimit të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Këto përkthime vijnë nëpërmjet publikimeve të veçanta, si dhe përmes botimit të antologjive të poezisë së poetëve pjesëmarrës. Botimet elektronike janë një tjetër menyrë komunikimi e poezisë së poetëve, ashtu siç janë edhe përurimet e botimeve të ndryshme të edicionit të Festivalit.

Nën dritën e një formatimi të ri global këtyre modeleve të interkomunikimit iu nevojitet një rishikim, pra një kod që do t’iu përgjigjet kërkesave që i dikton kjo epokë unifikuese.

 

 

Sa ekziston gadishmëria, cila është vetëdija dhe sa arrijmë ta akceptojmë nevojën e modifikimit të këtyre modeleve ndërkomunikuese, kur sa vjen e dëshmohet edhe përmes këtyre festivaleve letrare se, ‘poezia është një mjet interkomunikues dhe interkulturor që mund të shfrytëzohet racionalisht dhe praktikisht edhe në këto kushte moderne, kur flitet për një frymë globale’..”

Më pas, artisti Zeqir Mehmeti i dorëzoi punimet artistike: logon e Festivalit dhe emrin e poetit kombëtar, Naim Frashëri,  drejtorit të Festivalit për kontributin e tij 20 vjeçar.

 

 

 

Edicionin e XX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e përshëndeti edhe kryetarja e komunës së Tetovës,  zonj. Teuta Arifi. Ajo, në fjalën e saj, në mes tjerash theksoi se, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” për 20 vjet ka luajtur një rol të madh në afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe, në afirmimin e qytetit tonë… kështu, që ajo kërkoi nga institucionet që t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe këtij Festivali.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “DITËT E NAIMIT”, Ilir Levonja, Perfundoi, Shuaip Emerllahu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 235
  • 236
  • 237
  • 238
  • 239
  • …
  • 300
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT