• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Katedralja Shën Nënë Tereza me gurthemel të vënë nga Presidenti historik Ibrahim Rugova

August 25, 2022 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 25 Gusht 2022/ Në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, ditën e premte të 26 Gusht 2022, në ora 19:00, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, organizon Akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis”  – Katedralalen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës.

  E para 17 viteve, në 26 Gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë është vënë Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë nga Presidentit historik i Kosovës  Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinali i Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga Qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.

Në festën e vënies së gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë ishin Agim Rexhaj, tani President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, bashkë me vatranin veteran Marjan Cubin, që ishte Kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales. Shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Këtë e këmi përkujtuar së bashku edhe në mbrëmjen e të premtës së 13 Gushtit 2021 në sallën e Katedralës Shën Nënë Tereza, në festën e shfaqjes premierë në Prishtinë të Dokumentarit “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, që siç u theksua edhe me atë rast,  është histori që nga fëmijëria në vendin e lindjes në Drenoc të Klinës e deri në ditët e sotme, histori e njeriut e patriotit shqiptar, e atdheut shqiptar, e mërgimtarit shqiptar, e familjes dhe e rrënjëve shqiptare…

 7 DHJETOR 1995: RRUGËS PËR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PRESIDENTI RUGOVA TAKON NËNË TEREZËN 

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai. 

Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington.

 “Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.

Ai ka vlerësuar se, Nëna Terezë është sublimim shekullor i kulturës e traditës shqiptare, nënës shqiptare dhe se shenjtërimi i saj është një përjetësim i filozofisë së saj, merr një formë institucionale dhe kanonike.

“Mbas Skenderbeut që ka fut popullin shqiptar në historinë moderne të Evropës e  të  perëndimit e të botës, Nëna Tereze e ka inkuadrur popullin shqiptar sot në universin, në botën globale të sotme që ne identifikohemi me të dhe ajo identifikohet me ne, por është edhe e gjithë njerëzimit dhe ky është ndër kontributet më të madha të Nënës Terezë, që i ka bërë kombit shqiptar, Kosovës, popullit të saj… Shenjtërimi i saj është një akt i madh për popullin tonë dhe një përjetësim i popullit tonë në historinë modene dhe në kohërat që vijnë”, është shprehur PresidentiRugova.

Në punën e Shtetit, ka thënë Presidenti i Kosovës Rugova, unë gjithmonë jam frymëzuar nga vepra e madhe e dashurisë së ushtruar ndaj të afërmit nga Nënë Tereza dhe pandërprerë e kam pasur shembull e ideal timin.

“Mua më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës që e kemi formuar Shtetin  modern të Kosovës, pra po bëhen rreth 15 vite, dhe Nënën Terezë e kam pasur si një shembull të dashurisë, të paqes, të mirëkuptimit mes njerëzve, të shërbimit për popullin e vet, për kombin e vet, ka qenë edhe një ideal, një prehje”, ka theksuar Presidentihistorik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka përkujtuar edhe se, në Kosovë që nga viti 1990 ka funksionuarr shoqata “Nëna Terezë” e cila ka luajtur rolin e një ministrie sociale, ministrie të shëndetësisë…

PRESIDENTI RUGOVA NË VATIKAN NË CEREMONITË E LUMTURIMIT TË NËNËS TEREZE, ATI I SHENJTË PAPA GJON PALI II-të E PRITI NË AUDIENCË

Në vitin 2003, më 19 Tetor, Presidenti Ibrahim Rugova në Vatikan ka marrë pjesë në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i Dytë ka lumturuar Nënën Terezën, së cilës Vatikani iu referohet si “Nënë Tereza e Kalkutës”.

Në Vatikan, në 20 Dhjetor 2003, ditë e  shtunë, Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II-të e priti në audiencë Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Audienca, që zgjati rreth 20 minuta, ishte shumë e përzemërt.


Në fillim Presidenti Rugova e falënderoi Papa Gjon Palin II për beatifikimin e Nënës Tereze. Pastaj, Presidenti Rugova e njoftoi Atin e Shenjtë me progresin që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat e jetës.

Presidenti kërkoi nga Ati i Shenjtë që që të lutet dhe të ushtrojë ndikimin e tij për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.


Presidenti Ibrahim Rugova e njoftoi Papa Gjon Palin II me përgatitjet që po bënte Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.


Ati i Shenjtë e vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë dhe shprehu interesimin e tij për shumë çështje të zhvillimeve pozitive në Kosovë.


Gjatë audiencës, Ati i Shenjtë e përmendi edhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve.


Presidenti Rugova ia uroi Papës Gjon Pali II Këshëndellat dhe Vitin e Ri, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Poashtu, edhe Ati i Shenjtë i uroi Presidentit të Kosovës Kërshëndellat dhe Vitin e Ri.

Në fund të audiencës, Presidenti Rugova i dhuroi disa dhurata Papës Gjon Pali II: Medalonin e Nënës Tereze, Medalonin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe kristale të çmueshme të Kosovës.

Ati i Shenjtë i dhuroi Presidentit Rugova Medalje Papnore të punuara me rastin e 25 vjetorit të shërbimit të tij si Papë…

2 KORRIK 2002: PRESIDENTI RUGOVA NË SHESHIN QENDROR TË PRISHTINËS PËRURON SHTATOREN E NOBELISTES SHQIPTARE NËNË TEREZA

Në 2 Korrik 2002, ditën e 12 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi, Presidenti i Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr.Ibrahim Rugova, në Sheshin qendror të Prishtinës, para mijëra qytetarëve, ka zbuluar Shtatoren e Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza. Ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, politike e ushtarake të Kosovës dhe të komunës së Prishtinës.

Para pjesëmarrësve në solemnitet, Presidenti Rugova tha se sot është ditë e madhe për Prishtinën dhe për Kosovën. “Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur.

 Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në Rrugën kryesore të Kryeqytetit, që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova”, tha Presidenti Rugova.

Ai vijoi se, “kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën. Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndiçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur ajo”.

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova.

“Ne ndiehemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”, theksoi ai.

Dr. Rugova tha se kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze”, theksoi Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova.

Presidenti Rugova me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për këtë dhuratë bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për Shtatoren e Nënës Tereze dhe përmbylli fjalën e tij me lutje-urime bekimi:


– Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.


-Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës.

-Zoti i bekoftë SHBA-të.

-Zoti e bekoftë Kosovën.

4 SHTATOR 2016, FESTË PËR SHQIPTAREN NËNË TEREZA E SHPALLUR SHENJËTORE NGA PAPA FRANÇESKU NË VATIKAN

Në 4 Shtator 2016, në Kosovë ishte atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e shpallur atë ditë shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive.

Papa Françeskut në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan, i kanë shërber edhe diakonët e Kosovës, Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj.

“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 Shtatorit”, theksonin në Ipeshkvinë e Kosovës.

Nëna Terezë u bë edhe urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës.
Ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Në 10 Dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo, siç ka shënuar në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.

5 SHTATOR 2017-VATRANËT NGA SHBA NË FESTËN E MADHE SHQIPTARE – SHUGUROHET SHENJTËROREJA SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Në 5 Shtator 2017, shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet, madje ishte edhe pjesë e celebrimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe Kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza u bë në 5 Shtator 2017, në ditën që është e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të shenjëtëreshes shqiptare.

 Brenda Katedralës në meshën solemne nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botojë së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Në 31 Gusht 2017, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, vatranët nga Amerika i ka pritur në takim në Ipeshkvi dhe i ka shoqëruar në vizitë Katedrales.

Edhe me atë rast me falënderime e mirënjohje u theksua kontributi i shqiptarëve nga SHBA për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në 26 Gusht 2017, vlerësoi lart të gjitha kontributet. “Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë në 5 Shtator”, është shprehur Ipeshkvi Gjergji.

Në mbrëmjen e 4 Shtatorit 2017, pas meshës Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në kryeqytet, Ipeshkvia e Kosovës ftoi edhe në darkën e falënderimit për donatorët e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë…

 Edhe në ditën e 16 Gushtit 2016 një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Ipeshkvinë e Kosovës  dhe në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Në delegacionin e shqiptarëve të ardhur nga SHBA ishin Agim Rexhaj – atëherë zv/kryetar i Vatrës e tani President Nderi, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj. 

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet dhe njoftoi delegacionin e Vatrës me të gjitha punët e kryera në Katedralen Nënë Tereza.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji vlerësoi lart organizimin dhe kontributet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra,  të gjithë vatranëve.

“E vlerësoj veçantë mënyrën e organizimit tuaj, të Vatrës, nga të gjitha trojet shqiptare së bashku…Vatra është edhe vatër e të mirave dhe kontributeve të mëdha për kombin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës…

Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, ka vite që priten e i takojmë edhe në Katedralen Shën Nëna Terezë në Prishtinë. Në Katedrale në 1 Gusht 2018 Kisha Katolike në Kosovë organizoi Ditën e Diasporës, ku erdhën edhe vatranë nga Nju Jorku – bashkë me bashkëshorten Dila erdhi Marjan Cubi, si githnjë të mirëpritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili i priu Meshës solemne në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët që shërbejnë në diasporën shqiptare, si edhe nga Vikari Gjaneral, Mons. Lush Gjergji dhe të gjithë…

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës, priti në takim një grup gazetaresh ukrainase të strehuara në Kosovë

August 24, 2022 by s p



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës priti në takim një delegacion të gazetarëve të strehuar nga Ukraina në Kosovë, në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, të iniciuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, si dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Presidentja Osmani ka uruar gazetarët ukrainas në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe ka inkurajuar ata për ta vazhduar punën e guximshme në mbrojtjen e së vërtetës.

“Askush më mirë se populli i Kosovës nuk e njeh dhimbjen dhe vuajtjet e popullit ukrainas. Në luftë nevojitet të plasohet e vërteta. Siç ka fituar Kosova më 1999 bashkë me miq, ashtu do të fitojë edhe Ukraina”, ka theksuar Presidentja Omani në takim me gazetarët ukrainas.

Sipas Presidentes Osmani populli i Kosovës është përkrah atij të Ukrainës, teksa ka ftuar gazetarët ukrainas që të jenë zë i fuqishëm i thellimit të raporteve ndërmjet të dy shteteve.

“Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja”, ka theksuar Presidentja.

Ndërkaq gazetarët ukrainas kanë falënderuar shtetin e Kosovës për mbështetjen e deritashme, teksa nga AGK-ja dhe ECPMF-ja kanë paralajmëruar shtimin e numrit të gazetarëve ukrainas, të cilët do të strehohen në Kosovë.

Filed Under: Politike

Kur na mungon fuqia për të heshtur !

August 23, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Në çdo ditë perkujtimore ka një nxitim për të folur, për të thënë diçka, për të qënë në rregull, për të bërë detyren !! Një mbeshtjellje e banalitetit me folklorin patetik, e hipokrizisë me padobinë, e paturpesisë me pandjeshmerinë, e perdorimit me interesin,shperrthen si kanalet e ujerave të zeza mbi pasardhësit e viktimave të komunizmit, të ish të persekutuarve politike , mbi vetë të shkuemen ,në çdo datë me shënjë siç është edhe e sotmja “dita përkujtimore e viktimave të regjimeve totalitare”!

Komunistë, ish komunistë, pragmatisë, kodoshë e hajdutë, levantinë, bizantinë, spiunë, ish spiunë, njerez për të cilet historia është lopë me u mjelë si postet që kanë patur e kanë, turren tu lypë drejtësi per viktimat e martiret, tu thure lavde e ditirambe, tu ba gjykime e premtime , tu akuzu e coptu, pas 32 vitesh liri, tu sha e tu ba copash diktaturen me fjalë kinse si gjyle ndaj së keqes të pafuqishem

moralisht me heshtë.

Shumë prej tyre kulturalisht e fizikisht bijë të saj, kanë pasë një herë mundesi me ba diçka per ta e se kanë ba, kanë pasë pushtet e janë rrotullu në opozitë e prapë në pushtet e keshtu me rradhë. Gjithmonë kanë humbë një rast me ba një të mirë, me vu diçka në vend, me

ndreq një padrejtësi, më ndertu një shembull, me ba akte e jo fjalë dhe në çdo rast ka triumfu perdorimi politik , ligjerimi prej kauçuku mbi thelbin e së shkuemes që kushtezon të tashmen dhe të ardhmen.

Të pakten një herë të vetme të kishin me mbyllë gojen e me i lanë viktimat a heronjtë në paqen e tyre , familjaret në pershpirtjen e tyne të dhimshmne, shoqninë në ndergjegjen e vet të vramë, kohen në qetesinë që humb nga pellitjet njerzore!!

Kur na mungon fuqia për me heshtë nxitojmë me u ba klerikë të etikes, gishtdrejtues të bindun që të tjeret janë trushkulun dhe kujtesen e kanë të shkurter sa gjumin e pasdites. E shkuara lyp akte dhe jo fjale. Kur s’kena fuqi me ba akte se paku te mos bajmë zhurmë me tinguj akustik që u ndyjnë ameshimin të rënve.

May be an image of 9 people

0

People reached

0

Engagements

–

Distribution score

Boost post

Like

Comment

Share

Filed Under: Politike Tagged With: Agron Gjekmarkaj

Shën Mërkuri i Arbërve

August 22, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Shumë pak vetë e dinë sot mes arvanitasve të rinj, thotë Aristidh Kolia se para se luftëtarët e 1821 të kishin si Shenjtin e tyre mbrojtës Shën Gjergjin që pas revolucionit u kthye dhe në Shenjtin mbrojtës të Greqisë se popullsia arvanitasve, Shenjtorin e tyre mbrojtës dhe më të përhapur kishin Shën Mërkurin. Emri Mërkur ishte shumë i përhapur mes tyre, më i shquari luftëtari stratiot, Mërkur Bua. Sot shkruan Kolia, për fat të keq gjen shumë pak kisha në Greqi dedikuar këtij shënjtori që dikur ishte mbrojtësi i luftëtarëve arbër stratiotë në Itali, Dalmaci, Francë, Austri, Flandër, Spanjë, Prusi etj. Gjeneral Merkur Bua, (Lidhjet gjenealogjike me Familjet Shpata, Topia, Meksi, Zenevishaj, Zguro), Konti i Akuinos dhe Rokasekas, Komandanti i 300 Stradioteve shqipetar qe luftoi kundra ushtrive dhe mbreterve me te fuqishme te kohes dhe fitorja shkonte gjithmone ne kampin e tij.Historiani grek Koroneo thotë për Mërkur Buan se “ai është pasardhës i vërtetë i Pirros, i Akilit, i Eneas dhe i Aleksandrit të Madh”.Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiliani I, që prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë. Ai u njoh si aleat i Luigjit XII të Francës duke mundur spanjollët. Pas fitores venedikase të vitit 1513, Merkur Bua pranoi te luftonte per venedikasit dhe u propozoi të tërheqë me vete dhe shqiptarët që i kishin mbetur besnikë perandorit.Në vitin 1506 i ngarkuar nga francezët, ai e shpëtoi Papën Julius II, duke i thyer keqas forcat e tiranit të Bolonjës, Xhovani Ventivolio.Ne vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë në histori si “beteja e gjigantëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të rëndësishme të Evropës.Mërkur Bua Shpata, drejtuesi i kalorësisë shqiptare në shërbim të Venedikut, arriti të tronditë udhëheqjen ushtarake të 40 mijë ushtarëve zvicerane, duke u gjendur në krah të Francës. Kjo është beteja e famshme, për të cilën konikanet thone se zviceranët menduan se kishin të bënin me një numer shume te madh kaloresish, duke marrë vendimin e tërheqjes dhe pranimin e humbjes.Në të vërtetë aty kishin hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë. Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të ushtrisë zvicerane. Beteja u fitua nga ai.Historianët thonë që u mund ushtria zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha e Jul Cezarit nuk kishte njohur dështime. Prej asaj kohe Zvicra ka mbi 500 vjen ne neutralitet.Mbreti Françesku i parë i Francës, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e jetë së tij.Dhjete vjet më vonë, në betejën e Pavias, Mbreti Françesku i parë, aleatin Mërkur Bua Shpata e kish kundërshtar. Mbreti u mund, ra rob lufte dhe po mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës edhe do ishte vrarë nga mercenarët katalanas. Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave dhe i bëri këtij nderimet si mbret. Flamuri i tij dhuruar nga Perandori Austriak, Maksimalian I, në 1510, përfaqësonte një shqiponjë të zezë dykrenare, kryqin e Dukatit të Burgonjës dhe rreth kryqit katër B, që simbolizonin gërmën e parë të familjes

Filed Under: Politike

Doktor Berisha priti një delegacion të Vatrës nga SHBA

August 20, 2022 by s p

Kreu i demokratëve shqiptarë Doktor Berisha priti në një takim të ngrohtë e vëllazëror një përfaqësi të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në faqen e tij zyrtare në FB ish-Kryeministri i Shqipërisë Dr. Berisha shkroi: “Takim me Presidentin e nderit të Federatës Pan shqiptare në SHBA, “VATRA”, z. Agim Rexha dhe zotërinjtë Mondi Rrakaj, Tasim Ruko, Mersin Gjini, drejtues të kësaj organizate.

Të dashur miq,

Dje pata kënaqësinë të pres në takim presidentin e nderit të Organizatës athetare shqiptaro – amerikane “VATRA”, mikun tim të çmuar Agim Rexha dhe veprimtarët dhe drejtues të saj, Mondi Rrakaj, Tasim Ruko, Mersin Gjini.

Në këtë takim unë shpreha mirënjohjen më të thellë për zotin Rexha, VATRA-n dhe të gjithë vatranët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që kanë dhënë dhe japin për çështjen kombëtare, Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj e deri sot.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri, në Kosove dhe rajon.

U diskutua lidhur me vendosjen e monizmit të plotë në Shqipëri nga Edi Rama dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës, territorit të saj në çështjen e pretendimeve serbe për veriun e Kosovës ashtu dhe në projektin tjetër të “Ballkanit te Hapur” apo të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Z. Rexha vlerësoi rolin e Partisë Demokratike në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe të demokracisë në Shqipëri. Në këtë takim u diskutua mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes aktive të diasporës dhe emigracionit në jetën politike të vendit dhe në veçanti garantimit nga Shqipëria të të drejtës kushtetuese të votës për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Takimi ishte vellazëror. sb”.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 207
  • 208
  • 209
  • 210
  • 211
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT