• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETA DIELLI NE PRINT

May 24, 2015 by dgreca

Ne kete numer te Gazetes”Dielli” mund te lexoni:/
-Vatra kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë/
-U mblodh kryesia e re Vatrës/
-Vatra i shërben Kombit me përkushtim e idealizëm, në frymën e themeluesëve-Raporti i Kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj, mbajtur në Kuvendin e 2 Majit 2015 në Jacksonville/
-VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION/
-“Progress and Challenges in the Western Balkans”-
Statement of Hon. Joseph H. DioGuardi President, Albanian American Civic League – House Committee on Foreign Affairs – Subcommittee on Europe, Eurasia, and Emerging Threats /
-Vatranët shoqëruan Presidentin e Shqipërisë gjatë DIELLI veprimtarive në New York/
-Rustem Gecaj, “Nder i Kombit”/
-Ismail Kadare nderohet në Kongresin amerikan/
-Beqir Sina, Majlinda Myrtaj, Sejdi Hysenaj dekorohen nga Presidenti Nishani/
-Zhvillime intensive në Maqedoni-Asllan Bushati/
– Shqiptarë të Amerikës, bashkojuni paradës së 20 Qershorit në New
York!/
-U organizua Shfaqja e filmit dokumentar”Skënderbeu” në Monroe College/
-U përkujtua martiri i demokracisë Nik Mrnacaj në 25 vjetorin e rënies/
-MARJAN CUBI:“Vatra” historikisht ka luajtur dhe po luan rol të
rëndësishëm për diasporën shqiptare në Amerikë-Interviste nga Mikel Gojani/
-Revolta e Spaçit përkujtohet e nderohet në Nju Jork/
-Mbrëmje përkujtimore në shtëpinë e Vatrës/
-IDRIZ LAMAJ:Kristo Kirka – Hero i heshtur- Me rastin e 60 vjetorit të vdekjes/
– FOTOREPORTAZH-NGA KUVENDI I VATRES/
-Dr. YLLKA FILIPI:Fan S.Noli mes Shqipërisë dhe Amerikës-
Maratona publicistike, simbol i vetësakrifikimit për hir të interesave kombëtare/
-FUAT MEMELI:Josif Pani – një nacionalist me ndjenja të kthjellta/
-Anton Çefa:Vasil Pani, kryetari i Vatres-Në kujtim të 120-vjetorit të lindjes të atdhetarit të shquar dhe kryetarit të VATRËS për shumë vite, VASIL PANIT-
“Vasil Pani ka qëndruar kurdoherë në krye të taborit të shqiptarizmës”- Fan Noli/
– HASAN BAJO-Musa i Prishtinës/
-Dega e Vatres per Floriden e jugut festoi 3-vjetorin e krijimit/
-Avdulla KENACI- Nje jete e ndare me dysh- Me vatranët dhe kryetarin e degës së Vatrës në Tampa,Tasim Ruko/
-URAN BUTKA:Baba Kamber Prishta/
-Ahmet QIRIQI:Çka kanë të përbashkët shqiptarët dhe hebrenjtë?/
-FOTO REPORTAZH: SHQIPTARET E AMERIKES NE FESTIVALIN KOMBETAR TE GJIROKASTRES/
Keto dhe te tjera mund t’i lexoni ne Gazeten Dielli ne Print
Gazeten mund ta keni ne shtepite tuaja ne Amerike, Kanada ose Europe nese mund te parapaguheni. Per ne SHBA per ata que nuk jane anetare te Vatres mund te parapaguhen me $60.00 ne Vit, per Kanada dhe Europe $100.00
Kerkesat dergojini me email ne gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Gazeta Dielli, ne Print

VASIL PANI, NE KRYE TE TABORIT TE SHQIPTARIZMES

May 13, 2015 by dgreca

Në kujtim të 120-vjetorit të lindjes të atdhetarit të shquar dhe kryetarit të VATRËS për shumë vite, VASIL PANIT/
“Vasil Pani ka qëndruar kurdoherë në krye të taborit të shqiptarizmës”.- Fan Noli/
Nga Anton Çefa*/
Vasil Pani u lind në vitin 1895 në fshatin Dardhë të Korçës në një familje të fisnikëruar nga shqiptarizma e shenjtë e Rilindjes sonë kombëtare. Si shumë dardharë të tjerë, edhe Vasili me babanë e tij, patriotin Josif Pani, për arsye ekonomike emigruan në SHBA. Atëherë Vasili porsa kishte shkelur në të dymbëdhjetat. Qe tamam viti 1907, kur në saje të përpjekjeve të përfaqësuesve të mëdhenj të lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare të dhjetëvjetëshit të parë të këtij shekulli, dardharit Sotir Peci, mësuesit martir Petro Nini Luarasi dhe kolosit Fan Noli, u themelua shoqëria “Besa – Besë” në Boston. Bashkë me dardharë të tjerë, në krah të kësaj tresheje madhore u vu edhe babai i Vasilit, Josifi, për të mos iu ndarë asnjëherë veprimtarisë patriotike, së cilës ai iu përkushtua jo vetëm si një emigrant i thjeshtë, por edhe si një intelektual i përgatitur.
Nën drejtimin e Josif Panit, nga shtatori i vitit 1917 deri në mars të 1918-s, në Worcester Mass., doli gazeta e përdyjavshmë politike e shoqërore “Sazani” në shqip dhe anglisht, e cila bëri një propagandë të gjerë për çështjen kombëtare, dhe i shërbeu bashkimit të shqiptarëve të Amerikës rreth Federatës Panshqiptare Vatra. Vetë titulli i gazetës është aqkuptimplotë: Sazani, ishulli më i madh shqiptar, është një nga viset tona që ka bartur më shumë peshën e rëndë të robërisë së huaj. Ai ka qenë i pushtuar nga venedikasit, turqit, anglezët, grekët, italianët dhe gjermanët.
Kur në vitin 1911, ende pa u formuar VATRA, shoqata “Besa-Besën” hapi një fushatë për të ndihmuar Shkollën Normale të Elbasanit, Vasili 15-vjeçar dhuroi një dollar, të mbledhur pak nga pak me kujdesin fëminor, duke dëshmuar zjarrin atdhetar që i ndizej në gji dhe ndjenjën e fuqishme të dashurisë për arsimimin e breznive të reja shqiptare.
Në vitet 1912-1914, bashkë me disa të rinj emigrantë, Vasili shkoi në Shqipëri për të luftuar me armë në dorë për mbrojtjen e Atdheut, dhe u rreshtua në çetën e luftëtarëve të kryesuar nga patrioti i madh Themistokli Gërmenji, e cila vepronte në krahinën e Korçës, në fillim kundër pushtuesve osmanë, dhe më vonë kundër grekëve dhe tradhtarëve vendas, që ishin në shërbimm të të huajit.
Me t’u kthyer në Amerikë, më 1914, ai vihet në dispozicion të Vatrës. Zgjidhet anëtar i Këshillit; pak më vonë, sekretar i Federatës dhe, më 1929, kryetar. Nga ky vit deri më 1936 dhe nga viti 1938 deri më 1946, Vasili qe kryetar i këtij institucioni, më i lavdishmi i shqiptarëve të Amerikës; dhe ia kushtoi asaj pjesën më të madhe të kohës së tij. Restorantin e vet në East Camberbbridge. Mass., Vasili e kishte bërë qendër të grumbullimit të shqiptarëve, ku bisedohej për hallet e Shqipërisë. Më të drejtë është thënë: “Ky restorant kishte vlerat e një instituti kombëtar”. Idealit atdhetar, Vasili i shërbeu edhe me shkrime.
“Dielli”, më 11 shtator 1936, shkruan: “Për zotin Pani çështja shqiptare ka qenë një fe mbi të cilën është falur që në kohën që erdhi në moshën të kuptojë. Dëshira dhe ambiciet e Vasilit kanë qenë: t’i shërbejë Atdheut, të bëjë sakrifica, të qenurit gati të mbrojë çështjen kombëtare. Ka çmuar më tepër pasurinë morale që rrjedh nga miqësia dhe vëllazërimi midis shqiptarëve se sa pasurinë materiale.”
Vasil Pani vdiq papritmas në vitin 1947 dhe u varros me nderimet më të mëdha nga diaspora e shqiptarëve të Amerikës. Me këtë rast, “Dielli” shkroi: “Vatra po të mos kishte qenë Vasili mund të kishte vdekur me kohë. Këtë e thonë miqtë e Vasilit dhe e pranojnë kundërshtarët e Vatrës.” Dhe: “Me vdekjen e Vasil Panit, Shqipëria humbet një burrë besnik, Vatra një figurë të shquar . . .”
Vatranët do të përulen gjithnjë me mirënjohje para kujtimit të ish-kryetarit të tyre të nderuar dhe të gjithë shqiptarët e Amerikës do ta kujtojnë me respekt emrin e këtij patrioti dhe veprimtari të palodhur, që siç e ka cilësuar Noli “ka qëndruar kurdoherë në krye të taborit të shqiptarizmës. Kurdoherë i pari në kishën kombëtare që në krijimin e saj si edhe në Vatrën.”
*Ribotim i redaktuar dhe i plotësuar
* Ne Foto:Ate e bir, Josif e Vasil Pani

Filed Under: Vatra Tagged With: Anton Cefa, ne krye te taborit, te Shqiptarizmes, Vasil Pani

BASHKATEDHETARË, RUHUNI NGA KURTHET E ARMIQËVE TË KOMBIT SHQIPTAR!

May 12, 2015 by dgreca

Deklaratat e Kryeministrit Gruevski i hedhin benzinë zjarrit dhe nuk e zgjidhin problemin shqiptar./
DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS” VATRA”/
Federata PanShqiptare e Amerikës shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet që ndodhën në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë dhe qëndrimin e qeverisë Maqedonase. Nga kronikat,shkrimet dhe pamjet televizive nga Kumanova, tabloja është tragjike: Informohet për 22 të vrarë, dhjetra të plagosur dhe 40 të arrestuar. Shtëpi e biznese të rrënuara, njerëz të traumatizuar nga përdorimi i armëve që në orën 4 të mengjesit, brenda një lagjeje të populluar dendur me gati 20 mijë banorë, pothuajse qindpërqind shqiptarë. Operacion i shkallës lartë ushtarako-policore me përdorim masiv të helikopterëve, tankeve, autoblindave e mjetevetë tjera të rënda të luftës kundër të ashtu quajturit “grup i armatosur armiqësor”, përcjell imazhin e një shteti në krizë. Profesionalizmi i ushtrisë dhe policisë maqedonase ishte amatoresk në një lagje të banuar me civilë.
Vatra konstaton se pas gjithë kësaj tablloje ka terr informativ, mungesë transparence,mos spiegim të arsyeve reale të ngjarjeve, brutalitet qeveritar, përgjim të çdo kujt, megalomani tipike sllavo-maqedonase e deri ne cinizëm të theksuar. Skenari policor ngjason me rastin”Monstra” të Shkupit, ku u thanë shumë gjëra, por mungoi transparenca, as autopsi nuk iu bë kufomave!
Deklaratat e qeverisë nuk e zgjidhin problemin, heshtja e faktorit politik shqiptar, pozitës së Ahmetit apo dhe opozitës së Thaçit, i bënë ata përgjegjës para shqiptarëve të vrarë dhe të plagosur, si dhe për shtëpitë e e djegura e bizneset e humbura.
Vatra mendon se Partia qeverisëse e Ali Ahmetit është përgjegjëse për gjakun e derdhur shqiptar, për bashkëqeverisje servile me Gruevskin, ndërsa Opozita e Thaçit, duhet të bëjë kujdes nga skenarët e opozitës maqedonase të Zaevit,demonstrimet e së cilës çuditërisht i prinë konfliktit në Kumanovë!
Politikanë shqiptarë të Maqedonisë, kujdes:- Gjaku i shqiptarëve nuk duhet të derdhet kot! Ju e keni për detyrë t’u hapni sytë shqiptarëve, që të mos bien pre e skenarëve të shërbimeve sekrete ruso-sllave! Jeni përgjegjës për jetët e shqiptarëve!
Bashkatdhetarë: Ruajuni, kurtheve, ruajuni edhe penetrimit të terrorizmit! Ne jemi Komb paqedashës, që respektojmë ligjin, që kurrë nuk kemi sulmuar të tjerët, vetëm jemi mbrojtë! Ndërsa, Kryeministri maqedonas Gruevski, pergjegjësi kryesor i kësaj situate, duket se i ka hipur kalit etnik duke vërtitur në erë shpatën shtetërore për tu mbrojtur nga skandalet që jane publikuar për të dhe po u ngul thikën pas shpine shqiptarëve, duke i futur ata në kurthe e çarqe të përgatitura nga sherbimet e fshehta maqedonase,ruse e serbe. Kujt nuk i intereson stabiliteti në rajonet shqiptare të Ballkanit?
Sllavëve po, Shqiptarëve, JO!
Politikanët shqiptar të BDI-se me në krye Ali Ahmetin dhe ato të PDSH-se se Mendu Thaçit, janë kthyer në sejmenë të oborrit të Gruevskit apo skenarëve të Zaevit. Ndoshat dhe atyre ua kanë zënë gojën me korrupsionin dhe ndjehen të kompromentuar, pa guxuar të denoncojnë gjendjen e rëndë të shqiptarëve, mbi të cilët ushtrohet terror, pa kërkuar plotësimin e të drejtave elementare njerëzore.Marrëveshja e Ohrit ka mbetur sirtareve si një dokument propagandistik, por pa u implementuar në praktikë.
Vatra mendon se ngjarjet ne Kumanovë nga çdo këndvështrim, nuk jane rastësore ,por kane arsye madhor, nuk mund të fshihen pas akuzave dhe kurtheve. Duket qartë se objektivat e UÇK-së të vitit 2001 nuk janë arritur nga trysnia e nderkombëtarëve.Marrveshja e Ohrit nuk është realizuar sepse lufta është ndaluar, por përfaqësimi i shqiptarëve në drejtimin e shtetit, në ushtri, në polici, është fare e paktë ose diku edhe zero, si dhe mirëbesimi midis shqiptarëve dhe maqedonasve është pothuaj i pa realizuar. Gjuha shqipe ndjehet e ndaluar! Sipas këndshikimit të Vatrës, këto dhe të tjera fakte, tregojnë se ndërkombëtarët më parë kanë gabuar në strategjinë për Maqedoninë dhe ata duhet të korrigjojnë gabimet që kanë bërë. Por si hap i parë lypset që t’i kërkojnë me force Gruevskit transparencë, hetime ndërkorkombëtare të pa anshme, objektivitet dhe prerë t’i kërkojnë që të mos i provokojë më shqiptarët,të mos luaj me zjarrin e nacionalizmit,të bëjë dëmshpërblimet e qytetarëve deri në një, e të mos bëhet lodër në duart e rusve, të cilët përpiqen ta trasferojnë konfliktin e Krimesë dhe Ukrahinës në Maqedoni.
New York, 12 Maj 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: deklarate, ngjarjet ne Kumanove, per, Vatra

ME GAZETARIN E ZËRIT TË AMERIKËS ILIR IKONOMI NË ARKIVIN E VATRËS

May 9, 2015 by dgreca

Të Premten, 8 Maj 2015, gazetari i Zërit të Amerikës dhe studiuesi Ilir Ikonomi vizitoi arkivin dhe bibliotekën e Vatrës.
Gazetari Ikonomi u prit nga zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe Editori i Diellit Dalip Greca, si dhe producenti i TV Kultura Shqiptare Adem Belliu.
Z. Ikonomi u njoh nga Editori me dokumente autentike të Vatrës që nga vitii 1910 me rekordet e Shoqërisë Besa-Besën, me rekordet dhe fushatat e Vatrës, me dokumentet origjinale të Huasë Kombëtare 1920-1922 dhe Fushatës së 3 Qershorit 1917,si dhe me koleksionet e Diellit. Për më shumë do t’ju informojmë përmes Gazetës Dielli në print.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, gazetari, Ilir Ikonomi, ne Vater

Presidenti i Shqipërisë dekoroi me urdhrin “Naim Frashëri”,Beqir Sina

May 8, 2015 by dgreca

*Presidenti i Shqipërisë dekoroi me urdhrin “Naim Frashëri”, dhe me me Medaljen E Meritës zonjën Majlinda Myrto dhe veprimtarin Sejdi Hysenaj me motivacionin: “Për Merita të Veçanta Civile”./
* Gazeta Dielli uron kolegun dhe bashkëpunëtorin Beqir Sina për dekorimin e merituar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani me Urdhërin “Naim Frashëri”. Gazetari Sina është treguar i palodhur duke mbuluar ngjarjet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Washington dhe shtete të tjera të Amerikës./
MANHATTAN NYC : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani gjatë vizitës në Nju Jork, dhe në vazhdën e vlersimit të disa figurave të diasporës shqiptare në SHBA, i akordoi mbrëmjen e së Enjtes, 7 Maj 2015, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e hotel Kimberli në Manhattan, zotit Beqir Sina dekoratën “Naim Frashëri” me motivacionin “Në vlerësimin për punën e palodhur si gazetar dhe kontributin për përhapjen e bërjen të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të historisë, shpirtit liridashës dhe vlerave më të mira të popullit shqiptar .”
Ndërsa, me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile”, nderoi veprimtarin e komunitetit zotin Sejdi Hysenaj dhe veprimtaren znj. Majlinda Myrto si pjestare e një familje shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botërore mori në mbrojtje një familje hebraike, duke sakrifikuar edhe jetën në atë kohë, një medalie kjo që u jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për kontribute të veçanta civile në Shqipëri (në fushën e zhvillimeve demokratike, në atë humane etj.)
Fjala e plotë e zotit Beqir Sina, drejtuar Presidentit të Republikës zoti Bujar Nishani:
I nderuar zoti President Nishani,
E nderuar zonja Nishani,
Duke falenderuar për medaljen që po më jepet, mendja më shkon menjëherë tek ish të përndjekurit e periudhës së komunizmit. Mund të them se kjo është një medalje për të gjithë ata njerëz që vuajtën.Qëndresa jonë e asaj kohe, sot rrezaton dinjitet në një formë tjetër: në mesazhet që ne percjellim për paqen dhe kundër hakmarrjes.
Mendja më shkon gjithashtu tek dy mentorët e mi heronj që nuk janë më: Babai dhe Nëna, të cilët u ndanë nga jeta pak vite më parë. Nëse unë sot përpiqem të jap diçka për komunitetin, janë ata që më edukuan dhe më rritën në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Zoti President,
Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është një bashkësi historike për nga ndihma dhe inkurajimi që i ka dhënë vendit amë gjatë më shumë se një shekulli. Mu bë zemra mal kur ju pashë të rrethuar me respekt nga deputetët e Asamblesë në Albany, sepse aty pashë respektin për Shqipërinë. Në rolin tim si gazetar, e kam për krenari të jem pjesë e kësaj historie që është ende duke u shkruar.
Me rastin e këtij nderi që më bëtë, ju shpreh edhe mirënjohjen e familjes sime – bashkëshortes Altinës, dhe fëmijëve Avenirit dhe Nedës.
Shënim i Editorit të Diellit:
Gazeta Dielli uron kolegun dhe bashkëpunëtorin Beqir Sina për dekorimin e merituar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani me Urdhërin “Naim Frashëri”. Gazetari Sina është treguar i palodhur duke mbuluar ngjarjet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Washington dhe shtete të tjera të Amerikës.

Filed Under: Vatra Tagged With: dekoroi, Mailinda Myrtaj, presidenti Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 106
  • 107
  • 108
  • 109
  • 110
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT