• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Receta e Sekretarit Kerry për politikanët shqiptarë

February 15, 2016 by dgreca

Nga Zenel Çeliku/
Vizita e Kryediplomatit amerikan në Tiranë, vërtetë ishte vizitë shumë e shkurtër, por shumë e rëndësishme nga pikamja politike, sepse sot politika shqiptare eshte gati në kolaps dhe shthurje totale. Shqiptarët kishin sytë, vëmëndjen dhe besimin tek Sekretaru Kerry, cfar do ti thotë Ai politikanëve tanë? Përse takimi Nishani-Kerry u bë në një vënd të papërshtatshëm, aq shumë I shkurtër, dhe cfar shkëmbyen palët? Kush janë sugjerimet dhe këshillat e amerikanëve për Tiranën zyrtare? Cfar I sugjëroi Kerry opozitës shqiptare në takimin e shkurtër? Misioni shumë I rëndësishëm I përfaqësuesit të lartë amerikan, a gjeti mirkuptim, gadishmërinë dhe premtimin e palëve për konsensus që Reforma në Drejtësi dhe krijimi I Byros së Hetimit, të mbyllen si cështje shumë debatuese?
Në gjykimin tim, mendoj se takimi I Presidentit Nishani në shkallët e avionit me Sekretarin Kerry, ishte I sforcuar. Mendoj kështu sepse Presidenca jonë mundet të ketë kërkuar me ngulm që Presdidneti Nishani të takojë Sekretarin Kerry për pak minuta, qoftë edhe në këmbë dhe pse jo, edhe tek shkallët e avionit. Para një kërkese të tillë, mundet që pala amerikane të ketë pranuar një takim Nishani-Kerry të shkurtër ashtu si edhe ndodhi. Një gjë duhet të kemi të qartë ne shqiptarët, amerikanët ndryshojnë shumë në politikë, në mentalitet, në gjykime dhe në prakticizëm e të tjera, nga ne shqiptarët. Ndryshe Amerika nuk do të ishte shteti më I fortë në botë, ndaj edhe politika e nivelit të lartë në Shqipëri, duhet ti lexojë mirë dallimet ndërmjet zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe atyre amerikan, dhe të nxjerin mësime.
Z. Kerry nuk e kishte në axhendë takimin me Kryeparlamentarin Ilir Meta, po kjo nuk mund të konsiderohet neglizhencë. Në esencë mundet të marrim me mënd se dicka lëviz këtu, sepse nuk mund te themi se rroli I Kryeparlamentarit ështe I rënësishmë.Por amerikanët në vizita tej serioze si kjo e dy diteve më parë në Tiranë, ndërtojnë axhanda shumë serioze dhe I qëndrijnë shumë strict, ndaj nuk është korekte që të diskutohet gjatë ky moment.
Takimi I Sekretirt të shteti me Kryeministrin dhe me Ministrin e Jashtëm, me siguri ka qënë takimi më kryesor, sepse Qeveria jonë ka shumë për të bërë, ndërkohë që partneri strategjik I yni, pret që reformat për të cilat Amerika I ka finacuar, të bëhen sëbashku me opozitën, pa u zvarritur me justifikime medioker dhe pa asnjë argument, sigurisht edhe pa humbur kohë. Pa dyshim, edhe maxhoranca qeverisëse ka marë sugjërimet dhe këshillat e duhura nga Kerry, të cilat duhet ti ketë mirë në vëmëndje për ti zbatuar me korrektësi për qëverisje të pa korruptuar dhe efikase.
Takimi I Sekretarit Kerry me grupin opozitar me Bashen në krye, sigurisht ka rëndësi të madhe, sepse opozita kudo duhet dëgjuar dhe respektuar. Kreu I diplomacies ameriakne, me siguri ka dhënë këshillat e tija shumë miqësore për opozitën, por edhe ka dëgjuar cfar ankesash ka opozita. Për akerikane ka më shumë rëndësi të dinë se cfar duhet të kontribuojë opizita për reformat, cfar opozitarizmi duhet të bëjë, se sa të dëgjoja akuzat banale direkte për figrat më të tjera të qeverise, sepse amerikanët dinë gjithshka për politikanët tanë.

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit-John Kerry në Shqipëri, tregon shumë vëmëndje për shqiptarët në përgjithësi, dhe për fatet e shqiptarëve në të ardhmen e afërt dhe afat gjatë. Vizita e Z. Kerry do të ketë mjaft efekt në thellimin e mëtejshëmm të bashkëpunimit të Qeverisë Amerikane me Shqipërinë. Kjo është arësyeja qe Kerri dhe SHBA-të duhen falenderuar pa masë sepse ata këmbëngulin dhe inkurajonjë reformat e anti-korrupsionit, dekriminalizimin, Reformën në Dretësi dhe krijimin e Byros Kombetare të Hetimit. Gjithkush që kupton politikën, e vlerësojnë këtë vizitë tepër të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi. Kjo sepse flet për kujdesin që Amerika ka për këtë rajon, për zhvillimin demokratik, zhvillimin ekonomik, integrimin euroatlantike të vëndeve respective të rajonit. Jo vetëm kaq, por qellimi I Ëashingtonit është për thellimin e miqësisë të Amerikës me këto vende. Kryediplomati amerikan jashtë cdo parashikomi dhe protokoli, takoi rastësisht një qytetarë kosovar, dhe me pak fjalë I tha :
“Nepermjet teje përshëndes qytetarët e Kosovës, dhe uroj që Kosova të vazhdojë rrugen e sajë të drejtë që ka nisur”,pra, meazhi I Kerrryt ishte shuë I qartë edhe për Kosovën. Vitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri I jane bërë shumë jehonë në mediat ndërkombëtare, citoj ketu Associated Press, një mëdie mjaft prestigjoze amerikane e cila thekson se, Xhon Kerri është duke bërë një ndalesë të dielën në kryeqytetin shqiptar për t’i bërë thirrje qeverisë dhe partive opozitare për të mbështetur paketën, e cila tani është në pritje në parlament. Mjaft të rëndësishme e vlerësojnë edhe media si Reuters, e të tjera media të cilat I bëjnë komente shumë vleresuese vizitës se Z. Kerry në Tiranë.
Gjithkush e ka shumë të qartë se eformat do të jenë një hap i rëndësishëm që Shqipëria të hecë përpara dhe drejt anëtarësimitr në Bashkimin Evropian. Parlamenti Shqiptar I mbështetur nga eksperë të BE dhe amerikan, po japin një kontribut shumë të mirë pikërisht për të realizuar reformat e lartpërmendura të cilat konsiderohen shumë të rëndësoshme për Shqipërinë. Për këtë qëllim, Qeveria Amerikane I ka dhënë 20 MLN $ ndihma ekonomike për Shqipërinë, por këto ndihma konsitojnë edhe për të reformuar gjyqësorin dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri.
Ne shikimin e një gazetari, mundet të shprehem optimist, se politikanët tanë e kanë lexuar mirë e bukur vizitën shumë të ngjeshur të kryediplomatit amerikan. Le të shpresojmë se, edhe me sforce politike, Byroja e Hetimit do të miratohet së shpejti në Parlamnet, gjithashtu edhe reforma në Drejtësi do të fillojë në Mars, atëhere kur është parashikuar. Edhe pse politika shqiptare shpesh është e pa parshikueshme, nuk besoj se papërgjegjshmëria politike do të vazhdojme me meselen e vjeter banale të debateve shterp që dëmtojnë dhe godasin shpresën e shqiptarëve.

Tirane, 15 Shkurt 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: për politikanët shqiptarë, Receta e Sekretarit Kerry, Zenel Çeliku

Kisha Ortodokse në Prishtinë

February 15, 2016 by dgreca

“Ndryshimet dhe plotësimet e planeve hapësinore dhe urbanistike bëhen sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar për miratimin e tyre fillestar”/
Nga: arch. Ylber Vokshi – Ylli/
Ndërtimit të kishës ortodokse në vitin 1995 në Prishtinë,i paraprinë disa veprime të pa kontrolluara të pushtetit të atëhershëm komunal,ai nuk i respektoi së paku rregullat morale e pastaj ato elementare të urbanistikës, që ishin shumë mirë të precizuara në ligjet e kohës për urbanizëm në Kosovë. Kisha ortodokse Serbe, pas viteve 1992-93, duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme e arbitrare, në vitin 1995 kishte filluar të ndërton këtë tempull fetar,në pronën e Universitetit të Prishtinës, duke uzurpuar një sipërfaqe toke të destinuara për objektin dhe oborrin e saj. Në një far mënyre ata mundet të ishin si “model” i ndërtimeve të shumta pa leje që ndodhën në Kosovën e pas luftës.
Ishte tmerruese situata e krijuar në atë kohë, me fillimin e ndërtimit të kishës ortodokse mu në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në kundërshtim me Planin Detal Urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë ku ishin përcaktuar kufijtë e planit,të aprovuar, miratuar shumë vite më parë, e të formësuar ligjërisht me një vendim të marrë më 12 Dhjetor 1975 në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Një veprim i tillë arbitrar ma së paku duhej ti konvenonte popullatës ortodokse në Prishtinë e ma gjerë,por ja që ndodhi nga pushteti i dhunshëm i asaj kohe. Ishin të verbërua me retorikë të dëmshme nacionaliste,së pari tragjike për popullin e vet e pastaj edhe për të tjerët,si e vërtetoi realiteti i ri i krijuar pasi ndërtimi i saj ishte ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999. Është kjo një histori me pasoja të rënda në vitet nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, me pasojat e të cilës ende po duhet të merremi edhe sot në shekullin e ri.
Pas luftës me rregullore të veçantë nr 1999/24 UNMIK-u kishte suprimuar të gjitha ligjet apo rregulloret,i kishte shpallur të pazbatueshme në Kosovë,pasi që ishin nxjerrë pas 23 marsit të vitit 1989 e të cilat kanë pasur karakter diskriminues. Pa dyshim se edhe vendimi për ndryshimin e zgjidhjes urbanistike ishte njeni prej tyre. Ai nuk iu ka përmbajtur të gjitha dispozitave ligjore të kohës pasi aty shumë mirë theksohet se citoi: “Ndryshimet dhe plotësimet e planeve hapësinore dhe urbanistike bëhen sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar për miratimin e tyre fillestar”. Punë e cila sigurt nuk është bërë,mu ky fakt teknikisht dhe ligjërisht mundet dhe duhet të shërbejë si bazë ligjore për të kontestuar veprimin e pushtetit të asaj kohe,që kishte filluar kundërligjshëm të ndërhyjë-uzurpoi pronën e huaj, dhe të filloi ndërtimin e kishës ortodokse serbe “Shën Nikolla” në vitin 1995,në brendi të oborrit të Universitetit të Prishtinës.
Këto vite ka pasur dhe ka shumë sugjerime se si të veprohet me këtë objekt i cili ka mbetur i pa përfunduar,nuk e ka vendin në atë ambient,tmerrësisht pengon në funksionimin normal të kampusit të Universitetit,ashtu si është projektuar dhe miratuar ai kompleks në vitet 80 të shekullit të kaluar. Muze holokausti,muze i tmerreve të luftës,ri-kujtesa e memories,shkohet në ekstrem që ai objekt të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore. Ka kritere precize se si një objekt mundet të përfshihet në listën e trashëgimisë të cilat ky objekt nuk i plotëson, pasi nuk ka qenë funksional kurrë dhe ka filluar të ndërtohet në rrethana të çuditshme,ka uzurpuar pronën,nuk ka respektuar asnjë kriter urbanistik. Ka edhe shumë propozime tjera që në një far mënyre e legalizojnë ekzistencën e objektit, që kurrsesi nuk korrespondon me rrethin për shkak të formës specifike që ka si objekt i kultit.
Në aspektin urbanistik aspak nuk mundet mu u inkorporua në hapësirën në të cilën janë të definuara përmbajtjet e tjetra universitare, të pyeten edhe ekspertët e huaj urban. Ky objekt i kultit duhet ta ketë hapësirën e veçantë ku do të vinin në shprehje të gjitha ato atribute për të cilat është i destinuar. Përzierja e funksioneve me katapulltimin e tij të dhunshëm në një hapësirë – ambient tërësisht tjetër, vetëm do të dëmtonte në skajshmëri funksionin fetar që e ka të destinuar.
Le të ndërtohet ky tempull fetar ortodoks ne një lokacion adekuat, mirë të studiuar nga aspekti urban. E kamë theksuar shumë herë se në shekullin e ri, ku të arriturat teknologjike janë marramendëse,lokacioni i objekteve fetare qendrore në një qytet nuk duhet domosdo të jenë në pjesën qendrore të qytetit. Të lirohet hapësira e kampusit të Universitetit të Kosovë,pasi ashtu ishte definuar nga dora e profesionistëve pa paragjykime fetare dikur. Në fund të fundit ajo është pronë e tyre e destinuar shumë vite ma parë,askush nuk ka të drejtë që në një shoqëri demokratike të lejoi gjëra të tilla, që ndërlidhën edhe me uzurpimin e tokës urbane.
E drejta e predikimit fetar e komunitetit ortodoks të Kosovës është legjitime,atë domosdo duhet respektuar,atë e garantojnë të gjitha konventat ndërkombëtare,të cilat jemi të detyruar ti respektojmë. Shpenzimet materiale për ç’vendosje të objektit do të ishin minore në krahasim me efektet që do të kishte, me të cilën do të duhej të ishin të pajtuar të gjithë,si pronarët legjitim të tokës së Universitetit të Kosovë ashtu edhe përfaqësuesit legjitim të kishës ortodokse,duke mos iu mohuar kultivimin e ritualeve fetare ortodokse të garantuara me ligjet pozitive të shtetit të Kosovës.
Për të mundësuar realizimin e një ndërmarrje të tillë duhet ti paraprijë formimi i një grupi ekspertësh të përbashkët shqiptaro – serb,nga Prishtina dhe Beogradi, i përbërë nga profesionistët e vërtetë,pa paragjykime fetare apo partiake,njohës të mirë të urbanistikës të cilët propozimet e komunës së Prishtinës (Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm),duhen shqyrtuar,analizuar,studiuar,në mënyrë që të përcaktohen për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme urbanistike për kishin ortodokse në Priishtinë.
Befason neglizhenca ekstreme e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare se si e kanë trajtuar objektin në shtatëmbëdhjetë (17) vitet e pas luftës, duke krijuar konfuzion dhe nervozë si në komunitetin shqiptarë ashtu edhe në atë serb. Nëse do ë aktivizohej forca e argumenteve si dhe diturit e avancuara të urbanistikës,ky problem i krijuar në mënyrë artificiale nga ana e kishës ortodokse në Prishtinë,që moti do të zgjidhej pasi ka mundësi teknike për një veprim të tillë,ku të dy palët si shqiptarët edhe serbët do të ishin ndarë të kënaqur.
Po jetojmë në botën e globalizuar ku liria dhe garancia fetare është një nga parakushtet themelore i të drejtave të njeriut,të cilat deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar ti respektojmë. Dikujt kjo situatë latente si duket po i konvenon,kush janë ata ?, me mjete dhe metoda demokratike duhet me i demaskuar sa ma parë.
Prishtinë
15.02.2016 ylberv@gmail.com
Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)

Filed Under: Opinion Tagged With: arc. Ylber Vokshi Ylli, Kisha Ortodokse, ne Prishtine

Armiqtë e Perëndimit janë edhe të Kosovës

February 12, 2016 by dgreca

Nga Suzana Tahiri/
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, të parlamentit të saj dhe të shumë institucioneve të tjera, shteti më i ri i Europës ka një farë destabilitetit që vjen kryesisht dhe vetëm nga veprimet e dhunshme dhe pa alternativë të një pjese të opozitës, madje edhe të femrave deputete.
Natyrisht se kjo gjendje shqetëson gjithë shqiptarët e Kosovës, përfshi edhe anëtarësinë dhe militantët e Nismës, AAK dhe VV. Por më tepër se kaq shqetëson edhe kancelaritë perëndimore që kanë thënë prerë dhe qartë se opozita duhet t’i rikthehet dialogut, të heqë dorë një herë e mirë nga protestimi i dhunshëm dhe të shfrytëzojë hapësirat ligjore për kërkesat e saj.
Në takimin më të fundit të kryeparlamentarit Veseli me ambasadorët e tri nga vendet më të rëndësishme perëndimore, pra me Angelika Viets të Gjermanisë, me Maryse Daviet të Francës dhe Andreas Ferrarese të Italisë, është kumtuar se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen në Kuvend.
Ambasadorët kanë shprehur shqetësimet e qeverive të tyre duke theksuar se “pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave”.
Deklarata të ngjashme kanë dhënë gjithashtu edhe ambasadorët e SHBA dhe BE, të cilët gjithashtu kanë dënuar veprimet e dhunshme në protestat antiqeveritare. Përpos tyre ka një vend të rëndësishëm si Rusia, që nuk i intereson stabilitetit i Kosovës, çka në mënyrë të tërthortë, mund të jetë frymëzues dhe nxitës për veprime të tilla të përgjakshme.
Parë në këtë këndvështrim është e drejtë të pohohet se armiqtë e Perëndimit janë njëherësh edhe armiq të zhvillimit dhe begatimit të Kosovës dhe kjo këmbanë bie për ata që kanë veshë. Shqipëria në NATO, Maqedonia me gjysmën e popullsisë shqiptare shumë pranë saj, Mali i Zi (edhe me banorë shqiptarë) në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Kosova me një bazë amerikane – hapësira e trojeve shqiptare me popullsinë më proeuroatlantike do t’u rezervojë një fund të turpshëm kundërshtarëve të prirjes së natyrshme perëndimore.

Filed Under: Opinion Tagged With: Armiqtë e Perëndimit, janë edhe të Kosovës, Suzana Tahiri

EMRAT E UDBASHËVE QË E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!

February 12, 2016 by dgreca

Nga NAFI ÇEGRANI/
Procesi policoro-gjyqesor I Zenicës më 1981 ishte krejtesisht I inskenuar dhe I montuar me nje plan secret dhe urdher te krereve te UDB jugosllave dhe ne baza nacionale, sepse ne grup u denuam 6 shqiptarë dhe nje boshnjak. Këtij procesi famkeq i parapriu me muaj të tërë një shtërgatë e tmershme dhune , maltretimesh dhe terorri psikiko-fizik që ushtruan kasapët e milicisë famkeqe dhe udbashëve të atyre viteve. E kurdisën në Zenicë të Bosnës per të ashtuquajtur ,,vrasje,, sipas nenit 37 të ligjit të Maqedonisë, e kinse ,,vrasja,, ka ndodhur në Gostivar…/ Rastin e përshkojnë 4-5 versione të ndryshme në kohë dhe hapësirë, ashtu siç është zhvilluar dhuna dhe terrori, janë imagjinuar dhe thurr ,,vrasje,, e cila nuk egziston/!Dhe, nuk dija cila ishte arsyeja, nuk kasha njohuri nëse kishte ndodhur vërtetë gjë ose jo.Plotë 16 muaj në hetuesi gjendeshim midis jetës dhe vdekjes, të përsekutuar dhe me dhimbje të rënda në trup nga rrahjet e tmerrshme dhe dhuna që ushtronin me muaj të tërë mbi ne, duke na nxjerr në orët ë vona të natës nga qeliat e burgut hetues dhe lidhur në pranga na dërgonin në strogullat prej betony në podrumet e përgjakura të policisë në Bugojno. Torturat bëheshin në mënyrë sistematike dhe në vazhdimsi…
Ja edhe personat me emër dhe mbiemër të cilët ndikuan dhe e montuan rastin në mënyrë direkte ose indirect sipas urdhërave të UDB së Maqedonise dhe asaj Federative në bashkëpunim me organet famkëqia të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve të Bosnës:
1. Dushko Trajkovski shef për zbulim dhe kundërzbulim I UDB-së për Maqedoni
2. Nikolla Ilievski zavendës kryeshefi I sektorit të II të UDB-së në Shkup
3. Sveto Mitrevski kryeshef I UDB-së për Maqedoni
4. Evzi Mehmedi, ndihmës ministry dhe komandant I milicisë për Maqedoni
5. Milosh mt. një udbash antishqiptar në Drejtorinë e UDB-së për Shkup
6. Rauf Qazimi inspector në Sherbimin public Shkup
7. Saqip Kollari nga Dibra , pjestar në grupin Sllave Vasovskit- ,,Bombashi,,
8. Bexhet Bexheti- ,,Lepuri,, udbash republikan I Maqedonisë në Shkup e tj.
Të gjithë këta në marrëveshje dhe me pëlqim paraprak me krerët e UDB-së federative në Beograd si Stane Dollanci, Mirko Bunevski, Branko Mikuliq, Zdravko Mustaqi e tj. E sipas planit sekret të UDB-së së Maqedonisë për burgosjen time pas kthimit nga Amerika si njeri I,rrezikshëm,, dhe jo I volitshëm në linjën e tyre komuniste / këtu vijnë edhe direktivat e Angel Cemerskit dhe të atyre të Këshillit Egzekutiv të Maqedonisë/, duke u dhënë urdhër dhe kahje gjithë inspektorateve në vend , prokurorëve dhe gjykatave, duke I koordinuar veprimet dhe strategjinë me krerët e Bosne dhe Hercegovinës, në krye me Dushko Zgonjaninin, Zdravko Mustaq, Fikret Bradariq, prokurorët e Zenicës si Mutapqiq, Mensur Hoxhiq, gjykatësit Ante Varunek, Tihomir Baboviq, Sulejman Kapetanoviq, inspektorët si Ante Bernada, Bodul Nikica, Stipe Grabovac, Pero Pepac etj. Bëjnë shpikje rasti , përpilojnë akuza të rreme për të ashtuquajtur ,,vrasje,, kinse në Gostivar, e sipas ligjit penal të nenit 37 të Maqedonisë, duke u dhënë instruksione edhe inspektorëve të milicisë në Gostivar që të vepronin dhe të ,,kontribuonin,, me këtë rast, sepse viktimat ishin gati sipas planit të tyre që duhej të arrestoheshka të jem I arrestuar dhe të sillësha përpara aktit të kryer…
Emra dhe mbiemrat e inspektorëve nga Gostivari të cilët vepruan si antishqiptar dhe me mënyra e metoda më shtazarake, ishin :
1. Zhivko Mitevski kryeshef I SJB,/ Sherbimit publik/
2. Despot Aleksovski me despotizmin e tij, ,,naçalnik,, në SPB- Gostivar,
3. Temelko Boshkovski, inspektor shovinist dhe i korumptuar,
4. Komandir Zdravko Rafajlovski nga fsh. Vollkovi,
5. Murat Isakovski inspektor i dyshimt, i pandëgjegjshëm dhe dallaverexhi, kampanjon i Temelko Boshkovskit.
6. Haki Fejzuli nga Doberdolli, sadist dhe vrases i shqiptareve të kësaj ane.
Kurse nga burgu hetues famkeq i Zenicës të cilët me gardianet e tyre ushtronin dhunë dhe terror fiziko-psikik ndaj të paraburgosurve, ishin edhe Fahrudin Jarac dhe komandanti i këtij burgu Huzair Skopljak , të cilët sipas apetiteve të tyre shfryrëse si shovinist që ishin dhe antishqiptar, benin kërdi në netët e gjata të hanxhareve, me muaj të tëra , në relacionin : qeli burgu të Zenicës , në orët e vona të natës lidhur në pranga dërgohëshim nga disa ditë të shtunave dhe të dielave në podrumët e SPB në Bugojnë ku inspektorët e kësaj qendre policore në krye me Fikret Bradariqin, Ante Bërnada etj. Përgjaknin muret e bodrumeve… duke na zhvendosur nga koha dhe hapësira ku endemi, duke bërë manipulime dhe ushtruar dhunë fizike deri në çmenduri plotë urrejtje, inate,mllefe dhe fantazi të kota, më dukej vetja se gjendesha përpara hetusish egërsirë dhe në lokale policore të Bugojnës ma të përbinshëm në botë. Aty zhvillohej një luftë mes gladiatorëve me dema të lidhur…
Në fytyrat e tyre shkrepëtinte vetëm egërsi, të mllefosur, na përgjaknin me çufra hekuri dhe shkopinj gome, ne të gjorët të lidhur në pranga e zinxhir, përballeshim me hëtuesi apsurde dhe me njerëz të pashpirt siç ishin Ante Bernada, Fikret Bradariq, Bodul Nikica dhe ,,tajfa,, e tyre…Ne ishim plotësisht të traumatizuar psiqikisht, e ata me ndjenjat e tyre cinike talleshin me gjendjen tonë amorfe dhe depressive.

Filed Under: Opinion Tagged With: EMRAT E UDBASHËVE TË CILËT E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!, Nafi Cegrani

Nje leter nga Presidenti Obama

February 12, 2016 by dgreca

Një letër e presidentit Obama për një bashkëpunëtor të “Dielli”-it/
E gjykoj të arësyeshme se kjo letër i dedikohet mijëra shqiptaro-amerikanëve, që me mund, djersë e sakrifica kanë ndërtuar jetën në SHBA, njëkohësisht janë bartës të vlerave më të mira të popullit shqiptar dhe qytetarisë amerikane. Ndaj dua ta ndaj këtë lajm me gjithë shqiptaro-amerikanët./
Nga Shefqet Kërcelli/
Në letrën e dërguar më datën 10 shkurt në adresën time të emailit, presidenti Obama midis të tjerave shkruan: Si sot nëntë vjet më parë, unë duke hedhur hapat në Kapitolin e Springfield, të shtetit të vjetër të Illinois, përcolla kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara. Unë ju kërkova ju të bashkohemi me mua, që të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për amerikanët, duke konsoliduar bashkimin tonë. Përgjatë kësaj rruge, Amerikanët si ju e kanë bërë atë duke luajtur rol të rëndësishëm në demokracinë tonë, – rolin e qytetarit model. Ju keni ecur me përpikmëri në rrugën e progesit. Ju keni ndihmuar në ndryshimin dhe zhvillimet që ka pasur vendi në fusha kryesore, në forcimin e ekonomisë amerikane dhe shpëtimin e saj nga një tjetër Depresion i madh, në mbrojtjen e planetit tonë nga rënimi dhe në faktin që miliona Amerikanë më tepër marin sigurim shëndetsor. Sigurisht që unë e kam të qartë se ky udhëtim nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, vecanërisht kur politika jonë mund të duket kaq e vogël. Por unë akoma kam shpresë që politika jonë mund të reflektojë mirësjelljen e vlerat bazë të popullit Amerikan. Prandaj unë po shkoj përsëri tek Springfield sot, – sepse përmirësimi i politikës sonë nuk mund të presë. Dhe unë akoma besoj se ne mund ta bëjmë atë së bashku. Unë shpresoj se ju do të e ndiqni këtë sot në orën 2:30, mbasdite Lindore.
Presidenti Barack Obama

***
WHITE HOUSE

 Nine years ago today, I stood on the steps of the Old State Capitol in Springfield, Illinois, to announce my candidacy for President of the United States.
I asked you to join me in taking up the unfinished business of perfecting our union — to work together to build a better future.
Along the way, Americans like you have done that by playing the most important role in our democracy — the role of citizen. You’ve taken on the painstaking work of progress. You’ve helped us find that middle ground where real change is won — change like rescuing our economy from the brink of another Great Depression, protecting our planet, and helping millions of Americans gain health insurance.
I’ll be the first to admit that this journey hasn’t always been easy, especially when our politics can seem so small. But I’m still hopeful that our politics can reflect the basic decency of the American people.
That’s why I’m going back to Springfield today — because fixing our broken politics cannot wait. And I still believe we can do it together.
I hope you’ll tune in today at 2:30 p.m. Eastern.
President Barack Obama

This email was sent to shefqetkercelli@gmail.com.
Unsubscribe | Privacy Policy
Please do not reply to this email. Contact the White House
The White House • 1600 Pennsylvania Ave NW • Washington, DC 20500 • 202-456-1111

Filed Under: Opinion Tagged With: leter nga presidenti Obama, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 591
  • 592
  • 593
  • 594
  • 595
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT