• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HISTORIA E ÇAMЁRISЁ SË SAKATOSUR

December 13, 2015 by dgreca

nga Rasim BEBO/

(Disa shёnime pёr historianin prof. Kristo Frashëri)

  1. Kristo, nё fillim tё librit tuaj  “Historia e Çamёrisё”, ju shkruani: “Shqiptarёt dhe grekёt, pasardhёs tё ilirёve dhe helenёve tё lashtё… Me sa dihet, bashkёjetesa e banorёve tё dy etnive nё tё njёjtёn trevё gjeografike, ndonse ka zgjatur pёr mijёra vjet, nuk ka shkaktuar midis tyre asnjё konflikt etnik. (K. F. f.1).  Nё fund tё librit f. 325 shkruani: “Me kapitullimin e Gjermanisё hitleriane, mori fund Lufta e Dytё Botёrore, u ndёrprenё edhe masakrat e nacionalistёve zervistё kundёr shqiptarёve çamё. Kjo pёr arsye se krahina e Çamёrisё kishte mbetur pa banorё çamё myslimanё, mbasi shumica, pёrveç atyre qё u masakruan, arriti tё aratisej pёrtej kufirit me Shqipёrinë…”.

(Gazeta “Koha e jonё”, 12-11-2015 “Greqia ёshtё “mike shekullore” e Shqipёrisё”, ).

Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “… Greqia kurrёn e kurrёs nuk ka qenё “mike shekullore” e Shqipёrisё, ashtu siç nuk ёshtё edhe nё ditёt tona.”

Pellazgёt janё paraardhёsit e Ilirёve, Epirotёve dhe  Maqedonasve. Populli qё u vendos mё vonё nё Maqedoni, Epir dhe Iliri, ishte pikёrisht nga kjo kryeqendёr pellazge MIKENA – ARGOS. Pellazgёt mendohet se kanё ardhur kёtu rreth vitit 1900 p.e.s. (E. J. “Shqiptarёt”,  f. 66).  Ndёrsa semito-egjyptianёt “grekё”, kanё ardhur 11 shekuj mё vonё, nё shek VIII p.e.s.  Aristidh Kola tregon: “Pellazgёt janё aq tё lashtё, sa qё tё kenё lindur para hёnёs dhe pёr kёtё i quajnё Parahёnёs (Porselines) (selini) hena. (“Arvanitёt”, bot. 2002,  f, 36).  Nuk ka asnjё tregues, që ka provuar, ekzistencёn e grekёve para shekullit tё VIII. Homeri nuk ka cituar helenёt, as si popull dhe as si komb grek. Ai pёrmёnd pellazgёt nё Greqi, në Azin e Vogёl dhe nё Kretё”. (M. Aref f. 15)

J.P. Fallmerayer shkruan: “Shqiptarёt jo vetёm janё pasardhёs tё Ilirёve, por para sё gjithash, tё pellazgёve … se ilirёt pёrbёnin vetёm njё pjesё tё vogёl tё pellazgёve, ose tё shqiptarёve. (“Enigma”, bot. 1998, f. 276).

Robert Temple shkruan: “…grekёt dhe hebrenjtё janё shumё tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat Greqi dhe Hebre, tё vinin nё jetё”. (“Dodona…”, f. 48).

  1. Kristo ju shkruani: “Neoliti, kur shoqёria njerёzore arriti pjekurin e saj, fillon afёrsisht  6.000 vjet mё parё si dhe historia e qytetёrimit nё trevёn e Epirit. Se cilёt qenё kёta banorё tё hershёm tё Epirit, çfarё gjuhё flsnin, dhe cila ishte etnia e tyre, vёshtirё tё thuhet. (f. 7). Ju z. Kristo me kёtё dilemё kёrkoni tё sillni grekёt nё kohёn e Neolitit, sikur nuk e dinё se ai popull, kanë qёnё Pellazgёt me gjuhёn shqipe.

Ju z.Kristo, shkruani pёr Akademinë e Athinёs, me editor M. B. Sakellariu me titull   “Epiri 4000 vjet histori dhe qytetёrim grek”. Kёtu ju citoni, sikur jeni historian grek, kur ju e dini qё semito-egjyptianёt  “greke” kanё ardhur pas 1200 vjetёve  nё shek. e 8 p.e.s. “Akademia e Athinёs trajton nё mёnyrё integrale historinё e Epirit, gjatё harkut kohor të 4000 vjetёve, ka si autorё penat mё tё shquara tё historiografisë greke dhe nё tё nuk pёrmёnden banorёt shqiptarё tё Epirit. (f. 2).

  1. Kristo, ju gёnjeni kur u thoni brezave grekё: “…se atё qё nuk mund ta  fitonin me trimёri, mund ta realizonin nёpёrmjet “Kalit tё Trojёs”, pra me dredhi. Dredhinё si komponent tё indetitetit grek…”.  (f. 3).Kurse grekёt kanё ardhur pas 450-500  vjetёve, tё Luftёs sё Trojёs 1250 p.e.s., nё shek. 8 p.e.s., vallё a nuk ёshtё edhe ky manipulimm?… Z. Kristo Frashёri, ju shkruani: “Fitorja qё korri gjatë Luftёs sё Dytё Botёrore kundёr Italisё fashiste, qe e bujshme…”. (f. 4). Çfarё ndodhi? Qё Athina nuk realizoi dot aneksimin e pjesёs veriore tё Epirit?…  Mё 5 prill 1941, Greqia i kёrkoi kapitullimin komandёs sё armatёs gjermane, qё ndodhej nё Selenik, me kushtё qё t’i njihej kufiri aktual, qё mbulonte Shqipёrinë e Jugut, me 15 divizionet greke tё mbetura nga lufta italo-greke nё vijёn  Pogradec – Karaburun. Mbasi u njoftua shtabi qёndror nё Berlin, erdhi urdhёri, TЁ KTHEHET NЁ KUFIRIN E 1913.(gabim qё nuk u tha tё kthehen nё kufirin 1826) Dhe u kthyen brёnda dy javёve me brekё nёpёrkёmbё, duke mallkuar fatin qё nuk aneksuan Shqipёrin e Jugut. U çarmatosёn nё kufi, kur po futeshin nё Greqi, nga dy-tre ushtarё tё patrullave gjermane. Akoma mё keq. Kur prashutistat gjermanё, si pushtues u pritёn me luftё nё Kretё, tё nxitur nga Anglezёt,  shkelёn aktin e kapitullimit dhe pёr kёtё gjermanёt u sekuestruan flotёn dhe gjithё magazinat e ushqimit. Filloi urija dhe vdekjet nё masё tё gjёrё. Komandanti gjerman nё Greqi, njoftoi Berlinin, “historia do tё na dёnojё se po vdesin me mijёra vetё nga uria”. Hitleri telefonoi: “historinё do ta bёj vetё”. Kёta janё grekёt e pabesё edhe pёr veten e tyre.  Dhe mё tej: “Nё monografinё e Akademisё sё Athinёs,  historia e banoreve Shqiptarё tё Çamёrisё nuk trajtohet, madje edhe emri i Çamёrisё ёshtё fshirё…”. (f. 5).

Eugjen Pitardi nё vitin 1916 pohonte: “Tashmё… duket se Shqipёria pёrmbys dekomentat mё tё rёndёsishme arkeologjke dhe antropologjike, pёrsa i takon zanafillave tё popullsive tё lashta tё Gadishullit Ballkanit; popullsi, tё cilat, nё agimin e historisё i shohim tё figurojnё nёn emrin   PELLAZGO-ILIR”. (M. A. “Shqipёria” f. 18).

“Themelimin nga pellazgёt tё faltores sё Dodonёs nё trevёn e Epirit e pёrmend pёr tё  parёn herё poeti epik “grek”, HOMERI”.  Jo. Z. Kristo, Homeri nuk ёshtё “grek” se grekёt lindёn nё Ballkan pas 200 vjetёve tё Homerit. Ju shkruani: “Straboni, gjeografi i shek. tё I, shkruan: “Orakulli i Dodonёs, sipas Eforit, ёshtё ndёrtuar nga pellazgёt. Pёr pellazgёt flitet se kanё qenё mё tё vjetrit nga tё gjithё popujt, ata popuj qё kanё sunduar nё. “Helladё”.  Z. kristo nё kёtё kohё nuk ka pasur “Helladё”. (f. 11).

Citojmё Robert Angelin: “HELLAS, (Helladё), nё tё cilën ne lexojmё në tekstet greke, si emёr i Greqisё, me siguri nuk ka qenё asnjёherё… Pёr tё thёnё tё vёrtetёn, Greqia ka nisur tё quhet zyrtarisht dhe pёrgjithёsisht HELLAS pёr gjithё botёn, vetёm shumё vonё, kur u krijua si mbretёri e pavarur mё 1830 tё erёs sonë. Mё parё, dhe sidomos gjatё Perandorisё Bizantine, ajo asnjёherё nuk ёshtё quajtur Hellas , as Grecia, as Perandoria Greke ose Helenike, po gjithmonё Perandoria Bizantine me perandor bizantin dhe kurrё nuk ёshtё cilёsuar si grek…”. (“Enigma”, bot. 1998,  f.182).

“Sipas Hamondit, dёshmi se popullata greqishtfolёse shfaqen nё Epir 2100 vjet  p.e.s. janё sёpatat pёr luftё prej guri me vrimё, zbuluar nё Maliq pranё Korçës…”. (13). Jo.  Z. Kristo, semito-egjyptianёt “grekët”  kanё ardhur në vitet 800 p.e.s. dhe jo në vitet 2100 p.e.s.  Sic thoni ju: “Hamondi nё çdo moment tё historisё ai sheh vetёm helenёt.” (13). Pikërisht kësaj shprehjeje i duhet hequr vizё.

“Tё krishterёt e Thesprotisё  tё qytetit Nikopojёs i dhanё Romёs njё Papё, Eleuterin, i cili drejtoi selinё e shёnjtё pёr 15 vjet (170-185).  Nё katalogun pёr Papё, shkruhet: “Eleutheri me kombёsi greke.” (f.36)…  Ky ёshtё manipulim. Ai ishte pellazgo- epirot shqiptar.  “Autoktoninё e shqiptarёve nё Epir e dёshmojnё heshturazi … trajtesa e Akademisё sё Athinёs mbi Epirin botuar 1997 … Botohet heshturazi prania e shqiptarёve nё Epir. (f. 69).  Nuk zihet nё gojё Despotati shqiptar i Epirit.

Fan NOLI shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegё Gjergj Balsha ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrrojё pёrpara Nartёs ushtritё e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri sa vdiq nё vitin 1400. Mёnyra se si u fitua kjo beteja e Nartёs … kjo betejё u pёrsёrit disa herё nga Skёnderbeu nё rrethimin e Krujёs … ai u ra pёrsipёr si rrufe (tё rrethuarve shёn. im) dhe i shpartalloi fare, duke zёnё rob kryekomandantin e tyre tё ekspeditёs anxhuine, Huan Fernandes Heredia. (“Historia e Skёnderbeut”, bot. 1949,  f. 6-22).

  1. Kristo, ju thoni se nuk e njohim me hollёsi konvertimin nga tё krishterё në myslimanё syni, nё fund tё shek. XVI dhe vrulli nё shek. XVII. Kordinjano pohon: “Shqiptarёt, thonё mjaft autorё bashkёkohor, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllave dhe grekё. Kështu mendojnё respektivisht: I. Irvin, R. Falaschi,  W.S. Dawis, Roberto Morozzo,etj”. Aristidh Kola thotё: “Sulltan Murati IV, lёshon urdhёr sipas kuranit dhe thotё: “Sa tё krishterё kanё feude tё turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, nё rast tё kundёrt do t’i humbasin”. Por u hiqet edhe liria, sikur janё njerёz tё kategorisё sё dytё. Shqiptarёt kur gjёnden nё dilema tё tilla kanё pёlqyr gjithmonё LIRINЁ DHE PASURINЁ.

“Teodor Kollokotroni ra dakord me Ali Farmakun qё tё formonin njё besёlidhje greko-arvanite, tё drejtuar kundёr turqёve. … Dhe pas çlirimit tё Greqisё, tё formohej njё “Mbretёri greko – arvanite”. (f. 130). Eleni Kocaqi shkruan: ”Fuqitё e mёdha, Rusia, Franca dhe Anglia, kёrkonin tё krijonin njё shtet grek, por jo shqiptar. Bota u shokua kur zbuloi se nё Greqi nuk kishte grekë, por nё pjesёn mё tё madhe tё saj rreth 70%  e popullsisё ishin shqiptarё ortodoksё dhe njё pjesё myslimane. Kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve tё krishterё dhe muslimanёve dhe nxiti vëllavrasjen. (“Roli…”, f. 197).

Orvatja pёr njё pashallёk tё Shqipёrisё. Mis Durham kishte folur pёr kёtё bashkim tё Veriut dhe tё Jugut, pёr tё krijuar shtetin Shqiptar, duke ia lёnё vёndin e parё njёri- tjetrit nё mirёkuptim . Por Ali Pasha u orvat ta likuidonte fizikisht Mustafa Pashё Bushatlliun.  Ali Pashё Tepelena e  bindi Bushatlliun tё martohej me mbesёn e tij Aishenё, vajzёn e Veli Pashёs. U celebrua me njё dasёm madhёshtore qё mund tё quhet “Dasma e shekullit”. Pёr tё marrё nusen u nisёn nga Shkodra pёr nё Janinё rreth 800 kalorёs dasmorё. Vajtja dhe ardhja zgjati 4 javё. Natёn e martesёs nusja i dorёzoi dhëndërit si dhuratё personale nga gjyshi, Ali Pasha, njё dylbi tё veshur me argjёnd, tё mbushur, pa dijeninё e saj, me dinamit. Aliu shpresonte se kur dhёndёri do tё gradonte dylbinё, ajo do tё hidhej nё erё. Kёshtu  Aliut i hapej rruga pёr tё shtёnё nё dorё Shkodrёn. Por Mustafa Pasha pasi dyshoi, ia dha dylbinё rojes sё vet, me porosi qё ta provonte nё majё tё kalasё Rozafat nёse dukeshin muret e kalasё sё Lezhёs. Por rojtari sapo e gradoi dylbinё u hodh nё erё. Si pёrgjigje Mustafa Pasha prishi martesёn. Nusen Aishe Kademin e mbajti pёr gjashtё muaj nё bodrumet e kalasё deri sa ajo vdiq. (f. 135). Mё 25 janar 1822 mori fund pashallёku i Janinёs, bashkё me tё edhe synimi pёr tё krijuar Pashallёkun e Shqipёrisё.

  1. Kristo Frashёri, ju shkruani ashtu si shkruajnё historianёt grekё: “Derebejtё e Çamёrisё nё krye tё reparteve tё shqiptarёve çamё myslimanё, moren pjesё nё ekspeditat ushtarake osmane kundёr revolucionit grek. (f. 144).  Ndёrsa Dh. Ipsilanti, u çon aleatёve arvanitas myslimanё (çamё), letёr pёrgёzimesh pёr kontributin e tyre nё fitoret e para tё revolicionit dhe nё mes tё tjerash shkruan: “… Por ju o toskё burrёrorё, nuk keni origjinё nga orientalёt. Jeni pasardhёs tё heronjёve tanё paraardhёs… dhe emri i  juaj do tё mbetet pa asnjё dyshim i pavdekshёm, i dёgjuar dhe i lavdёruar nё tё gjithё mbretёritё e tokёs”.  (A. Kola  “Arvanitasit”, bot.2002,  f. 29, 30).

Qirjako Kutra thotё: “Krahina me emrin Epir, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse njё pjesё e hapёsirёs gjografike shqiptare. (f. 148). Historianёt grekё kanё 200 vjet qё thonë: “Epiri ёshtё pagёzuar “djepi” i helenizmit modern”. (K. F., f. 153).

Robert D. Kapllan shkruan: “Ka jo pak autorё dhe shkencёtarё seriozё evropianё qё kanё dёshmuar se Epiri nuk ka qёnё ndonjёherё grek. Mund tё pёrmёndim edhe disa harta zyrtare, tё botuara nё Angli, Gjermani dhe nё Austro – Hungari, nё shekujt e kaluar, ku pёrdoret termi Shqipёri e Jugut…”  (“Greqia dashnorja e Perёndimit, gruaja e Lindjes”,  f.18).

“Kryeministri grek A. Komunduros nёnshkroi me qeverinë e Beogradit, kryesuar nga Ilia Gerashamini, mё 17 gusht 1867 nё Vesllau pranё Vjenёs. Athina dhe Beogradi u morёn vesh se pasi tё shpartallonin Perandorinё Osmane, viset shqiptare do t’i ndanin midis tyre dhe kufiri i tyre i pёrbashkёt do tё ishte lumi Shkumbin”. (f.158).

Fuqitё e Mёdha e abroguan protokollin nr. 13. Nё vend tё tij, ato nёnshkruan mё 24 maj 1881 nё Stamboll, marrёveshjen pёrfundimtare pёr kufirin e ri turko-grek. Janina se bashku me Çamerinё pёrjashtoheshin  nga aneksimi grek.  (f. 181).

Historianёt dhe gjeografёt antike kanё pohuar njё zёri, se banorёt e Epirit klasik nuk i takonin etnikomit Helen. Ata i kanё quajtur si “barbarë”, jo si banorё Helen, por Ilirё. (210)

Shqipёria Londineze. Mё 29 korik 1913, Athina vendosi administratёn ushtarake nё Çamёri. Qё nga ajo kohё, Çamёria po vuan nёn zgjedhёn greke. Janё vite tё ngjeshura me dhunё policore, politike dhe etnike tё cilat sinonin ta pastronin Çamёrinё nga popullsia mijёravjeçare shqiptare. (f. 215).  Mё 1913 qarku i Çamёrisё me 51.122 frymё, prej tё cilёve 37.842 janё shqiptarё, prej kёtyre 30.587 janё myslimanё shqiptarё dhe 7255 tё krishterё shqiptarё. Dhe grekё vetёm 13.280. Qeveria greke shpifi se sinonte tё shpёrngulte çamёt nga Çamёria dhe t’i vendoste si kolonё turq nё Anatoli.  (f. 223).

Shqipёria u pranua nё Lidhjen e Kombeve mё 17 dhjetor 1920. Ndёrsa Athina e trajtonte Shqipёrine si njё Turqi tё vogёl. (f. 229

Athina, mё 2 tetor 1921 merrte pёrsipёr tё respektonte tё drejtat e minoritetit grek dhe tё mos njihte asnjё nga tё drejtat qё i takonin minoritetit shqiptar nё Greqi. Banorёt shqipfolës tё Çamёrisё … Athina iu trajtonte si turq, kurse çamёt ortodoksё si grekë. (f. 239).  Pas disfatёs qё pёsoi ushtria greke nё Azinë e Vogёl, nё nёndor tё vitit 1922, policia greke kishte kryer bastisje tё dhunshme dhe hartonte listat e çmёve qё tё zboheshin pёr nё Turqi, nga tё cilёt 3500 familje nga Margёllёçi, 3000 nga Parga, 1800 nga Gumenica, dhe 1700 nga Filati. (f. 240).  Nё Konferencёn e Lozanёs, qeveria greke …kёrkonte pastrimin e Epirit nga banorёt shqiptarё, i konsideronte çamёt myslimamё jo si shqiptarё por si turq. (f. 241). Nё tetor 1923,  U pёrpunua qё çamёt e Greqisë tё kёmbeheshin me grekёt e Shqipёrisё.  Nё kёtё kohё nё Epir banonin 60.000 shqiptarё myslimanё dhe 20.000 shqiptarё ortodoksё. Por Athina nuk e pranoi kёtё zgjidhje. (f. 243).

Tirana deklaroi seriozisht mё 18 mars 1924, shpërnguljen e minoritetit grek nё rast se Greqia nuk ndёrpriste dёbimin e minoritetit shqiptar. Pёr kёtё u njoftuan ministrat e jashtёm tё Evropёs. (f. 247).

Mit’hat Frashёri njofton nga Athina: “Si mund tё jetojё njeriu, kur shtёpinё ia kanё marrё, kur drithin, bagёtinё ia kanё rekuizuar, kur tё huajtё janё bёrё zotёr nё arat dhe kopshtet e tyre?” Mit’hati kёrkon regjistrimin e minoritetit grek pёr t’i dёbuar dhe istalimin e shqiptarёvё qё po pёrzё greqia. (f.248).  Qeveria greke ka dhёnё urdhёr qё kёtej e tutje, gjithё shtetasit grekё tё mos flasin gjuhё tjetёr pёrvech greqishtes. (f.271).  Pjesё e madhe e kombёsive qё pёrbёjnё kombin grek, si arvanitёt, sllavёt, vllahёt dhe turqit flasin gjuhёt tyre nё shtёpi, por greqishtja pёrdoret nё publik dhe nё shkollё. Pra nuk ka komb grek tё mirёfilltё, por njё komb artificial, me njё gjuhё qё nuk ёshtё e popullit. (E. Kocaqi “Roli…”, f. 199 ). Në  Athinё mё 28 shtator 1936 Jani Metaksa lejoi hapjen e shkollave shqip nё Çamёri.

Në mbrёmjen festive qё organizoi mbreti Zog nё pallatin mbretëror, kur hyri delegacioni grek, vallen po e udhёhiqte motra e mbretit Zog, princesha Sanije me njё grup grash tё tjera veshur me kostum popullor. Kur kryetari i delegacionit grek M. Sakellariu hyri nё sallё, tёrhoqi vёshtrimin e pranishmёve se nё kokё kishte vёnё njё qeleshe tё bardhё, si ato tё malёsorёve, veç kёsaj admirali Sakellariu hyri menjёherё nё vallen qё po e udhёhiqte princesha Sanie. Gazetari shkruan se ky ishte njё “moment mallёngjyes”. Ai shqiptoi njё kёngё: “Gjaku ujё zbёnetё / e ndu bёftё s’pihetё”. (f. 282).  Demagogji greke.

  1. Kristo Frashёri, ju shpifni si historianёt grekё, kur thoni: “…uformua nё Çamёri qё nё maj tё vitit 1941, Partia Fashiste çame, Sekretar i pёrgjithshёm i saj u emrua Mazar Dino. … si reagim ndaj Partisё Fashiste, ata formuan Kёshillin Nac. Çl. me kryetar luftёtarin çam te rilindjes Musa Demin. (f. 289). Shpifje e fandaksur. Nё Chamёri nuk ka pasur Parti Fashiste dhe as Parti tё Ballit Kombëtar dhe as pёr kryetar kёshilli  z. Musa Demi.

Kёshilli i Pёrgjithshёm i Mbrojtjes si njё organizim politik, administrative e ushtarak, u ngrit nё Korik tё vitit 1942  me qendёr nё Gumenicë dhe me degё nё shkallё rrethi, nё Filat, Margёllёç, Paramithi e Pargё. Nё krye tё kёshillit pёr punё politike-administrative, u zgjodh Mazar Dino nga Paramithia, kurse nёnkryetar  dhe drejtues i mbrojtjes sё rendit u zgjodh Nuri Dino. Kёshilli i pёrgjithshёm i Çamёrisë pёrbёhej nga 42 veta. Anëtar pёr drejtёsinё, avokat Spiro Xhalluka nga Paramithia. Duhet tё pёrmёndim:  Kur e arestuan zervistёt Spiron, ai refuzoi te fliste greqisht nё sallёn e gjyqit dhe kerkoi njё pёrkthyes pёr tё folur shqip “se unё jam shqiptar”. Seanca mbaroi me pёrkthyes shqiptar,  gjyqi dha dёnimi me pushkatim, sollёn njё kalorёs para godinёs sё gjyqit dhe pasi i lidhёn kёmbёt me litar, kalorёsi e tёrhoqi zvarrё gjatё kalldrёmit deri te vendi i ekzekutimit. Ky ёshtё shqiptari Spiro Xhalluka qё i duhet njё monument nё mes tё Tiranës, ortodoksit çam SPIRO XHALLUKA.                Publicistja Britanike Miranda Vickers shkruan se “Gjenerali grek Zerva ndёrmori me miratimin e oficerave aleatё britanikё fushatёn me veprime greke kundёr çamёve gjatё periudhёs 1912-1945. Qeveria greke nuk pranon tё bisedojё pёr kёtё chёshtje. Nё kohёn qershor 1944-mars 1945 llogaritet tё jenё vrarё 5.000 burra gra dhe fёmijё. Pjesa mё e madhe e popullsisё çame kaloi kufirin dhe hyri nё Shqipёri. Greqia ka mohuar pasurinё me vlerё gati 2.5 miliardё dollarë…” Gjithashtu M. Vickers shkruan: “Pёr masakrёn çame zervistët patёn mbështetjen dhe autorizimin e Britanisё. (f. 327.

Mallkimi i popullit çam i dha njё grusht tё dhimbshёm Greqisё nё luftёn civile.

Mё 1 qershor 1944, Çurçilli dhe Stalini ranё dakord, qё Rusёt nё Rumani të lejohen tё marrin nisjativёn, ndёrsa nё Greqi Britanikёt. Mё 26-12-1944, nё Athinё u mblodh konferenca politike anglo-greke nёn kryesin e zv/mbretit, kryepeshkopit Demaskinos, ku morёn pjesё Wiston Çërçill, Papandreu etj.  Mё 12-2-1945  u nёnshkrua nё VARKIZЁ, çarmatimi i ushtrive tё EAMIT dhe tё EDESIT, u grumbulluan nё fshatin Kacikё nё jug tё Janinёs, pёr tё dorёzuar armёt, se ushtria angleze do tё mbante qetёsin e rendit.

Historiani grek Apostol Valalopullos shkruan: “…Populli grek u pёrça. Grekёt vranё njёri- tjetrin nё çastin kur fitoria dukej nё horizont. Kush e ka fajin kur u vra 1/7 e popullsisё greke, pёr kёta njё milionë tё vrarё e tё vdekur grekё”. (Nga internet).

Ju, z. Kristo Frashёri, me librin “Historia e Çamёrisё”, bashkё me historianin Pёllumb Xhufi, qё u shkruan parathёnien e librit dhe me çamin qё i mbështet, Shpёtim Idrizin, jeni bёrё mё grekë se grekёt. Asnjёherё nuk keni ngritur zёrin pёr Aprovimin e Rezolutёs Çame. Asnjёherё  pёr gjatё kёtij libri me 329 faqe, nuk e zini nё gojё priftin grek Janullatos, qё ka pushtuar Kishёn NOLIANE dhe ёshtё kthyer peshkop guvernatorё nё Shqipёri dhe qёndron mbi dy krerёt e PS dhe PD, tё mos harrojme edhe mbi Akademin e Shkencave Shqiptare, ku ju jeni anëtari i saj pёr historinё. Ёshtё fatkeqësi, qё ju nuk keni pёrfillur hitorianёt shqiptarё me grada shkencore tё kёtij çerek shekulli ku ndodhemi, si: Mathieu Aref, Dhimitёr Pilika, Eshref Ymeri dhe shumё tё tjerё.

Rasim Bebo Adison IL. USA dhjetor 2015  rasimbebo@att.net

 

Filed Under: Opinion Tagged With: HISTORIA E ÇAMЁRISЁ, rasim bebo, SË SAKATOSUR

Keida Kaceli: Në Shqipëri është rikthyer komunizmi

December 13, 2015 by dgreca

Në një rrëfim ekskluziv, studiuesja e përkthyesja e veprës amanet të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, Keida Kaceli përcjell opinionin e saj mbi dekorimin e Shyqyri Çokut, hetuesit që vulosi dënimin shumëvjeçar komunist të At Zef Pllumit.”Heshtja jonë, vrastare e moralit dhe bashkëpunëtore e krimit”, shprehet Keida qysh në nisje të kësaj interviste, duke shtuar se nuk do të rreshtë kurrë të luftojë këtë heshtje e të kujtdo që me heshtje përpiqet të përdhosë figurën e Padër Zefit siç e thërret ajo.
(Keida Kaceli ka ndër duar përkthimin në italisht të vëllimit II e III të veprës më të njohur të At Zef Pllumit, “Rrno për me tregue”).
– Jeni përkthyesja në italisht e veprës së At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, punë kjo e lënë amanet nga vetë ai për ju. Pak ditë më parë mediat shqiptare zbardhën lajmin se Shyqyri Çoku, hetuesi që vulosi burgosjen shumëvjeçare të At Zef Pllumit, është dekoruar një vit më parë nga shteti shqiptar. Cili është komenti juaj mbi këtë fakt?
E dashur Alba të falënderoj për intervistën. Do i bie pak gjatë duke u nisur nga një thënie e çmuar e Shën Agustinit, e cila thotë “Ata që na kanë lënë, jo se nuk janë më, por janë të padukshëm dhe mbajnë sytë e tyre plot lavdi, të ngulitur në tanët plot lot”.
At Zefin e shtrenjtë, sa herë e kujtoj, më vjen ndërmend shikimi i tij mirëdashës, i gjallë, mbërthyes e i kthjellët në takimin tonë të parë dhe në atë të fundit. Takimi i parë me At Zefin ka qenë takimi më i rëndësishëm i jetës time, takim i cili do të bëhej udhërrëfyes i veprimtarisë time të ardhshme. Koha me Padër Zefin ndalej dhe e gjithë jeta merrte një dimension tjetër. Kultura e tij, bujaria fisnike, besimi në Zot, atdhedashuria dhe dashuria për njeriun, dashuria për vlerat e jetës, kaq e vyer e dëshmuar në atë që unë e quaj Bibla e dhembjes së gjithë kombit, rrallë t’i hasje në të përditshmen e varfër të ne frymorëve. Po, ne frymorëve, pasi sot më shumë se kurrë del në pah se ai ishte njeri, njeri që jetoi për të rrëfyer të vërtetën e për të na e përcjellë, ndërsa ne të tjerët me heshtjen tonë vrastare të drejtësisë e të së vërtetës së moralshme, jemi thjesht frymorë. Kur ndërmora nismën e përkthimit të veprës së pavdekshme të At Zef Pllumit isha 25 vjeç. Sot kanë kaluar shumë vite, plot 10 nga atëherë dhe shumë pak është bërë për të përcjellë veprën monumentale përtej kufijve të kohës. Padër Zefi me dashuri të papërshkrueshme dhe respekt të pashoq, ma besoi përkthimin në italisht të librit “Rrno vetëm për tregue” më 2005 dhe rrugëtimi i realizimit ka qenë shumë i gjatë. Vëllimi i parë i tij, në edicionin e parë italian i erdhi publikut në nëntor të vitit 2013 me titullin “Il sangue di Abele – Vivi per testimoniare” dhe më 2015 u ribotua nga “Buongiorno Italia” me titullin origjinal “Vivi solo për testimoniare” e u shpërnda nga “Mondadori” së bashku me numrat e parë të revistës, siç ju e keni pasqyruar mjaft saktë në artikullin tuaj të mëparshëm “Shqipëria fantastike e Kodrës, Vorpsit dhe Kacelit”. I kam premtuar Padër Zefit se veprën e tij do e përktheja me përkushtim dhe respekt për çdo presje të tij dhe ashtu kam bërë dhe po vijoj ta bëj me vëllimet II dhe III. Më pati thënë se do të kisha vështirësi dhe kështu ka qenë. Jo puna, por njerëzit. Bashkëvuajtësit dhe bashkëfajtorët nuk ndihmonin. Dhe këtu e ka zanafillën gjithçka.
Bashkëfajtorët dhë bashkëvuajtësit jepnin veç mosbesim dhe mosinkurajim. Shumëkush nga shtresa është munduar në vend se të më ndihmonte të më ndalte hapin. Frika e dështimit të bën të dështosh, por unë nuk pata frikë, por besim. Besim të plotë tek e vërteta. Tek e mira. Sot jam e lumtur që asgjë nuk më ndali pasi ekzistonte një dorë hyjnore që thuri plane më të bukura e më të mëdha për mua dhe veprën e pavdekshme të Padër Zefit. Dhe kjo do të mjaftonte kundër çdo medaljeje të turpit. Por më beso shumë ndjesi dhembjeje, zhgënjimi deri në indinjatë, neveri, si dhe ndjenja faji dhe turpi më zgjohen sa herë mendoj për varfërinë shpirtërore që na karakterizon ne frymorët e Shqipërisë. I vetmi vend që jo vetëm nuk ka rrëzuar ende Murin e tij të Berlinit, por – pas çerek shekulli përpjekjeje për demokratizim – ndërton paturpësisht bunkerë në mes të Tiranës europiane. Them përpjekje pasi Shqipëria jonë e vogël dhe e gjakosur nuk ka parë ende demokraci të plotë dhe mjerisht këto vitet e fundit u rikthye bindshëm në një sistem autokrat paradiktatorial.
Si mundet ta quajë veten demokratike Republika jonë e Shqipërisë, kur sot udhëheqin po ata njerëz që udhëhoqën dje në diktaturë?
Si mundet ta quajë veten demokratike Shqipëria jonë kur qeveria është e përbërë nga bijtë e ish-nomenklaturës komuniste? Si mundemi ta quajmë veten të lirë kur sot ne kemi ende urrejtje klasore që përcillet brez pas brezi?
A e di kush që gjithçka ka filluar me vjedhjen e pushtetit? Me grabitjen që komunistët i bënë vendit duke vrarë elitën e mëparshme? Duke ndezur luftën civile në të cilën sabotuan të gjitha konferencat kundër okupatorëve? A e dinë shqiptarët që historia jonë është një lëmsh mashtrimesh dhe gënjeshtrash të pashoqe? Një përdhunim i së vërtetës me përmasa çnjerëzore?
Në një vend demokratik krimi ndëshkohet nuk dekorohet.
Medalja e dhënë ndaj hetuesit kriminel dhe torturuesit të dhjetëra qindra të pafajshmëve politikë, duhet të ishte një turp për më të fundit ndër funksionarët e Ministrisë së Mbrojtjes, jo më për krerët e qeverisë.
Madje Shoqja Ministre si nënë, si grua, si institucion, do të duhej jo vetëm të kërkonte ndjesë, edhe të japë dorëheqjen. Po si nuk doli askush nga këta demokratët e orëve tona, të kërkojë ndjesën e nënave që kurrë nuk panë bijtë me sy e ikën natën në terr për të mos u kthyer më? Si nuk tregoi kush varret? Si nuk kanë humanizmin e mirënjohje që nuk iu prek një fije floku! Dhe dalin e qajnë bunkerin? Po si nuk i mjaftuan 718.000 bunkerë që shëmtuan Shqipërinë për dekada dhe ende e shëmtojnë, si nuk iu nxi kurrë faqja këtyre të paudhëve, të pafe e paatdhe, për gjakun që ende nuk është tharë e thërret drejtësi? Edhe sa medalje do të jepen derisa të rikthehet vëllavrasja në tokën arbnore? Boll më! Nuk mban më! Është turp ndaj dinjitetit njerëzor.
– Ju e keni takuar shumë herë At Zef Pllumin e keni shkëmbyer letra e opinione mes jush. Pra, e njihnit mirë njëri-tjetrin. Po të ishte ende gjallë cili do të ishte komenti i tij?
Padër Zefi ishte një njeri i mençur dhe shumë i saktë në analizat e tij. Ishte gjithashtu shumë i ndjeshëm dhe serioz dhe hokatar si At Gjergj Fishta me një ironi shpotitëse. Unë nuk dua të bëj sensacion e të tregoj se çfarë më tha pak ditë para se t’u ndante me këtë botë, për të ikur përgjithmonë duke na lënë jetimë e gati të pastrehë, ne të uriturit që ushqeheshim me dijen e tij në folenë e kulturës së tij. Padër Zefi si i fundmi i françeskanëve të mëdhenj e njihte mirë racën njerëzore. Jam e bindur se do të nënqeshte me urtinë e tij. Ai i njihte të gjithë. Do të thoshte “hajd shyqyr një teneqe xixëlluse ma tepër ngjoks që ishalla i ndriton në terrin e injorancës”. E dinte se flakada e shpresës që e mira të triumfojë duhet mbajtur e gjallë dhe ushqyer me vullnet e punë. Pasi më mirë se gjithkush ai e dinte se krahas atyre që e lartësonin dhe e respektonin do të kishte të tjerë që do e përdornin dhe do e tradhtonin. Nuk bënte dallim të djathtë të majtë. Më thoshte shpesh: “Padër këtu të djathtën nuk e njeh kush ndaj kam dërgu studentat me mësu e me e sjellë dije e kulturë si para luftës” e sa gjynah për ne që shumë nga ata që ai dërgoi nuk u kthyen më, e disa bashkëpunuan me këta dekoruesit e sotëm.
Dita e takimit tonë të fundit ka qenë 6 shtator 2007 në spitalin “Gemelli” në Romë. Padër Aureli (At Aurel Gjerkaj) më shoqëroi tek shtrati i At Zefit dhe biseduam gjatë. Kishte ndër fjalët e tij zhgënjim e dhembje, por sigurisht shpresë të madhe se një ditë historia do të shkonte në vendin e duhur, aty ku e vërteta ka shtëpinë. Ai nuk iku i shpaguar përkundrazi. Disa nga fjalët që më tha në atë takim të fundit ku shëndeti i tij ish përmirësuar pak, ishin “Padër, të paktën bajnë sikur kanë kuptu diçka, sikur kanë një farë pendese, por nuk e kanë bija jeme. E kanë sa për sy e faqe, se prapë po ne jemi armiku. Sa plagë kam ende në trup sa Krishti dhimbe njerëzore! Duhet me duru shumë, me mësu e me studju fort e mos me humbë shpresën. Mundohu mos mbetesh vetëm, e po mbete, lutju Zotit e mos u dorzo. Ti je italiane, puno mirë për Itali e për Shqipninë tonë se e mira kthehet dikur për mirë”.
Besoj se ishte amaneti i tij pasi ndjente se po largohej. Pas disa javësh nga kjo ditë mora një SMS me lajmin e tmerrshëm. I vura detyrë vetes ende për të bërë.

– “Rrno për me tregue” shkruan ati e sot vite pas vuajtjes komuniste e vdekjes së tij çfarë tregon ky dekorim?
Dekorimi është një turp i pashoq i gjithë shoqërisë shqiptare. Duhet një lëvizje qytetare e sinqertë që të marrë pozicion e të denoncojë publikisht këto akte që përcjellin me vetëdijen më të plotë krenari për krimet e kryera. Nga politika nuk presim më asgjë pas çerek shekulli tallitjesh e nëpërkëmbjesh, por duhet të jenë qytetarët që të marrin në dorë fatet e tyre dhe të dënojnë krimet që ende sot pësojnë. Heshtja qytetare është bashkëfajtore e krimit dhe vrastare e moralit. Vrastare e së vërtetës. Medalja tregon nderimin e krimit dhe shkeljen e gjakut të pafajshëm të viktimave. Tregon se shoqëria jonë është në gangrenë dhe nuk di as ç’është respekti për dhembjen. Mirë dosjet që u bënë strumentum regni për të bërë të mundur që ata të vijojnë duke mbretëruar me klanet e tyre dhe ne brezat e ardhshëm, por të paktën një vetëndërgjegjësim për të treguar varret ku groposën ajkën e kombit duke e bërë Shqipërinë e mjerë një bordello pa dyer ku gjeni i pastër u bë me biografi të keqe e për ta rregulluar atë iu desh të ngjizej me gjen kriminelësh.

– Jeni pjesë e një familjeje intelektuale tiranase e përndjekur nga diktatura komuniste, si dhe mbesa e Jonuz Kacelit, pushkatuar nga ky regjim. Si mendoni, a është zhdukur vërtet komunizmit në Shqipëri?
Gjyshi im Jonuz Kaceli u ripushkatua i vdekur pasi kish dhënë shpirt në duart gjakatare të numrit dy të Byrosë Politike të diktaturës kobzezë komuniste Mehmet Shehu. Mua personalisht asnjëri nga bijtë apo nipat e tij nuk më ka shfaqur pendesë apo ndjesë. Por gjeni është gjen. Nuk e pres. Secili qan hallin e tij dhe as do t’ia dijë për respektin njerëzor. Jo komunizmi nuk është zhdukur e nuk do të zhduket për sa kohë Sigurimi i Shtetit është rikthyer bindshëm me veprimtarinë e tij. Për sa kohë asnjë element i regjimit, diktatorët ende frymues, pjesëtarët e Komitetit Qendror, sigurimsat, hetuesit, prokurorët, shefa kabineti, gjykatësit, drejtorët, sekretarët, shefa degësh, shefa burgjesh e rajonesh dhe kjo për secilën nga fushat: ekonomike, bujqësore, industriale, energjetike, sociale, politike, kulturore, shkencore, artistike, sportive etj., etj.
Për sa kohë bijtë e etërve festojnë Pezën, nderojnë me simbolet dhe fotot e diktatorëve nëpër rrugët e qyteteve tona. Ata patën fatin e madh që na zgjodhën ne armiq se ne kurrë nuk e mësuam urrejtjen dhe hakmarrjen. Dhe iu them me plot gojën se ne nuk jemi viktima, ne jemi heronj. Për çdo medalje tuajën ne kemi pikë gjaku të gjallë heronjsh e martirësh të vërtetë. Jo e dashur nuk është zhdukur komunizmi si formë shoqërore, pasi për sa kohë që në matricën e tij do të jetë urrejtja për të tjerët dhe ata, po edukojnë edhe brezat e katërt me urrejtjen gjenetike e klasore, për sa shoqëria do të mbruhet me urrejtje dhe do të vrasë e do të vjedhë shpresën, ajo nuk do të jetë një shoqëri e shëndoshë dhe e moralshme dhe njeriu, siç kam mësuar, i gjallë apo i vdekur qoftë ai, rivdes sa herë vdes morali i një shoqërie.

Filed Under: Opinion Tagged With: Keida Kaceli:, Në Shqipëri është, rikthyer komunizmi

Serbet vajtojnë edhe sot se si mbeti Kosova pa turq

December 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Oj mrekulli e mashtrimit ,si ke ditur t`iu përshtatesh aq mirë e bukur serbëve? Si munden këta njerëz  “syrin me lot” e “ gojën plot vajë “ të vajtohen për diçka që ata e shkruajnë nuk është aspak e vërtetë ?

Këte që do e lexoni duke shkuar më poshtë e kanë lexuar me mijëra serb , turq dhe të huaj. Kemi edhe nga ne që  e kanë “ndarë “ dhembjen  me turqit e  “përvuajtur “ që duheshin të iknin nga Prishtina . Të “mjerët ata !

Prishtinë 1948 ; “ Ashtu si artistët që ndërrohen në skenen e teatrit ashtu  edhe turqit e lodhur dhe rraskapitur iknin nga Prishtina duke iu lëshuar vendin shqiptarëve të etshëm për hakmarrje. Për vetëm disa vjetë, 3-4 mijë turq u përzunë pë Turqi, dhe në vendin e tyre erdhën shqiptarët (Šiptari ) të cilë nuk ishin kurrë banorë të Prishtinës.”

“ Në vitin e përmendur 1948 Prishtina i kishte 7-8 mijë banorë , gjysma e të cilëve ishin turq e gjysma tjetër serbë deri sa ndonjë shtepi e shqiptarëve ishte tek-tuk andej pari dhe shumë e rrallë”

Të shtyre nga zullumi ( i shqiptarëve ,pra) turqit iknin në Turqi ndaras apo në mënyrë kolektive. Pra pushteti komunist për një kohë të shkurtër e ndërroi popullatën ; dhe turqit në heshtjen e vdekjes natën , me shi e me bore iknin me tren drejt  Maqedonisë e pastaj për Turqi,”.
Pastaj  vazhdohet ‘ Prishtina ishte një kasaba turke me 15 xhami’ dhe kështu zhdukej e humbej nga origjinaliteti. “ ( per skeptikët ja edhe në serbisht : “Albanci nisu bili kućne sluge Turaka ili Srba, nego su kao nadničari i napoličari obrađivali turska ili srpska imanja. Svaki stari Prištevac je imao nešto zemlje van grada, pošto je grad bio mali. Moja porodica je imala vinograd, dva kilometra van grada između Prištine i sela Matičane. Imali smo tri hektara imanja. To su obrađivali neki Džavid i Huso, Albanci iz Prištine. Imali su kuću na dvadesetak metara od naše.
Što se Turaka tiče, oni su bili age i begovi i imali su velika imanja od po pet, deset i više hektara. Turci su se bavili baštovanstvom, imali su bašte van grada iz kojih su snabdevali Prištinu povrćem. Turci su sebe kotirali visoko i smatrali su da njihova deca ne mogu i ne treba da rade fizičke poslove. Na svojim imanjima su zapošljavali Albance. ).
Serbët me rrenat e tyre shkojnë edhe më largë : “  Urreheshin ndërveti edhe pse ishin të të njëjtës fe, Turqit kurrë  nuk martoheshin me gra shqiptare. Por ato vite kushti për të mbetur në Kosovë duhej të duhej të bënin martesë të përzier me shqiptarët “

Dhe ankohet propaganda serbe :” Mu ne kohën e ikjeve të turqve ngritet në Prishtinë ,përmendorja e vellazerim bashkimit ( e cila eshte edhe sot fxh) “

Prishtina 1948- 68 .
“Pasi që pastrimi etnik i turqve u krye  ( 1948-1968 ) u krye në tërë Kosovën, numri i turqve u zvoglua ne 1-2 % , dhe pasta u ndal dhuna ndaj të mbeturve.”Prishtina u mbush  me shqiptar nga fshatrat për rreth por edhe nga Shqipëria, filloi marrja e pronave serbe dhe zullumi mbi serbet”
(“Celu Prištinu su naselili Šiptari iz susednih sela ali i iz Albanije. Sluge su, to se nazivalo socijalističkim preobražajem, prvo gospodare stavili pod zulum. Valja priznati istinu da su Albanci turska imanja uglavnom kupovali, a pitanje cene se, u opštoj bežaniji, nije postavljalo.
Najmasovniji zločin nad Srbima zabeležen u vreme komunizma se dogodio u selu Matičane, gde je u jednoj jaruzi pronađeno devet Srba, zaklanih.” )

“Dhe erdhi viti 1968 , viti i demonstratave masive dhe shkatërrimtare të shqiptarëve.”
Po sot  , pyesin mediumet serbe , sa turqë kanë mbetur.?

Dhe kështu serbet i flisnin ndoshta edhe Erdoganit , dhe qanin hallet me të për zullumin shqiptar ndaj turqve.
“Mbledhjet ishin pa praninë e gazetarëve dhe udhëheqje se Kosovës. (supozim i imi )

 

Filed Under: Opinion Tagged With: pa turq, Serbet vajtojnë edhe sot se, si mbeti Kosova

BERISHA: SOT JEMI 25 HERE ME TE FUQISHEM

December 11, 2015 by dgreca

Në 10 minuta Berisha nuk ju drejtua vetem sallës, por të gjithë demokratëve dhe u tregoi se ai nuk është vetëm pjesë e historisë së PD-së, por edhe e tashmja e partisë.Mes më shumë se 15 fjalimeve në ceremoni, Berisha me 10 minuta në podium i eklipsoi të gjithë; që nga themeluesit nostalgjik si Arben Imami, Eduard Selamin me kritikat e zbutura, por edhe kryetarin aktual Lulzim Basha me vizionin e tij të ri për të djathtën.

Në 10 minuta Berisha nuk ju drejtua sallës, por të gjithë demokratëve dhe u tregoi se ai nuk është vetëm pjesë e historisë së PD-së, por edhe e tashmja e partisë. Këtë la të kuptohej teksa personalizoi thënien e njohur të shkrimtarit francez Viktor Hygo: “Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë. I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbetet veç një, – unë do të jem ai!”. E thënë ndryshe, Berisha s’ka ndërmend të largohet ndonjëherë nga politika aktive në Partinë Demokratike.

Fjalimi i djeshëm i tij ishte dhe një “platformë” për rikthimin e opozitës në pushtet. Një platformë pa stërhollime, e kuptueshme nga militantët e thjeshtë dhe që përmblidhet në dy pika: protesta dhe mosbindje civile. Berisha u shfaq dje kërcënues si kurrë më parë ndaj mazhorancës. Qëndrimi i tij binte në sy për retorikën e ashpër dhe thirrjet për protesta, duke mos përjashtuar asnjë formë të reagimit popullor. Një qëndrim që duket se do të jetë dhe mënyra sesi Partia Demokratike do të sillet tani e tutje ndaj mazhorancës.

“Sot jemi 25 herë më të fuqishëm e më të gjallë për të mbrojtur liritë tona dhe qënien tonë. Ndaj thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit. Ky vrasës i shpresës duhet të marrë atë që meriton, fundin. Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike. Të qërojmë sa më parë këtë klikë që po shkakton largimin e shqiptarëve”,- tha Berisha. Këto ishin frazat më të përdorura nga ish-kryetari i PD duke u bërë thirrje demokratëve që të reagojnë. Shprehja “të përdorim çdo mjet demokratik” në gojën e Berishës merr një tjetër kuptim sesa kur thuhet nga politikanë të tjerë. Jo rastësisht edhe vetë ish-kryeministri u mendua pak para se të shqiptonte fjalën “demokratike”. Ajo që kish me mendje duket se ishte vetëm shprehja me “çdo mjet” dhe kur thotë këtë i ka parasysh të gjitha, që nga protestat si ajo e 8 dhjetorit, e deri tek ato të shtatorit të vitit 1998. I shtrëngoi fort nofullat kur e mendua ta shtonte fjalën “demokratik” pas togfjalëshit “ ta rrëzojmë Ramën me çdo mjet…”. Kishte në mëndje vetëm fjalët “ me “me çdo mjet”.

Në linjën e Berishës duket se u detyrua të ishte dhe Basha në fjalimin përmbyllës së ceremonisë kur foli sërish për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Ditët e një opozite që mundohej të ishte konstruktive e bashkëpunuese duket se kanë marrë fund në PD. Në kohën e mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme, apo dhe të parakohshme siç thonë drejtuesit e selisë blu, ajo që do të dëgjohet nga kjo parti do jenë protestat dhe tubimit. Berisha caktoi dje vijën e sjelljes së PD-së dhe me mbështetjen që mori në sallë pak vend ka për zërat e moderuar në parti.

Problemi është se në përvjetorin e themelimit, partia e parë opozitare në vend nuk u largua shumë nga modeli i 25-viteve më parë. I njëjti person, Sali Berisha, dje thirri për mitingje, mosbindje civile, protesta dhe “qërim” nga pushteti, njëlloj si në ato vite kur përballë kishte Partinë e Punës dhe njerëzit e diktaturës.  Ndërkohë sot vendi drejtohet nga një parti që ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira dhe sado mëkate të ketë qeverisja aktuale nuk mund të krahasohet me Partinë e Punës.

Duken muaj të vështira këto që po vijnë për Edi Ramën. Një shpresë ka kryeministri socialist; të rikrijojë marrëdhënie korrekte me Ilir Metën. Ndryshe… nuk ka më qeveri. Ka zgjedhje të reja.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: BERISHA: SOT, JEMI 25 HERE, ME TE FUQISHEM

Taktikat e zeza…

December 10, 2015 by dgreca

(Një udhë e rrahur mirë)/

Nga Rexhep Kasumaj- Berlin, dimër 2015/

1.Krerë të guvernës së lëkundur të Prishtinës, sajojnë si çakaj të hallakatur  kurthe e taktika, për të shmangur përballjen me atë që quhet ligj. Mirëpo, sipas një fataliteti të çuditshëm që ndjek prorë kohët e sundtarëve të Kosovës, eksperiencat janë paqëtuese. Ligjet me veglërinë e tërë ekzistojnë vetëm për të dobëtit. Dhe Balzaku qëmoti shkruante figurshëm se ato janë ca si rrjeta merimangash që shqyhen nga mizat e mëdha, e ku ngecin ato të voglat…Po, sërish, droja sikur s’mërgon nga zemrat e tyre të helmta. Sepse, së paku, dialektika që ruan balansin natyral mes të me të mirës e të keqes, e thotë një ditë fjalën e saj…Dhe ky është makthi i vërtetë i hierarkëve që janë mbyllur në kullat e epërme nga s’shohin asgjë poshtë tyre…Ata duan ta gëzojnë kalimsinë – e jo historinë. E tashmja për vdektarët impersonalë është e gjallë, e prekshme, jetike…Horaci thoshte se nuk është nder e kënaqësi vetëm të vdesësh, por dhe të jetosh për atdhe. Mirëpo urtaku latin lexohet ose, më saktë, ndjehet instinktivisht (se leximi është mallkim) ndryshmërisht prej tyre. Meqë vdekjen s’e bëjnë dot  – aherë  kanë zgjedhur të jetojnë për të, por krejt në kah të kundërt nga ç’do të ketë kujtuar mendjelashti i uruar: hajnueshëm, vrasshëm, grabitshëm, rrenacakshëm, dhunshëm, trathtueshëm, e pra – poshtërisht!

2. Çfarë do të ndodhte, që këndej, sikur Kushtetuesja e përdalë të verdiktonte refuzimin e plotë (sepse si pranimi ashtu dhe refuzimi vetëm i tillë mund të jetë), të “Entitetit serb” si shkelës të shkronjës dhe frymës së saj?

Dhe, pastaj, nëse një ekspertizë (edhe e huaj), të konstatonte dhurimin shpirtmadh të bjeshkëve e të mijëra hektarë kullotash  Malit të Zi?

Apo, së fundmi, ndonëse pushtetësit e Prishtinës i tmerron demokracia direkte si çelës vullneti, një plebishit referendar ta bënte këtë gjë, njëj udhe më të thjeshtë e të bindshme?

Aherë Premieri rrëshqanor dhe ndihmësi i tij, ky pinokio i drunjtë, do thoshin ngutshëm e cinikisht: ne jemi legalistë dhe, ndaj, njohim pa hezitim vendimet e instancave të epërme! Në fakt, bishtpërdredhuri i parë, me shpresën bizare në përgjigjen e favorshme gjykatës, paratha tashmë këtë lojë…

Vetëm kaq, vallë? Po vepra e krimit? Po faji? Po ndëshkimi i tij?

Ç’përceptim shpërdorues i punës a interesit publik dhe ç’keqkuptim tragjik i shtetit të së drejtës!

3.
“Marrëzia është e rrallë tek njerëzit e veçantë, kurse tek grupet, partitë, popujt a epokat, është një rregull”! Kështu pohon Niçe (“Përtej së Mirës dhe së Keqes”), por, me gjasë, nuk rrjedhon të jetë e saktë gjithmonë. Në Kosovën  e sotme ajo, madhnia e saj, Marrëzia, është gati totale: tek të veçantët dhe tek të gjithë!

Erazmo i Roterdamit (“Lavdi marrisë”) i thurte hymn asaj, sepse, si thoshte, Hyu e kishte zbritur mëshirshëm poshtë, për ta shpëtuar botën nga serioziteti i mendimtarëve…

Rezulton, pra, se, sa më e dendur mjegullina e saj – aq më e lumur do jetë njerëzia pa dritën e mërzitshme mendimore..!

Po a nuk, vërtetë, kështu?
Ku do gjesh turmë më të gëzuar se në Kosovë? Këtë e konfirmojnë dhe relatorët e huaj që bëjnë barometrat e specifikuar duke i vënë gjithnjë shqiptarët e Republikës së re në ballë të tabelës!

E pse tani duhet të ndryshojë kjo magji?

Filed Under: Opinion Tagged With: Rexhep Kasumaj, Taktikat e zeza...

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 622
  • 623
  • 624
  • 625
  • 626
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!
  • PERSONALITETE TË MËRGATËS SHQIPTARE NË MICHIGAN VIZITUAN KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË SHËN THOMAIT
  • VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”
  • U FESTUA NË NEW YORK 115 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • ROLI I KONTIT LEOPOLD BERCHTOLD NË ÇËSHTJEN SHQIPTARE
  • Pashk Përvathi, poeti i peizazhit, virtuozi i ngjyrave të thella dhe dritës së vezullimtë të natyrës
  • Hormuzi – “Çil e mbyll”
  • Repertori i Mjeshtrit të Këngës Hajro Ceka bashkon Kombin
  • Vetëdija jonë kombëtare…
  • Kontributi për kulturën arbëreshe – thesar edhe për brezat që vijnë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT