• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ellis: Njohja e Kosovës nuk është e pakthyeshme

November 2, 2017 by dgreca

Pranimi i shteteve sipas të Drejtës Ndërkombëtare paraqet një akt politik dhe si i tillë nuk ka edhe ndonjë ndalesë për tërheqjen e njohjes, thotë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve me seli në Londër.1Mark Ellis

Komentet e tij, pasojnë deklaratat e shefit të diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit ka tërhequr vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Institucionet e Kosovës, thonë se nuk kanë marrë asnjë informatë zyrtare nga Surinami, dhe potencojnë se në të Drejtën Ndërkombëtare nuk njihet praktika e tërheqjes së njohjes, por sipas Qeverisë së Kosovës, mund të ekzistojë vetëm ngrirje e raporteve mes shteteve.Në lidhje me këtë, Mark Ellis ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në të Drejtën Ndërkombëtare ekzistojnë dy teori kryesore rreth njohjes së shteteve – ajo konstituive dhe teoria deklarative.Sipas teorisë konstituive, sqaron Ellis, njohja nga shtetet e tjera është kriter për vetë shtetësinë.“Një shtet konsiderohet shtet vetëm kur njihet si i tillë nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të tjera. Shtetet kanë diskrecion nëse do të njohin apo jo një shtet të ri. Për më tepër, vetëm me njohjen nga shtetet e tjera bën që shteti i ri të ekzistojë, të paktën në kuptimin juridik”, ka thënë ai.

Kurse përmes teorisë deklarative, nënvizon ai, thjesht vlerësohet nëse shteti përmbush kriteret objektive për shtetësi. Sipas kësaj teorie, njohja nga shtetet e tjera (siç është edhe tek teoria konstituive) është e parëndësishme për statusin e shtetësisë.Ai rikujton Neni numër një të Konventës së Montevideos, ku përcaktohen katër kritere për shtetësinë, të cilat janë të pranuara nga organizatat ndërkombëtare si deklaratë e saktë e të drejtës zakonore ndërkombëtare.

Shteti si pjesë e të Drejtës Ndërkombëtare duhet të posedojë këto kualifikime: popullsi të përhershme, një territor të përcaktuar Qeveri dhe kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtetet tjera.

“Në përgjithësi, në bazë të teorisë deklarative, njohja e një shteti, sipas të Drejtës Ndërkombëtare paraqet një akt politik, ndryshe nga ai ligjor. Prandaj, nuk ka asnjë detyrim në të Drejtën Ndërkombëtare për të njohur shtetin ose të drejtën e shtetit për t’u njohur”, thekson Ellsi.

Ngjashëm, thotë ai, edhe tërheqja e njohjes është një akt politik, dhe si i tillë, nuk ka ndalim të përgjithshëm ose detyrim rreth tërheqjes së njohjes së ndonjë shteti të pranuar paraprakisht, siç është rasti me Republikën e Surinamit.

“Prandaj, mendoj se është e vështirë që Kosova ta vërtetojë apo dëshmojë se njohja e shtetit është përgjithmonë e parevokueshme“, thotë Ellis.

Ekziston edhe një argument tjetër te çështja e njohjeve, thotë Ellis, e që lidhet me traktatin e Vjenës.

“Në këtë skenar thuhet se veprimet e njëanshme, siç është njohja e shtetësisë, nuk janë të modifikuara, përveç nëse ka një ndryshim të rëndësishëm në rrethanat, siç është zhbërja e një shteti, siç ishte rasti meJugosllavinë. Sidoqoftë, unë nuk jam mbështetës i këtij argumenti”, thotë Ellis.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Republika e Surinamit, nëse ky vend e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Një vendim i tillë eventual nuk është konfirmuar deri më tash as nga Qeveria e Surinamit, përderisa i vetmi që ka deklaruar këtë “tërheqje të njohjes”, është shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Duke mos u ndërlidhur vetëm me rastin e Surinamit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje shteteve që ta njohin Kosovën.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e palëkundur dhe e pandryshueshme. Fakti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm”, ka deklaruar Delawie, për Radion Evropa e Lirë.

Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katrorë dhe ka mbi 550 mijë banorë.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete.

Filed Under: Politike Tagged With: e pakthyeshme, Ellis: Njohja e Kosovës, NUK ESHTE

Delawie: Shtetet ta njohin Kosovën, pavarësia është e pakthyeshme

November 1, 2017 by dgreca

1 Delawy

Shkruajne: Bekim Bislimi & Amra Zejneli/ RFL/

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Republika e Surinamit, nëse ky vend e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Një vendim i tillë eventual nuk është konfirmuar deri më tash as nga Qeveria e Surinamit, përderisa i vetmi që ka deklaruar këtë “tërheqje të njohjes”, është shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Por, a do të paraqisnin probleme tërheqjet eventuale të njohjes së Kosovës nga vendet e caktuara që tashmë e kanë njohurat ? Në këtë pyetje, me shkrim është përgjigjur për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e palëkundur dhe e pandryshueshme. Fakti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm”.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve, të cilat ende nuk e kanë njohur formalisht këtë fakt, ta bëjnë një gjë të tillë dhe duke vepruar kështu, të ndikojnë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe të ndihmojnë në ruajtjen e një Evrope të tërë, e cila do të jetë e lirë dhe në paqe. Të dyja, si Kosova ashtu edhe Serbia, duhet të përqendrohen në rezultatin final dhe të arrijnë marrëveshje mbi atë që njihet si normalizim i marrëdhënieve. Kjo kërkon kompromise në të dy anët”, ka thënë ambasadori Delawie.

Ndërkaq, Jetlir Zyberaj nga kabineti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “tërheqja e njohjes” së Republikës së Kosovës nga Republika e Surinamit, e cila nga autoritetet e Beogradit pretendohet të ketë ndodhur, nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit të Surinamit.

“Ne nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar nga shteti i Surinamit dhe as nga përfaqësuesit e këtij shteti në Uashington apo Nju Jork, për një veprim të tillë. Kështu që, përderisa nuk ka kurrfarë informacioni zyrtar, për ne ngelet vetëm një tendencë e Serbisë për të përfituar për nevoja të tyre politike. Por, të them të drejtën, këto përpjekje nuk i trajtojmë shumë seriozisht. Ne e shikojmë punën tonë dhe kemi agjendën tonë të fuqizimin e bërjes së shtetit”, ka thënë Zyberaj.

Të martën, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq kishte deklaruar për mediat në Beograd se Qeveria e Surinamit e kishte informuar Serbinë se “e ka tërhequr njohjen” e pavarësisë së Kosovës. Ai madje mediave u ka prezantuar një dokument, me të cilin, sipas Daçiqit, Republika e Surinamit e njofton Ministrinë e Jashtme të Serbisë, por edhe Ministrinë e Jashtme të Kosovës, se e “ka tërhequr njohjen për Kosovën”.

Një dokument i tillë eventual, në adresën e institucioneve të Kosovës nuk ka arritur.

Deri më tash, Qeveria e Surinamit, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike, për të sqaruar nëse ka tërhequr ose jo njohjen për Kosovën.

Kërkesën për një sqarim të tillë e ka bërë edhe analisti dhe publicisti i njohur britanik, Tim Judah.

“Thirrje Qeverisë së Surinamit… a mund ta konfirmoni se keni tërhequr njohjen e Kosovës”, ka shkruar Judah, të martën, në rrjetin social Twitter.

Tim Judah

✔@timjudah1

Calling Government of Suriname….Can you confirm you are derecognising Kosovo? https://twitter.com/SRBDiplomacy/status/925315111249686529 …

8:07 AM – Oct 31, 2017

Twitter Ads info and privacy

Republika e Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katrorë dhe ka mbi 550 mijë banorë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Delawie, është e pakthyeshme, pavaresia, Shtetet ta njohin Kosovën

MPJ: REPUBLIKA E SURINAMIT NUK KA TERHEQUR NJOHJEN E KOSOVES

November 1, 2017 by dgreca

MPJ: Kosova, e njohur nga 114 shtete/
1 surinami-Asnjë dokument zyrtar në lidhje me raportimet se kinse Republika e Surinamit ka “tërhequr njohjen” ndaj Republikën së Kosovës/

-Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, me legjitimitetin e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ku ishte dërguar nga vet Serbia, është njohur nga 114 shtete nga çdo kontinent, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 Organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 Misione Diplomatike dhe Poste Konsullore dhe ka të akredituar Ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete gjithandej nëpër botë/

-Komunikatë për media/

PRISHTINË, 31 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi sot se deri më tash nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me raportimet se kinse Republika e Surinamit ka “tërhequr njohjen” ndaj Republikën së Kosovës.Andaj, në këto rrethana, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i referohet vetëm frymës së mirë të marrëdhënieve miqësore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Surinamit dhe Notës Verbale të njohjes zyrtare nga ky shtet, të datës 8 Korrik 2016, nëpërmjet së cilës Qeveria e Surinamit e kishte njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme për interesimin e jashtëzakonshëm, përpjekjet e fuqishme dhe qëllimet malinje që ka shteti fqinj, Serbia përkitazi me minimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.

Megjithëkëtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës flet me gjuhën e fakteve dhe gjendjen e realitetit. Gjuha e fakteve dhe  gjendja e realitetit është se Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, me legjitimitetin e vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ku ishte dërguar nga vet Serbia, është njohur nga 114 shtete nga çdo kontinent, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 Organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 Misione Diplomatike dhe Poste Konsullore dhe ka të akredituar Ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete gjithandej nëpër botë.Kosova tani është faktorizuar dhe ka forcuar legjitimitetin e saj ndërkombëtarë dhe kjo nuk duhet të shihet si pengesë as për Serbinë. Kosova, në ekzistencën e saj gati dhjetë vjeçare si shtet i pavarur dhe sovran ka dëshmuar, që i ka kontribuar paqes dhe sigurisë rajonale dhe ajo mbetet e përkushtuar për të punuar në këtë drejtim, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët e saj, duke përfshirë edhe Serbinë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: MPJ, Njohjene Kosoves, nuk e ka terhequr, Surinami

Kosovë-Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit

October 30, 2017 by dgreca

1 afer-Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie: Edhe në SHBA kemi të tilla probleme dhe na është dashur shumë punë për të trajtuar këto raste. Edhe këtu do të duhet që qeveria të japë përkrahje të veçantë për këto raste. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk ka drejtësi për viktimat e krimit/1 folesi

Prishtinë, 30 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ka filluar të mbahet java për të drejtat e viktimave të krimit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me temë ”Kompensimi i viktimave, e drejtë, satisfaksion dhe hap drejt rehabilitimit“.Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në fjalën hapëse të konferencës, ka thënë se të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj në Republikën e Kosovës, të cilat hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti.”Si kryeprokuror i Shtetit, siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që viktimat e krimit të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç meritojnë. Për këte kemi krijuar infraskrukturën e nevojshme ligjore dhe humane, ashtu që viktimat e krimit të trajtohet sipas standarteve të larta për të drejtat e njeriut. Kompensimi i viktimave është obligim ligjor andaj institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që këtë obligim ta realizojnë këtë vit  përmes  kompensimit të rasteve të para“, është shprehur kryeprokurori Lumezi, duke potencuar se java do të arrijë objektivat e caktuara dhe se numri i rasteve të kompensuara do të shtohet.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosvës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkushtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm.

Presidenti Thaçi potencoi se e sheh shumë të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit. ”Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen  e viktimave të krimit”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë kategori të shoqërisë. ”Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”.

Ndërkaq, në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, pohoi se “në dekadën e fundit, institucionet tona i kanë dhënë mbështetje të veçantë kësaj kategorie dhe unë si ministër zotohem se do të punoj edhe më shumë për këtë kategori. E kemi lansuar programin e kompensimit të viktimave të krimit dhe si ministër i drejtësisë ju informoj se në shtator është trajtuar rasti i parë dhe do të kompensohet sipas legjislacionit në fuqi. Ju siguroj se rekomandimet e para të dala nga kjo konferencë do të merren për bazë“.

Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka nënvizuar se  probleme të tilla ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se duhet punuar shumë për t’i mënjanuar ato.

“Edhe në SHBA kemi të tilla probleme dhe na është dashur shumë punë për të trajtuar këto raste. Edhe këtu do të duhet që qeveria të japë përkrahje të veçantë për këto raste. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk ka drejtësi për viktimat e krimit”, theksoi ai.

Ndërkaq Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, potencoi se “të gjitha forcat e drejtësisë duhet të angazhohen në trajtimin e rasteve dhe të merren në konsideratë nevojat e viktimës. Ka nevojë për ngritjen e efikasitetit për këto raste dhe të avancohen të drejtat e viktimave”.

Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave të Krimit, Basri Kastrati sqaroi para të pranishmëve angazhimin e kësaj zyreje në ndihmë viktimave dhe theksoi nevojën e mbështetjes institucionale për këtë kategori./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, e Viktimave të Krimit, Kosovë-Java për të Drejtat

Promovohet romani i Dine Dine “Mbi varkën e Karontit”

October 29, 2017 by dgreca

Dine Dine, një zë nga thellësitë e terrorit komunist …./

1 DineKëtë kalvar vuajtjesh, në një realizëm unik, Dine do krijonte simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin, duke i dhënë titullin romanit të tij të tretë, pra bëhet fjalë për “Karontin e Hadit”…/

1 flet RadiDine do krijonte simbolikën e varkëtarit të famshëm që kalonte shpirtrat e të vdekurve nga njëri breg i lumit në tjetrin, duke i dhënë titullin romanit të tij të tretë, pra bëhet fjalë për “Karontin e Hadit”. Dhe ashtu si shkruan, Jozef Radi në parathënie të këtij botimi, sigurisht që “shërbimi i këtij kalimi në botën e përtejme të të vdekurve, kërkonte tre monedhat e famshme; dy në sy dhe një poshtë gjuhës!! Dhe kjo ide e kalimit të shpirtrave në botën e përtejme mbetet mesazhi më i rëndësishëm i këtij libri…”.2 agron Tufa

Vepra përfshin një periudhë të vështirë të diktaturës komuniste. Mbas prishjes me Kinën dhe rrënimit ekonomik, nisën gjyqet politike për të mbushur burgjet-miniera që bakri e kromi të çanin bllokadën, nëpër të cilat kaluan disa dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm…3 salle

Pjesa e parë e librit “Mbi Varkën e Karontit”, përfshin tri etapa të proceseve të montuara të dënimeve politike: arrestimin, hetuesinë dhe gjykimin; pjesa e dytë, e cila do të përfshihet në një tjetër botim, përfshin “Burgjet”. “Edhe pse me frymë përgjithësuese libri mbetet realist dhe denoncues. Gjithë personazhet e librit, nga operativi i kampit, te dëshmitarët, te shokët apo të afërmit, familja,prokurori, hetuesi, gjykatësit, dëshmitarët, përfaqësuesi i Ministrisë, gardiani i burgut, atmosfera e kohës janë të dhënë me një realizëm të pashoq, ku autori me një aftësi të rrallë ka prekur njerëzoren e secilit, pa e tepruar askund. Ajo çka të bie në sy është se të gjithë këta personazhe janë me emrat e tyre të vërtetë, çka e bën këtë vepër të rrallë në guximin dhe qytetarinë e saj…”, shkruan Radi.

1 Koktejl

“Dine Dine i përket brezit të të lindurve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë nga këta djem të familjeve në zë të elitës, politikës, asaj intelektuale, hierarkisë ushtarake, tregtarëve të mesëm, po edhe familjeve me interesa të gjera kulturore, mbas ngjitjes së komunizmit në pushtet do të etiketoheshin me shprehjen tashmë shabllone, e cila do të funksiononte për më shumë se 46 vite:“Familjet e reaksionit”. Pikërisht ky brez fëmijësh do të paguante një taksë tejet të rëndë, të cilën askush s’e kish besuar se mund të ndodhte deri në kësi trajtash kaq ekstreme”.

Dine Dine edhe pse hyn te pësuesit e mëdhenj, luftoi të dalë i pacenuar në staturën e tij të dinjitetit. Radi na njeh me faktet: ai e kish nisur qysh gjashtë vjeç jetën e kampeve: prej Porto Palermos në Tepelenë, prej Savrës në Gjazë; e më pas jetën e burgjeve prej atij të Spaçit tek ai i Qafë-Barit, prej atij të Zejmenit te kompleksi sportiv “Dinamo”. Ndërsa Bilbil Cami, shkruan mbi romanin: “Përshkrimi i 100 ditëve të hetuesisë të ngërthen e të mban peshë gjer në fund.

Gjuha e natyrshme dhe shprehëse herë-herë merr tone të vrullshme si në një duel dramatik.Duhet theksuar se stili i rrëfimit është krejt I veçantë në romanin në fjalë. Ai stil i ngjeshur,intensiv, i alternuar buron nga dramaticiteti real i subjektit të romanit, nga vërtetësia e përjetimeve dramatike. Faqja e fundit e romanit, ku autori pasi merr dënimin e rëndë “10 vjet burg”, ndahet në korridorin e gjykatës nga e shoqja, me fëmijën në krah, nga nëna e mbytur në lot, nga të afërmit. Kjo tablo është e denjë për penelin e Rembrandit.(Kortezi-Mapo)

Filed Under: Politike Tagged With: “Mbi varkën e Karontit”, Dine Dine, Promovim ne UET

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 510
  • 511
  • 512
  • 513
  • 514
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT