• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në 7 – vjetorin e Shqipërisë në NATO

April 4, 2016 by dgreca

Shkruan: Gjeneral Piro Ahmetaj/Këshilltar i Presidentit të Republikës për Mbrojtjen/

Plot 7 vjet më parë Shqipëria u anëtarësua nē Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), në aleancën më të fuqishme të sigurise globale, modelin e vlerave të lirise dhe “shkollën-simbol” të demokracive perëndimore!

Pa asnjë mëdyshje, mbetet një arritje e merituar historike (pas pavarësisë), politike dhe gjeo-strategjike për Shqipërinë, kombin dhe mbarë-shqiptarët!

Krenar që kam patur privilegjin për të kontribuar modestisht gjatë procesit 15 vjeçar (1999 – 2013) të negociatave teknike të anëtarësimit dhe mirënjohës për sa jemi investuar në këtë proces!

Urimet më të sinqerta, në mënyrë të veçantë, për leadershipin politik, eprorët, miqtë dhe kolegët në Forcat e Armatosura, me të cilët kemi patur privilegjin, kemi përjetuar, kemi kontribuar dhe njëkohësisht jemi “rritur profesionalisht” nē këtë proces historik reformash!(Marrë nga statusi i tij zyrtar në Facebook)

Filed Under: Opinion Tagged With: e Shqipërisë në NATO, Gjeneral Piro Ahmetaj, Në 7 - vjetorin

Mustafa: Çdo gjë brenda territorit është pronë e Kosovës

April 4, 2016 by dgreca

 -Kryeministri i Serbisë Vuçiç dje në veri të Kosovës: Nuk e japim Trepçën, nuk e japim Ujmanin/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Prill 2016/ Kryeministri Isa Mustafa ka ritheksuar sot se, “me Kushtetutë dhe me Paketën Ahtisaari është paraparë shumë qartë që çdo gjë që është në territorin e Republikës së Kosovës është pronë  e Republikës së Kosovës”. “Për këtë arsye edhe ne nuk po i japim rëndësi deklaratave ditore ose javore ose të rastësishme që po i japin të tjerët, sepse ne e dimë çka është e jona, dhe çka është e jona ne do ta zhvillojmë në harmoni me Kushtetutën”, theksoi kryeministri Mustafa.Kreu i qeverisë kosovare është përgjigjur kështu sot në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit  serb Aleksadar Vuçiç për Trepçën e liqenin e Ujmanit të pretenduara prona të Serbisë,  në veri të Kosovës, gjatë një vizite dje.“Nuk e japim Trepçën, nuk e japim Ujmanin, mbrojmë popullin tonë”, është citur Vuçiç në një nga titujt e raportimeve të medias së Beogradit nga vizita e kryeministrit serb në veri të Kosovës.

“Serbët nga Kosova janë pjesë e shtetit tonë”, ka thënë kryeministri i Serbisë Vuçiç, i  cituar nga media serbe, ndërsa nuk raportojnë a ka thënë se shqiptarët e Kosovës pjesë e cilit shtet janë.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: brenda territorit, e kosoves, është pronë, Mustafa: Çdo gjë

Kosova pret raport pozitiv

April 4, 2016 by dgreca

-Në pritje të raportit të misionit vlerësues të ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së për përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave/PRISHTINË, 4 Prill 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës pret nga Bashkimi Evropian raport pozitiv në procesin e liberalizimit të vizave, u deklarua sot nga Ministria e Integrimit.Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në axhendën evropiane të Kosovës.Përfaqësuesi special i BE, Zhbogar përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke ofruar mbështetjen e BE-së në zbatimin e saj.Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Në 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian ka publikuar raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejt 95 kritere të Udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, ndërsa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht.Në 17 mars 2016, Kosova priti një mision të ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së për të vlerësuar përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave.Ky mision i paraprinte vizitës së Komisionerit Avramopoulos,  të paralajmëruar në Kosovë për t’u njohur për së afërmi me progresin e bërë në adresimin e kritereve të fundit për të rekomanduar më pastaj heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

Filed Under: Opinion Tagged With: kosova, pret raport pozitiv, Selimi

Sot më 3 prill

April 3, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

Me që stuhia e statuteve për 2 prillin ka pushuar. Furia e fb me elozhet për heronjtë. Le të bëjmë një bilanc të demokracisë sonë.

Madje të flasim me çunat. Me ata katër bij nënash. Portretet, idealet që ata kishin janë edhe motoja jonë.
Si tha vëllai i njërit prej tyre. Çdo përvjetor më bëni të njëjtën pyetje. Do i mësoni emrat e vrasëseve apo jo? Zoti vonon, por nuk harron…., etj.
Por ja që Zoti harroka vëlla. Harroka dhe me kujdes të pastër.
Djema u bënë njëzetë e pesë vjetë. Po një orë nuk kemi qënë në pushtet. Një orë sikur të kishim në dorë çelsat e shtetit. Diktaturat qënkan kaq të koklavitura sa dosjet ikin në drejtim të paditur. Dhe se kush shtiu mbi ju është gati e pamundur të zbulohet.
Se, ata, qëllojnë atje…, që të godasin këtu. Ndaj lavdi dëshmorëve si ju. Këtë punë po, dime dhe e bëjmë. Po e bëjmë me zell ama. Po vimë e këlthasim për padrejtësinë e kohës. E të demokracisë sonë. Këlthasim edhe kur gjëndemi aeroporteve të Evropit.
Dhe që ta dini. Demokracia jonë është si vijon.
Në këto njëzet e pesë vite, ngelëm me pushkë krahut duke luftuar komunizmën. Po një komunist nuk kemi vrarë.
Në këto njëzet e pesë vite ngelëm duke share bijtë e komunistëve. Që janë si etërit e tyre. Megjithatë me ata i kemi bërë aleancat.
Demokracia jonë? U ngritëm gërmadhash. Përmbysëm ca pasanikë të ideollogjisë. Për të krijuar ca miliarderë realë.
E kemi bërë vendin si një nga ato komplekset e rritjes dhe mbarështimit të gjës’ së gjallë. Prodhues të krahut të punës për botën karshi.
Demokracia jonë? Shëmbëm një diktator. Dhe kemi sajuar nja pesëmbdhjetë të tillë. Që zhdukin njëri-tjetrin me kamera të fshehta. Rrahin gjoksin. Ngrejnë dy gishtat. Ai shtrëngonte grushtin.
Demokracia jonë? Kemi prodhuar kaq shumë kuadro në një administratë që nuk ekziston. Sa shkon në punë pa brekë dhe pas një jave ke tre shtëpi. Tre makina… tre dashnore, tre restorante të preferuar. Ke edhe elektorat.
Veçse me ambasadën e Amerikës e kanë pak pisk. Nuk u jep vizë.
Demokracia jonë. Kemi shoqata me shumicë… qytetarësh, po qytetar nuk jemi. Shoqata gjithfarësoj. Ndaj gjithëfarësojesh jemi.
Demokracia jonë? Po tha i pari është e kuqe, është e kuqe. Po tha i pari është e zezë, është e zezë. Po tha i pari je armik, je armik. Po tha i pari nuk je armik, nuk je armik.
Demokracia jonë? Tek lapidarët e dëshmorëve, ditën flasin korifejt e demagogjisë. Natën flenë të pastrehët, të palarët, drogaxhinjtë. Të ngopurit dhe të pangopurit. Madje edhe zagarët e rrugës.
Demokracia jonë? Çfarë t’ju them… se, më janë bërë lëmsh arritjet. Shteti i së drejtës, tregu i lire, Europa, ngritja e pages, mirëqënia, arsimimi, kualifikimi, infrastruktura, shitoret e shëtitoret, xhirot, pedonalet, bujqësia, vandalizmi, tritoli, aeroportizmi, kalamajt, këndi lojrave, historia, data e çlirimit, lira dhe demokracia etj.
Sikur të ishit gjallë, ta dini se prapë do ishit armiq të kësaj demokracie. Dhe se prapë do u kishim vrarë.
Kështu siç po u vrasim përditë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Sot më 3 prill

Helmi i gjarprit, koka e dhelprës dhe politika e barkut

April 2, 2016 by dgreca

Shkruan: Nue Oroshi/
Gjarprinjët jan dy llojesh ata që helmojn dhe ata që frigësojn. Por ësht e cuditshme se përvec profesionistve që kanë studiuar, gjarpërinjët, të tjerët nukë munden ta bajnë dallimin, në mes të gjarpërit helmues dhe gjarpërit frigësues. Kët dallim mundë ta bëjn vetëm dhelpërat. Cuditërisht edhe tek dhelpërat, egzistojn dy lloje te dhelpërave. Dhelpërat dhelpëruese, dhe dhelpërat qorjentuese. Dhelpërat dhelpëruese ato vëzhgojn dhe veprojnë në cdo vend e në cdo kohë, ndërsa dhelpërat, qorjentuese janë ato të cilatë në cdo kohë dhe në cdo cast, bëjn qorjentimin e opinionit, duke krijuar, mjegullnaja në të gjitha skajet e planetit.
Krizat e përgjithshme botërore, kan futurë në veprim shum gjarpërinj helmues si dhe shum gjarpërinj frigësues. E ky bashkpunim, i gjarpërinjeve dhe dhelpërave bëhet edhe ne trojet e Ilirisë, ku po ja pengojnë ardhmërin femijës e po ja marrin bukën rinisë. Sa herë që cështja shqiptare fillonë në rrugën e mbarë, dhe në drejtimin e duhur kombtar, gjatë gjithë historisë kanë dalurë gjarpëra helmues dhe gjarpëra frigësues që ne bashkpunim, me dhelpërat, dhelpëruese dhe dhelpërat, corjentuese e kanë shtrembëruar rrugën e shenjët kombtare duke e orjentuarë rreth shkrepave pansllavisto aziatike.
Edhe sod fatkeqësisht ky lloji i zvarranikëve politik, tokat shqiptare i kanë lënë peng. Tokat tona janë mbeturë pezull. Në njërën anë e kemi rininë tone në të shumten e rasteve që po e kërkon një perspektiv evropiane,  dhe një jetë normale, jet që po ju mohohet nga nje pjes e zvarranikëve te politikës shqiptare, dhe në anën tjetër i kemi nje pjesë të  politikanëve tan shqiptar që politikën e udheheqin me barkë dhe jo me kok. Kurë e them e udhëheqin politikën me bark e mbrojë me faktin, se ky lloji i politikaneve zvarranik, nuk ju intereson, se kush e fiton projektin, apo tenderin miljonesh, dhe sa do të jen, pasojat afatgjate që do ti bartë populli shqiptarë në kët mishmash investitorësh por sa mbetet, për barkun e tyre, me një fjalë sa mjete ju mbesin atyre nën dorë.
E për dhanjën e mjeteve nën dorë janë të përgaditura shum mirë qarqet e politikës dhe ekonomis  pansllavisto aziatike.
Aqë ësht komplikuarë situata politike në viset shqiptare saq në një bised të dy intelektualëve njëri i thoshte tjetrit : Cu ba ore Llesh, e Lleshi përgjigjet Dreqi e marrt vesh, ndersa afër kishte qëlluar dreqi i cili përgjigjet shkurt e qart:-Deri sod e kam dit se cka po bahet, mbas sodit edhe mu ma kanë humbur orjentimin. Gjarpnat helmues dhe frigësues, se bashku me dhelpërat, dhelpruese dhe qorientuse janë sod në krye te institucioneve shqiptare, dhe e kanë përzier aqë shum politikën saqë me nuk dihet se kush ma pak e kushë ma shumë po i shkaktojn tragjedi popullit shqiptar.
Ata nuk do te ndalen, së punuari në dëm të kombit shqiptar, deri sa të fillojn ta hanë vetvetën, por gjatë kësaji kacafytje ndërmjet tyre, serish do të lendohen njerzit e pafajshëm, përmes gishtit të Qarkut. Duhet të punojmë që në të ardhmën politika shqiptare të udhehiqet jo me koka gjarpërinjësh dhe dhelpërash, por me koka te idealistëve shqiptar, të cilët japin shum nga vetvetja për ndërtimin e institucionit të shtetit. Prandaj ma mirë ësht që ti pensionojmë  400 politikanë të keqinj që i kemi sod, në të gjitha Trojet Shqiptare që do te zavendësoheshin me kuadro te kualifikuara dhe te padjallzuara, por qe politikën do ta udheheqin me kokë dhe jo me bark. Kështu që përmes këti veprimi, ti pengojmë keto dy ideologji të mykyra të mbetura në kokat, e një pjese të mir te politikës shqiptare pra komunizmi  pansllavistë, që së bashku me pansllavistat wehabist, janë bër krimba kancerogjen dhe krimba Erdoganist, që dalngadal, po e hanë trupinë e shendosh, te djalëris dhe vajzëris shqiptare që shekuj me radhë patën orjentiminë dhe vizionin Evropian në të gjitha trojet shqiptare.
Ky zë i imi  duhet të ndëgjohet tek të gjithë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë Etnike, të cilët janë të gatshëm, që me të gjitha mjetet demokratike të hyjnë në vallën e ndryshimit, të madh me moton:- Ta bëjmë Shqipërinë Etnike dhe Demokratike.
Të gjithë ata që janë kundërshtar, të kësaji ideje të shenjët kombëtare s’janë asgjë tjetër përposë njerëz të humbur, që me apo pa vetdije ju shërbejnë dy ideologjive të lartpërmendura. Dhe janë në shërbim të gjarpërave helmues dhe frikësues që së bashku me dhelpërat, dhelpëruese dhe qorjentuse, po e brejnë si krymba të nëntokës mbrendësin e palcës arbnore të tokës shqiptare.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe politika e barkut, Helmi i gjarprit, koka e dhelprës, Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 584
  • 585
  • 586
  • 587
  • 588
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT