• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të hiqet imuniteti ligjor për njerëzit e zgjedhur në pushtet!

November 20, 2013 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Imuniteti i shërben një deputeti vetëm për t’i dhënë më shumë liri atij, për të zgjidhur probleme të zgjedhësve të vet. Në asnjë mënyrë një deputet nuk mund të ketë imunitet kur kryen krim. Ligji është i barabartë për të gjithë shtetasit, thotë Kushtetuta e çdo vendi demokratik në botë. Për të gjykuar një deputet ai – pavarësisht statusit që ka – duhet t’i dorëzohet ligjit.

Dikush do të thotë se mundet që pushteti gjyqësor të jetë në duart e një partie të caktuar dhe mundet që ky të kthehet në vegël e saj, për të shtypur kundërshtarët politikë? Nëse është e tillë, atëherë ajo sillet me të njëjtin standard dhe me popullin e thjeshtë, atëherë kush do të jetë instrumenti që do ta rregullojë këtë sistem, nëse deputetët nuk kanë vetë probleme me të?

Të katër pushtetet reformohen vetëm kur kanë përplasje mes tyre. Por, një pyetje këtu mund të jetë p.sh.: “A është i njëjtë statusi i deputetit në çdo Kushtetutë demokratike”? Në vendet e zhvilluara nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti ordiner, ku deputeti të jetë i imunizuar për krimin, pasi niveli edukativ i kandidatit nuk përkon me të tilla dyshime. Dhe, nëse ndodh që një deputet të kryej krim, ky mund të jetë një rast shumë i veçantë dhe kurrë nuk mund të ngrihet kush, që ta mbrojë në grupin e tij politik.

Nëse në një Parlament njëra gjysmë ngrihet për të mbrojtur deputetin e tyre, nga dyshimet e ngritura nga pala kundërshtare, atëherë ky nuk është një Parlament në shërbim të popullit, por të mafiozëve politik. Këtu bie morali: ai nuk mundet të vazhdojë. Secili deputet ka të drejtën, që nëse dyshon për qëndrimin e gjyqësorit, ta çojë çështjen në gjykatën ndërkombëtare, e kështu ai, jo vetëm fiton të drejtën, por dhe dëmshpërblimin.

Sot të gjithë ne e dimë që shumë nga deputetët e secilit grup parlamentarë pasurohen nga motive të dobëta, dhe përsëri i votojmë. Përse ndodh kjo? E pra, kjo ndodh sepse ne jemi një popull jo cilësor. Askush nuk mund të rizgjidhet nëse vet populli është i ndërgjegjshëm dhe i moralshëm. Unë nuk di ndonjë deputet që ka krijuar pasuri nëpërmjet korrupsionit dhe të mos ketë fituar besimin e zgjedhësve për të paktën tre legjislatura.

Një tjetër fatkeqësi për cilësinë e deputetit, është se kemi një vend shumë të vogël e kështu konkurrenca intelektuale apo e njerëzve me vlera superiore është shumë e vogël, pra janë si ato qershitë e pshurrëta.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, te hiqet imuniteti

Mitizimi i rrezikut dhe ç’mitizimi i demokracisë

November 18, 2013 by dgreca

Nga Elona ZHANA/
Nëse do të donim të bënim një studim sociologjik korrekt në lidhje me fenomenin e « JO- shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri », puna do ta donte që ky fenomen të ndahej në dy segmente.
Ai i pari dhe realisht i vetmi që mund të studjohet gjer diku me objektivitetin që e lejojnë shkencat jo-egzakte, do të konsistonte në studimin e rrezikut apo benefitet që një sipërmarrje e tillë do ti sillte Shqipërisë dhe shqipëtarëve. Në stadin e sotëm të zhvillimeve, fakti që shteti i dytë më i fuqishëm në Europë i cili për më tepër nuk shquhet fare për qasje pro-amerikane, më të gjitha gjasat do të kontraktojë sipërmarrjen në fjalë, do të thotë që çështja e rrezikut duhet të ketë qënë një mistifikim. Sa për benefitet, në këte rast të humbura nga ne, flitet për një buxhet që e trefish -kalon buxhetin e qeverisë shqiptare në totalitetin e aktivitetit të saj, pa llogaritur edhe krijimin e ndonjë ngërçi të përkohshëm e të pjesëshëm, le të shpresojmë, me aleatin tonë historik.
Segmenti i dytë, po aq i rëndësishëm sa i pari është mobilizimi popullor. Pavarësisht të gjitha kushteve, apo para-kushteve, atyre reale apo të skicuara, vullneti i shqiptarëve ishte i pakontestueshem. Për më tepër shqiptarët jo vetëm që shprehen vullnetin e tyre por edhe morën kujdesin që ky vullnet të respektohej. Kjo e fundit përben një risi në historinë bashkëkohore të Shqipërisë.
Politikëbëresit dhe mediat , siç ndodh rëndom në Shqipëri, arkitekturojnë një katrahurë sociale duke u përpjekur të gjejnë “fajtorë ” (për humbjen e një rasti të volitshëm ) apo “fitues e heronjë” për shpetimin nga e keqja. Ceshtja çalon që në shtrimin e problemit : nuk ka as fitues e as fajtorë! Shqipëria funsionon sipas rregullave të veta të bazuara në arsye që vetëm shqiptarët i njohin, madje edhe kjo puna e “të njohurit” duhet marrë me rezervat dhe distancën e një analize cognitive. Shqipëria është krenare, kokëfortë dhe tokë pasioni. Ka qënë, është dhe me sa duket nuk është e nxituar të ndryshojë shpejt!
Ajo që është shqetësuese sa në studimin e fenomenit edhe në studimin e këndveshtimit të analistëve dhe opinionformuesve shqiptarë, është mungesa e sjelljes në kujtesë të opinionit publik, të raporteve që një shtetas duhet të ketë me demokracinë.
Demokracia, në të gjitha format e saj, edhe pse ne shqiptarët njohim vetëm dy : atë perfaqësuese dhe atë direkte, nënkupton respektimin e së drejtes ligjore dhe shtetit. Në zhargonin popullor do të përkthehej : i kë dhënë votën filan fistekut, atëherë lëre të punojë për aq kohë sa ai nuk del nga roli që i referon ligji.
Fenomeni i “JO-armëve kimike në Shqipëri” nuk ngre çështjen e zbulimit në u bë mirë a keq! As kush kishte të drejtë e kush jo. Ky fenomen flet më shumë në lidhje me raportet që egzistojnë mes shtetasit shqiptar dhe besim/ mosbesimit të tij në demokraci.
Carl Devos (i qëndrës së majtë) , dekan i shkencave politike në Universitetin e Gentit i cili ka botuar së fundmi një studim mbi krizën e demokracisë në Europën perëndimore dhe që repertorohet në best seller-at e ketij viti për lexuesin hollandishtfolës të Belgjikës do të fliste për një shndërrim të nocionit demorkaci në folje të zgjedhimit të parë.

Filed Under: Opinion Tagged With: c'mitizimi i demokracise, Elona Zhana, mitizimi i rrezikut

Shefqet Krasniqi e tejkalon çdo normë kombëtare

November 18, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Deklaratat dhe veprimet e Shefqet Krasniqit në kohën e fundit i kanë kaluar të gjitha normat morale të një predikuesi fetar, e çka është më tepër një presoni i cili thirret në një fe siç është Islami. Vetë fjala “Islam” d.m.th. paqe, prandaj misioni kësaj feje është që në rruzullin tokësorë të reflekton tolerancë, bamirësi, luftimin e të keqes, kundër dhunës, etj..(G.I.): Feja Islame është tolerante ndaj vetë myslimanëve po edhe ndaj jomyslimanëve, vetë traditat e saj kanë treguar se popujt mysliman që nga koha e Muhamedit e deri në ditët e sodit kanë ditë t’i ruajnë vlerat e veta por edhe t’i respektojnë vlerat e të tjerëve. Prandaj predikimi i Shefqet Krasniqit në emër të fesë Islame është plotësisht i pa bazë dhe i pa argumentuar, i cili e keqpërdorë fenë Islame për qëllime të caktuar, të një grupi të caktuar njerëzish për interesa të ngushta. Deklaratat e tij janë aq irrituese dhe skandaloze sa që pyes veten e bënë me vetëdije apo është i obliguar nga qarqe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që të përçaj komunitetin mysliman në Kosovë apo edhe të ndjellë urrejtje ndaj të tjerëve.
“Çështja e shamisë nuk ka përfunduar, ajo vetëm sa ka filluar të aktivizohet si duhet, si një problem mjaft i tej-zgjatur dhe i manipuluar, i cili duhet të rregullohet sa më shpejt që është e mundur. Të mos harroi Express e as të tjerët se vullnetin e popullit nuk mund ta mposhtë as udhëzimi administrativ i një ministrie të lodhtë, e as kushtetuta e cila nuk ka zbritur prej qielli, e as asnjë fuqi tjetër në këtë dynja.’ ‘Unë jam i gatshëm të pranojë çdo qëndrim burrëror e të drejtë në mbrojtje të shamisë nga çdo lider e qytetar, qoftë ai edhe me kryq në ballë, ngase edhe unë do të isha i gatshëm të mbroja mbulesën e një besimi tjetër po të vihej para një diskriminimi siç po ndodhë me besimin tonë.”( Dr. Shefqet Krasniqi , Çështja e shamisë nuk ka marrë fund, do të zgjidhet ne emrin e Zotit)
Shikoni miq të nderuar, ne këto ditë i tham botës se nuk jemi të gatshëm për tu përfshirë në këtë operacion dhe se Shqipëria nuk do ta marr përsipër kët mision ( e dijmë cka),por edhe Shefqetit i themi se ajo pun e shamisë ka përfunduar.
Por që ta kemi të qartë se cdo të thot të jesh edhe hoxhë por edhe shqiptar do t iu rikujtoj s pari se Hoxha Krasniqi harron se jeton në Evropë dhe misioni i tij nuk mund të shkoj përtej pragut të shtëpisë, dhe nuk mundet që rininë tonë të pastër si loti t’i mbështjellë në shallvare e t’i mbulojë me të zeza, sepse këtu nuk është Azi e as Afrikë, që të ruhemi nga dielli përcëllues e të mbulohemi të tërë dhe s dyti Said I. Najdenin, i cili njihet edhe si Hoxhë Voka apo Hoxhë Vogli, rilindës, patriot, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i lindur në Dibër të Madhe në vitin 1864.Ne jemi një popull autokton 100% shqiptar.
“Gjatë shkollimit të tij në Stamboll në medresenë e Hajdar Pashës, Saidi u njoh dhe lidhi një shoqëri shumë të afërt me hafëz Ibrahim Mitrovicën të cilin e pati shokë të medresesë, i cili po ashtu më vonë u dallua me aktivitetin dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare. Në Stamboll asokohe zhvillohej një veprimtari mjaftë e gjerë propagandistike për çështjen kombëtare, ku krerët e Rilindjes dhe të Lëvizjes kombëtare shtëpitë e veta i kishin kthyer në klube në të cilat mbaheshin dhe dëgjoheshin ligjërata mbi historinë dhe kulturën kombëtare, ku nxiteshin dhe frymëzoheshin kuadrot të reja për veprim kombëtar. Një vizitor i shpeshtë i këtyre shtëpive ka qenë edhe vetë Saidi “ Po ti ,Zoti Shfqet Krasniqi?
“I ushqyer nga gjithë ajo që shihte, që dëgjonte, dhe që perceptonte në Stamboll sikurse që shprehet studiuesi i njohur dr. Mahmur Hysa në një shkrim të tij të veçantë kushtuar Said Najdenit, ai mundohej të njëjtën gjë ta zbatojë edhe në Dibër. Kjo vërehej qartë ngase, sa herë që vinte Saidi në Dibër gjatë pushimeve shkollore, bënte propagandë për mendimet dhe idetë e rilindëseve.” Po ti Zoti Krasniqi?
“Nuk vuaj për para e për grada por për komb e atdhe” thoshte ai.
“Dhe në vitin 1888 me përpjekje të mëdha dhe guxim të pa shoq, i vetëdijshëm për rrezikun që mund ti kanosej, Saidi arriti që në shtëpinë e vet ta hap shkollën e parë shqipe e cila punonte në fshehtësi. Aso kohe shtypi i kohës për Dibrën shkruante: “Si në vende të tjera, edhe këtu në Dibër zuri me hy dashuria e mëmëdheut bashkë me të gjuhës! Sot në Dibër kemi shumë zotëri pleq të ndershëm që përpiqen për pavarësinë e gjuhës shqipe…i madh e i vogël thërrasin: me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi!”
Mirëpo duhet ditur se çdo herë e më tepër veprimtaria e kësaj shkolle vinte duke u vështirësuar, sepse ishte e pa mundur që mos të zbulohej nga autoritet osmane, aq më tepër pse ajo bëri një jehonë të madhe në opinion. Ndërkaq që autoritet turke dhe ata pro turke Hoxhë Vokën filluan ta akuzojnë, si njeri që dëshiron ta helmojë rininë dhe ta largojë atë nga rruga e fesë, duke e njollosur se “hoxha është prishur nga feja”, “është kaur” etj., andaj e shpallën si të pa fe, dhe shkuan aq larg sa që nuk e lejonin të falej në xhami. Hoxhë Voka i mençur, i vendosur, plot energji, elan dhe guxim, ishte zotuar se çfarë do që i del përpara nuk do të mundet ta shmangi nga rruga e interesit kombëtar, dhe për akuza të tilla nuk ia ndiente fort veshi, ndërkaq që ai kishte si udhërrëfyese për besimtarët fjalët: “Myslimanët e vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun”, dhe “Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë”.
Shkolla u mbyll pas një viti. Autoritetet osmane Hoxhë Najdenit i ofruan punë në administratë, por ai zgjodhi dhe eci në rrugën tjetër, siç kishte thënë edhe vetë: “Nuk vuaj për para e për grada, por për komb e atdhe. Unë dua të fitoj liri me i mësua këtij populli gjuhën shqipe, që ta njeh veten e tij e të përpiqet për vetvete”.
“Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t’i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqet nga pushteti. Shkollat u mbyllën por jo edhe ideja, këshillat, dhe frymëzimi i Hoxhës që ndikonte edhe në rrethanat politike. Në këtë mënyrë dhe në këto kushte dhe rrethana Hoxhë Saidi, ndiente nevojën për të kontaktuar drejtpërdrejti me krerët dhe veprimtarët e lëvizjes shqiptare të Stambollit që t’i njoftoj me gjendjen në Dibër e cila ishte mjaft kritike.”
“Në momentet e fundit të jetës, para se t’i pushoi edhe për pak qaste rrahja e zemrës, Hoxhë Saidi kishte lënë këtë porosi: “Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m’i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur.” Pra siç po shihet Saidi nuk e humbte shpresën se do të vijë dita kur edhe zogu edhe bilbili do të këndojnë lirisht shqip.” po juve cka t iu shkrujneë ne gurin e varrit , apo do që të varrosin në zallin e Afrikës ,pa shenjë e pa dokë?
Një fetar i mirë duhet të jetë edhe kombëtar i flakët dhe anasjelltas.
Prej veprave që na kanë mbet nga ky rilindës janë dy: “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në shtypshkronjën Mrothëria në Sofje në vitin 1900, që ka 64 faqe dhe e dyta është “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime me 16 faqe. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Nuk e mohon rolin që luan feja në ndërtimin moral-etik të njeriut, por e mban edhe mendimin se feja nuk e pengon njeriun të ketë dashuri ndaj atdheut… dhe nëse shqiptari e pranon alfabetin latin nuk bën kurrfarë mëkati, sepse mund të mbetet përsëri besimtar i devotshëm. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bënë të barabartë me të tjerët. Parulla e Hoxhë Najdenit ishte: “Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes.”
(Materialet q u frytezuan per kete shkrim jane “Çështja e shamisë nuk ka marrë fund, do të zgjidhet ne emrin e Zotit :Dr. Shefqet Krasniqi”: “Shefqet Krasniqi e tejkalon moralen dhe njerëzoren, Gazmend Islami”,“Rreziku nga levizja vehabite ne trojet etnike shqiptare!, Sabri Selmani”, “Said Najdeni – “Hoxhë Voka”, “DIBRA E MADHE -Fisniku Ismail Strazimiri -Mbrojtës i paepur i pavarësisë shqiptare. Dr. Laurant BICA” “Enciklopedia “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”)
Fahri Xharra,16.11.13
Tiranë

Filed Under: Opinion Tagged With: cdo norme, Fahri Xharar, kalon, Kombetare, Shefqet Krasniqi

“Rruga e Arbërit, mediat e politizuara dhe politikanët Kardashian-ë”

November 17, 2013 by dgreca

Nga Erisa Saraçi/ Universitetit të Leipzig, Gjermani/

Që më 18 mars të këtij viti një grup intelektualësh dibranë nisën një peticion online që kërkon përfundimin sa më shpejt e brenda standardeve të Rrugës së Arbërit. Kjo është rruga shekullore Tiranë-Dibër, më kryesorja pas Egnatias, e përdorur nga Skënderbeu në shtetin e parë shqiptar, Principatën Arbërore, nga ku merr edhe emrin.
Aktualisht udhëtimi Tiranë-Dibër – si brenda apo jashtë kufijve shtetëror – bëhet nëpërmjet një rruge të gjatë dredharake dhe aspak efiçente. Të udhëtosh në këtë rrugë nacionale, që është më qesharakja në vend, është njëlloj sikur të kapësh veshin e majtë me dorën të djathtë.
Peticioni për Rrugën e Arbërit është në mënyrë strikte jo-politik. Çdo aktivist i përfshirë nuk bën pjesë në asnjë parti politike dhe as nuk ka aspirata të tilla – ky ka qenë kushti i angazhimit që në fillim! E megjithkëtë, peticioni është akuzuar në fillim nga simpatizantë të djathtë se ishte politik. Pas zgjedhjeve, kur pushteti u rrotullua, simpatizantët e të majtës filluan të bënin naze ndërkohë që të djathtët u bënë më të zellshëm. Në gjithë këtë vorbull, qëllimi i peticionit dhe forca e thirrjes së tij kanë mbetur qëndrueshmërisht të njëjtë.
Pas shumë muajve thirrje të vazhdueshme, ky peticion, që pretendon të promovjë zhvillimin e një prej zonave statistikisht më të varfra të Shqipërisë, rishpërndarjen e popullsisë, decentralizimin e investimeve, sjelljen më pranë të shqipëtarëve të Maqedonisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së Ballkanit, mezi ka mbledhur 4000 firma.
Arsyet janë kryesisht skepticizmi i njerëzve në forcën e tyre dhe mos-njohja e çështjes nga personat jashtë Dibrës. Arsyeja për këtë të fundit është se për Dibrën flitet vetëm kur atje ndodh një krim, kur vdesin minatorët e kromit, apo kur ka përfunduar ‘kositja’ e pyjeve të Lurës, kësaj ‘perle të Ballkanit’, sipas Edith Durham dikur, por që tani duket sikur ka përjetuar shpërthimet e Hiroshimës dhe Nagasakit.
Peticionin e shoqërisë civile për Rrugën e Arbërit, mediat e mëdha në Tiranë, kryesisht ata të politizuara, me sa duket nuk e konsiderojnë aq të rëndësishëm për ta përcjellë në lajmet e tyre, që janë jo vetëm mbi axhendën zyrtare të politikanëve, por edhe mbi faktin se ku e pinë kafen, ç’kanë veshur, me kë u martuan e u ndanë… A thua se jane zgjedhur kryesisht për të mbushur faqet e shtypit roze, të cilin edhe mediat më ‘serioze’ po e imitojnë gjithmonë e më shume. Në Shqipëri, media i trajton politikanët si Kim Kardashian. Të isha si ta, do ofendohesha tejet!
Duke parë reagimin e popullit për rrezikun e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri dhe rezultatin shpresëdhënës të këtij reagimi, shpresojmë që njerëzit të kenë fituar besim në forcën e tyre dhe që ky besim t’i shtyjë të reagojnë edhe për çështje të cilat i shqetësojnë çdo ditë: plehrat, mungesa e riciklimit të tyre, tymi i duhanit të tjetrit bonus me kafen, uji e korrenti me orar (se si do menaxhoheshin kimkatet toksike pa uje e korrent!!), etj. Po kështu, mbetemi me shpresë që rrugë si kjo e tanishmja Tiranë-Peshkopi të mos egzistojnë më në Shqipëri. Problemi është se populli ynë duket sikur ndonjëherë eksitohet më shumë nga VIP-at dhe VIP-eshat pa vlerë të politikës shqiptare se sa nga rrugët e mundimshme që bëjnë çdo ditë.
Ju lutemi të firmosni peticionin për Rrugën e Arbërit:
http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit
*Erisa Saraçi është duke kryer studimet e doktoraturës në fushën e Katalizës Heterogjene (Inxhinieri Kimike) pranë Universitetit të Leipzig, Gjermani.

Filed Under: Opinion Tagged With: Erisa Saraci, mediat e Politizuara, politikanet kardashiane, Rruga e Arberit

Nuk zgjidhet çështja e armëve të Sirisë, me një “fix” në momentin e fundit….!

November 17, 2013 by dgreca

“JO” ! është një vendim i keq për të ardhmen politike të Ramës, me SHBA, dhe lajm i keq – pavarësisht anës diplomatike të përdorur nga Uashingtoni./

Opinion nga BEQIR SINA, New York/

Ne Foto: Proteste nga “Rrenjet Shqiptare” ne Times Square me moton”Shqiperi etnike, Jo Shqiperi kimike”!/

New York: Kritikët nga të dyja anët e spektrit në Shqipëri morën një ” fix” në minutën e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili në një fjalim të gjatë 30 minuta, dje ka njoftuar nën presionin në rritje të popullit ” se Shqipëria, nuk do të presë çmontimin e armëve kimike të Sirisë” . Vendi vendosi të kthehej opsionin me “kokë – poshtë”, pavarësisht një kërkese nga ana e aleatit të saj të NATO-s ,SHBA-së dhe Rusisë, sipas një marrëveshje të arritur në shtator.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nën presion e “dyfishtë”, dha më në fund një ” fix – ndreqje të çështjes së armëve të Sirisë”, një zgjidhje, që do të lejojë që shqiptarët të ndihen të sigurtë nga politika aktuale e kësaj qeverisje, sidomos atë lidhur me armët kimike të Sirisë. Pavërsishtë, në se “dikush mbeti i pakënaqur – kokë me një anë”, dhe pse Edi Rama, nuk ia plotësojë dotë ato kërkesat, ashtu si ai vetë u kishte premtuar më parë …..! kur u takua me ata në New York, në shtator.

Ambasadori Alexandër Arvizu, tha në televizionin pro qeverisë, Top Chanell, një natë para vendimit të Ramës, se “ai ka pasur një indikacion të qartë për të parë tek kapacitetet e Shqipërisë, për një zgjidhje ndërkombëtare, duke shtuar se SHBA-të do të ndjeheshin të zhgënjyera në rast se Kryeministri Edi Rama do të përgjigjej negativisht për këtë kërkesë.”
Por, megjithëse Arvizu pat deklaruar se një përgjigje negative e Shqipërisë do të ishte zhgënjyese për Uashingtonin, vetkuptohet dhe mënyra e përmbajtjes së deklaratës së ambasadës menjëherë pas fjalimit të zotit Rama, e cila si ndodh rëndom në politikën amerikane, ishte me tone politikisht mjaft korrekte, për qeverinë” Rama”.

Megjithatë, se çfarë ka “nën rrogozë” dhe si i thonë shqiptarët “se ku fshihet lepuri” në mes Tiranës dhe Uashingtonit, përveçse hamendejeve dhe spekullimeve, asnjëri nuk e di se “çfarë po ndodh” !?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë, më në fund “fix” se “është e pamundur për Shqipërinë të marrë pjesë në këtë operacion”, pasi që dy muaj më parë, po ky vetë “pas kuintave” në margjinat e Kombeve të Bashkuara, i kishte thënë PO! marrveshjes ruso – amerikane. Një marrëveshje kjo e arritur në shtator, për asgjesimin e 1300 tonë të armëve kimike, në Shqipëri.

Fitoria e 23 qershorit e ka “dehur” Edi Ramën, me ato 1 milion vota që më në fund treguan se nuk janë të Edi Ramës, por  goneja e solli që Rama, t’i marri ato vota nga që shqiptarët donin ndryshimin- donin rotacionin. “Euforia” e Ramës, për të marrë çdo vendim duke i besuar së tepërmi “qorrazi”, 85 vendeve që ka në parlament, dhe natyrishtë “djallëzisë” që Rama e ka në gjak, e çojë atë në mungesë të informimit dhe të manaxhimit të gabueshëm të rrugës, që ndoqi ky si një lider i “pa-pjekur” politikisht, në çështje e shkatërrimit të armëve kimike siriane.

Shqipëria, është një vend i vogël për të bër politika kaq të mëdha – me SHBA dhe Rusinë. Dhe sidomos me SHBA, të cilat janë aleat dhe partner i jonë – miku jonë i përjetshëm

Rama gaboi rëndë se kishte mungesë komunikimi me Presidentin e Republikës në radhë të parë, opozitën dhe paralamentin dhe sqarimin e popullit të tij , dhe lejim të frikës e histerisë mediale kolektive që shpërtheu  në Shqipëri.

Prandaj, në fund për të mos ndodhur më e keqja( pra njerëzit të shkonin deri në kërkesat për largimin e tij) , eskalimin dhe kalimin në revolta mbarpopullore, të protestave, nga një vendim “pro” armëve kimike, Edi Rama, si Kryeministër i vendit, zgjodhi ndoshta edhe i këshilluar për të vepruar ashtu duke e konsideruar vendimin e tij – si shumë më pak të dëmshëm – sesa ky vendim që mori kur i tha “JO”. Por, që është një vendim i keq për të ardhmen politike të Ramës, me SHBA, pavarësisht anës diplomatike të përdorur nga Uashingtoni.
Në Uashington , zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki, ka tentuar të minimizojnë vendimin shqiptar , duke thënë se disa vende të tjera ” janë duke u konsideruar seriozisht … se do të marrin përsipër në vendin e tyre shkatërrimin e armë të Sirisë “.

Megjithëse, ajo nuk ka identifikuar këto, vende se cilat janë, por tha se Shtetet e Bashkuara presin që afatet kohore për shkatërrimin e armëve siriane, dhe se ato do të plotësohen pavarësisht nga refuzimi shqiptar.

Shihet qartë se SHBA, janë një vend që vendimin e Ramës, do ta marrin seriozisht, por në kanale të tjera, dhe kur ti vijë koha. Mbasi Uashingtoni pa një lider “jo-serioz” me Uashingtonin, një lider poliitik që nuk ka guximin të marrë vendime kaq të mëdha, mbasi edhe vetë “këto janë vendime të mëdha që sjellin ndryshime të mëdha”. Imagjino këtu sasa të vështirë e kan pasur me popullin e tyre, liderit e Polonisë, Çekisë, Hungarisë e tjera, me pranimin në vendin e tyre të armëve kundërajrore të SHBA….

“Vetëm një ditë më parë, se Kryeministri Rama do ta bënte publike vendimin për shkatërrimin e armëve kimike siriane, a nuk qe ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, ai që në një televizion proqeveritar, deklaroi hapur se një “Jo” e Ramës do të ishte zhgënjyese për SHBA.”

Kur po ambasadori Arvizu në të njëjtën intervistë me televizionin Top Chanell, tha se SHBA kan dhënë dhe kan ofruar të gjitha garancitë e mundshme në Shqipëri     Dhe, ai shtoi se Presidenti amerikan Barak Obama, i kishte shkruar mbi çështjen Ramës dhe e ftoi atë të vizitojë Uashingtonin vitin e ardhshëm …..!

Pra, tani që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, jo vetëm e ka zhgënjyer SHBA-së, por është treguar “lideri shumë i dobët” karshi Washingtonit, duke i mbajtur ata me shpresë deri në minutën e fundit, dhe në fund u tha “JO”, në një moment “fix”.

Në një kohë që kundër shkatërrimit, në Shqipëri, të armëve siriane, kishte protesta të qytetarëve për disa ditë me radhë. Populli shqiptarë tregojë se nuk ishte në asnjë mënyrë kundra Amerikës, dhe se është populli më pro amerikan. Ai doli në protesta vetëm atëhere kur e mësoi se Kryeministri Rama, e mbajti të fshehur planin e tij dhe nuk bëri transparencë, “i sigurtë, se ka mbas vetes kishte 1 milion vota” Dhe i tha “Jo” kur plani i tij ra, se me popullin u bashkuan edhe politikanët madje edhe disa deputetë socialistë, gazetar e analistë pro Ramës, pra kësaj rradhe ishin kundra tij !
Tani në pyetje është se “Ku e mori guximin Rama të thotë njëherë “PO” dhe në fund “JO”? ,Kush po qëndron prapa asgjesimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri ! Ai ishte me të vërtet Uashingtoni, dhe premtimi i Ramës me një servilizëm të tepruara ? A ka “dorë” Moska ? dhe pse asnjëherë deri tani s’u zbardh tema e bisedimeve të shtatorit në Nju Jork, mes kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ! Këto mbeten për tu sqaruar dhe duhet transaparencë,. Për këto ma do mendja është i interesuar “edhe, Washingtoni, mbasi Rama, dje i tha JO, SHBA-së!” dhe nuk i dha snjë përgjigje nga të sipërcituarat.

A mund dhe a duhet t’u thoshte JO! Shqipëria Shteteve të Bashkuara ? kur të dihet se përse Shtetet e Bashkuara zgjodhën Shqipërinë, në këtë përpjekje, megjithëse aty është përfshirë edhe Rusia? Përse , Rama e fsheh letrën që i ka shkruar presidenti amerikan Barak Obama, mbi çështjen dhe pse Obama e ftoi atë të vizitojë Uashingtonin vitin e ardhshëm !.

 

 

 

Dhe, a mundet që një mendje normale, sado “anti-amerikane”, të ketë ngelur edhe mbas 23 vjet demokraci, në Shqipëri, të shkojë deri në atë pikën se “të ngjallë frymën anti amerikane” të kohës së Enver Hoxhës? me protestën – para ambasadës amerikane në Tiranë, Megjithëse, dihej dhe ishte ofruar garanicia amerikane për gjithçka, që lidhej me transportin, teknologjinë, ekspertizën, dhe atë duhet ta merrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perendimore së bashku me Rusinë.

Mirëpo ditën “fix” kur foli Kryeministri Edi Rama, teknika e ” lajmit të mashtrimit” nga Mero Baze, me kompani, nxorri lajmin se një burim diplomatik anonim i kishte, thënë atij se “Çka do të përfitonte Shqipëria nëse i pranonte armët kimike?” 1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit-Kandidat brenda dhjetorit 2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama 3. Mbulim financiar sa trefishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë për vitin 2012 ishte 4 miliardë dollarë, kështu që shuma e pritur e ndihmës financiare do të ishte mbi 10 miliardë dollarë) 4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave. 5. Propozimi i Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen?.

Ndërkohë, që dihet se nuk janë SHBA, të Amerikës, që vendosin për asnjërën nga këto…..! dhe kjo çështje për Uashingtonin nuk ishte “tramë”, apo pazar me Shqipërinë, “merri këto armë kimike, se do të bëj favore…..!”

Pyetje tjetër është se”Pse, Kryeministri i Shqipërisë foli vetëm në minutat e fundit – “fix”, vetëm disa orë para se Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK), kur thuhej se e  kishte planifikuar Shqipërinë mbi një planë për shkatërrimin e 1300 tonë të arëmve kimike siriane.

Në një kohë që shqiptarët thanë ” mjaft me “fixet” e fundit dhe me fshetësi, ” këtë i thanë dje populli shqiptarë Kryeministrit të tyre Edi Ramës në përpjekjen e tij  për demontimin e armëve kimike të Sirisë nën planin ruso – amerikan, pa “pyetur” popullin shqiptarë.

Kësaj rradhe “fixi” i Ramës,: ” se Shqipëria, nuk do të presë çmontimin e armëve kimike të Sirisë”  nuk ka shkuar aq larg sa ishte menduar, prej tij, mbase ai ishte “shumë hapa në drejtimin e gabuar dhe rrugën e gabuar. “. Dhe, këtë për herë të parë e kuptuan shqiptarët, të cilët na kujtuan protestat e Uashingtonit, Londrës, Parisit, Romës, Brukselit, e të tjera vende perindimore.

Këto protesta tek njerëzit treguan se tani në Shqipëri, ata janë ende ” të shqetësuar në lidhje me njerëzit që vinë në politikë, dhe në pushtet, të cilët nuk bëjnë asgjë për popullin e tyre, por vetëm e vetëm mendojnë që të mbajnë karriket e tyre, dhe të “mbushin vetëm xhepat ” e tyre . Ata janë vetëm politikanët e ” zhatjes dhe të mashtirmit ” së këtij populli,.. që më në fund edhe shqiptarët e kuptuanë se çfarë pushtetarësh kan në krye të vendit…!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: armeve sirise, Beqir Sina, fix Edi rama, nuk zgjidhet ceshtja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 781
  • 782
  • 783
  • 784
  • 785
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT