• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Zbulim epokal “ i Kastriot Myftarajt

February 23, 2015 by dgreca

…”Zbulimet epokale” të Kastriot Myftarajt tek e fundit nuk na duhen/
Nga Fahri XHARRA/
Demokracia pa nacionalizëm është e padobishme, bile edhe shumë e rrezikshme. Demokracia ,që në Shqyperi po na i thonë edhe shkërdhatokracia e këtij lloji që aty po na zhvillohet të bënë me vjellë. E kam fjalën për demokracinë në lirinë e shtypit në Shqyperi.
Të pretendosh se je duke bërë diçka të madhe , nëse je i apasionuar pas errësimit të çdo driteje që e shef në horizont , do të thotë që s`je askund . Bartja e dertit dhe vajet e Kastriot Myftarajt për Kosovën më duken sa qesharake aq edhe ofenduese pë një shtet të ri shqiptar i cili ka shumë nevojë për një fjalë të ëmbël dhe pë një këshillë të ndritur nga “toka mëmë “
Kastriot Myftaraj na shkruan :”Nuk është rastësi që romani “Aksidenti” u botua së pari në 2008, pra fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Romani ishte një atentat ndaj Kosovës së pavarur, ndaj ngjarjes fundamentale që ishte lufta e NATO-s dhe shqiptarëve për çlirimin e Kosovës. Është një turp i madh për Izraelin një shtet i ngritur mbi ngjarjen fundamentale të një gjenocidi që është Holokausti që cmon këtë roman të Kadaresë i cili përgënjeshtron në mënyrë perverse gjenocidin ndaj një populli tjetër, shqiptarëve të Kosovës. “
Dhe Kastrioti ( Shame on him ) filloi të kukurizët edhe kundër Izraelit , për “inat “ ndaj Kadaresë . “ Izraeli nuk e njeh Kosovën, nderoi Kadarenë për romanin antikosovar “ na e qan hallin “ miku “ afatgjatë i një miqësije të pa qenë. Turpi nuk paska kufinj ! por turpi kur vjen nga atdheu “mëmë” atëherë është edhe më i rëndë.
Si do të ballafaqohemi me të huajt , kur ne ndërveti jemi “ dikush thumbit , e dikush patkonit”?
Shikoni , ju lutëm mendjecektinën prej Kastriotit (Shame on him) “”. Nga intervista e fundit e Ismail Kadaresë me Rudina Xhungën në Top Channel publiku shqiptar në dy anët e kufirit mësoi një fakt shumë kërshëror, se libri Kadaresë që është pëlqyer më së shumti në Izrael, është romani i tij “Aksidenti”, i cili është dhe libri i parapëlqyer i Presidentit të Izraelit Reuven Rivlin, gjë të cilën ky i fundit e shprehu publikisht me rastin e takimit që pati me Kadarenë, kur foli gjerësisht për këtë roman.” Dhe çka “ Aksidenti “ qenka një roman tërësisht antikosovar sepse sipas tij “Arsyeja për të cilën ky libër i Kadaresë është pëlqyer shumë në Izrael është se “Aksidenti” është një roman ku autori kriminalizon kauzën shqiptare për clirimin e Kosovës dhe vetë luftën e NATO-s kundër Serbisë për clirimin e Kosovës, si dhe kriminalizon përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës e të shtetit shqiptar për këtë kauzë në atë kohë. Meqënëse Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në 1999 ka qenë kundër luftës së NATO-s ndaj Serbisë për çlirimin e Kosovës, ky roman i Kadaresë është pëlqyer shumë në Izrael.”
Ore , jemi ne në veti ? Ore mos na ka nemur syri i lig i historisë ? Ore , jemi mbi këmbët tona ne. ?
E gjithë bota mbeti gojëhapur . kur u përhapë lajmi se Kadarenë e ka nderuar Izraeli me
“ Jerusalem prize”. Ore ne ishim te mahnitur ,pe pritjen mbretërore që iu bë Kadaresë.
Por ja që na del një “inatçor” ndaj Kadares dhe përbaltos çdo gjë .
Një mik më tha : “Ky është një i rrjedhur. Çdo gjë për të cilën flet, do e shndërrojë në teori konspiracioni .Mënjanë që është ndër ata që xhelozinë ndaj Kadaresë e kanë qëllim jetësor por dhe që jeton dhe bën emër e prokopi, duke sharë dhe thurur komplote për Kadarenë, se gjë tjetër për të folur s’ka”
Duke gjetur arsyet bolshevike pë komentimin e romanit “Aksidenti”, Katrioti shkruan :
”Kadare nuk e thotë se çfarë paska bërë ky Besfort Y. që emri i tij të hynte në këtë top-listë. Por gjatë gjithë librit lihet të nënkuptohet se Besfort Y. ka punuar për të fshehur krimet ndaj serbëve. Në fakt, unë dhe gjithkush tjetër bashkë me mua, nuk dimë që në vitet para luftës së Kosovës, si dhe në kohën e luftës, të ketë pasur ndonjë analist shqiptar nga Tirana, i cili të ketë pasur në ngjarjet një impakt të tillë, si ai që thotë Kadare më lart. As Serbia vetë nuk ka ngarkuar ndonjë analist nga Tirana me një përgjegjësi të tillë.
Po pse Katrioti e shtron kë pyetje :” Në fakt, unë dhe gjithkush tjetër bashkë me mua, nuk dimë që në vitet para luftës së Kosovës, si dhe në kohën e luftës, të ketë pasur ndonjë analist shqiptar nga Tirana, i cili të ketë pasur në ngjarjet një impakt të tillë, si ai që thotë Kadare më lart.” A mos është farë shenje që dikush mundohet të mëshef diçka?, dhe se me mësymje e sharje si Kadarenë ashtu edhe Izraelin mundohet të çvendosë vëmendjen e lexuesit në “ brengën “e tij që Izraeli nuk e paska njoft Kosovën .
Por Kastriot Myftaraj pa dashtas vet përgjegjet : “ Ndokush mund të thotë se kjo është letërsi, por këtu kemi të bëjmë me një ngjarje reale e cila ka një ndjeshmëri të lartë. Kadare nuk i vendos ngjarjet e romanit në një vend imagjinar, në një luftë imagjinare, por në ngjarje historike të së shkuarës së afërt. Për këtë arsye romani i Kadaresë mund të ketë një impakt të dëmshëm ndaj Kosovës dhe nacionit shqiptar në përgjithësi. Kadare vetë thotë në libër se: “Zelli i shërbimeve të fshehta, tani pas mbarimit të dramës, zbërthehej prej hulumtuesit të panjohur më saktë se gjithë zhbirimet e gjeratëhershme. Ishte e vërtetë se perdja kishte rënë dhe gjyqi i Hagës po e dënonte ish-shefin e Serbisë, megjithatë vala e pendimit evropian nuk qetësohej. Kërkohej rishikimi i gjithçkaje, madje thirrjet ‘në Hagë!’, ‘në Hagë!’, dëgjoheshin përherë e më shpesh, por këtë herë jo për të mundurit, por për fitimtarët. Siç kishte shkruar një historian: jo më me armë, por me keqardhje e gërmadha, Serbia shpresonte kthimin e Kosovës së humbur”. (po atje: f. 39)( Kastriot Myftaraj , pjesë nga shkrimi )
“Libri i Kadaresë është përkthyer tashmë në disa gjuhë dhe lexuesit e huaj, kur e kanë lexuar librin, nuk mund të mos krijojnë përshtypjen se derisa shqiptari që ka influencuar më shumë në vendimin për bombardimet”(KM)…. por as i lexuesi i hyej e as lexuesi shqiptar nuk e krijon as një përshtypje të gabuar

”Zbulimet epokale” të Kastriot Myftarajt tek e fundit nuk na duhen

Filed Under: Opinion Tagged With: “Zbulim epokal “ i, Fahri Xharra, Kastriot Myftarajt

Rama-Meta,fundi i një dashurie?

February 21, 2015 by dgreca

Nga ARTUR AJAZI/
A është “dashuria” Rama-Meta drejt fundit , apo po pergatitet ardhja e këtij të fundit kryeministër? Duke parë të gjitha lëvizjet e fundit, devijimet dhe deklaratat e dala nga selitë respektive, deputetët dhe tek-tuk edhe nga lidershipi dy partive, mendoj se pavarsisht lidhjeve organike, duket se gjithçka ka marrë rrugën drejt fundit të paralajmëruar. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duket sikur janë “një familje” që për hir të objektivave dhe ideve, duken sot sikur kanë patur një alenacë të paprishur mes tyre. Por duket se edhe ardhja e Ramës në PS më 2005, nuk ka mundur të zbusë klimën e ftohtë mes dy partive dhe liderve. Kjo e ka shpjegimin tek kryeneçësia e Ramës por edhe tek ego e Metës, i cili ka dhënë prova se di të bëjë e të luajë në skenën politike. Kampi socialist ka vite që po kalon klimën e acartë, mes mllefesh e sherresh. Por bashkimi i tyre elektoral, u vendos atëhere kur, palët e kuptuan se do të mbeteshin pa pushtet edhe për shumë vite dhe se nuk mund të mbijetonin të ndarë përballë një Berishe të fortë. Mes PS-LSI pas një viti e gjysëm në heshtje, në dukje si një “luftë e ftohtë” ka nisur përplasja e nëndheshme e cila nuk do të vonojë. Duke parë ecurinë e këtij koalicioni nga qendra në bazë, konkluzioni megjithëse paraprak është se, “dashuria” Meta-Rama nuk do ketë sukses të gjatë, sepse ia kanë me të pabesë njëri-tjetrit. Ndoshta edhe gabojmë, pasi Meta nuk ka parë shumë të mira nga grindjet politike, duke nisur nga koha e përplasjeve në KPD, nga largimi prej Nanos në 2003, ndryshimet Kushtetuese 2008, krushqia e detyruar me Berishën në 2009, e deri tek ngjarjet e vitit 2011. Duket sikur të gjitha këto gjëra kanë ndodhur jashtë natyrës Metës si politikan. Kurse Edi Rama, veç periudhës 3 vjeçare nga 2006 deri 2009,nuk kishte marëdhënie të mira me LSI, pas ndryshimeve Kushtetuese dhe Kodi Elektoral. Kjo pasi Meta e akuzoi se donte t’i shkatërronte partinë e tij, kurse Rama deklaronte se “ sistemi e forconte më shumë atë”. Dhe gjithçka rrodhi mes një situate të kompleksuar politike mes tyre. Nga krahu tjetër, Rama mendonte se Metës “I kishte mbaruar koha”, por ai e harroi faktin se harronte se kishte ardhur në PS pas tij. Ai gjithashtu harronte faktin se, Meta i vetëm ngriti LSI, dhe në 2005 mori edhe 5 deputetë. E majta e përfaqësuar aktualisht mes Ramës dhe Metës, përballë këtyre zigzakeve dhe përplasjeve politike, ndodhej vërtetë në krizë të pashmangshme e cila mund të ishte fatale në qoftë se, Meta do të bënte sërish “krushqinë” e tij me Berishën në zgjedhjet e 23 qershori. Kreu i LSI, njihet si njohës i mirë i politikës, dhe e dinte se, nëse PD fitonte më 23 qershor, fundi i tij ishte i pashmangshmëm. Kjo pasi Berisha do ta bënte “kurban” në momentin e parë. Kurse PS e Ramës, do të shpërbëhej nga lufta e brendshme, dhe e majta merrte fund përgjithmonë . Pra mënyra e vetme për ta mbajtur gjallë të majtën ishte ishte bashkimi PS-LSI dhe riformatimi i tyre në skenën politike. Një teori e tillë u servir edhe nga e majta europiane, sipas të cilëve, duhej të ringrihej e majta dhe më pas të ndahej pushteti mes tyre.e thënë më shqip, të fitonin mbi Berishën në 23 qershor dhe më pas të tatonin në qeverisje njëri-tjetrin. Pas këshillave ishte Rama që vendosi bashkimin me Metën , duke e parë si fuqinë e vetme për të ardhur në pushtet. Nga ana e tij, edhe Meta e shikonte bashkimin me Ramën si arsyen e fortë, për të qëndruar sërish në pushtet, por kësaj here jo në postin e kryeministrit. Nuhatja e tij politike, përkthehet “lëre Ramën të provohet si kryeministër”, dhe gabimet e tij do të maten me imazhin publik të dorëheqjes. Pra kjo ishte dhe mbetet “dashuria” e tyre, dashuri që duket se fundin do ta ketë spektakolar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Artur Ajazi, fundi i një dashurie?, Rama-Meta

Mesila Doda: Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, kusht përt’u ndarë nga e kaluara

February 20, 2015 by dgreca

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, nëpërmjet një postimit sot në statusin e saj Facebook, ka uruar të gjithë shqiptarët për 20 shkurtin dhe në veçanti bashkëmoshatarët që morën pjesë në rrezimin e sistemit diktatorial.
“Uroj që iniciativa për t’u ndarë nga e kaluara të mos nëpërkëmbet nga ata pushtetarë që me drafte paralele për hapje dosjesh pa larguar askënd nga fajtorët nga vendimarrja, synojnë të mbrojnë ish-mëkatarët e dikurshëm që sot vazhdojnë të komandojne sistemin shtetëror, sistemin politik dhe atë të drejtesisë”, u shpreh Doda.
Doda thekson se “javët e ardhshme do shohim se si pjesët politike të së kaluarës do mundohen te shpëtojne veten. Përballë kanë rreth 80% të qytetarëve dhe intelektualet e vendit dhe ato në nivele botërore që kanë depozituar peticionin për hapjen e dosjeve dhe lustracionin. Hapje gjysmake të dosjeve nuk ka dhe nuk mund të ketë. Procesi duhet të jëtë rrenjësor, i drejtë dhe i paanshëm. Procesi i dekomunistizimit do të vazhdojë. Ende një sërë draftesh që kanë në qendër dënimin e sistemit dhe mbajtjen gjallë të memorjes kombëtare po përgatiten nga shoqëria civile, studentët e dhjetorit dhe do vazhdojnë të mbështeten pa rezerva prej meje dhe gjithë deputeteve që e kanë vrarë frikën ndaj se kaluarës dhe së tashmes. Kjo është “Nisma e re”, nismë politike për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare, për ndarjen nga krimi politik i së kaluarës dhe krimi i sotëm që vazhdon t’i veshë koracen mbrojtese krimeve të djeshme”.

Filed Under: Opinion Tagged With: kusht përt’u ndarë, Mesila Doda: Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, nga e kaluara

REAGIM NGA TIRANA NDAJ GAZETES DIELLI

February 20, 2015 by dgreca

Redaksisë së gazetës DIELLI-SHBA/
I vetëshpalluri prift N. Marku nuk përfaqëson orthodhoksët/
Në gazetën “DIELLI”, të dt.17 shkurt 2015, është botuar shkrimi dukshëm tendencioz “Bllofi Presidencial i Anastas Janullatosit”, i cili është sa i gënjeshtërt aq edhe përçarës. Na vjen keq që gazeta tuaj, e cila botohet në një vend që është simboli i demokracisë, i të drejtave njerëzore dhe veçanërisht atyre fetare, promovon rregullisht diskriminimin dhe dasinë fetare midis qytetarëve shqiptarë.
Jemi të detyruar të sqarojmë përsëri, se “Kisha Kombëtare Autoqefale Orthodhokse e Shqipërisë” drejtues i së cilës vetëshpallet qytetari privat Marku, nuk është veçse një fantazmë. Është inekzistente nga ana kishtare dhe ligjore. Atë nuk e njeh kush: nuk njihet as nga Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë, nuk është njohur nga asnjë gjykatë, nuk njihet nga asnjë Kishë në botë. Për më tepër, në mënyrë të paligjshme vazhdon të keqpërdorë ndërtesën e kishës që është monument kulture dhe të shfrytëzojë privatisht ndërtesën pranë saj, të restauruar tërësisht me fondet e Kishës sonë, të cilat janë pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja Kishë Orthodhokse në vend. Njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, ka nënshkruar Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare (firmosur nga Kryepiskopi i saj Anastasi) dhe kjo Marrëveshje është bërë ligj (nr. 10057 22.1.2009). Njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse në botë, si edhe nga ajo Katolike dhe konfesionet protestante, dhe po ashtu nga organizmat ndërkristianë e ndërfetarë.
Në përçartjet e tij shpifëse, ai përpiqet të gjallëroje fantazma qesharake, për rreziqe imagjinare, të cilat janë prezente në fantazinë e tij dhe të atyre që e nxitin. Në këtë mënyrë përpiqet të fshehë faktin se ka kryer dhe po kryen për shumë vite një mashtrim dhe përdhosje të madhe kundër besimit orthodhoks. Që të mbulojë mashtrimin e tij të qartë, N. Marku end vazhdimisht një pëlhurë të dhënash të gënjeshtërta dhe shpifjesh të pabaza kundër Kryepiskopit Anastas. Por dihet botërisht se Kryepiskopi Anastas jeton për njëzet e katër vjet në sytë e të gjithëve, në kushte të thjeshta. Falë respektit të madh dhe besimit të mijëra njerëzve në mbarë botën, arriti të realizojë veprën e jashtëzakonshme të ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Vepra dhe kontributi i tij për pajtimin e popujve është njohur botërisht dhe për këtë është zgjedhur ndër të tjera President i Këshillit Botëror të Kishave (WCC, Gjenevë) dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë, “Fetë për paqen” (Nju Jork).

Sa për “argumentet” historike që paraqiten, ato dëshmojnë gjithashtu jo vetëm keqdashjen, por edhe padije të plotë për çështjet e Kishës sonë dhe se sa larg është ky person nga besimi orthodhoks të cilit pretendon se i përket..
Ndërsa në lidhjet me trajtimin fyes që ky individ i bën Kryetarit të Kishës motër Katolike, mjafton të kujtojmë se Kryepiskopi Anastas ka pasur njohje të hershme personale me Papën Gjon Pali II, është ftuar në vizitë zyrtare me nderime të veçanta nga Papa Benedikti XVI dhe është takuar edhe me Papa Franceskun dhe kanë shkëmbyer mesazhe të shpeshta e të ngrohta.
Ndërsa në lidhje me lajmin e një “kandidimi” të Kryepiskopit Anastas për President të Greqisë, janë të mjaftueshme fjalët e Fortlumturisë së Tij: “Hierarku orthodhoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike». Por Marku, nuk mund ta kuptojë këtë qëndrim të qartë, se ai e ka braktisur me kohë besimin për t’i shërbyer politikës antiorthodhokse.
Shpresojmë se kjo njëanshmëri do të mënjanohet, në mënyrë që, nga njëra anë t’i jepet zë edhe Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë dhe, nga ana tjetër, të zbatohen rregullat e etikës gazetareske, por mbi të gjitha të ndalet diskriminimi dhe përçarja që po mbillet me qëndrime të tilla.

Tiranë, 20 shkurt 2015
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Filed Under: Opinion Tagged With: GAZETES DIELLI, REAGIM NGA TIRANA NDAJ

…MOS ARDHTE KURRE!

February 20, 2015 by dgreca

NJE BISEDË POLITIKE MIDIS SHOKËSH/
Nga Luan Çipi*/
Shoqëria jonë, e një grupi shokësh e miqsh që banojmë në Kryeqytet, në pikëpamje të pozicioneve politike, është heterogjene. Bashkohemi, se jemi me origjinë nga i njëjti qytet, megjithëse banojmë prej vitesh në Tiranë. Të gjithë jemi në pension dhe ka takuar që secili të jetë me arsim të lartë profilesh të ndryshme: inxhinier gjeolog, ndërtimi, elektrik, mjek, ekonomist, financier, gazetar, etj. Jemi 15 shokë dhe disa prej nesh edhe vazhdojnë të shkruajnë, mandej që dhe kanë botuar libra në prozë e poezi.
Ne, në disa tavolina të bashkuara, takohemi tri herë në jave, pimë kafe apo çaj, bisedojmë e kujtojmë vitet e rinisë, vite kur disa herë kemi jetuar bashkë, në shkollë, në punë a në veprimtari rinore. Pse mos ta themi, ka midis nesh që kanë qenë në punë deri pushtetar e partiak, po dhe të munduar e të vuajtur e deri të burgosur e të përndjekur politik. Shumica tani nuk aderon në partitë politike të kohës dhe ndonjë as është përfshirë kurrë në jetën politike.
Le ta konsiderojmë këtë shkrim modest, një reportazh midis të moshuarve të moshës së tretë dhe të vazhdojmë: Bisedat e përditshme midis nesh janë miqësore dhe të ngrohta, po gjithnjë të sinqerta dhe të ndryshme në idetë social ekonomike e politike. Asnjëherë, asnjë nga bashkëbiseduesit nuk ka arritur në teprime e fyerje personale, po secili jep argumentet e veta krejt të lira e demokratike. Aq bukur merremi vesh me njeri tjetrin, po të përjashtohen ndonjëherë këmbënguljet ekstreme politike dhe këto duke arsyetuar dhe me zë të ulët, sa shpesh themi: a sikur të ishte kështu dhe në Parlamentin tonë, të pushtuar nga grindavecë dhe inatçinj!?
Ne e kemi bërë traditë që për variacion e freskim, në kujtim të viteve të bukura të rinisë, festojmë çdo vit edhe ditëlindjet e secilit, duke organizuar me këto raste edhe ndonjë drekë modeste. Në këto ditë, që i kthejmë si festa të gëzuara, këndojmë këngë rinore e atdhetare, si dhe me radhë secili nga poetët pjesëmarrës, deklamon për protagonistin e radhës, vargje përkujtimore dhe gazmore.
Një nga bisedat që do mbahet mend, për kundërshti politike të theksuar, (në përpjekje si gjithnjë për të paraqitur teza, antiteza, fakte dhe argumente), ishte dreka për nder të ditëlindjes të një ish “komunisti të vendosur”. Mandej, që vazhdon të ruaj e të deklamoj ende krenarinë si komunist. Duket se ka ngelur i pandryshuar në naivitetin dhe besnikërinë “marksiste leniniste”, saqë dështimin e njohur botërisht të komunizmit, pas “rënies se Murit të Berlinit”, e konsideron fatalitet, rastësi dhe shkak gabimesh e dështimesh të personave të paaftë. Ngul këmbë se komunizmi vazhdon të jetë doktrina ekonomike më superiore dhe që do t’i vijë sërish dita për lulëzim e triumf. Ai përsërit shpesh se komunistët ishin djemtë me ide pararojë, idealistët që luftuan për një jetë më të mirë, kundër kapitalistëve, “grabitqarë të djersës së papaguar të punëtorëve e fshatarëve të varfër”; për një drejtësi e barazi midis njerëzve; për një jetë mesatarisht në nivel më të lartë begatie e mirëqenie. Duke shkuar më tej, për periudhën e Enver Hoxhës në Shqipëri, ai shpesh mrekullohet me qetësinë e vendosur në rend e shoqëri nga regjimi; për luftën kundër analfabetizmit dhe për arsimim deri universitar; për zhvillimin e shëndetësisë me rrjetin e spitaleve dhe ambulancave deri në çdo fshat; për zhvillimin “superior” të artit dhe kulturës, me teatro dhe estrada, kinematografi dhe festivale folklorike, si ai i Gjirokastrës dhe me Ansamblin e Këngëve e të Valleve, që fitoi çmim botëror; për elektrifikimin dhe hidrocentralet nga “më të fuqishmit në Evropë”; për rrjetin e gjerë hekurudhor; për bonifikimin e tokës dhe rrjetet vaditëse e kullues; për minierat dhe kombinatet; për mbrojtjen që garantonte pavarësinë kombëtare, që s’guxonte kush ta prekte se kishte ushtrinë me armatim modern, tunelet e bunkerët e famshëm, pajisur deri me aviacion e flotë nëndetësesh, etj.
Edhe unë them, se në ato faktet e mësipërme, ka edhe shumë të vërteta, po që në balancë me të këqijat e komunizmit, ato thuajse nulifikohen.
Lidhur me sa thamë më lart, njeri nga poetët pjesëmarrës, nisi t’i numëronte në vjershërimin e tij, të dhjetë cilësitë e protagonistit. Ato ishin vërtet karakteristika e tij, si një njeri i përsosur, i drejtë dhe i ndershëm.
Protagonisti, në këtë rast, po dëgjonte si i hipnotizuar, aqsa nisi të falënderojë autorin e ta përshëndes me kënaqësi e mirënjohje, derisa filloi të evokonte e hyjnizonte si dikur, sistemin komunist të përmbysur…
Ishte ky moment, që midis shokësh, në këtë mjedis heterogjen politik, të dëgjohet si britmë, një zë i lart protestues:
-Ajo ditë, mos ardhtë kurrë!
-Po pse flet ashtu prerazi, si e argumenton, ndërhyri një tjetër bashkëbisedues asnjanës.
-Argumentet janë të shumta dhe tashmë të njohura e të vërtetuara historikisht. Nuk mund të them se kapitalizmi është sistemi më i mirë. Edhe ai ka të metat e tij, që diku po përpiqen për t’i zbutur, korrigjuar e përmirësuar, si p.sh. në vendet nordike, po dhe unë them me plot gojën: komunizmi mos ardhtë kurrë. Ai ishte grabitqar, vandal e tepër i dhunshëm, i paligjshëm dhe antinjerëzor dhe veçmas komunizmi që u aplikua në vendin tonë.
-Pse, sipas teje, ku ndryshon dhe pse është më i keq komunizmi shqiptar?- desh të dinte njeri nga shokët.
– Komunizmi specifik shqiptar, ose më saktë “enverizmi” është edhe më i keq, për disa arsye:
1) Ai, në kuadrin e internacionalizmit proletar, lindi ashtu si kudo, si antinacionalizëm, po te ne ky fakt, sakrifikoi Kosovën në favor të Jugosllavisë së Titos, se pushteti ishte ndenë ndikimin dhe i varur komplet nga sllavo-sovjetikët, veçanërisht pas dështimit të Konferencës së Mukjes dhe tolerimit të vendimeve të Konferencës së Bujanit. Në një plenum të posaçëm partie u pranua aneksimin kolonial i Shqipërisë dhe për pak kohë u pranua pa luftë deri pushtimi i Korçës nga Ushtria Jugosllave, u realizua unifikimi i monedhës dhe u krye eksporti pa reciprocitet i mallrave dhe pasurisë së tregtarëve shqiptar në Jugosllavi, etj.
2)Komunizmi shqiptar ishte tepër gjakatar, se (duke tradhtuar deri Vendimet e Konferencës së Pezës: (“pa dallim feje, krahine dhe ideje”) e nisi me vrasjet pa gjyq të kundërshtarëve politik: vrasjet me lista gjatë luftës; në prag të çlirimit të simpatizantëve të pafajshëm përkrahës të aleatëve anglo-amerikanë; të “sabotatorëve të Maliqit”; të intelektualëve “bombë hedhës” në Ambasadën Sovjetike; të “prelatëve fetarë Katolik të Shkodrës; të “grupit të deputetëve” të zgjedhur nga populli thjesht se ishin pluralistë dhe properëndimor; “të sabotatorëve në naftë dhe ekonomi e ushtri”, etj.; vrasjet për mos akordim idesh e veprimesh e thuajse të gjithë komandantëve të brigadave partizane, si dhe një nga një e kohë pas kohe, të shumë ish bashkëpunëtorëve të vet aktiv, besnik e shumë të afërt, ndofta për mosmarrëveshje të vogla, apo xhelozi.
3)Komunizmi shqiptar grabiti dhe u mori floririn, bëri shtetëzime ndërtesash e ngrehinash dhe deri pasuritë e rëndomta, pa asnjë të drejtë juridike e njerëzore, të mijëra qytetarëve të pasur e të mesëm, në veri e në jug të Shqipërisë.
4)Komunizmi shqiptar ishte i vetmi, si askund në botë dhe pa asnjë të drejtë njerëzore e humane, që luftoi deri në asgjësim kishat, teqet dhe xhamit dhe zhduku me rrënjë institucionet e ligjshme fetare, me pretekstin “feja opium për popullin”.
5)Komunizmi shqiptar bëri kolektivizimin ekstrem dhe kooperimin e shpejt deri me dhunë të fermerëve privat deri në tufëzat dhe arëzat, nisur nga teoria e rrezikut të pronës private, si burim prodhuese për çdo të keqe mbi tokë.
6)Në vendin tonë çdo qytetar u bë ushtar dhe u përfshi dhunshëm në zboret periodike, ku mësohej e mbahej i freskët arti ushtarak, me shpenzime kolosale, me ndjenjën e frikës së përditshme të një agresioni të beftë ushtarak nga deti dhe ajri. Në qendrat e punës dhe në shtëpi, pa asnjë respekt për fëmijët dhe gratë, mbaheshin pajisjet e gatshme të rrezikshme luftarake dhe hera herës bëheshin prova alarmi me kambana e sirena dhe njerëzit eksperimentonin të futeshin në strehimet e bunkerët e shumtë të përgatitura aty afër gjithandej, për t’u mbrojtur gjoja deri nga rreziku atomik.
7) Në Ushtrinë e vendit tonë u hoqën gradat, duke e zbehur shumë autoritetin drejtues e qendërzues dhe u sollën në drejtimin ushtarak dhe në aparatin shtetëror qendror, komisarë të pashkolluar nga klasa punëtore, ndërsa për administratën shtetërore u bë normë e detyruar “edukimi” në prodhim dhe qarkullimi në bazë, duke sakrifikuar kështu deri në asgjësim, vite shkollimi dhe përgatitje shkencore dhe intelektuale.
8)Në vendin tonë u propaganduan dhe u aplikuan teoritë: t’u ngjitemi maleve dhe t’i bëjmë malet si fushat, të mbështetemi te blegtoria e imtë, si dhe te transporti me karro e qere (në vend të automjeteve), të prodhojmë çdo gjë në vend e me mjete rrethanore, të mbështetemi me prioritet te minierat, etj., teori këto që nuk duhet të ishin kurdoherë parësore, por duhet të aplikoheshin vetëm pas studimesh për efektivitetin e secilës dhe në kushte e vende të caktuara.
Kemi trajtuar herë pas here, në formë reportazhesh, biseda të larmishme të tavolinës së pensionistëve, me të drejtën tonë të një shumice pleqsh gjithnjë në shtim, si: për emancipimin e gruas; ndikimet e celularit në jete, shoqëri e shëndet; për sjellje të ndjera e të bukura njerëzore; për aksidentet e sëmundje dhe deri për ngjarje të bujshme, shere e vjedhje, por me “bisedën e sotme politike”, bëmë një përjashtim dhe kjo kryesisht, për të zgjeruar njohurit e të rinjve, që them se kanë nevojë, ngaqë nuk kanë asnjë ide për këtë tematikë.
Tiranë, më 20.02.2015
* Në vend të një reportazhi, nga tavolina e pensionistëve

Filed Under: Opinion Tagged With: Bisede, Komunizmi, Luan Cipi, MOS ARDHTE KURRE!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 684
  • 685
  • 686
  • 687
  • 688
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT