• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gruevski: Kurrë nuk do të dorëzohemi!

May 19, 2015 by dgreca

Nga Isuf Kadriu/
“Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedonia është e fuqishme”. Me këto fjalë kryeministri Nikolla Gruevski, ka nisur fjalimin ne mitingun e partisë së tij para Kuvendit të Maqedonisë, që vjen si përgjigje ndaj atij të opozitës të mbajtur të dielën para qeverisë.
Edhe në tubimin e Gruevskit, numri i pjesëmarrësve vlerësohet të ketë qenë dhjetëra mijëra, i ngjashëm me atë të opozitës.
Kryeministri Gruevski që drejton partinë VMRO-DPMNE, tha se pjesëmarrja masive e qytetarëve është përgjigja për kreun e opozitës, Zoran Zaev, i cili sipas Gruevskit, është vënë në shërbim të agjenturave të jashtme për destabilizimin e vendit.
Kreu i qeverisë tha se kurrë nuk do të dorëzohet para aferës së montuar të përgjimeve të opozitës, para kërcënimeve e shantazheve tjera.
“Nuk do të tërhiqemi, nuk do të përkulemi, Maqedonia është e fuqishme, Maqedonia është e vendosur. Zaev asnjëherë nuk do të bëhet kryeministër. Ai, madje nuk do të marrë​ besimin as si prefekt i qytetit të Strumicës. Afera e tij e përgjimeve është inskenim me ndihmën e shërbimeve të huaja. Bisedat janë të montuara, këtë të gjithë e kanë të qartë, kjo dëshmohet nga masiviteti i tubimit të sontëm“, ka deklaruar Gruevski duke përjashtuar çdo mundësi për të dhënë dorëheqje dhe zgjedhje të parakoshme parlamentare.

“Me ose pa LSDM-në, hapat pozitiv do të bëhen, kurse LSDM-ja dhe Zaevi do të vazhdojnë të izolohen nga veprimi i tyre destruktiv. Ne kemi plan reali për dalja nga kriza e tanishme politike që është nxitur nga LSDM-ja. Ne nuk do t’i lejojnë Zaevit që të rrënojë​ atë që e kemi ndërtuar me vite, atë që ky popull e ka pritur me vite, zhvillimin ekonomik të vendit, investime të jashtme e vende të shumta të punës“, është shprehur Gruevksi
Ai ka folur edhe për ngjarjet e Kumanovës, që sipas tij, ishin tentim për destabilizimin e Maqedonisë.
Gruevski për këtë akuzoi edhe opozitën për, siç tha, tentimet e saj për nxitjen e konfliktin ndërentike që u refuzua nga populli.
“Maqedonia nuk ka kapacitet për konflikt dhe destabilizim pasi populli nuk e do këtë. Të gjitha bashkësitë etnike duan prosperitet. Kjo u dëshmua edhe gjatë sulmit terrorist në Kumanovë ku edhe përkundër apeleve të shumta të terroristëve për ndihmë, askush nuk i mbështeti. Populli dëshmoi se nuk ishte konflikt ndërentik, por luftë mes policisë dhe një grupi klasik terrorist. Kjo, që në mënyrë qyqare dhe të mjerë po e bën Zoran Zaev do të përfundoj dhe shteti do të ecë sigurtë drejt prosperitetit“, deklaroi Gruevski.
Kryeministri foli edhe për çështjen emrit duke thënë se asnjëherë nuk do të pranojë ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, pavarësisht se në bisedat e publikuara të opozitës ai dëgjohej duke biseduar me zyrtarët e partisë së tij për kompromise të ndryshme për arritjen e një zgjidhjeje me Greqinë.
Paralelisht me protestën e partisë së Gruevskit është mbajtuar edhe ajo e opozitës, por para Qeverisë ku qindra simpatizantë të Lidhjes Social-demokate kanë vazhduar qëndrimin në tenda.
Kreu i opozitës, Zoran Zaev ka thënë se tërheqje nuk do të ketë deri në dorëheqjen e qeverisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gruevski: Kurrë, nuk do të dorëzohemi!

Pa marrëveshje bisedimet në Maqedoni

May 18, 2015 by dgreca

Takimi i katër drejtuesve të partive më të mëdha në Maqedoni lidhur me zgjidhjen e krizës në vend, rezultoi pa marrëveshje.
Takimi ishte një nismë e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkiit Evropian për t’i dhënë fund krizës disa-muajshe në këtë vend, krizë që u shkallëzua nga skandali i përgjimeve.
Drejtuesit politikë, siç bëhet e ditur, nuk kanë arritur të paraqesin as propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve.
Në takimin e sotëm të organizuar nga diplomatët perëndimorë, morën pjesë kryeministri konservator Nikola Gruevski, shefi i opozitës Social Demokrate Zoran Zaev dhe dy udhëheqës të partive shqiptare, Ali Ahmeti drejtues i Bashkimit Demokratik për Integrim në koalicionin qeveritar dhe Menduh Thaçi, udhëheqës i një partie opozitare.
Maqedonia përballet me një prej krizave më të thella politike që nga shpallja e pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Pjesa dërrmuese e krizës ka ardhur si rezultat i akuzave të opozitës, se qeveria kishte përgjuar ilegalisht 20 mijë njerëz.
Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë kundër qeverisë në Shkup. Shumë prej tyre kanë ngritur një kamp përballë zyrave të kryeministrisë dhe janë zotuar se do të rrinë aty, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Sot në darkë pritet të organizohet një protestë në mbështetje të qeverisë.
Qindra përkrahës të opozitës e kaluan natën jashtë ndërtesës së qeverisë në Shkup nën kërkesat e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit konservator Nikola Gruevski.
Protestuesit, të cilët thonë se kanë në plan të qëndrojnë aty për ditë me rradhë, po ashtu kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Mbështetësit e opozitës e kaluan natën në tenda pas protestës së të dielës ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Qeveria e vendit të vogël ballkanik pas përballjes me skandalin e përgjimeve, përjetoi edhe një konflikt të armatosur në Kumanovë mes policisë dhe disa shqiptarëve të armatosur, ku sipas autoriteteve humbën jetën 18 njerëz.
Në këtë rajon të njohur për historinë e përgjakshme të konflikteve ndëretnike dhe paqëndrueshmërisë politike, zhvillimet kanë shkaktuar alarm si benda ashtu edhe jashtë atij vendi.(VOA)

Filed Under: Rajon Tagged With: Bisedimet, ne Maqedoni, Pa marrëveshje

SHUME SHQIPTARE NE PROTESTEN E SHKUPIT

May 17, 2015 by dgreca

Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin./

Protesta e organizuar sot pasdite në Shkup nga partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM për dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski eshte zhvilluar e qetë dhe pa incidente.Shume shqiptare i jane bashkengjitur kesaj proteste.
Protesta mbahet afër Qeverisë së Maqedonisë, përreth së cilës janë vendosur forcat e rendit. Si asnjëherë më parë, në këtë protestë masive janë duke marrë pjesë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim përkatësie etnike, bëri të ditur agjencia maqedonase e lajmeve, INA.
Ata po mbajnë pankarta në duar, ku shkruan “Poshtë regjimi mafioz i Nikolla Gruevskit”, “Lamtumirë Nikollë”, “Liri dhe demokraci për Maqedoninë” etj.
Në këtë protestë po marrin pjesë edhe shumica e diplomatëve perëndimorë në vend dhe gazetarë të mediave prestigjioze botërore. Europarlamentari Ricard Hovit i është bashkangjitur protestës së sotme të opozitës para Qeverisë së Maqedonisë.
Siç njofton agjencia maqedonase e lajmeve, Ina, ai është i shoqëruar nga ish- kryeministrit bullgar, Sergei Stanishev. Ky i fundit do t’i drejtohet qytetarëve me një fjalim, kurse Hovit është në cilësinë e monitoruesit të këtij tubimi masiv qytetar, përmes të cilit kërkohet rrëzimi i qeverisë.
Zëdhënësi i partisë opozitare LSDM, Patar Shillegov, thotë se në protestë marrin pjesë mbi 100 mijë protestues. Ai thotë se populli do të qëndrojë para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Dorëheqja nuk është larg dhe populli do të qëndrojë këtu”, tha ai, ndërsa u shpreh i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve.
Protesta e sotme pason dorëheqjen e disa ministrave nga kabineti qeveritar dhe incidentit të armatosur në qytetin e Kumanovës.
Kryeministri Nikolla Gruevski nuk i është përgjigjur kërkesës së parashtruar për dorëheqje nga opozita. Ai thotë se nuk do të largohet sepse ka legjitimitetin e popullit.
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka inkurajuar qytetarët që të dalin në protestë dhe t’i shmangen provokimeve dhe presioneve të ndryshme.
Opozita maqedonase si organizatore e protestës ka angazhuar mbi 2 mijë të rinj për mbarëvajtjen dhe sigurinë e protestës. Por, pranë qeverisë dhe në disa pjesë tjera është vërejtur prani e shtuar policore.
Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase dhe shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë.
Drejtues lokal të opozitës theksuan më parë se kishin probleme dhe pengesa në transportimin e protestuesve drejt Shkupit. Ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev ka theksuar se nuk do tërhiqen nga protestat dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.
Forca të mëdha policore kanë shtuar masat e sigurisë për protestën, ndërsa edhe opozita maqedonase ka bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE ka paralajmëruar një kundër- protestë të hënën, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet, tentimin e saj për të destabilizuar vendin.
Në rrjetet sociale, shqiptarët e Maqedonisë, janë duke bërë thirrje që sa më shumë të dalin sot në rrugët e Shkupit për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Gruevskit.
Sot, bashkërisht, shqiptarët dhe maqedonët, për herë të parë, kanë dale në rrugë për një kauzë të njëjtë: rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit autoritar, Nikola Gruevski, i cili dyshohet për shumë krime të kryera gjatë qëndrimit të tij në krye të Qeverisë.

BRUKSEL – BE-ja diskuton situatën në Maqedoni/

Këshilli për Çështjet e Jashtme i BE-së do të diskutojë nesër për Maqedoninë dhe do të dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me ngjarjet në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren, paralajmëroi shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.
“Evropa vepron bashkarisht. Të hënën, në Këshillin për Çështjet e Jashtme do të diskutojmë për Maqedoninë dhe ngjarjet atje, që duhet të çojë drejt pozicionit të vetëm e të përbashkët të të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së dhe për masat që duhet të marrim “, deklaroi Mitov për televizionin kombëtar bullgar.
Për komentet në Sofje rreth gjendjes së sigurisë në Maqedoni dhe paralajmërimeve për dërgimin e forcave shtesë në kufi, Mitov tha se për momentin nuk ka shkaqe për shqetësime serioze për sigurinë e Bullgarisë.
“I bëmë të gjitha analizat dhe jemi të gatshëm për çfarëdo lloj variantesh. Për ne, në rend të parë është tërësia territoriale dhe qetësia etnike në Maqedoni. Në Maqedoni, tensionime ndëretnike tani për tani nuk ka”, theksoi shefi i diplomacisë bullgare.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin.

Filed Under: Rajon Tagged With: e Shkupit, Shqiptaret ne protesten

Ban Ki-moon kërkon hetim transparent në Kumanovë

May 11, 2015 by dgreca

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së bën thirrje shmangie që çdo retorike apo veprimi që nxitë tensione të mëtejshme në Maqedoni.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, është shprehur i alarmuar me dhunën në Kumanovë, ndërsa u shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve.
“Ai mbështet fuqishëm thirrjet nga Bashkimi Evropian dhe anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtarë që autoritetet shtetërore dhe udhëheqësit politik që bashkëpunojnë për rivendosjen e qetësisë dhe hetimin e plotë në mënyrë transparente dhe objektive” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e zëdhënësit te sekretarit Ban.
“Në këtë kohë të ndjeshme, sekretari i përgjithshëm u bënë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çfarëdo retorike dhe veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet”, thuhet në deklaratë.(Kortezi:Zeri i Amerikes)

Filed Under: Rajon Tagged With: Ban Ki-moon, Kumanova, transparence

KINA DHE RUSIA DO TE ZHVILLOJNE STERVITJE TE PERBASHKETA DETARE NE MESDHE

May 6, 2015 by dgreca

Nga GJON KADELI/
Reuters njofton se Kina do te zhvilloje stervitje te perbashketa detare me Rusine ne Detin Mesdhe me 24 Maj. Kjo eshte hera e pare, qe keto dy vende,do te bajne manovra te tilla, ne kete pjese te botes, tha nji zadhanes i Ministrise Kineze te Mbrojtjes. Forcat detare te Kines dhe te Rusise kane zhvillue stervitje te tilla, ne ujnat e Paqesorit qe nga 2012-ta.
Stervitjet ne fjale po bahen ne nji kohe, qe Shtetet e Bashkueme po shtojne bashkepunimin ushtarak me aleatet e tyne ne Azi, si rrjedhim i pretendimeve kineze per zona detare, qe ajo thote se jane pjese territoriale te saje.
Zadhanesi i Ministrise Kineze te Mbrojtjes, Zoti Geng Jausheng tha se numri i pergjithshem i anijeve ushtarake te te dy vendeve, qe do te marrin pjese ne ato manovra do te jete 9 ,tuej perfshi edhe ato qe Kina ka tashti, ne zonen detare afer Somalise qe perdoren kunder kusareve.
Zoti Geng shtoi “qellimi asht qe te thellohet edhe ma tej, bashkpunimi
miqesor i te dy vendeve ne fjale, qe bashkarisht te perballojne ndonji
rrezik, qe mund te paraqitet ndaj sigurise detare. Zoti Geng shtoi se
“asht e nevojshme te theksohet, se keto stervitje, nuk bahen kunder
askuj dhe se nuk kane te bajne aspak me gjendjen rajonale”. Geng nuk
percaktoi ndonji date te posacme, per stervitjet ne fjale, te cilat do
te perqendrohen ne sigurine e lundrimit ne dete, rifurnizimin,
misionin shoqnues, si edhe me gjuetje me arme.
Si Kina edhe Rusia jane anetare te perhereshme te Keshillit te
Sigurimit te Kombeve te Bashkueme dhe kane marredhanje te ngushta
diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, dhe tradicionalisht, Kina mvaret
ndaj Rusise per armet ma moderne.
Kina, gjithnji e ma shume, ka vu ne dukje aftesine e saj ushtarake, qe
nga koha qe u ba president zoti Xi. Kjo gja ka shkaktue shqetsime ne
ate rajon, si edhe ne bote ne pergjithsi. Me gjithe kete, Bejxhingu
ngule kambe tuej thane se, asht nji vend qe deshiron paqe, dhe se nuk
kercenon asnji vend tjeter.
Presidenti Xie ka perqendrue vemendjen e tij te forcat detare, keshtu
qe ato te jene te afta t’a perdorin fuqine e tyne, ne menyre te
vecante, ne zonen e Detit Jugor te Kines.
Kina thote se 90 perqind e 3.5 milino kilometera katrore te Detit
Jugor te Kines, asht territor sovran i saj. Filipinet,
Taivani,Malejzia, Brunei e Vietnami, gjithatu thone se kane pjese, ne
Dtin Jugor te Kines.(REUTERS/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kina e Rusia, manovra ne Mesdhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • 165
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT