• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiperi-Kosove-MARRËVESHJE PËR PËRGATITJEN E RINISË PËR NJË SHQIPËRI DHE KOSOVË EVROPIANE

July 14, 2015 by dgreca

MARRËVESHJE PËR PËRGATITJEN E RINISË PËR NJË SHQIPËRI DHE KOSOVË EVROPIANE

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 14 Korrik 2015-Kosova dhe Shqipëria u bënë sot me marrëveshje për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendin Klosi, dhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë, me të cilën Shqipëria dhe Kosova harmonizojnë politikat në fushën e rinisë.
Sipas kësaj Marrëveshje, Kosova dhe Shqipëria do të ndërmarrin politika dhe programe të përbashkëta në mbështetje të frymës së bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të rinjve të dyja vendeve.
Ministri Blendi Klosi e vlerësoi këtë Marrëveshje si një hap tejet të rëndësishëm që ndihmon në përgatitjen e rinisë për një Shqipëri dhe Kosovë Evropiane.
Ministri Shala e vlerësoi Marrëveshjen si vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm, që tashmë Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës ka me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen e sotshme edhe formalisht konkretizohen veprimet e përbashkëta për politikat e rinisë.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës, kjo marrëveshje u vlerësua se është një mundësi më shumë që Kosova dhe Shqipëria të përafrojnë politikat dhe programet, me aktivitete dhe veprime të përbashkëta në fusha të ndryshme, dhe në funksion të përgatitjes së dy vendeve për integrim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e nënshkruar sot ndërmjet ministrave Klosi e Shala parasheh hapa konkretë, nëpërmjet të cilave nxitet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e rinisë.
Ministri Klosi sot në Prishtinë zhvilloi takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

PËRKUSHTIM I QEVERISË SË SHQIPËRISË PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME QEVERINË E KOSOVËS NË TË GJITHA FUSHAT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u bisedua për progresin e deritashëm dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e punësimit, mirëqenies sociale dhe rinisë.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në arsim e shëndetësi.
Kryeministri Mustafa theksoi se mirëqenia sociale, punësimi dhe rinia janë prioritete qendrore të programit qeveritar, duke e njoftuar për hapat konkretë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në fushën e punësimit, aftësimit profesional, mirëqenies, përkrahjes së veçantë për rininë dhe gruan në fushën e punësimit.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë në proceset zhvillimore ekonomike e sociale, që lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e mirëqenies dhe punësimit në të dyja shtetet.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës në të gjitha fushat, duke përfshirë aspektet prioritare që lidhen me punësimin, mirëqenien sociale e rininë.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA DUHET TË HYJNË NË FAZËN E BASHKËPUNIMIT KONKRET EKONOMIK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ministrin e Mirëqenies sociale dhe rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin. Në takim u diskutua për aspektet e mirëqenies sociale, tregun e punës, edukimin profesional të rinisë dhe çështjet tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Veseli mirëpriti këtë vizitë duke vënë në pah gatishmërinë e legjislativit për bashkëpunim të gjithanshëm, në veçanti me Komisionin që mbulon fushën e mirëqenies sociale, punën dhe rininë. Veseli tha se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të lëvizin përtej shprehjes verbale të dashurisë vëllazërore dhe të hyjnë në fazën e bashkëpunimit konkret ekonomik, duke hequr barrierat që po e pengojnë ende këtë bashkëpunim.
“Sot, axhenda ekonomike dhe mirëqenia sociale është prioritet jo vetëm i legjislativit por tërë institucioneve tona. Projektet konkrete në fushat e caktuara me interes të përbashkët mund të fillojnë menjëherë, jo vetëm për edukimin profesional, duke vënë në theks specifikat dhe komplementaritetin e këtij lloji të edukimit por edhe përvojat e mira me kurikula, punësimin e të rinjve nëpërmjet edukimit profesional. Rinia jonë duhet të jetë e aftësuar jo vetëm për tregun tonë të punës, por edhe për tregun global, ngase ajo përbën aset të rëndësishëm nacional”, theksoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ministri Klosi vuri në pah nevojën e të dyja vendeve për aktivitete të përbashkëta që i lëvizin iniciativat e deritanishme drejt konkretizimit të projekteve.
“Përvojat e mira që kanë sjell rezultate në vendet tona mund të jenë pikënisje e mirë për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm për edukimin profesional, tregun e punës dhe trajnimet profesionale, por edhe në trajtimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore”, theksoi ministri Blendi Klosi.
Kryekuvendari Veseli dhe ministri Klosi u dakorduan që iniciativat konkrete të përbashkëta sa më parë të vihen në zbatim me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve në fushën e përkujdesjes sociale, përgatitjen e rinisë për tregun e punës dhe në pajtim me interesat e biznesit.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA NUK KANË KURRFARË PENGESE NË BASHKËPUNIM
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Klosi kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në shërbimet sociale, për tregun e punës dhe ofrimin e pakove komplementare në fusha me interes të ndërsjellë përbashkët. “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kurrfarë pengese në bashkëpunim, por këtë duhet ta thellojmë edhe më shumë në rrafshin praktik, sepse vullneti dhe gatishmëria nuk ka munguar asnjëherë”, ka thënë Thaçi.
Ministri Klosi theksoi se vendet tona kanë nevojë për axhenda të përbashkëta për skemat sociale. “Është e nevojshme që të praktikojmë shërbime dhe skema të njëjta aty ku mundemi, si për të moshuar, ashtu edhe për tregun e punës, duke u ofruar trajnime të interesuarve, në përputhje me nevojat e bizneseve”, ka thënë ministri Klosi.
Zëvendëskryeministri Thaçi i ka ofruar përkrahjen e tij ministrit Klosi për përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti me interes të përbashkët dhe ka shprehur gatishmërinë që të lehtësojë dhe përshpejtojë implementimin e tyre.
Zëvendëskryeministri Thaçi i ka ofruar përkrahjen e tij ministrit Klosi për përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti me interes të përbashkët dhe ka shprehur gatishmërinë që të lehtësojë dhe përshpejtojë implementimin e tyre.

NDARJET JANË SHUMË TË PAKËTA, E ATO QË NA BASHKOJNË JANË SHUMË TË ARRIRA

Ndarjet janë shumë të pakëta, e ato që na bashkojnë janë shumë të arrira, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, sot në Prishtinë, në vizitën e parë zyrtare si ministër i pyetur nga korrespondenti në Kosovë, Behlul Jashari, për të ardhmen e bashkëpunimeve, derisa fjalën shumë e ka përsëritur tre herë.
“I përkas një brezi të ri në politikën shqiptare e të Kosovës dhe mendoj që ndarjet janë shumë të pakëta, e ato që na bashkojnë janë shumë, shumë, shumë të arrira. Kemi fusha që ne duhet ta ndiejmë veten në politika të njëjta. Unë jam shumë dokard me të gjitha ato çfarë kemi folur në shumë takime sot”, u shpreh ministri Klosi.
Ne si politikë, vijoi ministri shqiptar, kemi shumë për të bërë për të arritur ritmin e qytetarëve, të cilët jetojnë një jetë të përbashkët.
“Nuk është më ngjarje kur marrim pjesë në aktivitete të përbashkëta kulturore. Nuk përbën më lajm kur shkojmë për pushime tek njëri-tjetri për arsye të ndryshme. Nuk përbën më lajm kur kalojmë kufirin. Prandaj, nuk do të përbëjë më lajm edhe kur të bëjmë takime të përbashkëta pune. Mbledhja e qeverive në mars mendoj do na gjejë me një sërë arritjesh në fushat e bashkëpunimit”, theksoi ministri Klosi.
“E thash që politika vazhdon të jetë mbrapa dëshirave të qytetarëve”, u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Blendi Klosi, marreveshje, Shqiperi e Kosove Europiane

Anulohet Samiti i BE-së… Shtohen kundërshtarët e Greqisë

July 12, 2015 by dgreca

SHTETI HELEN 5 VJET JASHTE EUROZONES?/
Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë arritur në asnjë përfundim ditën e shtunë, pas një samiti dramatik maratonë, kanë vazhduar edhe sot bisedimet në një klimë të mbushur me skepticizëm,ndasi dhe pozicionime të ndryshme për sa i përket propozimeve që ka sjellë Greqia në institucionin europian për të marrë një paketë financiare, të tretën sipas radhës dhe për të shmangur falimentimin e plotë të saj.
Por edhe në ditën e dytë të samitit të Eurogrupit ,mes negociatave të konsideruara prej shumicës së tyre si shumë të vështira, partnerët e Athinës kanë kërkuar prej saj premtimin për reforma akoma më të thella në sistemin ekonomik dhe financiar para se të japin dritën jeshile për një kredi shumëmiliardëshe.
Vendet anëtare të Eurozonës thuhet se janë të ndara në tre grupe, në ato që përkrahin qëndrimin e ashpër të Gjermanisë, e cila siç u bë e ditur kishte gati një plan për daljen e Greqisë për 5 vjet nga Eurozona, ose reforma të ashpra dhe siguri politike për zbatimin e tyre.
Në vendet asnjanëse që presin si do të shkojnë negociatat dhe në vendet pro Greqisë që janë të pakta, por që përbëjnë një aks kryesor në familjen europiane, siç është Franca, që ndihmoi Greqinë në hartimin e propozimeve të reformave, por edhe Italia që ka frikën se do të jetë edhe ajo në epiqendër të tregjeve, në rastin e një “Grexit” të mundshëm.
Në përfundim të samitit të ministrave të eurozonës janë bërë të ditura edhe hollësitë që përmban drafti i masave të reja që europianët kërkojnë nga Athina:
• Përputhje të plotë me programin afatmesëm për arritje e tepricave primare deri në 3.5% deri në 2018,
• Zbatimi i reformave ambicioze për reformën e pensioneve
• Reforma në tregun e ushqimeve
• Barnave dhe artikujve të konsumit të përditshëm dhe liberalizimi i çmimeve
• privatizime në tregun e energjisë
• Reforma në marrëdhëniet e punësimi
• Forcimi i sistemit financiar
• Një program i ri dhe i fuqishëm i privatizimeve në përgjithësi
Ministrat e Financave i japin stafetën e bisedimeve liderëve të vendeve të Eurozonës, ku vëmendja e të gjithëve tashmë fokusohet në faktin se si do të veprojë kancelarja Merkel.
Të gjithë analistët vlerësojnë se një “Greqxit”, pra një dalje e Greqisë nga Eurozona, do të shkatërrojë aksin franko-gjerman duke dëmtuar imazhin kryesor të BE-së.
Ndërkohë anulimi i samitit të 28 vendeve të BE-së interpretohet si një lajm i mirë për Greqinë, pasi thuhej se ishte i domosdoshëm në rast të një dështimi të bisedimeve dhe liderët e familjes europiane do të diskutonin vetëm për ndihmën humanitare që do t’i jepej Athinës në këtë rast, duke i siguruar ushqime dhe barna.
Por nga ana tjetër tregon se marrëveshja për Greqinë nuk do të mbarojë kaq shpejt dhe do të duhen shumë ditë e javë, në fillim që Greqia të marrë një ndihmë të përkohshme dhe të mos falimentojë, e më pas, në bazë të reformave që do të miratojë dhe ecurisë, parlamenti i saj të marrë me këste edhe paketën e madhe të ndihmës që përllogaritet pothuajse e në nivelin e paketës së parë që mori në vitin 2010.
5 VJET JASHTE EUROZONES?/
Zyrtarisht mendimi gjerman për propozimet e reja greke për çështjen e borxhit ka qenë diplomatik, duke shfaqur hera-herës një skepticizëm të thellë, por jozyrtarisht thuhet se Berlini e ka të qartë; Greqia duhet të largohet nga Eurozona.
Të paktën kështu shkruan media gjermane. “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke cituar një dokument, sipas saj, të dalë nga Ministria e Financave, e drejtuar nga Wolfgang Schaeuble, thotë se plani grek nuk bind.
“Propozimet nuk janë të besueshme. Do t’u themi kolegëve tanë grekë që nuk kanë bërë asgjë për të forcuar besimin e ndërsjelltë”, thuhet në dokument.
Ajo që përforcon këto lajme është deklarata e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble, i cili i përshkroi bisedimet si “tmerrësisht të vështira”.
Vetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh skeptike më herët. Ajo reagoi të premten, ku shkurtimisht tha se masat e reja duhet të shkojnë përtej atyre që kreditorët kishin kërkuar me parë nga Greqia.
Mediat ndërkombëtare flasin se Merkel tani është në presion dhe mes dy zjarresh; borxhin grek nga njëra anë dhe popullin gjerman nga ana tjetër. Në një sondazh të zhvilluar së fundmi gati gjysma e tyre kërkon që Greqia të lërë Eurozonën, si edhe kolegëve ndërkombëtarë, që nuk e duan një skenar “Grexit”.
Informacioni është jozyrtar dhe i pakonfirmuar, por mediat gjermane këmbëngulin se plani i Athinës për 12 miliardë euro, do të rrëzohet dhe Greqia do të largohet nga Eurozona, por jo përfundimisht. Të njëjtat burime thonë se Gjermania do të propozojë një pezullim 5-vjeçar për palën greke në Eurozonë, një kohë që Berlini e cilëson si të mjaftueshme për Athinën për të ristrukturuar borxhin e saj.
Në orët e para të së shtunës, Parlamenti grek kaloi me shumicë dërrmuese votash draft-propozimet e qeverisë Tsipras, që i janë paraqitur huadhënësve ndërkombëtarë. Mes propozimeve bëjnë pjesë shumë reforma dhe masa shtrënguese, të cilat qytetarët i rrëzuan në referendumin e së dielës që kaloi.
Sipas ministrit të Financave, Euclid Tsakalotos, propozimet e reja kanë vërtetë pika të vështira me rritje taksash dhe reforma të ashpra, por ka edhe favorizime për Greqinë si: dhënia e një frymëmarrjeje të re nëpërmjet financimit për të mos falimentuar, mundësia e një ristrukturimi të borxhit grek, apo paketa e masave dhe investimeve për zhvillimin e ekonomisë, të cilat do të nxjerrin vendin nga recesioni.
Vlerësohet se paketa e ndihmës përmban financime prej 53.5 miliardë euro, si dhe rreth 15 miliardë për rikapitalizimin e bankave, ndërsa masat shtrënguese thuhet se shkojnë në rreth 12 miliardë euro./Raport nga Top Channel

Filed Under: Rajon Tagged With: Anulohet Samiti i BE, Kriza greke

Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit,Viktoria Nuland viziton Kosovën

July 11, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Korrik 2015-Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Viktoria Nuland do të bëj një vizitë disaditëshe në disa vende evropiane, përfshirë edhe Kosovën, ka njoftuar Departmenti Amerikan i Shtetit.
Nga 11 deri në 14 korrik me një ekip ndërinstitucional Nuland do të vizitojë Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, me udhëheqësit e të cilave dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile do të diskutojë çështjet dypalëshe dhe rajonale, përfshirë integrimin rajonal dhe euroatlantik.
“Në Kosovë dhe në Serbi, në mënyrë të veçantë, ajo do të diskutojë dialogun Kosovë-Serbi dhe progresin në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 të arritur në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve”, thuhej në një kumtesë të Departmentit Amerikan të Shtetit, cituar nga media.
Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, në orën 15:00, do të ketë takim me Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, sapo njofton Kuvendi, ndërkohë që priten edhe njoftime të tjera për axhendën e takimeve në Prishtinë.
Në 27 shtator 2014 Presidenca kosovare njoftonte se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar në Nju Jork Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Evropë dhe Azi, VictoriaNuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ndërsa, në 11 dhjetor Jahjaga ka zhvilluar një bisedë telefonike me Nuland.
Në 8 shkurt 2015 Kryeministria kosovare njoftonte se kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar një takim me Nuland, në Munih, ku ka marrë pjesë në Konferencën e 51-të të Munihut për Siguri.
Në 2 shkurt MPJ kosovare bënte të ditur se, në Uashington me Nuland ishte takuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
3 Attachments

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, nd.Sek amerikane, Nuland, Vizite en Kosove

Thaçi:Kosova ka nevojë për të menduarit si të bëhen gjërat më mirë

July 10, 2015 by dgreca

-Kryediplomati kosovar në “Croatia Forum 2015”: Zhvillimi është kusht për paqe të qëndrueshme/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Korrik 2015- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë prezantimit të tij në “Croatia Forum 2015”, në Dubrovnik, Kroaci, është shprehur se Kosova ka nevojë për përkrahje në zhvillimin ekonomik meqë ka shumë vite që ka lënë prapa fazën e krizës.
Duke folur për përvojën e Kosovës në kuadër të asistencës zhvillimore në periudhën e pasluftës, zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova ka pasur fatin që ka gëzuar vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare pas viteve të luftës e represionit, gjë që ka ndihmuar në rindërtimin e vendit.
Por, sipas Thaçit, kjo asistencë ka pasur edhe mangësitë e saj, duke përfshirë mungesën e shpeshtë të bashkërendimit mes vet donatorëve.
“Mangësi tjetër ka qenë se kjo asistencë ka qenë shpeshherë e nxitur nga prioritetet e donatorëve, e jo detyrimisht nga nevojat e qytetarëve”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi, i cili shtoi se shqetësimet dhe interesat e shprehura nga komuniteti vendor janë qenësore.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova ka nevojë që qasja e bashkësisë ndërkombëtare të ndryshojë ashtu që të përqendrohet në zhvillim e jo në menaxhim krize, tani që Kosova nuk është më zonë krize.
“Ajo për çfarë ka nevojë Kosova është të menduarit se si të bëhen gjërat më mirë”, tha Thaçi, dhe nënvizoi se “zhvillimi është kusht për paqe dhe pajtim”.
Në “Croatia Forum 2015” pjesëmarrësit këtë vit diskutojnë mbi nevojën për të rimenduar asistencën zhvillimore ndërkombëtare në të mirë të zhvillimit dhe paqes së qëndrueshme. Kjo ngjarje e përvitshme mbahet në qytetin kroat të Dubrovnikut dhe në të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve më të rëndësishme të rajonit dhe botës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Croatia Forum 2015, diplomacia, kosova

SHBA, nismë për të luftuar ISIS me mediat sociale

July 10, 2015 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/
Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një përpjekje të re të mërkurën për t’iu kundërvënë grupit “shteti islamik”, me anë të rrjeteve sociale. Ideja është për të paraqitur zëra të moderuar dhe tolerantë nga i gjithë rajoni, për t’iu kundërvënë ideogjisë së militantëve të grupit ISIS. Projekti në fjalë quhet Qendra Sawab dhe vepron nga Abu Dabi. Qendra publikoi mesazhe në Twitter dhe postoi një video në YouTube, ku thuhet se militantët shtrembërojnë fenë islame për të përhapur urrejtje, frikë dhe intolerancë. Nënsekretari amerikan i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, i tha televizionit Alhurra se qëllimi është që të përdoret informacioni për të bindur njerëzit që të mos i bashkohen grupit “shteti islamik” dhe për t’i nxjerrë jashtë loje ata që shfrytëzojnë mediat sociale në rekrutimet për ISIS-in. Zoti Stengel tha se një nga idetë e Qendrës Sawab është të përpiqet të frenojë rrjedhën e luftëtarëve të huaj:-“Pra, nëse dikush argumenton se përse duhet të bashkohet me ISIS, atij t’i shpjegohet se miti i asaj që grupi ISIS përpiqet të krijojë është i rremë, se Kalifati nuk është parajsë, se atje nuk ka ujë, nuk ka drita dhe as internet.” Frenimi i rrjedhës së luftëtarëve të huaj drejt Irakut dhe Sirisë është një nga synimet kryesore të vëna nga presidentit amerikan Barak Obama për t’iu kundërvënë shtetit islamik. Përpjekjet e koalicionit përfshijnë edhe një fushatë gati njëvjeçare bombardimesh prej më shumë se 5 mijë sulmesh ajrore si dhe punën për të ndërprerë financimin e militantëve. Si rrjedhojë është arritur përparim në rimarrjen e kontrollit të disa zonave, por fushata deri tani nuk e ka çrrënjosur grupin shteti islamik nga baza e tij kryesore, Raqqa në Siri, apo nga një numër qytetesh të mëdha të Irakut. Zoti Stengel tha se koalicioni, i cili përfshin më shumë se 60 vende, po arrin sukses. Fakti që ata kanë një armik të përbashkët, ka çuar në marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Por ai përsëriti pikëpamjen e zotit Obama se lufta kundër terrorizmit është “luftë e një brezi të tërë” dhe nuk matet me muaj apo ditë. “Mendoj se nuk është realiste të thuhet se çdo formë terrorizmi do të zhduket apo çdo manifestim i ISIS do të zhduket. Por, si kërcënim i mprehtë, si kërcënim ekzistencial, si kërcënim që zgjerohet, kjo do të frenohet dhe është duke u frenuar,” tha zoti Stengel. Nënsekretari amerikan i Shtetit e pranon se “askush nuk është imun” ndaj kërcënimit që vjen nga shteti islamik, por se situata është e ndryshme për Shtetet e Bashkuara dhe për vendet e Lindjes së Mesme.
Shënim.
Mendoj se dhe shteti shqiptar mund të reflektojë në lidhje me këtë cështje të rëndësishme dhe të bëhet pjesë e kësaj nisme. Muslimanët shqiptarë predikojnë një islam larg dhunës dhe vrasjeve, larg konfilteve dhe hakmarrjes. Ata e kanë treguar veten me urtësinë e tolerancën e spikatur në trevat shqiptare, larg radikalizmit fetar, por dhe në përpjekjet e tyre për paqe e siguri në botë. Mjaft predikues të fesë islame në Durrës, të cilët kam pasur fatin ti takoj, më kanë shprehur të njëjtin mendim. Feja jonë, s’ka të bëjë me dhunën dhe ekstremizmin, thonë ata. Marinari i vjetër shkodran, Bahri Guri, personazh i librave të mi të detarisë dhe një predikues i rregullt i fesë islame më shpjegon se ne jemi ndryshe nga ISIS. S’kemi të bëjmë fare me ta, ne duam paqe, vëllazëri e qetësi. Feja jonë nuk i pranon të tilla veprime. Nuk e kuptoj cfarë përfaqsojnë këta njerëz që bëjnë veprime të tilla. Më duket aventurë sjellja e tyre, thotë marinari i vjetër . Unë kam qenë dhe në Arabi Saudite, pasi djali im është trajnier i një ekipi futbolli atje. Por si ai dhe nipërit e mi predikojmë islamin tonë paqësor, human, vëllazëror. Ky është mesazhi që më dha ky detar fisnik në këto ditë të Muajit të Madhënueshëm të Ramazanit. Ndaj qeveria jonë për cdo nismë që dënon radikalizmin fetar, ka mbështetjen popullore të muslimanëvë shqiptarë në radhë të parë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Isis, lufte, Nisme, SHBA, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT