FK Partizani sot ne fushe per ta mbyllur me nder!
Nga Albano Kolonjari
FK Partizani do te luaje sot ndeshjen e kthimit te vlevshme per Ligen e Europes. Perballe Partizanit do te jete skuadra ruse Krasnodar. Takimi i pare i luajtur ne Rusi nje jave me pare perfundoi me rezultatin 4-0 per Krasnodar. Shpresat e Partizanit per te permbysur rezultatin dhe per tu kualifikuar jane te pakta. Ketu nuk ndikon vetem rezultati i thelle i takimit te pare por edhe fakti qe Krasnodar eshte nje skuader qe qendron shume me larte si ne kualitetin e futbollisteve por edhe te investimeve qe jane ne kete klub vitet e fundit qe jane shume here me te larta se invesitimet dhe buxheti i FK Partizanit. Gjithsesi drejtuesit e FK Partizanit jane te kenaqur me paraqitjen e skuadres ne Kupat e Europes dhe faktin qe skuadra e cila eshte ne ndertim e siper per sezonin e ri arriti ne keto nivele te futbollit Europian. Ne kete takim Partizanit do ti mungoje mbrojtesi Renato Arapi i cili dje nenshkroi nje kontrate me ekipin turk Boluspor.
ADOLFO SORMANI:
Ndaj Krasnodarit sigurisht do të duhej një mrekulli të kualifikoheshim , por më shumë se të besojmë tek mrekullitë ne duhet të besojmë në forcën tonë, të punojmë fort pasi vetëm kështu mund të arrijmë gjëra positive. Nesër pres nga skuadra që të shfaqet në fushë si një skuadër e vërtetë dhe secili lojtar të luajë në shërbim të shokut të ekipit. Ndeshjen e nesërme dëshirojmë të tregojmë që jemi një skuadër dhe tifozët tanë të jenë krenar për skuadrën që mbështesin. Fakti është që luajmë ndaj një ekipi shumë cilësor , por shpresojmë që nesër të ruajmë ekuilibrat në fushë dhe të dhruojmë paraqitje positive siç edhe kemi bërë ndaj kundërshtarëve të tjerë në evropë. Përtej përfaqësimit në kupat e evropës synimi ynë është të rikthejmë titullin që i mungon prej 24 vitesh Partizanit . Ndiej keqardhje për largimin e Arapit pasi ishte një lojtar i cili ishte mësuar me trofe dhe taktikisht ishte tepër cilësor , Gjithsesi siç edhe e keni ndjekur merkato jonë nuk po bëhet duke afruar lojtar me shifra marramendëse , por çdo afrim është istudiuar me kujdes nga stafi ynë.
OLEG KONONOV Trainer i Fc Krasnodar
E kam theksuar edhe pas takimit që zhvilluam në Rusi , skuadra e partizanit luan fort dhe ushtron presion tek kundërshtari. Nuk mendojmë aspak që jemi të kualifikuar. Partizani është një skuadër që luan dhe të vë në vështirësi. Asgjë nuk është mbyllur deri në përfundim të takimit të nesërm. Ne kemi ardhur për të luajtur mirë dhe për të fituar, por gjithsesi do respektojmë kundështarin. Të gjithë lojtarë titullarë do zbresin nesër në fushë. Për mua është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam përshtypje mjaft të mira nga vendi juaj , jeni një popull i dashur dhe i respektueshëm.