ALFONS GRISHAJ/
Kanga Për Shkodrën/
Kanga e varun në prehnin e një reje,
Vashat e bukura flaurojnë yjet,
E zonjat qiellore lindin heronj,
Mbi lulet që kundërmojnë përjetë.
Kanga ndezun në kokën e një llulle
Që shkodrani i vjetër e la si gjurmë,
Me gishtin në rrudhën e një pëlhure
Sinonim i viteve që ikën pa zhurmë…
Muza mbi varkën e peshkatarit
Melodi e ambël që të vë në gjumë,
Shiroka në spirancën e ithtarit
Campanella e Paganin’ rrjedh mbi Bunë.
Mbi Tepe e Vekshar këndon bulkthi
Refren i kangës së ambles zgjatë,
Bregut të Drinit miklohet zukthi
Me ngjyra aurore dashni e naltë.
Buzë Bexhistenit mbretnon Qafa,
Zbret në kambët e Xhamisë,
Dorën e butë e zgjat Rozafa
Gjinin plot mbi buzët e fëmijës.
Xhabie, ndrit’ bukuroshja trotuarit
Me ozon fërkon fytyrën si hyjni,
Me sytë lëndinë ngjesh shandanit
Qirinjtë pulisin në nostalgji.
Kisha e Madhe, e gjallë histori,
Ku kishtarët dhanë gjithçka në jetë
Ku djalli i kuq, njaj qen jahudi
Dogji e përdhunoi gjithçka të shejntë.
Çinari i hoxhë dheut në sfondin e poetit
Ku drita e dashnisë pushoi tek ai prag,
Një shkrim i largët me dorë profetit
Ndali kalorsin me të zjarrtin vlag.
Dhe rritet qyteti nga zgjimi i rrallë
Nga përkëdhelitë e detit tallazlet,
Lumenjt puthen në blu si në përrallë
Larmojnë fushat e kulmojnë andjet.
Shkodra asht Bibla dhe Kurani
Nga alfa e omega në lumnitë
Shqiptarë, bash këtu lindi vatani!
Rritet miku dhe vdesin tiranitë.
Seç mbet mahnitun vizitori:
“Zoti paska skalit dashninë e vet!”
Sa burra të lartë që Shkodra nxorri
Do qeveriste më të madhin shtet.
Dhe për një çast kanga pushoi…
Vështrimi i mendjes tek votra,
Një fjalë e shenjt’ mbi tokë gjëmoi:
Porta e drites për jetë e mot Shkodra!
Lugati
Kam besuar tek “njeriu” si qënje logjike,
Në miqësi kam besuar … kot së koti!
Tek kthej kryet në rrugen e gjatë biblike …
Idiotësi …! Po, a nuk u tradhëtua dhe Zoti ?!
Dhe bash fytyrë lugati që quhet “njeri”,
Zvarritet si kërmë dhe rrëhet per famë…
Fletëshqyer arsyeja që pjell neveri
Koha epitafit pa shpirtë mbjell gjamë!
Pash më pash po i bjen , jo si dikur!
Shpirti i lugatit dridhet , loton në ferr
I digjet paftyrësia në të zjarrten furrë,
Dhe prej andej … në lagështirë e terr !
Mbinjeriu
Mbi planetin jetë u çfaq mbinjeriu!
Me zhurmë tërmeti në kujën trembëdhjetë miliardë frymorëve
Në konventën e njëqind miliardë shpendëve,
Ku në tmerr kafshëria mbuloi dheun…
Luspat e peshqeve veshë qensh për gjojë.
Si Kolosi i Rodit, hapi këmbët në udhëkryqin e kontinenteve.
Rrjetën e çeliktë e hodhi për brumbujt metalikë që i pat kopjuar
Duke i flakur në stuhinë diellore katër milion miljesh në orë!!!
Syu, i pushoi mbi tempullin e Apollos në Dehli.
Me njerin gisht pastroi rrënjët në muret e tepullit Angor Wat,
Si një prind i rikthyer për fëmijet gurore memec …
Pipin e Çeliktë në qendër të tokës
Për të pirë kupën e fundit të naftës …
Era e Elementit 115 !
Tatu –ja Qin Shi Huang në gishtin e unazës,
Pelerina e Templarëve përdhosur nga kamzhiku i flokëve.
Flamuri Gjysmë Hënë rënkon në dhëmbët e dragoit …
Prej aleancës që nuk u bë kurrë!!!
Në murajat e qytetit të Shenjtë gjeti unazën e Solomonit
E vari në qimen e veshit si hajmali e përsëriti fjalët e tij:
“Vanita,Vanitas Vanitatum!”
Era e Elementit 115… …midis triumfit dhe humbjes!