• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKORIMI I OFICERËVE JUGOSLLAVE PJESË E TURPIT TONË KOMBËTAR

January 23, 2013 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/

Dëshmitë e vetë historiografisë së shtetit amë shqiptar,e kanë përcaktuar qartë rolin e madh të të dërguarve të Beogradit për krijimin e Partisë Komuniste shqiptare në Tiranë.Ky rol.në ato momente ka qenë tejet determinant po të kemi parasysh se komunizmi si doktrinë ishte fare i panjohur dhe për më tej,ai nuk mund t’i shkonte për shtat konstitucionit moral të popullit tonë. Po të kemi parasysh se në vitet 1939-1940, në Shqipëri,Kosovë e Maqedoninë shqiptare,po rritej së tepërmi rezistenca nacionaliste për t’i ofruar si zgjidhje të vetme kombit tonë,kufijtë etnike të tij,atëherë do të bindemi plotësisht se “ndihma” e ardhur nga Beogradi nuk ishte as vëllazërore dhe as e sinqertë siç donin ta paraqsinin komunistët shqiptarë të atyre viteve.Shqiptarët kishin edhe një impresion të fuqishëm,për të mos i hapur dyert kanat për komunizmin.Ky impresion lidhej sidomos me sulmin gjerman kundër Beogradit (prill 1941) me ç’rast në trevat të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,u rikthyen ëndrra e vjetër e Shqipërisë  etnike.Duam apo s’duam të kujtojmë sot,unë mendoj se shqiptarët në krejt trojet etnike tona,përpara se të dëgjonin përallat komuniste,ishin të vendosur të luftonin për të vënë në jetë,padrejtësitë prej të cilave ende kullonte gjaku i ngohtë.Ndërkaq,disa prej ideatorëve dhe udhëheqësve të parë të grupeve komuniste në Shqipëri,ishin futur në rrugë pa krye,duke dashur të mirrnin flamurin e shpëtimtarit të kombit.Ata kryen në vitin 1941 disa takime por në vend që të bashkoheshin për të shpalosur alternativa,grindeshin për të ndarë karriket dhe për më tepër,nuk kishin vizione të qarta se ç’far duhej të banin në ato momente.Tepër saktësisht përshkruhet kjo situatë e komunistëve shqiptarë në vitin 1941 në një raport të hollësishëm që Koço Tashko i ka dërguar në vjeshtën e vitit 1942,kryesis së Kominternit ku pos të tjerave shprehet ; “Nga ana tjetër isha koshient se shokët e propozuar prej meje nga tërë grupet, sado të sakrifikuar për çështjen dhe të pakursyer në punët,s’kishin përgaditjen politike të duhur për të qenë anëtarë të Komitetit Qendror (këtë fakt ma kishte cilësuar edhe shoku Miladin) domethënë për të kuptuar problemet politike dhe ekonomike të Shqipërisë… Këto të meta kryesore të tyre shpresoja të menjanoheshin deri sa të mblidhje Kongresi i Partisë,prej qenies si instruktorë të dy shokëve jugosllav, Miladin e Dushan.Me pak fjalë gjithë përgjegjësinë ua dorëzova këtyre dy shokëve (sado që skisha asnjë ide të së kaluarës së tyre) vetëm duke u bazuar në rekomandimin e Komitetit Qendror për Kosovë e metohi, të Partisë Komuniste Jugosllave”.(Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë, Fondi 14 , dosja 5 , fleta 4 ).

Nga ky dokument autentik i njërit prej krerëve kryesorë komunis në Shqipëri,në vitet 1940- 1944,merret lehtë me mend se marëdhëniet ndërmjet komunistëve të shtetit amë dhe atyre të Beogradit nuk mund të egzistonin si marëdhënie partneriteti,apo vëllezërore.Këto marëdhënie do të konceptoheshin që në fillim si marëdhënie vasaliteti,ku të parët,sllavët do të dirigjonin gjithë “bëmat” e komunizmit në Shqipëri,ndërsa të dytët,komunistët e servilosur shqiptarë do të përpeliteshin nëpër labirintet e politikave serbosllave,duke shitur nderin e tyre,vetëm e vetëm për një copë karrige të përgjakur kur të “çlirohej” Shqipëria. Komunistët sllav,duke parandjerë rrezikun e rritjes së lëvizjes nacionaliste shqiptare,lëvizje e cila që në fillim u shtri në krejt kufijtë etnike tona, ndërhyri energjikisht në lëvizjen komuniste,së paku për të dominuar këte e mandej, në saje të dredhive të vjetra serbosllave të niste në trojet shqiptare luftën e egër vëllavrasëse.Kështu,në verën e vitit 1942,ata hodhën në nismën e tyre,në Kosovë,një trakt ku i bëhej thirrje popullit shqiptar këtu, të rrëmbente armët për të luftuar kundër armikut të përbashkët,fashizmit.Ustallarët e Beogradit jo se donin lirinë e Kosovës, sepse po ta kishin dashur sigurisht ata do të kishin lejuar shqiptarët në trojet etnike të tyre,të paktën të jetonin pa ate kalvar vuajtjesh.Por ata kërkonin të ngrihej krye kundër fashizmit për të ruajtur të pandryshuar statukuonë e organizmit të kufijve pas vitit të mbrapshtë 1913.Ndonëse proklamata e shpërndarë në Kosovë,kishte poshtë edhe nënshkrimin e Partisë Komuniste shqiptare,ajo mirrej vesh menjëherë se ishte gatuar në guzhinën e Beogradit,me ç’rast edhe mungonin fjalët se çdo të bëhej të nesërmen me fatin e popullit shqiptar në Kosovë.

Kjo pozitë e mjerueshme e komunistëve të shtetit amë,të cilët,vinin në rend të ditës parrullat e tyre internacionaliste dhe harronin vuajtjet prej tre deceniesh,të vëllezërve të tyre prej gjaku,dëshmohen vetë prej dokunetave të tyre,pikërisht në vitin 1942,komunistët e tiranës ishin të detyruar të dëshmonin se ; “Për shqiptarët e Kosovës që përbëjnë 50-65 përqind të popullsisë së atjeshme si dhe dy të tretat e popullsisë së Shqipërisë së Vjetër (kufijt e vitit 1913) Partia e jonë ka heshtur sistematikisht duke thënë (fjalët e shokut Miladin) se kjo çështje s’na përket neve por i përket Partisë Komuniste Jugosllave”. ( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi 14,dosja 5, fleta 11 ).

Edhe në vitet 1943-1944,bashkëpunimi i klikës komuniste tëTiranës me atë të Beogradit,do të ishte determinant,sidomos në veprimet e atyre të parëve ndaj nacionalistëve shqiptarë.Diku e kam thënë krejt haptas mendimin tim se Mukja ishte shpresa e mbrame e shqiptarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në luftën kundra okupatorit.Por pikërisht pse mbante me vete këtë shans të madh historik,Mukja u sabotua dhe anatemua për pesë decenie me radhë nga histriografia shqiptare. Post – Mukja,do të përbënte ndër faqet më të dhimbshme të popullit shqiptar,i cili,ndonëse i coptuar në vitin 1913,ndonëse i sulmuar e kërcënuar dhe zhdukur prej grekërve,sllavëve e bullgarëve, tanimë provonte edhe thikën e ngulur tinëz në shpinë prej vëllaut me nanë.Pa dashur të sjell në këto radhë,gjëmën e madhe e tragjike të luftës vëllavrasëse në Shqipëri,në vitet 1943-1945, unë mundet natyrisht të pohoj se krejt idetë dhe organizimet e kësaj lufte kanë qenë të ideuara në Beograd,ndërsa Miladini e Dushani,ishin veç zbatuesit e urdhërave të padronëve të tyre. Sidomos në ndjekjen ndaj nacionalistëve të shquar shqiptar,dora serbosllave do të shtrihej ngado.Prej asaj dore tradhëtare, ranë në fushën e nderit trima të mëdhenj të kombit shqiptar. Dhe një pjesë e tyre duke parandjerë thikën pas shpine sllavoshqiptar,luftuan me armë në dorë kundra tyre, duke u shndruar në simbole të përjetshme të nacionalizmit shqiptar. Në krejt këtë maskaradë,nuk kanë munguar as idelogjizimi i skajshëm bolshevik dhe as veprimet e fshehta serbosllave për t’i quajtur këta burra ( që sot përbëjnë krenari kombëtare) si bashkëpuntor me okupatorin,sipas parimit paradoksal : O me ne, O kundra nesh !.

Në vitin 1945,klika komuniste e Tiranës,duke iu përmbajtur tërësisht udhëzimeve të beogradit, nisi të konstruktojë modelet e para të diktaturës komuniste,modele të cilat,do të quheshin të veçanta në krejt Evropën Lindore,për nga egërsia me të cilën u zbatuan.Ndër këto modele famëkeqe, mund të përmendim shkurt vetëm njërin,ate të përndjekjeve të krejt kundërshtarëve politik të tyre, familjarisht nëpër burgje apo kampe përqëndrimi sipas modeleve të huazuara nga Stalini.Mijërat e nacionalistëve shqiptarë,u drejtoheshin në vitin 1945 togave të zeza të pushkatimit, burgjeve apo kampeve të punës për të vetmin “faj” se kishin luftuar për lirinë e Shqipërisë si edhe për kufijtë etnike të saj.Dhe përballë kësaj tragjedie të re shqiptare,duhej diçka butaforike,duhej diçka për ti dhënë botës komuniste të kuptonte se qeveria shqiptare nuk kishte mendjen vetëm për punë të zeza.Dhe pikërisht në këto momente aq të dhimbshme për krejt kombin tonë,kjo qeveri, enkas për të dhjetëfishuar tragjedinë shqiptare, zgjodhi pikërisht procedurën e dekorimit të dhjetra oficerëve serbosllav të cilët sigurisht ishin vrarë duke luftuar kundër forcave nacionaliste shqiptare. Me këtë akt të shëmtuar ,si turp kombëtar,klika komuniste e shtetit amë,kërkonte gjithashtu të thoshte fjalën e vet, lidhur me qëndrimin e saj pro idesë së Beogradit për tu integruar në republikë të shtatë të krijesës jugosllave. Kësisoj më 5 shtator 1945,në ish pallatin mbretëror në Tiranë,u zhvillua një ceremoni tejet pompoz, me pjesmarrjen e krejt qeverisë shqiptare si edhe përfaqsuesive diplomatike dhe forcave aleate në kryeqytet.Me tone oratorike,Omer Nishani,në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist,lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117 , datë 5 shtator 1945 : “Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe Komandant I Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare ;Duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate gjatë Luftës Nacionalçlirimtare të popullit t’onë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet në Luftën e popullit shqiptar qoftë brenda në Shqipëri krah për krah me ushtrinë tonë, qoftë jashtë Shqipërisë dhe për të shfaqur mirënjohjen e për t’a shërbyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi t’Atdheut e të popullit shqiptar.

Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, Vendosi Të dekorohen me dekoratat e shënuara për sejcilin,personat që përmenden në listën që vijon :

Gjeneral Ivan Milutinoviç,me Urdhër “Heroi Kombëtar”, Lolo Ribar,me urdhërin “Heroi Kombëtar”,Ramiz Sadiku,me Urdhërin “Heroi Kombëtar,Ivan Ribar,me Urdhërin e “Flamurit”, Eduard Kardelj,me Urdhërin e “Flamurit”,Bllazho Jovanoviç,me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”,Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit,dëshmori Miladin Popoviç,me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”.Dushan Mugosha,me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”.

Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E.F.Davies. Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “, Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas,Petko Dapçeviç,Breigadier T.Churchuill,Kolonel Velimir Stoiniç,Lejtnant-Kolonel, Palmer,Major Ivanov Konstantin,Kapiten Thomas Stefan.

Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” ; Kolonel Vojo Todoroviç. Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” ; Major Savo Stonjou,W.V.G.Smith. Me Urdhërin “Partizan i klasit të II”, Gjeneral,Terziç Velimir, colonel Kiler Peter,Kolonel,Obrat Cicmil,Nenkolonel,Mijat Vuletiç,G.W.Seymour,Major J.K.H. Shaw, Major, M.J.Fornton, Major, V.Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J.M.Lyon,Toger John O’Keefe.

Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” ; Major Timochek Teodor,Major Viktor Bobol,Kapiten Miazi Dizdareviç,Toger Nick Cooky,Kaporal George Routsis. Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit” ; Bije Vokshi, Dëshmor, Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel popoviç”. ( Gazeta “Bashkimi “ Tiranë më 6 shtator 1945 ).

Ndërsa kreu i klikës komuniste të Tiranës,Enver Hoxha,do të deklaronte solemnisht në atë mbrëmje se ; ”Të gjithë këta oficerë që u dekoruan,na kanë ndihmuar me shpirt, në përpjekjet tona për çlirim”. Shërbetori i zellshëm i sllavokomunistëve,falenderonte kështu mësuesit e tij nga beogradi për kontributin e madh të tyre në përpjekjet sllave për shuarjen e rracës shqiptare. Me këtë mesazh ai gjithashtu donte të siguronte padronët e vet se do të ishte kurdoherë rob i politikave shovene serbosllave.

Si mund të dekoroheshin oficerë të lartë jugosllav kur vetëm në vitet 1944-1945 në territoret e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare u vranë,u burgosën,dhe u shperngulën më shumë se 50 mijë shqiptarë etnik të pafajshëm ? si mund t’i shpërndaheshin dekorata atyre që pos të tjerave, nuk lane pëllëmbë toke shqiptare pa e përgjakur me gjak shqiptari ? si mund të dekoroheshin ata të cilët populli i ynë i konsideroi dhe i konsideron pushtues të tokave shqiptare ? Si mund të përgëzoheshin këta kriminelë të zakonshëm lufte,kur pikërisht në ato momente në malet shqiptare,endeshin dhjetra e dhjetra heronj nacionalistë,të cilët,falnin pranverat e tyre për kufijtë tanë etnik ?.

Përballë këtyre pyetjeve,mund të hamendësosh shumë përgjigje.Por përgjigjja e parë që të vjen ndër mend është pikërisht ajo se klika komuniste e Tiranës,në vitin 1945,e fryrë prej përallave të internacionalizmit proletar,duke dekoruar vrasësit e popullit të vet,merrte mbi vete barrën e rëndë të një turpi kombëtar.E përbaltuar në pozitat mjerane ku e futi çorba serbosllave,kjo klikë po I bënte nderet dhe shërbimet e para Beogradit duke dëshmuar sigurisht antishqiptarizmin e vet, me të drejtë duke pranuar dhe njohur pushtimin e tokave shqiptare të Kosovës, Preshevës Bujanovcit e Medvegjes, të Maqedonisë shqiptare nga serbosllavët. Koha dëshmon tradhëtitë komuniste shqiptare tanimë i mbetet qeverisë së djathtë shqiptare dhe Institutit për Krimet e Komunizmit që të gjithë të dekoruarit, ti zhvleftësoi dhe dënojë.Krimit dhe tradhëtisë duhet shartuar nga rrënjët.(Ne Foto:Diktatori Enver Hoxha me Miladin Popovicin)

Bern-Zvicër

Filed Under: Opinion Tagged With: dekorimi i oficereve jugosllave, Eugjen Shehu, turp kombetar

TAKIMI ME AKADEMIKUN MARK KRASNIQI NE TIRANE

January 23, 2013 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/

1.

Kisha kohë pa e takuar prof. Mark Krasniqin-Akademik, njërin ndër figurat e njohura dhe të shquara të arsimit, kulturës, shkencës e politikës në Kosovë. Prandaj ndjeva kënaqësi të veçantë, kur mora një ftesë nga kryetari i Shoqatës “Nikaj-Mertur”, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), se në mbrëmjen e datës 18 janar 2013, do të organizohej një koncert dhe manifestim masiv, në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit Tiranë. Ndër të tjera, aty shënohej se do të ishte pjesëmarrës edhe prof. M.Krasniqi.

Ende pa nisur shfaqja, hyra në sallën e stërmadhe, që gumëzhinte si “koshere” bletësh. Nga radhët e mezit, drejtpërdrejt me skenën, ku diku afër e kisha të caktuar edhe unë vendin, e vërejta të ulur atë, bashkë me një mik të tij, nga Gjakova, Gjokë Gecin. U përshëndeta me prof. Mark Krasniqin me përzemërsi dhe iu luta një personi që të na fotografonte, për ta patur shenjë kujtimi. Ndërkaq, edhe më pas gjeta rastin të bisedonim bashkë, sigurisht jo gjerësisht. Më  erdhi shumë mirë që, megjithëse në moshën mbi 92-vjeçare, gëzonte shëndet të qendrueshëm, mbahej i fortë dhe kishte kujtesë të admirueshme. Këtë gjë e vërejta edhe  kur ai u shfaqi dashamirësi gjithë njerëzve të shumtë, të cilët vinin ta takonin dhe ta respektonin. Bile, pati nga ata nikajmërturas, që ia treguan shtëpinë dhe iu lutën që, pas shfaqjes, të shkonin në familjen e tyre.

Në bisedë e sipër, por dhe  kur u ndamë aty, pasi nisi shfaqja “e zjarrtë”, e titulluar “Nata e Nikaj-Mërturit”, në vijim të disa veprimtarive të tilla, solla në kujtesë njohjen tonë. Ishin vitet ’70-të e 80-të të shekullit të kaluar, kur në kryeqytetun Tiranë, por dhe në rrethe të vendit, u organizuan veprimtari masive, konferenca, simpoziume e kongrese shkencore. Ato ishin për çështje të historisë e gjuhësisë, kulturës, etnografisë, arkeologjisë e tjerë. Megjithëse dihen vështirësitë e kohës për lidhjet me Kosovën e robëruar nga rregjimi serb, në ato merrnin pjesë edhe studiues e shkencëtarë shqiptarë prej saj. Një ndër ata, padyshim, ishte edhe prof. Mark Krasniqi. Ai nuk vinte këtu, në “shtetin amë”,  si një një “vizitor” i thjeshtë, por edhe lexonte punime të thelluara shkencore.

Një ndër udhëtimet e tij në Tiranë, por dhe në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), ishte ai i marsit të vitit 1980. Në qytetin më verior alpin, Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë, kishte përgatitur një sesion shkencor, me rastin e 55-vjetorit të vrasjes së “Heroit të Popullit”, “Dragoit të Dragobisë”, Bajram Curri. Në udhëtimin, nga kryeqyteti për atje, pasi kisha për të lexuar një temë për figurën e tij në këngët popullore, arrita në Fushë-Arrës dhe aty u ndalëm pak për të pushuar. E dija që, në përbërje të grupit nga Prishtina, ishin Ali Hadri, Zekeria Cana e një tjetër. E pyeta prof. Markun, pak me shaka: “Për ku jeni nisur kështu, profesor,  apo për në sesionin shkencor, kushtuar B.Currit?” Aty për aty, ai m’u përgjigj me një shprehje popullore, duke e anashkaluar shpjegimin e saktë: “Jo, po, me që i kisha opingat veshur, mendova dhe unë të dal një herë në Malësi”. Në fakt, meqenëse e ka origjinën nga krahina e Nikaj-Mërturit dhe larguar shumë kohë të parët që andej, ai ma shfaqi dëshirën se donte t’i njihte të afërmit e tij, atje. Kur arritëm në qytetin “B.Curri”, sigurisht, këtë gjë ua thashë drejtuesve të partisë e shtetit të asaj kohe. Me sa kuptova, një ndër arsyet, se përse nuk donin ta lejonin të shkonte për vizitë tek ata prof. Marku, ishte varfëria e tejskajshme në atë krahinë. Ndërsa përgjigja  e pëligjia, për atë, ishte se: “Rruga është e prishur dhe nuk mund të kalohet për andej!?”

Megjithëse nuk mori pjesë në sesionin shkencor, të organizuar në qytetin “B.Curri”, pasi nuk e kishte “lejën” nga organet jugosllave,prof. Mark Krasniqi erdhi me ne në fshatin e bukur Valbonë. Aty hëngrëm një drekë së bashku, ku dhe u kënduan këngë popullore. Por pati edhe një recitim, nga rapsodi i mirënjohur vendës, Sokol Arifi. Në vargjet e tij, me përmbajtje të theksuar atdhetare, ai përmendëte edhe të këqijat e regjimit serb, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Prandaj, të ftuarit kosovarë  u ndjenë ca “ngusht” dhe, për të mos i venë ata në pozitë të vështirë, raspsodi nuk vazhdoi më gjatë, me recitime të tilla. Megjithatë, e pashë që prof., Markut i shëndritën sytë, kur i dëgjoi ato vargje rapsodike, të cilat e shprehnin realitetin e vertetë e të dhimbshëm historik të shqiptarëve, nën pushtimin e huaj serb.

Në vitet pasardhëse, kam lexuar shpesh për  studimet, botimet e pjesëmarrjet në detyrat dhe veprimatritë e ndryshme, nga Akademiku Mark Krasniqi. Sigurisht, si atëherë dhe tani, jam ndjerë krenar për këtë bashkëkrahinas e  atdhetar të mirë, i cili jetën e tij të gjatë e ka venë në shërbim të arsimit, shkencës e kulturës kombëtare shqiptare. Prandaj, si unë, por dhe të gjithë ata, që e takuan e biseduan këto ditë me të në Tiranë, i uruan nga zemra: Shëndet të plotë, jetëgjatësi dhe krijimtari sa më të frytshme, për të mirën e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në darkën, që u shtrua nga Shoqata “Nikaj-Mërtur” për të ftuarit dhe artistët amatorë, përsëri u përshëndeta me Akademikun e shquar Mark Krasniqi. Bile, me ftesën edhe të Gjokë Vukajt, që e filmonte tërë veprimatrinë, shkuam e i takuam gotat me atë dhe kolegë të tij nga Kosova, unë dhe kryetari i Shoqatës, Av. Gjin Niklekaj. Sigurisht, për këtë gjë, ai na falënderoi dhe u ndamë përzemërsisht.

2.

Mark Krasniqi  lindi më 19 tetor 1920, në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kolaj), në afërsi të Pejës, në Kosovë. Arsimin fillor e ndoqi në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Në vitet 1941-1943,  vazhdoi studimet e larta për letërsi, në Universitetin e Padovës së Italisë. Ndërsa më tej, studioi për gjeografi dhe etnografi, në Universitetin e Beogradit (1946-1959). Nisi të shkruajë që herët në shtyp. Kështu, në vitet 1945-1946, ishte redaktor i gazetës “Rilindja”, në Prizren, së bashku me Esad Mekulin e Omer Çekrezin.  Në tri vitet vazhduese, punoi në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe, në Radio-Beogradi. Në vazhdimësi, gjatë viteve 1950-1961, ishte asistent dhe pastaj bashkëpunëtor shkencor, në Akademinë e Shkencave të Serbisë. Ngjarje më rendësi për të ishte marrja e diplomës, në Beograd, më 1950 dhe pastaj mbrojtja e doktoraturës, në Universitetin e Lubjanës, më 1960.

Për aftësitë e tij pedagogjike e shkencore, në periudhën 1961-1981 ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, kur shteti serbo-komunist e largoi nga puna arsimore e pedagogjike. Disa herë ka shërbyer dekan dhe prodekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik, në Prishtinë. Gjithashtu, është ngarkuar me detyra të larta, si: zëvendëskryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka marrë pjesë dhe ka lexuar punime të tij në shumë kongrese, konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombetare, ku janë diskutuar çështje të traditave, gjuhës letrare kombëtare, historisë, etnografisë, folklorit shqiptar e tjerë.

Përveç punës pedaogjike e shkencore, detyrave drejtuese dhe veprimtarive të tjera, ka hartuar e botuar rreth 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollorë. Prof. M.Krasniqi është autor i disa vëllimeve me poezi, si për të rritur e fëmijë, ndër të cilët veçojmë librin për të vegjëlit, “Posta e porositur”. Po kështu, ka shqipëruar, nga serbishtja e sllovenishtja, disa romane e përmbledhje me poezi

…Me përvojën e gjatë shumëvjeçare dhe shërbimet e çmuara, q ë i ka bërë popullit tonë, për të cilat folëm shkrutimisht më lart, prof.Mark Krasniqi-Akademik, është jo vetëm krenari e natyrshme për banorët e krahinës së prejardhjes, pra Nikaj-Merturit, por edhe për vendlindjen, mbarë Kosovën e Shqipërinë dhe, më tej, për të gjitha trojet amtare e diasporën tonë shqiptare.(Ne Foto: Nga e majta: M.Krasniqi e M.Gecaj (Tiranë, 18 janar 2013)

Tiranë, 22 janar 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: me mark Krasniqin, Murat Gecaj, Takimi, Tirane

NË VIJIM TË NJË SHKRIMI: SË PARI, BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE!

January 23, 2013 by dgreca

Nga  Skënder Zogaj/publicist e poet, Fushë-Kosovë/

I nderuari shok e mik, si-vëlla Murat Gecaj!/

E lexova me kënaqësi  skicën , “Së pari, bashkimi shpirtëror i shqiptarëve” dhe e pëlqeva fort mendimin e urtë e të mençur, përkitazi me temën e bashkimit kombëtar.

Siç  vërejmë dendur, disa individë, grupe e qarqe “patriotësh” ,“të zjarrmshëm”, asaj po i fryjnë me afsh patetik, përmes fjalësh të mëdha. Por nuk kryejnë  asnjë veprim  konkret, për të dëshmuar se vërtet ata janë për bashkimin kombëtar dhe se ia kanë anën kësaj pune, jo vetëm për ta shprehur, por edhe për ta “krehur”, të paktën, duke dëshmuar më bindshëm, se kanë ndonjëfarë projekti konkret për ta realizuar atë.

Përkundrazi, me plot gojën, për bashkim kombëtar po shfaqen individë dhe grupe që, më së paku, do të duhej të paraqiteshin, sepse nuk janë ata, që mund të flasin në emër të popullit! Bile, nuk mund të flasin as në emër të ndonjë shtrese të tij, ngase nuk e kanë asnjë meritë të veçantë, që është e domosdoshme, kur dikush i jep të drejtë vetes të dalë dhe të shprehë aspirata të përmasës kombëtare.

Prandaj, i dashur Murat, bukur e ke thënë, nuk duhen kapërcyer shkallët “me hop” ose “me vrap”, sepse “e thyen qafën” e bie në gropë!

Bashkimi shpirtëror është ajo, që na duhet sot, kur “dikush i bie thumbit e një tjetër patkonit”! Sepse kemi jetuar për shumë kohë të ndarë e të përçarë, anëve të ndryshme të botës dhe nën trysninë e njëmijëenjë faktorëve, që na e kanë rrudhur mendjen dhe shpirtin. Kështu që kemi aq shumë zbrazëti shpirtërore, sa që, nganjëherë, duke i analizuar disa faktorë, them se na duhet kohë tepër e gjatë, që të mund të funksionojmë përbashkësisht.

Nuk besoj se mund të kemi bashkim kombëtar cilësor në kushtet aktuale, kur Shqipëria dhe Kosova janë të ngërthyera nga “patriotizmi” i rrejshëm. Po them kështu sepse,  i madh është numri i të ashtuquajturve “patriotë”, të cilët janë të përfshirë në krime dhe korrupsion, drogë e prostitucion, hajni dhe mashtrime.

Ata janë “patriotët” e paditurisë,  primitivizmit e kontrabandës, që bëjnë argatin e rrjetave të ndryshme mafioze. Pastaj, të yshtura prej tyre, dalin shesheve të mbështjellur me flamurin kuq e zi dhe bërtasin për bashkimin kombëtar! Është një skenë aq e trishtueshme, sa që shqiptarëve të ndershëm e të vërtetë, ua zgjojnë neverinë dhe i bëjnë të ikin dhe të fshihem, që të mos i shohin e dëgjojnë këto “sorra të larme”, duke krrokatur, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Intelektrualët shqiptarë, atdhetarët e ditur, të pastër e të ditur, nuk do të duhej të bien pre e këtyre koluareve, por do të duhej të punojnë seriozisht, pa asnjë fjalë, në shembullin e veprimit të vendeve të tjera, si Gjermania, fjala vjen.

Vetëm një javë para se të rrënohej “Muri i Berlinit”, gjermanët thonin se: “Muri është i paprekshëm edhe për 100 vjet!” E, në fakt, i kishin përgatitur të gjitha “veglat” e nevojshme. Kështu, sa çel e mbyll sytë, e realizuan qëllimin e tyre, pa asnjë fjalë e miting, pa u mbështjellur me flamuj dhe pa u çjerrë rrugëve! Si para, ashtu edhe pas rrënimit të Murit, gjermanët e bënë në heshtje bashkimin e tyre kombëtar…

Pra, mik i dashur, jam me ty dhe shfrytëzoj rastin që të të falënderoj shumë nga zemra, për shkrimin kuptimplotë: “Së, pari bashkimi shpirtëror i shqiptarëve”. Le të shpresojmë, të gjithë së bashku!…

Përshëndetjet më të përzemërta dhe me  shumë respekt!

Fushë-Kosovë, 20 janar 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: bashkim shpirteror, Fushe-Kosove, Skender Zogu

Eurodeputetët kundërshtojnë ashpër mohimin e shtetësisë së Kosovës

January 22, 2013 by dgreca

 Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian ka përfunduar raporti për debatin për Kosovën, dhe rreth 150 amandamenteve që janë paraqitur në këtë raport. 
Duke folur për këtë raport, Ulrike Lunacek, që është edhe përpiluese e tij, ka thënë se ajo është e gatshme që të bëhen disa kompromise rreth disa amendamenteve, miëpo, siç tha ajo, nuk do të ketë kompromis me ata që propozojnë që Kosova të mos trajtohet si shtet, dhe me ata që e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës.
Lunacek u është referuar amendamenteve të cilët kërkojnë që edhe Parlamenti Evropian në të ardhmen ta shkruajë emrin e Kosovës me fusnotë dhe që të hiqet paragrafi i cili kërkon nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. 
Ulrike Lunacek ka thënë se ajo shpreson që do të ketë mbështetjen e shumicës, për të mbajtur paragrafin i cili inkurajon 5 vendet e BE-së, që në emër të unitetit evropian, të njohin pavarësinë e Kosovës.
Parlamenti Evropian, vazhdon të mbetet i vetmi institucion i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Në favor të propozimeve të zonjës Lunacek, kanë folur edhe disa deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë edhe shefin e delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Pasi që Kukan vjen nga Sllovakia, vend ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se inkurajimi për ta njohur Kosovën, për 5 vendet tjera anëtare të BE-së, nuk është një inkurajim jokonstruktiv.
Kështu, në mënyrë diplomatike, ai ka mbështetur idenë e zonjës Lunacek.
Edhe deputeti nga Gjermania Bernd Posselt, ka mbështetur këtë ide, dhe ai ka qenë mjaft kritik ndaj atyre që ai i quajti mohues të shtetësisë së Kosovës.
“Duhet dërguar një porosi përfundimtare, se nuk mund të luhet me kufijtë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të preken edhe kufijtë e vendeve tjera”, ka thënë Posselt, kryesisht duke bërë krahasime në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Ai ka thënë se të drejtat që kërkohen për serbët në Kosovë duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Nësë preken kufijtë në veri të Kosovës, atëherë do të preken edhe kufijtë në jug të Serbisë, por mund të hapen çështje edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Vojvodinë dhe pjesë tjera të ish Jugosllavisë”, ka thënë Posselt, duke bërë ftesë të të mbështetet dhe të forcohet integriteti territorial i Kosovës, dhe të harrohet ndryshimi i mëtejmë i territoreve të ish-Jugosllavisë.
Ndërkohë, në Parlamentin Evropian është zhvilluar debat edhe për Serbinë, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim mendimesh në me zëvendëskryeministren e Serbisë Suzana Grubjeshiq, që është e ngarkuar edhe për çështje evropiane.
Ndaj saj janë bërë shumë pyetje në lidhje më Luginën e Preshevës, me kërkesa që atje të ulen tensionet. Mirëpo, ajo duke folur për heqjen e monumentit të dëshmorëve që UÇPMB-së, ka thënë se fjala është për një monument, sipas saj, i cili glorifikon terroristët, dhe ai është hequr, kështu që heqja e këtij monumenti, gjithnjë sipas saj, nuk ka ndikim në rajon, sepse ajo është çështje e brendshme e Serbisë.
Deputetë të ndryshëm të Parlamentit Evropian kanë bërë ftesë ndaj të gjitha palëve në rajon, që të përmbahen nga ngritjet e tensioneve të reja.(Kortezi Europa e Lire)

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: Eurodeputetet, shtetesia e Kosoves

Heqja e Lapidarit, Cenim i Demokracise

January 22, 2013 by dgreca

Nga Hekuran Nikci/

  Edhe nje here u deshmua se te drejtat e shqiptareve te Lugines se Presheves po cenohen. Kesaj here cenimi i te drejtave te atyre shqiptareve te cilet me te drejte jetojne ne hapsiren e vet dhe pa te drejte udhehiqen nga nje qeveri amriqesore ndaj tyre, arriti kulminacionin.

          Heqja e lapidarit te deshmoreve te UCPMB-se cenon te drejtat dhe lirite jo vetem te shqiptareve te kesaj ane port e gjithe qytetareve te rajonit dhe me gjere.

          Kjo deshmon qe Beogradi zyrtar nuk eshte ndryshe veqse si paraardhesit e vet qe ndezen luftera dhe e lyen me gjak fundshekullin e kaluar. Per me teper, kjo deshmon qe qeveria e Ivica Tdicit po e vazhdon rrugen e qeverise dhe mentorit te tij politik, Millosheviqit.

          Ndryshe nga herat e tjera, kesaj radhe Beogradi zyrtar ushtroi terror psikik mbi qytetaret e “vet” shqiptar duke derguar xhandarmerine serbe te veshur me te zeza e maska ne fytyra dhe te pajisur me automatik dhe artileri te rende per t’iu pergjigjur cdo lloj sulmi qe mund te ju kishte ardhur nga shqiptaret.

          Por, Beogradi zyrtar gaboi ne kalkulimet e veta sepse shqiptaret kane nje civilizim te lashte dhe nuk i lejon morali dhe etika qe me dhune ti pergjigjen nje akti qyqar si te ketij lloji. Perkundrazi shqiptaret e Lugines se Presheves si qytetar paqeruajtes te botes demokratike me mend zgjodhen rrugen demokratike qe ketij akti inferior te Beogradit zyrtar ti japin nje zgjidhje.

Shqiptaret luften e kane alternativen e fundit kundrejt serbeve qe ate e kane alternativen e pare. 

          Prandaj, shqiptaret e Lugines se Presheves kane nevoje te madhe per qeverine e Shqiperise, Kosoves dhe klasen politike shqiptare ne Maqedoni sepse ndikimi i tyre atje eshte i zbehte dhe i kufizuar ne veprimet e tyre politike.

          Deri tani nuk kemi pare ndonje levizje ne kete drejtim te qeveritareve dhe politikaneve shqiptare. Deri tani ata po rrine duarkryq dhe po i levizin ato vetem atehere kur po postojne shkrime dhe komente ne rrjetet sociale rreth heqjes se lapidarit te deshmoreve dhe rreth perkrahjes se tyre per shqiptaret e Lugines se Presheves. Kjo nuk mjafton!

          Nuk eshte vetem obligim kombetar i tyre t’ju vijn ne ndihme shqiptareve te Lugines, por eshte edhe obligim shteteror sepse kjo eshte e theksuar edhe ne kushtetutat shteterore te tyre.

          Heqja e lapidarit te deshmoreve te UCPMB-se cenon vlerat e botes demokratike duke ngritur shqetesime ne vend dhe rajon. Gjithashtu heqja e lapidarit ngrit shume pyetje te tjera fundamentale rreth te ardhmes se shqiptareve te Lugines dhe te ardhmes se vet hapesires gjeografike te Lugines se Presheves.

 21 Janar, 2012

Nju Jork

 

Filed Under: Opinion Tagged With: cenim i te drejtave, Hekuran Nikci, Lapidari ne Presheve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 836
  • 837
  • 838
  • 839
  • 840
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT