Nga Rexhep DEDUSHAJ/
Koheve te fundit po flitet shume dhe eshte shume aktual problemi i ratifikimit te kufirit ne mes te Kosoves dhe Malit te zi.Politika ne Kosove ehste ndare ne kampe, qe jane balleperballi: Opozita thote se jane shite tokat shqiptare, Qeveria mohon. Po cila eshte e verteta? Cfare thone matane kufitit shqiptar0-shqiptar?
Per te siguruar me mire se kah shtrihet vija kufitare e vertete ,biseduame me Avdi Brahim Nokshiin, Gjyshi i tij,Zhuji kishte rene ne lufte me malazezet ne vitin 1913.Babai ( Brahimi ( i si shte rritur bonjak.Nga Nokshi kalojne ne Rugove ,e para 35 vitesh vendoset ne Zatra te Pejes,se bashku me 7 djemet e vet.Tre prej te cileve qe nga viti 1980 ndodhen ne Suedi.Investojne ne vendlindje duke e ngritur restorantin modern qe e pagezojne me emrin = KALAJA E NOKSHIQIT = si personifikim i Luftes te Nokshiqit.
Ne ate lufte nga kjo familje kishte mbetur Zhuj Sadiku dhe dy femra – njera ne lufte dhe tjetra ishte djegur ne kulle.
-Qe nga ajo lufte e me pas asnje meshkull ne Nokshiq ,nuk i ka ba 40 vjete,por te gjithe vriteshin ne perpjekje me shkijete + – thot Avdiu,
I njejti,me revolte shton se pas vitit 1944 ,kemi perjetuar shum vuajtje si Nokshiqi ashtu edhe krejte krahina e Plave -Gucise.Ate vit te ndihmuar nga Ferrajt e Plaves ,Imer Maliqi -Bucaj dhe zavendesi i tij ( nenkapobanda ( Bali Bajrami -Mekulaj, e mbronin kufirin shume te rrezikuar.
Atbote mbeti i vrare te ura e Murines Lan Selimi i Llukes.Imer Maliqi se leshonte frontin qe nga SJEKIRICA e ne Qafe te Prijedorit ,mbi shekullar.
Prej aty e deri ne Mokna e mbronte kufirin Xheme Bajraktari i Arzhanices .Kur u vra Imer Muca ne Prijedol dhe u varros me Lan Selimin te zhamia e Arzhanices…
Prej Moknave e deri ne Qafe te Cakorrit e mbajten rugovasit.Nderkohe u vra Zheme Bajraktari e Azem Mehmeti – te Arzhanices dhe Bali Bajrami i Nokshiqit qe mbeten ne Shekullar.
Ne Cakorr egzistojne varret e 4 Kukalajve te Drenocit te Decanit dhe ai i Sahit Mehmetit te Logjes.Aty jane edhe dy + kulla te mbretit + dhe varret e Jakup Bulles te Nokshiqit e nje tjeter qe nga viti 1913.
Ne qafe Vraqevw ekzistojne mbi 20 varre deshmoresh nga Rrafshi i Dukagjinit ne krye me Hajdar Jupen e Becit te Gjakoves .Aty ka edhe nokshiqas.
Ne Cakorr si shenje i kufirit eshte edhe kulla ne + Shejtan tepe+Ne Vaganice jane 12-13 varre nga ushtaret e Shaban Polluzhes qe kishte shkuar ne mbrojtje te Sanxhakut.
Te Kershi i Harushes gjendet + Kulla e mbretit + ne bjeshken e Arzhanices ne Mokna.Pastaj + Kulla e madhe = me 52 dhoma ( shtabi kryesor i ushtrise osmane e mbronte kufirin me Malin e Zi (e gjendet ne Pod te Moknave.
Si shenje kufiri eshte edhe guri ku u vra Sokol Cela i Cel Shabanit te fameshem ,i vrare me 1913.Aty afer jane edhe nja 60-70 gur varresh te batalionit te Prizrenit e rane ne lufte ne vitin 1919.
Te + Bajram Kulla +( ne Qafe te Javorkut (ra dhe u varros deshmori,Grosho Ibra me Ibish Sahitin -te Rugoves me nje tjeter nga Shqiperia londoneze dhe nje nga Kusuriqi i Kosoves ,Te gjithe te gjuajtur ne nje varreze te perbashket.
Nga Maja e prehte deri ne Qafe Bari ,kufirin e mbronte Zhuk Hazhia me vullnetaret e vet.
Prej Qaf Meterizit e deri ne Murgashe kufirin e mbronte Tahir Coli e Sali Rama.
Prej Murgashit e deri ne Smilevice kufirin e mbronte Rize Zymeri me Sak Fazline -bajraktarin ,qe u vra dhe u varros ne Smilevice,vet i treti.
Nga Qafa e Diellit kufiri del te Kershi i Ujkut dhe ne Qafe Vranice.
KY PRA,ESHTE KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI I MBROJTUR DHE I LARE ME GJAK,KU GJENDEN ME DHJETRA E DHJETRA VARRE TE DESHMOREVE TE CILET S-BENE TE MBETEN NEN MALIN E ZI AGRESOT -tha malesori me zemrim.
REAGIM ndaj shkrimit: “Edhe islamofobia është terrorizëm”
Në tokat arbërore keqpërdoret liria e fesë. Fundamentalistët shqipfolës ortodoks të vendit amë, synojnë shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në grek, kërkojnë ndarjen e Shqipërisë së Jugut dhe ngjitjen e saj Greqisë./
Nga Aurel Dasareti, USA/*
Pra disa ditësh u takova me një mik timin, nuk ishim parë për disa vite, më tha:-“A e din çka Aurel, edhe ti paske një “Roleks” të njëjtë si ora e efendi Sulejman Rexhepit, prej 36 mijë euro”!
– “Unë të garantojë se jam në gjendje ta dokumentoj prejardhjen legale të lekëve me të cilat bleva orën” – ishte përgjigja ime.
***
Në vitet e fundit, disa qindra shqipfolës rekrutohen për grupet terroriste arabike IS ose janë radikalizuar përmes xhamive të investuara nga Arabia Saudite etj të shpërndara në të gjithë trojet arbërore. Dhe, numri i këtyre kryelakrave të ashtuquajtur “luftëtarë të huaj” që udhëtojnë për në Lindjen e Mesme (Siri, Irak) apo zona të tjera konflikti në luftën e “shenjtë” islamike shtohet. Shumë prej tyre vriten atje, dhe mirë bëjnë që vriten, Inshallah të vriten të gjithë, por e keqja qëndron aty se shumë prej tyre kthehen të gjallë në shtëpi ndërkaq Shërbimi Policor i Sigurimit nuk ka pasqyrim të plotë se ku kanë qenë ata ose përjetimet e tyre terroriste, planifikimet e terrorit kundër Vendit tonë dhe BE-së.
Dihet se brenda cunamit të “refugjatëve” të rrejshëm afrikan/aziatik-mysliman-arabik që vërshon Evropën ka një numër shumë të madh terroristësh të IS që nga Siria dërgohen në Evropë për të kryer vepra terroriste dhe për të imponuar ligjin e Sheriatit jo vetëm në vendet Perëndimore evropiane por në të gjithë kontinentin, veçanërisht në tokat shqiptare. Dhe, terrori në Paris para një jave, i planifikuar në Siri, nuk do të jetë i fundit nëse burrat e vdekur të BE-së nuk zgjohen menjëherë dhe të përdorin pamëshirë pushkët atje ku duhet.
Prandaj, është absurde iniciativa dhe aktiviteti “humanitar” i efendi Sulejman Rexhepit, i organizatës “humanitare HILAL”, i “analistit” që mbajti 7 ditë grevë urie për “refugjatët” sirian Suad Misini etj të cilët përkundër faktit se nuk kanë kompetenca të policisë, duke dëmtuar rëndë çështjen kombëtare sigurojnë transportimin e “refugjatëve” të huaj nëpërmjet trojeve arbërore për te tezja e çmendur Merkel. Me siguri se emrat që përmenda nuk do të ishin aspak “humanistë” dhe nuk do të ndihmonin asnjë “refugjatë” sikur këta të fundit të ishin të fesë krishtere. Kjo do të thotë se ndihma e tyre nuk është e motivuar nga humanizmi i mirëfilltë por ai i seleksionuar, nga solidariteti me “vëllezërit” e fesë myslimane të të gjithë rruzullit tokësor, vendet e të cilëve para një jave votuan kundër nesh, në favor të Serbisë për mospranimin e Kosovës shqiptare në UNESCO.
Sikur këta zotërinj të kishin qenë humanistë dhe kombëtarë të vërtetë do të ndihmonin të vetët, viktimat shqiptare të para disa muajve gjatë vërshimeve në malësinë e Tetovës do të ndihmonin me ushqim, strehim, veshmbathje dhe barëra elementare varfanjakët e shumtë shqiptarë do të mbanin greva urie dhe do të protestonin ashpër kundër shfarosjes së shqiptarëve të Tetovës nga niveli tmerrues i helmimit (fabrika Jugohrom) që është 18 herë më shumë se norma e lejuar – shkaku kryesor i vdekjes së shqiptarëve të atjeshëm nga kanceri; bëhet sterilizimi masiv (i pavullnetshëm) i rinisë shqiptare të cilët nuk do të mund të lindin fëmijë…
***
Problemi i “refugjatëve” të huaj në realitet është vetëm problem i vendeve arabike e jo i Evropës, dhe aspak jo i Shqipërisë.
Efendi Sulejman Rexhepi nuk ka autorizimin e shqiptarëve të FYROM-it që të përfaqëson ata dhe të shkruaje në emër të tyre, ai mund të përmend vetëm komunitetin e tij mysliman që praktikojnë fenë e tij efendiu i nderuar gjatë predikimeve të veta asnjëherë nuk përmend emrin “shqiptar mysliman”, i jep vetvetes të drejtën t`i quaj vetëm “myslimanë” pa përmendur kombin që i përkasin efendi Rexhepi i jep vetvetes të drejtën të deklaroj kinse të gjithë shqiptarët e FYROM-it na qenkan mysliman, përkundër faktit se numri i vërtetë i atyre që praktikojnë këtë fe është jo më tepër se 10% edhe atë shumë prej tyre joserioz, ndërkaq pjesa tjetër 90% janë të papërcaktuarit, agnostik, ateistët.
***
Para disa vitesh jam takuar me ish kryeministrin e Egjiptit, Hysni Mubarak, më tha: “Mos e shtyjmë Egjiptin në një thes me shtetet tjera myslimane. Unë dhe bashkëkombësit e mi më përpara jemi krenarë se jemi egjiptian e pastaj mysliman etj. Dhe vëllezërit e mi të vërtetë janë egjiptianët e pastaj tjerët…”
***
Unë nuk them se islamofobia nuk ekziston, por në rastin konkret Akuza e islamofobisë nga efendi Sulejman Rexhepi është projektuar për të shtypur të menduarit kritik të shqiptarëve të FYROM-it kundër keqpërdorimit të fesë myslimane…
Sipas meje, islamofobia është akt i keq i veprimeve dhe praktikave që sulmojnë, përjashtojnë apo diskriminojnë njerëzit mbi bazën se ata janë ose besohet të jenë mysliman dhe janë të lidhur me Islamin. Por, njerëzit dashamirë që kritikojnë aspekte të islamit të cilat nuk përkojnë me kombin, kohën, kontinentin, rrethin, civilizimin e mirëfilltë nuk janë islamofob.
***
Në tokat arbërore keqpërdoret liria e fesë. Fundamentalistët shqipfolës ortodoks të vendit amë, synojnë shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në grek, kërkojnë ndarjen e Shqipërisë së Jugut dhe ngjitjen e saj Greqisë.
Fundamentalistët shqipfolës islamik të FYROM-it dhe Kosovës kërkojnë instalimin e Sheriatit aziatik-afrikan, shpërbërjen e shqiptarëve dhe tjetërsimin e tyre në turq, arab…
***
Ne do të respektojmë ndryshimet. Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë.
***
Rilindësit luftuan pa lëkundje orvatjet e të huajve për t`i keqpërdorur institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Rilindësit luftuan me parullën se shqiptarët përkundër feve të ndryshme janë një dhe duhet së bashku të ngrihen kundër armikut – pushtuesve. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për të nesërmen e Atdheut, të ishin për ndarjen e Kishës nga Shteti dhe të Shkollës nga Feja.
Jemi një komb, të një gjaku, të një gjuhe, të një fisi e të një fare, kurse dallimet fetare duhet trajtuar vetëm si çështje besimi. Mbi çdo gjë patjetër Kombësia të fitojë dhe, duke u nisur nga ky qëllim “gjithsekush çdo besim të mirëfilltë ta respektojë”.
Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Shkombëtarizimi i shqiptarëve ka marrë përmasa dramatike.
Duhet kundërshtuar me kohë orvatjen e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare.
Dosjet…
Nga Mimoza Dajçi/
Mosmarrëveshja PS-LSI për dosjet e sigurimit të shtetit ka bërë që të dështojë përsëri ky proçes. Sipas gjasave zgjedhja e anëtarëve të Autoritetit nuk ka për të ndodhur edhe për këtë vit. Konkurojnë 11 kandidatë, ku vetëm pesë prej tyre do të drejtojnë komisionin e Autoritetit. Një anëtar është propozim i qeverisë, një i të përndjekurve politikë, një i shoqërisë civile, dhe dy do të jenë përfaqësues të kuvendit. Shumë mirë deri këtu. Por njëri prej tyre na paskësh dalë një çikë – bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Troç muhabeti, me dosje. Për ironi të fatit është edhe qesharake – por edhe për të vënë duart në kokë. Me apo pa qëllim në krye të këtij komisioni të rëndësishëm vendoset dikush me begraund të errët në biografi. Po ky zotëri, ose shokë siç u pëlqen ti thërrasin me ç’sy e faqe pranon këtë detyrë. Duke qenë taze ky rast e tepër flagrant mirë do të ishte të bëhej publik emri i tij.
Kjo tregon se akoma po manipulohet në këtë drejtim. Nëse nuk do ta kishin pikasur ai do të vazhdonte punën i qetë duke sabotuar mbi vuajtjet e popullit e askush nuk do ta mësonte të vërtetën.
Kësaj i thonë ti varësh ujkut mëlçitë në qafë.
Sot të privilegjuarit e rregjimit komunist, çështjen e dosjeve e quajnë “bajate”… Nuk kanë faj, sepse aq shumë është vonuar e folur në tym saqë atyre që nuk i ka “hyrë gjë në këmbë” në diktaturë është e tepërt të flitet për ato. Kjo është edhe një nga arsyet që vit pas viti shtyhet ky proçes. Qeverisë nuk i leverdis hapja e tyre, prandaj edhe “i mban mbyllur me kyç”. “Kyç” i thënçin sepse, në prononcime të ndryshme kemi dëgjuar se një pjesë e tyre janë zhdukur, djegur, me një fjalë janë vjedhur.
Hajdutllëku vënçe mbi dosjet, mbi hallet e popullit. Nuk u mjaftonin paratë që vidhnin qeveritarët, por edhe dosjet kishim mangut. Kuptohet se edhe ato ishin të rëndësishme jo vetëm për shtresën e persekutuar politike, por edhe për vetë autorët e krimit, prandaj mënyra më e volitshme për mbijetesë ishte zhdukja e tyre. Pra kishin e kanë vlera absolute brenda tyre. Letrat me vlerë s’kanë asnjë vlerë, ish të burgosurit politikë i ruajnë si relike, ashtu edhe fletët e rënuara të dosjeve, politika mesa duket kërkon ti nxjerë jashtë funksionimit.
Një gjë e dinë mirë persekutorët se, duke zvarritur hapjen e tyre, shpëtojnë vit pas viti – vetveten, e tallen me shtresën e persekutuar politike.
Shkurt vrasin kohën sa të harrohen fare, përderisa disa individë hapjen e dosjeve e quajnë bajate…
AAK: Dhuna policore kundër deputetëve e pafalshme
Qeveria: Dënojmë dhunën e opozitës në seancën e Kuvendit/
PRISHTINË, 17 Nëntor 2015/ Partia opozitare kosovare, AAK deklaroi sot se “dhuna policore kundër deputetëve, në hapërsirat e Kuvendit të Kosovës, është e pafalshme, e papranueshme, plotësisht e ngjashme me shtetet diktatoriale dhe e pashembullt në Kosovë”.
“Pamjet filmike që dëshmojnë sjelljen e dhunshme të Policisë ndaj deputetëve të popullit tregojnë gjendjen tepër të rëndë të kapjes së shtetit dhe vendosjes së Shtetit Policor”, sipas AAK-së.
“Urdhërdhënësit politikë të kësaj sjelljeje diktatoriale duhet ta kenë të qartë se as Serbia e Milloshevicit nuk ka mundur të ndalë vullnetin e shqiptarëve në Kosovë. Nuk do ta ndalin as këta që në forma të ndryshme i kanë shërbyer regjimit diktatorial të Serbisë gjatë okupimit apo në vitet e 1980-ta, dhe as ata që kanë zhvatur, kriminalizuar qeverisjen në Kosovë dhe kanë vjedhur Dhomën e Dëshive në Polici”, shprehet AAK.
“Urdhërdhënësit politikë duhet ta kenë të qartë se janë përgjegjës për këtë gjendje që kanë shkaktuar në Kosovë dhe duhet të përballen me pasojat.
Tashmë, këta kanë kaluar çdo kufi dhe për këtë do të mbahen përgjegjës, si urdhërdhënësit ashtu edhe zbatuesit!”, përfundon AAK që ka dhënë edhe këtë lidhje për video:
https://www.youtube.com/watch?v=F_1X24mjOQs
Qeveria: Dënojmë dhunën e opozitës në seancën e Kuvendit
PRISHTINË, 17 Nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se dënon dhunën e skajshme të ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët përmes përdorimit masiv të gazrave helmuese, rrezikuan seriozisht shëndetin dhe integritetin personal të pjesëmarrësve në seancë, duke tentuar posaçërisht të sulmojnë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.
Qeveria e Kosovës konsideron se këto veprime ekstreme, janë të drejtuara kundër Republikës së Kosovës dhe progresit që po arrihet me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, akte të cilat kanë për synim zhytjen e Republikës së Kosovës në anarki dhe krim.
Qeveria e Kosovës çmon vendosmërinë dhe përkushtimin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të cilët, përkundër rrezikut me të cilin u ballafaquan, votuan në lexim të parë Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, duke qenë në shërbim të plotë të interesave madhore të shtetasve të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës e ndjen të nevojshme të bëjë apel te ata deputetë të opozitës, të cilët, pa vullnetin e tyre janë bërë pjesë e veprimeve meskine të disa individëve të ndëshkuar në vazhdimësi me votë nga qytetarët e Kosovës, që të distancohen nga këto akte ordinere të drejtuara kundër shtetit tonë.
Qeveria e Kosovës, duke shprehur mirënjohje të parezervë për qytetarët dhe miqtë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet e BE-së, që po e mbështesin fuqishëm Republikën e Kosovës, thekson përkushtimin e saj për të avancuar zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, për liberalizimin e vizave dhe integrimet tjera evropiane, përkundër përpjekjeve të disa individëve në opozitë, që t’ua mohojnë qytetarëve të Kosovës realizimin e këtyre aspiratave.
Qeveria e Republikës së Kosovës, fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme dhe të mos tolerojnë akte që cenojnë shëndetin dhe jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe të mundësojnë kryerjen e detyrave dhe obligimeve zyrtare e ligjore nga bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës
Ne Foto:Sot ne Kuvendin e Kosoves
Ambasadori amerikan në Kosovë-Delawie: Përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen me armë
PRISHTINË, 17 Nëntor 2015/ Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një prononcimi për mediat, ka bërë thirrje që të ndalet dhuna.
“Dhuna duhet të ndalet dhe duhet të vendoset a jeni për një Kosovë demokratike. Kuvendi e ka thënë mendimin e vet se është për këtë, Policia po ashtu”, ka thënë Delawie, raporton KTV.
“Dhe duhet të kuptoni që përfaqësuesit e popullit zgjidhen në kuti votimi dhe jo me armë”, ka theksuar ai.
“Jam me deputetët, me policinë dhe stafin e Kuvendit të cilët po punojnë në kushte të vështira”, potencoi ai.
- « Previous Page
- 1
- …
- 621
- 622
- 623
- 624
- 625
- …
- 859
- Next Page »