• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ortekët e fushës bregdetare

April 2, 2016 by dgreca

Nga ILLO FOTO/ New York/

Për të shkruar këtë shkrim u bë sebep  një artikullli i Gjergji Thanasit , botuar në  shtypin online , me datën 9 Mars 2016. Autori i shkrimit përmend se dy vite më parë, u krye një investim  prej 2 milion $ me prita shumfishe, për të ndaluar rreshqitjen e kodrës Cerila. Pa mbaruar entusiazmi i inagurimit, i gjithë investimi u kthye në një përrua balte , që përmbyti  një lagje të Durrësit. Kjo është përmbajtia  e shkurtuar e  shkrimit të  z. Gjergji Thanasi.

Të kthehet   kodra në një perrua , është  rast  shumë i frikshëm. Në kodër evakuohen  banorët , qe u permbyten banest . Kodra qe konsiderohet   streha , qe te mbron nga permbytjet , kthehet ne  objekt. Keshtu ndodhi ne  Cerrilat , qe u derdhen parate  lume  dhe qe  orteku -koder i mori  me vete . Kodrat e buta te  bregdetit provokohen  nga ndertimet e pa studjuara  dhe nga mungesa e mbuleses bimore . Ne keto kushte  kthehen ne  orteke , qe pershkruan  autori Thanasi .  Hidhuni nje sy kodrave te  Ardernices , te Kushovices , te Mifolit , te Petoves, te Kavajes  . As kane lojtur as luajne nga vendi , sepse jane  taracuar dhe  pyllezuar me ullinj .  Ato jane armatosur  natyralisht , jo nga brezat e betonit, sic ndodhi aktualisht  me  cerrilat  .

Te  jemi realiste , ndertimet  do te behen ne koder, po ku dhe si?

Ndertimet duhet te  behen vetem mbi bazen e  nje studimi  serioz gjeollogjik. Shembujt pozitive dhe negative , ne kete aspekt nuk mungojne . Shifni qytezen , qe nderoi  Fulltzi ne  Golem  eshte qyteze  afer Curilave , por nuk ka lojtur as nje fije floku . Mbi te nuk eshte bere asnje armature. Ka 80 vite  , qe eshte ndertuar . Shifni qytezat e  ngjashme  te ndertuar ne kodra : Dushku , Grabjani , Sovjani , Bulo , Qyteti i Maliqit etj.

Model i nje ndertimi  te sigurte eshte  qyteza Levan , me 5 mije  banore ,ndertuar ne mesin e viteve 50 te  shekullit te kaluar, ne  qender te  ultesires bregdetare  . Banesat jane ndertuar  ne izoipset e  kodres . Ideatori i ndertimit dhe zbatusi i projektit , ka qene nxenesi i Fulltzit , Beshir  Nikolla . U kritika ashper nga te tere  drejtusit e  shtetit te asaj kohe   , se pse bente shpenzime te medha , me eskavatore , kur fusha ishte  200 metra me poshte , dhe mund te nderoje dhe  te urbanizoje  pa  kosto . Arriten , ta quanin sabotator  Beshirin , qe kish qene nje ish  partizan pioner . Ai nuk u terhoq .

Posht  kodres  Levan , ka  qene keneta  Bicukas , te ciles Beshiri nuk mund t’i besonte .  Sot  Levani mund te merret model i cdo ndertimi shqiptar dhe me gjere  , per ndertimet  ne kembet e kodrave te   Ultesirave  bregdetare  .Ndertimet e tjera te fushes , qe nuk kane ngjashmeri me  Levanin , domosdoshmerisht , nje dite  do  te prishen , sepse  pengojne seriozisht kullimin .

Ndertimet  e cerekshekullit te  fundit edhe te ishe nisur , per te sabotuar me mish me shpirt , nuk do te arrinin ne kete pike , ku arriten . Rralle gjen ndertime ne venbanimet e reja , qe e jene ne vendin e  duhur .  Menazhmi i  territorit , ka kontribuar , per kthimin  e kodrave ne ortek   dhe per ndertime ne mes te batakut , ku rreziku i permbytjeve kastrofale , pritet nga  viti ne vit

Shembelli me negativ i ndertimeve  mund te merret   ndertim i  Kombinatit  metalurgjik , ne  Bradashesh te  Elbasanit .  U okupuan me ndertesa rreth 250 Ha. toke fushore  nga  me te mirat e  Shqiperise , per te mos thene me mira , deri sa te paret tone e  quajten “Fusha mbret “ . Nuk besoj se pati ndonje  hair  Shqiperia  nga    ai ndertim aventuresk . Brezat e  arthem  duhet  qe kete  fushe ta  kthejne  ne identetitein e saj mijra vjecar , “Fusha  mbret “ .  Gjat monizmit  shumica dermuse e ndertimeve , nuk I       pershtatet   llogjikes urbanistike . Nga me skandalozet mund te permendim  lagjen  “Kenete “ ne  Durres , ndertuar ne truall,  ku  ka pasar  disa pika nen nivelin e detit , kur eshte kryer bonifikimi i  ish kenetes “Durrsi “  .  Tjeter : Fush kruja , mund te mos kishte zbritur  ne ato kuota te ulta , ku eshte  zgjeruar .  Ndertimet e  fushes  perbejne kontravajtjen  teknike , me te rende  qe i eshte shkaketuar vendit , ne te tere historine . Me gjeni , qofte dhe nje fshat te  humbur te Shqiperise , te ndertuar perpare 3 shekuj , qe eshte ndertuar  jasht llogjikes inxhinjerike  moderne . Mos u lodh .    Nuk Ka!

Kur flasim  per  rreshqitje kodre , zanafilla , eshte ne pikat me te ulta te fushes , qe shtrihet poshte kodres . Kur perfundon permbytja ne  fushe, rreziku  ngjitet  vertikalisht .Ky eshte ligji fizik i lengjeve ,  sipas te cilit volumi i ujit nuk ndrydhet .  Kur  fusha  konsiderohet  e ngopur , presioni i ujit deperton neper damaret e kodres . Qe do te thote se  permbytja  deperton  vertikalisht , deri ku gjen piken  e  dobet , per te krijuar perruan , qe na  pershkruan autori Thanasi .

Kur cperbehet kodra  nuk kemi permbytje , por tjetersim te territorit, ortek .  Mbeshtetur ne kete  llogjike  , per ta bere kodren dhe fushen te qendrushme , duhen dy kushte : Kodra te jete e veshur me bimesi  ose me pyll   dhe fusha te kete aftesi te percjelli  ujin  e rrjedhshem mbitokesor , pa asnje pengese,  drejt detit .  Te dyja keto  kushte i mungojne  territorit tone , ne kete cerekshekullin e  fundit. Pyllezimi I kodrave problematike duhet te kishte perfunduar me kohe . Me mire preferohet te hiqet  periodikisht  dheu nga  xhadja dhe te  ribehen urat , se sa te pyllezohet kodrat , qe po te merret seriozisht , perfundon brenda nje jave , ne te tere kodrae e   Ultesires .

Ne te tera llojet e permbyetjeve gazetaret , kane  qene ne rreshtin e pare dhe  i kane pershkruar situatat dhe shkaqet , me hollesi  reale . Pervec kronikave te gazetave  dhe  kerkesave  te  viktimave , per te marre demshperblimet nga  Qeverria  nuk gjendet asgje tjeter. Asnje gjurme reflektimi .   Po qe se  lajmet  dhe komentet per permbytjet  do te liheshin ne  kopetence vetem te  Ministrise se bujqesise , nuk do te kishim as nje analize te besushme . Ministria e ka fshehur te verteten tragjike , qe perjeton toka bujqesore , kete  cerekshekulli  dhe do te vijoi ta fshehi , derise fshataresia  ka humbur aftesine  e reagimit .

Reliefi  bregdetar shqiptar eshte i brishte .Dihet se fusha  ka qene  fundi i  disa kenetave , qe fillonin me keneten e  Akernise , vijonte ne  Seman ,  Terbuf   dhe perfundonin ne  Velipoje . Perbenin nje brez ujor te lidhur , mbi 200 Km. gjatesi  . E brishte eshte dhe  zona kodrinore , qe ngrihet  perbri ish kenetes .

Kodrat e buta te   zones bregdetare , kane te njejten perberie petologjike si dhe fundi i  kenetes . Ato ishin  me  te qendrushme , kur  keneta ishte bri tyre , sepse  ruhej niveli i ujit mbi parimin e  eneve komunikuse . Permbytje nuk kishte nga poshte , vec kur  fryheshin lumejnte . Me heqjen e ujit  te kenetes , kjo baraspeshe  u perkeqesua , sepse  volumi i ujit  mbeti boshllek . Shtoi ketij shkaku edhe  cpyllezimet e kodrave ,   mundesite e  rreshqitjeve te kodrave  jane shumfishuar,  derisa  edhe kodra e armatosur 3 here  , po  rreshqet .

Besoj te tere  e mbajne mend  permbytjen masive te  Shkodres . Ne ato diite te  zymta , nje  vizitore , tha shptrehjen  butaforike “  Eshte bere  Shkodra si  Venecja “. Eshte  shprehje e nje realiteti  absurd , kur midis Shkoders  udhtohej vetem me varka  venecjane . Do te ishte fatkeqesi kombetare , ne se kjo “ Venecje “ do te ishte afatgjate  ,  qofte dhe e pjeseshme  . Po ne ato dite te stuhishme , nje shkencetar i fushes  shkruante : “ Ne se nuk do te ishin digat e  hidrocentraleve , per kushtet e krijuara ne fushe , shume venbanime  do te  ishin aktualisht perjetesisht te permbytura “ .  Ky eshte  hamendesim , por hamendesim i nje shkencetari ,  i besoj pa medyshje  , sepse nuk jane shprehje  hokatare “venecjane “  .

Rrasti , qe na jep  Gjergj Thanasi eshte kambane alarmi , per katastofe .  Kete realitet duhet ta vleresojne    ata qe kane punet  ne dore .  Njerzit e duhur , per te ndryshuar gjendjen , jane forumet shkencore  dhe ato shteterore , qe aktualisht  konsiderohen organizma me ndjeshmeri te humbur , ndryshe do te kishim pare ndonje reagim,ndonje konsulte , ndonje plan ,  pas shkrimit  realist dhe kambane alarmi  te     Gjergj  Thanasit .

Kushdo e kupton , se nje kullim perfekt i fushes , bashkerenduar me  pyllezimin e kodres  jane masat e vetme , per  te parandaluar kete permbytje  ne te dyja rrafshet  . Kjo nuk do te ndodhi  , derisa  Qeverria  te vijoi te jete indiferente ndaj zgjidhjes  se problemit kapital : Kthimit  ne identetit , te  territorit bujqesor te  Ultesires  bregdetare , perfshire dhe kodrat e buta kufizuse te  ultesires .  Paralajmerim  me konkret se  rrasi i kodres se Cerrilave , nuk mund te kete  .   Natyra ka qene dhe  dhe vijon te jete  hakmarrese e  verber ndaj idiferences njerezore .

Illo Foto , NY  Mars 2016

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: e fushes bregdetare, Illo Foto, Orteket

HISTORIA DUHET TE SHKRUHET SPIAS FAKTEVE

March 31, 2016 by dgreca

Historia duhet shkruar sipas fakteve, ngjarjeve, vendndodhjes dhe personave pjesëmarrës në to/

 Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/

Si shkas u bë një shkrim te “Fjala e Lirë” i Prof.Dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj  me temë “Kultura fetare Bektashiane në Vlorë” i datës 31 tetor 2015 ( Fjala e Lirë) dhe gazeta “Dielli”, kurse më 3 nëntor te “Telegrafi”.Për arsye shëndetësore , u mjaftova vetëm me komentin si mëposhtë: te Revista “Fjala e Lirë”, ku shprehimisht kam shkruar:

 “Të nderuar Prof Dr Bardhosh Gaçe dhe MSch Albert Habazaj!

  Përsa i përket harmonisë fetare dhe vlerat e secilit besim fetar i përgëzoj autorët. Ju respektoj të dyve por  nuk jam dakord lidhur me shkrimin e mësipërm të datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë  e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte Historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë, ndryshe ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar.

  Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan  Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninë, Labëri-Kurvelesh e Himarë,ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i  Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe, sipas traditës ilire që familjet mbanin emrin e vendlindjes, kjo familje do të quhej Kanina dhe jo Vlora.

         Sinan Pashai nuk ishte djali i Gjergj Arianitit, sepse erdhi nga Turqia. Gjergj Arianiti kishte tre djemë: Thomai, që u konvertua në muslima me emrin Ali; I dyti dhe më i rëndësishmi Kostandini, Protonoter i Papës, i cili shmangu luftën Franko-romake. I treti ishte Arianiti..

  Teqenë në Kaninë e ka ndërtuar familja Frashëri dhe jo familja Vlora. Abdyl Frashëri i shiti pronat e teqesë vetëm për çështjen kombëtare dhe ende në Kaninë këndohet kënga: Abdyl prishe pasurinë një barrë flori”. Sa për dijeni  Kusum Babai dhe Uji i Ftohtë janë prona të Kaninës dhe jo të Vlorës, pasi Vlora për kohën ishte liman i Kaninës sipas rëndësisë historiko-administrative. 

Teqenë e Kusum Babait nuk mund ta ndërtonte familja Vlora në pronën e dikujt tjetër, që është me tapi që nga viti 1834. Ndaj sot e mëse 10 vite më parë, teqeja e Kusum Babait është në gjyq me pronarët kaniniot legjitim. Nuk di se kujt i shërbejnë këto transformime historike  e falsifikime  historike të pronësive?!Sinan Pashai ndërtoi xhaminë e Kaninës , kurse xhamia e plumbit në Vlorë iu dedikua Sulltanit të madhërishëm, i cili vizitoi edhe Vlorën.

Ps: Më vonë këtë temë do ta sqarpoj me fakte historike nga autorë të  kohës

Me konsideratë !Vilhelme- ky ishte komenti i datës 31-10-2015

 

 

Të nderuar bashkëqytetarë dhe studiues, Prof dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj!Ju respektoj të dyve, por  nuk jam dakord lidhur me shkrimin e datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për

evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë që janë pjesëmarrës me vlera në ngjarjet e ndryshme, në të kundërt ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar. Pastaj të mos fajësojmë historianët apo kronikanët e huaj për shtrembërimin e historisë, kur ne kemi gabimet e fajet tona.

  Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan  Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninën, Labërinë-Kurveleshin e Himarën ( një krahinë e panënshtruar), ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i  Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe sipas traditës ilire, kjo familje e nderuar do të quhej Kanina dhe jo Vlora.

Pasi lexova materialin tuaj dhe konstatova për sa ishte shkruar , jo vetëm mua , por cilitdo i lind e drejta të bëjë pyetje të tilla:

-Cili ishte Sinan Pashai?!Kush e themeloi Teqenë e Kaninës?Kujt i përket Kusum Babai apo Uji i Ftohtë si pronë?

Tani po flas si bijë Kanine, bijë e njërës nga familjet më të vjetra dhe themeluese të Kaninës. Plus që kam mbi 20 vjet që po studioj për Krahinën Autoktone Jugore, për Kaninën dhe Gjergj Arianitin, pa harruar këtu se këtë temë e kam nisur herët qysh më 1975,kur mbrojta lëndën e Historisë për tu diplomuar me temën “Krahina autoktoone Jugore e Shqipërisë!Paçka se sistemi dhe koha u treguan të padrejtë , unë e rinisa këtë studim kur ndodhën ndryshimet e mëdha politike në Evropë dhe në kampin e lindjes.Te shkrimi i dy autorëve më habiti fjalia:(Sinan Pasha, i biri i Gjergj Arianitit, katragjysh i Ismail Qemalit), të cilën po e sqaroj më poshtë.

 

* Lind pyetja se, kush e themeloi teqenë e Kaninës?

Historikisht themeluese e Teqesë së Kaninës është familja Frashëri dhe si pronë të teqesë kishin Zvërnecin,ose  (Triport e Protonovë), prona të cilat kjo familje i sakrifikoi për çështjen kombëtare. Pas Traktatit famëkeq të Shën Stefanit, që e ndante Shqipërinë në copa-copa mes shteteve të Ballkanit dhe Evropës, sikur të ishte ajo humbësja dhe jo Turqia në luftën e gjatë ruso-turke. Abdyl Frashëri ua shiti pronën Shehajve që sot jetojnë në Kaninë, të cilët më pas u bënë trashëgimtarë të teqesë. Meqë frashëllinjtë që ishin në Kaninë, nuk lanë djalë trashëgimtarë , thirrën Seit Shehun me dy vëllezërit e tij, nga fshati Bragullac i Beratit, që gjendet në shpatin e malit Tomorr për drejtimin e teqesë. Për shitjen e pronave të Zvërnecit është edhe një këngë perlë, ashtu si roli i familjes Frashëri në historinë tonë kombëtare, ajo ka ngelur si një thesar i historisë dhe kulturës sonë në Rilindjrn Kombëtare e më pas:

“Abdyl prishe pasurinë një barrë flori,

hipe vaporrit e shkove drejt në Gjermani,

dhe Bismarku seç të pyeti:

-Djalo nga je ti?-

Unë jam nga Shqipëria, Abdyl Frashëri,

 i rritur në ato male me libra në gji,

Mendohuni mirë ju për Shqipërinë,

Mos e bëni copa- copa sikur s’ka njeri.

 S’jemi grekë e as bullgarë, as nga Mali i Zi,

 jemi fino shqiptarë që kërkojmë liri…! “

Pasardhësit e familjes Shehu sot janë tre fise, që i kanë ende trojet dhe pronat në Kaninë: Shehu, Myftiu dhe Dervishi.

   Për të sqaruar lexuesin se cila është e  vërteta, po jap një fragment të shkëputur nga artikulli: “Shqipëri, gëzuar 95 vjetorin e Pavarësisë!”

 “…Për vendin e shqiponjave dhe kombësinë e saj, jeta ndër shekuj ishte e vrazhdët, e pamëshirshme, sepse pushtimet e huaja kurrë nuk e lanë të qetë Shqipërinë. Ishin këto arsyet që shumë shqiptarë qysh herët kanë emigruar në vende të ndryshme. Në mërgim sipas traditës së të parëve ata mbanin mbiemrin e vendit ku kishin lindur. Një familje e tillë, ishte edhe ajo Vlora, pinjoll i denjë i së cilës ishte Ismail Qemali. Paraardhësi i kësaj familjeje ishte Sinan Pasha( dhëndër i sulltanit) i cili në shek e XVI-të (viti 1514), u vendos në Kaninë me ofiqin e Vezirit të madh, më pas zbriti në Vlorë në kohën e Sulejmanit të shkëlqyer. Kishte detyrën e kryeadmiralit të flotës, ose siç e quante Porta e Lartë, një Kapedan Pasha. (sipas kronikanit Evliha Çelebi) Si grekët që pretendonin se gëzonin tituj fisnikërie nga prejardhja e tyre semite prej Egjiptit të lashtë, edhe familjet fisnike shqiptare që i shërbenin Portës së Lartë, morën tituj të tillë me prejardhje orientale. Kjo ndodhi edhe me familjen pasardhëse të Sinan Pashait. Prej shek XVI-të deri në shpalljen e Pavarësisë, familja Vlora gëzonte tituj dhe ofiqe të larta të dhëna nga Stambolli, për shërbime ndaj Portës së lartë. Megjithatë ata ishinatdhetarë dhe punuan si shqiptarë të mirë. Për këtë arsye Ibrahim Pashë Vlorën e burgosën dhe e vranë në Janinë. Kur stërgjyshi i Ismail Qemalit, pra Ismail Pasha u thirr në Janinë më 1827 për të marrë detyrën e kryeqeveritarit të Vilajetit, por në të vërtetë i kishin përgatitur një kurth, sepse ai kishte marrë pjesë në luftë më 1821 përkrah Ali Pashës. Sa hyri në portat e pallatit, me njëherë pas shpine u mbyllën dyert. Ndërsa tek zbriste nga kali, u vra pabesisht bashkë me suitën e vetë, ata pak njerëz që e shoqëronin. Atë kohë Tafil Buzi, udhëheqës i kryengritjeve kundër Tanzimatit, syrgjynosur në Ysqyda, i dërgoi Zenel Gjolekës: “Erdhi halldupi i Konjës në vatrën tuaj, ju vrau vëllanë në Janinë, dhe s’u bë për burrë asnjë nga ju t’i merrte hakun”.

Gjoleka iu përgjigj:

 “Tafil Buzit të m’i thoni,

Gjoleka s’e turpëroi,

Kaftanazin e martoi,

me të dyja ç’e qëlloi,

nëpër dyzetëmijë shkoi”.-Pasardhësi i këtij atdhetari do të lindëte më 24 janar 1844. Ky ishte Ismail Qemal Bej Vlora.( Vilhelme Vranari Gazeta “Kanina” –Nëntor 2007 )

 

*Cili ishte Sinan Pashai:

Historikisht sipas kronikanëve të kohës, Çelebiut, Ana Komnenës etje, duke nisur nga Kanina, Gryka e Lumit Shushicë, Labëri , Kurvelesh dhe Himarë nuk iu nënshtruan Turqisë aq më tepër nuk pranuan Islamizimin e tyre. Për këtë mjafton të përmendim Epitafin e Gllavinicës, ku Gjergj Arianiti shkruan se i qëndron besnik Papës përsa i përket besimit të krishterë.Pikërisht për besnikëri dhe për marrëdhëniet korrekte tregtare dhe diplomatike me me Raguzën, Napolin, Venedikun, Papatin dhe Gjermaninë, Gjergj Arianiti u pranua si familje e respektuar në radhët e fisnikëve romak, dhe venecian(shih:Libri i Artë i Familjeve Fisnike të Mesdheut).

Për ta nënështruar këtë zonë, Sulltani emëroi në Kaninë dhëndrrin e tij Sinan Pasha si sanxhakbej, i cili  nuk lindi fëmijë me vajzën e tij. U rimartua me një bijë të familjes më të lashtë vendase. Theksoj se Kanina atë kohë ishte një qytet me 300 shtpëpi, me një nga 6  kështjellat më të vjetra të Evropës Jugëlindore e shtrirë në 3,6 ha tokë, ku ende në bazë gërmimeve arkeologjike duken gjurmët e punimeve gjatë pushtimeve perse, romake,venedikase, bizantine dhe osmane (në ndërtimin e mureve), ku bazamenti i kështjellës i përket ndërtimit ilir (D.Komata, N.Ceka” Qyteti iliro- arbëror i Kaninës”).

Që paraardhës i familjes Vlora  ishte Sinan Pashai, kjo qëndron. Ai ndërtoi xhaminë e Kaninës, jo teqenë. Teqeja është ndërtuar më vonë. Kurse Xhamia e plumbit në Vlorë i është kushtuar Sulltanit të Madhërishëm.

   Por që Sinan Pashai ishte i biri i Gjergj Arianitit kjo është e gabuar, shtrëmbërim e falsifikim i fakteve historike dhe tjetërsim i historisë. Nëse do të ishte nga Kanina, familja nuk do të mbante emrin Vlora, por Kanina. Ish drejtore e Arkivit të Shtetit  Nevila Nika, lidhur me origjinën e familjes Vlora ka hedhur hipotezën, e cila bazohet mbi të dhëna ordinere, pa bazë historike.Një pedagoge Historie të flasë pa përgjegjësi nga të dhënat e ndonjë njeriu të rëndomtë që nuk ka kryer fare arsimin e lartë, është e papranueshme. E si mund ta njohë historinë e Kaninës një njeri që i japin titullin historian apo Profesor pa qenë i till? Me gojën e saj përmes thënieve ordinere, pa baza historike, profesoresha Nika ngre në qiell Eqerem bej Vlorën, i cili për kohën ka vlerat e veta studimore, por është i pafalshëm qëndrimi i tij, pasi mohoi identitetin e tij shqiptar. Një historian e ka për detyrë të tregojë të dyja anët e medaljes, të mirat dhe të këqijat e ngjarjes apo të personit. Ndaj historia e Shqipërisë është e gjymtuar sepse historianëve apo shkruesëve të historisë u mungon vullneti për të zbuluar dhe për të thënë gjënë e duhur. Mos vallë siç kthen faqe historia , ndryshojnë mendimin dhe qëndrimin edhe historishkruesit?

Sa për dijeni,Gjergj Arianiti kishte 7 vajza me Marie Muzakën dhe tre djem me Pietranera Tokon (gruaja e dytë e cila solli dy vajza me vete) Djemtë e Gj.Arianitit quheshin Thoma, Kostandin dhe Arianit.  Më i rëndësishmi që luajti rol në historinë  e Romës së shek XV-XVI ishte Kostandin Arianiti, Protonoter i Papës, Duka i Monferratos, i emëruar Despot i Durrës- Prevezë dhe Princ i Maqedonisë, që vdiq më 1530 dhe është varrosur në Kishën e 12 Apostujve në Romë,për shërbime të larta diplomatike ndaj Romës. Mbi të gjitha vlerësohet nga Papa për nuhatjen politike në Evropën e trazuar ,(ku lufta mes Francës, Romës, Austro- Hungarisë ishte prezente) dhe për shkathtësinë diplomatike të tij dhe fal këtyre dhuntive, Kostandin Arianiti shmangu luftën mes Romës dhe Francës, si dhe duke qenë në marrëdhënie shumë të mira me Maksimiljanin e Gjermanisë.

Kur Pjetranera ( italiane), pas vdekjes së burrit, Princ Gjergj Arianitit, shkoi në Venedik dhe kërkoi përkrahjen e djemëve të saj. Kostandini dhe Arianiti qëndruan në Itali. Djali i madh i Gjergj Arianitit, Thomai, meqë Këshilli i të XII-tëve  në Venedik, për shkak të moshës së vogël, nuk i dha titullin e qytetarisë “Senjori”si e kishte i ati, u kthye nga Venediku dhe ndërroi fe me emrin Ali, emrin e  të cilit mban çezma  e Mademit në Kaninë ose çezma e Ali Beut. Hyri në shërbim të Portës së lartë. Kjo është dega e arianitëve që vazhdon sot me familjen Vrana, e cila ka trojet dhe pronat e saj rreth kalasë së Kaninës.Çuditërisht kjo familje për shkak të martesës së Vajzës së Perandorit bizantin Aleks, qysh nga shek.XIII-të, mban mbiemrin Arianit-Komneni, apo Vrana-Komneni. Të moçmit edhe sot pas gjithë traumave tragjike që kanë kaluar, pinjollët e kësaj familjeje i thërrasin “Komnenë”për shkak të katragjyshes bizantine. Kjo familje edhe pse më e hershme, sot  e ruan këtë mbiemër. Po Familja Vlora që është e vonët  përse nuk ka asnjë lidhje identiteti me emrin e Kaninës?!

*Kujt i përket Kusum Babai në pronësi?

Pjesën më të madhe të ballkonit mbi Vlorë ashtu si dhe Uji i Ftohtë janë prona të familjeve të vjetra të Kaninës me tapitë e dikurshme. Sepse pas Reformës Agrare dhe shpronësimeve, ata që drejtuan kadastrat bënë transkriptimin e pronave të pronarëve legjitim, duke i tjetërsuar dhe falsifikuar pronarët. Të gjitha familjet e vjetra(themeluese të  Kaninës si: Vrana, Bega, Beshaj, Kulaj, Fejzaj, dhe Kocaqi si dhe familjet e vendosura më vonë në Kaninë, ende kanë trojet e tyre, pronat, shtëpitë apo gërmadhat e shtëpive 2-3 katshe prej guri, me tjegulla të kuqe, ku dyert, dritaret, tavanet e dyshemet janë prej druri. Pyes historianët apo pseudohistorianët se ku është trualli i Familjes Vlora në Kaninë? Asnjë copë toke në Kaninë nuk ka emrin e Familjes Vlora.  Për fat ky truall ekziston në qendër të Vlorës,  në Sheshin e Flamurit gjendet njëra shtëpi, kurse tjetra ka qenë në lulishten e Vlorës (Milet Bahçeja). Prona dhe mbiemri janë dy elementë të pazgjidhshëm dhe domethënës të cilat vlejnë si pasaportë identiteti të pamohueshëm .Tani duke ndërruar arsyetimin sipas drejtimit të erës, shumë historishkrues, pushtuesit sot i quajnë mysafirë në dobi të kulturës. Kush vjen me ushtri , përdor dhunën, të dikton kushtet  dhe ligjet e veta skllavëruese, pa marrë parasysh se je një komb me të drejtat e tua, nuk quhet mik… .Ndaj historia duhet të shkruhet në bazë të vendngjarjes, datave, ngjarjeve, personave që kanë zhvilluar këto ngjarje dhe cilat kanë qenë pasojat, qofshin këto negative apo pozitive. Lum kush mundohet të tregojë të vërtetën si drita e diellit.

 

Bibliografi:

*Kronikani turk: Evlia Çelebi

*Neritan Ceka “Ndërtimet ilire në Kaninë”

*Damian Komata: “ Qyteti iliro -arbëror i Kaninës

*Libri i artë i familjeve fisnike të Mesdheut

*Enciklopedia Italiane;

*Paolo Petta”Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë”;

*Franc Babinger”Arianitët”

*Barleti, Gjon Muzaka(djali i motrës së Skënderbeut),

*Biemi :Gjergj Arianiti dhe  martesa e Donika Arianitit  me Skënderbeun

 

Vlorë më 29-3-2016

***

Filed Under: Opinion Tagged With: HISTORIA DUHET TE SHKRUHET SPIAS FAKTEVE, Vilhelme Vranari Haxhiraj

SFIDAT E PARLAMENTARIZMIT POLITIK NE KOSOVE DHE NISMA LEGJISLATIVE E QYTETAREVE TE SAJ

March 31, 2016 by dgreca

NGA LULZIM MULLIQI/
Ndonese historiku I Kuvendit te Kosovës si nje Institucion perfaqesues,legjislativ dhe demokratik i popullit te Kosovës nuk eshte shume i gjate,sfidat me te cilat eshte perballur ky Institucion gjate kesaj periudhe kane qene te shumta.Kosova ne vitin 1999 ka dal nga lufta duke u ballafaquar me nje tranzicionit te dyfishte.
Ne njeren ane me tranzicionin statusor,duke kerkuar zgjedhjen e statusit final drejt Pavaresise dhe ne anen tjeter zhvillimet e reja politike dhe parlamentare qe lidheshin drejtpersedrejti me propozimin,shqyrtimin,aprovimin dhe miratimin e nje varg ligjeve te reja dhe funksionale ne perputhje me zhvillimet e reja demokratike ne vend.Proceset e shumta politike dhe sfidat neper te cilat po kalon sot Kosova,ishin karakteriistike edhe per nje numer te vendeve te tjera te Ballkanit perendimor te cilat kane kaluar neper fazat e tranzicionit demokratike dhe drejt ndertimit te nje shoqerie te re demokratike.Njera nga detyrat me relevante te institucioneve demokratike te Kosovës eshte edhe funksionimi normal i Kuvendit te Kosovës,i cili eshte institucioni me i larte perfaqesues i Kosovës.Tash e disa muaj me radhe parlamentarizmit ne Kosove eshte ne njeren nga fazat me kritike dhe me te veshtire te funksionimit,nderkohe qe raportet politike Pozite-Opozite
Jane thelluar  deri ne nje shkalle ekstreme.Bllokimi i punimeve te seancave te Kuvendit te Kosovës nga Opozita e bashkuar per disa muaj radhazi ishte nje paralajmerim i qarte I thellimit te nje krize te re politike ndermjet Pozites ne njeren and dhe te Opozites ne anen tjeter.Koheve te fundit Opozita po praktikon bojkotimin e seancave te Kuvendit te Kosovës,veprimet te cilat do te ndikoje negativisht ne zhvillimet e reja politike dhe vendimmarrese ne Kosove,si dhe imazhin dhe reputacionin negativ te Shtetit te ri te Kosovës ne arenen Nderkombetare.Madje diteve te fundit,Opozita paralajmeroi së do ti bojkotoje
punimet e Kuvendit te Kosovës,duke veshtersuar edhe me tej gjetjen e nje kompromisi me Poziten per tejkalimit e kesaj krize parlamentare qe po mbreteron ne Kuvendin e Kosovës.Me siguri qe lidershipi politik ne Kosove duhet te zhvilloje nje politike me racionale ne zhvillimin e nje parlamentarizmit te vertete dhe autokton ne Kosove dhe te zhvilloje nje dialog konstruktiv me Opoziten per te punuar së bashku ne te miren e te gjithe qytetareve te Kosovës.Pra vendasja e nje dialogu te mirefillte ne mes te dy paleve,Pozites dhe Opozites do te ishte nje opsion i duhur ne proceset e reja te shtetndertimit te Kosovës.Edhe pse Kuvendi i Kosovës ne mbledhjen e djeshme i zhvilloi punimet pa pranine e deputeteve te
Opozites,ne fakt Kuvendi i Kosovës votoi nismen e pare legjislative te qytetareve te saj.Keshtu me kete ligj Jane percaktuar rregullat dhe procedurat per propozimin e nje projktligji ne Kuvend.Ky ligj u njeh te drejten e nismen legjislative edhe qytetareve te Kosovës,te cilet mund te marrin nisme legjislative per te rregulluar nje fushe te caktuar,duke propozuar ligj te ri apo duke propozuar ndryshimit dhe plotesimin e nje ligji ekzistues.Njeherit,ky ligj i njeh te drejten e nismes legjislative qytetareve te Kosovës,duke percaktuar së dhjetemije qytetare mund te marrin nje nisme legjislative,Sipas menyres së percaktuar me ligj.Iniciativat legjislative te qytetareve pothuajse ekzistojne ne shumicen e Shteteve anetare te Bashkimit Evropian,qofte ne nivel kombetar,rajonal apo lokal.
Keto Iniciativat ndryshojne shume Sipas fusheveprimtarise së tyre dhe ne pergjithesi veprojne sipas procedurave te ndryshme te tyre.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kosove, Lulzim Mulliqi, Sfidat e Paralmentarizmit politik

Mustafa: Kosova as s’i ka marrë e s’i ka dhënë Malit të Zi asnjë metër tokë

March 31, 2016 by dgreca

-Lëvizja për Bashkim: T’i hapim rrugë dërgimit të çështjes së demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Mars 2016/ Kosova as nuk i ka marrë  e nuk i ka dhënë Malit të Zi asnjë metër tokë, tha sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa, gjatë një vizite në Pejë. Kreu i qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, duke iu përgjigjur interesimit  të gazetarëve për demarkacionin me Malin e Zi tha se kjo çështje nuk është diskutuar sot, por se është biseduar në takimet e mëparshme dhe se dje komisioni ndërkombëtar i ekspertëve ka dhënë një vlerësim të pavarur. “Tash është vërtetuar se as nuk kemi marrë nga malazezët e as nuk ju kemi dhënë malazezëve asnjë metër tokë. Pse njerëzit dalin dhe operojnë me 8 mijë ose 10 mijë hektarë është çështje e tyre. Por, në asnjë rast nuk është vërtetuar se një metër katror është këmbyer me Malin e Zi”, tha kryeministri Mustafa. I pyetur se a duhet demarkacioni të shkoj për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, kryeministri kosovar tha se tani kjo duhet të procedohet. “Kur do të procedohet prapë do ta shohim, konsideroj se duhet të arrijmë një pajtueshmëri, sepse territori i Kosovës nuk është vetëm i pozitës, është i qytetarëve të Republikë së Kosovës, territor për të cilin kanë përgjegjësi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Kryetari i komunës së Pejës, Muhaxheri, tha se është  mbajtur një seancë e Kuvendit Komunal, ku me 30 vota pro është votuar rezoluta që i është drejtuar Komisionit  kosovar për demarkacion.

 “Ne si komunë, për dallim nga komunat tjera posedojmë kadastrin origjinal. Me kadastrin tonë kjo i bie se është ashtu. Është e dhimbshme sepse qytetarët tanë e mendojnë se edhe ajo pjesë e territorit i takon Republikës së Kosovës, por me dokumente nuk kemi fakte që i takon. Ana emocionale te qytetarët dhe te unë si kryetar i tyre mbetet se Çakorrin gjithmonë e kemi konsideruar kufi. Tash dokumentet nuk e aprovojnë këtë çfarë po pretendojmë ne”, tha kryetari i komunës së Pejës.

Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.

Kjo u bë e ditur dje pasdite  në një konferencë shtypi në Prishtinë, pasi anëtarët e komisionit ad-hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, pas një pune dyjavore, ia dorëzuan Presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, raportin me vlerësimet për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

 “Nga aspekti ligjor dhe teknik, ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga pas takimit.

Qeveria   e Kosovës në një komunikatë mbrëmë është shprehur e kënaqur me faktin se ekspertët e Komisionit ndërkombëtar nuk kanë gjetur shkelje në demarkacionin me Malin e Zi.

Komisioni vlerësues është themeluar me iniciativën dhe vendimin e nënshkruar në  15 mars 2016 të Presidentes së Republikës, pas shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.

Tre anëtarët e Komisionit janë: Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, i cili në vitin 2009 ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, dhe Herbert Wilmes, shtetas gjerman,  i cili ka diplomë dhe  doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike, si dhe Fred Newton, i cili ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës.

Para se të dorëzojnë raportin, ekspertët nga SHBA-ja, Britania dhe Gjermania pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë ishin edhe në Mal të Zi.

Nga subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, sot u deklarua se, “ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë dhe nga çfarëdo komisioni, vendor a ndërkombëtar, që Kosova të humbë qoftë edhe një centimetër të territorit të saj”. Këtë e deklaroi sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

 Ndërsa, Lëvizja për Bashkim, parti e koalicionit qeverisës që udhëheqë Ministrinë e Diasporës, me ministrin Valon Murati, deklaroi sot se, “për shkak të paqartësive të mëdha që ka sjellë procesi i demarkacionit, e si rrjedhojë ka ngjallur mosbesim të madh te një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë proces, kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që duke votuar kundër, t’i hapim rrugë dërgimit të kësaj çështjeje në arbitrazh ndërkombëtar”.

Filed Under: Opinion Tagged With: : Kosova as s’i ka marrë e s’i ka dhënë, asnjë metër tokë, Behlul Jashari, MALIT TË ZI, Mustafa

Çudi – Sheshel “i pafajshëm”!

March 31, 2016 by dgreca

Opinion nga Mimoza Dajçi/Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për vendet e ish Jugosllavisë liron si të pafajshëm liderin e partisë radikale serbe Vojislav Sheshel, ndërkohë që ai gjatë një proteste refuzoi kthimin në Hagë e dogji flamujt e Nato-s dhe BE-së. Ultranacionalisti Sheshel akuzohej për pastrim etnik, krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1991-1993 në Kroaci, mbi popullsinë muslimane në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë, por Gjykata e ICTY -se e la të lirë. Vendim shokues ky për të gjithë që ata që u torturuan, vranë dhe u zhdukën padrejtësisht nga ai personalisht dhe forcat militare serbe që ai drejtonte mbi popullsinë e pambrojtur.

Personalisht ky vendim i këtij tribunali nuk më çudit aspak.

Disa muaj më parë kam qenë prezent si vizitore në atë Tribunal Drejtësie – si përfaqësuese e organizatës – The Women’s Organization “Hope & Peace”, që meret me të drejtat e gruas e të fëmijëve, asistova në gjyqin që po zhvillohej ndaj kriminelit Ratko Mladiç. I cili akuzohet për krime lufte në Kroaci, Bosnje, Hercegovinë. Por mënyra se si po zhvillohej ai proçes gjyqësor linte për të dëshërur, e më la një shije të hidhur.

Edhe mënyra se si fëmijët e kriminelit Ratko Mladiç, e vetë ai qeshin apo komunikonin së bashku pas xhamit të tejdukshëm e hermetik të sillte hije dyshimi. Sikur aty nuk po zhvillohej një gjyq i krimeve të rënda, e sigurisë së lartë, por një gjyq ordiner. Familjarët dhe krimineli Mladiç ndiheshin aty si në shtëpinë e tyre (kështu mu duk mua, qofsha e gabuar).

Por këto skena që vumë re ne nuk besoj të kenë kaluar pa u vënë re edhe nga trupi gjykues, nuk e besoj, ose bënin sikur nuk i vinin re!…Mladiç qëndronte tepër indiferent ndaj trupit gjykues e akuzave të tij, e seancës gjyqësore ndaj tij. Ulur në një karrige rrotulluese, kokën e trupin kthyer komplet nga salla, fëmijët e vizitorëve në sallë. Gjyqtarët e prokurorët fisnin, por sikur nuk flisnin për të akuzuarin përballë, por për një jashtëtokësor. E habitshme, por ishte e vërtetë, ashtu po ndodhte.

Shumë punonjës me peshë në atë institucion të rëndësishëm ishin me kombësi serbe, të paktën siç na u prezantuan, pa e ditur që unë apo dikush tjetër nga ne ishim shqiptare.

Në sallën e konferencave ku u zhvillua biseda mes grupit tonë dhe drejtuesve të Tribunalit, nga pyetjet që ne i drejtuam ata vunë në dyshim origjinën tonë, por që nuk arritën të na pyesnin direkt. Vetëm sa shikonin njëri tjetrin në heshtje, pasi në atë sallë ndodheshin edhe misionerë të tjerë të paqes nga vende të ndryshme të botës. Nuk mund të them, se nuk kishte edhe shqiptarë të punësuar në atë godinë, por personalisht veshi dhe syri më zuri vetëm serb, mbështetës të kriminelit Ratko Mladiç, të cilët erdhën më pas në sallën e gjyqit si miq të kriminelit Mladiç.

I akuzuari Ratko Mladiç ndihej aty, sikur nuk ishte në sallën e gjyqit, ku gjykohej për genocid mbi popullsinë civile e të pafajshme muslimane, por veshur shik sikur kishte dalë shëtitje, e ishte ulur në kafe për qef të tij. Frika e krimit e detyronte të pyeste me kokë kush ishim ne, apo çdo qytetar i panjohur që hynte në atë sallë. Kështu edhe situata me kriminelin Sheshel, i cili edhe pse dogji flamujt e Nato-s dhe BE-së, e krimeve që rëndojnë mbi atë si ish zv/ president në kohën e Millosheviçit përsëri doli i pafajshëm.

Filed Under: Opinion Tagged With: i pafajshem, Mimoza Dajci, Sheshel

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 585
  • 586
  • 587
  • 588
  • 589
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT