• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gazetari Lekë Zherka, ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare

June 15, 2019 by dgreca

Lekë Zherka e filloi karrierën e gazetarit në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas luftës së Kosovës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, ndërsa më pas ishte drejtor shumëvjeçar në Kohavision.I ndjeri Zherka deri në fund vazhdoi punën në Radiotelevizionin 21.Kolegët e miqtë e tij u shprehën të pikëlluar më vdekjen e tij duke e cilësuar atë një humbje të rëndë për gazetarinë shqiptare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i pikëlluar me lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë medieve në Kosovë, Lekë Zherka. “Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale. (VOA)

***

Kryeparlamentari Veseli ngushëllon familjen Zherka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zherka, me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur Lekë Zherka. 

“Me trishtim dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur dhe shumë të dashur, Lekë Zherkës.Vdekja e hershme këtij emri të njohur të gazitarisë shqiptare, është humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për Ju, për miqtë dhe gazetarinë tonë, të cilës Leka i kontribuoi për disa dekada me shumë pasion dhe profesionalizëm.

Profesionist i mirëfilltë, shembull i rrallë i përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë.Me punën e tij ai kontribuoi në ngritjen dhe zhvillimin e shumë mediave në Kosovë, në edukimin e kuadrove duke ndjekur gjithmonë standardet më të larta të gazetarisë.Shëmbëlltyra e tij do të kujtohet përjetësisht me respekt të veçantë, ndërsa vepra e tij do të mbetet e pavdekshme.Duke ndarë dhembjen bashkë me Ju, në emër të Kuvendit dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.(Dielli)

Filed Under: Politike Tagged With: Lek Zherka-nderroi Jete

Nebaet Kollçinaku – shpirti dhe shtati që nuk iu bjerrën hiret prej internimit

June 13, 2019 by dgreca

Nga Shpend Sollaku-Noe’/

Plagët e thella herë-herë heshtin, edhe për një kohë të gjatë. Por  pikërisht atëherë kur i mendon të shëruara, mjafton një ashkël e një kujtimi të dhimbshëm, për t’i bërë të kullojnë gjak rishtazi. Më ndodhi edhe mua, ndërsa shkruaja për të ndriturin Kostaq Stefa dhe të shoqen e tij, të mbivuajturën Eleni. In primis nuk kish sesi të mos më lëndohej plaga kurrë e patharë e familjes time, jeta e sime mëje me gjashtë famijë, me shtëpi të sekuestruar në të cilën futën qeraxhinj, të cilën u desh ta paguajmë edhe njëherë për dhjetra vite, që të mos bëhej e shtetit.

Është kjo fazë e jetës në të cilën na u desh të luftonim urinë, përçmimin, imitimin e prangave me duar, nëpër cepa rrugësh, nga bijtë e atyre që na kishin dënuar babanë me akuza që i besuan vetë ata lloj zvarranikësh, diferencimin që u kulmua me mosdhëninen e të drejtës për të studiuar në universitet, me dërgimin në baltrat e Ndërnenasit, mes llumrave të rrezikshme – mbetje të metalurgjisë, me sakrifikimin e tri viteve të tjerë të rinisë mes shkëmbinjve te Sazanit.

Në kësi rastesh shqiptarët qesin në pah virtutet e tyre më të spikatura. Sidomos të liga. Nuk dua të përmend  drejtorët që nuk mbahet mend sa herë më kanë propozuar për të më përjashtuar nga shkolla. As edhe sekretarët apo instruktorët e devotshëm të rinisë që na qepeshin pas për një “basetë” pak më poshtë se kocka e partisë, apo për një palë pantallona të jashtëligjshme. Këta kishin brenda të gjithë vrerin e mundshëm, aq sa ndokënd që nuk kish kockë të fortë mund edhe ta kishin lënë pa frymë ashtu si pickimi i nëpërkës që poshtë gurit.

Shtysë për këto rreshta u bë një grua e hirshme, një grua shtalartë, një grua inteligjente dhe aq e mirë në shpirt saqë është mëkat që brezat të mos e kujtojnë.

Quhej Nebaet Kolliçinaku. E mira Nebaet ishte e internuar në Plug në atë periudhë.

Nënën time, në fillim e kishin pushuar nga puna si të padenjë për të edukuar fëmijët e komunistëve. Shkoi në dreq gjithë veprimtaria e saj illegale gjatë luftës, gjithë lufta e saj për zhdukjen e analfabetizmit në Myzeqe për vite të tëra, duke filluar menjëherë pas 1944-ës, përpjekjet dhjetravjeçare për ngritjen dhe konsolidimin e arëmit në Lushnje, sidomos të atij parashkollor.

Pas një periudhe papunësie, Shadien time  e lejuan të jepte mësim, por e emëruan mes baltrave të Myzeqesë, pikërisht atje ku njohu Nebaetin. U bënë aq mikesha ato dy gra saqë, siç tregon djali i saj – Gazmir Kollçinaku – nëna ime shpesh shoqëronte Gazin e vogël në shtëpi, sepse gjoja ishte pa qejf. Kështu mund të shkonte në atë familje të të internuarve pa probleme.

Siç edhe e kam përmendur më parë, familja jonë nuk do të kish mbijetuar pa ndihmën e dajallarëve në Lushnje, por edhe të kushërinjve të babait në Berat, nga të cilët nuk mund të lë pa parmendur të ndjerin Gani Duro – djalë i tezes së babait tim. Shpesh ndihmat jepeshin si borxhe, që ime më ia arriti t’i shlyente deri ne qindarkën e fundit, kur fëmijët e saj u rritën dhe nisën të punonin.

Ndër ndihmëdhënësit e familjes tonë ishte edhe Nebaeti, zonjë e vërtetë edhe mes baltrave të Plugut.

Nuk mund të harroj sidomos një Vit të Ri, kur shoqërova mamanë nga Lushnja, në muzg, nëpër shi, bubullima e llucë, deri në Plug, tek mikesha e saj, për të kërkuar borxh. Në shtëpinë tonë nuk kish mbetur asnjë lek edhe për të blerë ca portokalle!  Për festime të tjera as që ëndërronim. 

Falë shpirtit të gjërë të Kollçinakëve, edhe ne bëmë një farë feste atë Vit të Ri.

Eh, Nebaet, Nebaet. Ku është strehuar në qiell zemra jote e madhe? Cili prej zotave ai arriti të të ketë pranë? I mendoj si tani ndërsa grindeshin. “Është e imja, është e imja!”

Filed Under: Politike Tagged With: Shpend Sollaku Noe'

Dekorohen me “Urdhrin e Lirisë” Albright dhe Clark

June 12, 2019 by dgreca

PRISHTINË, 12 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me “Urdhrin e Lirisë”, në 20 vjetorin e lirisë.

“Ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright, me këmbëngulësinë e saj bashkoi dhe mobilizoi krejt botën për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Në 20 vjetorin e lirisë sonë, sekretaren Albright e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”. Ajo përjetësisht do të mbetet heroina jonë!”, deklaroi presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës bën të ditur edhe se, ish-komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark, e ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e madh që ka dhënë për lirinë tonë. “Wesley Clark është gjenerali i luftës më të suksesshme ajrore në shekullin 20, me 78 ditë bombardime ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe!”, u shpreh presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Dekorohen-Albright- Clark

Speciale-Prishtina edhe me Bustin e Sekretares Albright

June 12, 2019 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sot iu shtua edhe busti i sekretares Albright dhe pllaka e Bulevardit ‘Bill Clinton’. Bashkë me shtatoren e Presidentit Clinton, rrugët Bush dhe Dol, ne po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane!/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 12 Qershor 2019/Festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës kanë vijuar edhe në orët e pasditës së sotme, me pjesëmarrje edhe të Presidentit Amerikan Bill Clinton dhe Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright. U bën nderime para monumentit të KFOR-it, për të vazhduar pastaj me vizitën e Fotoekspozitës së Lirisë.

“Ecje për liri” ishte ecja  e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore në Prishtinë nga Sheshi Nëna Terezë deri te Busti i Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj, afër American School of Kosova – te Newborn. Kështu u bë edhe përurimi i Bustit të Sekretares Albright.

Në vijim të festës personalitetet e larta ndërkombëtare e vendore shkuan te Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton, e përuruar në 1 Nëtor 2009 në bulevardin me emrin e tij në Prishtinë. Sot afër shtatores u bë zbulimi i pllakës me emrin “Bulevardi Bill Clinton”.

“Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sot iu shtua edhe busti i Sekretares Albright dhe pllaka e Bulevardit ‘Bill Clinton’. Bashkë me shtatoren e Presidentit Clinton, rrugët Bush dhe Dol, ne po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane!”, deklaroi me këtë rast Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Ndërsa, Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh: “Populli i Kosovës, qytetarët tanë, institucionet tona, të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet dhe festuan me qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të NATO-s, ashtu siç e meriton, një vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve tanë. Faleminderit qytetarë të dashur. Faleminderit Kosovë!”.

Në Prishtinë sot në mbrëmje është edhe një aktivitet tjetër:  Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.

Në Kosovë, në kuadër të manifestimeve për 20 vjetorin e hyrjes shpëtimtare-humanitare të NATO-s, që nisi në Ditën e lirisë e paqes – 12 Qershor 1999,  organizohen aktivitete edhe  nga komunat.

Në Prishtinë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me Komunën, Panairi i librit “Prishtina 2019”, edicionin e 21-të, ishte pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për festimet e 20 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit kosovar.

Në Prizren, qytetin e Lidhjes Shqiptare, gjatë ditës së sotme mbahet Akademi solemne dhe ndahen dekorata në sallën e Asamblesë Komunale, ndërsa në mbrëmje mbahet Koncerti i Lirisë  i shoqërive kulturore-artistike prizrenase dhe Ansamblit Popullor të Tiranës në Sheshin Shatërvan. Para mesnate bëhet edhe lëshimi i fishekzjarreve festive nga Kalaja e Prizrenit.

Filed Under: Politike Tagged With: Prishtine- Busti-Albright-Behlul Jashari

DIELLI: Kosovë-SHBA, bashkëpunim ndërpolicor

June 11, 2019 by dgreca

-Delegacioni i Policisë së Kosovës, në krye me drejtorin e Përgjithshëm z. Rashit Qalaj, gjatë qëndrimit në SHBA, ka realizuar disa takime mjaft të rëndësishme/

PRISHTINË, 11 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, gjatë qëndrimit të tij në Washington D.C. SHBA, ka realizuar disa takime zyrtare me agjencione të ndryshme të zbatimit të ligjit.

               Takimet zyrtare të drejtorit Qalaj së bashku me stafin e tij, përfshirë drejtorin e Departamentit të Hetimeve z. Riza Shillova, drejtorin e Departamentit të Burimeve Njerëzore znj. Taibe Canolli, drejtorin e Divizionit Kundër Krimit të Organizuar  znj. Florie Hajra, zyrtarin ndërlidhës të Policisë së Kosovës në Washington kapiten Lulzim Krasniqi, kanë pasur për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe institucioneve gjegjëse në SHBA.

              Me datën 10.06.2019 në Washington DC janë realizuar tri takime mjaft të rëndësishme, duke filluar takimin e parë me drejtorin e Interpol Washington z. Wayne Salzgaber dhe zëvendësdrejtorin z. Michael A. Hughes, ku është diskutuar për  mënyrën e bashkëpunimit dhe nevojës për mbështetjen e SHBA-së në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatën e INTERPOL-it.

            Agjenda e delegacionit kosovar ka vazhduar me takimin e dytë në State Departament, më konkretisht në Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit (INL), i realizuar me z. Jorgan Andrews zëvendës asistent sekretar për Evropë, ku në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe mbështetjen e deritanishme për Policinë e Kosovës si dhe për projekte të ndryshme në të ardhmen.

             Drejtori i Përgjithshëm falënderoi zyrtarët e INL-it për mbështetjen dhe i siguroi ata se Policia e Kosovës do të mbetet një partner i rëndësishëm në fushën e zbatimit të ligjit. Përveç tjerash në kuadër të këtij takimi u diskutuan shumë projekte të ndryshme, të cilat do të ndihmojnë PK-në në procesin e reformimit të saj, me qëllim të ngritjes  së efikasitetit dhe efektivitetit policor.

            Agjenda e kësaj dite u përmbyll me realizimin e takimit të tretë me radhë, ku drejtori Qalaj me stafin e lartë është pritur në një takim miqësor nga z. Gregory Ducot, me ç‘rast u diskutuan temat e përbashkëta rreth bashkëpunimit dhe mbështetjen e ICITAP-it ndaj Policisë së Kosovës.

                 Edhe në këtë rast drejtori Qalaj falënderoi z. Ducot për mbështetjen e madhe të ICITAP-it për PK-në, në fushën e ngritjes së kapaciteteve si në aspektin e burimeve njerëzore, gjithashtu edhe në aspektin e mbështetjes në fushën e kapaciteteve teknike dhe teknologjike.

            Kjo vizitë disaditore është e një rëndësie të veçantë dhe ka për qëllim vazhdimin e avancimit të bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet dy vendeve, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve policore me interes të përbashkët.

Takime te rendesishme u kryen edhe ne Nju Jork.

Korrespondenti i Diellit ne Prishtine Behlul Jashari -Per me shume fotografi shihni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Politike Tagged With: Shefi i Policise-Kosove-delegacion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 418
  • 419
  • 420
  • 421
  • 422
  • …
  • 670
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT