• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“SI DUARTROKASIN KËTA NJERËZ KUR IU PREKET DHE BUKA E GOJËS?!”

October 8, 2016 by dgreca

1-ramiz-lushaj-okOpinion nga Ramiz LUSHAJ/
Osman Murati nga Lura e Dibres, në të dytin mandat të tij si ministër i Tregtisë së Brendshmë, deputet i Kuvendit Popullor, në lartësi të detyrës së tij, shkoi me shërbim në një kooperativë bujqësore të një rrethi verior përtej Drinit të Bashkuar.
Aty ishte një e veçantë: gjysma e saj në zonë fushore e kishte krye tufëzimin e gabuar të bagëtive e gjysma tjetër në lartësi malore i trembej kapjes ngërçore prej tij. Kjo ishte një sipërmarrje e tipike e komunizmit enverian. Një “Reformë” tragjike, që sëbashku me Oborrin Kooperativist ishin dërrasa të nji arkivoli të hapur të Komunizmit. Tufëzat e oborri kooperativist ishin si hije vorri të përbashkët. Edhe sot në Demokraci ka “Reforma” të tilla rjepanike, qelbanike, dramatike, si kjo e “KESH-OSHEE” e viteve të fundit. 
Dikush nga këta të kryemit e tufëzimit, pra – i gjysmës tjetër të kolkozit verior, çohet e thotë për qejfin e Partisë e fiken e shtëpisë, që t’i mbledhin edhe pulat e koteceve të tyne, sepse ato po damtojnë kopshtije e ara, se përmirësohet higjiena, etj. etj. Ky e kishte fjalën me gjithë mend. Po kur dhe të tjerët, në atë mbledhje, duartrokitën fort, si koreano-jugorët e sotëm, ky ministri Osman Murati mbeti pa mend. 
Ai e dinte gjendjen e vështirë të fshatit e aq ma tepër pasojat e tufëzimit të bagëtive dhe të oborrit kooperativist. I avitet kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të atij rrethi e diçka i tha me za të ulët në veshin e majtë: “Si duartrokasin këta njerëz kur iu preket dhe buka e gojës”. E çka t’i thoshte kryetari i Komititetit veçse fjalët pllakat: “E kanë nga dashuria për Partinë”(!) Këtë fakt të asaj kohe shpesh e kena fol ndërveti me kryetarin e Këshillit të Bashkuar të asaj kooperative, kur njerëzit po mbeteshin dhe pa troha buke e donin t’i tufëzonin dhe pulat që iu jepnin vezë e mish, e kur ato pula “florini” ruheshin për miq e raste të rralla. Po çka me bá: kështu, kësisoj, ishte qervishi politik i kohës…Kanceri i komunizmit tonë e kishte kapë dhe shtyllen kurrizore të Partisë-Shtet.
Osman Muratin e Gurë-Lurës, 75 vjeçar, ministrin margaritar të tri qeverive “Çarçani”, e takova për herë të parë bash në Lurë, më 24 maj 2015, atë ditë kur vet i dhjeti u vlerësue “Qytetar Nderi” i Lurës, sëbashku: me biznesmenin lurjanë Dod Doçi i Derës së Parë të Lurës, që e ngriti me fondet e tij Kishën “Shën Maria” në Lurë; me kuadrin lurjan të pushkës, fjalës e penës, Gjon Deda Moriseni (pas vdekjes); dibranen e guximit lartnor Monika Kryemadhi, e të tjerë emnat e të cilëve nuk po i kujtoj në këtë çast shkrimor. Takim i thançin atij rasti, pasi aty tek oborri i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” vetëm dorën e djathtë ia dhashë Osman Muratit me nji urim shqiptar, shpirtnor,prej mysafiri eventi, për pa e dvet çka kie bá për Lurën tande/tonën kur ishe ministër i djehit. E, në koft për dvetje miradije për njeriun dinjitar i përjetshëm, Osman Murati, do i kisha thanë atë ditë maji e në këtë ditë tetori: “Qysh á puna jonë, pasi ende dhe në Liri e Demokraci duartrokasim edhe kur na e prekin bukën e gojës?!”
 Tiranë, më 8 tetor 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: buka e gojes, Duartrokitje, Ramiz Lushaj

GUTERRES, zyrtarisht- Sekretarit i Pergjithshem i OKB-se

October 7, 2016 by dgreca

1-gueterresGUTERRES EDHE ZYRTARISHT NOMINOHET PER POSTIN E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE OKB-se

3-lulzim-mulliqiNGA  LULZIM MULLIQI-SHBA/

Keshilli i Sigurimit i OKB-se,votoi dje njezeri per zgjedhjen e Sekretarit te ri te Pergjithshem te OKB-se.Ish-kryeministri Portugez dhe  drejtues disa vite me radhe i agjensise se OKB-se, per refugjatet,Antonio Guterres,i cigazli do te jete pasues i Ban Ki-moon ne postin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara.
Pas votimit te djeshem,Keshilli i Sigurimit do t’ia dergoje per miratim rekomandimin e tij Asamblese se Pergjithshme te OKB-se,
te perbere nga 193 vende,sa jane aktualisht ne kuader te OKB-se.Sekretari i ri i nominuar do te marre detyren e re me daten,
1 janar 2017,nga Sekretari i Pergjithshem aktual,Ban Ki-moon.Sipas se drejtes Nderkombetare Publike dhe pratiktikave diplomatike,Sekretariati eshte organ kryesor administrativ i Kombeve te Bashkuara.Ai perbehet nga Sektetari i pergjithshem,i cili
zgjidhet me propozim te Keshillit te Sigurimit nga Asambleja e Pergjithshme te OKB-se,me nje mandat pesevjecar,i cili sherben ne Seline e OKB-se,ne Nju Jork.Keshtu ne krye te personelit (Sekretariatit) eshte Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara.Sekretari ka ndihmesit e vet,te cilet i emeron vete,por,rregullisht nga radha e shtetasve te fuqive te medha,me se sigurohet nje balancim (ekuiliber) i ndikimit midis fuqive te medha.Ndihmesit udheheqin departamentet e ndryshme,sic jane:
Departamenti per ceshtje te paqes dhe sigurimit nderkombetar,per ceshtje ekonomike,per ceshtje sociale,per kujdestari dhe per territore qe nuk administrohen vete,pastaj per informimin e publikut,per ceshtje administrative etj.Poashtu,Sekretari i Pergjithshem mban pergjegjesine per punen e Pergjithshme te Sekretariatit dhe personelit tjeter te Kombeve te Bashkuara.
Sekretari i Pergjithshem ka te drejte t’ia terheqe verejtjen Keshillit te Sigurimit per ndonje ceshtje apo situate, e cila mund te rrezikoje ndonje ceshtje apo situate,e cila mund te rrezikoje paqen dhe sigurine globale dhe mund te ofroje sherbime te mira
Per te ndihmuar ne zgjidhjen paqesore te mosmarreveshjeve Nderkombetare.Ai i paraqet Asamblese se Pergjithshme aktivitetin vjetor te kesaj organizate boterore.Personelin e Kombeve te Bashkuara (Sekretariatin) e perbejne mijera nenpunes nga 193 vende te botes,te cilet punojne ne Seline e OKB- ne Nju Jork!Keta jane nepunes civile Nderkombetare dhe kryekeput punojne per OKB-ne.Ata jane te obliguar te mos pranojne instruksione prej qeverine te vendeve te ndryshme te botes.Sfidat e shumta me te cilat perballe sot bota jane te shumta si ndryshimet klimatike,fatkeqesite natyrore,semundjet e ndryshme,situatat komplekse dhe te tensionuara ne vende te ndryshme te botes,lufta kunder terrorizmit dhe ekstremizmit te dhunshem etj.
Urojme qe detyrat dhe obligimet qe do ti marre Sekretari i ri i Pergjithshem i OKB-se,Guterres ne fillim te muajit janar,2017,
t’i realizoje me sukses te plote ne tejkalimit e shume sfidave dhe situatave konfliktuoze ne pjese te ndryshme te globin tone.
Deri tani funksionin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara,e kane ushtruar shume personalitete te dalluara te
jetes publike,politike dhe diplomatike boterore si:Trygve Lie ( Norvegji),Dag Hamarsjold (Suedi),U Thant (Birmani),Kurt Waldhaim (Austri),Javier Perez de Cuellar (Peru),Boutros Boutros Ghali (Egjipt),Kofi Annan (Gana).Aktualisht ne kete post eshte Ban Ki- moon (Korea) deri  ne fund te vitit,2016,  dhe i nominuar per Sekretari te ri te Pergjitshem,Antonio Guterres (Portugali).
Lulzim Mulliqi-Ekspert i Ceshtjeve Juridike dhe Mardhenieve Nderkombetare.

Filed Under: Opinion Tagged With: GUTERRES, Sekretari i OKB, zgjidhet

NJË URIM PËR PRINCIN LEKA II

October 6, 2016 by dgreca

( Me rastin e martesës me Zonjushën Elia Zaharia )

pic-1pic-2

pic-4NGA HARRY BAJRAKTARI/

Jam shumë i lumtur që më 8 Tetor 2016 jam i ftuar në dasmën e Princit Leka II, i cili do të kurorëzohet me Znj. Elia Zaharia në një ceremoni të veçantë në Oborrin Mbretëror në Tiranë, ku do të marrin pjesë  shqiptarët nga të gjitha viset etnike dhe personalitete të huaja e të familjeve mbretnore. Kjo dasëm konsiderohet darsmë e shekullit, ndër më të mëdhat,  pas asaj të gjyshit të tij, Mbretit të Shqiptarëve Zogu I më 1938. Ajo ishte kohe tjetër dhe familja Mbretërore u bë pjesë e një historie të dhunshme të fazhizmit dhe diktaturës komuniste.

E konsideroj veten tejet të nderur me një privilegj të veçantë që më jipet rasti të jem prezent në ceremoninë martesore të princit Leka II me zonjushën Elia Zaharia, duke marrë parasysh lidhjet e familjes sime me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu I. Ai ishte mik i imi, i babait  dhe gjyshit tim, Metë  e  Musli Bajraktari.

Babai im, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për Leka Zogun I, të cilin pat rast ta takonte në rezidencën e tij New York në vitin 1972 bashkë me Musli Mulosmanaj që ishte gjithherë në ndërlidhje miqësore me Mbretin e Shqiptarëve. Nga entuziazmi që kishte babai im për të, gjatë bisedës sytë iu mbushën me lot ngaqë një takim i tillë atij nuk do t’ i mundësohej në Kosovën e okupuar atëherë nga Serbia dhe në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Mbretin Leka Zogu I e ka takuar edhe gjyshi im Musliu, gjatë një qëndrimi në SHBA,  në një vizitë tek varri i heroit kombëtar Abaz Kupit në New York.

Tri vjet më vonë, më 8 Tetor të të vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës Toledos, babai im Meta me një grup bashkatdhetarësh nga SHBA, në mesin e tyre edhe Can, Abedin dhe Hysen Mulosmanaj, Dr. Fuad Miftija,  kolonel Xhemail Lajçi, Imam Isa Hoxha etj. morën pjesë në ceremoninë dasmore të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I, i cili u kurorëzua me zonjushën Susan Cullen Ward.

Një koincidencë e këndshme: babai në dasmën e Leka Zogut I në Spanjë, ndërsa unë tash në dasmën e Princit Leka II në Tiranë. Kjo është histori. Tradita miqësore në mes familjes mbretërore shqiptare dhe familjes sime nuk është ndërprë asnjëherë. Në vitin 2003, me rastin e kremtimit të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, unë, Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Geci nga New York-u morëm pjesë në inagurimin e kompleksit të Lidhjes, të cilin e patën shkatërruar forcat serbe në luftën e fundit. Në këtë manifestim ishte edhe Leka Zogu I dhe mbretërsha Susan. Në shenjë respekti, Këshilli organizativ i kësaj ngjarje historike, më vendosi në vendin e nderit, aty ku ishte Lartmadhnia e tij. Me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogun I vizituam edhe qytetin e Gjakovës ku nga qytetarët dhe kryetari i komunës Aqif Shehu na u bë një pritje e përzëmërt. Në këtë manifestim fola edhe unë për lirinë e fituar. Leka Zogu I ishte tepër i entuziazmuar që vizitonte Kosovën dhe shprehte admirimin që shqiptarët e kësaj pjese etnike e kishin mbështeur babain e tij, Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve.  Po në këtë vit, më 2003, me Leka Zogun I dhe Mbretëreshën Susan ishim në një pritje te përzemërt tek familja e Ramush Haradinajt në Gllogjan të Deçanit. Traditën  miqësore  e kam vazhduar deri sa ai ishte gjallë. Me mikun e shqipetareve, kongresmenin Eliot Engel, Mbretin Leka Zogu I dhe Mbretëreshën Susan e takuam në Shqipëri edhe në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Gjithashtu me Prince Leka II, une dhe kongresmenin Eliot Engel, u takuam dhe ne Shtator 2016 ne Tirane.

Kjo dasëm e Princit Leka II do të jetë edhe një referndum për shqiptarët.

Princit Leka II dhe Zonjushës Elia Zaharia, une dhe zonja ime, ish- keshilltarja Lisa Milicaj, me rastin e kurorëzimit martesor më 8 Tetor, i urojme thellësisht nga zemra trashëgim, fat dhe jetë të lumtur bashkëshortore, si dhe vazhdimin e rrugës së fronit Mbretëror.

Nga Harry Bajraktari*

New York, Tetor 2016

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro- Amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, me rastin e marteses, Princit Leka II, Urim

Ferdinand Gjyli,mekaniku duarartë dhe veprimtar i Vatrës në Tampa

October 5, 2016 by dgreca

NGA  FADIL SHEHU, FLORIDA/

2-gjyli-ferdinand-ok

Ne Foto:Ferdinand Gjyli/

Jeta e Ferdinand Gjylit, lindur dhe rritur në qytetin në qerpik deti Jonian, me madhështinë e gjelbërimit të përhershëm të ullinjve,dhe lartësisë së Kus Babasë, nga ku qyteti i Vlorës,shfaqet si në pëllëmbë të dorës,është një jetë e qetë,me tallaze si deti,i cili në vite mbrujti cilësitë,e respektit dhe dashurisë për njerëzit dhe punën,trashëguar nga prindërit e tij të nderuar,Llazar dhe Gjinovefa Gjyli. I rritur në një mjedis të një familje punëtorësh,zanatçinj  dhe njerëz fisnik,Fedinandi rrinte shpesh herë pranë të atit,të cilit i “hanin” duart për punë.Ai krenohej me vlerat njerëzore dhe pasionin për punë të të atit,i cili po injektonte e mishëronte tek i biri dashurinë për profesionin e bukur dhe interesant të elektroudit.Pas përfundimit të shkollës së mesme të përgjithëshme “Ali Demi”, si zambak i bardhë në zemër të qytetit,ku ende nuk i kishte mbushur të 20-tat,krahas pasionit për tu bërë basketbollist i njohur,falë shtatlartësisë,trupit të  tij babaxhan, duke fitur përditë fansa të kësaj loje magjike,nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, Vladimir Mustafaj,shumë shpejt brenda tij,po rritej dhe hidhte shtat dhe dashuria për të mësuar profesionin e elektroudit.Në fillim ai nis punën si motorist në parkun e bonifikimit,duke mësuar shumë shpejt të fshehtat e këtij profesioni,të cilin po e zotëronte mjaftë mirë.Gjithashtu deri në netët e vona,shpesh,Ferdinandi apo Fredi siç e njohin tashmë të gjithë në zonën ku shtrihen qytetet Tampa,Saint Petersburg,Largo, Clearuotër,Nju Port Riç…qëndronte,studionte dhe vinte në praktikë të rejat e profesionit të elektroudit,pranë të atit të tij,Llazarit.duke fituar cilësitë më të mira të tij.”Dardha ,bie nën dardhë”-thotë populli. Aftësitë e këtij profesioni që zotëronte me shumë pasion djaloshi, që po mbushte të 24 vitet  e jetës së tij, u bënë të njohur shumë shpejt në mjedisin vlonjat, si të parat rreze të diellit mbi supet e kurrorës së blertë të ullinjve mbi Kaninë, që nisin të ngrohin gjithë qytetin,duke fituar dashamirësinë dhe fjalët më të mira nga banorët e këtij qyteti.Pikërisht në këtë moshë fare të re, Ferdinad Gjyli, njihet si novator i talentuar duke befasuar dhe mjaftë mjeshtra të këtij profesioni. Ai nderohet me titullin,Mjeshtër.Nga duart e tij të arta, prodhohet e para bankoprovë në shqipëri për profesionin e elektroudit. I ati bëhet me krah dhe i lumtur që profesionin e tij,tashmë po e trashëgon i biri. Pas viteve 90-të.si shumë bashkëmoshatarë të tjerë,Fredi, ndërmer tentativë për të shkuar dhe punuar si emigrant në Greqi.Por të ardhurat financiare nuk përballonin dot kushtet e jetesës të familjes së tij, duke bërë që ai të siguroj një vizë pune për të shkuar dhe punuar në SH.B.A. Ishte vjeshtë e vitit 1999,kur ai largohet nga familja,të afërmit,shokët…nga shqipëria,për tu ankoruar përfundimisht,në qytetin Cllearwotër,të shtetit të Floridas,ku më pas integrohet familjarisht në jetën amerikane.Sërish Fredi nis të punoj si mekanik. Puna mjaftë cilësore,përkushtimi dhe korrektësia e treguar ndaj klientëve që shtoheshin përherë e më shumë,bëjnë që ai të hap servisin e tij, madje të punësoj dhe zanatçinj të profesionit të mekanikut dhe shqiptarë. Krahas  shqipes, ai zotëron mjaftë mirë gjuhët greqisht,anglisht dhe spanjisht.çka bëjnë që në kumunikim me klientë, që i përkasin mjaftë kombeve dhe vijnë në këtë servis, të jenë të kënaqur me komunikimin dhe kërkesat e tyre.Prej dhjetë vjetësh ai punon në këtë servis duke synuar që cdo klienti të mos I mungoj as “maja e gjilpërës”dhe të jetë i kënaqur me punën që ai kryen.

1-ferdinand-gjyli

Ne Fotografi: Ferdinand Gjyli gjate punes ne oficinen e tij ne Clearwater/

Ndërkohë në hapësirat e këtij servisi ku padyshim duart e Fredit llangosen nga punët që kryen në trupin e çdo makine,i mbuluar me bula djerse në fytyrë,të terheqin vëmëndjen dhe siluetat e dy djemve të tij, Mario,i cili po studion në vitin e fundit inxhinjeri elektronike dhe kompjuter dhe Antonio për inxhinjeri elektrike.Të dy ndjejnë pranë këshillat dhe sugjerimet e atit të tyre, duke i qëndruar punës tek koka. Por kurrësesi Fredi nuk harron të thotë fjalë mirënjohje  e respekti për bashkëshorten e tij të nderuar Kozeta,e cila jep një ndihmesë të pa kursyer ndaj familjes.Kudo, në rrugë,në kafe Star baks,në vende pune apo në kohën e lirë, kur jo pak shqiptarë mblidhen në mes tyre,padyshim që biseda do të rrok dhe emrin e mekanikut duar artë Ferdinand Gjyli,duke e pagëzuar atë si “doktor”të makinave.Mjaftë klientë nga shqipëria,Mali I Zi,Kosova,Maqedonia,Greqia,Kuba, e vende të tjera, të thonë se makinën për cdo defekt e cojmë tek Fredi,sepse aty kemi siguri,cilësi,korrektësi dhe nuk është i shtrenjtë si në serviset e tjera.Gjithcka për këtë ecuri të sukseshme,Fredi ja dedikon mbi gjithçka trashëgimisë të atit të tij,Llazarit por njëherazi synon që ky profesion të jetë i sukseshëm dhe tek dy djemtë e tij.Vitet ikin duke ndjekur njeri tjetrin…ndoshta tek ai  qëndrojnë si prush i ndezur, malli, nostalgjia…Zemra ndjen qytetin ku u rrit dhe hodhi shtat,për tu kthyer një ditë përfundimisht.Për ndjenjat që i trazojnë shpirtin,i gëzuar ai tregon foto nga shtëpia e re që po ndërtohet sapo kalon tunelin e Ujit të Ftohtë,fare buzë bregut..me shikim nga deti.Në qytetin e Cllearwotër,ku prej dymbëdhjetë vjetësh Fredi ka shtëpinë e tij,përherë është mes miqve e shokëve, madje nuk mungon në çdo aktivitet artistik e përvjetor.Ai është i kudo ndodhur në ngjarje dhe probleme që mbart komuniteti shqiptar në Florida,në veçanti Dega e Vatrës në Tampa Bay.Nuk harron të shpreh respekt e fjalë mirënjohje për drejtuesit e kësaj dege nën përkushtimin e të cilëve,u hap e para shkollë shqipe në Florida,si dhe përgatitjet që kanë nisur qysh tani për festat e 28- 29 Nëntorit, ku shqiptarët do festojnë si gjithmonë së bashku këtë evenimet të ndezur nga vallja e kënga shqiptare, të cilën do e  pasurojnë edhe më shumë prania  e  këngëtarëve të njohur Irma Libohova, Ylli Baka e të tjerë.Biseda rrjedh e pastër,e sinqertë si vetë emri që mban qyteti Clearwatër,midis njerëzve,ku padsyshim  do të përmëndet dhe emri i njeriut fjalë pak,të ciltër,Ferdinand Gjyli,i cili njihet në veçanti dhe për vlerat e tij bamirësie e humanitare.Kryetari i degës Vatra Tampa Bay,Tasim Ruko,njeri prej të cilëve që këmbënguli që të shkruhej një portret për mekanikun e palodhur dhe veprimtarin e shquar të kësaj dege,të flet me optimizëm për vlerat që mbart Fredi,të cilat me të drejtë e kanë bërë të njohur në mjaftë qytete të shtetit të Floridas.Në çdo kohë ai është i kudo ndodhur si anëtar, aktivist dhe i njohur në mjaftë raste si njeri me zemër të madhe dhe human.Ai kurrë nuk kërkon të dalë dhe të tregoj se është dikush në zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave, në mënyrë të veçantë ndaj njerëzve dhe familjeve në nevojë,duke i ndihmuar moralisht dhe financiarisht.Rastet ku ai ka ndihmuar individë dhe familje në rast fatkeqësie apo sëmundje nuk janë të paktë, duke treguar së është një njeri pa zhurmë e bujë.I tillë është  Ferdinand Gjyli,vlonjati me duar të arta,njeriu i mirë me vlera humane, bamirësie,aktivisti i palodhur i shoqatës Vatra në Tampa Bay, në Shtetin e Floridas.

 

Filed Under: Opinion, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, Ferdinand Gjyli, mekaniku, vatrani

Fushata ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit

October 5, 2016 by dgreca

 

Nga Entela Binjaku /1-entela-binjaku-ok
Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau”/

Fushata ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit/1 tetori shënoi celjen e fushatës ndërgjegjësuese të luftes kundër kancerit të gjirit.Në këtë muaj operatorët e shumtë nga fushat e shëndetit, bëhen pjesë e veprimtarive, që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.Një aktivitet i tillë u mbajt në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku (instituti jofitimprurës) “We speak science – ne flasim me shkencë” e themeluar në Boston, USA, nga motrat Detina (Harvard University) dhe Argita Zalli (Imperial College London) në bashkëpunim me studentë të këtij fakulteti, bashkebiseduan me pjesëmarrësit, rreth disa aspekteve të kësaj sëmundjeje.
Në këtë konferencë dr. Argita Zalli që punon në “Imperial College of London”, i informoi të pranishmit per trajtimin e kancerit të gjirit dhe gjetjet e fundit nga fusha e kërkimit shkencor.
Për një përfshirje aktive dhe të studentëve të këtij fakulteti pesë prej tyre mbajtën kumtesa, ku secili shpalosi aftësitë në drejtim të të folurit në publik, trajtimit me përgjegjësi të pyetjeve nga të pranishmit dhe vlerësimine nevojës për njohjen e thelluar të natyres dhe te pasojave që krijon kjo sëmundje.
Për një të ri apo të re, që do të diplomohet, këto njohuri shkencore janë me rëndësi nëformimin profesional, madje shkembimi i ketyre përvojave gjatë viteve te studimeve universitare, marrin një vlerë të rëndësisë së lartë. Pervoja e motrave Zalli, dy profesioniste që konkurojnëme dinjitet në tregun ndërkombëtar të punës,ishin të vlefshme edhe të nevojshme, per zgjerimin e njohurive profesionale dhe shkencore ne luften kunder kancerit te gjirit.
Ndërkohë për të krijuar një panoramë më të gjerërreth kësaj sëmundjeje, po citoj Prof.Dr. Lufti Alia sipas të cilit: “Lufta kunder neoplazive, aktualisht eshte prioritare ne sherbimet shendetesore, pasi keto semundje perbejne nje problem shqetësues mjekësor dhe shoqëror.
Neoplazite e gjirit edhe ne kete fillim shekulli vazhdojne te mbeten një ndër pesë “big killers” në përgjithësi në popullatë, por sic kuptohet ne veçanti jane ne vendin e pare per rastisjen dhe si shkak vdekjeje tek femrat.
Ne dy dekadat e fundit, neoplazite e gjirit jane shtuar si rastisja, madje jane bere shqetësuese sepse konstatohet shtimi i rasteve ne moshat e reja 25 – 45 vjeç, nje grup popullate qe deri tani ishte perjashtuar ne programet e “screening” te sherbimeve shendetesore te vendeve europiane.

– në Evropë diagnostikohen 210 000 raste te reja ne vit dhe 74 000 raste vdekje nga kanceri i gjirit.
– Neoplazite e gjirit perbejne 27 % te gjithe tumoreve te femrave.

– Ne Itali, çdo vit diagnostikohen 45 000 raste te reja ne vit, nga te cilat:
20 % e rasteve ne moshen nen 50 vjeç,
60 % e rastevee ndermjet 51 – 70 vjeç
20 % e rasteve ne mosha te avancuara.
– Kjo neoplazi prek nje ne çdo 10 gra.
Ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë dy fjalët kyce të cilat lidhen ngushtë më faktorët rrezikues.
Ndër faktorët rrezikues përmendim:
Faktoret rrezikues te pamodikueshem:
-moshën: me rritjen e moshes rritet rreziku i shfaqies te tumoreve te gjirit;
-ndikimi i hormoneve: rastet me kancer te gjirit shtohen dhe per efekt te veprimit te zgjatur te
hormoneve, qe prodhojne vezoret para menopauzes. Grate me jete fertile te gjate rrezikohen nga
tumoret e gjirit kur shfaqen parakohe menstruacionet ashtu dhe menopauza eshte e voneshme.
– Aspekti i familjaritetit më këtë sëmundje: karcinomate gjirit jane te shpesh ne gra qe kane pasur
pjestar te familjes me kancer te gjirit ose te vezoreve (gjyshe, nena, motra, halla, tezja).

Faktoret rrezikues te modifikueshem dhe stili i jetes.
– Terapi zevendesuese me hormone, sidomos me medikamente me permbajtje estrogeni dhe progesteroni
– Moslindja fëmijë eshte nje faktor rreziku, qe kercenon per kancer te gjirit. Sa me shume shtatzani
aq me i vogel rreziku. Shtatzani para moshes 30 – 35 vjeç, duket se mbron nga rreziku per tumore
te gjirit”.Nese nje grua ka kaluar me pare nje karcinome te gjirit, rritet mundesia, qe tumori te
perseritet si ne te njejtin gji ashtu dhe ne gjirin tjeter.
– Mbidhjamosja eshte nje faktor rrezikues.perdorimi i ushqimeve me kalorazh te
larte rrit rrezikun.
– Pirja e duhanit eshte i njohur si nder faktoret më rrezikues.
– Alkooli. Rreziku i zhvillimit te neoplazive te gjirit, rritet ne propocion me sasine dhe kohen e gjate te konsumit te alkoolit nga femrat
– Djeta e varfer me fruta, perime dhe zarzavate
– aktiviteti fizik i kufizuar – jeta sedentare

Parandalimi lidhet me disa sjellje individuale ne jete, te cila ndikojne permbrojtjen e organizmit nga tumoret.
– Sot perdoren disa medikamente, te pergatitura nga lende natyrale, ose farmakologjike, qe ndalojne ose ngadalesojne rritjen e tumoreve.
– Dieta, e pasur me fruta, perime dhe me zarzavate te fresketa.
– Ndjekja e aktiviteteve fizike, sidomos ne menopauza.

Shenjat që sinjalizojnë një kancer të gjirit shprehen:
– Shenja e pare ne 80 % te rasteve eshteprania e nje kokrre (nyje) ne gji.
Me përparimin e semundjes, gjiri forcohet, lekura rrudhet e merr pamje si levozhga e portokallit, thithesi i gjirit fundoset, deformohet dhe me pas gruaja konstaton shfaqen nen sqetull te nje gjenderre, me konsistence te forte, çka deshmon per zhvillimin e metastazave.

Diagnoz e hershme, rrit mundesite te fitojme luften kunder kesaj neoplazie.
Per grate e grup-moshes 40 – 50 vjeç, sugjerohet te bejne çdo vit mamografi me pas nje ekografi, te shoqeruar me viziten e mjekut senolog.
Per grate e grup-moshes 50 – 75 vjeç, keshillohet te bejne mamografi çdo dy vjet.
Per grate e grup-moshes 40 – 50 vjeç, sugjerohet te bejne çdo vit mamografie me pas nje ekografi, te shoqeruar me viziten e mjekut senolog.
Për gratë e grup-moshës 50 – 75 vjeç, këshillohet te bejne mamografi çdo dy vjet”.
Ndërkohë në vendin tonë sipas “Institutit të Shëndetit Publik” rastisen 450-500 raste të reja me neoplazi te gjirit çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri ne femrat.
Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të përparuara gjë e cila e vështirëson mjaft procesin e shërimit.
Po sipas “Institutit të Shendetit Publik”: çdo vit, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) janë diagnostikuar rreth 350 raste të reja me kancer gjiri me një prirje të lehtë rritjeje, me një kulm prej 443 rastesh në vitin 2013.
Krahasuar me vitet’80, ne vitin 2015, numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë.
Kanceri i gjirit nuk ështëmë “sëmundja që nuk më prekë mua apo familjarët e mij”, përkundrazi është një ndër patologjitë, që prek një numër të madh grashe.
Edhe pse në opinion ka një lloj frike nga vetë emërtimi, përvoja e profesionistëve ka treguar se parandalimi është i mundur falë ndërgjegjësimit për kontroll periodik dhe diagnostikim sa më të hershëm, duke e bërë më të lehtë procesin e kurimit.
Shkaqet pse gratë në Shqipëri diagnostikohen në faza tëpërparuara ku rezultatet e pritshme janëkryesisht pezmatuese lidhen me shumë faktorë të tillë si:
– ngritjen e pakët kulturore tëgrave për kontroll periodik shëndetësor;
– frika nga diagnoza dhe për atë që vijon;
– mendimi i stereotipizuar se “nuk mund të më ndodhë mua”;
– mosnjohja me faktorët rrezikues;
– mungesa e vlerësimit të simptomave në kohën kur shfaqen;
– shmangia ose mbajtja larg e përvojave të hidhura shëndetësore të mëparshme ne familje etj.
Shëndeti ndërthur në një nevojën për shërbime cilësore nga fusha të ndryshme, është i lidhur ngushtë me mjedisin përreth nesh si atë lokal, të shtetit ku jetojmë po ashtu edhe me atë global. Disa forma të shkatërrimit të mjedisit rrisin rrezikun për shëndetin. Ndaj edhe mbrojtja e mjedisit bën pjesë në programet e mjeksësisë parandaluese. Sipas studiuesve “puna në mjediset ku përdoret asbesti rrit rezikun e prekjes prej disa llojeve të kancerit”, po ashtu “ndotja e ajrit në nivelet larg standardes së lejuar rrit mundësitë për kancer të mushkërive që përbën edhe llojin më të përhapur të kësaj sëmundjeje”.
Për aq kohë sa shpërndarja e sëmundjeve është e ndryshme midis vendeve, rajoneve dhe shtresave të ndryshme shoqërore është e qartë se ajo ndikohet nga mënyra e të jetuarit, gjë nga e cila i jep udhë ndikimit të faktorëve shoqërorë. Faktorët shoqërorë ndikojnë tek mundësitë e njerëzve për t’u prekur nga disa lloje sëmundjesh si dhe në natyrën e kujdesit shëndetësor që marrin. Në vendin tonë faktorët e tillë mund të shpjegojnë pse gratë në vendin tonë vdesin më së shumti prej kancerit të gjirit dhe faktorë të tillë flasin për cilësinë që lë për të dëshiruar të shërbimit që marrin këto gra.
Pikërisht për këtë arsye kanceri i gjirit si dhe mjaft sëmundje të tjera, kanë nevojë për një trajtim të kombinuar të profesionistëve nga disa fusha të cilët duke i ardhur në ndihmë një gruaje që preket prej tij, i kanë ardhur në ndihmë mbarë shoqërisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Entela Binjaku, Kanceri i gjirit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 535
  • 536
  • 537
  • 538
  • 539
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT