• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

100 mijë euro për Majlinda Kelmendin

August 19, 2016 by dgreca

 

1 Majlinda-Kelmendi-shperblim-Kosove-1

-Kosova shpërblen për medaljen e parë olimpike- Xhudistes së artë Majlinda Kelmendi i janë ndarë 100 mijë euro, trajnerit Driton Kuka 50 mijë, xhudistes Nora Gjakova 5 mijë euro/PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova shpërbleu sot sportisten që i solli medaljen e parë olimpike dhe ate të artë, si dhe trajnerin e saj.Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Kujtim Shala u ka ndarë shpërblimet shtetërore kampiones olimpike në xhudo në kategorinë 52 kg, Majlinda Kelmendit, dhe trajnerit të saj, Driton Kuka, për medaljen e parë të artë historike që i sollën Republikës së Kosovës. Po ashtu, ministri i ka ndarë shpërblim dhe Nora Gjakovës, për përmbushje të normës olimpike.
Shpërblimet janë ndarë në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare dhe Majlinda Kelmendit i janë ndarë 100 mijë euro, trajnerit Kuka 50 mijë, xhudistes Gjakova 5 mijë euro për normë olimpike.
Ministri Shala u shpreh se ky është një rast historik sepse po ndahet për herë të parë një shpërblim për medalje të artë olimpike për shtetin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë bashkë me federatën e xhudos duke e ndihmuar por duke mos ndërhyrë asnjëherë në punë të organizimit. “Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës”, tha ministri.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e ministrisë dhe të tërë popullit të Kosovës, duke premtuar që kjo medalje nuk është e vetmja por që do të sjellë edhe medalje tjera për Kosovën. Gjithashtu, xhudistja Kelmendi, mori mirënjohje edhe nga nënkryetari i Ulqinit.

Të dielën e kaluar, institucionet e shtetit të Kosovës i organizuan pritje  zyrtare Majlinda Kelmendit, e cila u kthye nga Olimpiada “Rio 2016” në Brazil  me medaljen e artë që e kishte fituar një javë më parë, të dielën e  7 gusht 2016, që është një datë historike për sportin kosovar.

 

Filed Under: Featured, Sport Tagged With: 100 Mije Euro, Majlinda Kelmendi

Kosova shtet fiton medaljen e parë olimpike, të artë, nisin urimet

August 7, 2016 by dgreca

-Majlinda Kelmendi, e artë në Rio, krerët e shetit të Kosovës urojnë/

Rio, 7 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Kosova shtet i pavarur me xhudisten Majlinda Kelmendi para pak momneteve fitoi medaljen e parë olimpike në Rio 2016 – të artë. Në finale u përball me italianen Odette Giuffrida.

Majlinda Kelmendi ka arritur finalen e madhe  në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura.  Kosova. në Brazil, po merr pjesë për herë të parë në një Olimpiadë si shtet me të drejta të plota.

Krerët e shetit të Kosovës urojnë Majlinda Kelendin:

Presidenti Hashim Thaçi: Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari. Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!

Kryeministri Isa Mustafa: Atë që shumë shtete nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë dhjetëra vjet pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën e saj brilante, Majlinda Kelmendin, e bëri që në olimpiadën e parë.

Kosova fitoi sot medaljen e parë olimpike si shtet i pavarur dhe sovran dhe jam i bindur se medaljet do të jenë të pandalshme për sportistët tanë në vitet në vijim.

T’i gëzohemi së bashku këtij momenti historik.
Majlinda është e Artë, Kosova është e Artë!

Kryeparlamentari Kadri Veseli: Majlinda Kelmendi bëri historinë. Ajo sonte në mënyrë brilante, siguroi medaljen e parë olimpike për Republikën e Kosovës. Majlinda rrëmbeu emocionet tona duke dhënë dëshmi se ajo me të rinjtë tanë dhe përkushtimin e trajnerëve dhe institucioneve, mund të regjistrojnë suksese që gjenerata të tëra i ëndërruan. Fitove për ne – faleminderit kampione! Tani fito për vete dhe për ne! /b.j/

Filed Under: Sport Tagged With: per Majlinda Kelmendin, Urimet nag kreret

DUA LIPA, KONFERENCE SHTYPI NE PRISHTINE

August 7, 2016 by dgreca

Sot ne Airoportin e Prishtines Adem Jashari u mbajte konference per media, me ardhjen e DUA LIPA’s ne Kosove./Ne kete konference u shpalosen detaje rreth koncertit si dhe repertori i kengeve qe do te kendoje  Dua Lipa ne koncertin e saj ne Prishtine me date 9 Gusht.Te pranishem ne konference ishin edhe pjestaret e bendit te cilet iu gezuan shume faktit qe kane mundesine te shohin Kosoven dhe fansat e Duas ne Koncert. Kjo njeherit eshte hera e pare e bendit qe kane vizituar nje vend ne Ballkan.Dua Lipa mbas 4 vitesh eshte kthyer ne Kosove per te mbajtur koncertin e saj humantar ne Parkun e Germise me date 9 Gusht.Te gjitha te hyrat e biletave do te shkojne per Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar ne DUA LIPA per te ndihmuar te rinjte e Prishtines dhe Kosoves vecanerisht ne art dhe kulture.

Deri me tani jane shitur me shume se 50% e biletave.

 

Filed Under: Sport Tagged With: DUA LIPA, konference Shtypi, ne Prishtine

SERBIA: BOJKOT KOSOVES NE RIO 2016

August 7, 2016 by dgreca

Rio 2016 – Serbia u kërkon atletëve të saj të abandonojnë podiumet në rast të pranisë së sportistëve kosovarë/

RIO DE ZHANEIRO, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Abandononi ceremonitë e marrjes së medaljeve në rast se në podium do të jenë edhe sportistë të Kosovës, është këshilla që qeveria serbe u ka dhënë sportistëve të saj në rast se ata do të ndajnë podiumin me atletët e ardhur nga Kosova.

Ministri serb i Sporteve, Vanja Udoviçiç tha se, megjithatë, vendimi përfundimtar u takonte vetë sportistëve serbë.

”Theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një detyrim, por vetëm me një rekomandim, pasi çështja është komplekse”, thonë burime nga qeveria serbe.

Kosova është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 dhe në Rio janë të pranishëm tetë atletë, disa prej të cilëve morën pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës me Shqipërinë.

“Nuk duam të kërcënojmë atletët tanë, por nuk mundemi të dëgjojmë himnin e Kosëves dhe të shohim flamurin e tyre”, deklaroi Udoviçiç

Renditja sipas medaljeve ne diten e  pare

RIO DE ZHANEIRO, 7 gusht /

Pas ditës së parë të LOV Rio 2016 renditja e vendeve pjesëmarrëse sipas medaljeve vijon si më poshtë:

Ar   Argjend Bronz  Totali

Australi                   2         0           1         3

Hungari                   2        0           0          2

SHBA                     1        4           0          5

Japoni                     1        0           4          5

Kore e Jugut           1        1            0         2

Argjentinë              1        0            0         1

Belgjikë                 1        0            0         1

Rusi                       1        0             0       1

Tajlandë                1        0             0        1

Vietnam                1        0             0        1

Kinë                      0        2             3       5

Itali                       0        1            1        2

Kazakistan            0        1            1        2

Brazil                    0       1            0         1

Danimarkë            0       1            0         1

Indonezi                0       1           0          1

Poloni                    0      0           1          1

Uzbekistan             0      0            1         1

Spanjë                  0       0           1          1

Kanada                 0      0           1           1./  a.jor.

Filed Under: Sport Tagged With: Bojkot-Kosoves, Rio 2016, Serbia

Thaci në Brazil: Rio 2016; Moment historik për Kosovën

August 5, 2016 by dgreca

-Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në Brazil ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës/

Rio de Zhaneiro, 5 gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Rio të Brazilit, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”.

“Ngritja e flamurit të Kosovës përkrah flamujve të tjerë botërorë përbën një moment historik për shtetin tonë”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.Ai, gjatë ditës, ka takuar edhe tetë sportistë kosovarë, që ditëve në vijim do të marrin pjesë në gara të ndryshme.

Presidenti Thaçi u ka uruar sukses sportistëve nga Kosova, duke thënë se ata tashmë janë kampionë, meqë po përfaqësojnë për herë të parë flamurin dhe simbolet e shtetit të Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi ka marrë pjesë në darkën solemne, ku të pranishëm kanë qenë shumica e krerëve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime kortezie me presidentë të një numri të madh shtetesh që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe të atyre që nuk e kanë marrë një vendim të tillë. Gjithashtu, presidenti Thaçi ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit.

Në mbrëmje, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, ku do të defilojnë edhe tetë sportistët nga Kosova./b.j/

 

Filed Under: Sport Tagged With: per Kosoven, Rio 2016: Moment historik, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT