Sot më 3 prill
Nga Ilir Levonja/Florida/
Me që stuhia e statuteve për 2 prillin ka pushuar. Furia e fb me elozhet për heronjtë. Le të bëjmë një bilanc të demokracisë sonë.
Madje të flasim me çunat. Me ata katër bij nënash. Portretet, idealet që ata kishin janë edhe motoja jonë.
Si tha vëllai i njërit prej tyre. Çdo përvjetor më bëni të njëjtën pyetje. Do i mësoni emrat e vrasëseve apo jo? Zoti vonon, por nuk harron…., etj.
Por ja që Zoti harroka vëlla. Harroka dhe me kujdes të pastër.
Djema u bënë njëzetë e pesë vjetë. Po një orë nuk kemi qënë në pushtet. Një orë sikur të kishim në dorë çelsat e shtetit. Diktaturat qënkan kaq të koklavitura sa dosjet ikin në drejtim të paditur. Dhe se kush shtiu mbi ju është gati e pamundur të zbulohet.
Se, ata, qëllojnë atje…, që të godasin këtu. Ndaj lavdi dëshmorëve si ju. Këtë punë po, dime dhe e bëjmë. Po e bëjmë me zell ama. Po vimë e këlthasim për padrejtësinë e kohës. E të demokracisë sonë. Këlthasim edhe kur gjëndemi aeroporteve të Evropit.
Dhe që ta dini. Demokracia jonë është si vijon.
Në këto njëzet e pesë vite, ngelëm me pushkë krahut duke luftuar komunizmën. Po një komunist nuk kemi vrarë.
Në këto njëzet e pesë vite ngelëm duke share bijtë e komunistëve. Që janë si etërit e tyre. Megjithatë me ata i kemi bërë aleancat.
Demokracia jonë? U ngritëm gërmadhash. Përmbysëm ca pasanikë të ideollogjisë. Për të krijuar ca miliarderë realë.
E kemi bërë vendin si një nga ato komplekset e rritjes dhe mbarështimit të gjës’ së gjallë. Prodhues të krahut të punës për botën karshi.
Demokracia jonë? Shëmbëm një diktator. Dhe kemi sajuar nja pesëmbdhjetë të tillë. Që zhdukin njëri-tjetrin me kamera të fshehta. Rrahin gjoksin. Ngrejnë dy gishtat. Ai shtrëngonte grushtin.
Demokracia jonë? Kemi prodhuar kaq shumë kuadro në një administratë që nuk ekziston. Sa shkon në punë pa brekë dhe pas një jave ke tre shtëpi. Tre makina… tre dashnore, tre restorante të preferuar. Ke edhe elektorat.
Veçse me ambasadën e Amerikës e kanë pak pisk. Nuk u jep vizë.
Demokracia jonë. Kemi shoqata me shumicë… qytetarësh, po qytetar nuk jemi. Shoqata gjithfarësoj. Ndaj gjithëfarësojesh jemi.
Demokracia jonë? Po tha i pari është e kuqe, është e kuqe. Po tha i pari është e zezë, është e zezë. Po tha i pari je armik, je armik. Po tha i pari nuk je armik, nuk je armik.
Demokracia jonë? Tek lapidarët e dëshmorëve, ditën flasin korifejt e demagogjisë. Natën flenë të pastrehët, të palarët, drogaxhinjtë. Të ngopurit dhe të pangopurit. Madje edhe zagarët e rrugës.
Demokracia jonë? Çfarë t’ju them… se, më janë bërë lëmsh arritjet. Shteti i së drejtës, tregu i lire, Europa, ngritja e pages, mirëqënia, arsimimi, kualifikimi, infrastruktura, shitoret e shëtitoret, xhirot, pedonalet, bujqësia, vandalizmi, tritoli, aeroportizmi, kalamajt, këndi lojrave, historia, data e çlirimit, lira dhe demokracia etj.
Sikur të ishit gjallë, ta dini se prapë do ishit armiq të kësaj demokracie. Dhe se prapë do u kishim vrarë.
Kështu siç po u vrasim përditë.
Helmi i gjarprit, koka e dhelprës dhe politika e barkut
Shkruan: Nue Oroshi/
Gjarprinjët jan dy llojesh ata që helmojn dhe ata që frigësojn. Por ësht e cuditshme se përvec profesionistve që kanë studiuar, gjarpërinjët, të tjerët nukë munden ta bajnë dallimin, në mes të gjarpërit helmues dhe gjarpërit frigësues. Kët dallim mundë ta bëjn vetëm dhelpërat. Cuditërisht edhe tek dhelpërat, egzistojn dy lloje te dhelpërave. Dhelpërat dhelpëruese, dhe dhelpërat qorjentuese. Dhelpërat dhelpëruese ato vëzhgojn dhe veprojnë në cdo vend e në cdo kohë, ndërsa dhelpërat, qorjentuese janë ato të cilatë në cdo kohë dhe në cdo cast, bëjn qorjentimin e opinionit, duke krijuar, mjegullnaja në të gjitha skajet e planetit.
Krizat e përgjithshme botërore, kan futurë në veprim shum gjarpërinj helmues si dhe shum gjarpërinj frigësues. E ky bashkpunim, i gjarpërinjeve dhe dhelpërave bëhet edhe ne trojet e Ilirisë, ku po ja pengojnë ardhmërin femijës e po ja marrin bukën rinisë. Sa herë që cështja shqiptare fillonë në rrugën e mbarë, dhe në drejtimin e duhur kombtar, gjatë gjithë historisë kanë dalurë gjarpëra helmues dhe gjarpëra frigësues që ne bashkpunim, me dhelpërat, dhelpëruese dhe dhelpërat, corjentuese e kanë shtrembëruar rrugën e shenjët kombtare duke e orjentuarë rreth shkrepave pansllavisto aziatike.
Edhe sod fatkeqësisht ky lloji i zvarranikëve politik, tokat shqiptare i kanë lënë peng. Tokat tona janë mbeturë pezull. Në njërën anë e kemi rininë tone në të shumten e rasteve që po e kërkon një perspektiv evropiane, dhe një jetë normale, jet që po ju mohohet nga nje pjes e zvarranikëve te politikës shqiptare, dhe në anën tjetër i kemi nje pjesë të politikanëve tan shqiptar që politikën e udheheqin me barkë dhe jo me kok. Kurë e them e udhëheqin politikën me bark e mbrojë me faktin, se ky lloji i politikaneve zvarranik, nuk ju intereson, se kush e fiton projektin, apo tenderin miljonesh, dhe sa do të jen, pasojat afatgjate që do ti bartë populli shqiptarë në kët mishmash investitorësh por sa mbetet, për barkun e tyre, me një fjalë sa mjete ju mbesin atyre nën dorë.
E për dhanjën e mjeteve nën dorë janë të përgaditura shum mirë qarqet e politikës dhe ekonomis pansllavisto aziatike.
Aqë ësht komplikuarë situata politike në viset shqiptare saq në një bised të dy intelektualëve njëri i thoshte tjetrit : Cu ba ore Llesh, e Lleshi përgjigjet Dreqi e marrt vesh, ndersa afër kishte qëlluar dreqi i cili përgjigjet shkurt e qart:-Deri sod e kam dit se cka po bahet, mbas sodit edhe mu ma kanë humbur orjentimin. Gjarpnat helmues dhe frigësues, se bashku me dhelpërat, dhelpruese dhe qorientuse janë sod në krye te institucioneve shqiptare, dhe e kanë përzier aqë shum politikën saqë me nuk dihet se kush ma pak e kushë ma shumë po i shkaktojn tragjedi popullit shqiptar.
Ata nuk do te ndalen, së punuari në dëm të kombit shqiptar, deri sa të fillojn ta hanë vetvetën, por gjatë kësaji kacafytje ndërmjet tyre, serish do të lendohen njerzit e pafajshëm, përmes gishtit të Qarkut. Duhet të punojmë që në të ardhmën politika shqiptare të udhehiqet jo me koka gjarpërinjësh dhe dhelpërash, por me koka te idealistëve shqiptar, të cilët japin shum nga vetvetja për ndërtimin e institucionit të shtetit. Prandaj ma mirë ësht që ti pensionojmë 400 politikanë të keqinj që i kemi sod, në të gjitha Trojet Shqiptare që do te zavendësoheshin me kuadro te kualifikuara dhe te padjallzuara, por qe politikën do ta udheheqin me kokë dhe jo me bark. Kështu që përmes këti veprimi, ti pengojmë keto dy ideologji të mykyra të mbetura në kokat, e një pjese të mir te politikës shqiptare pra komunizmi pansllavistë, që së bashku me pansllavistat wehabist, janë bër krimba kancerogjen dhe krimba Erdoganist, që dalngadal, po e hanë trupinë e shendosh, te djalëris dhe vajzëris shqiptare që shekuj me radhë patën orjentiminë dhe vizionin Evropian në të gjitha trojet shqiptare.
Ky zë i imi duhet të ndëgjohet tek të gjithë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë Etnike, të cilët janë të gatshëm, që me të gjitha mjetet demokratike të hyjnë në vallën e ndryshimit, të madh me moton:- Ta bëjmë Shqipërinë Etnike dhe Demokratike.
Të gjithë ata që janë kundërshtar, të kësaji ideje të shenjët kombëtare s’janë asgjë tjetër përposë njerëz të humbur, që me apo pa vetdije ju shërbejnë dy ideologjive të lartpërmendura. Dhe janë në shërbim të gjarpërave helmues dhe frikësues që së bashku me dhelpërat, dhelpëruese dhe qorjentuse, po e brejnë si krymba të nëntokës mbrendësin e palcës arbnore të tokës shqiptare.
Ortekët e fushës bregdetare
Nga ILLO FOTO/ New York/
Për të shkruar këtë shkrim u bë sebep një artikullli i Gjergji Thanasit , botuar në shtypin online , me datën 9 Mars 2016. Autori i shkrimit përmend se dy vite më parë, u krye një investim prej 2 milion $ me prita shumfishe, për të ndaluar rreshqitjen e kodrës Cerila. Pa mbaruar entusiazmi i inagurimit, i gjithë investimi u kthye në një përrua balte , që përmbyti një lagje të Durrësit. Kjo është përmbajtia e shkurtuar e shkrimit të z. Gjergji Thanasi.
Të kthehet kodra në një perrua , është rast shumë i frikshëm. Në kodër evakuohen banorët , qe u permbyten banest . Kodra qe konsiderohet streha , qe te mbron nga permbytjet , kthehet ne objekt. Keshtu ndodhi ne Cerrilat , qe u derdhen parate lume dhe qe orteku -koder i mori me vete . Kodrat e buta te bregdetit provokohen nga ndertimet e pa studjuara dhe nga mungesa e mbuleses bimore . Ne keto kushte kthehen ne orteke , qe pershkruan autori Thanasi . Hidhuni nje sy kodrave te Ardernices , te Kushovices , te Mifolit , te Petoves, te Kavajes . As kane lojtur as luajne nga vendi , sepse jane taracuar dhe pyllezuar me ullinj . Ato jane armatosur natyralisht , jo nga brezat e betonit, sic ndodhi aktualisht me cerrilat .
Te jemi realiste , ndertimet do te behen ne koder, po ku dhe si?
Ndertimet duhet te behen vetem mbi bazen e nje studimi serioz gjeollogjik. Shembujt pozitive dhe negative , ne kete aspekt nuk mungojne . Shifni qytezen , qe nderoi Fulltzi ne Golem eshte qyteze afer Curilave , por nuk ka lojtur as nje fije floku . Mbi te nuk eshte bere asnje armature. Ka 80 vite , qe eshte ndertuar . Shifni qytezat e ngjashme te ndertuar ne kodra : Dushku , Grabjani , Sovjani , Bulo , Qyteti i Maliqit etj.
Model i nje ndertimi te sigurte eshte qyteza Levan , me 5 mije banore ,ndertuar ne mesin e viteve 50 te shekullit te kaluar, ne qender te ultesires bregdetare . Banesat jane ndertuar ne izoipset e kodres . Ideatori i ndertimit dhe zbatusi i projektit , ka qene nxenesi i Fulltzit , Beshir Nikolla . U kritika ashper nga te tere drejtusit e shtetit te asaj kohe , se pse bente shpenzime te medha , me eskavatore , kur fusha ishte 200 metra me poshte , dhe mund te nderoje dhe te urbanizoje pa kosto . Arriten , ta quanin sabotator Beshirin , qe kish qene nje ish partizan pioner . Ai nuk u terhoq .
Posht kodres Levan , ka qene keneta Bicukas , te ciles Beshiri nuk mund t’i besonte . Sot Levani mund te merret model i cdo ndertimi shqiptar dhe me gjere , per ndertimet ne kembet e kodrave te Ultesirave bregdetare .Ndertimet e tjera te fushes , qe nuk kane ngjashmeri me Levanin , domosdoshmerisht , nje dite do te prishen , sepse pengojne seriozisht kullimin .
Ndertimet e cerekshekullit te fundit edhe te ishe nisur , per te sabotuar me mish me shpirt , nuk do te arrinin ne kete pike , ku arriten . Rralle gjen ndertime ne venbanimet e reja , qe e jene ne vendin e duhur . Menazhmi i territorit , ka kontribuar , per kthimin e kodrave ne ortek dhe per ndertime ne mes te batakut , ku rreziku i permbytjeve kastrofale , pritet nga viti ne vit
Shembelli me negativ i ndertimeve mund te merret ndertim i Kombinatit metalurgjik , ne Bradashesh te Elbasanit . U okupuan me ndertesa rreth 250 Ha. toke fushore nga me te mirat e Shqiperise , per te mos thene me mira , deri sa te paret tone e quajten “Fusha mbret “ . Nuk besoj se pati ndonje hair Shqiperia nga ai ndertim aventuresk . Brezat e arthem duhet qe kete fushe ta kthejne ne identetitein e saj mijra vjecar , “Fusha mbret “ . Gjat monizmit shumica dermuse e ndertimeve , nuk I pershtatet llogjikes urbanistike . Nga me skandalozet mund te permendim lagjen “Kenete “ ne Durres , ndertuar ne truall, ku ka pasar disa pika nen nivelin e detit , kur eshte kryer bonifikimi i ish kenetes “Durrsi “ . Tjeter : Fush kruja , mund te mos kishte zbritur ne ato kuota te ulta , ku eshte zgjeruar . Ndertimet e fushes perbejne kontravajtjen teknike , me te rende qe i eshte shkaketuar vendit , ne te tere historine . Me gjeni , qofte dhe nje fshat te humbur te Shqiperise , te ndertuar perpare 3 shekuj , qe eshte ndertuar jasht llogjikes inxhinjerike moderne . Mos u lodh . Nuk Ka!
Kur flasim per rreshqitje kodre , zanafilla , eshte ne pikat me te ulta te fushes , qe shtrihet poshte kodres . Kur perfundon permbytja ne fushe, rreziku ngjitet vertikalisht .Ky eshte ligji fizik i lengjeve , sipas te cilit volumi i ujit nuk ndrydhet . Kur fusha konsiderohet e ngopur , presioni i ujit deperton neper damaret e kodres . Qe do te thote se permbytja deperton vertikalisht , deri ku gjen piken e dobet , per te krijuar perruan , qe na pershkruan autori Thanasi .
Kur cperbehet kodra nuk kemi permbytje , por tjetersim te territorit, ortek . Mbeshtetur ne kete llogjike , per ta bere kodren dhe fushen te qendrushme , duhen dy kushte : Kodra te jete e veshur me bimesi ose me pyll dhe fusha te kete aftesi te percjelli ujin e rrjedhshem mbitokesor , pa asnje pengese, drejt detit . Te dyja keto kushte i mungojne territorit tone , ne kete cerekshekullin e fundit. Pyllezimi I kodrave problematike duhet te kishte perfunduar me kohe . Me mire preferohet te hiqet periodikisht dheu nga xhadja dhe te ribehen urat , se sa te pyllezohet kodrat , qe po te merret seriozisht , perfundon brenda nje jave , ne te tere kodrae e Ultesires .
Ne te tera llojet e permbyetjeve gazetaret , kane qene ne rreshtin e pare dhe i kane pershkruar situatat dhe shkaqet , me hollesi reale . Pervec kronikave te gazetave dhe kerkesave te viktimave , per te marre demshperblimet nga Qeverria nuk gjendet asgje tjeter. Asnje gjurme reflektimi . Po qe se lajmet dhe komentet per permbytjet do te liheshin ne kopetence vetem te Ministrise se bujqesise , nuk do te kishim as nje analize te besushme . Ministria e ka fshehur te verteten tragjike , qe perjeton toka bujqesore , kete cerekshekulli dhe do te vijoi ta fshehi , derise fshataresia ka humbur aftesine e reagimit .
Reliefi bregdetar shqiptar eshte i brishte .Dihet se fusha ka qene fundi i disa kenetave , qe fillonin me keneten e Akernise , vijonte ne Seman , Terbuf dhe perfundonin ne Velipoje . Perbenin nje brez ujor te lidhur , mbi 200 Km. gjatesi . E brishte eshte dhe zona kodrinore , qe ngrihet perbri ish kenetes .
Kodrat e buta te zones bregdetare , kane te njejten perberie petologjike si dhe fundi i kenetes . Ato ishin me te qendrushme , kur keneta ishte bri tyre , sepse ruhej niveli i ujit mbi parimin e eneve komunikuse . Permbytje nuk kishte nga poshte , vec kur fryheshin lumejnte . Me heqjen e ujit te kenetes , kjo baraspeshe u perkeqesua , sepse volumi i ujit mbeti boshllek . Shtoi ketij shkaku edhe cpyllezimet e kodrave , mundesite e rreshqitjeve te kodrave jane shumfishuar, derisa edhe kodra e armatosur 3 here , po rreshqet .
Besoj te tere e mbajne mend permbytjen masive te Shkodres . Ne ato diite te zymta , nje vizitore , tha shptrehjen butaforike “ Eshte bere Shkodra si Venecja “. Eshte shprehje e nje realiteti absurd , kur midis Shkoders udhtohej vetem me varka venecjane . Do te ishte fatkeqesi kombetare , ne se kjo “ Venecje “ do te ishte afatgjate , qofte dhe e pjeseshme . Po ne ato dite te stuhishme , nje shkencetar i fushes shkruante : “ Ne se nuk do te ishin digat e hidrocentraleve , per kushtet e krijuara ne fushe , shume venbanime do te ishin aktualisht perjetesisht te permbytura “ . Ky eshte hamendesim , por hamendesim i nje shkencetari , i besoj pa medyshje , sepse nuk jane shprehje hokatare “venecjane “ .
Rrasti , qe na jep Gjergj Thanasi eshte kambane alarmi , per katastofe . Kete realitet duhet ta vleresojne ata qe kane punet ne dore . Njerzit e duhur , per te ndryshuar gjendjen , jane forumet shkencore dhe ato shteterore , qe aktualisht konsiderohen organizma me ndjeshmeri te humbur , ndryshe do te kishim pare ndonje reagim,ndonje konsulte , ndonje plan , pas shkrimit realist dhe kambane alarmi te Gjergj Thanasit .
Kushdo e kupton , se nje kullim perfekt i fushes , bashkerenduar me pyllezimin e kodres jane masat e vetme , per te parandaluar kete permbytje ne te dyja rrafshet . Kjo nuk do te ndodhi , derisa Qeverria te vijoi te jete indiferente ndaj zgjidhjes se problemit kapital : Kthimit ne identetit , te territorit bujqesor te Ultesires bregdetare , perfshire dhe kodrat e buta kufizuse te ultesires . Paralajmerim me konkret se rrasi i kodres se Cerrilave , nuk mund te kete . Natyra ka qene dhe dhe vijon te jete hakmarrese e verber ndaj idiferences njerezore .
Illo Foto , NY Mars 2016
HISTORIA DUHET TE SHKRUHET SPIAS FAKTEVE
Historia duhet shkruar sipas fakteve, ngjarjeve, vendndodhjes dhe personave pjesëmarrës në to/
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/
Si shkas u bë një shkrim te “Fjala e Lirë” i Prof.Dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj me temë “Kultura fetare Bektashiane në Vlorë” i datës 31 tetor 2015 ( Fjala e Lirë) dhe gazeta “Dielli”, kurse më 3 nëntor te “Telegrafi”.Për arsye shëndetësore , u mjaftova vetëm me komentin si mëposhtë: te Revista “Fjala e Lirë”, ku shprehimisht kam shkruar:
“Të nderuar Prof Dr Bardhosh Gaçe dhe MSch Albert Habazaj!
Përsa i përket harmonisë fetare dhe vlerat e secilit besim fetar i përgëzoj autorët. Ju respektoj të dyve por nuk jam dakord lidhur me shkrimin e mësipërm të datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte Historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë, ndryshe ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar.
Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninë, Labëri-Kurvelesh e Himarë,ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe, sipas traditës ilire që familjet mbanin emrin e vendlindjes, kjo familje do të quhej Kanina dhe jo Vlora.
Sinan Pashai nuk ishte djali i Gjergj Arianitit, sepse erdhi nga Turqia. Gjergj Arianiti kishte tre djemë: Thomai, që u konvertua në muslima me emrin Ali; I dyti dhe më i rëndësishmi Kostandini, Protonoter i Papës, i cili shmangu luftën Franko-romake. I treti ishte Arianiti..
Teqenë në Kaninë e ka ndërtuar familja Frashëri dhe jo familja Vlora. Abdyl Frashëri i shiti pronat e teqesë vetëm për çështjen kombëtare dhe ende në Kaninë këndohet kënga: Abdyl prishe pasurinë një barrë flori”. Sa për dijeni Kusum Babai dhe Uji i Ftohtë janë prona të Kaninës dhe jo të Vlorës, pasi Vlora për kohën ishte liman i Kaninës sipas rëndësisë historiko-administrative.
Teqenë e Kusum Babait nuk mund ta ndërtonte familja Vlora në pronën e dikujt tjetër, që është me tapi që nga viti 1834. Ndaj sot e mëse 10 vite më parë, teqeja e Kusum Babait është në gjyq me pronarët kaniniot legjitim. Nuk di se kujt i shërbejnë këto transformime historike e falsifikime historike të pronësive?!Sinan Pashai ndërtoi xhaminë e Kaninës , kurse xhamia e plumbit në Vlorë iu dedikua Sulltanit të madhërishëm, i cili vizitoi edhe Vlorën.
Ps: Më vonë këtë temë do ta sqarpoj me fakte historike nga autorë të kohës
Me konsideratë !Vilhelme- ky ishte komenti i datës 31-10-2015
Të nderuar bashkëqytetarë dhe studiues, Prof dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj!Ju respektoj të dyve, por nuk jam dakord lidhur me shkrimin e datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për
evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë që janë pjesëmarrës me vlera në ngjarjet e ndryshme, në të kundërt ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar. Pastaj të mos fajësojmë historianët apo kronikanët e huaj për shtrembërimin e historisë, kur ne kemi gabimet e fajet tona.
Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninën, Labërinë-Kurveleshin e Himarën ( një krahinë e panënshtruar), ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe sipas traditës ilire, kjo familje e nderuar do të quhej Kanina dhe jo Vlora.
Pasi lexova materialin tuaj dhe konstatova për sa ishte shkruar , jo vetëm mua , por cilitdo i lind e drejta të bëjë pyetje të tilla:
-Cili ishte Sinan Pashai?!Kush e themeloi Teqenë e Kaninës?Kujt i përket Kusum Babai apo Uji i Ftohtë si pronë?
Tani po flas si bijë Kanine, bijë e njërës nga familjet më të vjetra dhe themeluese të Kaninës. Plus që kam mbi 20 vjet që po studioj për Krahinën Autoktone Jugore, për Kaninën dhe Gjergj Arianitin, pa harruar këtu se këtë temë e kam nisur herët qysh më 1975,kur mbrojta lëndën e Historisë për tu diplomuar me temën “Krahina autoktoone Jugore e Shqipërisë!Paçka se sistemi dhe koha u treguan të padrejtë , unë e rinisa këtë studim kur ndodhën ndryshimet e mëdha politike në Evropë dhe në kampin e lindjes.Te shkrimi i dy autorëve më habiti fjalia:(Sinan Pasha, i biri i Gjergj Arianitit, katragjysh i Ismail Qemalit), të cilën po e sqaroj më poshtë.
* Lind pyetja se, kush e themeloi teqenë e Kaninës?
Historikisht themeluese e Teqesë së Kaninës është familja Frashëri dhe si pronë të teqesë kishin Zvërnecin,ose (Triport e Protonovë), prona të cilat kjo familje i sakrifikoi për çështjen kombëtare. Pas Traktatit famëkeq të Shën Stefanit, që e ndante Shqipërinë në copa-copa mes shteteve të Ballkanit dhe Evropës, sikur të ishte ajo humbësja dhe jo Turqia në luftën e gjatë ruso-turke. Abdyl Frashëri ua shiti pronën Shehajve që sot jetojnë në Kaninë, të cilët më pas u bënë trashëgimtarë të teqesë. Meqë frashëllinjtë që ishin në Kaninë, nuk lanë djalë trashëgimtarë , thirrën Seit Shehun me dy vëllezërit e tij, nga fshati Bragullac i Beratit, që gjendet në shpatin e malit Tomorr për drejtimin e teqesë. Për shitjen e pronave të Zvërnecit është edhe një këngë perlë, ashtu si roli i familjes Frashëri në historinë tonë kombëtare, ajo ka ngelur si një thesar i historisë dhe kulturës sonë në Rilindjrn Kombëtare e më pas:
“Abdyl prishe pasurinë një barrë flori,
hipe vaporrit e shkove drejt në Gjermani,
dhe Bismarku seç të pyeti:
-Djalo nga je ti?-
Unë jam nga Shqipëria, Abdyl Frashëri,
i rritur në ato male me libra në gji,
Mendohuni mirë ju për Shqipërinë,
Mos e bëni copa- copa sikur s’ka njeri.
S’jemi grekë e as bullgarë, as nga Mali i Zi,
jemi fino shqiptarë që kërkojmë liri…! “
Pasardhësit e familjes Shehu sot janë tre fise, që i kanë ende trojet dhe pronat në Kaninë: Shehu, Myftiu dhe Dervishi.
Për të sqaruar lexuesin se cila është e vërteta, po jap një fragment të shkëputur nga artikulli: “Shqipëri, gëzuar 95 vjetorin e Pavarësisë!”
“…Për vendin e shqiponjave dhe kombësinë e saj, jeta ndër shekuj ishte e vrazhdët, e pamëshirshme, sepse pushtimet e huaja kurrë nuk e lanë të qetë Shqipërinë. Ishin këto arsyet që shumë shqiptarë qysh herët kanë emigruar në vende të ndryshme. Në mërgim sipas traditës së të parëve ata mbanin mbiemrin e vendit ku kishin lindur. Një familje e tillë, ishte edhe ajo Vlora, pinjoll i denjë i së cilës ishte Ismail Qemali. Paraardhësi i kësaj familjeje ishte Sinan Pasha( dhëndër i sulltanit) i cili në shek e XVI-të (viti 1514), u vendos në Kaninë me ofiqin e Vezirit të madh, më pas zbriti në Vlorë në kohën e Sulejmanit të shkëlqyer. Kishte detyrën e kryeadmiralit të flotës, ose siç e quante Porta e Lartë, një Kapedan Pasha. (sipas kronikanit Evliha Çelebi) Si grekët që pretendonin se gëzonin tituj fisnikërie nga prejardhja e tyre semite prej Egjiptit të lashtë, edhe familjet fisnike shqiptare që i shërbenin Portës së Lartë, morën tituj të tillë me prejardhje orientale. Kjo ndodhi edhe me familjen pasardhëse të Sinan Pashait. Prej shek XVI-të deri në shpalljen e Pavarësisë, familja Vlora gëzonte tituj dhe ofiqe të larta të dhëna nga Stambolli, për shërbime ndaj Portës së lartë. Megjithatë ata ishinatdhetarë dhe punuan si shqiptarë të mirë. Për këtë arsye Ibrahim Pashë Vlorën e burgosën dhe e vranë në Janinë. Kur stërgjyshi i Ismail Qemalit, pra Ismail Pasha u thirr në Janinë më 1827 për të marrë detyrën e kryeqeveritarit të Vilajetit, por në të vërtetë i kishin përgatitur një kurth, sepse ai kishte marrë pjesë në luftë më 1821 përkrah Ali Pashës. Sa hyri në portat e pallatit, me njëherë pas shpine u mbyllën dyert. Ndërsa tek zbriste nga kali, u vra pabesisht bashkë me suitën e vetë, ata pak njerëz që e shoqëronin. Atë kohë Tafil Buzi, udhëheqës i kryengritjeve kundër Tanzimatit, syrgjynosur në Ysqyda, i dërgoi Zenel Gjolekës: “Erdhi halldupi i Konjës në vatrën tuaj, ju vrau vëllanë në Janinë, dhe s’u bë për burrë asnjë nga ju t’i merrte hakun”.
Gjoleka iu përgjigj:
“Tafil Buzit të m’i thoni,
Gjoleka s’e turpëroi,
Kaftanazin e martoi,
me të dyja ç’e qëlloi,
nëpër dyzetëmijë shkoi”.-Pasardhësi i këtij atdhetari do të lindëte më 24 janar 1844. Ky ishte Ismail Qemal Bej Vlora.( Vilhelme Vranari Gazeta “Kanina” –Nëntor 2007 )
*Cili ishte Sinan Pashai:
Historikisht sipas kronikanëve të kohës, Çelebiut, Ana Komnenës etje, duke nisur nga Kanina, Gryka e Lumit Shushicë, Labëri , Kurvelesh dhe Himarë nuk iu nënshtruan Turqisë aq më tepër nuk pranuan Islamizimin e tyre. Për këtë mjafton të përmendim Epitafin e Gllavinicës, ku Gjergj Arianiti shkruan se i qëndron besnik Papës përsa i përket besimit të krishterë.Pikërisht për besnikëri dhe për marrëdhëniet korrekte tregtare dhe diplomatike me me Raguzën, Napolin, Venedikun, Papatin dhe Gjermaninë, Gjergj Arianiti u pranua si familje e respektuar në radhët e fisnikëve romak, dhe venecian(shih:Libri i Artë i Familjeve Fisnike të Mesdheut).
Për ta nënështruar këtë zonë, Sulltani emëroi në Kaninë dhëndrrin e tij Sinan Pasha si sanxhakbej, i cili nuk lindi fëmijë me vajzën e tij. U rimartua me një bijë të familjes më të lashtë vendase. Theksoj se Kanina atë kohë ishte një qytet me 300 shtpëpi, me një nga 6 kështjellat më të vjetra të Evropës Jugëlindore e shtrirë në 3,6 ha tokë, ku ende në bazë gërmimeve arkeologjike duken gjurmët e punimeve gjatë pushtimeve perse, romake,venedikase, bizantine dhe osmane (në ndërtimin e mureve), ku bazamenti i kështjellës i përket ndërtimit ilir (D.Komata, N.Ceka” Qyteti iliro- arbëror i Kaninës”).
Që paraardhës i familjes Vlora ishte Sinan Pashai, kjo qëndron. Ai ndërtoi xhaminë e Kaninës, jo teqenë. Teqeja është ndërtuar më vonë. Kurse Xhamia e plumbit në Vlorë i është kushtuar Sulltanit të Madhërishëm.
Por që Sinan Pashai ishte i biri i Gjergj Arianitit kjo është e gabuar, shtrëmbërim e falsifikim i fakteve historike dhe tjetërsim i historisë. Nëse do të ishte nga Kanina, familja nuk do të mbante emrin Vlora, por Kanina. Ish drejtore e Arkivit të Shtetit Nevila Nika, lidhur me origjinën e familjes Vlora ka hedhur hipotezën, e cila bazohet mbi të dhëna ordinere, pa bazë historike.Një pedagoge Historie të flasë pa përgjegjësi nga të dhënat e ndonjë njeriu të rëndomtë që nuk ka kryer fare arsimin e lartë, është e papranueshme. E si mund ta njohë historinë e Kaninës një njeri që i japin titullin historian apo Profesor pa qenë i till? Me gojën e saj përmes thënieve ordinere, pa baza historike, profesoresha Nika ngre në qiell Eqerem bej Vlorën, i cili për kohën ka vlerat e veta studimore, por është i pafalshëm qëndrimi i tij, pasi mohoi identitetin e tij shqiptar. Një historian e ka për detyrë të tregojë të dyja anët e medaljes, të mirat dhe të këqijat e ngjarjes apo të personit. Ndaj historia e Shqipërisë është e gjymtuar sepse historianëve apo shkruesëve të historisë u mungon vullneti për të zbuluar dhe për të thënë gjënë e duhur. Mos vallë siç kthen faqe historia , ndryshojnë mendimin dhe qëndrimin edhe historishkruesit?
Sa për dijeni,Gjergj Arianiti kishte 7 vajza me Marie Muzakën dhe tre djem me Pietranera Tokon (gruaja e dytë e cila solli dy vajza me vete) Djemtë e Gj.Arianitit quheshin Thoma, Kostandin dhe Arianit. Më i rëndësishmi që luajti rol në historinë e Romës së shek XV-XVI ishte Kostandin Arianiti, Protonoter i Papës, Duka i Monferratos, i emëruar Despot i Durrës- Prevezë dhe Princ i Maqedonisë, që vdiq më 1530 dhe është varrosur në Kishën e 12 Apostujve në Romë,për shërbime të larta diplomatike ndaj Romës. Mbi të gjitha vlerësohet nga Papa për nuhatjen politike në Evropën e trazuar ,(ku lufta mes Francës, Romës, Austro- Hungarisë ishte prezente) dhe për shkathtësinë diplomatike të tij dhe fal këtyre dhuntive, Kostandin Arianiti shmangu luftën mes Romës dhe Francës, si dhe duke qenë në marrëdhënie shumë të mira me Maksimiljanin e Gjermanisë.
Kur Pjetranera ( italiane), pas vdekjes së burrit, Princ Gjergj Arianitit, shkoi në Venedik dhe kërkoi përkrahjen e djemëve të saj. Kostandini dhe Arianiti qëndruan në Itali. Djali i madh i Gjergj Arianitit, Thomai, meqë Këshilli i të XII-tëve në Venedik, për shkak të moshës së vogël, nuk i dha titullin e qytetarisë “Senjori”si e kishte i ati, u kthye nga Venediku dhe ndërroi fe me emrin Ali, emrin e të cilit mban çezma e Mademit në Kaninë ose çezma e Ali Beut. Hyri në shërbim të Portës së lartë. Kjo është dega e arianitëve që vazhdon sot me familjen Vrana, e cila ka trojet dhe pronat e saj rreth kalasë së Kaninës.Çuditërisht kjo familje për shkak të martesës së Vajzës së Perandorit bizantin Aleks, qysh nga shek.XIII-të, mban mbiemrin Arianit-Komneni, apo Vrana-Komneni. Të moçmit edhe sot pas gjithë traumave tragjike që kanë kaluar, pinjollët e kësaj familjeje i thërrasin “Komnenë”për shkak të katragjyshes bizantine. Kjo familje edhe pse më e hershme, sot e ruan këtë mbiemër. Po Familja Vlora që është e vonët përse nuk ka asnjë lidhje identiteti me emrin e Kaninës?!
*Kujt i përket Kusum Babai në pronësi?
Pjesën më të madhe të ballkonit mbi Vlorë ashtu si dhe Uji i Ftohtë janë prona të familjeve të vjetra të Kaninës me tapitë e dikurshme. Sepse pas Reformës Agrare dhe shpronësimeve, ata që drejtuan kadastrat bënë transkriptimin e pronave të pronarëve legjitim, duke i tjetërsuar dhe falsifikuar pronarët. Të gjitha familjet e vjetra(themeluese të Kaninës si: Vrana, Bega, Beshaj, Kulaj, Fejzaj, dhe Kocaqi si dhe familjet e vendosura më vonë në Kaninë, ende kanë trojet e tyre, pronat, shtëpitë apo gërmadhat e shtëpive 2-3 katshe prej guri, me tjegulla të kuqe, ku dyert, dritaret, tavanet e dyshemet janë prej druri. Pyes historianët apo pseudohistorianët se ku është trualli i Familjes Vlora në Kaninë? Asnjë copë toke në Kaninë nuk ka emrin e Familjes Vlora. Për fat ky truall ekziston në qendër të Vlorës, në Sheshin e Flamurit gjendet njëra shtëpi, kurse tjetra ka qenë në lulishten e Vlorës (Milet Bahçeja). Prona dhe mbiemri janë dy elementë të pazgjidhshëm dhe domethënës të cilat vlejnë si pasaportë identiteti të pamohueshëm .Tani duke ndërruar arsyetimin sipas drejtimit të erës, shumë historishkrues, pushtuesit sot i quajnë mysafirë në dobi të kulturës. Kush vjen me ushtri , përdor dhunën, të dikton kushtet dhe ligjet e veta skllavëruese, pa marrë parasysh se je një komb me të drejtat e tua, nuk quhet mik… .Ndaj historia duhet të shkruhet në bazë të vendngjarjes, datave, ngjarjeve, personave që kanë zhvilluar këto ngjarje dhe cilat kanë qenë pasojat, qofshin këto negative apo pozitive. Lum kush mundohet të tregojë të vërtetën si drita e diellit.
Bibliografi:
*Kronikani turk: Evlia Çelebi
*Neritan Ceka “Ndërtimet ilire në Kaninë”
*Damian Komata: “ Qyteti iliro -arbëror i Kaninës
*Libri i artë i familjeve fisnike të Mesdheut
*Enciklopedia Italiane;
*Paolo Petta”Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë”;
*Franc Babinger”Arianitët”
*Barleti, Gjon Muzaka(djali i motrës së Skënderbeut),
*Biemi :Gjergj Arianiti dhe martesa e Donika Arianitit me Skënderbeun
Vlorë më 29-3-2016
***
- « Previous Page
- 1
- …
- 576
- 577
- 578
- 579
- 580
- …
- 860
- Next Page »