• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dy Komunat e Mitrovices me shumicë shqiptare e Serbe drejt bashkepunimit

April 6, 2014 by dgreca

Nga Behelul Jashari/.-Dy komunat e Mitrovicës, ajo jugore me shumicë shqiptare, dhe ajo veriore me shumicë serbe, pritet të nisin bashkëpunimet, derisa bisedohet edhe për takimin e parë të kryetarëve të tye, të dalë nga zgjedhjet lokale kosovare, të organizuara për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe tre komunat tjera në veri.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç, që është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, gjatë një vizite në Mitrovicë, në takim me kryetarin e komunës jugore, Agim Bahtiri, tha se për të pasë sukses në ecjen përpara, të gjitha veprimet që do të ndërmerren për bashkëpunim ndërmjet pjesës jugore dhe asaj veriore të qytetit, duhet të jenë të koordinuara ndërmjet kryetarëve të dyja komunave, përfaqësuesve të qytetarëve që duhet të kthehen në pronat e tyre dhe përfaqësuesve të mjediseve ku ata duhet të kthehen. Miniatri Jevtiç
tha se për këtë qëllim së shpejti do të organizoj një takimi ndërmjet dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës.
Kryetari i komunës jugore, Bahtiri, tha se përveç problemeve të shumta ekonomike që janë të shprehura në Mitrovicë, më shumë se kudo tjetër në Kosovë, situatën po e rëndojnë edhe problemet e shumta të pazgjidhura, e në veçanti ato të banimit, të shumë familjeve shqiptare të zhvendosura me dhunë nga veriu e që tani jetojnë në pjesën jugore të qytetit.
Ai theksoi nevojën e domosdoshme të kthimit të të
zhvendosurve në pronat e tyre në veri, por gjithësesi edhe të serbëve në jug, nëse dëshirojnë të kthehen, ka njoftuar zyra e shtypit e komunës jugore të Mitrovicës nga takimi i zhvilluar këtë javë.
Kryetari Bahtiri i ka thënë ministrit Rakiç se ka përgatitur projekte për rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës edhe për serbët e Suhadollit të Epërm (në anën veriore të Mitrovicës), gjë që ata kanë pranuar dhe së shpejti do të filloj realizimi, si dhe projektin e rregullimit të kishës dhe varrezave ortodokse që gjenden në pjesën jugore të qytetit.
Ai njoftoi edhe me vazhdimin e rindërtimit të shtëpive në lagjen veriore Kroi i Vitakut, me mjete të grumbulluar nga një aktivitet humanitar. “Këto ditë me kërkesën e banorëve shqiptarë të
asaj lagje, është marrë vendim për fillimin e rindërtimit edhe të gjashtë shtëpive, gjë që duhet të realizohet. Askush nuk duhet të bëjë problem në këtë drejtim. Përkundrazi, njerëzit duhet të ndihmohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të hiqen të gjitha barrierat në këtë drejtim, përfshirë edhe largimin
sa më të shpejtë të barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër”, i ka thënë ministrit Jevtiç, kryetari Bahtiri.
Lidhur me nismën e ministrit Jevtiç për organizimin e një takimi midis dy kryetarëve të dyja komunave të Mitrovicës, Bahtiri ka thënë se e mirëpret nismën dhe se është i gatshëm që të takohet me kryetarin e komunës veriore, Goran Rakiç, menjëherë dhe kudo që të dakordohen.
Ministri Jevtiç e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për shprehjen e gatishmërisë së tij për bashkëpunim me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës dhe për zgjidhjen me dialog e mirëkuptim të të gjitha problemeve që janë në interes të qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër, duke ofruar njëkohësisht mbështetje financiare për shumë projekte.
Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Filed Under: Rajon Tagged With: ajo me shumice shqiptare, dhe serbe, drejt bashkepunimit, Dy komunat e Mitrovices

Jahjaga ne Samitin e Gruas: Kosova, shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj

April 5, 2014 by dgreca

Nga Behelul Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë punimeve të Samitit Ndërkombëtar “Gratë në Botë”, që po zhvillohet në New York, SHBA, në fjalën e saj në panelin për “Gratë Paqebërëse”, theksoi se “Kosova është shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj”.
Duke folur për rolin e gruas, Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që gruaja në Kosovë ka luajtur në periudhën e luftës, gjatë viteve 1998-1999, duke thënë se ajo ka qenë viktima më e madhe, sepse përveç humbjeve të jetëve në familje ajo është dashur që të përkujdeset jo vetëm për fëmijët, por gjithashtu të marrë rolin e kreut të familjes.
“Në fshatra dhe qytete gjithandej Kosovës, gratë ndihmuan që shoqëria të ecë përpara. Ato u bënë shtylla të shtetit të ri, të cilin e ndërtuam nga rrënojat. Gratë patën rol kryesore në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Presidentja Jahjaga.
Lidhur me rolin e gruas në Kosovë në procesin e rindërtimit të vendit dhe të ndërtimit të mirëbesimit, Presidentja Jahjaga theksoi se gratë kanë arritur që të sjellin në tavolinë pragmatizëm dhe përkujdesje. Ajo tha se roli i gruas është qenësor sepse ato nuk ikin nga tryeza e negociatave pa gjetur zgjidhje.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga foli edhe për angazhimin e gruas në Policinë e Kosovës, një force të sigurisë që është ndërtuar mbi standardet demokratike që ofron sigurinë për të gjithë qytetarët, dhe gjithashtu një force që ka arritur të krijojë besimin në mesin e qytetarëve.
“Pjesa më e madhe e këtyre arritjeve është bërë me rekrutimin e policeve femra – një rol jo tradicional për gruan në Kosovë – që ndihmon shoqërinë ta shohin policinë si mbrojtëse të të drejtave të tyre dhe të lirive, një force jo kërcënuese për identitetin dhe për mirëqenien e tyre”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo tha se si Presidente e vendit ka provuar që të bëjë bashkë të gjitha palët në dialog dhe në mirëkuptim të ndërsjellë.
“Theksoj shqetësimet tona të përbashkëta për të treguar se pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, ne ndajmë shqetësime dhe shpresa për të ardhmen. Vazhdimisht kërkoj axhenda që bashkojnë qytetarët e Kosovës dhe i siguroj të gjithë se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe përparimi i saj nënkupton përparimin për secilin që e quan atë shtëpi të veten”, tha Jahjaga.
Gjatë punimeve të samitit Presidentja Jahjaga takoi edhe ish-presidentin e SHBA-së,  Jimmy Carter./

Filed Under: Rajon Tagged With: Jahjaga ne Samit, kosova, shtepi e perbashket

Shqiptarët e Ukrainës, të rinjët pro Ukraines Pro perëndimore

April 5, 2014 by dgreca

Sikurse ka bërë të ditur rrjeti Balkan insight, një numër i konsiderueshëm i komunitetit të shqiptarëve që  prej kohësh jetojnë në zona të ndryshme të Ukrainës nuk kanë një mendim të përbashkët lidhur me raportin e Rusisë me Ukrainën. Balkan Insight ka vizituar një rajon, të banuar nga bullgarët, moldavët, shqiptarët dhe rusët dhe konkretisht qytetin Bolhrad dhe rrethinat e tija. Valery Peikov, një bullgar etnik, flet lirshëm gjuhën shqipe, publikon agjencia, që më tej vazhdon raportin:

“Gjyshja ime fliste pesë gjuhë: rumanisht, shqip, bullgarisht, gagauzian dhe rusisht,” thotë Valery. “Ne gjithmonë kemi qenë tolerantë dhe paqedashës.

Për këtë arsye më pak se një e katërta e popullsisë këtu janë pro- Rusisë”, thekson ai. Ndërsa shqiptari Pyotr Kirpik, 55 vjeç, do që të jetë pjesë e Rusisë.

“Ne kemi 11 kombësi të ndryshme në këtë rajon dhe nuk kemi pasur kurrë probleme me njëri- tjetrin, pasi jemi si vëllezër. Por gjithmonë i kemi folur njëri- tjetrit në rusisht dhe duam që të flasim në këtë gjuhë. Ndaj dua të jemi pjesë e Rusisë. Ukraina perëndimore dhe ajo lindore janë dy kultura, dy kombësi të ndryshme,” thotë Kirpik, që vazhdon të arsyetimin.

“Ne nuk jemi kundër Ukrainës. Por kur Ukraina u nda nga Bashkimi Sovjetik, pyesja gjithmonë veten se përse u bëmë të pavarur. Tani nuk dua të jemi më pjesë e kësaj Ukraine”.

Pyotr Kirpik ankohet se qeveria e re po imponon mësimin e ukrainishtes në shkolla dhe përdorimin e saj në jetën publike.

Një tjetër shqiptar, Max Kirchev, nga Bolhrad, por që jeton e punon prej vitesh në Kiev, thotë se gjenerata e tij mbështet një Ukrainë pro – perëndimore.

“Në vendin tonë, shumë të moshuar akoma besojnë në fuqinë e Bashkimit Sovjetik dhe akoma i kujtojnë ato kohë.

Natyrisht jo shumë prej tyre i kujtojnë ato si kohë të ëmbla, por këta njerëz janë pro- rusë, kurse shumica e të rinjve janë pro- Ukrainës. Ata duan të jetojnë në një vend demokratik me mirëqenie europiane. Shumica e miqve të mi janë dakord me këtë”, shton ai.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: shqiptaret e Ukraines, të rinjët pro Ukraines Pro perëndimore

Meta në Kosovë : Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ndihmon integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

April 4, 2014 by dgreca

Nga Behlul Jashari/. -Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot në Prishinë se “bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, që ka hyrë në një dinamikë të re, ndihmon perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian të  Ballkanit Perëndimor”.

I pyetur nga ATSH-ja se, sa bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, që ka hyrë në një dinamikë të re, e shpejton rrugën e Tiranës dhe Prishtinës drejt integrimit në BE, Meta tha se “ky bashkëpunim jo vetëm ndihmon Shqipërinë dhe Kosovën, respektivisht për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por ndihmon perspektivën e antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.
Kryeparlamentari shqiptar, Meta theksoi se “është e rëndësishme për te gjithë vendet evropiane, për të kuptuar se vetëm anëtarësimi i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të garantojë një stabilitet dhe siguri afatgjatë jo vetëm për vendet tona, por edhe për vetë Bashkimin Evropian”.
“Kjo është mjaft e rëndësishme për t’u kuptuar akoma më shumë nga Bashkimi Evropian dhe unë besoj se do të kuptohet çdo ditë e më shumë”, deklaroi Meta, i pyetur nga ATSH, pas takimit me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mbërriti mbrëmë në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, me ftesë të kryeparlamentarit kosovar Jakup Krasniqi, me të cilin nisi sot takimet e shumta me krerë institucionalë të vendit dhe me kryetarë të partive në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u prit në takim shumë të ngrohtë edhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa po vazhdon takime të tjera.
Kryeparlamentarin shqiptar Meta, e shoqërojnë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama , ndërkohë që vazhdon vizita sipas një axhende të ngjeshur.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ilir Meta, vizite ne Kosove

Hillari Klinton,Christine Lagarde dhe Atifete Jahjaga në Samitin e 5-të, Botëror të Grave 2014

April 4, 2014 by dgreca

Presidentja e Kosovës do t’a shfrytëzojë pjesëmarrjen e saj në Samitin e 5të Botëror  në David H. Koch Teatër të Qendrës Lincoln nga data 3 prill deri në 5 prill në Nju Jork, të lobojë me gratë e udhëheqësve dhe ambasadoret të atyrë vendeve, në OKB, që nuk e kan njohur deri tani Kosovën edhe do të diskutojë me to çështjen e njohjes së Kosovës nga vendet e tyre, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës,

NGA BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Të enjten, April 3, në Nju Jork, Qendrën kulturore Lincoln (Teatrin David H. Koch) u mblodhen së bashku disa nga personalitetet më të njohura për gratë në botë, në një Samitë botëror i cili është i 5-ti, në rradhë.

Gratë 5th vjetore në samitin Botëror u hap me bekimin dhe lutjen e saj fetare, intonimin e hymnit kombëtar të SHBA, dhe një valle popullore (Country music) të interpretuar nga një ansambël fëmijësh të qytetit Jersey – të New Jersey-it dhe është  mbyllur me një bisedë mes dy udhëheqësve të botës të cilat janë edhe themelueset e Samitit –  Tina Brown dhe dy grave të përshkruara si ” të dy gratë coolest në botë ” – Hillari Klinton dhe Christine Lagarde .
Në vetëm pesë vjet tha zonja Brown ngjarja ka evoluar nga një konferencë intime për 300 të ftuar në një super takim që mbledh tani më shumë se 3000 gra nga mbarë bota të flasin për çështje që prekin gratë nga Uashingtoni në Ruanda .
Samiti i këtij viti nisi në Qendrën Linkoln në New York City në natën e enjte me një përmbledhje të temave më të rëndësishme, dhe më të nxehta në botë . Brown hapi Samitin duke ftuar Mantran të këndoi, “Mos qaj , strategize , ” për të festuar suksesin e lëvizjes së gruas në botë . Ajo pastaj e pyeti turmën se a është “gati për të mirëpritur Masha Alekhina dhe Nadya Tolokonnikova heroinat e trazirave në vendet e tyre të cilat do të diskutonin gjendjen e tyre në duart e rojeve të burgut rusë”  .
” Gjysma e popullsisë në botë tani janë duke pretenduar se pjesën e tyre të pushtetit , respekt, dinjitet dhe pasuri kan gratë”, tha Brown duke u shoqëruar me duartrokitje .
Secili nga bashkë- pret e ngjarjes pas lexuar një tregim të shkurtër nga gratë që nuk mund të marrin pjesë , por historitë e të cilëve kanë mbetur pallogaritur , nga një murgeshë në Republikën Demokratike të Kongos për të shkelur ligjin për herë të parë i cili ka shërbyer 20 vjet për krimin e diskutueshme të drogës .
Vajza Meril Strip – Mamie Gummer u ndal në tregimin për nji nënë të goditur nga regjimi, duke lexuar nji prozë dhe poezi të një fëmije pa emër që ka marrë për të shkruar atë duke tërhequr vëmendjen e botës për luftën në Siri . ” Unë kam qenë në shkollë kur u bombardua , disa nga fëmijët u vranë , ne kemi menduar se ata bombarduan të gjitha shkollat ​​, në të gjithë botën , ” tha Gummer.

Pastaj , ajo foli në kushtet e statistikave të tmerrshme , duke përfshirë atë të 150.000 vdekjeve dhe të 9 million Sirianve të zhvendosur , ndërkohë, që  dy aktiviste siriane ndanë përvojat e tyre të mbijetuara prej sulmeve me bomba në atdheun e tyre.
Paneli i Diskutimeve të natës së parë të Samitit të 5të të Grave në Botë, përfundoi me një bisedë të përzemërt midis Hillari Klinton dhe Christine Lagarde , kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar .” Gratë janë burimi më i pashfrytëzuar në botë , ” tha Klinton . ” Gratë janë duke e treguar veten se punojnë më mirë se meshkujt , ” shtoi Lagarde .Në Samit po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të grave në botë dhe personalitete të ndryshme botërore. Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ish-sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Milliband, Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde,  Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë Universitetin Georgetown, ambasadorja Melanne Verveer, si dhe personalitete te shquara të jetës kulturore e publike, si: aktorja Meryl Streep, publicisti Thomas Friedman, etj.

Presidentja Jahjaga, gjatë punimeve të Samitit, ka takuar për rreth 30 minuta ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, pastaj ish-sekretarin e jashtëm britanik David Milliband dhe drejtoreshën e FMN-së Christine Lagarde. Ajo ka biseduar edhe me ambasadoren amerikane Verveer për avancimin e rolit të gruas në shoqëri.Kurse, Ruslana Lyzhychko, nga Ukraina solli një ” mini – Maidan ” protestë në Nju Jork, në Samitin Botëror të Grave 2014 
Ashtu si ajo e bëri këtë gjest për katër muaj gjatë Euro-Maidan , një lëvizje proteste që mori emrin e vet nga Kiev Square ku protestat kishin origjinën e tyre , këngëtaria e muzikës pop dhe aktivistia Lyzhychko “tronditi” më shumë se 3000 gra nga mbarë bota në Qendrën Linkoln në New York City me një interpretim të fuqishëm të himnit kombëtar të Ukrainës , dhe tekstin e një këngë për liri dhe demokraci.
Ajo shpjegoi më pasë se si ajo shkoi ballë për ballë me policinë në Ukrainë , ajo shërbeu për demostruesit me një elektrik dore të vogël , duke shërbyer si një fener i ndritshëm për protestuesit anti – Kremlinit . Lyzhychko ftoi audiencën e WITW mbrëmë që të mbajnë deri dritat e tyre Cellphone ndezur si një simbol i mbështetjes së tyre të lirisë ukrainas .
Pavarësisht konfiskimit të kohëve të fundit të presidentit rus Vladimir Putin të gadishullit të Krimesë dhe derisa arriti të pushtoi bazat  në kufirin e Ukrainës , ai nuk do të ketë sukses në marrjen e Ukrainës , tha me nji zë të fuqishëm Lyzhychko duke u shoqëruar nga moderatoria Tina Brown , themeluesen e organizatën Grave në Botë dhe nji CEO e Live Media Tina Brown.
” Na vjen keq , zoti Putin , kumboi ajo fuqishëm me zë të lart por ju shikoni në të kaluarën e BRSS , jo për të ardhmen Europiane të Ukrainës dhe Rusisë . Askush tek ne nuk e mbështet planin tuaj në botë , “tha Lyzhychko .

Samiti i grave që do të zgjasë tre ditë ( nga data 3 deri më 5 prill ) bashkon të gjitha gratë nga mbarë bota në një takim të fuqishme dhe emocionuese, duke u përqendruar në jetën e grave. Personalitet të shquara botërore të frymëzuara nga gratë dhe burrat nga e gjithë bota do të ndajnë për tre ditë historitë e tyre të vërteta të kurajos , ndryshimeve , dhe vendosmërisë për progres .

Gra udhëheqëse të firmave dhe kompanive gjigande, ikona të industrisë , dhe udhëheqëse të botës , si dhe artiste, aktiviste të njohura , dhe disidentet janë pjesëmarre në ngjarjen 3 – ditor në Nju Jork, duke i bër të gjalla historitë e grave të guximshme dhe inteligjente që janë duke marrë një vend të rëndësishëm në vendet e tyre amtare , duke çuar lëvizjet e paqes përpara dhe ndryshuar jetën e pas luftës dhe konfliktit , dhe dhunën e diskriminimin e grave në çdo pjesë të jetës .

Samiti i Samiti i 5të Botëror po mbahet në David H. Koch Teatër të Qendrës Lincoln – Nju Jork, nga data 3 prill deri në 5 prill, do të trajtojë tema  të rëndësishme mbi të drejtat e gruave, anembanë botës, paqen e sigurinë . Ky është samiti më i madh dhe mbledh një numër personalitetesh nga e gjithë bota si dhe trajton çështje të rëndësishme për forcimin e rolit të gruas në shoqëri, politik dhe çështjet të tjera sociale.

 

 

 

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Botëror të Grave 2014, Christine Lagarde dhe Atifete Jahjaga në Samitin e 5-të, Hillari Klinton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 186
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT