• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GORA DHE NJERËZIT E SAJ

December 16, 2015 by dgreca

NGA PËLLUMB GORICA/

Krejt rastësisht më ra në duar gazeta “Beslidhja Gorare”. Organ i Shoqatës Kulturore Atdhetare të krahinës Gorë, Korçë. U befasova për shkrimet interesante dhe ridimensionimin e ri të kësaj gazete për t’i paraqitur në një kënd më të gjerë vlerat atdhetare të kësaj krahine. Ajo ka vite që botohet, si një nisëm e bukur buruese nga shpirti i banorëve plot vlera. E mbushur me copëza reale të jetës së njerëzve të njohur e të thjeshtë dhe të gjitha këto gërshetuar me foto artistike e natyrën mbresëlënëse, që të bëjnë për vete menjëherë.    Po e them që në krye, se është guxim të marrësh përsipër të botosh një gazetë, në një kohë të tillë kur realiteti i kësaj bote komerciale dhe të ashpër globale, në rendjen e tij ka një indiferencë dhe shpërfillje, që nganjëherë për çudi shkon në mendime absurde. Ndryshueshmëria midis mendimit dhe realizimit është larg sa ç’është dëshira nga e realja. Por, duhet të guxosh që të bësh diçka e të vlerësohesh. Për fat të mirë, mendimeve progresiste u bëhen gjithmonë pararojë njerëzit adapt, duke gjetur mjetin e duhur për të revokuar traditat, historinë, vlerat, Besimi në vetvete është edhe një aftësi e njeriut që shmang të kundërtat, duke sfiduar opinione, paragjykime. Të nderosh kulturën, thesaret, punën, njerëzit, përpjekjet për liri, pavarësi, arsim, dije, kulturë, patriotizëm, etj, është detyrë tepër fisnike. “Beslidhja Gorare” tashmë është në pjesën e atyre gazetave që e duan të vërtetën, që promovojnë vlerat, ndonëse, përmes modestisë ajo pasqyron historinë e kulturën shpirtërore të krahinës së saj. Natyrisht dhe botimi i saj është mirëpritur dhe ka lënë mbresa në opinionin e gjerë publik, të nisjes së një rrugë të gjatë e pa kthim. Këtu besoj se duhet gjetur shkaku se përse u prit me aq kuriozitet kjo gazetë e vogël e modeste krahinore, duke bërë bujë, pa harruar vështirësitë. Është koha kur sot duhen propaganduar ato, përballë sfidave, që po fshijnë gjithçka pa mëshirë; si të kaluarën e largët, ashtu edhe të tashmen, sepse tek e shkuara dhe e sotmja janë ngulur thellë dhe ushqehen rrënjët. Kështu, në sajë të patriotizmit dhe atdhedashurisë, që rreh në zemrat e banorëve të saj, Gora në çdo etapë të zhvillimeve kombëtare, ka qenë pjesë përbërëse dhe faktor i rëndësishëm i ngjarjeve historike. Ngjarjet e zhvilluara aty e kanë bërë atë të njohur sa më tepër që kalojnë vitet me dëshmitë, dokumentat, dimensionet e legjendave që ngjajnë si të reja. Njëkohësisht për të gjitha këto ngjarje historike, ajo s’harron edhe figurat historike që kanë marrë pjesë me kontributin e tyre të pazëvendësueshëm dhe ndikimin e padiskutueshëm, duke luajtur rol të rëndësishëm si në jetën e krahinës, por edhe në lëvizjet patriotike e ngjarjet historike të kombit. Figura të tilla si: Kajo Babjeni, Ismail Derdusha, Xhelo Selca, Feim Zbogji, Ismail Strelca, Tosun Derdusha, Fetah Goca, Koci Plovishti, Cane Lozhani, Pasho Krushova, Pasho Kolaneci, Asllan Dolaneci, Telha Senishti, Teki Kolaneci etjer e kanë nderuar krahinën e Gorës.

Lashtësinë në krahinën e Gorës e dëshmojnë një numër i konsiderueshëm zbulimesh arkeologjike, mjaft dokumenta të vlefshme historike si dhe një numër i madh toponimesh. Të dhënat për historinë e hershme flasin se në këto troje ka jetuar fisi i Desaretëve, që lidhet me hershmërinë dhe autoktosinë e tyre. Por, historia e kësaj treve ka njohur nëpër shekuj mjaft pushtime, shkatërrime, djegie, shpërngulje, epidemi etj, duke u shndrruar kështu edhe në një shesh lufte mes ushtrive pushtuese. Shumë ndryshime kanë ndodhur në emërtimet, ndarjet administrative, por edhe të juridiksioneve. Këto ndryshime i ndesh edhe në toponimet e mikrotoponimet, të cilat dëshmojnë edhe për vendosjen e ardhacakëve (vllehëve).    Por, Gora shquhet edhe për një florë dhe faunë të pasur, e cila pasqyrohet me një reliev të kombinuar me lartësi malesh, përrenj, pllaja, qafa, brigje, kodra. Krahina e Gorës dallohet për temperamentin e saj punëdashës. Blegtoria prej pyjeve dhe kullotave ka qenë mjeshtëria kryesore, sepse banorët përjetë kanë jetuar me mundin dhe me djersën e tyre. Në jetën e përditshme, në Gorë dhe nga gorarët lëvrohen ndenja të bukura për traditat, dashurinë, fisnikërinë, respektin e punës e sa ndenja të tjera të shpirtit njerëzor. Gorës dhe gorarëve asnjëherë nuk ju ka munguar bujaria, dhe mikpritja me krahinat fqinje dhe banorët e tyre, të cilën e ndjen edhe sot, të fortë e të patundur, si dikur gjyshërit e tyre me burimin e gëzimit të sinqertë të jetës, bisedave të ngrohta njerëzore, humorit shpotitës që t’i shkul të qeshurat nga thellësia e kraharorit, nga këngët, që duket sikur nuk shterojnë kurrë.    Traditat, që ndër vite e deri më sot kanë ndryshuar e po ndryshojnë në funksion të zhvillimeve në raport me kushtet social ekonomike, kanë tretur çdo ditë e më shumë gjurmët e tyre shekullore. Si bartës të një tradite të pasur kulturore kanë thurur veshjet e tyre me karakteristika të veçanta. Festat e shumta popullore e familjare, si pjesë të kulturës së tyre i kanë bërë gorarët të shquhen. Fejesat, dasmat, dhe lindjen e fëmijëve, ata i kanë konsideruar si ngjarjet më të gëzuara të jetës së tyre, ndaj dhe i kanë kryer gjithmonë me rite të ndryshme, dolli, këngë, lojëra. E kjo u shfaq edhe në ditën e kulturës gorare, të cilën ata e kanë kthyer në traditë. Por, duke u mbledhur shpesh për të qenë pranë njëri –tjetrit me fjalën, këngët e vallet kanë përcjellë jehonën e vendlindjes së tyre, Gorës me histori, kulturë, natyrë e miqësi. Është fakt, që shumica e banorëve të Gorës këto 20 vitet e fundit janë shpërndarë në Shqipëri, por edhe nëpër shtetet e Europës deri në Amerikën e largët. Të detyruar të largohen nga vendi i tyre në kërkim të diçkaje më të mirë, mes vështirësive e mungesës së kushteve më elementare të jetës. Sa më shumë që kalojnë vitet kujtimi dhe malli shtohen për të kaluarën. E kur vitet ikin herë pas here është shkruar në faqet e gazetës “Beslidhja Gorare” me ndjenja të përjetuara e cila po lexohet dhe është mirëpritur, çka përbën padyshim një ndjenjë krenarie për gorarët. Pesë vite më parë me kënaqësinë jo vetëm kur u organizuan, por me gazetën ku komunikojnë, gorarët komentojnë t’u sjellë gëzime edhe të tjerëve e sigurisht ndjehen të lidhur ngushtë. Ndaj, kur lexojnë gazetën “Beslidhja Gorare” mësojnë më shumë për krahinën e tyre, duke marrë informacione të shumta për vendbanimet, ngjarjet, figurat patriotike, kohët e errëta, por edhe histori interesante të ditëve të sotme. Këtu sakrificat dhe kontributet nderohen e nuk harrohen, pa i hiperbolizuar ato, por të shkruara thjesht e bukur në episode, portrete, studime pa tejzgjatje, me një stil të ngrohtë. Një kontribut i veçantë e vlerë shpirtërore që i ngjan unikes në trajtimin e vëzhgimeve të jetës dhe hollësive të saj për gorarët, në hapësirën e duhur të kësaj gazete, duke kryer kështu një mision të rëndësishëm e natyrisht me efektin e vet. Kështu mund të shkruajmë për sesionin shkencor të realizuar për Beslidhjen gorare, të pesëmbëdhjetë kapedanëve të kësaj krahine më 1906. Plot intelektualë gorarë, të respektuar dhe të nderuar e midis tyre edhe Bujar Vila, Bashkim Jahollari, Elisabeta Kamberi, Bujar Bujari, Besim Shyti, Arben Roko, Haki Tahirllari, Adrian Tahiri, Bardhi Skënderi, Kujtim Gora, Albana Tahiri, Abedin Gora, Syrja Jahollari, Gentian Pere, Islam Bakollari, Fari Muçollari, Zane Llazi, Guri Mersinllari, etj, kanë sjellë diçka të re në botëkuptim dhe koncepte. Arti dhe kultura e kësaj krahine vjen e shkruar edhe prej penave krijuese të gazetarëve, poetëve, shkrimtarëve gorarë, të cilët sjellin vazhdimisht mushtin e krijimtarisë së tyre si: Koçi Tahiri, Ymer Nurka, Ergert Cenolli, Celnik Petriti, Zydi Kroi, Agron Agolli, Kozeta Zavalani, Bektazh Konica, Lumturi Ymeri, Nexhip Bashllari, Bardhi Sejdarasi, Qazim Muska etj. Koçi Tahiri për kontributin e tij si drejtues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Beslidhja Gorare” dhe gazetës me të njëjtin emër, patjetër meriton respekt të veçantë. Koçi është një burrë energjik dhe me një vrull si askush tjetër nga Gora. Ai është njëri nga ata gorarë që e ka dashur librin, kulturën, duke u bërë kësisoj autor i kryesor i botimit të saj dhe pesë librave. I njohur për këto aftësi dhe komunikimin që ka me të gjitha moshat, ka reflektuar kulturë përmes portretit gjurmëlënës, duke derdhur kontributin e tij më së shumti veçoritë e krahinës me shpirtin e dashuruar për vendlindjen. Në bisedë me të sigurisht mëson për vështirësitë, angazhimet shoqërore të shoqatës, por edhe të gazetës, e për më tepër që ajo botohet çdo muaj. I shfleton faqet e kësaj gazete, që të tërheqin me tematikën, pasqyrimin e jetës së krahinës, respektin për figurat e ngjarjet që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen e kohës, si një dritare revokuese e traditave më të mira të saj.    – Ne kemi vlera të shumta si krahinë- pohon Koçi me një krenari të ligjshme,- e duke revokuar ato ne jemi të përqendruar me misionin tonë. Ndaj, gazeta “Beslidhja Gorare” është më afër banorëve të krahinës. Ne mburremi me Gorën dhe kemi pse të mburremi se aty të çlodhen sytë nga gjelbërimi, të mbushen mushkëritë me ajër të pastër, të zgjerohet zemra nga kënaqësia për madhështinë e vlerave -të thotë me modesti

Cilido që është gorar, kënaqet me emrin e mirë të krahinës, me bukurinë e panoramat e saj, romantikën, traditat, përpjekjet për mbijetesë në kohëra dhe shpirtin e tyre, gazetën “Beslidhja Gorare”. Sigurisht është e pamjaftueshme të vlerësosh në këto pak radhë, të shkruara nxitimthi për Gorën, këtë krahinë të njohur e traditave luftarake dhe gazetën e tyre. Nuk mund të mos ndjehesh i kënaqur kur e përmend dhe vlerëson meritat, vlerat e tyre. Kjo tregon se sa mirënjohës do të jenë brezat që do të vijnë e do të shërbejnë për të ardhmen, duke ja rritur emrin më shumë e më mirë kësaj krahine.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Gora, njerezit e saj, Pellumb Gorica

BUKURESHTI I ZEMRAVE TONA

December 13, 2015 by dgreca

Nga Neki Lulaj/

Pikërisht 4 dhjetor 2015. Nuk jam as qytetari i parë i  Republikës të Kosovës dhe as ai i fundit që aterizoi në aeroportin ndërkombëtar Otopeni.të Bukureshtiti.

Mikpritësi  im Ztr.Baki Ymeri,na priti me revistën ”Albanezul” si shenjë njohjeje, edhe pse me të njihemi kaherë. Gjatë rrugës për në qytet nga tregon aeroportin lokal dhe një arqitetktur ndertesash në Bukuresht.

Me vonë vjen lagjëja Baneasa. Mos vjen vallë nga shqipja ”banoj” apo ”banesë” kjo fjalë? Këtu në vitin 1938  dikurë ishte pylli ku dilnin në piknik boboshtarët dhe drenovarët me Asdrenin në mes.

Asdreni me drenovaret  në piknik ne pyellin Benesa te Bukureshtit  1938.

Burrat e kombit nuk i harron koha kurrë ndryshku i kohës, sepse ata punuan në kohëra të vështira për ditë me të mira, të cilat sot i gëzojmë ne. Lavdi karvanit të gjatë të atdhetarëve dhe patriotëve tanë që vepruan në Bukuresht, Sofje, Konstantinopojë, Egjypt ,Kozencë Boston e gjetiu. Njëri ndër ta është edhe Plaku i Vlorës, Ismail Qemali, bustin e të cilit në zemër të Bukureshtit para Hotel Continental qe  pata nderin ta shoh e përqafoj.

Në hyrjen kryesore te Hotel Continental Neki Lulaj pranë shtatores të Ismail Qemajlit në Bukuresht 5 Dhjetor 2015

Me iniciativën e ZtrBaki Ymerit në shoqatën e shkrimtarëve u mbajt një orë e madhe letrare. Në mesin e një numri të madh të pranishmëve, rumunë shqiptarë dhe arumunë, ishte edhe autori i këtij reportazhi, nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania. Ndoshta po e teproj nëse them se me paraqitjen time dinjitoze e përvetësova publikun duke zgjuar një admirim të veçantë ndaj  shtetit me te ri te botës Kosovës.

Me këtë rast, shoqata respektive dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë më shpallën Anëtar Nderi, duke kërkuar të lidhën ura bashkëpunimi me LSHAKSH.ne Gjermani Me përkthimin e vargjeve të mia në gjuhën rumune, poeti dhe eseisti Lucian Gruia theksoi se djepi i kulturës nga rilindësit që përkundej dikurë në Bukuresht, tani ka zënë vend meritor edhe në pjesë të ndryshme të landeve të Gjermanisë.

Pas manifestimit dhe një darke solemne, vazhduam rrugëtimin që nga godina e ku ka funksionuar shtypshkronja e parë shqipe ku për herë të parë e kanë parë dritën e botimit veprat e Naimit dhe rilindësve tanë, e deri te busti i shkrimtarit të famshëm rumun me origjinë shqiptare Viktor Eftimiu.

E pamë me këtë rast edhe ish kishën shqiptare ku ne periudhen 1911-1914 janë  kryer  ritet fetare nga komuniteti Ortodoks shqiptar të Bukureshetit, ku ka meshuar në gjuhën amtare personaliteti i shquar i letrave dhe i kulturës shqiptare.Kryeministër i Shqipërisë ne periudhen Qershor _Dhjetor 1924 pra Noli ynë i pavdekshëm, dhevazhduam  deri te shtëpia Mihai Voda Nr 13 Bukuresht ku ka jetuar Asdreni.

Në ndërkohë, gjatë vizitës sime 5 ditore, patëm nderin ta njohim liderin historik të shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksutin, mikun e madh të Kosovës, zt. Tiberius Puiu, duke komunikuar edhe me Zonjën Adriana Tabaku, të stërmbesën e Dhimitër Emanoilit që pat vajtur me delegacionin e Ismail Qemalit për ngritjen e flamurit të pavarësisë në Vlorë.

Tejet interesante dhe mbresëlënëse ishin varrezat shqiptare të Bukureshtit, ku gjendej edhe varri i Asllan Rexhepit, bashkëluftëtar i Bajram Currit, lulishtja Çishmixhiu, shtëpia ku ka jetuar princesha rumune me origjinë shqiptare Dora d’Istria (Elena Gjika), spitali ku qe shtrirë kryeveterani i veteranërisë shqiptare Nikolla Naço, Pallati Mbretëror, Pallati i Parlamentit, Universiteti i Bukureshtit, Kisha Luterane ku gjendet varri i Princ Vidit, banesa e botuesit të revistës ”Shqiptari”, një arkiv i gjallë vlerash të vjetra shqiptare.

Pesë ditë ikën shumë shpejtë sikur mos te na ndihmonte  edhe nata do të ngelnin borgj  i pa shlyer kohës se qendrimit tim në Bukuresht  ngase kemi fjetur vetëm pesë orë duke u marr me shfletimin e dokumeteve  arhivore me një vlerë të pa çmuar kombëtareme .

Mëngjesi i hershem i këthim -udhëtimit na zuri të zgjuar ngas nuk fjetëm fare,por mjegulla që na përcolli që nga Bukurshti i madh e deri te aeroporti nderkombëtar Otopeni me një rigë te dendur shiu simbolizonte ndarjen e pa deshiruar nga miku i madh i kulturës dhe letrave shqipe Ztr. Baki Ymeri,te cilin e lash me sy  të  përlotur ne Bukuresht .

Bukuresht-Speyer 13 Dhjetor 2015

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Bukureshti, neki Lulaj

Prag Krishtlindje ne Nju Jork

December 12, 2015 by dgreca

Pema e Krishtlindjve 2015 u ndez për herë të parë, për këtë vit të mërkurën, 2 dhjetor në Rockefeller Plaza. Pema do të mbeten të ndezur deri në 7 janar të çdo viti./
Nga Beqir SINA New York City/
NEW YORK CITY : Këto ditë të bukura si “ditë pranvere” në Nju Jork, por edhe rreth tij , pesë lagjeve, më të mëdha të saj : Brooklyn, Queens, Staten Island, Bronx, dhe Yonkers, me të vërtet mrekullohesh nga dritat shumengjyreshe, të zbukurimeve të panumërta , të cilat i shikon me kënaqësi – në çdo shtëpi, shitore, spitale, kino-tetater, stacionet e trenave, aeroportet , shklolla e unisveristete, institucionet shtetrore, e private, rrugë edhe sheshe.
Ato janë pjesë e testimit për të treguar se Krishtlindjet janë fare afër, dhe, kan për t’u festuar sa më mirë dhe sa më bukur, se kurr në Nju Jork, duke përfshirë pas tyre dhe atë të spektakilit madhështor të ndërrimit të viteve, në sheshin Times Square.
Të përjetosh këto ditë në qytetin e Nju Jorkut, me këtë bukuri mahnitëse- ndërsa sheshet e saj të famshme, Broadway, Times Square, Central Park, Washington Square, Lincoln Center, Rockefeller Center, Bryant Park, East Side dhe West Side , Downtown, Midtown dhe Uptown, kur çdo ditë mbushen përplot me njerëz nga e gjithë bota – nuk ka kënaqësi më të madhe, për të treguar se Krishtlindjet pothuasje kan ardhur para kohe në metropolin e botës, në Nju Jork.
Shumë familje qysh tani janë duke blerë dhe përgatitur dhuratat – shitoret janë përplot me njërëz gati për çdo ditë, qyteti gumëzhin si “bletët në koshere” nga mëngjezi deri në mesnatë.
Me mijëra njerëz morën pjesë më 2 dhjetor 2015 në një ceremoni tradicionale në sheshin e njohur te qytetit – Rockefeller Center, për të parë ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjve. Kjo traditë është sjell në ketë vend para 80 vjetësh nga familjet me tradita amerikane, të cilat për çdo vjet dhurojnë nji pemë brdhi të vjetër të lart, si dhurat për Krishtlidjet.
Si pjesë e kësaj ceremonie nga më të bukurat në botë, bëhen atë natë personalitetet e qytetit, Mayori dhe udhëheqës të tjer lokal, këngëtar dhe muzikan, artistë të njohur nga Nju Jorku dhe SHBA, të cilët me koncertet e tyre, e ndezin atmosferën dhe e shtojnë kënaqësin e pjesemarrsve, ku dhjetëra mijëra njerëz mbushin trotuaret për rreth pemës të shikojnë drejtpërdrejtë Ceremonin e Ndriçimit të Pemës së Krishtlindjeve .
Pema e Krishtlindjve 2015, u ndez për herë të parë, për këtë vit të mërkurën, 2 dhjetor në Rockefeller Plaza. Pema do të mbeten të ndezur deri në 7 janar të çdo viti.
Pema e Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller kësaj radhe është dhurat e një familje norvegjeze e cila, i ka rrënjë të thella me familjen e Nju Jorkut, shkruan shtypi lokal.
Katër breza, familja e Asendorf është rritur, së bashku me atë pemë, që tashmë është e lartë 78-feet – këmbë, dhe peshon 10-ton, dhe është 83 vjeçare. Bredhi ishte prerë një javë përpara se të bëjë rrugën e saj nga Gardiner, Nju Jork, në Rockefeller Center, ku spirancat e vinçit do ta ngrinin atë dhe vendosnin në sheshin e famshëm – ku për tetë dekada, ajo vjen së bashku me Krishtlindjet.
Bredhi i Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller në Nju Jork, është i mbuluar me 45.000 drita LED.
Ceremonia tradicionale në atë shesh nisi me nji emision televiziv i NBC i titulluar “Krishtlindjet në Rockefeller Center” i cili filloi në 8 të mbrëmjes me ndriçimet e të gjitha dritave të pemës.
Moderatorët të ceremonisë ishin gazetarët e njohur Matt Lauer, Savannah Guthrie, Al Rocker dhe Natalie Morales me shfaqjen muzikore nga Sting, Mary J. Blige, Andrea Bocelli, The Band Perry, Andy Grammer, Carly Rae Jepsen, Pentatonix, Banda muzikore e James Taylor, duke shfaqur trombistin e njohur botëror Chris Botti.
Në mbrëmje u përfshi me një performancë e veçantë edhe grupi i famshëm Rockettes
Pema do të ndizet çdo mbrëmje dhe do të ketë koncerte dhe spektakle artistke nga ora 5:30 mbas dite deri në orën 11:30 afër mesante, kështu do të vazhdojë deri në 7 janar , me përjashtim për Krishtlindje, kur ajo do të jetë e ndezur për 24 orë dhe natës së Vitit të Ri, kur ajo do të jetë ndezur deri në 9 pm të ditës tjetër
Rrugët përreth Rockefeller Plaza janë nën kontrollin e kujdesshëm të policisë dhe qindra mijëra spektatorëve, u bie të qëndrojnë prapa barrikadave të policisë për çdo ditë.
Megjithatë, Komisioneri NYPD Bill Bratton, tha se nuk ka deri tani, asnjë kërcënim të besueshëm për sigurinë në sheshin Rockefeller Center, por gadishmëria dhe vigjelenca e policisë është në lartësinë e duhur.
“Është me të vërtetë , ajo që ka të bëjë me njerëzit të ndjehen më të sigurt. Ne jemi duke u kërkuar atyre që të jenë të vetëdijshëm, por të gëzojnë dhe të ndjehen të sigurt. Ne do të shqetësohemi për sigurinë, e tyre, ata duhet vetëm të gëzojnë me veten e tyre,” tha Komisioneri NYPD Bill Bratton, për televizionin NBC në New York.
Historikui Pemës së Krishtlindjeve në Nju Jork
Për më shumë se tetë dekada, pema e Krishtlindjeve në Rockefeller Center kanë qëndruar si një fener ndriçimi për njujorkezët dhe vizitorëte shumtë nga e gjithë bota. Që nga fillimi, pema ishte një vend tubim dhe reflektim i asaj që po ndodh në botë e rreth saj. Edhe pema e parë zyrtare – e vendosur në këtë shesh, simbas historisë , gjeti rreth saj punëtorët e rreshtuar rreth Bredhit së Krishtlindjeve për të mbledhë paychecks, fitimet e tyre javore të asaj kohe, dhe duke i dhuruar gjatë kulmit të Depresionit të Madh. Njerëz nga e gjithë bota erdhën pas 11 shtatorit 2001 për të parë Pemën e Krshtlindjeve në Nju Jork, e ndriçuar për her të parë në ngjyrat patriotike, në të kuqe, të bardhë dhe blu.
Për çdo ditë, më shumë se gjysmë milioni njerëz, pritet të kalojnë për rreth Bredhit të Krshtlindjeve, duke u fotografuar dhe e bërë Rockefeller Center, epiqendra e festimeve të festave të Nju Jorkut.
Habitat për Njerëzimin – Një dhuratë që mban mbi dhënien…!
Për të nëntin vit radhazi, 2015 Pema e Krishtlindjeve do t’i dhurohen organizatës Habitat për njerëzimin. Pasi festat kanë kaluar dhe turmat janë të shpërndara, pema ulet me ceremoni dhe dërgohet për tu bërë lëndë druri që përdoret për ndërtimin e një shtëpie simbolike. Çdo vit, Rockefeller Center Christmas Tree vazhdon të jetë një simbol i shpresës, dhe i frymëzuar nga libri për fëmijë, “Dhurata e marangozit”, shkruar nga David Rubel dhe ilustruar nga Jim LaMarche në bashkëpunim me Habitat për njerëzimin.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, ne Nju Jork, Prag Krishtlindje

Kosova nis përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016

December 11, 2015 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, përgatitet për festat e fundvitit – mbërrin bredhi në Sheshin Skënderbeu për t’u ngritur/

-Ngjarja e vitit 2015 e Kosovës: Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Bashkimit Evropian/

-Në vitin 2016 Kosova dhe Shqipëria inaugurojnë “autostradën” energjetike – linjën interkonektive 400 kV/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Dhjetor 2015/ Kosova përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016, të 17-tin në vitet e lirisë e të 8-tin në vitet e pavarësisë tradicionalisht në sheshe qytetesh edhe me koncerte e fishekzjarre.

Për Kosovën Viti i Ri pritet të sjellë liberalizimin e vizave, ndërsa ngjarja më e rëndësishme e vitit 2015, madje edhe që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008, vlerësohet Marrëveshja për Stabilizim Asociim e nënshkruar në 27 tetor në Strasburg me Bashkimit Evropian, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale.

Një nga ngjarjet e rëndësishme për Kosovën e Shqipërinë në vitin 2016 është paralajmëruar të jetë inaugurimi i “autostradës” energjetike – linjës interkonektive 400 kV, ndërtimi i së cilës në pjesën kosovare përfundon para festës së Vitit të Ri.

Në Prishtinë ka nisur puna e dekorimeve për festat e fundvitit, bredhat me stoli ngrihen në tre sheshet e qendrës,  Skënderbeu , Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti, si dhe në “porta hyrëse” të kryeqytetit të Kosovës. Pjesë e organizimeve është edhe “Tregu i Fundvitit” në shesh.

Në vitin e madh të lirisë së Kosovës 1999, në mbrëmjen e 31 dhjetorit mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000. Festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera ksovare.

“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet që kam bërë nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës – vitit historik të lirisë, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, kosova, per Vitin e Ri, pergatitjet

BERATI , VIZITORE NGA KOSOVA

December 11, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Meraku për të njohur qytetet e vendit tonë Zejdi Halimi ka ardhur posaçërisht nga emigracioni në vendlindjen e tij Kumanovë, dhe menjëherë pas takimit me të afërmit e tij do të udhëtonte drejt Beratit. Zejdi Halimi tashmë i njohur si  rrugëtari me grupin e tij nga Gjilani në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, dhe i vemti qytet pa vizituar ishte Berati. Zejdiu 55 vjeçari nga Kumanova por vendlindja e tij e hershme Kuksi ndaj dhe në profilin e tij e shkruan Zejdi Kuksi. Vetëm një ditë ka qëndruar tek familjarët në Kumanovë dhe do të nisej drejt Shqipërisë duke u shoqëruar dhe nga një tjetër mik nga Caraleva e Kosovës. Ramadan Behluli ishte shoqëruesi i 11 burave kosovarë i cili është kujdesur gjatë udhëtimit prej 517 km nga Gjilani në Vlorë dhe tashmë bashkëshoqëruesi i Zejdiut për vizitën në qytetin muze të Beratit. Gjatë udhëtimit dy miqtë kosovarë do takonin mjaft miq në disa qytete deri në mbërritje të Beratit.
Fati i mirë do të ishte me vizitorët nga Kosova të cilët shkelnin për herë tyë parë qytetin muze në një tjetër atmosferë. Në ditën e trashëgimisë Kulturore një ditë festive në tërë Beratin aty ku dhe sheshi kryesor i qytetit gumëzhinte nga atmosfera festive e shoqëruar me aktivitetet kulturore.
 Jemi me fat- ka thënë Zejdiu pasi festës i bashkohemi dhe ne miqtë e rinj nga Kosova, ndërsa do përshkonim Goricës teksa syri ynë do të shihte disa nga objektet e vjetra mbase dhe 2400 vjeçare ashtu si dhe ruan vlerat Berati. Nga andej sërish urë tjetër dhe sheshi kryesor Pedonalja ishte e tejmbushur nga banorët në ditën festive. Disa kolegë baratas do na shoqëronin në tërë shëtitoren ku vijonte atmosfera e festës në pëkujtim të ditë së Trashëgimisë Kulturore, një qytet si dhe rrethinat kishin mbushur qytetin e Beratit duke i dhënë pamje tërësisht magjepse.
Përpos kësaj dite festive qyteti ishte i zbukuruar dhe nga atmosfera e festave të fundivitit, ndërsa djem dhe vajza të veshur me kostume tradicionale kanë tërhequr vemendjen e miqve nga KJosova dhe ata nuk nguruan të bënin disa foto.
 Zejdiu do sillte në bisedën tonë atë ndjenjë shpitërore sikur ai kishte fituar pasuri të çmuar nga vizita e radhës në Berat. Nuk është aspak njerëzore të mos njohësh vendin tënd ka shtuar Zejdiu, ndërsa aparati i tij nuk pushonte duke bërë foto.
 Në orët e pasdites ishte dhe vizita tek Kalaja, mbi qytetin aty ku dhe pamja ishte madhështore. Përreth dy orë vijuan vizitat tek Kalaja ndërsa si ciceron i ynë kolegu Shkëlqim Murati tek rrëfente pëe vlerat historike nga muzeu i Onufrit.
 Miqtë nga Kosova largohen nga qyteti i një e mbi një dritareve Berati 2400 vjeçar duke marrë me vete mbresa mjaft të çmuara nga ky qytet me njerëz mikpritës. Sakaq Zejdi Halimi dhe Ramadan Behluli me vizitën e parë në Beart kanë plotësuar ditarin e tyre në njohjen e historisë dhe kulturës, si dhe traditës baratase këtij qyteti ku ishte dhe pengu i miqve nga Kosova.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Zani, Berati, vizitore nga Kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 128
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • …
  • 178
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT