• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY POEZI PËR KOSOVËN NGA ARSHI PIPA DHE ISMAIL KADARE

July 20, 2017 by dgreca

GAZETA”DIELLI”- DY POEZI PËR KOSOVËN NGA ARSHI PIPA DHE ISMAIL KADARE/

Gazeta”Dielli” në SHBA e ka ndjekur gjendjen e Kosovës hap pas hapi dhe e ka denocuar dhunën e pushtuesëve serbë me artikuj, me kronika, me reportazhe nga protestat për Kosovën në Washington, Nju Jork, Ohio, Michigan etj., me editoriale, komente, por dhe me poezi. Duke shfletuar koleksionin e gazetës për vitin 1982, që tashmë është i plotë dhe i lidhur prej meje, zgjodha dy poezi, të shkruara në kohë të ndryshme, me autorë dy pena të fuqishme, njëri në mërgim, Arshi Pipa( megjithëse poezia u shkrua në burgun e Burrelit dhe u botua në SHBA), tjetri në Shqipëri, Ismail Kadare. Poezia e Pipes titullohet “KOSOVËS” ndersa e Kadares titullohet “TERRORI NË KOSOVË”. Të dyja janë fokusuar në gjendjen e rëndë të Kosovës, kanë të përbashkët denoncimin e dhunës, por ndryshimi është i ndjeshëm, jo vetëm në stil, as në gjuhë. Lexojini dhe shiheni se ku qëndron ndryshimi?

ARSHI PIPA((Botoi Dielli-16 mars 1982)

u1_Arshi-Pipa

KOSOVËS

Vllezën shqiptarë, Kosova s’asht Jona.

Kush me e përmendë guxon ai ban tadhti!

O kob qi s’do t’harrohet kurr tevona!

Kosova e ngratë dergjet e vdes n’robni!

 

Prej bastardësh tradhtue qi i zhgulën zemrën

e n’pre ua hodhën klyshëve qi Moskova

për gjak ndërsen, me parzmën shkelë nën themrën

mizore sllave po jep shpirt Kosova.

 

Deri kur, vllezën, do ta ndjejmë na veten

fajtorë pse vendin ku Shqipnija leu

guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkretën

Kosovën tonë ta quejmë gjymtyrë atdheu?

 

O toke e bukur ku fjala burrneshë

Ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!

gjoks Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë

ndër hekura gjëmon zemra Dardane.

 

A mundet ajo, vall, me u zhgulën dejsh

pa ba kufomë llogoren e krahanorit?

Lumninë tande, Kosovë, at’herë ta rrfejsh

ku gjak i lirë t’vadis hullin e plorit.

 

Sot tjetërkush ta gzon frutin e punës,

mbi tokën tande, Kosovë, je skllav!

Ta shof përgakun,, heu, vulën e dhunës,

qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!

 

Qoftë e mallkueme fara qi aty hidhet

me djersën e njomun pleqsh, me lot kërthijsh!

Bukën e turpit e t’poshtnimit t’idhët,

o vend martir, deri kur ta kapërdijsh?

 

Qenka pra faj me lypun të drejtën tande?

Dorën për lëmoshë duhet me i shtri kusarit?

O gjuhë, ti bamu rrfe e tmerrin trande!

Do t’vijë, do t’vijë një ditë ora e shqiptarit.

 

Pas nesh tjerë kanë me ardhë.S’fiket Shqipnia

pse disa qinda nesh rrzohen nën plumbin

Se për çdo dhjetë prej nesh qi amshon liria

dhjetë mijë do t’lindin e dhjetë mijë do t’humbin!

 

Do t’humbin shqim ata qi sot na shtypën!

Kulshedra e re me lakminat e vjetra

at’herë do t’shembet kur ta shofim shqypen

prej majesh tu’e sulmue me sqep e kthetra.

 

Andej na priret shpirti i fortë me hove

t’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:

O vllezën, nalt ju ballin! prej Kosove

deri n’Çamëri Shqipnija asht gjithë jona!

***

kadare

ISMAIL KADARE(Botoi Dielli, 16 prill 1982)

TERRORI NË KOSOVË

E hidhur Vjeshtë e këtij viti

Kosovën gjeti nën terror.

Korba të zes mbi të ia mbërritën

Hetues, gjykatës e prokurorë.

 

Me dhjetë vjet burg,me tetë, me shtatë,

Me dymbëdhjetë dënojnë diku

Kështu mes jush shekullin ndani

Dhe mijëvjeçarin ndani ju.

 

Kështu e prekni historinë,

Mbi supe e mbartni ju sërish.

Prangat në shkollë që i mësonit

Në duar ndjetë befasisht.

 

Dhe patë se koha e Mesjetës

S’qe larg dhe veç në libra s’qe

Dhe u kthye nata e Prishtinës

Në natë Shën Bartholomeu.

 

Por koha kurrë s’vjen përgjysëm,

Natë e masakrës vetëm s’mbërrin,

Se pas Dushanit Car të frikshëm

Rrufeshëm Skënderbeu arrin.

 

S’kish dëshmitarë, TV nuk pati

Zinxhiri i tankut kur iu griu,

Por retë e globit veç ju panë,

Ndërgjegje e Botës te ju mbërriu.

 

Kështu në vorbull të epokës

U ngritët Ju si monument;

Ju që e prekët historinë

Dhe në Histori u kthyet vetë.

 

Ismail Kadare, Dhjetor 1981

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: dalip greca, DHE ISMAIL KADARE, DY POEZI PËR KOSOVËN, NGA ARSHI PIPA

Faslli Halti sjell ne Sofren e Diellit: BODLER, BUNIN,MAJAKOVSKI,KËNGË ESKIMEZE

July 18, 2017 by dgreca

SHARL BODLER/

cce05ef85cc3fbf0d734beec82494d22--baudelaire-famous-people

(Charles  Baudelaire)  1821- 1867. Baudelaire fotografi da Étienne Carjat, rreth 1862.Charles Pierre Baudelaire (Paris, 1821-Paris, 1867) ishte një poet, shkrimtar, kritik letrar, kritik arti, gazetar, aforist, eseist dhe përkthyes  francez.

MOESTA ET ERRABUNDA/

noell-oszvald-e1498665327873

Thuamë, Agatha, s’të fluturon ndonjëherë zemra larg

larg nga oqeani i zi i qytetit të pistë

drejt një oqean të ndryshëm të ndezur prej shkëlqimit,

më i qartë, i kaltër dhe fundi i virgjërisë?

Thuamë, Agatha, s’të fluturon ndonjëherë zemra larg

Deti, deti e pafund, ngushëllon problemet tona!

Nga cili demon e mori detyrën  sublime

të na përgjumë, këngëtar i ngjirur që shoqëron

erërat e ashpra organi i paanë ?

Deti, deti i pafund, ngushëllon problemet tona!

Tren, ҫomë larg! anije rrëmbemë!

Larg! larg! këtu balta e bimëve tona është bërë llum.

Nuk është e vërtet që ndonjëherë zemra e trishtuar

e Agathas thotë: Krimeve, pendimeve, dhembjeve,

tren, merrmë me vete, anije rrëmbemë!

Ah! sa larg je, parajsë e aromave

ku nën kaltërsi nuk ka veҫse dashuri dhe gëzim,

ku janë të denjë për dashuri krejt ata që duhen mes tyre;

dhe në kënaqësi të pastër mbytet zemra!

Sa larg je, parajsë e aromave!

Por parajsë e blertë e dashurive infantile,

garat, puthjet, lulet e këputura, këngët,

violinat që vibrojnë përtej kodrës

dhe në mbrëmje, nën pemë, vera në kana qelqi

por parajsë e blertër e dashurive infatile,

të pafajshme e plot kënaqësi dinake,

tashmë është më larg se India dhe Kina?

Ne mund ta risjellim atë me keqardhjet tona,

ajo mund të na japë një jetë të re një zë të argjendtë

parajse të pamëkatë, plot me kënaqësitë fshehta?

Përktheu: Faslli Haliti

***

8c3db706d1c0

IVAN ALEKSEEVIČ BUNIN  (1870 – 1953)/

Ivan Aleksejeviç Bunjin, (rus. Ива́н Алексе́евич Бу́нин, Voronjezh, 22 tetor 1870 – Paris, 8 nëntor 1953), ishte shkrimtar rus. Ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 1933.

Ishte poet, romansier, dhe novelist. Pas Revolucionit të tetorit ikë në emigrim. Për përkthim nga gjuha angleze, (Longfellow, Byron) shpërblehet me preminë e Akademisë ruse të shkencave,  më 1933 e fiton Çmimit Nobel për letërsi. Individualizmi e karekterizon veprën e tij, duke kërkuar dhe kultivuar bukurinë, fshatin rus, pas vitit 1905, të cili e shef vetëm me ngjyra të errta.

 ASGJË NUK KA KUPTIM,

Asgjë s’ka kuptim,

Asnjë qëllim.

Për  ç’arsye, pra, me qepalla të rënda,

Të infektoni ju bimët, lulet, pemët,

Kafshët, gjallallesat e tjera, qiellin dhe yjet,

Me boshin kalimtar, seriozitetin tënd,

Sikur veprimi të kishte pak kuptim

Ose qëndrueshmëri të vërtetë?

Hap qepallën e rëndë,

Dorëhiq maskën e rrudhur të seriozitetit tënd budalla,

Që aq i pashpirt, mizor, i pamëshirshëm, indiferent,

Të tregon të pandjeshëm, budall, qesharak, meskin,

Dhe me një sy të qartë vë re thelbin e të ekzistuarit:

Asgjë nuk ka kuptim,

Asnjë qëllim.

Përktheu: Faslli Haliti

***

untitled

VLADIMIR MAJAKOVSKI 1893-1930/

Vladimir Vladimirovich Majakovski (ˌmɑːjəkɔːfski, -kɒf ;  rusisht: Vladimir Vladimirovich Mayakovsky, 19 korrik [O.S. korrik 7] 1893 – 14 prill 1930) ishte një poet rus sovjetik , dramaturg, artist, dhe aktor.

LILIÇKA

( Në vend të një letre )

Një tym duhani shqeu ajrin.

Dhoma

është një kapitull i ferrit të Kruçjenihit.

Kujtohu –

pikërisht në këtë dritare

për herë të parë

i magjepsur përkëdhelja duart e tua.

Dhe ja sot ulur.

Zemra mbyllur brenda një parzmoreje.

Edhe një ditë dhe pastaj

do të më përzësh,

sigurisht edhe duke mallkuar

pas shpinës sime.

Në paradhomën e errët dora

s’do të ngurrojë më

të futet në mëngë e deformuar nga dridhja.

Do të vrapoj tutje

dhe do ta flak në rrugë trupin tim.

Kafshë pylli

do të çmendem

nën një kamxhik dëshpërimi.

Por s’duhet kështu,

e shtrenjta ime,

e dashura ime,

më mirë të ndahemi tani,

S’ka rëndësi-

dashuria ime

është një shkëmb i rëndë

që rri varur mbi ty

kudo që ti të më ikësh.

Lëre që në një klithmë të skajshme

të derdhet hidhërimi i ankimeve dhe i ankthit.

Edhe një buall, kur është i rraskapitur nga lodhja,

edhe ai do që të shkojë të hidhet nën ujërat e ftohta,

në kërkim të çlodhjes.

Por det tjetër nuk ka

për mua

përveç dashurisë tënde,

s’ka prehje, as në dashuri, as në vajtim.

Nëse një elefant i lodhur kërkon qetësi,

ai do të shtrihet madhërisht në rërën përvëluese.

Por diell tjetër s’ka

për mua

përveç dashurisë tënde,

edhe pse unë s’e di ku , ose me kë je.

Po qe se mundohet kaq nga dashuria

një poet,

në lekë dhe famë e kthen atë,

por tingull tjetër s’ka

që të më japë gëzim,

përveç tingullit të emrit tënd.

Dhe s’do të hidhem poshtë tubit të shkallëve,

dhe s’do pi helmin,

as nuk do të tërheq këmbëzën e armës në tëmth,

Dhe s’ka teh thike

që të ketë mbi mua pushtet,

veç në qoftë tehut i shikimit tënd.

Ti do të harrosh nesër

që unë të kurorëzoja,

me një dashuri përvëluese shpirti të digjja

dhe një festë e përkohshme ditësh të zjarrta

do të shpërndaj  faqet e librave të mi të vegjël…

Gjethet e thata të fjalëve të mia,

a do të munden vallë të qetësojnë ndonjë

që të marrë frymë ankthshëm ?

Së paku lëre që një dhimbsuri e skajshme

të mbulojë largimin

e hapave tua.

 

( 26 maj, 1916. Petrograd )

***

KËNGË ESKIMEZE

NJË NJERI ISHTE DUKE ECUR NË TË FTOHTË

Një njeri po nisej,

po nisej vetëm,

ecte në të ftohtë,

ecte në erë,

shkonte në Malin e Madh.

Pa diçka në borë

nuk ishte një lepur,

nuk ishte thëllëzë,

as diçka e ftohtë.

Ca duar dilnin nga bora,

Duar të kafshuara nga dhelpra,

këmbë të kafshuara nga ujqërit.

Babai pa

pa folur.

Fsiu borën nga rrobat,

fryu në sy,

fryu në gojë,

mbështeti zemrën e tij,

zemrën  e  tij mbi zemrën e djalit,

Por djali mbeti i ftohtë,

mbeti i ngrirë si gur,

i ngrirë si akull,

edhe për tre net

babai s’mendoi më,

humbi rrugën,

harroi udhën,

nuk kishte më dritë,

më dritë në kokë.

Tani babai këndon.

këndon  nën tendë,

këndon me eskimezët,

të gjithë së bashku këndojnë,

këndojnë për djalin e tij.

***

Me ҫfarë shprehje të thjeshtë këndohet ankthi i babait i cili gjeti fëmijën të vdekur nga të ftohtit. Bëri ҫmos që ta sillte në jetë me frymën e tij, por djali mbeti i ngrirë nga të ftohtit. Atëherë babait nuk i mbetet tjetër veҫ të këndojë në çadrën e vet, të këndojë për birin e tij, dhe shkarkoi kështu,dhimbjen.

 

KËNGË PËR TË TJERËT

Të gjitha këngët lindIn

për njeriun

në mes të një shkretëtire të paanë

Herë  lindin si një dënesë

nga thellësia e zemrës sime në dhimbje,

herë  si një e qeshur e gëzueshme

si shkulm nga gëzimi

që s’mund të mos ndjehet

për jetën dhe bukurinë e botës.

Pa e ditur se si

lindin me frymën

fjalët dhe tonet

që nuk janë

biseda  të përditshme

dhe bëhen gjë e vet atij

që di se si t’i  këndojë ato për të tjerët.

DUKE KËNDUAR NE SHI

VAJTIM

Është i rrumbullakët ai

Është i shkëlqyer,

Është si rruzul i vogël akulli në ujë.

Hidhet,

Valëzon,

Luan,

Si një rruzull i vogël akulli në ujë.

Jek jek jek

Ngrij sytë e tu,

Shikomë

Ruzull i vogël akull  në ujë.

Përktheu: Faslli Haliti

 

      

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bodler, Faslli Haliti, Kenge Eskimeze, Majakovski, sofra poetike e Diellit

SOFRA POETIKE E DIELLIT-NAZIM HIKMET & HEMGUEJ

July 12, 2017 by dgreca

        
1 nazim Hikmet (Nazim Hikmet Ran) 1902 – 1963/

 Nazim Hikmet Ran, shpesh në  Anglisht Nazim Hikmet (IPA: [nɑ‘zɯm hik’met]) (Selanik, 20 nëntor 1901 – Moskën, 3 qershor 1963), ishte poet,, dramaturg dhe shkrimtar turk polak i natyralizuar.

VËLLAI IM

Si akrepi, vëllai im,

Ti je si akrepi

Në një natë të lemerishme.

Si trumcaku, vëllai im,

Ti je si trumcaku

Në minutat e tij të shqetësuara.

Si molusku, vëllai im,

Ti je si molusku

I mbyllur dhe i qetë.

Je i tmerrshëm, vëllai im,

Si goja e një vullkani të fashitur.

Dhe ti, fatkeqësisht, s’je një, s’je pesë,

Por miliona.

Je si dashi, vëllai im.

Kur xhelati i veshur me lëkurën tënde,

Ngre shkopin lart,

Ti ngutesh të futesh prapë në tufë

Dhe shkon duke vrapuar në thertore, gati krenar.

Je krijesa  më e çuditshme, vëllai im,

Më e çuditshëm se peshku

Që jeton në det pa ditur gjë për detin.

Dhe nëse ka shumë mjerim mbi tokë

Kjo ndodh falë teje, vëllai im.

Nëse jemi të uritur, të rraskapitur,

Nëse jemi të rrjepur deri në gjak,

Të shtypur si rrushi për të nxjerrë verën tonë,

Me këtë s’dua të them se gjithë faji është yti, vëlla,

Veç në pjesën më të madhe kjo ka të bëjë me ty, vëllai im.

Përktheu: Faslli Haliti

***

ERNEST H E M I N G U E J

1 Heminguej

(Ernest Miller Hemingway) 1899 – 1961

Ernest Miller Hemingway (Oak Park, 21 korrik  1899 – Ketchum, 2 korrik 1961). Ai ka qenë shkrimtar, i SHBA-s. Qe autor romanesh dhe tregimesh të shkurtra. Hemingway mori çmimin Çmimin Pulitzer në vitin 1953 për novelën  Plaku dhe deti. Çmimin Nobel per letërsinë e mori në vitin 1954.

ZËRI I SHIUT

Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël,

Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon:

jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut,

përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i

padepërtueshëm,

lart drejt qiellit, nga ku, në formë fluturake

ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta,

zbres për të lag toka të thara skeletike,

shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës,

dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë,

latente,e palindur;

dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës

sime,

e bëj të pastër, e qendis;

(Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes,

pas plotësimit, bredharake,

i intereson asaj ose jo,

kthehet në kohë me dashuri.)

Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, Nazim Hikmet Ran, perkthim

Anton ÇEFA sjell Rabindranath Tagora në Sofrën Poetike të Diellit

July 9, 2017 by dgreca

1 Rabindranath

Rabindranath Tagora(1861-1941)/

“Kur mbasi të ketë dëgjuar të reçitohet një poezi imja, ndonjë më thotë: “Nuk e kam kuptuar’, unë jam i detyruar të hesht.

Në qoftë se i merrni erë një luleje dhe thoni: ‘Nuk kuptoj’ – përgjigjja ime është: ‘Këtu nuk ka gjë të pakuptueshme, është vetëm erë e mirë’.

Dhe në qoftë se, megjithëkëtë, ju ngulni këmbë duke thënë: ‘E di, po ç’kuptim ka?’, Atëherë nuk më mbetet tjetër veç të ndërroj bisedë ose të bëhem i pakuptueshëm, duke pohuar se era e mirë është forma që merr gëzimi i gjithësisë në një lule”.

Dashuria për natyrën

Cilido që të jesh ti, lexues i këngëve të mia

Pas njëqind vitesh,

Unë nuk do të mund të të çoj

As edhe një lule të vetme

Të kësaj pranvere të pasur,

Një fjollë të artë resh që shtrihen atje lart.

Hap dyert e shih jashtë,

Mblidh prej kopshtit tënd kundërmues

Kujtime të erandshme,

Të zhdukura njëqind vite më parë !

Në zemrën tënde do të mund të ndiesh

Gëzimin plot jetë

Që këndova në një mëngjes pranvere,

Duke të dërguar zërin tim të gëzueshëm

Të njëqind viteve më parë.

Përhumbje në Zotin 

Në duart tua, o Zot, koha është e pafund.

Asnjë nuk mund të numërojë minutat.

Kalojnë ditët dhe netët.

Moshat lulëzojnë dhe vyshken si lulet.

Ti di të presësh. Për ta përkryer një lulëz të egër

Shekujt Tuaj ndjekin njëri-tjetrin.

Na nuk kemi kohë me humbë . . .

Në muzg ngutem nga frika se dera Yte mbyllet,

Por . . . ka prap kohë.

Vëllazërim universal 

Hapi sytë e shih:

Zoti yt nuk është para teje.

Ai është atje ku fshatari lëron plisin e fortë

E gurthyesi punon.

Ai është me ta, në diell e në shi,

Dhe rrobët e Tij janë të mbuluara me pluhur.

Hiqe atë mantel dhe zbrit si Ai

Mbi truallin plot pluhur!

Lërim! Ku mund ta gjesh këtë lëërim?

Mësuesi ynë ka marrë mbi shpatullat e Tia

Dhimbjet e njeriut.

Është bashkuar me ne përgjithmonë.

 

Përktheu nga anglishtja: Anton ÇEFA

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, Rabindranath Tagora, Sofra e Diellit

KALTRINA HOTI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

June 16, 2017 by dgreca

Dhjetë qershori i përjetuar nga dritarja ime/1 Kaltrina

Nga Kaltrina HOTI VENTIMIGLIA/1 nderim4

Kuvendi u shndërrua në hartë tokësore/

tokat e shkëputura u bashkuan me tokat e copëtuara/

dhe u bënë hije e Nënës së Madhe /

pa frikë shkele në Çamëri/

pa frikë ja zgjata dorën Shqipërisë së Vjetër/

Kuvendi u bë Shqipëri Etnike /

ishte bukur/

ishte frymëmarrje e thellë/

por kishe frikë të shfrynë atë frymë nga shpirti/

ende kishin mbetur vijat e kufizuara nga e kaluara

fjala fjalën e godiste

herë me qëllim herë pa vetëdije

secili në një moment u bë zjarr e prush

por në fund tymi tymoj nëpërmes të oxhakut

më kujtohet gjyshja në një rast më ka thënë;

kur kapërcen rrugës të katundit

vendoja mendjen tymit që del nga oxhaku

aty ku tymi është i lakuar

dhe shpërndahet pa drejtim shtëpia ka hidhërim

nga Kuvendi jonë tymi tymosi drejt

si vijë ngjyrë hiri e preku fillimin e qiellit

jo!

nuk ishte lehtë të tundesh nga fjalët e vjetra

dhe të mbulohesh me fuqinë e re

derisa hija e kolosëve u zgjua ta dëgjojnë zërin tonë

ne ende ecnim qosheve të shkelura pa drejtim

dhe pa e parë dritën në fund të rrugës

nëpërmes të qarave të tokës

fjala e Nolit mori fuqi

kërkonte zëri jonë të jetë ujë

për të bashkuar të qarat e dheut

një jehonë përhapej në hapësirë

nëse jeni të bashkuar

edhe zjarrin do ta fikni

leni fjalët e thëna të pushojnë

aty ku kanë lindur

fjala e re po shtrydhet

nëpër tokë që na mbuloj

por ne s’kemi fuqi të ecim me ju krah për krah

o Vatran!

në emër të shqiptarizmit

vendojeni dorën aty ku është plaga jonë

me melhemin që ua lamë

të shëroni koret e tokës

por ishte bukur

ishim duke folur për një konak

që ka një plis, një shkop dhe një nuse

Vatra u stolisë me një zë të ri

me jehonë të pleqërisë

Kaltrina Hoti, 10 Qershor, Riverdale, New York

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Kaltrina H Ventimiglia, Kuvendi i Vatres, poezi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 133
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT