Kryetari i AAK-së,z. Ramush Haradinaj nderoi Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërise në Michigan,SHBA, z. Ekrem Bardha me Mirënjohjen”Harta e Artë e Kosovës”/
Të Shtunën me 18 prill 2015, në sallën e Kishës Katolike Shqiptare”Shën Pali” në Detroit, në mbërmjen festive të organizuar nga dega e Vatrës në Michigan, pas Kuvendit zgjedhor, z. Ekrem Bardha i është dorëzuar Medalaj e Mirënjohjes “Harta e Artë e Kosovës”.
Mirënjohjen, “Harta e Artë e Kosovës” ,së bashku me Medalionin përkatës, konsullit të Nderit, Z. Bardha, ia ka dorëzuar nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj.
Nënkryetari i Vatrës ka përgëzuar z. Ekrem Bardha për veprimtarinë patriotike Kombëtare dhe në mënyrë të vecantë veprimtariën e z. Bardha për Cështjen e Kosovës.
Në letrën shoqëruese dërguar Konsullit të Nderit, Kryetari i Ardhmërisë së Kosovës shkruan:”
Duke qenë i afërt me kujdesin dhe punën Tuaj të shkëlqyer në të mirë ët Kosovës, kam kënaqësinë t’ju nderoj më”HARTA E ARTË E KOSOVËS”.
Dukë marrë mirënjohjen z. Bardha tha se ndjenë kënaqësi për vlerësimin, Mirenjohjen e akorduar nga ish Kryeminsitri i Kosovës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” z. Ramush Haradinaj.
Ndjehem mirë, tha ai, që më janë dhënë mundësitë që të jap kontribut të pakursyer së bashku me familjen për cështjen e Kosovës, duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet me politikën dhe shtetin Amerikan.
Në motivacionin e kësaj mirënjohje thuhet “I nderuari z. Bardha,
Duke qenë i afërt me kujdesin dhe punën tuaj të shkëlqyeshme në të mirë të Kosovës, kam kënaqësinë të t’ju nderoj me “Hartën e Artë të Kosovës”. Dëshiroj të keni fat në familje dhe suksese në jetën tuaj profesionale dhe njëkohësisht ju shprehë gatishmërinë time për bashkëpunim të mëtejmë”, me Respekt kryetari AAK-së z. Ramush Haradinaj.
Kjo është e para Mirënjohje e këtij lloji që jepet për Diasporën Shqiptare në SHBA.
(d.Greca)
VATRANËT ME IDEALIZËM DHE FRYMË ATDHETARIE NË KUVENDIN E 2 MAJIT
Me bindjen se delegatët, të pajisun me idealizmin e atdhedashunisë, do të bashkohen në frymën e harmonisë e të bashkëpunimit, shkojmë në Kuvend me besimin se do t’i përfundojmë punimet me sukses dhe do të dalim faqebardhë!/
NGA DR.GJON BUÇAJ-KRYETAR I VATRËS/
Edhe pak ditë i ndajnë vatranët nga Kuvendi zgjedhor që mbahet më 2 Maji 2015 në Jacksonville, në shtetin Florida. Në vitin e kaluem Këshilli Drejtues i “Vatrës” vendosi që Kuvendi i vitit 2015 të mbahet në Jacksonville, Florida.Arsyeja kryesore e këtij vendimi ishte për të vlerësue degët dhe vatranët e rij, për të mbajtë lart entuzjazmin e vatranëve dhe të dashamirëve të Federatës “Vatra” në përgjithësi, që u vrejt me rastin e kremtimeve të 100 vjetorit të themelimit, dhe kështu të vazhdojë ngritja dhe rritja e saj. Nji arsye tjetër asht edhe për të lehtësue delegatëve anën e shpenzimeve, pse “Vatra” si organizatë, nuk ka fonde për udhtimet e tyne dhe disa degë mund të mos jenë në gjendje që të mbulojnë shpenzimet e delegatëve, prandej asht e drejtë që edhe delegatët e New York-ut dhe Kryesia të udhtojnë jashtë me shpenzimet e veta përsonale. Zgjedhja asht ba në mes degës së Michigan-it dhe asaj të Jacksonville-it, por tue pasë parasyshë se në Michigan ishin ba kuvende disa herë në të kaluemen, u vendos që këtë herë Kuvendi të mblidhet në Jacksonville të shtetit Florida, ku nuk asht ba kuvend ndonjiherë ma përpara. Shumica e vatranëv në Jacksonville e kanë pritë këtë vendim me entuzjazëm dhe e kanë marrë si vleresim dhe privilegj.Të mos harrojmë se në Florida janë katër degë të Vatrës, më shumë se në çdo shtet tjetër.
Me delegatët e Jacksonville-it, atje do të bashkohen delegatët e degëve të tjera të Floridës: Fort Lauderdale, Orlando dhe Tampa, si dhe nga, nga Washington DC, Michigan, Hartford CT, Toronto – Canada dhe nga degët e New York-ut bashkë me Kryesinë e “Vatrës”.
Punimet e Kuvendit do të zhvillohen simbas Kanunores dhe në frymën demokratike dhe të bashkëpunimit. Në këtë Kuvend organet e Federatës do të japin dorëheqje dhe delegatët do të zgjedhin udhëheqsinë e re. Degët janë porositë të dergojnë nga një delegat për çdo 10 (dhjetë) antarë të rregullt. Antarë të rregullt janë të gjithë ata që janë regjistrue dy vjet të kalueme ose ma shumë, tue mbushë formularin përkatës dhe tue pague antarësinë. Edhe në këtë Kuvend do të ndjekim praktikën e dy Kuvendeve të ma parshme, ku delegatëve të rregullt do t’u propozohet që të aprovojnë edhe delegatët e regjistuem në “Vatër” ma pak se dy vjet, të jenë edhe ata të rregullt dhe me të drejtë vote. Kjo bahet për të qenë në pajtim me Kanunoren që parashef kohën dyvjeçare për të pasë të drejtë vote. Mbasi Kuvendi asht organi ma i lartë i “Vatrës”, ka fuqinë të bajë këtë ndryshim të përkohshëm me anë të atyne delegatëve që Kanunorja si njeh si të rregulltë.
Kryetarët e degëve janë porositë, gjithashtu, që mbrenda datës 26 prill, të dërgojnë listat e antarëve të rregullt dhe të delegatëve. Ditën e hanë me 27 prill Kryesia duhet të ketë këto lista në dorë, për të përpilue listat e pranushme për Kuvend. Disa i kanë dërgue, por jo të gjithë. Ato degë që kanë mbledhjet e antarëvet me datën 25, duhet t’i dërgojnë listat ditën e nesërme.
Në këtë Kuvend pritet që të aprovohen shtesat e Kanunores të shqyrtueme edhe në Kuvendin e vitit të kaluem, do të vendoset mbi regjistrimin e degëve simbas ligjit të shtetit ku veprojnë, tue qëndrue gjithmonë të lidhuna ngusht me “Vatrën” si organizatë, do të vendoset mbi propozime të ndryshme që vijnë nga delegatët, tue synue gjithmonë rritjen e degëve dhe numrin e antarëve dhe funksionimin sa ma të mirë të “Vatrës” në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe, sidomos, si t’i shërbejmë ma mirë e ma dobishëm çashtjes kombëtare në përgjithësi.
Federatën Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra” që na lanë amanet themeluesat, Peshkop Fan Noli dhe Faik Konica me të tjerë kolosa të Rilindjes, do t’a projektojmë me optimizëm drejt së ardhmes, në kushte të kohës por tue ruejtë frymën e saj kombëtare të pacenueme.
Ky Kuvend i Vatrës mblidhet në një kohë kur në vendin tonë amë dhe në pjesën më të madhe të trojeve amtare, por sidomos atje ku kemi shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, qytetarët përballen me eksod masiv, që vjen si pasojë e keqeverisjes, lulwzimit tw korrupsionit, mungesës të vendeve të punës,grindjeve politike dhe mungesës së shpresws. Vatra u bën thirrje qeverive shqiptare që të punojnë për qytetarët dhe t’i shërbejnë me një strategji më të qartë, me Platformë Kombëtare, interesave gjithëkombëtare. Po ashtu, Vatra u bën thirrje qytetarëve shqiptarë, t’u qendrojnë larg kurtheve të grupeve ekstremsite, që cënojnë paqen botërore.
Me bindjen se delegatët, të pajisun me idealizmin e atdhedashunisë, do të bashkohen në frymën e harmonisë e të bashkëpunimit, shkojmë në Kuvend me besimin se do t’i përfundojmë punimet me sukses dhe do të dalim faqebardhë!
MIRËNJOHJE NGA LUAN KUÇI, I BIRI I VATRANIT MARTIR ALI KUÇI
Në Shenjë Mirënjohje dhe Respekti, Ju drejtohem:/
Presidentit të Republikës, Z. Bujar Nishani/
Shoqatës Pan-Shqiptare VATRA, Z. Gjon Buçaj/
Redaksisë së Gazetës Dielli, Z. Dalip Greca/
Më 24 Nentor 2014, me dekretin numër 8806 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani u dekorua pas vdekjes, Ali Kuçi ngaTomorrica e Skraparit me dekoratën e Artë të Shqiponjës, me motivacionin“ Në shenjë nderimi për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe ndihmesën e dalluar në çështjen shqiptare, duke sakrifikuar dhe jetën për idealet e lirisë”.
Zëri i panjohur nga Shtetet e Bashkuara që ftonte familjarët e Ali Kuçit nga Tomorrica që të paraqiteshin në selinë e Presidencës në Tiranë për të tërhequr dekoratën, i përkiste të nderuarit Z. Gjon Buçaj, Kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra.
Ky dekorim për familjarët e Ali Kuçit erdhi si një rrufe në qiell të kaltër pas plot 68 viteve nga Dhjetori i largët i vitit 1946, kur ai arrestohet pa shkak në Lushnjë nga diktatura komuniste dhe një ditë më pas dërgohet në Berat. Për tre javë rresht mbit rupin e 76 vjeçarit u ushtruan tortura nga më çnjerëzoret që shkaktuan dhe vdekjen e tij. Varroset në errësirën e natës dhe në fshehtësi të plotë dhe pa adresë, siç ishte,shpesh,praktika,që,ndiqte,komunizmi për të gjithë,ata,që,vdisnin në hetuesi,ose,që,pushkatoheshin,sepse,diktatura,komuniste u trembej,dhe,kufomave pa shpirt. Askush nuk guxonte të fliste sepse nxjerrja e këtij sekreti paguhej shumë shtrenjtë. Natyrshëm,lindin,pyetjet:
Kush ishte Ali Kuçi dhe,përse u arrestua?
Përse u torturua mizorisht deri në vdekje?
Përse ju mohua një e drejtë që Zoti i Plotfuqishëm i jep çdo njeriu për tu prehur në një varr, ku të afërmit t’i venë një tufë lule?
Por diktatura komuniste që i mbulonte mëkatet e saj duke spekulluar me slloganin: “ Në emër të popullit”, preku me mijra e mijra njerëz atdhetarë nacionalistë dhe intelektualë të cilët pësuan fatin e Ali Kuçit. Për më tepër nuk u mjaftua me kaq por vazhdoi me luftën e ashpër të klasave deri në vitin 1990 kur sistemi i diktatuës komuniste perëndoi në Europën Lindore.
Ali Kuçi, si shumë bashkatdhetarë të tjerë, emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitet 1900. Djaloshi 25 vjeçar ngaTomorrica i vuri gjoksin aventurës amerikane dhe shumë shpejt u integrua në të. Ai bëhet një nga themeluesit e Shoqatës Vatra dhe në librin e botuar me rastin e përvjetorit të kësaj shoqate Ali Kuçi paraqitetsi Kryetar i Pleqësisë së Degës Nr 62 në New Florence të Pensilvanisë. Gazeta Dielli me editor Z. Bahri Omari, e cila ishte gazeta e parë që botohej në gjuhën shqipe në Boston të Shteteve të Bashkuara(pas Kombit të Sotir Pecit) në faqen e parë të numrit 1479-të të saj të datës 22 Mars 1919 ka fotografinë e Ali Kuçit me përshkrimin “Atdhetari i njohur dhe një nga përkrahësit dhe luftëtarët më të fortë dhe më energjikë të çështjes tonë këtu, thërret në konkursin e madh në fushatën për çlirimin e Shqipërisë drejtuar çdo atdhetari që jeton në SHBA ose Kanada. Z. Ali Kuçi fton në konkurs cilindo që dëshëron të mbajë flamurin e shpëtimit të Shqipërisë” .Në përfundim të konkursit, vijon gazeta Dielli, Z, Ali Kuçi i merr rekordin që mbahej nga një tjetër atdhetar në atë kohe, Z. Banush Feta.”
Nisur nga thirrja e Fan Nolit se Shqipërinë do ta bëjnë vetëm shqipëtarët, Ali Kuçi kthehet në atdhe dhe ndërton në fshatin Golem i Vogël të rrethit të Lushnjës një fermë të stilit amerikan. Por fatkeqsisht, si shumë atdhetarë e intelektualë të tjerë të përkushtuar për atdheun e tyre, diktatura komuniste ia shpërbleu mizorisht kontributin e dhënë në SHBA dhe në Shqipëri duke i marrë jetën.Ne fëmijët e tij edhe sot e kësaj dite nuk e dimë ku prehen eshtrat e Ali Kuçit.
Kjo eshtë shkurtimisht historia e jetës së Ali Kuçit nga Tomorrica, të cilin e dekretoi Presidenti i Shqipërisë, Z. Nishani, dekoratë e cila vuri në vend një të drejtë të mohuar dhe të harruar krejtësisht për 68 vjet. Në emër të motrave dhe vëllezërve të mi, pjesa më e madhe e të cilëve nuk jetojnë, dëshëroj t’i përcjell Z. Nishani mirënjohjen për dekoratën e akorduar babait tonë, Ali Kuçi.
Respekt dhe mirënjohje të veçantë i dedikojmë Shoqërisë Pan- Shqipëtare Vatra, e cila nuk e harroi asnjëherë djaloshin nga Tomorrica dhe këmbënguli me vite me rradhë për vlerësimin e kontributit të babait tonë edhe pse Ali Kuçi kishte mbi 90 vjet që ishte larguar nga vendi i ëndërruar për të gjithë për të vazhduar detyrimin e tij si atdhetar në atdheun e tij të dashur Shqipëri.
Po respekt dhe mirënjohje i dedikojmë gazetës Diellli, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në SHBA, e cila u bë zëri i shqiptarëve që jetonin këtu, duke publikuar informacione nga Shqipëria e largët si dhe suksese të komunitetit shqiptar në SHBA dhe Kanada . Sëbashku me gazetën Iliria(ku gazetari Dalip Greca shkroi për të parën herë për Ali Kuçin e harruar), gazeta Dielli vazhdojnë dhe sot të jenë burimi i informacionit në komunitetin shqipëtar të SHBA dhe Kanadasë duke publikuar sukseset dhe arritjet e vazhdueshme të bashkatdhetarëve tanë në këto troje si dhe duke sjellë informacionin mbi zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë në rrugën e demokracisë.
Me mirënjohjen më të thellë dhe konsideratën më të lartë!
Në emër të familjes së Ali Kuçit,
Luan Kuçi
Sterling Height, SHBA
RUBRIKA: LETRAT E LEXUESEVE- Z.LORO STAJKA KUJTON VAHIT CIKEN
LETER EDITORIT/
I nderti zotni Greca,
Shpresoj te jeni mire ju dhe familja e juej,
Tuj lexue gazeten Dielli shof se permenden do vatrane te vjeter, gja qe me gezon, e ata shkrime me cojne ner ditet e para kur arrita ne Amerike, ne Hackensck, N.J. Ishte muji Fruer 1961. Ne ate kohe erdhen prej kampeve te Austrise dhe te Italise nji numeri i mire refugjatesh,qe zune vend ne Hackensack,N.J. Si fillestare kishim nevoje per ndihme e drejtime jetet e kjo ndihme na u ba nga nji SHQIPTARE, Vatran me emnin Vahit Cika.Ai na u gjet pa dallim krahine, o feje te gjithve,per cdo nevoje qe ia mesynte personi,e jo vetem ai ,por edhe zoja e tij Tefta, nuk u kursye tuj ndimue grate per perkthime, deri te vizitat e doktorit ose spitale e kudo qe ato kishin nevoje.
Ju dergova kete informate, e po qe se ju e shifni te arsyeshme vejeni ne shtyp ashtu si mendoni ju. Edhe se ka kalue nji kohe e gjate, ashte mire qe te dihen veprat e njerzve te mire.
Ju uroj shndete e te mira
Loro Stajaka
PERGJIGJE NGA EDITORI
I nderuari z. Stajka!
Ju falenderoj shume per mesazhin dhe ndjehem i nderuar qe e ndiqni Diellin.Permendja e vatraneve te vjeter eshte detyre e editorit dhe e vete Vatres. Eshte kjo arsyeja pse ne shpesh e shfletojme Historine e Vatres, me qellim qe te rinjet, qe kohet e fundit po vijne me shumice ne Vater, ta njohin se c’histori mbart Federata Pan-Shqiptare e Amerikes”VATRA”. Nuk mund te shenojme sukses ne kushtet e sotme pa kujtesen e djeshme.
I ndjeri Vahit Cika dhe zonja e Tij, Tefta, kane lene gjurme miresie ne komunitetin shqiptar te Amerikes dhe ne radhet e Vatres. I ndjeri Vahit Cika pat lindur me 6 maj 1911 dhe nderroi jete me 12 Mars 1988.Ne Amerike pat ardhur qe me 22 Maj 1935, sipas regjistrave te Emigracionit ne New York.Vinte prej Permetit. Mori pjese en te gjitah amnifetsimet per mbrojtjen e trojeve amatre. ishte vatran i Dimrit dhe i Beharit, sipas fjalorit te vataranve te motshem.
I nderuari z. Satjka
Keni nderimet e stafit te Diellit, te Kryesise se Vatres dhe te gjithe vatraneve qe perkujtuat nje vatran te hershem!Do t’ju lutesha juve, dhe te gjithe shqiptareve te vjeter, te sjellin ne Vater mbresat dhe vleresimet e tyre per figurat e vatraneve.Askend nuk duhet te harrojme! Harresa eshte mosmirenjohje, kujtesa eshte vlersim. Faleminderit!
Te nderuar Shqiptaro-Amerikane
Te nderuar Vatrane
Nese keni ne shtepite tuaja, libra te vjeter,Letra, mesazhe, fotografi te shqiptareve te Amerikes,te Kuvendeve apo pikniqeve te Vatres, buletine, gjithcka qe ka te beje me Vatren dhe Vatranet, na i dergoni ne Shtepine e Vatres ne adresen:
VATRA
24 37 Southern BLVD
Bronx, NY, 10458
Ose
Na shkruani apo na i dergoni fotografite e scanuara ne Emailin: gazetadielli@gmail.com
Editori i Diellit
Dalip Greca
VATRANI SABIT BYTYÇI ORGANIZOI DARKË FONDMBLEDHËSE PËR VATRËN
*Diskutohet ideja për ndërtimin e një Platforme Strategjike për 100 vitet e ardhshëm për mbrojtejn e interesave kombëtare në SHBA/
Prej kohësh ka filluar një fushatë e Vatrës për të mbledhur fonde për sistemimin e arkivit, bibliotekës dhe mobilimit të sallës dhe zyrës. Dhuruesit e deritanishëm janë vatranët, kryesisht ata të Nju Jorkut, anëtarët e Këshillit, por ka pasë dhe dhurime më të rralla nga shtetet e tjerë, edhe pse në këtë fushatë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë vatranët sipas traditës së trashëguar në këta 103 vite jetë të Federatës VATRA. Deri javën e shkuar ishin mbledhë rreth 12 mijë dollarë.
Mbrëmjen e së Martës, me 21 prill 2015, në restorantin”Fiorino” në Nju Xhersi, vatrani i ka hershëm, atdhetari dhe biznesmeni Sabit Bytyçi,pronar i këtij restoranti, shtroi një darkë falas për të shtuar fondet për fushatën e Vatrës. Thirrjes së tij i ishin përgjigjur donatorë të përhershëm të çështjes kombëtare, të cilët dhuruan shuma të konsiderueshme. Ndër ta përmendim Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj me djalin Avni dhe nipin Xhaferr, Zef Balaj, Sejdi Bytiçi, Sejdi Husenaj, Haxhi Hysenaj, kryetari Gjon Buçaj, Elmi Berisha, Anton Raja, Besim Malota, Sherif Nezaj, Tush Lleshaj, dhe Agim Rexhaj. Një dhurues i veçantë ishte biznesmeni nga Shqipëria, Kadri Morina. Një pjesë e të pranishmëve i kishin bërë dhurimet më parë në Vatër.
Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj e falenderoi z. Sabit Bytyçi për nismën e marrë për ta organizuar darkën falas për të shtuar fondet e Vatrës. Po ashtu ai falenderoi donatorët e përhershëm z. Harry Bajraktari dhe donatorët e tjerë. Një falenderim të veçantë i drejtoi edhe z. Rrustem Gecaj, që rikonstruktoi katin e parë të Vatrës dhe sërish i është bashkuar dhurimeve.
Kjo darkë shërbeu edhe për të diskutuar për të ardhmen e komunitetit shqiptar dhe një riorganizmi më të mirë, më efikas, më largpamës, me një strategji e platformë Kombëtare, ku të piketohet rruga e 100 vjetëshit të ardhshëm. Nëse Vatra dhe Komuniteti shqiptar për 100 vitetet e shkuara e kanë kryer detyrën ndaj Kombit, duke siguruar fillimisht pavarësinë e Shqipërisë, e më pas kanë dhënë kontribut të çmuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës,dhe i kanë shërbyer çështjes kombëtare në viset e tjera të vendlindjes, për 100 vitete e ardhshëm duhet ndërtuar një Platformë e qartë dhe të dimë se ku shkojmë dhe çfarë dëshirojmë të arrijmë. Këtë ide e promovoi biznesmeni i njohur dhe veprimtari i shquar i çështjes Kombëtare, z. Harry Bajraktari. Ideja u përkrah dhe u debatua nga pjesmarrësit, ku shfaqën idetë e tyre: Rrustem Gecaj, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Mithat Gashi, Agim Rexhaj, Asllan Bushati, Sabit Bytyçi, Besim Malota, Anton Raja,Marjan Cubi, Zef Përndocaj, Sejdi Hysenaj, Sherif Nezaj e të tjerë.
Dr. Naim Dedushaj,drejtor i Drejtorisë për Investimet e Diasporës në Qeverinë e Kosovës, i pranishëm në darkë, i falenderoi pjesmarrësit, i përgëzoi për organizimin, dhe informoi për masat e reja që po merr Qeveria e Kosovës, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar lehtësira për investimet nag diaspora. Ai i përgëzoi investitorët e deritanishëm në Kosovë dhe i ftoi ata që t’i rrisn investimet sepse Kosoav ka shumë nevojë për to. Ai iu përgjigj pyetjeve të biznesmenëve të cilët paraqitën vërejtjet e tyre për burrokracinë, vonesat, por sidomos për korrupsionin dhe sigurinë e investimeve.
Gjatë darkës u mblodhën 13, 400 dollarë. Dhurimit i prinë sipas shumave: Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Xhaferr Gecaj, Kadri Morina, Haxhi dhe Sejdi Hysenaj, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Elmi Berisha, Anton Raja, Besim Malota,Sejdi(Sergio) Bitiçi etj. Dr. Gjon Buçaj i falenderoi donatorët dhe organizatorin.
Liista e plotë e dhuruesve, përfshirë edhe ata që kan dhuruar më parë, do të botohet në Gazetën Dielli.Fushata vazhdon edhe për degët, sipas mundësive.(d greca)
- « Previous Page
- 1
- …
- 116
- 117
- 118
- 119
- 120
- …
- 157
- Next Page »