• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria se si mu duk

August 21, 2016 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Qysh në krye, po i kujtoj baca Faik Konicës, se Shqipërinë e tij e gjeta si Kandaharin e Afganistanit. Dhe që njerëzia e urtë me të drejtë e quajnë tashmë Albanistan. Në të njëjtën kohë ndjesë që po i huazoj titullin. Megjithëse dua ta siguroj se as që ia dinin emrin fare. Pasi librat më të shitur ishin Kurbani dhe bëmat e Enver Hoxhës, po në versionin anglisht ama, në libraritë e europës. Kështu që ajo që u kemi thënë nxënësve, sidomos pas rënies së diktaturës…, me atë dashurinë e nginjur për gjoja demokracinë, se, Konica kështu e ashtu. Në vizitën e vitin 1928, një eksperiencë që i la këtë apo atë shije. Por që në thelb ai trajton çështjen kombëtare si të mbytur nga doket apo zakonet e mykura. I ngjan sot, pa i luajtuar asgjë, as edhe më thërrimen e presjes, kalvarit nopran të shqiptarizmës së përçudnuar nga soji i xinxifillëve provincialë. Duke filluar për së pari me mëkatin më të madh, atë që kryeqeveritari aktual e quan rilindje urbane…, qëndrat e qyteteve.
Nuk e di…, por ajo që është më e trishtueshmja, është një lloj mbushjemendje kolektive. Apo një gëzim kolektiv karshi njëshit. Kur ai me kollajllëkun më të madh u shkul gjërat e memories dhe u ngul gurë nga fondet investuese. Dhe sigurisht të shpërndara me përqindje, ca investitorëve që paisnin me nga një bluzë me kolor rrezatues, me nga një lopatë të ndryshkur, aty dikund, me një cigare në gojë etj. Ca njerëz të budallepsur që nuk e kanë idenë e të drejtës së punëtorit. Mjaft që dikush, në një ditë të javës, gjithmonë nëse nuk do i dilte ndonjë punë me ngut, do fuste dorën në xhep. Ose do hapte portofolin që mban në sqetull, aq e modës ndër investitorët shqiptarë, dhe do i jepte ca lekë.
Kjo qe e para, një shije e gjitha me pluhur pa fund.
Për së pari do ndalem tek qyteti im. Thjesht për të qënë më i qartë. Dhe do ndalem tek pemët. Apo e ashtuquajtura rilindje urbane. Më dt 17 gusht, kryeqeveritari qartësoi idene e tij se po e rilindte Lushnjen.
Dhe qentë le të lehnin, ai po mbillte palma. Hyrja e qytetit po bëhej bashkëkohore, apo europiane. Dhe se morën fund gropat me baltë.
Morën fund ndërtimet pa leje. Ndërkohë nuke di përse ai e quan të lejshme, nguljen e palmave me kokën e tij?! Në fund të fundit edhe transformimin e qëndrave ndër qytetet e vendit?
Në memorien time, Lushnja ka vdekur tashmë. Këtë e tha edhe një piktor lushnjar, kur erdhi dhe u dekorua si qytetar nderi. Në çfarë këmbëngul? Ose në atë çfarë dua të sjell. Nuk ka asgjë në kundërshtim me zhvillimin urban të një qyteti. Asesi. Por me arrogancën ndaj traditës, vendodhjes gjeografike, faunës dhe të tjerave. Gjëra elementare që dallojnë qytetin nga qyteti. Dhe që i japin identitet. E kam thënë dhe herë të tjera, palma nuk është pemë e jona. E aq më tepër e Myzeqesë. Lushnja e memories time, e stendave të muzeut, e fotove të arshivave personale ndër qytetarë. Ka pemët e saja…, vidhin, shelgun, kavakun, selvitë, plepin dhe kolipset me hinxat katana. Dhe nuk e di përse i ekspozojmë këto, nëpër stenda etj. Nga ana tjetër njihen dhe ato ndërkomunikimet tregtare nëpër shekuj me veriun. Sidomos me dibranët e gollobordasit. Që teksa vinin poshtë edhe si çobenë, ustallarë apo zanatellinj sillnin edhe fidanët e blirit apo të gështenjës. Këto më mirë se unë i dinë ata që i kanë shërbyer Lushnjes në këtë fushë. Dhe që nuk janë të pakët. Aq më tepër që jemi vendi me Institut kulturash bujqësore e fidanësh, me investim të huaj. Por me sa kam kuptuar, gjatë këtyre zhvillimeve të demokracisë sonë, janë pikërisht këta intelektualë që janë kthyer në intelektualë partish. Duke shkelur vet të parët mbi punën e tyre. Ndaj nuk është e rastit që një vend, një qytet, apo qytetet tona në përgjithësi, i janë nënshtruar një rilindje urbane që të kall krupën.
Një dehje kolektive ku qofshin këta edhe administratorë i kënaqeshin kaq shumë atyre ngjyrave mbi suvatë e dala boje, thua sikur të ishin vetë autorët. Të bindur në një transformin magjik dhe të dobishëm. Nga ana tjetër, rrethina, sidomos rrugicat çaheshin e riçaheshin pambarim. Këto gropa, këto hendeqe plot plastika, plot mbetje të tjera inertesh. Plot pluhur e qenë rrugësh…, nuk ekzistonin. Megjithëse kryeqeveritari bënte aludime me qenër. Me qentë që lehnin. I gëzohej katrahurës së tij.
Në sytë e mi vdiste një qytet që më lutej. Ai i godinave tashmë të diktaturës. Por që me të mirat dhe me të këqijat e tyre, mbanin brenda administratorët rilindas. Pra gjithçka dhe çdo gjë ndërrohej, transformoheshin. Veç ato jo, bëheshin më të vogla, më të palara. Mbyteshin nga hyrje daljet. Megjithatë rilindasit aty nguten. Aty paragatisin dhe planifikojnë shpërpërberjen. Qe një ndjesi përplasjesh. Për aq sa kam memorie, kam jetur diku tjetër kur isha fëmijë. Kam dashur diku tjetër kur isha i ri. Po jetoj diku tjetër tani si mik në vendin tim. Në një qytet që gjithkujt mund t’i përkasi veç lushnjarit të kahershëm jo. Aq sa ma shtrydhi zemrën për ato ekualipte anëve të rrugës ku vërtetë kam vdekur dashurie. Megjithatë një botë kulturash e gradaçelash u bën hije…, zagarëve me shumicë. Ata që ai qeveritari i prodhon me shumicë dhe që na krahason paturpësisht me ata. Vetëm pse duam ta kemi qytetin tonë, tonin. Me idilet tona. Nisur edhe nga kënga jonë. Nga krahasimi i vashës me shtatin e selvisë. Dhe jo të palmës. Me hinxën ku ndërton folenë guguftuja. Jo me palmën e arabisë dhe tropikut. Një vend ku poeti thotë se do më shajë shelgu i Seminit. Dhe jo palma e Edi Ramës. Po kjo është marrëzia jonë. Për hatër të Edi Ramës, vrasim edhe Seminin por edhe veten tonë. Pranojmë të na e ndërtojnë shtëpinë siç duan njëshat. Jo si duam ne… dhe janë ata që na urdhërojnë e thonë jetoni kështu, këtu dhe mbylleni gojën.
Për së dyti, po shkoj më tutje tek Shqipëria e rilindasit. Baca Konicë…, shqiptarët nuk janë më njerëzit e fustanellës. Atij kostumi që aq për zemër e ke. Por i ferexheve dhe mjekrave. Madje duhet t’i vëm kryq metaforës me flokë. Nuk ka më flokët e tua i merr era. Flokët e tua si ujvarë. Por shami Turqie si zonja e parë e Turqisë.
Në Korçën e alfabetit përshembull më bëri përshtypje, qentë me kope. Trotuaret me qebaptore dhe një festë e madhe birre, ku njerëzia vinin një e nga një, me bukë me vete.
Në një arë të qëndisur mollësh, ku ne bënim foto, bujku na tha, merrni mos ikni, mbushni makinën se dheu do i hajë. Nuk kam ku t’i çojë.
Në një qytet me emrin Fier, një zonjë biblioteke me celular në vesh. Ndërsa fliste e gajasej me dikë diku, më tregon se sa nder i madh do ishte për shkrimtarin t’i falte librat bibliotekës së qytetit. T’ia bënte dhuratë, pasi nderohej të ishte pjesë e fondit të librit.
Ndërkohë libraret e tjera të përzinin me të bërtitura. Ndërsa kulloheshin në ca monitorë të vegjel me telenovela Turqie.
Një shitës në Tiranë të pyeste me gjysëm zëri se a do kuponin? I kullonin sytë, vetëm t’i thoje jo..
Një qytetar kudo, sapo e pyesje se si kalon. Të përgjigjej rrjedhshëm… pa punë, gruan pa punë, vajzën pa punë. Nënën e sëmurë. Djemtë kanë jetën e tyre në Itali. Nuk bëhet këtu. Nuk u afrohesh dot zyrave se vetëm lekë duan. Dhe i dinë përmendësh çmimet për një vend pune.
Baca Konicë, një inxhinjer i shkëlqyer veprash, merrej me tekstin e statutit të partisë. Dhe një doktor duhej ta ndiqje deri në Shkodër për t’i dhënë ca para. Thjesht për një firmë, për një nënë me frymë të fikur. Një karrocier nga komunalja e Enverit e gjen avokat me tituj. Dhe një ushtarak të liruar nga detyra, armik të përbetuar të demokracisë. Sapo e pyesje dikë për kanabisin, vinin fotot seri në mesenxher. Nga Kurveleshi gur i thatë, deri tek Razma oazi i naltën.
Fushat mbyteshin nga prodhimi me shumicë. Megjithatë të gjithë ankoheshin për treguan. Për mungesën e parasë. Të gjithë një ligjëratë…, nuk kanë njerëzit para të blejnë.
E çfarë tjetër të them. Po e le me kaq për sot. Thjesht të mos të ta nxijë më shumë këtë të dielë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, se si mu duk, shqiperia

PËRFYTYRESA E SHQIPËRISË DHE POLITIKA SHQIPTARE

August 20, 2016 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/

11 korriku, me votimin “bullgar” të reformës së drejtësisë, duket se qe një përjashtim i rrallë. Kryetari i Shtetit, të cilin reforma e detyron të propozojë emrat e gjyqtarëve që do t’i nënështrohen vetingut, tregohet i shqetësuar, mbasi i mungojnë dekretet plotësuese të ligjit për reformën. Për pasojë nuk din se çfarë kriteresh duhet të zbatojë për caktimin e atyre emrave. Kryetari i komisionit për reformën, i cili duhej t’i kishte gati, në vija të përgjithëshme, ata dekrete, mbasi ka gati dy vjet që merret me atë punë së bashku me bashkëpuntorët e tij, duket si i shastisur nga “zbulimet” e Opozitës mbi veprimtarinë e vëllait të tij. Simbas saj, ai ishte i prekur nga një mandat arresti, i lëshuar nga organet e drejtësisë të Venezuelës, një Vend model i sprovës së fuqisë shkatërruese të ideve komuniste, të cilat në pak vite janë t’afta të katandisin në gjëndje urije edhe shtetin më të begatë të Amerikës Latine.

Opozita e cila, mbas shumë dredhash jo vetëm politike e juridike, për ndonjë çështje edhe me të drejtë, si pasojë e trysnisë së pashembullt për logjikën e thjeshtë të marrëdhënieve ndërmjet shteteve, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, në çastet e fundit t’asaj dite “historike”, pranoi “konsensusin” e votoi njëzëri reformën. Ajo votë u përshëndet meentuziazëm nga të gjithë, shqiptarë e ndërkombëtarë, duke krijuar idenë se, më së fundi, mbas një të katërt shekulli dështimesh në zbatimin e ligjëshmërisë, veçanërisht në fushën gjyqësore, u krye hapi  i nevojshëm që do të bëjë Shqipërinë një shtet të së drejtës, në të cilin korrupsioni dhe paligjshmëria nuk do të kenë më të drejtë qytetarie. Duket si njëëndërr sa e bukur, po aq e vështirë për t’u besuar, edhe se nunët e saj në pagëzim janë ambasadorët e SHBA dhe BE.

Pa u thelluar në këtë rast n’arsyet, rrethanat apo motivet që sollën në këtë gjëndje të rëndë të drejtësisë e politikës shqiptare, që bëri të domosdoshme jo bisturinë, por sëpatën e shteteve perëndimore e që e kanë burimin në strategjinë e fshehtë të tjetërsimit të sistemit, të hartuar në fjalimin famëkeq të Ramiz Alisë në byronë politike të PKSH, në tetor 1989, një farë mosbesimi, përsa i përket rezultateve të pritëshme, bëhet i detyrueshëm. Për të krijuar besimin duhet një zotim i përgjithshëm, jo thjesht për të dënuar ndonjë gjyqtar qëështë pasuruar me ryshfetet e marra për të dhënë vendime të padrejta, por për të ndryshuar mendësinë zotëruese të këtyre viteve, të përmbledhur në moton “Shqipërinë do t’a gëzojmë ne dhe fëmijët tanë”, me të gjitha mjetet e mënyrat për t’u vënë në jetë. Por çfarë besimi mund të frymëzohet nga ata që e përqafuan me bindje dhe e bënë synimin kryesor të veprimtarisë së tyre postulatin e Ramiz Alisë, të cilët sot veshin qyrkun e “reformatorit”, për t’u ligjëruar në sytë e përfaqësuesve të SHBA apo të BE ?

Ai zotim kërkon një minimum bashkërenditje të bindjeve e veprimeve, një minimum respekti të ndërsjelltë. Në kundërshtim me këtë kërkesë tënevojshme, jemi të pranishëm në një garë të shfrenuar padish të ndërsjellta, të cilat shprehen pothuajse çdo ditë, jo vetëm nga zëdhënësit, por edhe nga përfaqësuesit e lartë të PD apo PS, në moskokëçarjen e përgjithëshme të institucioneve shtetërore shqiptare, përfshirë këtu edhe prokurorinë. Simbas padive të PD, qeveria shqiptare, kryesisht Kryeministri Edi Rama dhe ministri Tahiri, janë vetëm “baronë të drogës” të cilët, nëpërmjet sejmenëve të tyre në funksione tëndryshme, kryesisht n’organet e rendit, e kanë kthyer Shqipërinë në një mori plantacionesh me kanabis, nga shitja e të cilit nxjerrin fitime përrallore. Një realitet i tillë do t’i bënte t’u dridheshin eshtrat në varre të gjithë atyre që, njëqind vjet më parë, u munduan të krijonin Shqipërinë e pavarur.

Pohimet e ditëve të fundit të kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, apo të kreut të departamentit të sigurisë t’asaj partie, Enkelejd Alibeja, të mbushura me shifra e me emra, edhe sikur t’ishin 50 % të vërteta, duhet të ngrinin në këmbë të gjithë shqiptarët, duke filluar nga Kryetari i Shtetit tek qytetari më i thjeshtë, përfshirë edhe oganet e drejtësisë. Imazhi i një shteti, në të cilin Kryetari i Qeverisëështë pronar i paligjshëm i tokave të mbjella me kanabis që çohet fshehtas n’Evropë, jo vetëm duhet të jetë i papranueshëm për secilin shqipfolës, kudo që të ndodhet, por duhet të bëhet një problem edhe për organizmat ndërkombëtare si NATO apo BE, me të cilat ajo qeveri mban lidhje.Ҫuditërisht nuk vërehet asnjë lloj kundërveprimi dhe kjo gjë më duket e papranueshme.

Imazhin e Shqipërisë mundohen t’a ruajnë të pastër qindra mijra qytetarë në territorin e saj, apo në botën e madhe. Nuk kanë të drejtë Lulzim Basha, Edi Rama, Edi Paloka, Saimir Tahiri, apo kolegë të tyre të politikës t’a përdhosin para shqiptarëve e para botës.Organet e Prokurorisë dhe Kryetari i Shtetit, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e kanë për detyrëmorale dhe shtetërore të nxjerrin të vërtetën në shesh. Nuk duhet ndonjë gjë e veçantë për të zbuluar se ku qëndron kufiri mes së vërtetës dhe gënjeshtrës në këtë batërdi akuzash e në këtë mori përbaltjeje, jo vetëm të personave të zënë në gojë, por edhe të emrit të vetë Shqipërisë. Heshtja dhe moskokëçarja, si i tyre ashtu edhe i shoqërisë civile, janë një barrë e rëndë në ndërgjegjen e secilit. Nëse janë të vërteta pohimet e eksponentëve të lartë të PD, jo qeveria teknike që kërkon drejtuesi i saj, por dorëheqja e këshillit ministror e proçedimi simbas ligjit bëhen veprime të domosdoshme për t’u mëtuar nga shqiptarët. Nëse nuk janë të vërteta ata zotërinj duhet të paditen për shpifje kundër autoritetit të Shtetit e për njollosje të figurës së tij.

Në të mirë të imazhit të Shqipërisë, nuk duhet të ketë rrugë të mesme, aq më pak indiferentizëm e kthim koke nga ana tjetër, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse politikanët tanë nuk e njohin aspak etikën e profesionit të tyre, sa që arrijnë në të tilla humnera poshtërimi, detyra e përbashkët kundrejt atdheut tonë dhe emrit të mirë të tij na detyron të mos jemi spektatorë të thjeshtë. Le shumë për të dëshëruar qëndrimi i kryeministrit dhe ministrave të tij kundrejt padive që u bëhen. Së pari ata janë qytetarë, të cilët, para akuzash “të paqena”, duhet të kundërveprojnë në përputhje me ligjet e shtetit dhe moralin e shoqërisë, ndërsa si njerëz me pushtet e kanë për detyrë që imazhin e tij t’a ruajnë të pastër. Mungesa e kundërveprimit apo të një të tilli shumë të vakët, kundrejt padive, tërthorazi i ligjërojnë ato. Habit fakti që ministri i brëndshëm “indinjohet” nga një shprehje pa rëndësi që një deputete i drejton një polici rrugor, por nuk kundërvepron aspak ndaj akuzave që i bëhen atij vetë si njeri i lidhur me krimin e organizuar, madje si pjestar e drejtues i tij!!!

Në këtë amulli idesh, qëndrimesh e veprimesh, në këtë atmosferë helmi, kundërshtie e guerriljeje politike, vihet në mëdyshje e gjithë ecja jonë drejt synimeve evropiane që, fatmirësisht, mbeten të pranuara nga të gjithë segmentet e jetës politike e nga shumica dërmuese e qytetarëve. Temperatura e lartë e kësaj fund vere politike çorodit mëndjet, sa që arrihet në veprime të njëanëshme e të pajustifikuara, si nga ana logjike ashtu edhe institucionale, siç ishte rasti i shpalljes si “i paligjshëm” nga ana e PS i dekretit të Presidentit për rivotimin e kryetarit të bashkisë së Peshkopisë.

Në këtë vorbull politike që nuk duhet të pengojë veprimtarinë e Kuvendit në plotësimin e reformës në të gjitha shtojcat e saj, deri në fillimin e zbatimit praktik, bie në sy aktivizmi i përshpejtuar i Kryetarit të PD, që “paralajmëroi dje nxitjen e revoltave popullore në rast se maxhoranca nuk do të pranojë kushtin e Opozitës për krijimin e një qeverie teknike”. Z. Basha edin mirë se një qeveri, në një Vend demokratik, ndërrohet kur nuk ka më votbesimin e parlamentit, gjë që tani për tani nuk është e vërtetë. Sigurisht Opozita e ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha rrugët e mundëshme ligjore për të fituar dhe akuzat e përditëshme që i bëhen Qeverisë, mund të jenë një bazë e fortë për të kërkuar ndryshimin e saj. Ato padi nuk më duket se përbëjnë ende “pisqollën tymëse”, që do t’a vinte me shpatulla për muri kryeministrin, jo për peshën e tyre të padiskutueshme, por për vërtetimin e fakteve që paraqiten. Deri sa të mos ketë një pohim të organeve të Prokurorisë, që do të vërtetonte paditë e PD-së, Basha nuk duhet të mobilizojë masat e përkrahësve të tij në veprime që joo vetëm do të krijonin njëmjedis të panevojshëm për çastin, por do të krijonin një preçedent që nesër mund të kthehej kundër tij, në hamëndjen e një fitoreje të mundëshme të zgjedhjeve t’ardhëshme.

Mendësia e shtrëngimit të ngjarjeve nëpërmjet të logjikës së forcës, në një formë apo një tjetër, e cila ka kushtëzuar pjesën dërmuese të jetës politike të Shtetit të pavarur shqiptar, nuk duhet të jetë ende zotëruese në kohën tonë. Shqetësimi për të patur “zgjedhje të lira e të ndershme” është më se i ligjshëm, e duhet të jetë i tillë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Fakti që ende mbas 25 vjetësh ne nuk kemi arritur t’i kemi normale ato, tregon sa të vonuar jemi në proçesin e ndërtimit të demokracisë sonë. Në këtë drejtim ka mjaft për të bërë, duke filluar nga parimi i përbërjes së KQZ-së, që nuk duhet të jetë një organ politik me përfaqësues të caktuar nga partitë, por një institucion gjyqtarie e paanëshme e përbërë nga juristë, në vartësi të Kryetarit të Shtetit apo të Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon të parit, mendoj se është e domosdoshme të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së tij, duke kaluar në votimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve, për t’a paisur atë me autoritetin e duhur e të pakushtëzuar në ushtrimin e tagreve të tij. Madje në zgjedhjen e tij duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë këtu edhe ata që jetojnë jashtë shtetit, të cilët duhet të kenë të drejtën të paraqesin edhe kandidatët e tyre, pa kufizimet që politika shqiptare i ka vënë diasporës në këta vite.

Dihet se politika nuk është një vazo e artë ku jetojnë idealet, por një kazan ku vlojnë interesat, por mbi to duhet të ketë një synim të përbashkët për cilindo që merr rrugën e saj : përfytyresa e Atdheut, ideja e paraqitjes së tij në bashkësinë e Kombeve. Asaj ideje duhet t’i kushtojmë të gjithë një pjesë të shqetësimeve, të përpjekjeve, të vullnetit, të veprimeve tona.

Gusht 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika, PËRFYTYRESA E SHQIPËRISË DHE, politika shqiptare

AKUZAT UDBASHIANE DHE E VËRTETA

August 19, 2016 by dgreca

Nga rrëfimet e mia/Nga  Nafi  ÇEGRANI/

Ishte viti 1981 …/

…Në Kosovë tanimë kishin shpërthyer demonstratat shqiptare, dhe kërkohej Kosova Republikë! Por, nisën edhe bastisje e arrestime të gjata ndaj shqiptarëve si në Kosovë njashtu edhe në Maqedoni./

Nëntoka kriminale e UDB-së dhe KOS-it jugosllav çdo gjë kishin përgatit  sipas planit të tyre të fshehtë. Me adhurim ishte prit  të vinte 1981 dhe demonstratat në Kosovë. Me kohë kishin nis edhe survejime, dhe përgatitje skenarësh nga më të ndryshmit dhe mistere… Dhe, pikërisht me 01 tetor , ishe një ditë që dukej  si të ishte një  verë e vonuar.Gjethet e pemëve kishin nis të merrnin ngjyrë të zverdhëlluar. Atij mëngjesi, herët, ende pa u gëdhirë, është bërë rrethini i pallatit ku unë banoja në Shkup.Njerëz me uniform dhe të armatosur me automatikë në derë, duken të mllefosur si ujqër, me to edhe disa civil të cilët nuk i njihja , e që flisnin gjuhën serbokroate. Në banesë ku fëmijët e mi ende ishin në gjum, bënë bastisje dhe rrotulluan e përplasën çdo gjë, libra dhe orendi, tesha dhe lojëra fëmijësh… Më pas më thanë se duhej të shkoja me to. Vesha një sako dhe, duke i thënë gruas mos mërzitej se kjo ishte ndonjë gabim dhe se shpejt do të sqarrohej çdo gjë dhe se unë do vija që fëmijët t’i përcjellja për në shkollë… U nisa kah dera, duke mos menduar se çfarë më kishin përgatitur, dhe as nuk u përshëndeta me gruan dhe fëmijët, dhe as nuk më ra në mëndje se familjen nuk do i shikoja me vite e vite të tëra…Ata më kishin përgatitur rrugëtimin e gjatë në labirrinthet e skëterave të burgjeve dhe netëve të thikave të gjata… Fillimisht nuk dija as cilat ishin akuzat që më arrestonin, e më vonë do të kuptoj disa lloje akuzash të çuditshme dhe apsurde për diçka që unë as që kisha në dijeni…Ato ishin një mal me gënjeshtra. Me aeroplanin e ,,Adrias,, lidhur në hekura më transferuan në ajroportin e Sarajevës. Prej aty, duke mëfutur në një furgon të blinduar, më hudhën në bodrume të përgjakura të SUP Bugojno. Aty ishte si ndonjë kasaphane, aty njeriu do të dëshironte të ishte më mire vdekur se sa i gjallë…Muaj  e vite kalova nëpër qeli betoni e në pranga, duke kaluar  Nëntë rrathët e Ferrit të Danres / siç kam shkruar disa herë atë që ndodhi në hetuesinë kriminale dhe të udhëhequr nga njerëz pa ndjenjë njerëzore dhe në mënyrë më të çuditshme e antishqiptare, që nuk besoj kështu të jenë sjellur as gesdtapovcit e Hitlerit… Akuza prej gënjeshtrash dhe trillime nga më të ndyrat, e që nuk mund tam err me mend njeriu normal. Punë kriminelësh dhe të tipit mashtrues e dallaverexhinj të sojit të Temelko Boshkovskit dhe kompanisë së tij, e që me këtë rast do të njoh edhe tipa të tjerë fashistoid dhe shovinist antishqiptarë si Ante Bernada, Bodul Nikica, Fikret Bradariq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Mutapqiq e Mensur Hoxhiq,Ante Varunek etj etj. Unë dhe skëterat në qelitë e betonit, e që me vite nuk dija nëse jash ishte verë apo dimër, nuk dije nëse jasht biente borë e shi apo ndriste dielli… Kështu kaluan shumë vite dhe… shpresat e mia ende ishin të mëdha se një ditë do të zbulohet e vërteta dhe zbardhet pafajsia ime, do të happen dyerët e rënda të burgut dhe se do të hapej qielli dhe drita…Shpresoja natë e ditë, duke qënë i bindur se ky ishte një gabim, dhe se do të shoshiteshin gjërat, mendoja se ka njerëz të cilët me ndërgjegje do të vërejnë gabimin e burgosjes sime dhe do të del  ndonjë hetues apo gjykatës i cili do të thotë: MJAFT MË ! Lerenja të qetë njeriun e pafajshëm, e keni marrë në qafë! Duhet t’I kërkohet falje…Hhhmmm ! Por, jo! Unë kasha qënë i zhgënjyer me mendimet e mia dhe vetëdijen time, me ndërgjegjen e pastër, e nuk e merrja me mend se kasha punë më CENTAURË të cilët nuk kishin as shpirt njeriu, as ndërgjegje…dhe se më kishin përgatitur rrugët e ferrit dhe të djallit, me akuza të rreme me qëllim hakmarrje që të më nxjerrnin para tytave të pushkatimit… Nuk është kollaj të kalosh vite të tëra burgu e skëterre Brenda murreve të trasha të kazamateve! Unë gjithnjë kisha një shpresë dhe ndërtimi i shpresave të mia vinte nga fakti se ndërgjegjen e kasha të pastër, se nuk isha actor i ndonjë krimi, sepse në jetë kurrë nuk kam pas nevojë për ndonjë ,,krim,, e aq më tepër për ndonjë ,,vrasje,, siç  më akuzonin dhe dënuan me burgje të rënda…Të burgosurit, në përgjithësi prisnin një shpëtim, brenda vendit, ndiqnin me vëmendje ngjarjet ndërkombëtare; pa dyshim kishin paranojat, shtrembërime të realitetit që vinin nga gjithë ai izolim i gjatë, por, nga ana tjetër, ishin edhe shumë të informuar. Historia e  të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet jugosllave fillonte pikërisht me nisjen e demonstrative në Kosovë më 1981 dhe sikur ta dinin shqiptarët se një ditë do i vinte fundi atij regjimi titist e më vonë të tipit të Miloshëviqit.Por, nuk dihej as fati as fundi i të burgosurve të tjerë, dhe veçmas të atyre shqiptarë, ose më mirë të them të asaj aventure në burgje që i mbante shpresa se ka drejtësi dhe se një ditë do të zbardhen gjërat në dritën e diellit… Dhe ahstu jetonin me dinjitetin e tyre dhe shpresat për një të ardhme të bukur e të mirë, për një liri dhe  diell…Dhe, përsëri në mëndje më sillej diçka si nëndije se fundi i  të burgosurit  shqiptarë, megjithatë, nuk dihet, porse i sigurtë se një ditë do të vjente  dita e lirisë. Pra, dua të them që bashkë me guximin e madh, këta kishin edhe shpresat  e madhe që diçka do të ndryshonte. Dhe këtu kemi dy korrente  jete, dy botëra, dy fronte, dy antagonizma të mbërthyera: akuzat prej gënjeshtrash dhe e vërteta! Beteja ime për drejtësi vazhdonte atëherë / si tani/.

Fillimisht, as nuk dija se kush janë të arrestuar, sa janë dhe pse? Por, më vonë gjatë hetuesisë ku fjalën përfundimtare e kishte dhuna dhe dajaku, ARGUMENT BACILINUMI, kuptova se 5-6 muaj para arrestimit tim, kishin burgos edhe disa shqiptarë të tjerë  dhe një Boshnjak, si Zuhdi Asani, Nijazi Asani, Abdurrahan Sheshiq, Mensur Asani, madje edhe Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini dhe unë, Nafi Çegrani. Të gjithë të arrestuar sipas një plani dhe me skenar të stolisur me akuza  apsurde, për vepra të paqëna dhe të pa kryera. Çdo gjë e inskenuar dhe e plasuar sipas shijes dhe dëshirës së dikujt që gjërat është dashur të duken sit ë tilla, të besohej në atë që kanë insistuar të bindin opinionin për një,,krim,, dhe është dash gënjeshtra të duket si e vërtetë, ose e bardha të thuhet e zezë, e të zezës e bardhë e kështu me rradhë…Dhe,  pas një gjyqi të frikshëm, rigoroz e të paligjshëm, me  prokurorë  të pashpirt, ose më miurë të them që kishin shpirt kriminelësh, me gjyqtarë sharlatana dhe aventuerë apo edhe shovinista siç ishin Bodul Nikica,  Sulejman Kapetanoviq,Tihomir Baboviq, Ante Varunek etj. Ata kërkonin  dënimin tim me vdekje- pushkatim. Kurse për të tjerët burgje të rënda me vite e vite që do të kalonin atje ku nuk dukej rrezja e dritës dje diellit: Hajrulla Huseini nga Llakavica, 13 vite burg të rëndë, Vahedin Ramadani nga Çajla e Gostivarit 12 vite burg të rëndë, Abdurrahman Sheshiq nga Bugojno e Bosnës 12 vite burg të nërndë, Zuhdi Hasani 10 vite burg, Nijazi Hasani 8 vite burg dhe Mensur Asani 5 vite burg. Ndërkohë që mua dënimin me vdekje e zëvendësuar me 20 vite burg të rëndë… Dhe, kështu nisën   odisetë e  gjata  Brenda kazamateve mes jetës dhe vdekjes  në burgun e Zenicës për të mbetur gjallë, me shpresa dhe stinë të vrara jete. Më vonë , me kërkesën time, më kanë transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, sepse edheashtu më kishin dënuar pa faj, dhe mendoja se shkuarja ime në këtë burg të Maqedonisë, do të lehtësonte , sadopakë, vuajtjet dhe maltretimet e familjes sime… Por, edhe këti ishin rrugë të tjera dhe odise të gjata në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë, e fatumi im i ngjante atij të Drajfusit, apo si Odiseu larg Itakës së tij…

Në burg, si zakonisht takova shumë të burgosur, e sidomos shqiptarë nga Kosova. Secili prej tyre kishte historinë e tij dhe rrëfimet për jetën dhe preokupimet e tij. Por, që në një mënyrë, në e parë,edhe fatet e tyre  dukeshin më të ngatërruara, dhe për të dal nga burgu dhe kthimi i tyre në Kosovë ishte një adhurim i frikshëm…Megjithatë, për këtë dhe ata qënie të gjalla, të cilët kalamendeshin shtigjeve të mallit dhe jetës pas murresh të trasha, e që i ngjanin Murit të famoz të Berlinit, nuk do të flas më tepër. Për ta flasin vetë akuzat dhe vitet e shkuara në  rrëmujën  brenda burgjeve !Ata të cilët dënuan njerëz dhe ua morrën vitet më të mira të rinisë, do i breje ndërgjegja kurdoherë sa të jenë gjallë…

Sigurisht, këto mbeten të shkruara në librin “ Ballë për ballë me vdekjen”  ose në faqet  e  ditarit tim !

***

Të gjitha seancat e gjykimit dhe ai gjyq në tërësi ishte dhe mbeti i  jashtëzakonshëm me të gjitha lakerdiat dhe farsat që i posedonte fund e krye, duke fuqizuar akuzat e kurdisura. Vërtet i jashtezakonshëm, po të kesh parasysh klimën që përjetonim e egërsisë dhe poshtërsimit që e perjëtonim gjatë gjithë asaj  kohe sa u mbajt ky gjikim afro tre vjet bashkë me hetuesinë prej 16 muajsh. Ishte një process gjyqësor I inskenuar dhe ushtrohej një presion dhe një proces terrori që vjen e bëhet gjithnjë e më shumë terror psikologjik. Pra, ndryshe është terrori psikologjik dhe ndryshe terrori fizik, që ekzistonte më parë, fillimisht, kur udbashët e hetuesisë të tipit Temelko Boshkovski, Ante Bernada, Fikret Bradariq apo Bodul Nikica etj. kishin nevojë të ushtronin terror si atë fizik njashtu edhe atë psikologjik për të konsoliduar vetveten, ose duke arsyetuar akuzat e kurdisura, duke moa harruar ferrin që na përcjellte vazhdimisht në qeliat prej betony dhe pa dritë, skëterë… Aty përballeshe me ndëshkime të ndryshme të cilat ishin produkte të atij mekanizmi criminal që ushtronin edhe gardianët e mësuar dhe të trajnuar për punë  dhe sjellje të tilla të egra dhe jonjerëzore, antiligjore.

Rasti ynë është i tillë që është një gjyq i inskenuar që mund të provohet. Edhe me ligjet e asaj kohe të Jugosllavisë komuniste ishte  i dënueshëm ajo çfarë kanë bërë ata, sepse kanë inskenuar një process, kanë montuar  akuza të rreme dhe kanë bërë fallsifikime në deklaratata e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, të cilat I kanë firmos me dhunë dhe presion. Nuk është se ishte e vërtetë ndonjë gjë apo ndonjë ,,vrasje,, por ishin gjëra të manipuluara dhe të imagjinuara. Sepse, po të kishte qenë e vërtetë, të ishte ndodhur ndonjë vrasje, secili do e kishte pranuar drejtë, dhe nuk ka arsye mos pranohej gjë, e jo më me dajak duke gënjyer dhe deklaruar rrejshëm gjëra që nuk egzistonin, me shumë version në kohë dhe ,,vende ngjarjesh,, e të cilat janë formëzuar si akuza, e madje pas muajsh të tëra ato janë mohuar dhe përsëri janë future nën dajak dhe duke i hequr zvarë në podrumet e djallit në SUP Bugojno ose SVR Gostivar apo edhe në qelijat e burgut hetues të Zenicës, është dash të përpilonin sërish deklarata tjera për një ,,të vërtetë ,, tjetër e që policia dhe hetuesia bashkë me prokurorët i kanë ka psi të mundëshme dhe të pranueshme, edhepse që nga fillimi janë kuptuar se janë gënjeshtra. Andaj edhe ky gjykim dhe process gjyqësor mbetet një gënjeshtër e madhe, mbetet një mister me plotë viktima dhe të dëmtuar, me plotë ndëshkime dhe vuajtje njerëzish të pafajshëm…  Ky është një nga shumë dënimet e padrejta / bile edhe dënim me vdekje-pushkatim, madje i  njëjti i kthyer në 20 vite burg të rëndë/. Kjoi është marëzi. Kjo  gjykatë dhe prokurori me vite e vite kanë ruajt dhe akoma po ruajnë vetëm dukjen, fasadën e denimit  dhe të  akuzës së tyre. Por, e keqja mbetet e keqe, dhe gënjeshtra nuk mund të mbetet si e vërtetë.Dhe  këtu  nuk  mbyllet  historia as për këtë process të montuar as për tmerret që kanë përjetuar të dënuarit e pafajshëm.Ruajna  Zot çfarë të zitë e ullirit kemi hequr , sidomos gjatë hetuesisë dhe netëve të thikave të gjata, të cilat nuk mund t’i përshkruan as Kafka e as  Sholzinicini, janë skena të përgjakshme dhe tmerre të paimagjinueshme fantazmash, fantazma udbashiane, të cilët me metodat më të egra të spiunimit , bënin kërdi me të pandehurit, me dëshmitarët  dhe me të dënuarit.

*** 

Ja se çka u tha në gjykatën e Zenicës nga deklaratat e të akuzuarve  dhe disa  në rolin e dëshmitarëve:Unë, NAFI ÇEGRANI, i  akuzuar, (nga të arrestuarit isha i fundit, kurse nga të akuzuarit më nxorrën të parin, nuk di çfarë lojërash ishin të gjitha këto), në mënyrë kategorike  deklartova se jam i pa fajshëm duke pohuar se nuk kam pas në dijeni për të gjitha me çfarë më akuzonin, se akuzat ishin fund e krye rrena dhe të manipuluara dhe se nuk ndjehesha fajtor dhe se gjithmonë kam qënë dhe do jem kundër padrejtësisë dhe të keqes që mund të bëjnë njerëzit.
Aktakuzat  kundër  meje janë vetëm shpifje  dhe dallavere të kurdisura e pa fakte deri te të cilat gjatë hetuesisë dhe në disa faza të gjykimit është arritur përmes torturave më çnjerëzore dhe keqtrajtimeve, mashtrimeve dhe dhunës, duke shtuar se i tërë ai proces dhe ato akuza prej gënjeshtrash janë të montuara me motive politike dhe në baza nacionale kundër meje si shqiptar.

Unë nuk kërkoj mëshirë, sepse nuk jam fajtor, por kërkoj drejtësi dhe të di cila është e vërteta, çfarë fshihet pas kësaj drame të çuditshme, ku jam i bindur se kanë gisht Temelko Boshkovski dhe disa të tjerë të sojt të tij të korumptuar e me të cilët kam qënë në përplasje që nga vitet kur kam qenë zyrtar i SDB-së republikanë në Shkup, e ata ndaj meje kanë qëllime hakmarrje dhe janë të pandërgjegjshëm me këtë rast.
Ngjajshëm u deklaruan edhe  të akuzuarit tjerë, duke i hedhur poshtë të gjitha pjesët e aktakuzës kundër tyre, duke u deklaruar se janë plotësisht të pafajshëm dhe se  me muaj të tërë në hetuesi janë maltretuar dhe psikofizikisht keqtrajtuar nga inspektorët të cilët kanë përdorë dhunë dhe dajak, luten gjykatës që t’u dal në mbrojtje, duke shpresuar se më në fund do të ngadhënjej drejtësia, e cila smund të humbet.Por, gjykata as që donte të dëgjonte apo të konstatonte atë që deklaronin të akuzuarit dhe një numër i madh dëshmitarësh, të cilët njashtu kanë qënë të malltretuar dhe të rrahur nga inspector Temelko Boshkovski, Haki Fejzuli, Ante Bernada dhe të tjerë.
I akuzuari Vahedin Ramadani  miratoi fjalët e avokatit mbrojtës, duke thënë  se kanë kaluar më se 22 muaj që është i arrestuar, torturuar dhe i rrahur gjer në alivanosje të rëndë.
,,Jam munduar ti harroj malltretimet dhe torturat  shtazarake që më janë  bërë në podrumet e policisë në Gostivar dhe Bugojno të Bosnës dhe nëpër qelitë prej betoni të burgut hetues në Zënicë, por kursesi nuk mund të kuptoj dhe as të harroj sjelljet jo njerëzore të Temelko Boshkovskit dhe kolegëve të tij nga Bosnja si Ante Bernada dhe të  tjerët madje edhe sjelljet arogante të gjykatësit hetues Bodul Nikica, e të cilët u morrën me mashtrime dhe dhunë ndaj meje dhe  ndaj familes time.
Si të harroi  gjithë ato britma e piskama që duke më rrëhur me shkopinj gome dhe thuprra çeliku të  shtrirë për tokë duke  më sakatuar për vdekje  me shkelma të vërsulur si ujqër mbi mua.
Ai duke iu drejtuar trupit gjykues tha se nuk ka lidhje me rastin dhe se në hetuesi çdo gjë ka gënjyer duke e akuzuar pafajshëm Nafi Çegranin, ashtu siç kërkonin dhe e mashtronin me dhunë inspektorët Temelko, Ante Bernada etj. Duke shtuar më tej se ai personalisht bashkë me dëshmitarin Basri Nuredinin në datat që akuzohet për vrasje ka qënë me qindra klm larg nga vendi i ngjarjes eventuale, në Novi Beçej dhe 2-3 netë kanë fjetur bashkë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt pikërisht në datat që akuzohet për vrasjen e për të cilën nuk është në dijeni nëse ka ndodhur vërtëtë ose e gjithë ajo dramë është e inskenuar dhe e përgatitur me qëllim të keq. Ai theksoi se për këtë ka edhe alibi të cilin e di avokati i tij.

I akuzuari Hajrullah Huseini, duke u pajtuar me fjalët e avokatëve mbrojtës, deklaroi se ky ka qënë një proces i montaur politik, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që i ka përmendur në këto akuza prej rrenash  dhe njëkohësishtë ka përsëritur se: ,, e tërë kjo që kam përmendur gjatë hetuesisë dhe që rrejshëm e kam akuzuar Nafi Çegranin, ka qënë vetëm dëshirë e inspektorëve dhe gjykatësit hetues Bodul Nikicës, dhe nga dhuna kam qënë i detyruar të gënjej vetëm me gjëra që i kam imagjinuar dhe trilluar vetë sipas rrëfimeve të  inspektorëve të cilët më mbanin ,,ligjërata,, se si në deklaratat  e mia ta involvoj edhe të pandehurin Nafi Çegranin, i cili është vetëm viktimë në këtë rast. E qëllimi i vetëm i inspektorëve ishte që në çdo mënyrë dhe në çdo trillim ta përzija edhe Nafi Çegranin, pasi ata kështu kërkonin, nëse do të doja që të shpëtoja nga dajaku dhe maltretimet të cilat  vazhduan me muaj të tërë! “-deklaroi Hajrullah Huseini, dhe në fund duke shtuar se gjithëçka që ka deklaruar personi Arif Zeqiri nuk është e vërtetë por një rrenë e rregulluar, dhe se një ditë ai për këtë do të kërkon llogari nga Arif Zeqiri që del në këtë gjykatë të kurdisur si dëshmitar i rrejshëm, ashtu siç e kanë mësuar me direktiva Temelko Boshkovski dhe inspektorët tjerë të cilët i kam përmendur në dëklaratën time me shkrim të datës 17.02 1982, duke  theksuar se për të gjitha këto dallavere dhe përralla për vendin ,,kreçane,, janë të menduara dhe fajtor për këtë është Arif Zeqiri,- do të thotë në fund Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë.
Zuhdi Asani, m një ndër të akuzuarit nga fshati Forinë dhe i arrestuar që në fillim të prillit me nisjen e demonstrative në Kosovë, afro 5-6 muaj para se të arrestohjet edhe Nafi Çegrani.Sipas logjikës, këtu është fjala gjersa janë bërë përgatitje dhe skenar i montuar i këtij gjyqi dhe akuzash mashtruese. Zuhdi Asani në deklaratën e tij  mbështet  fjalët e avokatit duke pohuar se nuk është fajtor dhe se  akuzat janë të kurdisura, kurse Ramadani dhe Huseini e kanë rënduar gabimisht gjatë hetuesisë dhe se ata gjithë kanën kanë trilluar përralla e tregime për fëmijë nga qyteku. Unë asfarë lidhje nuk kam me ndonjë rast rrëmbimi ose kidnapimi.Kurse personen Meliha Deliq nuk e kam njohur fare, siç nuk e kam njoh as dëshmitaren  Bozhiq Sllavicën,- do të thotë në fund ky i akuzuar.
Poashtu edhe i akuzuari Nijazi Asani miraton fjalët e avokatit të tij mbrojtës duke hedhur poshtë akuzën ndaj personalitetit të tij dhe të tjerëve, është i bindur së këtu ka diçka që dikush e ka kurdis për qëllim që ky nuk i di shkaqet. Ai për akuzan ndaj tij tha se i përngjajnë si ajo përralla ujkut dhe qengjit ku ujku e akuzon qengjin se ja ka trubulluar ujin. Të gjitha këto janë akuza mashtruese që i kanë trilluar vetë inspektorët dhe për çka kanë shkruar gazetat me qëllim të keq të përfitojnë nga opinion , duke na quajtur ne si terrorist dhe njerëz të egër.
Ai theksoi se ka besim se gjykata do të sillet me kujdes dhe nuk do të bëjnë shkallën e ultë të vet që kanë përmendur më parë duke përfunduar se është i pa fajshëm.
Abdurahman Sheshiq, hedhë posht akuzat që i ngarkohen për kidnapim të së dashurës së tij Melihe Deliq, dhe jep sqarrime se ditën kur janë ndarë, mban mend se ajo i ka thënë:,,Nëse nuk marrtohet me te , ajo do të hidhet në lumin Vërbas dhe do të mbytet!,, Për këtë kam dhënë edhe deklaratë me shkrim në burgun hetues. Por, inspektorët e kanë maltretuar dhe rrahur fizikisht, duke i thënë: ,,Shta te briga za shiptari…Daj ti tereti njih, pa mi cemo lako s tobom!,, ( Çfarë të kërset ty për shqiptarët…Ti hidh akuza mbi ta, e ne madje ia bëjmë disi me ty). Por, shton më tej Abdurrahman Sheshiqi se nuk ka pranuar një ofertë të tillë, dhe nuk ka dash të akuzon njerëz të pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk e  ka besuar se do të akuzohet për diçka që nuk e ka bërë dhe për çka nuk ndjehet fajtor. Ai deklaroi se kurr nuk ka bërë dallime në mes njerëzve të çfarëdo feje apo kombësie  qofshin për arsye se ashtu është i edukuar nga familja për një gjë të tillë.
Për të ka vetëm njerëz të mirë dhe  të këqinj dhe se Vahedin Ramadani dhe Huseini Hajrullah më kot e kanë akuzuar gjatë hetuesisë ku ka mbretëruar vetëm dajaku dhe terrori.
Ai në fjalën e vet përfundimtare tha se i ka mbet besimi në zot dhe se trupi gjykues do të jetë i drejtë dhe do tregoi pafajësinë e tij dhe të tjerëve të cilët mendon se janë viktimë e këtij procesi të montuar me motive dhe prapavija politike.
Mensur  Asani  në fjalën e tij mbrojtëse para gjykatësve Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq të cilët procesin e gjykimit e kishin kanalizuar në drejtim të gabuar, duke thënë se këtë më kot e kishin akuzuar dhe se nuk ka asgjë në dijeni për kinse grabitje të personës Melihe Deliq.Miratoi fjalët e avokatit mbrojtës ndaj mbase mbetet pas  qëndrimeve të tij të më parshme, duke përfunduar se inspektorët dhe gjykatësi hetues e kishin maltretuar dhe rrahur në burg.
Në fjalen e vet përfundimate tha se as ai as pasradhsit e ti kurr s’kan qenë terrorist dhe as grabitësa dhe se me këtë gjë e kan ofenduar atë  dhe familen e tij të cilët me vite e dekada në mënyrë më fisnike, njerëzore dhe bujare punojnë në Travnik me qebaptoren e tij, duke shtuar se Ramadani dhe Huseini kanë gënjyer në çdo mënyrë vetëm e vetëm të shpëtojnë nga dajaku. Ai nuk kërkon mëshirë dhe nuk i frikësohet të vertetës dhe është i pa fajshëm dhe se çdo gjë që thuhet në akuzat  kundër tij janë të  pa vërtetë.

Po kështu u shprehën edhe disa nga dëshmitarët e akuzës të cilët pohuan se janë rrah nga inspektorët Temelko Boshkovski,kurse inspector  Haki Fejzuli dëshmitarit Selmani ia ka fut grykën e revoles në gojë në podrumet e policisë në Gostivar,duke këekuar prej tij që të deklaronte kundër Nafi Çegranit. Unë kam dëgjuar për emrin e Nafi Çegranit, por asnjëherë këtë njeri nuk e kam parë tek ,,kreçanet,, e Arifit dhe nuk di përse Arifi  gënjen… Akuzat të cilat i kam dëgjuar nga insepktorët jam i bindur se ato janë të kurdisura nga dikush tjetër ose për hakmarrje ose për qëllim që të njollosin shqiptarët!,,- thotë dëshmitari Selmani.

…Basri Nuredini u shpreh se u është mirënjohës avokatëve mbrojtës të të akuzuarve të cilët gjykonë drejtë dhe logjikshëm, duke pohuar se për të gjithë ata ka qenë e qartë se janë duke mbrojtur njerëz të pafajshëm.

Dëshmitarja Bozhiq Sllavica deklaroi se të gjithë këta të akuzuarit i njihte personalisht, pos që nuk e njeh as nuk e ka parë as në Travnik, as në Zenicë ndonjëherë Nafi Çegranin.

Kurse dëshmitari Gani Bekteshi pohon se inspector Temelko i ka blerë costume ,,kanger,, dhe i ka dhënë 2000 dinar vetëm që ta përmban deklaratën që thotë Arif Zeqiri, por se Arifi i është kërcnuar disa herë se do ta hidhte atë në zjarrin e ,,kreçanes,,!Dhe, në një moment, duke e kundërshtuar reagimin e prokurorit, dëshmitari Gani Bekteshi për të cilin u tha se nik qënka në rregull psiqikisht, ai iu vërsul prokurorit duke e akuzuar se edhe prokurori do të ketë qënë tek ,,kreçanet,, me Nafiun, nëse ky do të kishte qënë atje… / Nisën të qeshura në sallën e gjyqit…/Dhe, kështu me rradhë, plotë akuza të kota dhe komedi gjyqi…!
***

Tanimë  plotë 35 vite në vazhdimësi beteja ime për drejtësi dhe të vërtetën  vazhdon, dhe ende jam duke  dërguar ankesa. Lutje e kërkesa,  letra dhe kështu me rradhë për të gjitha autoritetet e Gjykatave, Jurisprodencës, prokurorëve   dhe gjyqësorët  të Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Madje edhe Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg, duke  kërkuar të më thuhet e VËRTETA  dhe të zbardhet DREJTËSIA. Sepse, UNË NUK JAM FAJTOR, unë nuk do  të heq  dorë së kërkuari  drejtësinë! Unë kam qenë  dhe jam i bindur se  ndaj meje ka diçka të gabuar, se ata njerëz që ishin autoritetet organesh apo  dhe autoritetet gjyqësore të pranishëm nuk  ishin gjë tjetër veçse  njerëz të pashpirt të tipit egërsirë, për ta asgjë nuk është njerëzore, sepse qëllimi i tyre kishte qënë ndryshe  për të inskenuar mashtrime dhe të paqëna dhe në kundërshtim me të VËRTETËN! Në fillim kam pasur besimin para gjykatësit hetues, duke menduar se ai do të kuptojë gabimin e atyre të cilët me shpifje më kishin arrestuar, me  shpifje dhe tregime të ndryshme të bëra me dajak, me qëllim që ato gënjeshtra të tyre të  dukeshin  si një e vërtetë ! Në fillim unë nuk mund të kuptoja pse të jem i arrestuar, kur ata ishin duke marrë mua,në pranga, dhe nuk dija se  çfarë është e gjitha, për çfarë ishte fjala, sepse unë nuk kasha diç në dijeni për ndonjë krim! Por unë isha i bindur, fillimisht, se kjo ishte një çështje e një kombinimi operativ të planifikuar të shërbimeve sekrete si UDBA dhe KOS-Jugosllavisë ndaj meje,pasi tanimë isha kthyer nga emigrimi në Amerikë… Ashtu si ajo që duket të jetë duke mposhtur me vdekje dhe për të Asani Nijas, Vahedin Ramadani, Zuhdi Asani, Huseini Hajrulah, Mansur Asani, Šešić Abdurraman, madje të detyruar dhe  nga terrori  që është aplikuar dhe mbi ,, dëshmitarë ,, / të cilën gjë e shpjeguan edhe përpara  gjyqit /, sepse e gjithë kjo është bërë në mënyrë jo vetëm në qelitë e  paraburgimit, por tmerre vdekje dhe ferri kishin përjetuar edhe në bodrumet e SUP Gostovar e  Bugojno. Inspektorët nëpërmjet sjelljes kriminale bastardisur, me shkopinj gome e çufurra hekuri, kanë bërë kërdi edhe mbi qytetarë tjerë …

Akuzat e  tilla, të pabaza dhe antiligjore, janë të formuluara në saje të deklaratave të rrejshme të marra me dhunë e dajak, sidomos nga Vahedin Ramadani , Husein Hajrullahi dhe më vonë nga një “dëshmitar” i kurdisur Arif Zeqiri. Aktakuzat e prokurorit  fund e krye janë të manipuluara dhe të thurrura me gjëra të imagjinuara nga ndjellakëqinjt e hetuesisë, andaj edhe janë ndryshuar e “perpiluar” disa herë…Ashtu siç  u  që nga fillimi dhe u veprua edhe me aktvendimet e gjykatesit Sulejman Kapetanoviq dhe zëvendësit të tij / ideologut të kësaj drame/ Tihomir Baboviq, dhe sit ë tilla  mbeten të pa baza ligjore, kontradiktore dhe të pakuptueshme fare, pa asnjë logjikë normale apo të natyrës së drejtësisë, mbeten farse dhe false!

Një gjë ishte e vërtetë: pafajësinë time  nuk mund ta shlyej  askush dhe është absolutisht e vërteta në anën time! Lavdi zotit Unë kurrë nuk kam qenë fajtor, për gjithëçka që më kanë akuzuar dhe dënuar, e kam shpirtin tim të pastër  si një njeri. Unë pyes veten tani, kur unë shkruaj këto rreshta, si mund të tilla gjëra  shpifëse dhe të  liga, abuzuar dhe funksionet e Shërbimit, të gjithë kanë bërë lojëra të kurdisura: NË EMËR TË LIGJIT DHE POPULLIT ! Po të kujt populli se ?  ÇKA ËSHTË ARSYEJA  dhe çfarë janë mashtrimet? Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk mund të jetojnë në popull as sa don dikush.Prandaj edhe e dine i tërë populli që më njohin se jam i pafajshëm.Kjo është e tëra  për të provuar pafajësinë time. Prandaj, i ndaluar në mënyrë të përsëritur dhe më vonë në burg, si ajo gjithashtu pyes veten  edhe Sot: vallë ishte  VETËM gabim i hetuesisë  dhe  GJYKATËS, ose e tërë kjo ishte rezultat për  ndonjë hakmarrje ndaj meje, TË GJITHA janë kurdis sipas ndonjë PLANI të veçantë për  të më nxjerr  PARA gjyqi të montuar dhe  pushkatimi? Unë nuk e di !!! Çdo gjë për mua dhe të ditës çudi sot, unë nuk mund të kuptoj se çfarë dhe kush qëndroi pas këtij procesi të shëmtuar. Ose, në disa mënyra, supozimet e mia janë të vërteta, siç kam cekur më lartë! Tani, çdo gjë është e qartë! Disa informata që kam, të afërmit Arif Zeqirit  kishin  thënë se ajo ishte më mirë për të,për Arif Zeqirin, sikur  ai të thot  të vërtetën, e jot ë jetoje me shpifjet që ia ka imponuar në kokë Temelko Boshkovski dhe të tjerë, SEPSE  NUK ËSHTË  MIRË që në saje të deklaratave të tija të rrejshme  është dënuar njeriu i  pafajshëm  dhe me vite i shtrihrë  BURGJEVE! Këtë gjë nuk e fal Zoti.

Me urdhër të Gjykatës së Lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, / shih dosjen asnjë: 070-0-Kv1-11-000192. Dhe në lidhje me dosjen tag: 04 0 K 004 799 12 Kvl NGA 29.O4.2O13 / urdhëroi tani  që Gjykata kantonale e Zenicës për të mbajtur një rigjykim pasi kërkesat e mia dhe të dënuarve të  tjerë si Asani Nijas dhe Asani Zudija me banim në Forinë dhe të tjerët. të cilët gjithashtu janë dënuar dënimin arbitrar: K- 133/81, dhe gjykimet që, si të dyshuar  janë terorizuar me force, për  vepra  ,,rrëmbimi ,,  ndaj të humburës  Meliha Deliç nga Bosnja.

( Krahas një analize dhe një shqyrtim rreth  vendimit të tij, Kolegji i Gjykatës së lartë Supreme të BeH në Sarajevë në krye me gjykatësin Mr Vllajsavleviq Mirko në aktvendimin e tij  Kzh. 139/83, vlerëson):

  1. Në shqyrtim dhe analizën e parashtrimeve të aktvendimit K.133/81 të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë dhe  akuzës së prokurorit, Kolegji i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, duke u bazuar në saje të provave të marra gjatë këtij procesi gjyqësor konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të cilat i’u nënshtruan debatit gjyqësor, ky kolegj, vlerëson se i akuzuari Nafi Çegrani, i arrestuar më datë 01 tetor 1981 nuk formësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni  37  të Kodit Penal të RS të Maqedonisë dhe për rrjedhojë i akuzuari i këtij gjykimi nuk mund të mbajë përgjegjësi penale sipas sanksioneve të parashikuara nga kjo dispozitë, sepse i mohon tërësisht akuzat, pohon se nuk është fajtor dhe se akuzat janë fare të pabaza. Dhe, në këtë drejtim as gjykata që ka sjell një vendim të rëndë në dëm të të akuzuarit nuk ka asnjë fakt apo argument në drejtim nëse vërtetë ka vepër penale ,,vrasje,, sic dënohet i akuzuari. Gjersa të akuzuarit tjerë Ramadani dhe Huseine edhe atë si, kanë pas arsye rrejshëm të rëndojnë Nafi Çegranin, i cili as nuk ka motiv të kryej veprën penale ,,vrasje,, dhe as që e ka njohur të humburën Melihe Deliq.
  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë gjen me vend që paraprakisht të shprehet lidhur me ekzistencën ose jo të kushteve për përgjegjësi penale të të akuzuarit Nafi Çegranit në raport me akuzat e prokurorit të Qarrkut të Zenicës dhe deklaratat e bëra nga të ajuzuarit Huseini Hajrullah dhe Ramadani Vahedin, të cilët i kanë mohuar tërësisht akuzat duke pohuar se kanë qënë të maltretuar psikikofizikisht dhe se deklaratat e tilla janë marrë më dhunë dhe keqtrajtime gjatë hetuesisë dhe në disa faza të procesit gjyqësor në qelitë e burgut, të cilat janë të pabesueshme, të pabaza dhe deklarative e kontradiktore, të marra në disa etapa të hetuesisë jo të drejtë, të cilat akuza formësojnë ose jo elementët e veprës penale për të cilën akuzohet edhe vetë këta të dy të  dënuarit.Në këtë drejtim ky kolegj thekson jurisprudencën e  vetë si gjykatë e nivelit të lartë  supreme të Beh në Sarajevë me në krye gjykatësin Mr Vllajsavlevic Mirko, e cila në mënyrë të argumentuar në aspektin juridik dhe të  drejtësisë,  duke vënë theksin në dallimin e aktakuzës dhe aktvendimit gjyqësor dhe atë që ka ndërmjet fakteve (informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve, mendimeve) të ndryshme dhe kontradiktore, jo me realen dhe në këtë drejtim as gjykata e Zenicës nuk ka ndonjë fakt apo argument se ka ndodhur vepër penale ,,vrasje,, sipas ligjit të RS Maqedonisë, që kjo gjykatë sjell një vendim të paligjshëm dhe të pabazë.. Ndërsa opinionet janë pikëpamje ose vlerësime personale të gjykatësit apo prokurorit, të  cilët në mënyrë paushale sajojnë një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si prova për të qenë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet, janë të mundshme për t’u provuar si të vërteta apo të pavërteta. Këtë qëndrim ka mbajtur kjo gjykatë në çështjet “Lingens kundër Austrisë” (vendimi i datës 08.07.1986) dhe “Dalban kundër Rumanisë” (vendim i datës 28.09.1999, Dhoma e Madhe). Në vlerësim e saj kjo gjykatë ka dalluar ndryshimin ndërmjet deklarimit të fakteve, të cilët mund të provohen dhe opinioneve (gjykimeve vlerësuese), që për nga natyra nuk mund të provohen. Për çdo rast, ato duhet të veçohen me kujdes. Ekzistenca e fakteve mund të dëshmohet, ndërsa vlerësimet, opinionet apo mendimet nuk mund të jenë objekt i të provuarit, pasi kjo do të cenonte lirinë dhe të drejtat e njeriut.

UNË I DËNUARI I PAFAJSHËM NAFI ÇEGRANI sot thirrem në këtë drejtim edhe në aktvendimet që ka sjellë Gjykata e lartë ndërkombëtare  për të drejtat dhe liritë e njeriut  (shiko vendimin e   datës 23.04.1992, në çështjen “Castells kundër Spanjës”), ku bën një sqarim të denj lidhë me abuzimet e qëllimshme në dëm të lirisë, nderit dhe reputacionit të personit, duke anashkaluar masën e parashikuar nga ligji për mbrojtjen e dinjitetit të të akuzuarit.

Mbi këto argumente, Gjykata e lartë supreme e BeH në Sarajevë me aktvendimin Kz,139/83 të datës 13.04.1983, vlerëson se deklarata e të akuzuarit të këtij gjykimi, Nafi Çegranit i cili kategorikisht mohon akuzat si të pabaza dhe të sajuara me përmbajtje trillimesh të cilat kanë sjellë deri në një aktvendim të gabuar dhe të pamenduar mirë nga Gjykata e Qarrkut e Zenicës, ku i akuzuar dënohet me vdekje-pushkatim, për vepër që nuk e ka bërë dhe që as gjykata në fjalë nuk posedon ndonjë argument se egziston vepër penale ,,vrasje,,!

Në këtë drejtim provat e paraqitura nga prokurori i akuzës dhe aktvendimi gjyqësor i Zenicës pasi i’u nënshtruan debatit gjyqësor u morën në analizë e vlerësim nga Gjykata e lartë Supreme në Sarajevë, i cili arrin në përfundimin se i akuzuari Nafi Çegrani nuk ka bërë veprën penale  “vrasje” të kryer në Gostivar, parashikuar nga neni 37  i Kodit Penal të Maqedonisë dhe për këtë shkak duhet të deklarohet i pafajshëm, duke e këthyer aktvendimin e Gjykatës së Zenicës në rishqyrtime dhe sjellje të një vendimi të drejtë ligjor.

Ky konkluzion rrjedhon nga përmbajtja e kësaj dispozite ligjore në raport me rrethanat e faktit që rezultuan të provuara gjatë gjykimit maraton dhe me shumë parregullsi ligjore dhe kontradikta të akuzës dhe gjykimit, ku dihej se deklaratat e hetuesisë dhe ,,argumentet,, tjera të akuzës ishin të rreme, deklarative dhe të manipuluara, e me të cilat cënohet jeta, shëndeti, liria, nderi dhe dinjiteti i personit. I akuzuar me shpifje e gjëra të cilat nuk i përgjigjen  së vërtetës…

Duke i’u kthyer rastit konkret, ky kolegj i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë arrin në përfundim se nuk u provua as në këtë gjykim / as në gjykimin e shkallës së parë që është mbajtur në Zenicë më aktgjykimin K.133/81 të datës 26.07.1982, as  që ekziston ana objektive e kësaj forme të veprës penale ,,vrasje,,  për çka aktakuza e prokurorit  KT 22/82 dhe akvendimi  i përmendur i Gjykatës së Qarkut në Zenicë, janë deklarata që  përbëjn  informacione  të rremë apo të pavërtetë.

Mbi këto argumente, ky kolegj i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, arrin në përfundimin se mungon ana objektive e veprës penale  ,,vtasje,, të pretenduar nga ana e akuzës .

3.Pra, provohet se qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës të asaj periudhe. Kjo tregon se i akuzuari nuk ka pasur si qëllim që të disinformojë  gjykatën apo përfaqësuesit e akuzës, por përkundrazi ka informuar këtë në mënyrë të drejtë si opinion të tij personal , e që gjykata duhej ta merrte në konsideratë për hetime më të thella e të drejta në kërkim të së vërtetës, pasi i akuzuari nuk ka pas në dijeni për ndonjë ,,vrasje,, e që e rëndon akuza, duke parashtruar përpara tij mendimin e vet lidhur me marrëdhënie të caktuara me të akuzuarit Ramadani dhe Huseini të cilët kanë dhënë deklarata të  rrejshëme, të cilët edhe kanë pas arsye e shkak që të hudhin fajsinë mbi të akuzuarin, duke lehtësuar gjendjen dhe pozitën e tyre, sepse edhe ata kanë qënë të akuzuar për vepër ,,vrasje,,.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë me në krye Mr Vllajsavleviq Mirko. Mbështetur sipas Ligjit dhe Kodit Penal

V E N D O S I

Që ta shpall si të pavlefshëm akvendimin e Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 me të cilin i akuzuari Nafi Çegrani ishte shpall fajtor  për ,,vrasje,, sipas nenit 37 të LP të RS Maqedonisë, duke kthyer çështjen në rygjikim dhe njëkohësisht  deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.

***

P.s.

Megjithatë, e tërë kjo hajkë dhe forcat e errëta të nëntokës në Gjykatën e Zenicës, ishin kah bënin kërdi në vazhdimësi, asgjë nuk u mor parasysh nga ajo që sugjeroi apo rekomandoi Gjykata Supreme dhe gjykatësi Mr Vllajsavleviq Mirko, por në seanca të përshpejtuara bënë sërisht gjykatësit Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq përshkrimin e vendimit  paraprak dhe që ishte shpall i pavlefshëm, fjalët ku ishin : ,,i dënuar me pushkatim,, u zëvendësuarn më fjalët ,,dënohet me 20 vite burg të rënëdë,,!

Dhe, çdo gjë aty mbaroi si çështje e kryer, e përfunduar… Ato që tha Mr Vllajsavleviq Mirko vajtën në vesh të shurdhërt… Në ankesën time të dytë, duke u nis sërisht në baza të reales dhe të vërtetës, /  tanimë gjykatësit suprem Vllajsavleviq Mirkos nuk iu dëgjua nami, sikur e hëngri nata… /Çështjen e ankesës sime, tanimë e mori në dorë një gjykatës kretën dhe shovinist Ante Varunek, i cili duke ndjek ,,sugjerimet,,e gjykatësit Tihomir Baboviq, pa asnjë presedan dhe në mënyrë kapadahillëku e  hudhi si të pabazë ankesën time dhe akvendimin K/94/83 e shpalli si të ,,ligjshëm,, duke e vërtetaur atë, mbeti akt i plotfuqishëm, dhe unë i dënuar, duke mos qënë aktor i ndonjë ,,vepre,,!

***

…Edhe sot duke pritur me optimizëm,  të mbahet rigjykim, dhe unë shpresoj GJYKATA të kuptojë gjërat e duhura lidhë me  të vërtetën dhe pafajësinë time, / shih Gjykatën e Lartë  Supreme në Sarajevë, i Kz.139 / 83 , 13.IV.1983.   dhe një letër e Gjykatës së Lartë në Sarajevë Nr: 070-0-Cr-1-10-000003, i lidhur me emrin e file: 04 0 K 004 799 12 Kvl Gjykata Kantonale në Zenica /. Këtu theksoj edhe  apelin tim nga 2014/05/05 g. si dhe të shteteve të tjera dhe të paraqesë ankesën time, t’i dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Evropian në Strasburg. Për vite të kalojë, dhe çështjen e së vërtetës, me sa duket, siç disa ende nuk duan të zbulojë! Pse kështu? Unë në jetën time  kurrë nuk do  të heqë dorë nga lufta për të provuar pafajësinë  time dhe për zbardhjen e  akuzave të rreme  ndaj meje. Unë i bëj thirrje gjykatës që të dini saktësisht se kush janë fajtorët, nëse ka të tillë / në qoftë se me të vërtetë ka diçka /, dhe të cilët janë të pafajshëm! Për vite të tëra unë vdes si një sakrificë për diçka që unë nuk kishte asnjë ide. I siguroj sinqerisht, unë jam i  dënua për diçka që nuk e kam pas në dijeni. Po  jetoj  tërë jetën time i fyer dhe nën njollë të vështirë, janë të ofenduar dhe fëmijët e mi dhe familja, prindërit kanë vdekur prej pikëllimit dhe dëshpërimit,  sepse ata ishin të vetëdijshëm për pafajsinë time dhe se dikush  mëtë dramë mizorisht e kishin kurdis me plan dhe hakmarrje ndaj meje. Unë dua të di të vërtetën, dhe për këtë arsye të kërkojë nga autoritetet kompetente dhe institucionet gjyqësore të Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë për të marrë pozicionin dhe të marrë vendim të drejtë për të zbardhur vetëm të vërtetën dhe të del në ditë të diellit – drejtësia ligjore.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: AKUZAT UDBASHIANE, DHE E VËRTETA, Nafi Cegrani

SHBA-Kosovë, betohen vullnetarët e Korpusit të Paqes

August 19, 2016 by dgreca

Foto arkiv i Gazetes DIELLI/-Korpusi i Paqes ka nisur programin në Kosovë me 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Do shërbejnë në Kosovë 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit më të ri, të cilët nesër do të betohen solemnisht  para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant.Ceremonia e betimit do të mbahet në Hajvali afër Prishtinës, ku në mesin e të ftuarve janë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, mysafirë të shquar dhe miq të shumtë të Korpusit të Paqes.“Kjo ceremoni shënon përfundimin e suksesshëm të programit trajnues njëmbëdhjetë javësh, ku vullnetarët e grupit të ri kanë ndjekur trajnimet për gjuhët vendore, kanë mësuar për kulturën kosovare dhe kanë pasur trajnim teknik. Pas ceremonisë së betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dyvjeçar në tërë territorin e Kosovës”, thekson njoftimi dërguar sot nga Ambasada e SHBA në Prishtinë. Korpusi i Paqes ka nisur programin në Kosovë me 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës. Korpusi i Paqes ka marrëdhënie të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës.

Fillet dhe misioni i Korpusit të Paqes datojnë nga viti 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim në nivel të homologëve të tyre lokalë. Nga ky frymëzim u ngrit një agjencion i qeverisë federale i përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë në botë. Tre qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta:  1. Të ndihmojë popullin e shteteve të interesuara për të plotësuar nevojat e tyre për gra dhe burra të aftësuar;  2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popullit të cilit i shërben; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm  në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit.Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët patën dhanë betimin solemn në gusht 2014, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

Filed Under: Opinion Tagged With: betohen vullnetarët, e Korpusit të Paqes, Kosove-SHBA

SULLTANI ISLAMIK NDËRMJET ALEATËSH E VËLLEZËRISH

August 18, 2016 by dgreca

Shkruar nga ANGELO PANEBIANCO/

Përktheu për Diellin:Eugjen Mërlika/

Pothuajse kanë sigurisht të drejtë ata që mendojnë se, nga takimi ndërmjet Putinit dhe Erdoganit, nuk do të lindë një aleancë e qëndrueshme mes Rusisë e Turqisë në funksion kundër perëndimor. Ngjajshmëritë e fuqishme mes dy autokratëve dhe demokracive përkatëse autoritare, nuk mjaftojnë për të fshirë shumë pika në të cilat interesat (çështja siriane në krye) e tyre ndahen. Është e drejtë të kujtohet se Turqia nuk mund t’i lejojë vetes, për arsye sa ekonomike aq edhe gjeopolitike, të prishet përfundimisht me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Nuk do të lindë pra, një “bosht” Ankara – Moskë i ngjajshëm me atë ndërmjet Romës, Berlinit e Tokios që u zyrtarizua më 1940. Por risia është dhe mesazhi, që Erdogani ka dashur t’i përcjellë Shteteve të Bahkuara dhe Evropës, nuk duhet nënëvlerësuar. Mesazhi është ky : kur ishte e gjallë e zotëruese Turqia e krijuar nga Mustafa Qemal Ataturku, duke filluar nga 1923, Turqia laike, evropiane, që frymëzohej nga modelet perëndimore, aleanca me Perëndimin (përkatësia në NATO, vullneti për të marrë përfundimisht “patentën” e Vendit evropian, duke marrë pjesë në Bashkimin) ishte e natyrëshme dhe e pashmangëshme. Por tani që Turqia e Ataturkut, Turqia evropiane është në shkatërrim dhe ata që i kanë dhënë shpirt janë në duart e sejmenëve të presidentit turk, ose të katandisur në pafuqi e në  heshtje, sulltanati islamik në lindje na thotë se, tani e tutje (në të vërtetë Erdogani na e ka bërë t’a kuptojmë prej disa vitesh) nuk do të ketë më aleanca “të natyrshme”, të padiskutueshme e të qëndrueshme me perëndimorët, nga të cilët shoqëria turke gjithënjë e më shumë largohet.Do të ketë vetëm përputhje të përkohëshme interesash, që do të bisedohen herë pas here. Pasojë e ndryshimit kulturor në rritje ndërmjet Turqisë e Perëndimit, pasojë e atij ri-islamizimi të shoqërisë turke, i nisur me fitoren zgjedhore të pushtetit nga ana e partisë islamike në 2002, i përkrahur e i drejtuar në mënyrë të matur e të zvarritur për disa vite, e tani  i shpejtuar dukshëm në vazhdim të kundër grushtit fitues të Shtetit të Erdoganit.

I përket specialistëve, njohësve të shoqërisë turke, t’i përgjigjen një pyetjeje : Erdogani do t’arrijë t’a shtypë përfundimisht Turqinë evropiane, Turqinë laike trashëgimtare të  Ataturkut? Sigurisht, ai ka sot në anën e tij shumicën e Vendit. Në sajë të masave islamike, sot në shumicë, Erdogani e ruajti pushtetin kundër ushtarakëve. Por ç’do të bëhet me pakicën e rëndësishme, mjaft të bollshme (pothuaj gjysma e Vendit), bijën e një shekulli të politikës laike, ç’do të bëhet me Turqinë që deri tani nuk ka dëshmuar asnjë dëshirë ri-islamizimi ? A do të mjaftojnë spastrimet e dhunëshme të regjimit t’a thyejnë përfundimisht atë ? Është ky çelësi për të kuptuar se si do të lëvizë në skenën ndërkombëtare Turqia e s’ardhmes. Nëse Erdogani nuk do t’arrinte të fuqizonte pushtetin e tij për shkak të pamundësisë së tij për të nënështruar plotësisht pjesën jo islamike të Vendit, atëherë dobësia e tij e mbrendëshme do të pasqyrohej mbi veprimin e tij ndërkombëtar : duke favorizuar me gjasë, siç është e njohur në regjimet autokratike, aventurizma e shpërthime të ndryshme agresiviteti ndërkombëtar.

Ndërsa, nëse sulltanati islamik do të fuqizohet, nëse Turqia evropiane do të fshihet përfundimisht, atëherë duhen bërë llogaritë me një fuqi të re, që ashtu si ka bërë për një kohë të gjatë Irani bektashi, do të përdorë fenë për të ushqyer “ndeshje qytetërimesh”, për t’u paraqitur si fuqi-udhëheqje e revolucionit islamik.

Do të bëhen  n’atë rast shumë të ndërlikuara marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe botës perëndimore. Si mund të pajtohet islamizmi militant me qëndrimin në Nato ? Realizmi detyron një qëndrim shumë të matur në lidhje me të. Për shumë arsye të karakterit strategjik, përfshirë këtu edhe rrezikun që sulltanati i ri islamik të zotërojë armë bërthamore të pranishme në bazat e Nato-s, të shpërndara mbi territorin e saj. Në të njëjtën kohë, do t’ishte e ndërlikuar të mbahej në NATO, duke  lënë jashtë sekreteve të organizatës një Vend që n’atë pikë do të mund të fshihte më prirjen e tij kundër perëndimore.

Nëse sulltanati islamik do të fuqizohej do t’ishte edhe një problem i madh për Evropën. Turqia do të bëhej financuesi i madh, mbrojtësi politik e financiar i atyre Vëllezërve myslimanë që janë rrënjosur thellë në Islamin evropian. Mbas grushtit të Shtetit që ka hequr Vëllazërinë nga pushteti n’Egjypt, Erdogani ka mbetur pika e tyre kryesore e referimit. Në ndryshim me perëndimorët, ata nuk mund veçse të duartrokasin veprimin e tij shtypës. Nga ana tjetër është e natyrshme dhe e kuptueshme : për Islamin politik Ataturku dhe trashëgimia e tij ishin një rravgim, një çoroditje, për t’u fshirë me çdo mjet. Nëse sulltanati islamik do të fuqizohej, marrëdhëniet ndërmjet mbështetësve të tij dhe shoqërive evropiane do të bëheshin mjaft të ndërlikuara.

“Corriere della Sera” , 11 gusht 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: E VËLLEZËRISH, Eugjen Merlika, NDËRMJET ALEATËSH, SULLTANI ISLAMIK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 555
  • 556
  • 557
  • 558
  • 559
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vatra shpreh mirënjohje e falënderim për patriotin Jim Xhema, sponsori “Platinum” i Vatrës për festën e Flamurit Kombëtar më 27 Nëntor 2026 në New York
  • Kongresi i Manastirit
  • “MALLI I MËRGIMTARIT”, NJË URË KULTURORE MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Krimet serbe në Kosovë në dokumentet e Arkivit Presidencial të Bill Clintonit
  • Mbrojtja e krerëve të UÇK-së si çështje e së vërtetës historike, dinjitetit të luftës çlirimtare dhe interesit kombëtar
  • Jeronim De Rada, apostulli i fjalës shqipe dhe arkitekti poetik i Rilindjes Kombëtare
  • NJË USHTAR, NJË VARR I SHËNJTË DHE KUPTIMI I RESPEKTIT NË AMERIKË
  • Gjergj Hani, in memoriam…
  • Quo vadis revolucion?
  • Koleksioni Aurea – Tri botime ekskluzive të shtëpisë botuese “Dukagjini”
  • Përkujtojmë me nderim në ditën e ndarjes nga jeta poetin e madh Lasgush Poradeci
  • Poezia “epifanike” e Luan Ramës për Ricosin dhe Çamërinë
  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT