• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prova në Gjykatë dhe jo letra pa-vlerë nga Kodheli& Co

December 14, 2015 by dgreca

Nga Gjen. Piro Ahmetaj/

Në datën 03.12.15, u zhvillua seanca e tretë gjyqësore për “shpifje dhe denigrim”, ndaj të paditurve z. Spartak dhe z. Arben, njeri Kryetar dhe tjetri Anëtar, i Komisionit të (pa) Sigurisë Kombëtare (KpSK!). Në seancën e I-rë, të paditurit “nuk u dukën”; në të II-ën Braho u përfaqësua me avokat, ndërsa Çuko, “dërsinte si mbi-mina” me “ligjërata populiste”. Në këtë seancë (të III-ën), në vend  të provave, “kishin dërguar me avokatin”, plotë “63 letra me “dosjen e hetimit disiplinor dhe shpalljen fajtor” nga MM, – pa asnjë lidhje me akuzën/objektin e çështjes në shqyrtim. Në respekt të familjareve, miqve, kolegeve brenda&jashtë vendit dhe të vëmendjes së opinionit publik që me ka shoqëruar, më duhet të informoj sa vijon:

  1. Për akuzën e rendë, rikonfirmoj se i kam siguruar gjykatës prova të plota zyrtare se “nuk kam pasur as dosje, as pseudonim, dhe kurrfarë lidhje tjetër me ish-sigurimin kriminal të shtetit”. Ashtu si Presidentit, Kryeministrit edhe gjykatës, i kam kërkuar të hetojë pastërtinë e figurës time zyrtare në lidhje me këtë akuzë, dhe ri-konfirmoj edhe publikisht, se: “nëse institucionet përgjegjëse, qoftë edhe një individ i vetëm në RSH, provojnë zyrtarisht të kundërtën, konfirmoj se jam i gatshëm të përballem me të gjitha pasojat, për të gjitha funksionet që kam mbajtur, për 32 vjet në FA brenda dhe jashtë vendit”! Ky konfirmim është edhe mesazh për lukuninë e ordinereve të uriturve për të konsumuar shpifjen/diarrenë e radhës, mjerave të që në vend të letrave anonime dhe fletë-rrufeve bolshevike “janë punesuar si blogiere” !
  2. Për devijimin nga akuza, me duhet të bëj kujtoj se: (a) Lirimi nga detyra e Këshilltarit Ushtarak të Presidentit dhe (b) nxjerrja para kohe në rezerve, janë bërë mbështetura në kërkesën Time; janë të provuara në kërkesën për Presidentin, letrën për Kryeministrin, si dhe të administruara në dosjen e provave. Konkretisht, në (a) Vendimi nr 331, date 17.09.2015, është shkruar ekskluzivisht me “kërkesën e Tij”; si dhe, (b) Dekretin me nr. 9293 “për nxjerrjen para kohë në rezervë”, në referencë ligji 59/2015 neni 25/d, “për karrierën ushtarake” është kërkuar me “kërkesën e (time), drejtuar eprorit të drejtpërdrejte”, në këtë rast Presidentit si Komandant i Përgjithshëm! Kështu, pretendimi i të paditurve se “gjenerali nuk është liruar me kërkesën e Tij?”, por është “shpallur fajtor dhe është shkarkuar”, edhe pse s’ka asnjë lidhje me objektin e padisë = është i pavërtete, i paprovuara, dhe i pa-mbështetur në kushtetutë dhe ligj.

= Në respekt të interesuarve, për këtë “devijim të djallëzuar nga akuza, sqaroj se, Këshilltari Ushtarak i Presidentit, është në vartësi ligjore&administrative të drejtpërdrejtë të Presidentit dhe nën Autoritetin e Komandantit të Përgjithshëm të FA! Ligjet ushtarake janë ndërtuar mbi parimin e piramidës në gjithë zinxhirin e komandimit: Eprori ka të drejtë të jap (ose propozojë) masa disiplinore për personelin që ka në vartësi të drejtpërdrejtë. Përveçse Prokurorisë që “heton”, gjykatës që “shpall fajtor”, asnjë Autoritet tjetër nuk mundet të jap masa për personelin që nuk ka në vartësi? Konkretisht, në VKM-në Nr. 194 dt. 04.03.2015, që u prodhua nën arrogancën karakteristike znj. Kodheli, funksioni i Këshilltarit Ushtarak të Presidentit nuk është në Tabelën e Organizimit dhe Pajisjeve të MM! Kështu, urdhrat e MM, pra urdhri nr 5 datë 22.4.2015 “për procedurën disiplinore”, që është referencë e “dosjes hetimore dhe shpalljes fajtor?”, nuk mundet ta ushtrojë Autoritetin/veprimtarinë, jashtë strukturave dhe personelit të vartësisë së drejtpërdrejtë. Është, si të thuash Ministri Bujqësisë tu jap masa disiplinore Këshilltareve të Kryeministrit, kjo do ngjante si në kohën e kontrolleve punëtore-fshatare të Kryetares Lenka! Këtë, shpresoj ta kuptoj edhe ish-ifCeri Cuko, dhe në vijim të trimërohet dhe paraqes në gjykatë prova për kauzën, jo letra pa-kurrfarë lidhje, si kërkesa/praktika me nr 9283 dt. 02.12.15 kërkuar një ditë para seancës MM (!), pasi çfarëdolloj procesi i zhvilluar për kohën e ushtrimit të detyrës si Këshilltar i Presidentit, jo vetëm nuk ka asnjë lidhje me akuzën, është në kundërshtim me kushtetutën, me ligjin, me VKM-në, por tregon përdhunimin politik të MM dhe është një “kontribut shtesë” për thelbin e padisë: “konsumimin e shpërdorimit të detyrës, shpifje dhe denigrimit të figurës publike”!

  1. Nënvizoj fortë se akuza e rëndë publike, nuk ka të bëjë me thashethemnajat midis qytetareve të zakonshëm por marrëdhëniet midis funksionarëve të lartë të Sistemit të Sigurisë Kombëtare, konkretisht: Kryetarit&një anëtari të KSK dhe Këshilltarit Ushtarak të Presidentit. Në dosjen e provave në gjykate është administruar, shkrimi i dt. 14.09.15, “E vërteta e “Gjyqit te Popullit”, të statusit në FB”. Aty, kam konfirmuar se shkak, ka qenë revolta qytetare me fakte “ulëritëse”, si: KpSK vijon drejtohet nga një ish-hetues/enverist “me përvojë” dhe sekretar, ish-drejtues dege i sigurimit kriminal të shtetit (“mostrës më të madhe që ka pjellë kombi ynë” – thotë Kadareja) deri në 92; ka në përbërje deputet të akuzuar për prostitucion; vrasës, trafikant; “bandit” që egërsisht godet kolegun; deputetin-referencë, i cili me armën e shtetit; në një rajon të policisë së shtetit qëllon si “terrorist” mbi bashkë-qytetarët, dhe disa deputete mediokër, që kanë të përbashkët “devotshmërisë partiake”, dhe nga vizioni njësoj mediokër-ordinerë. Thënë këtë, në dijeninë time: “KSK mbetet më i turpshmi, më i diskredituari dhe më i frikshmi në historinë e parlamentarizmit të RSH, në NATO, dhe jo vetëm, përjashto Korenë e Veriut”. Në shtesë, një mesazh publik për këtë listë të vetë-demaskuarish: kjo mostër-politikanësh, si-këta që na garantoi me krenari kryerilindasi-Rama “do se i zgjedh prapë”, do bëjnë reforma në drejtësi, de-kriminalizim, do e nxjerrin Shqipërinë nga kthetrat e mafies, korrupsionit, pasojat e “qeverisjes së dështuar” – mos u tallni me veten, se shqiptarëve u jeni neveritur!
  2. Disa mesazhe publike për të paditurit: Së pari: sa më shpejt më mirë për ta, ti kërkojnë shpifësit-mostër (që tund certifikata ir-relevante dhe grushtin bolshevik në Kuvend; që për tu harruar nga “damka e Sigurimsit famëkeq” dhe për tu shitur intelektual i ndritur – “blen diplomë-Juridiks”, falsifikon “doktorë shkencash”, dhe ua fut krahun viktimave/të shpërdoruarve të radhës ..!) dhe të paraqesin provat për akuzën publike, për të cilën dhashë dorëheqjen, dhe po përballem me pasojat e “rrëgjimit të rilindësve”. Së dyti, e garantoj “Kryetarin e madh-Braho”, se shpejt do të përballet, në gjykatën e Strasburgut, pasi besoj fort se kjo kontribuon në De-kriminalizimin nga padrinot dhe shpifësit me pushtet. Së treti, për sa derivateve të keq-shpërdorimit (si letrat=pavlerë të MM) – “bash njësoj ashtu” siç udhëheqësi paranojak, shpërdoronte si-motrën e dekoruar Kapo, për të “shpallur fajtor”, dhe prerë kokat e ushtarakeve në vitin 1974 (Durrës), i garantoj se nuk do harroj/vonojë dhe do të turpëroheni jo vetëm për ketë rast, por: për 10-ra shkeljet kushtetuese; imitimin e Prokurorëve fuqiplotë të regjimit mostër; dalldisjen&arrogancën ekstreme ndaj ushtarakëve dhe civilëve me mendim alternativ; korrupsionin; dekorimin e xhelatëve/ish-sigurimsave në festimet e 70 vjetorit të çlirimit, dhe për turpërimin e protokollit të shtetit duke mos respektuar (ftuar&pritur në këmbë) Presidentin, si gjithë pjesëmarrësit, përfshi ambasadorë të huaj në stërvitje të përbashkët me UK (!).
  3. Me këtë rast, u kujtoj te “verbuarve nga arroganca dhe nënshtrimi politik” se në çdo rast, kam vetë-marrë të gjitha përgjegjësitë! Nga ana tjetër, kujtoj se me përulësi u kam bere thirrje ushtarakeve “jo luftë brenda llojit”; kam bërë gjithë sa kam mundur për të mbrojtur profesionistët dhe profesionalizmin; riciklimin e konfliktualeve diabolik, të përkëdhelurve nga partia e radhës dhe në të gjitha rastet u kam kërkuar me përgjegjshmëri Autoriteteve “që paragjykimet dhe ngarkesat politike ndaj oponencës profesionale, të mos transferohet te ushtarakët, sepse kjo do të përbente një precedent në dëm të imazhit, kohezionit dhe solidaritetit në FA”. Kështu s’ka pasur nevojë për “dosje hetimore”, pasi në të gjitha rastet, qëndrimet janë publike: stop projektit të dështuar të reformës Rama–Kodheli në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes: stop modelit bolshevik të balancave drejtimit në FA (komandant&komisar); stop politizimit të FA; stop plagjiaturës dhe hartimit të dokumenteve strategjik, (SSK, SU, PAZH 2025) si “letra-pavlerë”; stop shpërdorimin propagandistik të burimeve (100-ra pronave/infrastrukturave) dhe burimeve/kapaciteteve të mbrojtjes; stop uljes drastike të buxhetit dhe kështu jam përpjekur me vetëdije të kontribuoj për të ndalur rrëshqitjen e Shqipërisë, “nga në 5 top në fundin e listës së vendeve të NATO-s! Këto qëndrime, i kam ndarë në vijimësi, me personalitete&kolegë të njohur të fushës jashtë&brenda vendit, të cilët po ashtu mbeten të shqetësuar dhe të zhgënjyer për këtë keq-katandisje të sistemit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit!

= Me këtë rast, për sa “63 – simotra të fletëve të pa vlefshme … ” – konfirmoj se: nuk kam si të kem pasur kurrë dijeni për urdhrin e MM dt 22.04.2015 (!); nuk kam diskriminuar askënd përveçse fakte dhe replika publike me Kryetarin dhe anëtarë të KSK (!); nuk kam marrë asnjë dijeni dhe jo më të kem “rezistuar” të marr në rrugë zyrtare dhe as e kam parë kurrë më parë “praktikën disiplinore të MM me shkresë nr. 7249 datë 14.09.15” (!); në çdo opinion të botuar kam insistuar të pasqyrohet se “mendimet janë tërësisht personale dhe jo të funksionit dhe gradës” (!); nuk kam pasur kurrë dijeni për “hetimin, dhe shpalljen fajtor (!!)”; nga kjo përballje nuk kam përfituar asnjë interes personale (!), përveçse kostos (personale&familjare!) dhe përgjegjësisë për të kontribuar si Gjeneral për modernizimin e sistemit të sigurisë jo për përfitime të partisë së ditës, por në shërbim të qytetarëve, prosperitetit të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare! E gjithë praktika është një dalldisje shërbëtoresh të nënshtruar ndaj padrinove dhe shpifësve ordinere të pushtetshëm.

= Në shtesë, për 63 fletët e MM: integriteti procesit, referencat, terminologjia (rezistencë, hetim, radhët e shtrënguara/vendimi unanim për ta shpallur fajtor), mungesa e komunikimit, transparencës, arroganca; zelli për të konsumuar me shpejtësi diarrenë e arrogancës-politike; përkujdesja që asgjë pozitive të mos evidentohet në dosjen e armikut dhe “partishmëria e lartë për të gërmuar/shtuar edhe të tjera fajësi të armikut”,– jam shumë i bindur se do të “skaliten” në memorien e turpit të reformave të mbrojtjes, të mbas përmbysjes së regjimit-mostër, jo vetëm në Shqipëri. S’ka më keq, është turp dhe marre. Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi ata që “të helmatisur nga hakmarrja primitive” investohen në marrëzi të tilla, por në memorien e turpit do hyjnë ata që e kanë inspiruar, ata që e kanë gatuar dhe ata që kanë heshtur, përfshi ata që fërkojnë duart dhe ata që ngrenë supet për këtë qasje që konkurron me metodat-perverse të Sigurimit Kriminal të Shtetit. Për te shpërdorurit – edhe pse përpiqem shumë ti mirëkuptoj, përtej zhgënjimit, lutem mëshirë për ta!

  1. Për pjesën personale, u bej thirrje “derivateve/deviacioneve më të diskredituarat në historinë 103 vjeçare të FA”, që të ndalin luftën politike; shpirt-ligësinë; shpërdorimin e pamëshirshëm të kolegëve në çështje politike; hipokrizinë, dhe meskinitetin për të denigruar profilin, përgjegjshmërinë dhe kontributet zyrtare në 32 vjet në FA. Kështu, u kërkoj të lexojnë jo si mostra të verbuara nga pushteti dhe urrejtja klasore, por “me qetësi” karrierën e një ushtaraku 32 vjet në shërbim të atdheut: “e cila nuk është vetëm statusi në FB; nuk është vetëm një ngjarje e zgjidhur me integritet&gjyq në 1996, por te ky udhëtim janë të skalitur: 10 vjet në strukturat e MM/SHP; Akademinë e Mbrojtjes (pa-shkëputje); Kolegjin e Lartë të NATO-s; Shef i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës (negociator dhe nënshkrues i 10-ra marrëveshje mirëkuptimi&teknike; kontribuues për të “ngritur lartë stekën” e vendit (siç më cilësonte jo Partia, por nga Autoritetet më të Larta të NATO-s) – “Shqipëria është nder 5 vendet model në përmbushjen e standardeve dhe angazhimeve ushtarake”; si Zëvendës i SHP; Këshilltar i Presidentit, dhe si një zë me ekspertizë cilësore, kurajë dhe kontribute publike për sistemin e sigurisë kombëtare. Kam marrë pjesë në më shume se 100 takime, konferenca, në 28 vendet e NATO-s, 20 vendet partnere, dhe realizuar vizita pune kam Qëndra Studimesh Strategjike në SHBA, UK, Francë, Greqi, Kanada, Kroaci, Slloveni, Serbi, Norvegji, Finlande, Itali, Francë, Gjermani, Moske. Kam po ashtu, jo thashethemnaja dhe plagjiaturë, një aktivitet shumë të pasur me tituj, analiza, tema studimore, botime në organet e shtypit ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë vendit, për çështje që lidhen me Sigurinë Kombëtare, Rajonale dhe Globale, Strategjinë Ushtarake, Sistemin Kombëtar të Sigurisë, Integrimin në NATO, Profesionalizmin e FA, Çështjet integrimit, etj. Për përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe kontribute të spikatura, jam vlerësuar (jo-vetë-ngjitura si pervers-ordiner) me 10-ra Dekorata dhe Medalje, nga Autoritetet e Larta, brenda vendit, dhe të NATO-s”. Kjo është e biografia e vërtetë zyrtare e Gjeneral (r) Piro AHMETAJ dhe nuk e çbëni dotë, sikur të mblidhni tërë helmin e mostrave, që u buron nga paranoja e inferioritetit dhe perversitetit i të qenit të madhërishëm !.

Mesazh përmbyllës: Përtej realizimit deri gjeneral, funksionet e larta brenda dhe jashtë vendit, etj, investimit për 2 fëmijët/familjen, problemeve, gabimeve (i pagabueshëm është vetëm i dërguari i zotit/perëndisë), ngarkesave, zhgënjimeve, keqardhjes nga përballja/përbaltja me “mafien e sofistikuar dhe shpifës-ordinere” dhe përtej modestisë, nga ky udhëtim 32 vjeçar ndihem shumë  i realizuar dhe krenar! Nga ana tjetër, siç kam premtuar, kam vijuar dhe do vazhdoj të kontribuoj edhe më fortë me përulësi, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri për vendin tim!

 

Ish Këshilltar i Presidentit, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s

Filed Under: Opinion Tagged With: jo letra pa vlere, Kodheli & Co, Piro Ahmetaj, Prova ne gjykate

Kryeministër : Viu viu fryn Veriu !

December 14, 2015 by dgreca

Nga Aurenc Bebja – Francë/

Kolltuku i kryeministrit, pavarësisht përkatësisë partiake (politike) apo vendlindjes të personit që ulet në të, ka një rol gjithëpërfshirës dhe në një pozicion të tillë nuk është e këshillueshme që të bëhen dallime mes popullsisë (jug/veri apo lindje/perëndim), sepse mund të krijohen përçarje të panevojshme në shoqëri.

Nëpër mediat shqiptare u tha që kryeministri, qëllimisht ose jo, përdori tone anti-veriore gjatë një mbledhje në qytetin bregdetar të Sarandës. Nga gjuha, fjalori apo tonet që përdoren, populli ose ajo pjesë e popullit që preket, në mënyrë llogjike reagon.

Duke qenë se jam nga veriu dhe pavarësisht faktit se nuk jetoj në vendlindje, e ndiej për detyrë të reagoj (si person i shoqërisë civile), ashtu si edhe të tjerë reaguan ndaj kryetarit të qeverisë, ndaj një zyrtari të lartë, që të paktën në teori në mos gabohem përfaqëson gjithë popullin e Republikës së Shqipërisë.

Po të kishte qenë në rolin e piktorit (aktivitet të cilin e ka mediatizuar goxha kohët e fundit), nuk do kisha reagur, sepse fundja fundit si individ dhe pjesë e shoqërisë civile, ç’do njeri ka të drejtë të mendojë apo të thotë çfarë të dojë për Veriun apo për zonat e tjera shqiptare.

Përkundrazi, në këtë rast, ndryshon situata në detyrën aktuale që kryetari i « përjetshëm » i PS-së ushtron, sepse gjuha e përdorur është provokuese dhe sidomos tregon shenja mosmirnjohje ndaj Veriut. Sulmoj nga Saranda (qytet bregdetar i mrekullueshëm) ish-kryeministrin dhe ata që ai paska importuar, por se kush janë « ATA », ne nuk e dimë. Dhe kështu i bie që i gjithë Veriu të krahasohet me « ATA », dhe bashkë me « ATA » edhe unë.

Pra, unë, katunar (fshatar) prej rrethit Mat, malok prej Qarkut të Dibrës, dëshiroj ti rifreskoj memorjen zotit Kryeministër, se andej nga malet apo alpet tona, në zgjedhjet e fundit vendore të qershor 2015, mbi 36 mijë individë kanë votuar për ASE-n. Në qarkun e Lezhës 36 mijë, në atë të Shkodrës mbi 53 mijë dhe në atë të Kukësit mbi 21 mijë. Po ashtu, kam besimin e plotë se një pjesë e atyre të « importuarëve të Alpeve » kanë votuar për koalicionin e Kryeministrit edhe në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Dhe në këtë rast, Zoti Kryeministër, po lëmë mënjanë veriorët që nuk ju kanë votuar, që me padiskutim i keni zemëruar me fjalimin tuaj, dhe po bazohemi vetëm tek mbështetësit veriorë të koalicionit ASE. Si mund të jenë ndjerë ata/ato pas gjuhës tuaj anti-veriore ?

Kur erdhët në pushtet në 2013, përdornit shpesh termin një milion shuplaka, një pjesë e të cilave ishin veriore. Në këtë rast, nevojitet pak kujdes dhe mbi të gjitha respekt, se votat e veriorëve që keni marrë në 2013 dhe ato që morët në 2015 mund të kthehen në një « uragan » kundra jush në zgjedhjet parlamentare të 2017, dhe andej nga alpet tona do ju këndojnë : Viu viu fryn Veriu !

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurenc Bebja, kryeminsiter, Viu viu fryn veriu

KOLË BIBË MIRAKAJ: “ VETVRASJA E NJË KOMBI ”

December 13, 2015 by dgreca

NGA IDRIZ LAMAJ*/

Nju Jork- 13 Dhetor 2015  / Për librin e Kol Bibë Mirakajt: “VETVRASJA E NJË KOMBI” kanë shkruar dhe do të shkruajnë studiues tonë të njohur. Unë këtu do të percjell  një shkrim të prof. Ernest Koliqit, i cili asht  shkrue këtu e 47 vjet ma parë me rastin e vdekjes të Kolë Bibës. Shkrimi i plotë i prof. Koliqit do të pasohet me nji paragraph vlerësues të prof. Rexhep Krasniqit për autorin e librit në fjalë, po me rastin e vdekjes së tij, nji mendim timin të shkurtë për këtë  vepër të vlefshme historike dhe dy-tri fjalë përfunduesi dedikue Pal Bibë Mirakajt /

Ernest Koliqi: /   

                                    Kolë Bib Mirakaj 

Edhe nji shok i vlefshëm u shkoq papritmas nga aradhja në mëgrim e dalzotsave të Liri, i ftuem përte Dyerve të kësaj Jete nga ai Za urdhënuer të Cilit çdo njeri mishit e gjakut asht i shtërnguem t’i ndëgjojë. Kolë Bib Mirakaj na la shi në nji kohë kur mërgata ndiente ma tepër se kurr nevojen për hovin e pashterrshëm të ndiesive patrjotike dhe për rysnin e tij njerzore e shoqnore. Mund të thuhet se  Vdekja e gjet në kambë, në llogor të qëndresës së ngrehun kundra mohuesave të traditave ma të shëndoshta shqiptare, kundra zotnuesave qi përpiqen me i a tha tharmet jetësore kombit t’onë. Ai dikur luftar trim e i vaditun në përdorim të pushkës, tashi në megrim zhvillonte nji luftë idenash me armët kalorsiake të ndiesive të zjarrta të veta. Ushqente bindje të patrandun në vërtytet rilindëse të popullit prej shtresave ma gjenuine të cilit ai rridhte.

         Kolë Biba si moshë përfshihej n’at ortë qi njofti dy luftat e mëdhaja botnore, qi u gazmue e u dejë në shpalljen e pamvarsis shqiptare, qi u dalldis n’epopen e shkurtë por plot afsh pësimi patrjotik të Mbretit Wiedit, qi gzoi e vuejti në tallazin e ngjarjeve nëpër të cilat u përshkue ky brezi ynë i pafat. Ajo e Kolës mund të quhet brezni orëzezë, sepse fati e paracaktoi të gjallojë në nji periudhe historike ku kënaqjet qenë të shkurta dhe mjerimet të pambarueme. Rrethana të turbullta, – qi terratisshin shpesh-herë ndër shpirtna dritën udhëhjekse t’idealeve kombtare edhe n’atdhetarët ma të kulluet, – kërkuen prej vepruesave në fushë kombtare dej arenzi (çelikut) e qindresë së rrebtë ndër nisme e ndër përpjekje politike. Therorit ma të nalta, guximi ma i vërvitun, vendosja ma e ngurtë nuk mjaftuen orvatjeve të shqiptarizimit, shpesh të denueme për në mposhtje nga fuqi madhore, nga anmiksija e fatit. Historija e Shqipnis, tue zanë fill nga veprimtarija e Skanderbegut, e tue vazhdue me nisme vetqeverrimi të Karamahmud Bushatit e t’Ali Pashë Tepelenës, me kryengritje kosovare e të Ded Gjo’ Lulit, e prap ma vonë me tjera orvatje të Rilindasve deri në ditën e sotme, paraqitet përgjithsisht si varg deshtimesh, të rrethueme, po, me trimni kreshnike por e shkueme huq, –  varg epopesh lavdiplote, drita e së cilave u shue në terr e në harresë.

         Zanafillen i Ndiemi e kishte prej atyne fiseve malsore, në të cilat mbet e paprekun gjatë rrjedhimit të qindvjetave rraja ma e pastër e bujare e gjindes arbnore. Ato fise qenë muroja e rracës s’onë e ruejten kufijt e atdheut me gjoksa viganorë e, mbrenda kufijve, doket e gjuhën e të Parvet, fizjonomin e vetit ethnike, pasunin e pikatun të traditave qi ne na shquen nga kombet tjera e na lejon m’u thirrë Shqiptarë. Para se me u arsimue në Shkodër në shkolla austrjake, Kolë Biba e begati menden e  zemrën dhe e mbrumosi karakterin në frymë të dokeve qi ushqehen në gjak ilyro-shqiptar. Idealet e burrnis e të nderit i a gdheni në shpirt vargu i kangve të rapsodve qi përmban, në trajtën njomsisht primitive, nji palc përftimesh e ndiesish të larta njerzore. Afshi epik i rapsodive të bjeshkve, ku Zanat ruejnë sekretet e thalbit ethnik t’onë, e frymzoi gjatë jetës – jo vetëm atë por edhe rrethin e tij shtëpijak dhe krahinuer. I vëllai Pashuk Biba, i biri Ndoc Kolë Mirakaj e tjerë pjestarë të farefisit e të krahinës shuguruen me gjak të pastër fisnikinë e zanafilles së tyne dhe fituen të drejtën m’u këndue në lahuta të sotme e t’ardhëme si Kalorsa kreshnikë të Lirisë. Kola ra deshmor në nji luftë tjetër, n’atë të përpjekjeve civile jo ma pak e vlerët, ndoshta tue shpresue të kapi heret a vonë pushkën m’u mate ballafaqe me anmiqt e Shqipnis ashtu si ishte matun shpesh ma përpara. Në shtat mbante varrët qi luftat për liri  t’atdhuet i shkaktuen dhe ndoshta ato varrë i a kanë shkrutue të të gjallët.

         Ndonse travajët e jatës s’e lanë kurr të qetë, Kolë Biba nuk e ndërpreu asnjiherë  mundimin e vet për forcim e naltësim t’atdheut. Meritë kryesore e tij qe orientimi  i pashëmangun në vijën e drejtë të shqiptarizmit. Ai si fënerë kishte testamendin e patrjotve ma mende-ndritun që shprehi Shqipnija nga gjini i vet. Në pështjellim të ngjarjeve, në përleshje të pasjoneve, në rrapamë të rrymbave të nduernduerta politike qi dallojnë botën e vogël të politikës shqiptare, ai mbante syt e ngulun n’epope të përflakun të Fishtës, në mësime largpase të Gurakuqit, në thjeshtësin burrnore të Bajram Currit. Këta të Mëdhej ai i njofti si udhëhjeksa në lamije të atdhetarizmit, shembullin e tyne përpiqej të ndiqte.

         Mjerisht, po e shtjerrtueme në dukje, pa e thellue vargun e ndodhive qi u gërshetuen në përiudhat e fundme të historis së kombit t’onë, na jepet me mendue se kreshnikija – begati e madhe në trashigim të gjakut arbnuer, – u shkri kot e se përpjekjet atdhetare ma të shqueme i asgjasoi nji fat plotë mizori.

         Nuk asht ashtu. Edhe Skanderbegu humbi luftën mbasi çmeriti botën në Lindje e në Prendim me trimnit e veta. Epopeja e tij nuk u vorros me të. Erdhi tue  lëshue dritë përhera ma tepër e, mbas pesqind vjetësh, lulzoi e qiti fryt agimesh fatlume për kombin t’onë. Therorit e  atdhetarëve nuk njohin bjerrje. Kohë mbas kohe ato kërthnetën  në dobi të popullit të cilit i u kushtuen.

         Kolë Biba jo vetem kreu mbrenda rrethanave qi fati i parashtroi detyren e vet si Shqiptar gjallnik e zemër-ndezun, por u naltësue nëpërmjet flijes së trupit të vet dhe të gjakut farefisnuer, në kambën e atyne atdhetarvet qi fuqizuen rrajën e shqiptarizmit. ( “Shejzat”, 1968. Nr. 4-6, fq. 247).

         Ndërkaq, prof. Rexhep Krasniqi, historian i njoftun në kohen e tij dhe  Kryetar i  Komitetit “Shqipëria e Lirë”, shkruen ndër të tjera me rastin e vdekjes të Kolë Bibë Mirakajt:

         “ …Me 17 Maj ndrroi jetë bashkatdhetari Kolë Bib Mirakaj. Jeta dhe veprat e tij në sherbim të çashtje shqiptare janë të njoftuna prej të gjithve dhe me gjithë anmiqësitë që ka krijue në sheshin politik, të gjithë ata që e kanë njoftë kanë qenë të detyruem me e çmue për burrninë dhe virtytet e tij të nalta, tipike të krahinavet tona malore…”                                                             (“Shqiptari i lirë”, Mars-Gusht 1968. fq. 4).

  ****

Librin e Kol Bibë Mirakajt: “Vdekja e nji kombi” e kam lexue me vemendje. Kjo vepër, pa marrë paraysh se çfarë debati mund të ngritë sot ose nesër, asht me randësi të veçantë historike. Për mendimin tim, kambëngulja e autorit për qendrim të pamshirshëm ndaj rrymës komuniste,  dhe kritikat për përçamjen e krenve të nacionalizmit, janë shumë të drejta. Sot mund të kundërshtohet ky mendim, por në qoftë se analizohen në hollësi tmerret që i solli komunizmi kombit tonë dhe damet që sollën përçamjet e krenve të nacionalizmit gjatë asaj periudhe nuk ka si mos të simpatizohet Kolë Bib Mirakaj për shprehjen e mendimeve të tij shkoqun dhe guximshëm në këtë vepër historike me titull tronditës: “VETVRASJA E NJË KOMBI”. Fundi i fundit ai ishte pjesëmarrës i dalluem në ato zhvillime historike-politike dhe i njoftun për sakrificat përsonale, familjare dhe farefisnore ndaj çeshtjes shqiptare, gjatë asaj përiudhe. Prandaj, mendimet e tij të shprehune burrnisht qendrojnë në  çdo kohë.  Kur mendohet se në çfarë gjendje mbeti shteti shqiptar  para zbarkimit të forcave pushtuese italiane asht prekse dhe e ndershme kjo shprehje tij :

         “ Kemi hy me bindje se me veprimtarinë dhe vetmohimin tonë, po i kursejshim atdhuet një “ katastrofë ” ma të madhe, e kështu, kemi bindjen edhe sot e kësaj dite. Kemi pasë vetëdijen se Shqipnija n’atë gjendje të krijueme nga forca madhore, kishte humbë nji pjesë të indi- pendencës së sajë, po që askush nuk mund t’ia evitonte ose kufizonte ma tepër se ne atë humbje ndër ato rrethana, kemi ndije për detyrë impe- rarive ndaj atdheut mos me e dezertue në atë kohë aq të vështirë dhe mos me e lanë barken pa zot në fatin tragjik të tallazeve.”                                                                                           (“VETVRASJA E NJË KOMBI” fq. 81). Kurdo të shkruhet historia jonë kombëtare për të cilën bahet shumë fjalë, hatrtuesit e saj nuk mund të nxjerrin nga tryeza e analizi- mit të zhillimeve historike të asaj përiudhe  këtë vepër të Kolë Bibë- Mirkajt.

 

***

Ky shkrim i kushtohet Pal Bibë  Mirakajt, i cili ishte mik i ngusht i familjes tonë. Për 7 vjet Pali mbajti ndërlidhjet midis grupeve luftara- ke antikomuniste prej maleve të Pukës, Mirditës, Shalës e Shoqshit, Lumës, Hasit dhe Malësisë Gjakovës. Axha im Alush Halili Lamaj qendroi në mal me Tahir Hoxhën e Gashit prej pushtimit të Tropojës nga komunistët me 16 tetor 1944 deri nga fundi i vitit 1949, kur u arratis në Jugosllavi. Pal Bibën e lidhte miqësia e ngusht vllaznore me babën tim, Shpendin dy axhallarët Alushin e Shabanin, dhe nanën time Borën. Gjatë atyne viteve Pal Biba, sa e sa herë levizte nëpër Malësi të Gjakovës dhe kishte takim me Tahir Hoxhën në Lum të Gashit, ndalohej te kulla jonë, në katundin Shoshan,  furnizohej  me ushqim dhe përcillej natën nga baba im,  për në vendin që ai e kishte caktue.

         Kur ne erdhëm këtu në New York, dy muaj mbas vdekjes të Kolë Bibës, Pali menjiherë erdhi dhe u përqafue ashtu si burrat e dikurshëm malsor me axhen babën dhe nanën time. Kurr nuk harroj kur hyni për herë të parë në shtëpinë tonë në Bronx dhe  të dera e apartmentit i tha nanës t’ime: “ Oj Borë, nji bukë kollomoqi të nxet dhe nji pshere djath se jamë përngutë ”, dhe nanës time iu mbushen sytë lot m’u te dera e dhomës pritjes ku nana, axha dhe baba im të plakun e të lodhun memzi pritshin me u përqafue me Pal Bibën.

 * Majte sot me 3 Dhjetor 2015 ne promovimin e librit te Kol Bibe Mirakaj”Vetvrasja e nje Kombi” organizuar nga Federata Panshqiptare e Amerikes”VATRA”

Filed Under: Opinion Tagged With: Ernes Koliqi, Idriz Lamaj, KOLË BIBË MIRAKAJ: “ VETVRASJA E NJË KOMBI ”

Serbët nuk ndalen , ne me heshtjen tonë iu ndihmojmë

December 13, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Ne duhet të dimë se çka shkruhet për ne ne , pa marrë para syshë ardhjen : o për të ke o për të mirë. Duhet të dimë për shumë arsye , të vetëdijesohemi se nuk jemi në tapetin e kuq të popujve që bota “shastriset” për ne,nuk jemi në listën e vendeve që iu kishte propozuar dikush dikujt  si  vendin e dytë për jetesë pas vendlindjes . Por nisur nga propaganda serbe ne jemi :” përzierje e komponentëve te ndryshëm etnik apo përzierje e kulturave serbe. Me emrin qe ia dhanë kombit të tyre të ri , shqiptarët përmenden së pari në shek.11 pas Krishtit me etnonimin Albanët e apo Arbanët (Ферјанчић 1988 ). Erdhën si barinj kështu që gjetjet arkeologjike për shqiptarët janë shumë të vështira- nuk janë të njohur për vendbanimet e tyre të përhershëm e as profesionet e tyre , por nëse kërkohet diçka për ata  , atëherë duhet kërkuar nëpër bjeshkë apo male ne varret e tyre të pa identifikuara. Barinjtë e kohërave të dikurshme mu si Hunobulgarët apo fiset e pastra hune nuk janë të njohur nga poçeria e tyre , të cilat zakonisht gjenden në vendbanime  ,por atyre duhet përcjellur lëvizjet , migrimet dhe vendet e ndryshme të vdekjes; ashtu edhe shqiptarëve; larg vendit të tyre të lindjes , larg vendit të tyre amzë.
Burimet e shkruara dhe gjuha e tyre tregon për prejardhje të ndryshme të fiseve shqiptare nga të cilat i njohim  Arbanet (Шиптара ) dhe  Mirdites (Мардаита ) e që të dërgojnë në Azinë e mesme nga Kaukazi e deri në Siri .  (arheolog Djordje Jankovićhttp://www.rastko.rs/rastko/delo/11620).Të kotë e ke të bisedosh me serbet ne takime ndërkombëtare nëse nuk iu përplasë për fytyre këto trillime të zakonshme sllave. .
Unë dhe mbarë populli nuk  mundemi që në këtë kohë të dëgjojmë se çka flitet për ne mediumet e hapura ; vetëm mund ta paramendojmë   se çka bisedohet , shkruhet ,postohet për ne qarqe të mbyllura dhe vendim marrëse.  Ndoshta edhe politikë bërësit tonë nuk e dine sepse edhe sikur ta dinin nuk kanë “gojë “ për të folur .E ata që i përcjellin janë të përzgjedhur mu nga ata që shumë pak dine.

Çka tjetër thuhej , në prag të bisedimeve për statusin e Kosovës , deri në vitin 2008;  “ Po kalojnë shekujt dhe ne tokat tona ( Serbe  fxh) në Kosmet ( Kosovë fxh) “ llogorojnë” ( pra , jo të përhershëm) shqiptarët , të cilët shumohen e terrorizojnë pravosllavinë ( ortodoksizmin serb) , Tani kur këta po e kërkojnë pavarësinë thirren ne dy çështje se janë autokton e çka nuk është e saktë sepse po këta me imagjinatat e tyre e mashtrojnë veten dhe boten. Ne akademitë e Rusisë , Gruzisë , Armenisë dhe Italisë janë shënimet qe tregojnë se ka ekzistuar  Albania e Kaukazit dhe se kjo e sotit e ka emrin nga ajo.
Një fakte tjetër nga shqiptaret është se ata janë shumicë ; e vërtete sepse Kurani atyre iu lejon martesën  me katër gra dhe se natalitetin e pa kufizuar e kanë ç’frytëzuar  si armë për dëbimin e te tjerëve “(vecernje novosti,13.10.2005god. )
Asgjë e re nga politika antishqiptare serbe’; vetem se shqiptaret me sjelljet e tyre po e trashin propagandën  serbe .

“ Чак, 1838. године скоро 400 година после првог турског пописа – у Пећи (како записује Јозеф Милер): Срби чине 92,09 одсто становништва. (Приредио – Ђорђе Бојанић ) “
Në vitin 1445 në Kosove e Metohi kishte vetëm 46 familje shqiptaresh te posa ardhurl ndërsa serbe ishin  12 844 familje. (. У жупама: Косово, Сиринићкој, Средачкој, Ибарском Колашину, Биничкој Морави, Призренском Пољу, Лабу Шиптара тада нема. )

Në atë kohë pra ( 1445 ) në Pejë nuk ishte asnjë familje shqiptare.  Bile edhe ne vitin 1838 , gati 400 vjet pas regjistrimit turk – në Pejë 92.09 % ishin serbë (Чак, 1838. године скоро 400 година после првог турског пописа – у Пећи: Срби чине 92,09 одсто становништва.)
E  ngjashme apo e njejte me deklaratat e hoxhëve tanë të “merituar” te cilët na helmuan historinë , origjinën dhe ardhmërinë. E njëjtë edhe me hasankaleshat e viteve 60-70-ta.
Të  thyhen nervat kur i lexon shënimet serbe  te kohëve të sotit , por të humbë orientimin edhe shkrimet e pseudoshqiptarëve që rrëshqasin në te njëjtin  akull antishqiptar.
Për ata që duan të mësojnë se çka shkruajnë serbët . më poshtë oi japi ne origjinal disa shënime plotësuese.
***
(По Рабану ми смо их називали Рабанаси, односно Арбанаси, како их и данас зовемо. Странци су их звали Албанцима и то из два разлога. Зато што су знали њихово порекло из кавкаске Албаније и зато што су са њима дошли први пут у додир на пределу Белиграда испод Томора. Белиград су Латини називали Албом, што је превод његовог српског имена на латински језик. Турци су их називали Арнаутима, што на арапском значи – „они који се нису вратили.” Они се стварно нису вратили, остали су у Србији. Сами Арбанаси нису за себе употребљавали ни једно од тих имена, они се називају Шћипетари, асвоју земљу Шћиперија. На њиховом језику реч шћипе или шкипе значи крш, брда или комове. Шћипетар се може превести на српски језик са Брђанин. Аустроугарски писци су, крајем 19. и почетком 20. века, намерно давали погрешно тумачење значења имена Шћиперија, уместо земљом брђана, називали је „земљом орлова„. То је требало да пред светом да Арбанасима неко племенитије порекло њиховог народног имена. * Deretiç_

 

 

 

 

 

 

 

vecernje novosti,13.10.2005god.

Приредио – Ђорђе Бојанић

 

На Косову и Метохији (Старој Србији) било је, пола века после Косовске битке, само 46 новоусељених албанских кућа (Албанци су племе са Кавказа које је населило данашњу Албанију почетком 11. века), како сведочи први турски попис из 1445. године за области Дренице и Подрима.

 

А српских кућа: 12.844. У жупама: Косово, Сиринићкој, Средачкој, Ибарском Колашину, Биничкој Морави, Призренском Пољу, Лабу Шиптара тада нема.

 

У Пећи, на пример, тада није било ниједне албанске породице…

 

Чак, 1838. године скоро 400 година после првог турског пописа – у Пећи (како записује Јозеф Милер): Срби чине 92,09 одсто становништва.

 

Данас, после НАТО злочиначке-агресије, под називом „Милосрдни анђео“, у Пећи (седишту српског патријарха) живи само неколико Срба!

 

Долазак Албанаца на њихове данашње територије…

 

 Албанци воде порекло са Кавказа. Албанија на Каквазу налазила се на истоку ове планине, између Каспијског мора и врха Кавказа. Једино по чему је та стара Албанија била позната јесу велики и опасни пси, такозвани кавкаски овчари.

 

Године 1043. побуњени намесник Сицилије, бивши византијски војсковођа Ђорђе Манијак, покреће војску преко Јадрана, у којој је било и Албанаца са женама и децом, да би у бици код Дојрана Манијак трагично изгубио живот.

 

Пораженим Албанцима, без бродова који су пали у руке Византинаца, Срби су омогућили да се населе у српском Поморју, околина  Скадра (некадашња престоница Србије). Убрзо су се одомаћила два назива за ову етничку заједницу, турски назив Арнаути – “они коју немају где да се врате” и назив Шћиптар, којим су се Арбанаси најрадије називали.

 

Населили су се на данашњој територији Албаније, углавном су се бавили сточарством , пошто су живели у планинским пределима.

 

Искористили су најезду Турака и тако се одомаћили.

По Рабану ми смо их називали Рабанаси, односно Арбанаси, како их и данас зовемо. Странци су их звали Албанцима и то из два разлога. Зато што су знали њихово порекло из кавкаске Албаније и зато што су са њима дошли први пут у додир на пределу Белиграда испод Томора. Белиград су Латини називали Албом, што је превод његовог српског имена на латински језик. Турци су их називали Арнаутима, што на арапском значи – „они који се нису вратили.” Они се стварно нису вратили, остали су у Србији. Сами Арбанаси нису за себе употребљавали ни једно од тих имена, они се називају Шћипетари, асвоју земљу Шћиперија. На њиховом језику реч шћипе или шкипе значи крш, брда или комове. Шћипетар се може превести на српски језик са Брђанин. Аустроугарски писци су, крајем 19. и почетком 20. века, намерно давали погрешно тумачење значења имена Шћиперија, уместо земљом брђана, називали је „земљом орлова„. То је требало да пред светом да Арбанасима неко племенитије порекло њиховог народног имена. * Deretiç

То није необично, зато што су данашњи Албанци мешавина различитих етничких компоненти, односно различитих култура. Они који су дали име овој новој нацији, забележени су први пут тек у 11. столећу, под етнонимима Албани и Арбани (Ферјанчић 1988). Они су били досељени сточари и зато су археолошки тешко препознатљиви – нису познати по трајним насељима ни занатској производњи; требало би тражити њихова гробља у планинским пределима. Сточари ранијих епоха, као Хунобугари или угарско племе, нису забележени по сопственој грнчарској производњи, која је најчешћи археолошки налаз у насељима, већ по гробљима и гробном инвентару, којима се могу пратити њихове сеобе изван матичног простора. 

Писани извори и језик указују на разнородно порекло албанских племена, међу којима исходиште најзначајнијих Арбана (Шиптара) и Мирдита – Мардаита треба тражити у предњој Азији, од Кавказа до Сирије.

arheolog Djordje Janković
http://www.rastko.rs/rastko/delo/11620

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurel Dasareti, Fahri Xharra, Serbet nuk ndalen, Tradhtia ndaj Vendit

Faleminderit zoti Kryeministër!

December 13, 2015 by dgreca

Shkruan: Enver Bytyçi/

Gjithkush në këtë vend e di se PS e para saj PPSH kanë patur dhe kanë një ndjesi dhe refleks antiverior. Ndre Legisi, një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste, e përmendi këtë fakt para disa muajsh, duke pohuar një të vërtetë të padiskutueshme. Jam përpjekur të shmangem në trajtimin e kësaj teme dhe madje nuk kam botuar shumë shkrime të këtij karakteri atëherë kur botoja revistën KOHA, në vitet 1998-2002. Ndonjë nga miqtë e mij kolegë më ka tërhequr vëmendjen për këtë, por jemi pajtuar në diskutime ose në heshtje se hapja e diskutimit për diskriminimin krahinor nuk i shërben pajtimit kombëtar dhe të ardhmes së vendit tonë. Vazhdoj të mbetem në këtë linjë mendimi, sepse më shumë se shtëpia ime e krahina ime më dhimbset Shqipëria, kombi e atdheu.
Megjithatë kryeministri Rama me deklaratën e tij në Sarandë atakon dhe fyen jo vetëm Berishën, por edhe ata që ai i quan “shpellarë”. Kur nuk ishte kryetar i PS-së dhe kryeministër pati artikuluar shumë herë fyerje të tilla. Si kryeministër deri më sot e ka shfaqur urrjetjen e tij krahinore duke u tallur me ata që ai quan votues të tij në Veri. Kush i ka ndjekur takimet e kreut të ekzekutivit në dy fushatat elektorale e sidomos këtë të fundit për zgjedhjet vendore, ka parë se si në batutat e tij zoti Rama ironizonte dhe fyente qytetarët e këtij vendi me prejardhje ose banorë të asaj që ai i quan Alpe. Këto qëndrime vijnë të freskëta në memorien tonë edhe në rastin e shpërndarjes së tapive elekorale të kryeministrit tonë.
Por në rastin e sotëm, me deklaratën e tij në Sarandë, i mbështetur plotësisht nga Koço Kokëdhima, Rama i shkoi deri në fund misionit të tij: Sipas tij pronat e pronarëve i kanë zaptuar njerëzit e ardhur nga Alpet (shpellat) që atë ditë që Saliu mori pushtetin. Alpet dhe Berisha jënë në të vërtetë një sinonim I njëri-tjetrit. Ndërsa socialistët si kurrë ndonjëherë ndokush, si kurrkund në ndonjë vend tjetër në botë, e shndërruan në kauzë lidhjen që i bënë, sipas tyre “shpellës-shpellarëve dhe Berishës”, të cilit preferojnë t’i thërrasin “Saliu”. Unë e kam ditur gjithmonë se Sali Berisha është sulmuar që ditën e parë, jo si opozitar, por si “malok”, nëse do të përdornim zhargonin që Edi Rama përdor jozyrtarisht. Eshtë në metodologjinë dhe doktrinën e socialistëve dhe ideologjisë socialiste që të luftojnë njeriun në qenien e tij biologjike. Lufta biologjike është karakteristikë e sojit të marksistëve që sot janë në pushtet. E tillë ishte lufta kundër Sali Berishës gjatë më shumë se 25 viteve dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Të tillë luftë biologjike bëri psh Milosheviçi në Kosovë. Por ka edhe shembuj të tjerë, më i tmerrshmi prej të cilëve përmendet holokausti.
Kjo luftë biologjike është zhvilluar sistematikisht, çdo ditë, çdo orë, me një regji perfekte, me regjizor, skenaristë, aktorë, dhe figurantë të shumtë. Janë paguar miliona për suksesin e kësaj lufte. Me para nga aferat e korrupsionit, trafiqeve dhe spiunazhit. Qëllimi ka qenë i njëjtë: Rrëzimi i Berishës nga pushteti ose pamundësinë e marrjes së pushtetit prej tij. Megjithatë artikulohej me disa definicione relative si “primitivë”, “arkaikë” etj. Edi Rama dhe zevendësi i tij, Koço Kokëdhimë i dhanë fund sot narrativave të tilla. Ata dolën hapur, prandaj meritojnë falenderimet e mia të veçanta. Në fund të fundit u bënë me dije socialistëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste në Veri të vendit tonë se janë antiveriorë, se kanë sentiment urrejtjeje biologjike për Veriun e Shqipërisë, se nuk e durojnë veriorin në pushtet, madje as në administratën shtetërore, as në hierarkinë gjyqësore apo ushtarake. Pra, janë për një luftë me armë ideologjike biologjike. Nëse do të bënim një studim për përkatësinë krahinore të të larguarve nga administrate e shtetit pas vitit 2913, do të kishim një statistikë lemeritëse sa I përket diskriminimit të veriorëve. Megjithatë askush nuk është ankuar me këtë arësyetim. Nëse do të përdorja shembuj që njjoh vetëm unë, do të duhej një listë aq e gjatë sa nuk do të mund t’i nxinte asnjë gazetë. Megjithatë asnjëhërë, askush nga veriu, qoftë ky politikan a diçka tjetër me ndikim në opinionin publik, nuk e ka artikuluar këtë fakt. Megjithatë Edi Rama nuk ndalet. Ai fyen kolektivisht qytetarët e tij, zgjedhësit e tij, votuesit e tij, ata që u bashkuan para më shumë se dy vitesh në “shuplakën njëmilionëshe kundër Sali Berishës”. Tani që këta votues po i bëjnë thirrje Berishës të rikthehet, se Rama po ua nxin jetën, kryeministri ynë po përdor kartën e fundit që i ka mbetur, përçarjen krahinore. Nuk kishte bërë më shumë se kaq dikur në vitin 1914-1924 Esat Pashë Toptani. Të dy, Toptani dhe Rama, njësoj si diktatori Hoxha veprojnë me të njëjtin synim: Pushtetin – pa marrë parasysh faturën që do të mund ta paguajnë shqiptarët.
Kryeministri ynë i bën me dije edhe atyre pak naivëve në Kosovë, të cilët besojnë se Edi Rama është patriot, se fyhreri ynë, fatkeqësisht, ska kurrëfarë lidhje me patriotizmin, me flamurin, me kombin e atdheun. Një kryeministër që e ndan territorin e tij që administron në të mirë e të këqinj, që i etiketon njerëzit sipas përkatësisë krahinore, fetare a sociale, ai kryeministër është më e pakta një udhëheqës përçarës i familjes së vet kombëtare. Lufta biologjike kundër alpinëve (shpellarëve) është edhe luftë kundër Kosovës, sepse në thelbin e saj pushteti konceptohet si tapi e krahinave dhe krahinarizmave në Shqipërinë e Edi Ramës. Me Kosovën dhe Shqipërinë në një shtet të përbashkët peshorja e pushtetit do të anonte kundër Edi Ramës, por jo kundër patriotëve të mëdhenj të Jugut të Shqipërisë.
Përdorimi i kësaj teze antishqiptare është në fakt një përpjekje e fundit e kryeministrit shqiptar për të garantuar disa vota më shumë të atyre që besojnë se “malokët janë e keqja e Shqipërisë”. Ndoshta ka njerëz në këtë vend që mun edhe të besojnë se jo Rama, por Berisha është e keqja e Shqipërisë. Prandaj i gjendur përballë presionit të jashtëzakonshëm për largimin nga pushteti, Rama lëshoi sot “bombën atomike” të përçarjes kombëtare. Nesër ka rrezik që t’i drejtohet komuniteteve fetare, duke i shtyrë ato në një konflikt të pamerituar. Edhe për këtë kryeministri duhet falenderuar. Sepse pas kësaj dite të gjithë në Shqipëri duhet të jenë të kujdesshëm, jugorët, veriorët, muslimanët, katolikët dhe ortodoksët. Dhe jo vetëm të kujdeshshëm, por edhe të vendosur për t’i thënë ndal këtij turi armiqësor që ka marrë kryeministri shqiptar kundër shqiptarëve.
Zoti Rama mendon se ofendon dhe fyem vetëm malësorët me deklarimet dhe ndjesitë e veta antiveriore. Në të vërtetë ai përgatit një dramë për shqiptarët, atë dramë, të cilën ne nuk e lamë të na ndiqte në asnjë periudhë të zhvillimit dhe civilizimit tonë, as në antikitet, as në mesjetë, as nën Perandoorinë Osmane, as nën mbretërinë e Zogut, as në regjimin e diktaturës komuniste. Këto 25 vite që kaluan në demokraci politika nuk ka bërë shumë për këtë vend. Por së paku ka parandaluar një konflikt të hapur e të rrezikshëm mbi baza krahinore e fetare. Viti 1997 bën përjashtim, ai ishte viti i artë i lulëzimit të të gjitha paradokseve antiveriore. Por falë tolerancës së “malokëvë” përballë atyre që kërcënonin të marshonin drejt Tiranës nuk përfundoi në një luftë civile.
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima, ndoshta duan të përgatisin një 1997-të të dytë. Kjo nuk do të ndodhë. Sepse “malokët” nuk kanë kurrëfarë fobie përballë askujt në këtë botë. Produkt i civilizimit (apo shpellarizmit, sipas Ramës) në Alpe dhe rreth tyre ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pjetër Bogdani, ai që ndërtoi shtetin e parë shqiptar, pra Ahmet Zogu, bamirësja më e madhe e të gjitha kohërave dhe në të gjithë botën, Nënë Tereza, pacifisti i rangut ndërkombëtar dhe njëkohësisht nacionalisti I thekur, Ibrahim Rugova, liberatori më i madh në historinë tonë moderne, Sali Berisha, heroi i demokracisë shqiptare, Azem Hajdari. Prandaj zoti Rama nuk e komplekson dot Veriun, nuk mund të injorojë produktin e Alpeve Shqiptare, nuk mund të sfidojë askënd me deklarata të tilla. Thjesht dëshmon atë çfarë ai është dhe çfarë në të vërtetë përfaqëson. Edhe ose thjesht për këtë meriton respekt. Thuhet se po nuk dëshmove vetë se kush je, askush nuk e merr vesh se çfarë përfaqëson. Zoti Rama e tha me gojën e tij se kush është dhe çfarë përfaqëson për këtë vend. Edhe kjo është një ndihmë e madhe për publikun shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Bytyci, faleminderit, Kryeminister

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 621
  • 622
  • 623
  • 624
  • 625
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!
  • PERSONALITETE TË MËRGATËS SHQIPTARE NË MICHIGAN VIZITUAN KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË SHËN THOMAIT
  • VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”
  • U FESTUA NË NEW YORK 115 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • ROLI I KONTIT LEOPOLD BERCHTOLD NË ÇËSHTJEN SHQIPTARE
  • Pashk Përvathi, poeti i peizazhit, virtuozi i ngjyrave të thella dhe dritës së vezullimtë të natyrës
  • Hormuzi – “Çil e mbyll”
  • Repertori i Mjeshtrit të Këngës Hajro Ceka bashkon Kombin
  • Vetëdija jonë kombëtare…
  • Kontributi për kulturën arbëreshe – thesar edhe për brezat që vijnë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT