• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqetesimi i At Gjergj Fishtes

July 13, 2015 by dgreca

Ne stilin e “Lahutes se Malcis”- me rastin e 75 vjetorit te ndarjes nga kjo bote te At Gjergj Fishtes./
Nga Sadik ELSHANI/
Shkrepi dielli buzes s’Cukalit/
Sot s’do t’kndojm, oj Zana e malit/
S’do t’kndojm me Lahute t’Malcis/
Por do t’ia kjajm hallet Shqypnis/
Keto vargje kur jam tue i shkrue/
Per Shqypni jam tue u shqetsue/
Se punet fort mire nuk jane tue shkue/
Shume parti na jane krijue/
Me njani – tjetrin jane tue luftue/
Gjuhe rrugaci tue perdorue/
Per Shqypni hic s’jane tue punue/
Vec per vete tue u pasunue/
Uh! Kuvendi i Shqypnis/
Po qysh kaq keq jeni katandis/
S’ju ka mbet nji fije e burrnis/
Po ku i keni rregullat e gjytetnis?/
Jeni ba gazi i njerzis/
A ky asht shembulli qe i jepni rinis?!/
Kur te mblidheni ne ket Kuvend
Mblidhuni si burrat dikur n’Prizrend
Per me fol, me bisedue
Shqyptarin se si me pshtue
Ti, o Sali je nga Malcia
Mire duhet ta dish cka asht burrnia
Ti, o Edi je piktor
Artisti ka nji shpirt njerzor
Mosni k’shtu se na banet hor
Burrave hije k’shtu nuk u ka
Per faqe te zeze jeni ba
Shume keq Kombi na asht perca
Po qysh k’shtu me u perca?!
Shqyptari Shqyptarin vlla e ka
Disa thone jemi te majte
Te tjeret thone jemi te djathte
Me keto ndasina vllazen mjaft
Se ai vetes qe i thote Shqyptar
S’duhet t’jete tjeter, vec kombtar
Vec Shqypnin ta kete parti
Shqyptarizmin ideologji
N’kohnat tona s’kishte parti
Vec kishte Komb, kishte Shqypni
Kishte nder, bese e burrni
Per njani – tjetrin respekt e dashni
M’falni vllazen, pak jam idhnue
Se nji prift une kam qillue
Me fjale t’ambla duhet me bisedue
Por s’po mundem me u durue
Kur po e shoh Shqypnin teposhte tue shkue
Edhe pse pak jam deshprue
Po kam uzdaje e jam tue shpresue
Se punet ma mire kane me shkue
Shqypnia mbi dhe kurre s’ka me u shue
Pra, gra e burra, varza t’reja e djelm te ri
Conu n’kambe sot per Shqypni
Rreth Flamurit t’bahemi nji
Dite e nate s’bashku t’punojme
Vendin tone ta perparojme
Ket Shqypni, dikur Zonje e Rande
Qe te gjithe e therrasim Nane
Vaso Pasha tjerat mire i ka thane.

Filadelfia, korrik 2015

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Sadik Elshani, Shqetesimi i At Gjergj Fishtes

TRI POEZI NGA ALFONS GRISHAJ PER “SOFREN E DIELLIT”

June 27, 2015 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

Kanga Për Shkodrën/

Kanga e varun në prehnin e një reje,

Vashat e bukura  flaurojnë yjet,

E zonjat qiellore  lindin heronj,

Mbi lulet që kundërmojnë përjetë.

Kanga ndezun në kokën e një llulle

Që shkodrani i vjetër e la si gjurmë,

Me gishtin në rrudhën e një pëlhure

Sinonim i viteve që ikën pa zhurmë…

Muza mbi varkën e peshkatarit

Melodi e ambël që të vë në gjumë,

Shiroka në spirancën e ithtarit

Campanella e Paganin’ rrjedh  mbi Bunë.

Mbi Tepe e Vekshar këndon bulkthi

Refren i kangës së ambles zgjatë,

Bregut të Drinit miklohet zukthi

Me ngjyra aurore dashni e naltë.

Buzë Bexhistenit mbretnon Qafa,

Zbret në kambët e Xhamisë,

Dorën e butë e zgjat Rozafa

Gjinin plot mbi buzët e fëmijës.

Xhabie, ndrit’ bukuroshja trotuarit

Me ozon fërkon fytyrën si hyjni,

Me sytë  lëndinë ngjesh shandanit

Qirinjtë  pulisin në  nostalgji.

Kisha e Madhe, e gjallë histori,

Ku kishtarët dhanë gjithçka në jetë

Ku djalli  i kuq, njaj qen jahudi

Dogji e përdhunoi gjithçka të shejntë.

Çinari i hoxhë dheut në sfondin e poetit

Ku drita e dashnisë pushoi tek ai prag,

Një shkrim i largët me dorë profetit

Ndali kalorsin  me të zjarrtin vlag.

Dhe rritet qyteti nga zgjimi i rrallë

Nga përkëdhelitë e detit tallazlet,

Lumenjt puthen në blu si në përrallë

Larmojnë fushat e kulmojnë andjet.

Shkodra asht  Bibla dhe Kurani

Nga alfa e omega në lumnitë

Shqiptarë, bash këtu lindi vatani!

Rritet miku dhe vdesin tiranitë.

Seç mbet mahnitun vizitori:

“Zoti paska skalit dashninë e vet!”

Sa burra të lartë që Shkodra nxorri

Do qeveriste më të madhin shtet.

Dhe për një çast kanga  pushoi…

Vështrimi i mendjes tek votra,

Një fjalë e shenjt’  mbi tokë gjëmoi:

Porta  e drites për jetë e mot  Shkodra!

Lugati 

 Kam besuar tek “njeriu” si qënje logjike,

Në miqësi kam besuar … kot së koti!

Tek kthej kryet në rrugen  e  gjatë biblike …

Idiotësi …! Po,  a nuk u tradhëtua dhe Zoti ?!

Dhe bash fytyrë lugati që quhet “njeri”,

Zvarritet si kërmë  dhe rrëhet per famë…

Fletëshqyer  arsyeja që  pjell neveri

Koha  epitafit pa shpirtë mbjell gjamë!

 

Pash më pash po i bjen , jo si dikur!

Shpirti i lugatit  dridhet  , loton  në ferr

I digjet paftyrësia në të zjarrten furrë,

Dhe prej andej … në lagështirë e terr !

Mbinjeriu

Mbi planetin jetë u çfaq mbinjeriu!

Me zhurmë tërmeti në kujën trembëdhjetë  miliardë frymorëve

Në konventën e njëqind miliardë shpendëve,

Ku në tmerr kafshëria mbuloi dheun…

Luspat e peshqeve veshë qensh për gjojë.

Si Kolosi i Rodit, hapi këmbët në udhëkryqin e kontinenteve.

Rrjetën e çeliktë e hodhi për brumbujt metalikë që i pat kopjuar

Duke i flakur në stuhinë diellore katër milion miljesh në orë!!!

Syu, i pushoi  mbi tempullin e Apollos në Dehli.

Me njerin gisht pastroi  rrënjët në muret e tepullit Angor Wat,

Si një prind i rikthyer për fëmijet gurore memec …

Pipin e Çeliktë  në qendër të tokës

Për të pirë kupën e fundit të naftës …

Era e Elementit 115 !

Tatu –ja  Qin  Shi  Huang  në gishtin e unazës,

Pelerina e Templarëve  përdhosur  nga kamzhiku i flokëve.

Flamuri Gjysmë Hënë rënkon në dhëmbët e dragoit …

Prej aleancës që nuk  u bë kurrë!!!

 

Në murajat e qytetit të Shenjtë gjeti unazën e Solomonit

E vari në qimen e veshit si hajmali e përsëriti fjalët e tij:

“Vanita,Vanitas Vanitatum!”

Era e Elementit 115… …midis triumfit dhe humbjes!

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: NGA ALFONS GRISHAJ, PER “SOFREN E DIELLIT”, TRI POEZI

“NOSTALGJI” DHE “SI JANE POETET” NE SOFREN E DIELLIT

June 23, 2015 by dgreca

Neki Lulaj-Gjermani/

NOSTALGJI/

Mendja sonte me dremiti përgjumshëm leqeve të shpirtit/
Shkoi poshtë e lart mbi disa kalldrëme ne disa kthesa jete/
Në odat me një llampë gazi si pasqyrë eca nëpër kate kujtimi/
Në ato qilare pa  dritë,  në dritë hëne  gjeja dashurinë si rreze./

Tingujt bashkë me erën  me përcjellin hapat e opingave të çara
Mbi gurë baltë e në një llohë vjeshte fytyrën ma pickonte
Hijet i mbaja fort e më fort me dorë si disa lule bore të bardha
Si një shkop magjik që e mbajnë pleqtë kur u ikin vitet në hone

U zgjua zogu bukurisht nga kjo nostalgji e çukisur  rinore
Duke i fshehur në cergën e territ netët na rritën në ikje.
Me dorën e ngrohtë përkdheli ballin  sit ë ishte  leqe baritore
Janë vargmalet e dashurisë plot përrenj lumej gurra freskie.

U ngjitëm kaltërsive mes rreshtave te bjeshkës së gjelbëruar
Hojet rinore ushqehen  me mjaltë, me fjalë  e fllad dashurie
A do të di edhe unë ta kem kur u duhej  dashuria  si e munguar
Fjalët janë atllarë të pashaluar ,hapa e javë në  kalendarin në ikje.

Fjalët  mëndafsh,  janë copëza  dashuri që sinorët përvëlojnë
Fjalët janë  kuaj të pashaluar  për shkallët e shpirtit të uritur
Nuk plaken e janë lumë që ujin e vrullshëm nuk e shteron.
Fjalët janë hoje mjalti, nostalgji për të mirin  e njeriun e ditur
….

SI JANË POETËT

Poetët janë si një pyll plot me bore, si një agim
Si një fushë me ullinj plot gjethe e me kokrra.
Degët iu lakohen nga pesha  e rëndë e begatisë
Kanë bukurinë që ua njeh guri, lulja dhe shqota.

Poetët jaë  erë behari apo dhe vjeshtë pa gjethe në tufane
I zbardhëron edhe bora e parë i zbukuron urimi
Poetet janë aktitektë urash mbi detra e oqeane
Që lidhin botën me magjinë e vargut dritërrëzëllimi.

Ata janë si kështjella madhore katallanësh si përralla.
Me plot shkallë, rrasa, tjegulla,  bedena, gur e mure.
Portat i kanë shumë te mëdha te gjëra e të gjata.
Janë kala me mure, frëngji apo petale në  lule.

Janë bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve të ëmbla
Janë poleni i lules ku bleta e thith dhe e bën mjaltë
Bukuri e botës dhe gurë margaritari si në ëndrra
Dashuron të dashurit e  shlodh në udhë  çdo shtegtar

Poetet janë dritë që fle në prehërin e hënës
E në gurrat e  fjalës së tij  shuhet  etja dhe uria.
Ata janë edhe engjëj që rrinë në mjegullën e dendur.
Kanë kalanë e fjalëve me shkallë ku preket gjithësia.

Janë engjëj dhe bujq duarartë që krasisin vargje
Strofat ua u kafshojnë zanorët rrallë e më rrallë..
Bashkëtingëlloret ju rrëshqasin valët  e Bunës në harqe
Janë gryka burimi plot shkumb e  ujë që duket si ujëvarë.

Vegon ylli tek ta ku etjen e shuajmë brez pas brezi
Tek ta janë Migjeni, Naimi, Noli, Mjeda,   Çajupi e Poradeci.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: neki Lulaj, Nostalgji, Si jane poetet

TRUPIN E ZEMËR NË BOLETIN

June 11, 2015 by dgreca

(Kushtuar rivarrimit të heroit të Kombit Isa Boletini në 10 qershor 2015)/
Nga Neki LULAJ-Gjermani/
Në vitet si shekuj pa fjetur ishin eshtrat në ato thasë të bekuar/
Hedhin shtatin hijet e gardhit kurorë për trinat me metafora/
Me patkonj e thumba në këmbë veshkëmishën e praruar/
Dritë myshku e zbehtë në natën që ndriton në kohëra/

O mallkim i pritjes me misteret që dynden nga trualli i përgjakur/
Luftuan stëgjyshërit e shpesh morën një pëllëmbë tokë me gurë në varre/
Në cepin e atdheut Ismaili Qemali le të ligjërojë në Vlorën e bajrakut/
E Isa i gjallë prek vatrën e gjakosur në kullën gurlegjendare/

Të çmallet në prehërin e nënë Lokes mitrovicare në qiell e në tokë
Kah po sillet mokra, ky Ibër që gurgullon me dhimbje mes kodrave
Bajgora, Kosova e Boletini ofshajnë duke puthur tokën në Vlorë
E mbtërit e Londës koburen ta sjellin sa gjithë thesari i kohërave

Dora le t‘i varet në Vlorë, në gryka Sharri, në Kosovën e lirë
Pa u tutur nga merimangat që thurin miliona rrjeta me shpresa
Prek drurët, magjen e bukës dhe mokrat e lashtë në një mulli
Heu, sa gjatë fjeti koburja nën jastëkun e hasmit në breza.

Kullëgura e Boletinit ka hapur dyert e zemrës dhe krahët, frëngjitë
E paska gëzimin për ta gostitur gjeneralin e vet në Konakun e lashtë
Tingujt e këmbanave të viteve Isën e presin në konak si të ishte bir
Era gërgatëse pluhurin e dekadave të shkuara e lëpin ditë e natë.

Dielli hedh rrezen e paqartë e zogjtë në kaçube ngrinë zërat e cicërimën
Mokrat e mullirit e presin të zotin të mbuluar me miellin e bardhë
Virtualet le të zgjojnë nostalgjinë e pinjollëve të Boletinëve
Në vatrat e fëmijërisë nëpër vatrat e reja të ndezin zjarr.

Zgjaste sërish dorën e fortë të burrit , o Gjenerali me kobure
Këtu nga Boletini në këtë qershor foli Evropës, o mentar!
Mos u mbyshin kurrë në mote dyert e kësaj kulle
Mos u thaftë kujtesa për ty , si bari i korrur në livadh!

Sot degët e manit në themelet e kullës nxjerrin melodinë.
Po kthehet Isa Boletini në Boletin me rindezjen e ëndrrës së lirisë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Buletin, Isa, neki Lulaj, Trupin e zemren

UNË, ISA BOLETINI

June 10, 2015 by dgreca

UNË, ISA BOLETINI – poezi nga “Lufta Kryengritëse”/
Hapeni rrugën njerëz të flamurit/
Hapeni rrugën njerëz të nderuar/
jam Isa Boletini trim i kryeherit/
Me vete i kam të gjitha betejat/

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli/
duajeni është e juaja, ndërtonjeni/
Kosova kujtoj është e mençur/
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë/

Hapeni rrugën qytetar të nderuar/
duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni/
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga/
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet/

Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosovë o nënë, fshima sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë

Luftuar kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

2
—————————————

Në Boletinin ku unë jam lindur
kumbues është guri i daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, bir i kryeherit
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka pakëz e vogëluar

Në Boletin kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup

Kosovë, kremto mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe këngën kuqezi të flamurit!..

3
—————————————

Në këtë botë me shumë trazira
të gjitha kohët i kemi në duar
fjalë e tiranëve ende dëgjohen
ka që kërcënojnë atë që fituam

Nuk mjafton të jesh Mbinjeri
Historia askujt asgjë s´ i falë
mendja njeriut si kap të gjitha
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë

Duajeni atdheun, mos ia ktheni
Shpinën, babëzitë janë shumë
Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
është fitorja që sot po festojmë…

Në këto gjëmime të historisë
Jem pjesë e luftave të mëdha
burra, sot kam 1 plagë më pak
që ta përjetoj këtë çast me ju

O Dritë e këngëve të shtëpisë
Asgjë s´kemi ngrënë dhe pirë
nga argjendet që i ka Kosova
unë jam një pikë uji para lumit!..

4
—————————————

Kosovë, Shqipëri, dhe Çsmëri
trim më bëri dashuria për ju
unë e pata guximin për lirinë
që t´i dalim zot vetë dheut tonë

Kjo kuantikë heroike e atdheut
është pjesë e gjaktë e historisë
pjesë e jetëve tona të jetuara
pjesë e mendjes të këtij populli

Po vij nga më të lashtit e tokës
në një qytet tjetër të të lashtëve
gjuha e eshtrave sot flet qartë
ADN-ëja sot shkruhet e lexohet

Liri e kombit më të qytetëruar
popull i flamurit më të bukur
jepi krahë lirisë tuaj, dhe krijo
uji i thëllimave e shton bukën

Në këtë tokë të pasur me lufta
asgjë s´ka më të shenjtë s´e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Kosovë sot jemi një!..

Rrustem Geci – Dortmund, Qershor, 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Isa Boletini, Rrustem Geci, une

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT