• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujt i nevojitet një shtet i përbashkët nga armiqtë tanë?

January 10, 2014 by dgreca

Opinion ng  Brahim AVDYLI/

Këtyre ditëve u dhanë në shtypin tonë dhe nëpër internet lajme dhe artikuj, të cilat nuk të lënë hapësirë tjetër, pos t`u thuash atyre që nuk dëshirojnë të dëgjojnë edhe njëherë të vërtetën historike. E vërteta historike nuk do politikë.

Politika zyrtare e disa shteteve të Gadishullit Ilirik, të cilën disa politikanë „modernë“ vazhdojnë ta quajnë këtë gadishull „Ballkan“ me fjalorin e politikës ditore dhe gjeografike, sipas shijes së armiqve tanë kombëtar, dhe dëshirojnë ta fshehin bashkimin e Ballkanit, që është një Jugosllavi e tretë, por shumë më e madhe. Nëpër popujt e këtij Gadishulli enden kudo politikat e vjetra me petka të reja.

Populli i ynë nuk i dëshiron këto “bashkime”. Serbët, grekët, bullgarët, bullgaro-maqedonët, malazezët, etj., i endin këto “plane” nëpër gojë, në mendje dhe veprime. Duan të bëjnë çdo gjë të mundshme, vetëm që ata të kenë fjalën kryesore. Politika e tyre është politikë e gënjeshtrave. Gënjeshtrat politike paguhen shtrenjtë nga popujt e ndrydhur prej tyre, më së pari prej popujve të vegjël, siç është populli shqiptar. Serbët të kafshojnë, të hanë, duke qeshur. Logjika e tyre, i lejon të gjitha…

Por, më mirë, po e marrim një lajm të intervistës së një profesori kontrovers, Bozhidar Dimitrev, drejtor i Muzeumit nacional historik të Bullgarisë për Agjencinë Fokus, kur thotë se Maqedonia dhe Serbia përmes formimit të ambasadave të përbashkëta, do të jenë një hap drejt krijimit të shtetit të përbashkët. Bashkimi i këtyre dy shteteve fillon me bashkimin e ambasadave.[1]“Bashkimi” i tillë i dy shteteve e ka zanafillën në padrejtësinë e themelimit të këtyre “shteteve”. Ka edhe shtete të tjera. Mos të harrojmë se këto “shtete” i kanë shumë borxh, deri në fyt, popullit shqiptar, me tokat e tyre të marra padrejtësisht. Padrejtësia i merr në zanafillë gënjeshtrat politike të shërbimeve sekrete të këtyre shteteve artificiale, që do të lidhen më parë në planin ndërkombëtar. Arena ndërkombëtare është e mbushur plot me kundërshtarët tanë teorik. Ata janë që vendosin për këto çështje. Greqia do të prijë në BE. Pa marrë parasysh se ajo i ka zbarkimet politike dhe i lidhë gjoja me “zbarkimet historike” rreth Maqedonisë, sado që aspak nuk kanë të drejtë, Ministri i jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, ka theksuar ndër të tjera se shteti fqinjë “nuk ndihmon në respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.”[2] Kjo është thënie e tij, që e nis Kryesinë e BE me Maqedoninë. Në vend se të lëshojë tokat shqiptare, Çamërinë deri në Athinë dhe tokat tjera të Maqedonisë së vjetër, ajo i “jep” Shqipërisë “të drejtë” në “6 mujorin e parë të qeverisjes” së saj në Bashkimin Evropian, që “ta pranojë” ashtu siç është, me këtë konfiguracion të gjysmuar shtetëror, gjoja se detyrohet ta bëjë këtë, në shenjë të “lëshimit” të papritur të kriminelit më të rrezikshëm të Greqisë, Kristodulos Ksiros, nga burgu jetësor për krimet e tij.[3]

 

Optimizmi i Athinës përballet me skepticizmin e medieve kryesore evropiane. Athina forcon masat e sigurisë për presidencën greke të BE-së. Madje Greqia i thyen normat themelore ligjore evropiane me anën e ligjeve që në start të saj.[4] Ligjin e bëjnë më të fortët. Siguria është themeli i parë i paqes dhe prosperitetit. Në rend ndërkombëtar respektohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjitha kombeve dhe të gjithë popujve. Në Evropë garantohet respektimi i ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare. Këtë të drejtë e merr Greqia dhe e shfrytëzon “për sigurinë e lëvizjes” në dëmin e shqiptarëve. Ajo i ka tokat shqiptare brenda vetes të ndalura me dhunë shumëvjeçare e gjenocid, por nuk ua lejon shqiptarëve as lëvizjen e lirë nëpër Greqi, përkundër ligjeve të Evropës, të cilën dëshiron ta udhëheq. Evropa është në krizë. Këtë e shqyrton në Konferencat Ndërkombëtare të Bashkësinë Evropiane.

 

Rreziku për Evropën është real, siç shkruan Kurt Volker, i cili është ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO, dhe aktualisht Drejtor i Qendrës për Studime Trans-Atlantike të Universitetit “John Hopkins”. Kërcënimet në Evropë janë të vërteta. Përveç krizës ekonomike, kufijtë e saj janë me zonat e nxehta të Lindjes së Mesme dhe me një Rusi autoritare, me një numër konfliktesh të ngrira etnike dhe me diktaturë në Bjellorusi. [5] Në veçanti është Ballkani. Konfliktet ndërkombëtare nuk zgjidhen asnjëherë, deri sa të jenë të egërsuara dhe të etura për gjak e sundim Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Turqia, apo pinjollët e tyre më të vegjël, bullgaro-makedonët e malaziasit. Ato e kanë të rreptë anash Rusinë. Bashkimi Evropianë duket gjithnjë më i paaftë për të përballuar sfidat e mëdha e të brendshme.

 

Këtu vjen edhe Kosova. Kur thua “Kosova” të reflektohet automatikisht Serbia dhe në vesh të majtë të fishkëllen fuqishëm “Kosovo”. Të vijnë para syve antishqiptarët që duan të ringjallin “Jugosllavinë”, por më të madhe se ajo që ka qenë. Për t`u forcuar më shumë, kjo lidhet fort nën tokë me tjerë armiq të përbetuar të shqiptarëve. Paramilitarët serbë në Kosovë marrin shpërblime të mëdha. Ata fitojnë edhe të drejtën shtetërore në Kosovë dhe zënë një të tretën e saj. Nuk do shumë mend se edhe bashkëpunëtorët e Sheshelit dhe të Arkanit, që i bënë anë e kënd Kosovës qindra të vrarë shqiptarë, gra, burra e fëmijë të mbytur mizorisht, marrin shpërblime. Bashkëpunëtori i Sheshelit e merr çmimin e Sali Çekajt.[6] Të vjen inat që je gjallë dhe që je implikuar në UÇK. E pyet veten: a janë gjallë ata që luftuan me të vërtetë për lirinë kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve.

Po kush janë këta, të sotmit? A janë të implikuar në “qeverisjen” e sotme të Kosovës dhe paguhen nga rrethet e korruptuara të Evropës? A mos janë bij të UDB-istëve të djeshëm? A mos janë kriminelë si Veselinoviqi, si Qazim Osmani, apo Bexhet Pacolli, që janë të korruptuar me miliona, kryesisht nga Serbët, Rusët dhe Evropianët dhe sot spekulojnë miliona të tjerë?!…

Jo, natyrisht nuk mund të flas, madje asgjë! Po e marrim një lajmërim të heshtur në fund të intervistës së ish-Ambasadorit britanik, Ivor Roberts, për Agjencinë e serbe të lajmeve B92, gjatë qëndrimit të tij në Serbi: “Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t`i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës t`i kthehen Kosovës.”[7]

Kjo nuk mund të “quhet” Lugina e Preshevës, por është Kosova Lindore dhe nuk duhet vetëm ajo t`i kthehet Kosovës. Ne jemi bijë të shqiptarëve dhe bijë të Ilirëve, që në këto anë kemi pas një mbretëri të tërë, me emrin Dardania. Nuk ka pasur asnjë serbë në këto anë, dhe nuk ka pas asnjë sllavo-bullgarë të Maqedonisë. Kosova e mbetur do të bashkohet me Shqipërinë. Unë e përkrah sadopak z. Ivor Roberts, ish-Ambasadorin britanik në deklarimet e tij. Por, Serbia duhet të jep Kosovën Veriore, jashtë Kosovës; Kosovën Lindore, e jo “Luginën e Preshevës”, siç thonë ata; do të ndërhynte madje te sllavo-bullgarët e Maqedonisë, përderisa e kanë mirë politikën ditore me ta, që të lëshojnë tokat shqiptare, edhe ato të besimtarëve të fesë ortodokse, sepse edhe janë shqiptarë. Këtu nuk duhet harruar tokat shqiptare të Maqedonisë së vjetër, që sot janë në Greqi dhe Epirin Jugor, që sot i thonë Çamëri, të cilat Greqia i ka ndalur me dhunë e gjenocid dhe bërtet në kundërshtim përpara botës, sikurse ka edhe toka të tjera jashtë asaj, të cilat i kanë mbetur nga koha e Aleksandrit të Madh, i cili, për ta është “grek”. Me to le të bashkohen edhe tokat shqiptare nën Malin  e Zi.

Kështu do të ishin vërtetë kufijtë e sotshëm të shteteve të Ballkanit “kufij të lëvizshëm”. Nuk e përjashtojnë edhe një lëvizje të kufijve të Gadishullit Ilirik (pra, Ballkanit) ekspertët dhe analistët e shërbimeve të ndryshme inteligjente; të instituteve të menaxhimit të krizave dhe të sigurisë, etj. Duke u bazuar në gjendjen jo stabile të Evropës Juglindore; duke u bazuar në lëvizjet e fundit të disa politikave dhe të politikanëve botërorë, si dhe në publikimet e tyre të fundit, kufijtë e Gadishullit Ilirik janë të lëvizshëm. Në radhë të parë kjo do të thoshte se do t`i hapej udha integrimeve të mëvonshme. Kasta e jonë drejtuese pasoi pas vendimeve të marra në qarqet e politikave të marrjes së vendimeve, përkundër deklarimeve dhe premtimeve të tyre në fushatat zgjedhore dhe praktikën ditore. Kjo do të thoshte tkurrje e shtetit eksperimental shqiptar.[8] Këta kufij duket sikur janë vendosur në qarqet zyrtare politike, pas dhunës disavjeçare e gjenocidit mbi kombin shqiptare. Por, kasta drejtuese e politikës në Kosovë ose duhet të japë dorëheqje kompletë nga qeveria ose duhet të kompletojë e zgjerojë kërkesat e popullit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, gjatë të gjitha proceseve demokratike dhe integruese në kontinentin e Evropës për Gadishullin Ilirik. Këtë duhet që ta kenë parasysh. Përndryshe, kanë mbetur përgjithmonë antikombëtarë.

Serbia dhe Maqedonia le ta dinë mirë se shqiptarëve u ka ardhur në fyt politika e tyre e ndytë! Serbia i ka borxh shqiptarëve! Edhe po t`i lëshojnë trojet që kanë zënë me grupe të të ashtuquajturve “serb” të ardhur dhe grupeve të popujve që i ka përfituar në favor të vetvetes, sidomos nga ndihma e dy jahudive, Çirilit dhe Metodit, mbi gjuhën artificiale serbe, as sot ajo nuk mundet të dalë prej borxhit të gjakut të derdhur të shqiptarëve;  të mija burrave, gra e fëmijë të masakruar pa mëshirë; të të ndjekurve nga tokat e veta; të pasurisë tokësore, shtëpisë e mallit të grabitur e të ndarë midis serbëve. Në rastin e fundit, le të shikojë Serbia këto dy-tri harta dhe të kuptojë borxhin ndaj kombit shqiptar! Të mos provojë kot se koti me diplomaci dhe përmes diplomacisë, sepse është mbushur kupa! E dimë se ajo kur ka humbur në luftë, e ka rikuperuar në “paqe”, me dredhi. Kur të përqafon Serbi, të kafshon me dhembë, si bishë e egërsuar. Nëse nuk ballafaqohet me të kaluarën, nuk mund ta ndërtojë të ardhmen. Dhunuesit e djeshëm duhet të largohen prej pozitave që u kanë mundësuar të bëjnë krime. Viktimat duhen që të kishin përfaqësues të vetë, që të marrin këtë rol në politikë. Në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Viktimat dhe pjesëtarët e tjerë të shtresave të lodhura, kanë mbetur po në atë pozitë. Ndërsa ata që kanë kryer krime të mëdha ose përfaqësuesit e tyre janë ndihmuar të ngjiten edhe më lartë. Nënë strehën e rreme të politikës demokratike janë pasuruar dhe ngritur lartë pinjollët e shfrytëzimit të paskrupullt të popujve të vet, nëpër krime të pafalshme, duke i fshehur mirë këmbët ndër veprime të dëmshme për kombet dhe luftën. Armiqtë tanë ndër gënjeshtra të shumta politike, falsifikime, trillime, shpërdorime, etj., bëjnë përpjekje që antivlerat t`i shndërrojnë në vlera, frikacakët dhe dezertorët t`i shndërrojnë në hero dhe antikombëtarët t`i bëjnë kombëtarë! Të paktë janë ata që e panë ku do të shkonte puna!

Kohëve të fundit, përkundër kundërshtimeve tona të përhershme, Gruevski dha lajmin në prezencën e përfaqësuesit të Serbëve, se do të krijoheshin Ambasadat e përbashkëta, fillimisht në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, i cili, u përpoq të gënjejë veten se “ato i ulin shpenzimet”.[9] Kjo nuk do mend të kuptosh “diplomacinë”, pas disa tentativave të Malit të Zi dhe të Kosovës, madje prej kreut të politikës botërore-SHBA, se është fjala për shtetin e ardhshëm të përbashkët. Diplomacia që “bashkohet” dëshmon se shteti do të bashkohet. Sllavo-bullgarët e Maqedonisë kanë frikë nga shqiptarët, sepse ata nisen një luftë, por ra në duar të krymta. Edhe serbët i frikohen kombit të vetëdijshëm shqiptar, pas luftërave shekullore. Ajo ka duar të forta në politikë dhe ka vrapuar nëpër botë para nesh. P.sh. në arenën e brendshme e ka kriminelin në politikë, diplomatin “shkja”, Ivan Mrkiq. Dhe kujt i shërben një bashkim i armiqve tanë të urryer, Serbisë dhe Maqedonisë, që paskan bërë edhe një zyre të policisë së “përbashkët” dhe ka ndërtuar pikërisht në Shkup “përmendoren” e carit serbomadh!

Ua kujtoj se stërgjyshi im, Avdyl Alia, ka qenë pikërisht në Shkup për ta çliruar atëherë dhe kombi shqiptar i ka dhënë mbi 20`000 viktima, por Shkupi ka rënë në duart e Bullgarëve të Maqedonisë. Kjo ka qenë e prova e fundit për ta shpallur Shkupin kryeqytet të Shqipërisë. Në Kosovë, në luftën e fundit, nuk kanë vdekur kaq shumë. Të mbushemi mend dhe të marrim parasysh këtë analizë.

Le të shikojmë një mori të artikujve në http://www.almakos.mk . Ndër të tjera, të shohim se Serbia ka qasje edhe në informatat personale të shtetasve të Maqedonisë. Pra, dihet se për çka është fjala.

Nuk lejojmë shtet të përbashkët të armiqve tanë të rrezikshëm, as me ne, si skllav e të ripushtuar!

Kjo është thënë qartë! Kriza në Evropë vjen për dredhitë e saj në favorin e pushtuesve. Kur lëvizen kufijtë dhe krijohen shtete të reja, mund të organizohet edhe një luftë!…

 

Filed Under: Opinion Tagged With: kushiduhte, nga armiqte e shqiperise, nje shtet i perbashket, rahim Avdyli

Rexhep Qosja po me vjen të qaj për ty!

January 9, 2014 by dgreca

Opinion nga Rrezart Kalaja/

Rexhep Qosja në baraspeshim me ekstremizmin xhihadist kundër kombit shqiptar! Shefqet Krasniqit, militant i “Vëllazërisë myslimane” Shefqet Krasniqi asgjë  nuk ka të bëjë me kulturën  shqiptare as me fenë   islame! Për kulturën shqiptare  dëshmon antikulurë ,ndërsa  sa i përket fesë  ky ka veprime shume negative,  në vend të fesë i sjell popullit shqiptar,  përçarje  propagandë dhe  antivlera  duke nxitur rininë  shqiptare të vdesin si mercenar në vendet e huaja siç është Siria. Shtypi aktual  i Kosovës  dje dha lajmin se Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi u takuan  dje në selinë e Institutit Albanologjik, gjë, qe asnjëherë Instituti Albanologjik nuk është marrë me të tilla gjëra deri me tash as nën regjimin  e Serbisë! Në informatë thuhet se   hoxhë Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë e paskan vizituar Akademikun Rexhep Qosjen. Ky  paska shpreh shumë admirim dhe gëzim për këtë vizitë, ka kohë qe dera e tij nuk çelet nga njerëzit e mëdhenj, as nga gazetarët, as nga  fqinjët as nga shokët ???.   Në kohët e fundit  nga qëndrimet e tij  politike dhe kulturore   e ka zbeh  figurën nga e cila spektri intelektual klanë filluar edhe ta injorojnë,kështu qe  e vetmja  rrugë  e komunikimit  dhe takimeve i ka mbetur  sharllotanët   hoxhallarë dhe  njerëz   te dëshmuar në nxitje ndërfetare  dhe urrejtje  ndaj njerëzve qe nuk  janë të një mendim i tu nënshtrohen   qëllimeve te tyre të “Vëllazërisë myslimane”  Qëllimi i tyre  është  që ta plasojnë këtë doktrinë të mbrapsht edhe në Universitet.

-Akademik Dr. Rexhep Qosja priti sot në selinë e Institutit Albanologjik hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë. Ma tutje   citoj  deklaratën e  Rexhep Qoses   ku  ju dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lartë punën e palodhshme të  Shefqet Krasniqit  dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë” thuhet në njoftim. A thua ku i gjeti profesor Rexhep Qosja ato vlera të mëdha  të Shefqet Krasniqit, militant i “Vëllazërisë myslimane” , që në asnjë   agrumet nuk ka që të mbesin si qëndrime  serioze. Shefqet Krasniqi asgjë  nuk ka të bëjë me kulturën  shqiptare as me fenë   islame! Për kulturën shqiptare  Shefqet Krasniqi   me paraqitjen e   vet  dëshmon antikulurë shqiptare ,ndërsa  sa i përket fesë  ky ka veprime shumë negative,  në vend të fesë i sjell popullit shqiptar,  përçarje  propagandë dhe  antivlera  duke nxitur rininë  shqiptare të vdesin si mercenar në vendet e huaja siç është Siria .Përzierja   e tyre në politikën shtetërore,  sipas përvojave të shteteve islame asnjë vend nuk mbeti pa (gjakderdhje dhe lufta civile), andaj i dashur Rexhep Qosja, ti  ke rënë   tepër poshtë me aq naivitet kalamaj ,  në sjelljet tua të pa matura . Rexhep Qosja mos u bërë  përçarës i (popullit shqiptar)!Tërhiqu nga të tillët mos e merr  kumonën e armiqëve tanë të përbetuar qe s’u ngopën  me gjakun e shqiptarëve. Ti je një intelektual që shumë kohë  të kemi pas ideal për çështje madhore  kombëtare!

Edhe Krasniqi ka vlerësime për punën e Qosjes sipas mendimet e tij për “çështjet e identitetit”. A thua cilin identitet  e kërkojnë këta hoxhallarë për shqiptarët? Athua të identifikohemi si turq ,arab e sllav që të gjithë kanë marrë dije e kulturë nga shqiptarët. Këta  hoxhallarë në krye me Shefqet Krasniqin  janë mashë e  huaj e fatekqesishtë edhe Rexhep Qosja. Rexhep Qosja   po me vjen të qaj për ty edhe të vajtoj apo ta vjellë atë që përtypa nga ti! Kësaj  sipas proverbave popullore i thuhet   ra nga kali ne gomar! Një akademik  të mbetet   në rangun e bashibozukeve  mashtruesve dhe   injoranteve që po e katandisin vendin  drejt humnerës dhe kundër vlerave kombëtare  koha do ta dëshmoj dhe do te mbeteni të humbur. Me qëndrime arrogante , të dhunës dhe terrorit kanë rënë burra të mëdhenj të kësaj rruge dhe dyshoj ne   agjendën që keni ndaj kombit tonë  qe do të  merrni tërthor diku

 

Filed Under: Opinion Tagged With: rexhep qosja, Rezarta kalaja, Shfqet Krasniqi

Angazhimi i Thaçit për Serbinë brenda Kosovës

January 9, 2014 by dgreca

Opinion Nga Albin KURTI/

Kudo që serbët janë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës, po ndodh dyzimi përmes një nënndarje të veçantë për përfaqësimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Ndryshimet e ligjeve po bëhen gjithandej sepse gjithandej duan t’i sigurojnë pjesëmarrje këtij Asociacioni. Anekënd institucioneve të shtetit të Kosovës duan t’i sigurojnë prani Serbisë. I këtillë ishte rasti edhe te tendenca për ndryshimin cilësor të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Për më tepër, aty Asociacioni nuk quhej ‘Asociacion’, as ‘Asociacion/Bashkësi’, por vetëm ‘Bashkësi’, ashtu qysh është emërtimi i kërkuar dhe i preferuar nga Serbia. Projektligji që synonte këtë gjë nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, mirëpo ky nuk është fundi i përpjekjeve përderisa e kemi këtë Qeveri. Të gjithë e mbajmë mend se si para vetëm gjashtë muajsh Kuvendi e refuzoi projektligjin për amnistinë që i falte kriminelët serbë nga veriu për dhunën dhe shkeljet sistematike të tyre. Por, kjo vetëm sa rezultoi me trysni shtesë vendore e ndërkombëtare që, së pari, e riktheu projektiligjin në Kuvend, dhe, së dyti, e kaloi atë edhe me votat e shumë ‘opozitarëve’. Nëse një projektligj kalon në Kuvendin e Kosovës atëherë ai njëmend ka kaluar, por nëse nuk kalon kjo nuk do të thotë ende që nuk ka kaluar për shkak se deputetëve do t’iu ofrohet liria e zgjedhjes deri atëherë kur ta bëjnë zgjedhjen e duhur!

Të gjithë ata që thonë se nuk ka gjasë të sajohet një republikë serbe brenda Kosovës mbase nisen prej hartës politike ku shihet se serbët në Bosnje kanë gjysmën e territorit nën kontrollin e tyre. Por, këtu nuk duhet harruar që serbët në Bosnje kanë qenë 1/3 e popullsisë së Bosnjes, ndërkaq serbët në Kosovë as 1/10 e popullsisë së Kosovës. Në Kosovë, ata nuk do të kenë gjysmën, por çerekun e territorit, përkatësisht së paku nëntë komuna që bëhen bashkë sipas marrëveshjes së 19 prillit 2013 të ratifikuar me 26 qershor 2013 në Kuvend. Mbi të gjitha, Republika Serbe në Bosnje nuk konsiston vetëm në përgjysmimin e territorit të shtetit por edhe te gjymtimi që i shkaktohet institucioneve të shtetit e të cilat asisoj bëhen jofunksionale. Të tillë çfarë është Republikën Serbe në Bosnje e bën pasoja që e lëngon e gjithë Bosnja prej saj. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ngelet fare prapa në këtë aspekt, aq më tepër kur dihet që Kosova ka pozitë edhe më të dobët ndërkombëtare sesa Bosnja e cila njihet si shtet nga e gjithë bota dhe ka ulëse në OKB. Banja Lluka dhe Pale e kanë ndryshuar Sarajevën politikisht e zyrtarisht dhe të njëjtën gjë po ia bëjnë edhe veriu i Mitrovicës e Graçanica kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Paralelisht me këtë, negociatat në Bruksel nuk kanë përfunduar për dallim nga ato në Dayton të ShBA-ve. Marrëveshjet Thaçi-Daçiq nuk po i mbyllin por po i shtojnë negociatat e të cilat, më tutje, po i shtojnë koncesionet ndaj Serbinë.

Kryeministri Thaçi është arsyeja kryesore pse Serbia jo vetëm që po e lë mbrapa e përfundi Kosovën por po e tejkalon me shpejtësi edhe Shqipërinë. Thaçi e bëri Serbinë sërish lidere në Ballkanin perëndimor. Shqipërisë iu shty statusi i vendit kandidat për qershorin e vitit 2014, Kosova u ngujua në premtime të vjetra për liberalizim vizash dhe MSA-në, kurse Serbia fillon negociatat për anëtarësim të plotë në BE. Duket që modelin franko-gjerman BE-ja nuk arriti ta përdorë në relacionin Kroaci-Serbi (me Bosnjën në mes). Tash po orvaten ta bëjnë këtë te marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ku Kosova është Bosnja e re midis Shqipërisë e Serbisë. Me këso paqe e stabiliteti pa drejtësi, doemos inkurajohet barazimi i krimeve dhe relativizimi i fajësisë.

Kontributi personal i Thaçit për largimin dhe dobësimin e Serbisë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar tashmë është më i vogël sesa kontributi i tij për kthimin dhe forcimin e Serbisë në dekadën e dytë të këtij shekulli. Pra, kontributi i Thaçit për Serbinë brenda Kosovës e ka tejkaluar kontributin e tij për Kosovën jashtë Serbisë. Sikur kryeministri Thaçi t’i dëgjonte kërkesat e qytetarëve të Kosovës sikurse ato të Serbisë, Kosova do të përparonte shumë. Nuk është që Thaçi s’brengoset fare për Kosovën, por ai brengoset shumë më tepër për veten e tij sesa për Kosovën. Gjithfarë kompromisesh marramendëse i bën në kurriz të shtetësisë së Kosovës vetëm dhe vetëm ta postojë burgun për korrupsion që i kanoset si shpata Damokleut. Në këtë kontekst, Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën për vitin 2013 nuk është raport i regresit sa i heshtjes së regresit. Problemi konsiston që nuk gjejmë progres në realitetin që e jetojmë dhe jo që nuk e gjejmë atë në raportin që lexojmë. Për dialogun me Serbinë dhe lëshimet pe ndaj saj, Thaçi rregullisht u shpërblye personalisht me minimizim të krimit e korrupsionit në konstatimet për të.

Teksa i afrohemi kohës kur do të shënojmë një dekadë e gjysmë të largimit të Serbisë nga Kosova, Thaçi po i shton koncesionet që e ndryshojnë rregullimin dhe përbërjen institucionale të Kosovës në mënyrë që t’i bëhet vendi Serbisë brenda Kosovës.

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Albin Kurti, opinion, per Thacin

A jeni gati për Hillari 2016 !

January 7, 2014 by dgreca

Wesley  Clark : “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbase, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillaryn dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet e vitit 2016.”/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Gjenerali i pensionuar amerikan, ish Komnadanti i Përgjithshëm i NATO-s,Wesley Clark në një mesazh, jo zyrtar,duket se ka hapur fushatën presidenciale për Hillary Klinton për zgjedhjet e vitit 2016, duke i bërë thirrje qytetarëve amerikane – që të blejnë materiale reklamuese të kësaj fushate dhe mbështetjen e kandidaturës së ish-Zonjës së Parë amerikane dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Kështu të pakën bëhet e ditur sipas një mesazhi të derguar, në rrjetin e tij social Fb dhe Twitter ku ai u është drejtuar dje sipas shtypit amerikan mbështetësve të Hillari Clinton

Ish kandidati demokrat për president të SHBA , gjenerali në pension Wesley Clark përndryshe i njohur shumë edhe nga shqiptarët, si ish Komandati Suprem i NATO-s, në luftën e Kosovës, ka për të marrë ndoshta edhe mbështetjen e shqiptarëve të Amerikës, mbas këtij mesazhi për Hillary 2016.

Më tej ai sqaron në mesazhin e tij elektronik :”Ju lutem, ndalo një moment për të lexuar këtë mesazh të veçantë  ; “Unë jam gati për Hillari! –  PAC është vetë përgjegjës për përmbajtjen e këtij mesazhi”.

Në mesazhin e tij, privat ai ka kërkuar, që kjo lëvizje të nisë që në mesin e shtresave më të ulëta, sipas tij të ndodhë kur të bisedoni me fqinjët dhe t’u tregoni atyre që të përfshihen edhe ata në këtë lëvizje.

Sepse, thotë mesazhi :” Kjo është një nga mënyrat më të mira – për të nxitur këto biseda rreth Hillaryt e cila duke par edhe mbështetjen tuaj – qysh tani edhe potencialisht merr drejtimin për në zgjedhjet Presidenciale në vitin 2016 ” shkruhet në mesazh

Gjenerali Klark në porosinë e  tij – dje drejtuar amerikanëve promovoi slloganin “Të përgaditur jemi për Hillarin në vitin 2016”. : “https://www.readyforhillary.com/Free-Stickers”

Mesazhi më tej vazhdon se “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbas, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillaryn dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet në vitin 2016.”

Në fund mesazhi elektronik, i cili thuhet se nuk është zyrtar, por është dërguar në postën private, shkruan se ::Eshtë  krenari për të marr mbështetjen tuaj për Hillaryn dhe t’u tregoni edhe miqve tuaj për të bërë të njëjtën gjë.” Faleminderit për t’u bashkuar me ne, Generali Wesley Clark”

Por, Hillary Cilnton që njihet si politikane e suksesshme në të gjithë Amerikën, megjithëse disa herë në fjalimet e saj ose të bashkëshortit të saj ish Preisdentit Clinton, tërthorazi ka lënë për të kuptuar ambicjet e saj – akoma nuk ka bërë publike, zyrtarisht qëllimin e saj për të qenë ajo Presidente e ardhshme e SHBA.

Pra, për të treguar edhe se nga Partia Demokratike, ajo ka për të qenë kandidatja më e favorizuar për zgjedhjet e ardhshme, brenda partiake – ku përflitet se edhe nën/Presidenti Joseph Biden do të jetë një kandidaturë e mundëshme nga partia Demokrate.

Siç dihet, zonja Hillary Clinton, tentoi të marrë nominimin në vitin 2008, por këtë nuk e mori pas “humbjes” së papritur në disa shtete dhe ngritjes së kandidatit tjetër mbrenda partisë Demokrate, Presidentit aktual Barak Obamës, i cili më pas e caktoi atë si Sekretare të Shtetit, çka Hillary e pranoi detyrën dhe e kreu me sukses për katër vjet.

Megjithatë, Wesley Clark, si nje figurë e demokratëve njihet si një aleat i familjes Clinton, i cili njihet po ashtu si emisari  ushtarak i presidentit Bill Klinton për disa çështje në Ballkanin e trazuar, por edhe një nga Komandatët më të suksesshëm në historinë e Aleancës së Veriut NATO-s, sidomos në atë të operacionet ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës, sulmit ajror kundër bazave dhe caqeve ushtarake serbe, shkatërrimin e tyre.

Sipas praktikës amerikane edhe pse ka edhe dy vite deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në SHBA, kandidatët gjithmonë përshpejtojnë të shpallin ambicjet e tyre me kandidaturat brenda partiake në zgjedhjet presidenciale. Kështu flitet se edhe në rradhët e republikanëve senatori Rend Pol shpalli jozyrtarisht kandidaturën e tij për president në radhët e republikanëve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: A jeni gati, per Hillary, presidente 2016

Letër e hapur për z. Menduh Thaçi nga Londra

January 6, 2014 by dgreca

 Nga Bashkim Reci/ Londer/

Pas vizitës sime në Iliridë, kontakteve me miqë dhe dashamirë, u takova edhe me Tim Shkupin, bashkëatdhetarin tim nga Londra, që është njëri nga themeluesit e Diasporës për Shiptarët e Maqedonisë, për mua në Britanin e Madhe është kryetar i DSHM-së, vendosa të dal me një propozim konkret, pasi në organizatën tonë respektohet e drejta e mendimit më shumë se kudo tjetër, e ky propozim i imi konkret është: Lideri i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, të propozohet për Kryeministër të ardhshëm të Maqedonisë në vend të “car Nikollës”.Unë e di se e keni të vështirë të pranoni propozimin tim, pasi duhet të plotësohen disa kushte:

Ndaj kërkoj nga z. Menduh Thaçi:

-të mos mirret me liderin tjetër z. Ali Ahmeti

-të respekton ushtarët e UÇK-së, të kërkoj falje për fjalorin e tij në të kaluarën

-të respektoj mendimin e lirë të shqiptarëve

-të mos pranoj asnjë person në organet partiake me dosje kriminale

-të mos sillet me arrogancë se askush si frikësohet, sidomos shqiptarët e Amerikës, Britanisë së Madhe, Europës…

-të zotohet se do të luftojë deri në frymën e fundit kundër sistemit unitarist në Maqedoni

-të pranon autoritetin e veprimtarëve të Diasporës për të unifikuar të gjithë spektrin politik të shqiptarëve në Maqedoni, me përjashtim të atyre që janë të korruptuar në pushtet, por jo edhe të gjithë anëtarëve të sinqertë të BDI-së.

-Unë e di së është edhe një problem tjetër, që duhet të pastrohet, kam fjalën për ndalesën e z. Menduh Thaçi për të shkuar në SHBA, pasi emri i tij është në listën e zezë Amerikane.

-Prandaj, nëse e di se është i pastërtë z. Menduh Thaçi, ka diçka që duhet ta pastrojë nga e kaluara e tij, le ta pastrojë sa më parë, kurse nga ana tjetër shqiptarët duhet të organizojnë një peticion me nënshkrime dhe ta dërgojmë të presidenti Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë për ta larguar emrin e tij nga lista e zezë Amerikane.

Ne, në DSHM, jemi shumë transparent, nuk shkruajmë letra anonime, ndaj me transparencë kërkojmë përgjigje nga vetë kreu i PDSH-së, z. Mendu Thaçi.

Askush nuk guxon të paragjykon DSHM, nuk jemi të interesuar për pushtet, as nuk jemi parti, jemi lëvizje që jemi të interesuar për shtetin e shqiptarëve në Iliridë. Kaq.

Me respekt,

Bashkim Reci,

 Kryetar i DSHM-së për Londër

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 775
  • 776
  • 777
  • 778
  • 779
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT