• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Isa Mustafës

December 12, 2014 by dgreca

Nga Behlul Jashari/.- Me ceremoni solemne shtetërore, pritur me Gardën e FSK-së para Kryeministrisë së Kosovës, ka nisur sot pritja për dorëzim-pranimin e detyrës së Kryeminisrit nga Hashim Thaçi, lideri PDK-së, te partneri i koalicionit bashkëqeverisës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Dorëzim-pranimi i detyrës u bë brenda Kabinetit të Kryeministrit, në hyrjen e të cilit ishte shkruar emri i kreut të ri të qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa.
Gjatë ceremonisë, mes shtrëngimeve të duarve e në një atmosferë të përzemërt bashkëpunimi e përkushtimi, Thaçi ia dorëzoi detyrën Mustafës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e kyeministrit të ri Isa Mustafa, pas pak zhvillon mbledhjen e parë, në përbërjen ku Hashim Thaçi do jetë zv/kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm, derisa të zgjedhet President i Kosovës, sipas marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje, pas mandatit të Presidentes aktuale Atifete Jahjaga.
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohëshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbushë të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi sot u mbushën plot katër vjet nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010, të cilat ishin të jashtëzakonshme.

Ato zgjedhje u organizuan për pak më shumë se një muaj pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës në 2 nëntor 2010, që ishte shpërndarja e parë në historinë e parlamentarizmit kosovar, e cila u pasua me të dytën në 7 maj 2014 dhe me zgjedhjet e parakohëshme pas një muaji, në 8 qershor.
Qeveria e re e Kosovës, ku përfaqësohen edhe komunitetet pakicë me 1 zv/kryeministër e 4 ministra, u votua në Kuvend në 8 qershor në një seancë të jashtëzakonshme, pasi po atë ditë kishte përfunduar seanca konstituive e nisur në 17 korrik dhe që pati dy ndërprerje e një shtyrje./.

Filed Under: Rajon Tagged With: detyrën, Isa Mustafës, Thaçi ia dorëzoi zyrtarisht

KUSH ESHTE KRYEMINISTRI I KOSOVES ISA MUSTAFA

December 8, 2014 by dgreca

Isa Mustafa është Kryeministri i ri i Kosovës i nominuar nga koalicioni PDK-LDK, pas nënshkrimit të marrëveshjes sot në 8 dhjetor.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka një karrierë të pasur politike.
Më poshtë vijon biografia e Kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafa ;
Isa Mustafa u lind më 15 maj 1951 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Ai jeton në Prishtinë, ku ka kryer shkollimin fillor, atë të mesëm dhe Fakultetin Ekonomik.
Ai ka studiuar në shkencat organizative – Menaxhmenti Financiar dhe ka doktoraturë në ekonomi, në fushën e Lidershipit të bizneseve. Është profesor në Universitetin e Prishtinës, në modulet e Mikroekonomisë dhe Menaxhmentit Financiar dhe në Universitetin AAB&Riinvest . Pas luftës është angazhuar kryesisht në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ai ka qenë kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës “Dardania”, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Re të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Amerikan në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qëndrore të Kosovës. Mustafa ka qenë edhe Këshilltar i Lartë i Presidentit të Republikës së Kosovës.
Mustafa, ka qenë drejtues i lartë edhe gjatë kohës së regjimit komunist në ish-Jugosllavinë e atëhershme.. Ai kishte Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit prej vitit 1984-88. Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990. Më pas u emërua ministër i Financave në qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil. Pas luftës në Kosovë, Mustafa kishte mbajtur pozita nëpër borde të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo, ai doli në skenën politike, duke qëndruar afër Fatmir Sejdiut. Ky i fundit kishte vendosur ta kandidonte për Kryetar të Prishtinës më 2007, ku kishte fituar përballë Fatmir Limajt të PDK- së.
Edhe në vitin 2009, Mustafa kishte fituar lehtësisht në raundin e parë, duke pasur kundërshtarë Astrit Salihun, e Vegim Gashin. Po në vitin 2009, Mustafa ngjitet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kishte fituar garën me Fatmir Sejdiun, të cilin e kishte këshilluar në cilësinë e ekspertit të ekonomisë.
Duke qenë Kryetar i LDK-së, Mustafa drejtoi edhe Prishtinën, deri në vitin 2013, kur humbi garën e drejtpërdrejtë me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.
Pas kësaj humbje disa zyrtarë i kërkuan edhe dorëheqjen, por ai refuzoi duke thënë se do të fitonte Kosovën. LDK dhe Isa Mustafa pësuan edhe një humbje përballë PDK-së këtë vit. Dolën për herë të tretë pas Hashim Thaçit, i cili fitoi më 2007, më 2010 dhe tani më 2014.
Pas zgjedhjeve të 8 Qershorit Mustafa përsëri trokiti në derën e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Mirëpo, pas më shumë se pesë muaj, e prishi paktin me Ramush Haradinajn, të cilin fillimisht e kishte nominuar për Kryeministër. Ai mori bekimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të biseduar me të gjitha partitë, përfshirë PDK-në, për të bërë marrëveshje me kusht që atij t’i takonte pozita e Kryeministrit. Mustafa do të jetë kryeministri i Gjashtë i Kosovës, pas Hashim Thaçit, Agim Çekut, Bajram Kosumit, Ramush Haradinajt e Bajram Rexhepit.

Filed Under: Politike, Rajon Tagged With: Isa Mustafa, KUSH ESHTE KRYEMINISTRI

Teknikat e IS-it për ndikim te fëmijët

December 4, 2014 by dgreca

Një zyrtar i anti-terrorizmit në Kirgizi, tha më 3 dhjetor se qëllimi i videove që i prodhojnë Shteti Islamik, në të cilët shihen fëmijët ushtarë, mund të jetë përdorimi i teknikave të programimit neuro-linguistik, për të ndikuar te fëmijët dhe të rinjtë.
Bakyt Dubanayev, përfaqësues kirgiz kundër terrorizmit, tha se militantët e Shtetit Islamik nuk janë duke luftuar vetëm një “luftë me armë zjarri”, por po bëjnë edhe “luftë psikologjike dhe informative”.
“Synimi i terrorizmit është që të shpërndajë frikë, panik dhe terror, dhe kjo është pikërisht qëllimi i atyre videove të cilët shfaqin ekzekutime me heqje koke të shtetasve të huaj. Videot ku fëmijët shfaqin agresion, retorikë ushtarake dhe janë të armatosur, kanë të njëjtin qëllim”, tha Dubanayev.
Këto deklarata të zyrtarëve anti-terrorizëm vijnë pas lëshimit të një videoje nga militantët e Shtetit Islamik, ku shihen fëmijë nga Kazakistani duke marrë pjesë në ushtrime ushtarake në Siri.
Shpërndarja e kësaj videoje, u dha shqetësim të madh edhe Kazakistanit, edhe fqinjit të tij, Kirgizisë. Astana bllokoi shpërndarjen e kësaj video, dhe qeveria kirgize u kërkoi mediave në Bishkek ta largojnë videon nga faqet e internetit.
Ministria e Brendshme e Kirgizisë gjithashtu paralajmëroi se më 25 nëntor e kishte dërguar videon te prokurori i përgjithshëm.
Duke komentuar videon, Dubanayevtha se fëmijët kopjojnë çfarëdo që shohin, qofshin ato Spiderman, Batman, apo fëmijë militant në një kamp trajnimi të Shtetit Islamik.
“Nëse fillojmë t’ua tregojmë atyre [fëmijëve], fëmijët militantë, atëherë çfarë garancie ka që ata nuk do të tregojnë interesim për të. Kolegët e mi kazakë nënvizojnë se Shteti Islamik ka specialistë të teknologjisë informative. Është e mundur që ajo video është e dizajnuar duke përdorur teknika neurolinguistike”, tha Dubanayev.
Prezantimi i të kundërtës?
Reagimi i Bishkekut ndaj kësaj videoje reflekton frikën në rritje të Kirgizisë për Shtetin Islamik, përshirë shqetësimet që propaganda e grupit militant do të çojë deri te radikalizmi i qytetarëve kirgizë dhe se këta qytetarë mund të shkojnë në Siri e Irak për të luftuar me IS-in.
Komiteti Shtetëror për Siguri në Kirgizi ka thënë se rreth 150 qytetarë të këtij vendi janë duke luftuar në Siri dhe 8 janë vrarë gjatë luftimeve.
Web faqja Knews.kg, më 3 dhjetor citoi Kadyr Malikov, drejtorin e Qendrës së Pavarur të Religjionit, Drejtësisë dhe Politikës në Bishkek, derisa kishe paralajmëruar se video të natyrës së tillë ngjallin një interesim të “gabuar” në mesin e të rinjve.
Këshilla e Malikovit se si të kontrollohet kjo situatë, ishte sugjerimi që të rinjve kirgizë t’iu prezantohet e kundërta e këtyre videove të bëra nga Shteti Islamik.
“Ka shumë video, por ne nuk bën të harrojmë të prezantojmë opinionin e ekspertëve. Në të kundërtën, gjërat mund të kenë efektin e kundërt”, tha Malikov.
Përgatiti: Gresa Kraja

Filed Under: Rajon Tagged With: për ndikim, te fëmijët, Teknikat e IS-it

OKB: Ban i shqetësuar për bllokadën politike në Kosovë

December 4, 2014 by dgreca

New York- 04.12.2014/
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot debaton për zhvillimet në Kosovë.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për periudhën prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2014, që është publikuar në faqen në Internet të OKB-së, theksohet se “zhvillimet kryesore politike ndërlidhen me dështimin për krijimin e Parlamentit të ri të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor 2014”.
Në këtë kuadër, zoti Ban thekson se “është veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e zgjatur politike në Prishtinë dhe ndikimin negativ të saj në progresin e arritur deri tash në forcimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve në Kosovë”.
Zoti Ban shprehet se “kërkon fuqishëm nga të gjitha entitetet politike të Kosovës, e veçanërisht nga liderët e tyre, për t’i intensifikuar përpjekjet për ndërtim në suksesin e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe të sigurojnë se rruga pa krye aktuale po kapërcehet”.
Raportohet se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pjesëmarrjen e tij e kishte paralajmëruar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Filed Under: Rajon Tagged With: OKB: Ban i shqetësuar, për bllokadën, POLITIKE NE KOSOVE

Shtetësi për të shpërngulurit në Turqi nëse deklarohen si maqedonas mysliman

November 20, 2014 by dgreca

Shtetas të Turqisë me origjinë nga Maqedonia tashmë po joshen për të përfituar shtetësinë e Maqedonisë.
Kjo po ndodhë me gjithë ata emigrantë të Maqedonisë Lindore që dekada më parë janë shpërngulur në Turqi për rrethana të ndryshme sociale, por edhe diskriminime tjera, ndërsa bëhet fjalë për pjesëtar të besimit mysliman.
Autoritetet e Shkupit këta qytetarë po i njohin dhe emërtojnë si maqedonas mysliman, ndërsa shumica prej tyre që joshen janë të njohur si maqedonas, që kanë jetuar më parë në Maqedoninë Lindore.
Një histori e tillë përshkruhet në gazetën “Dnevnik” dhe bëhet fjalë për Kenan Balkan, një shtetas turk, i cili dekada më parë është shpërngulur nga zona e Demir Kapisë.
Ai thotë se është nga zona e Demir Kapisë në lindje të vendit dhe se familja e tij ishte shpërngulur në vitin 1956. Por ai thekson se familja e tij me tren ishte deportuar për në Turqi, por duke mos saktësuar asnjë arsye, dhe se për këtë nuk ka pyetur as gazetari që synon vetëm dhënien e shtetësive për këta shtetas turq, por me kushtin e vetëm që ata të deklarohen se janë me përkatësi etnike maqedonase, dhe fenë islame.
Një nismë të tillë për të rritur numrin e maqedonasve në vend, e kanë nxitur disa shoqata të maqedonasve mysliman, por edhe organizata nacionaliste maqedonase Kongresi Botëror Maqedonas, e cila ka kërkuar ndryshimin e ligjit për shtetësi dhe dhënien e mundësisë që shtetësinë të përfitojnë të gjithë siç thuhet “maqedonasit mysliman që janë shpërngulur drejt Turqisë”.
Në këtë temë nuk përmenden aspak shqiptarët e shpërngulur numri i të cilëve është edhe më i madh. Por për këtë kategori do të pamundësohet e drejta për pajisje me shtetësi. Ndryshimet e propozuara të ligjit do të pamundësojnë që shqiptarët e shpërgulur të mund të përfitojnë shtetësinë e vendit. Në atë periudha numri më i madh i të shpërngulurve ka qenë shqiptarë dhe se ata janë detyruar që të heqin dorë nga toka, pasuria dhe shtetësia jugosllave, duke firmosur një dokument se vullnetarisht largohen nga vendi. (INA)

Filed Under: Rajon Tagged With: maqedonas mysliman, ne Turqi, nëse deklarohen si, Shtetësi për të shpërngulurit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • 173
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT