• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-Kosovë, Hyn në fuqi Marrëveshja për nxitje të investimeve

February 4, 2021 by dgreca

Korporata amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), njoftoi se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, “i mundëson DFC-së që të vendos gamën e plotë të produkteve financiare në Kosovë”, tha DFC përmes një postimi në Twitter. Më 31 dhjetor, 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.

Më 31 dhjetor, zëvendësshefi i DFC-së, njëherësh drejtori menaxhues për Ballkanin Perëndimor, John Jovanoviq deklaroi se DFC-ja sheh “potencial të madh për të ndihmuar në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune dhe mbështesin zhvillimin për popullin e Kosovës”.

Çfarë është DFC-ja?

Korporata e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar e lansuar më 2020-n, bashkëpunon me sektorin privat për financimin e zgjidhjeve të sfidave më të rënda me të cilat përballet bota në zhvillim sot. Ajo investon në sektorë të ndryshëm përfshirë në sektorin e energjisë, kujdesit shëndetësor, infrastrukturës thelbësore dhe teknologjisë. DFC-ja gjithashtu ofron financim për biznese të vogla dhe gratë sipërmarrëse për të krijuar vende pune në tregjet në zhvillim.(Radio Evropa e Lire)

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosove-SHBA, Marreveshja per invetsimet

Kosovë-SHBA, drejt Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve

October 7, 2020 by dgreca

PRISHTINË, 7 Tetor  2020-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi i miratuar obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të zhvilloi negociatat me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për finalizimin e kësaj marrëveshjeje në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Aprovimin e Qeverisë e ka marrë edhe propozimi i Ministrisë së Drejtësisë që t’i rekomandohet Presidentit të Republikës së Kosovës dhënia e autorizimit për ministrin e Drejtësisë për të nënshkruar Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile dhe Tregtare me Shqipërinë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur sot pasdite mbledhjen e 34-të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar rregullore dhe vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, Kryeministri Hoti ka njoftuar se dje ka pranuar Raportin për Kosovën të Komisionit Evropian, i cili evidenton progresin në të gjitha fushat si dhe sfidat në funksionimin dhe zhvillimin e përgjithshëm në shoqërinë tonë. Raporti konfirmon se Kosova vazhdon t’i mbaj të plotësuara të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe thekson vlerësimin pozitiv të Qeverisë së Kosovës për sigurinë, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon. Kryeministri Hoti ka theksuar se ai tashmë ka filluar diskutimin  për të adresuar të gjitha sfidat e evidentuara në raport.

Filed Under: Featured Tagged With: investime, Kosove-SHBA, marreveshje

KOSOVE-SHBA, TAKIM PER SIGURINE NE PENTAGON

October 12, 2018 by dgreca

Në Pentagon takohet Grupi Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë/

-Të dy delegacionet kanë prezantuar synimet dhe planet për punën e përbashkët, në vitin në vijim, sikurse janë dakorduar për një varg aktivitetesh mbështetëse për FSK-në, anëtarësimin në iniciativat rajonale, si dhe angazhimet në misione ndërkombëtare. Në takimin e mbajtur në Washington është prezantuar rruga përpara gjatë transicionit të FSK-së pas miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës/

1 Pentago.JPG

WASHINGTON, 12 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Delegacioni i i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i kësaj force, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi takime dypalëshe lidhur me avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Njoftimi i dërguar sot nga Ministria thekson se, zëvendësministri për FSK-në, Burim Ramadani dhe zëvendësndihmësja e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper, kanë bashkëkryesuar mbledhjen e Grupit Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë, të mbajtur në Pentagon. Gjatë takimit të Grupit të përbashkët, janë diskutuar dhe vendosur orientimet strategjike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, janë diskutuar çështjet e detajuara mbi angazhimet e përbashkëta në mbështetjen amerikane për Ministrinë e ardhshme të Mbrojtjes, me theks të veçantë për FSK-në në mandatin dhe detyrat e reja ushtarake dhe të mbrojtjes.     Nga pala kosovare, në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe delegacioni profesional.

Të dy delegacionet kanë prezantuar synimet dhe planet për punën e përbashkët, në vitin në vijim, sikurse janë dakorduar për një varg aktivitetesh mbështetëse për FSK-në, anëtarësimin në iniciativat rajonale, si dhe angazhimet në misione ndërkombëtare.          Në takimin e mbajtur në Washington është prezantuar rruga përpara gjatë transicionit të FSK-së pas miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.Bashkëkryesuesit Ramadani dhe Cooper kanë vlerësuar lart përgatitjet e bëra nga të dy delegacionet për bashkëpunimin bilateral dhe theksuan thellimin e partneritetit në siguri e mbrojtje Kosovë-SHBA.Qeveria e Kosovës, drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, bazuar në të drejtën e saj kushtetuese ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një mbledhje të mbajtur  ne 13 shtator 2018. Në këtë kuadër është miratuar Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. /b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Kosove-SHBA, siguria, takim ne Pentagon

SHBA-të, mbështetëse të fuqishme të Kosovës

February 19, 2018 by dgreca

-Senatori amerikan Ron Johnson ka ofruar mbështetjen e plotë për Kosovën në të gjitha fushat/

1 Senat Ron Johnson Thaci.JPG

-Presidenti Thaçi: SHBA-të, rol përcaktues në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës/

Kryeministri Haradinaj me Senatorin Ron Johnson_19 02 2018- ZKM 2 (3)

-Kryeministri Haradinaj: Përkrahja e SHBA-së shumë e rëndësishme për Kosovën/

PRISHTINË, 19 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojë të jetë mbështetëse të fuqishme në zhvillimin ekonomik, demokratik dhe të konsolidimit të shtetndërtimit të Kosovës, tha sot në Prishtinë Senatori amerikan Ron Johnson, duke uruar qeverinë dhe popullin kosovar për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Senatori Johnson ka ofruar mbështetjen e plotë në të gjitha fushat për Kosovën. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, të cilin e ka falënderuar për mesazhet dhe urimet për 10 vjetorin e pavarësisë.“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, e cila ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mesazhet dhe urimet e presidentit Trump janë inkurajuese, për të punuar edhe më shumë”, ka shtuar presidenti Thaçi.Ai e ka informuar senatorin Johnson për konsenusin e krijuar lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

 Presidenti ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për këto tema, në mënyrë që këto procese të kenë sukses.Presidenti në fund ka thënë SHBA-të janë partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe miku më i madh i popullit te Kosovës.Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare. Në takim, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, u bisedua për zhvillimet politike aktuale në vend, për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në procesin e shtetndërtimit dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.Kryeministri Haradinaj, falënderoi senatorin Johnson për vizitën në Kosovë, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.“Përkrahja e SHBA-ve është shumë e rëndësishme për ne. Kosova dhe populli i saj do të jetë përherë falënderues për ndihmën që SHBA-të dhe populli amerikan kanë dhënë në të gjitha periudhat”, theksoi kryeministri Haradinaj.Ai tha se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euroatlantike duke thelluar reformat e brendshme, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në forcimin e institucioneve demokratike.“Kosova është sot një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe shembull i fqinjësisë së mirë dhe e angazhuar në dialog me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të afatizohet në kohë dhe të përmbyllet me njohje reciproke.Duke uruar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, senatori amerikan Ron Johnson, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme në zhvillimin ekonomik, demokratik dhe të konsolidimit të shtetndërtimit të Kosovës.Senatori amerikan Ron Johnson mbërriti sot pasdite për vizitë në Kosovë. Para se të mbërrijë në Kosovë ka qëndruar në Serbi, ku ka takuar presidentin Aleksandar Vuçiç. Në takim, sipas medias serbe, kanë folur edhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Haradinaj, Kosove-SHBA, Senatori Jonson, Thaci

SHBA-Kosovë, betohen vullnetarët e Korpusit të Paqes

August 19, 2016 by dgreca

Foto arkiv i Gazetes DIELLI/-Korpusi i Paqes ka nisur programin në Kosovë me 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Do shërbejnë në Kosovë 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit më të ri, të cilët nesër do të betohen solemnisht  para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant.Ceremonia e betimit do të mbahet në Hajvali afër Prishtinës, ku në mesin e të ftuarve janë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, mysafirë të shquar dhe miq të shumtë të Korpusit të Paqes.“Kjo ceremoni shënon përfundimin e suksesshëm të programit trajnues njëmbëdhjetë javësh, ku vullnetarët e grupit të ri kanë ndjekur trajnimet për gjuhët vendore, kanë mësuar për kulturën kosovare dhe kanë pasur trajnim teknik. Pas ceremonisë së betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dyvjeçar në tërë territorin e Kosovës”, thekson njoftimi dërguar sot nga Ambasada e SHBA në Prishtinë. Korpusi i Paqes ka nisur programin në Kosovë me 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës. Korpusi i Paqes ka marrëdhënie të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës.

Fillet dhe misioni i Korpusit të Paqes datojnë nga viti 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim në nivel të homologëve të tyre lokalë. Nga ky frymëzim u ngrit një agjencion i qeverisë federale i përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë në botë. Tre qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta:  1. Të ndihmojë popullin e shteteve të interesuara për të plotësuar nevojat e tyre për gra dhe burra të aftësuar;  2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popullit të cilit i shërben; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm  në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit.Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët patën dhanë betimin solemn në gusht 2014, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

Filed Under: Opinion Tagged With: betohen vullnetarët, e Korpusit të Paqes, Kosove-SHBA

Artikujt e fundit

  • Çfarë dite e mrekullueshme! Pikniku ynë Tradicional i Komunitetit ishte një sukses i jashtëzakonshëm!
  • Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” tashmë është në qarkullim! 
  • Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit
  • Interesting Facts about Albanian Film Festival Fan Noli 2025
  • ULMAR QVICK – PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS SHQIPTARE
  • Kujtimet dhe mbresat e një viti shkollor në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • “Vatra” e “Dielli” pjesë e thelbësore e historisë dhe identitetit shqiptar në diasporë
  • MARRËVESHJA E KORFUZIT DHE QËNDRIMI I FUQIVE TË MËDHA, DY DËSHMI
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI KRYETARIT TË DEGËS LONG ISLAND DR. PAULIN MARKU PËR NDARJEN NGA JETA TË MOTRËS
  • SHQIPTARËT NË MALIN E ZI PA KANAL TË VEÇANTË TELEVIZIONIN PUBLIK
  • Piluri – Sofër e Këngës Polifonike
  • Fan Noli dhe drejtimi i qeverisë shqiptare gjatë vitit 1924
  • Uji, njeriu, jeta…
  • Kosova – Kurrë pjesë e Serbisë: E vërteta historike e mohuar me qëllim
  • NAUM PRIFTI, PËRKUJTIM NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT