• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NISI ME $ 13,150 FUSHATA E VATRËS

November 9, 2014 by dgreca

FUSHATA VAZHDON DHE DO TE PERFSHIHET CDO VATRAN/
Të Shtunën me 8 nëntor 2014, në Shtëpinë e Vatrës, nisi fushata për mbledhjen e fondeve që do të shërbejnë për arkivin, bibliotekën dhe moblimin e zyrave të Vatrës.
Fushata nisi në mbledhjen e Këshillit të Vatrës nën drejtimin e kryetarit dr.Gjon Bucaj.
Pasi z. Bucaj informoi për masat që ishin marrë për realizimin e veprimtarive me rastin Ditës së Flamurit, shtroi kërkesën e editorit për një mbështetje në realizimin e numrit special të 28 Nëntorit të DIELLIT, bëri thirrje që të gjithë duhet ta mbështesin editorin, që nga kryesia, Këshilli e deri tek anëtarësia e Vatrës.Ai vecoi kontributin e z. Uka Gjonbalaj.
Kryetari i Vatrës përmendi gjatë këtij takimi edhe intervisten që anëtari i këshillit të Vatrës, Ramiz Mujaj, i kishte marrë At Nikolla Markut priftin që shërben në Kishën e “Shën Mërisë” në Elbasan dhe e trajtoi me detaje gjendjen dhe rolin e kësaj kishe.
Më pas u diskutua për fushatën për mbledhjen e fondeve. Vatra ka një përvojë të gjatë në organizimin e fushatave, fillimisht për Kombin, dhe vonë për mbijetesen e vet. Janë të njohura fushatat për “Shpëtimin e Shqipërisë”, që pat nisë me 3 Qershor 1917,ku u mblodhën 150 mijë dollarë, Fushata për “Huanë Kombëtare” 1920-21, ku u mblodhën më shumë se 197 mijë dollarë. Po ashtu janë organizuar fushatat më pas si ato të pas Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar popullin shqiptar të dëmtuar nga lufta me anë të Kryqit të Kuq etj.
Po me ndihmën e fushatave fondmbledhëse nën drejtimin e z. Agim Karagjozi, Vatra ka sot Shtëpinë e saj trekatëshe(të siguruar nga z. Zuhdi Karagjozi), e cila ka kontributin e shumë vatranëve( Zef Balaj, Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, vëllezërit Bitici, Arjan Myrtaj, Agim dhe Ramiz Mujaj, Ahmet Hoti,Zef Pernocaj dhe shumë të tjerë)…. dhe së fundi u rikonstruktua falas nga z. Rrustem Gecaj.
Për drejtimin e fushatës u ngrit një Komision, i cili do të merret me mbledhjene fondeve dhe pas tij, një komision tjetër do të merret me projektin e Bibliotekës, Arkivit dhe moblimin e zyrave.
Fushata, e cila sapo nisi të Shtunën, do të vazhdojë edhe për të ardhmen. Anëtari i këshillit të Vatrës, vatrani Sabit Bytyci, do të organizojë në restorantin e tij një darkë për mbledhjen e fondeve.

Kontributet e mbledhura deri tani janë :

1- Bedri Lita – $ 3000
2- Mehmet Kadrija $1000
3-Skënder Murtezani $550
4- Agim Rexhaj $500
5- Asllan Bushati $500
6-Mithat Gashi $ 500
7-Agim Alickaj $ 500
8- Albert Perndocaj $500
9-Fatos Mucho $ 500
10- Merdjan Hysen $500
11- Marjan Cubi $ 500
12-Uka Gjonbalaj $ 300
13- Ahmet Giafo $ 300
14-Ibrahim Kolari $ 300
15- Leke Gojcaj $ 200
16- Dalip Greca $ 200
17- Ramiz Mujaj $ 200
18- Adem Cukaj $ 200
19- Ahmet Hoti $ 500
20- Ndrece Gjergji $ 100

****
1- Nexhat Kaliqi $ 1000
2- Gjon Bucaj $ 500
3- Ismer Mjeku $ 300
4- Syle Lajci $ 200
5- Idriz Lamaj $200
6- Halil Mula $ 100
Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, i falenderoi kontribuesit dhe se në këtë fushatë do ët përfshihet cdo vatran sipas mudnësisë që ka. Ai porositi degët që edhe ato në ëprvojën e Vatrës në vite, ta organizojnë fushatën paarlelisht.
Dr. Bucaj shprehu falenderime edhe për tre kontributorët e më parshëm, që i patën nisë dhurimet para fillimit të fushatës:
1- Cezar Ndreu, që investoi rreth 2 mijë dollarë për redaksinë e Diellit për kompjutera dhe print.
2- Ahmet Hoti, për dërgimin e $ 500
3- Ndrecë Gjergji $ 100

Filed Under: Vatra Tagged With: 150, FUSHATA E VATRES, NISI ME $ 13

DR. NAIL DRAGA, DREJTOR I QENDRËS KULTURORE NË ULQIN VIZITOI FEDERATËN VATRA

November 9, 2014 by dgreca

Të Shtunën me 8 nëntor 2014, Dr. Nail Draga, drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin, vizitoi VATRËN. Z. Draga shoqërohej nga kryetari i Shoqatës “Ana e Malit” Ismet Kurti dhe gazetari Beqir Sina.
Stdiuesi dhe shkrimtari Nail Draga, u prit nga Editori i Diellit, Dalip Greca. Ai e prezantoi mysafirin me historinë 102 vjecare të VATRË-s dhe 105 vitet e publikimit të Gazetës më të vjetër të Botës Shqiptare Dielli.
Z. Draga u njoh edhe me ekspozitën fotografike”100 vitet e Vatrës” si dhe me disa prej ekzemplarëve të arkivit, si dhe botimet origjinale të veprave të Nolit dhe Konicës.
Mysafiri, Dr. Nail Draga dhuroi për bibliotekën e VATRËS librin e tij”Intelektuali dhe Paragjykimet” si dhe kopje të revistës”Lemba”, revistë shkencore, kulturore e artistike, që botohet nga art Club Ulqin nën drejtimin e tij.

***
Dr. Nail Draga po të Shtunën ishte i ftuar edhe në studion e Televizionit Kultura Shqiptare të z. Adem Belliu, ku dha një intervistë për teleshukuesit e këtij televizioni. Z. Draga u intervistua nga gazetari Beqir Sina.
***
Sipas infromacioneve që ka gazeta Dielli dr. Nail Draga bëri edhe një vizitë në shkollën Shqipe në Bronx-NY, ku u prit nga themeluesi i kësaj shkolle, z. Gjergj Dedvukaj, nga drejtori i shkollës Mustafe Qosja dhe ekipi i mësuesve.
***
Po ashtu dr. Nail Draga ishte për vizitë edhe ne Shkollën Shqipe në Manhattan, ku pritën nga bashkshortët, drejtues të kë saj shkolle, Qemal dhe Kozeta Zylo. Mysafiri shoqërohej nga z. Ismet Kurti dhe Dr.Sabina Osmanovic.
Mysafirët vizituan shkollën shqipe dhe bashkë biseduan me më suesit dhe nxënësit.
***
KUSH Ë SHTË Dr. NAIL DRAGA?
Nail Draga ka lindur në vitin 1957 në Draginë (Ana e Malit) Komuna e Ulqinit, është gjeograf shqiptar.
Nail Draga Dr., në vendlindje ka kryer shkollën fillore gjegjësisht në Katërkollë(1972), të mesmën-gjimnazin në Ulqin(1976), ndërsa ka studiuar gjeografinë në FSHMN në Universitetin e Prishtinës (1976-1980). Nail Draga punuar në Unversitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Dega e gjeografisë, fillimisht si asistent e më pas ligjerues(1983-1998). Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka magjistruar(1988). Disertacionin e doktoranturës e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Ka qenë në dy mandate drejtor i shkollës “Bedri Elezaga” në Katërkollë-Ulqin(1998-2003, 2007-2011).
Nga 31.10.2011 është drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.
Dr. Nail Draga është autor këtyre librave:
1.Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club,Ulqin, 1994,
2.Albanci u Crnoj Gori, Art Club, Ulcinj, 1995,
3.Gjurmë gjeografike, Art Club,Ulqin 1997,
4.Komente dhe opinione, Art Club, Ulqin, 1999,
5.Shpalime gjeografike, Art Club,Ulqin, 2001,
6.Meditime për identitetin, Art Club,Ulqin, 2005,
7.Kultura dhe shoqëria civile, Art Club, Ulqin, 2009
8.Intelektuali dhe paragjykimet,Art Club, Ulqin, 2013
Dr. Nail Draga ka marrë pjesë në shumë takime, tribuna, sesione, simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore, nga fusha e gjeografisë, etnologjisë, historisë, ekologjisë dhe çështjeve të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.
Ka qenë anëtar i Këshillit të përgjithshëm të arsimit(2003-2008), subjektit me të lartë arsimor në Mal të Zi. Me ftesë të kongresmenit Tom Lantosh, me datën 30.10.2003, në Kongresin Amerikan në Uashington ka dëshmuar në një seancë degjimore në lidhje me Poziten dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme me kumtesa nga fusha e gjeografisë[1].
Deri më tash ka botuar rreth 300 artikuj, studime, recensione, vështrime dhe komente nga fusha e gjeografsië dhe e publicistikës, në botime të veçanta, revista dhe gazeta te ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.[2]
Dr. Draga është një nder themeluesit e Shoqatës së Artisteve dhe Intelektualeve ART CLUB[3] (28.12.1990) në Ulqin si dhe president saj nga viti 1995-2002. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës LEMBA (shkencë, kulturë, art) nga viti 1998. Po ashtu edhe redaktor dhe recenzentë i botimeve të ndryshme ne edicionin e botimeve të Art Club-it.Udhëheqes dhe organizator i shumë veprimtarive shkencore, kulturore dhe artistike. Gjithashtu merret edhe me publicistikë.

Filed Under: Vatra Tagged With: DR. NAIL DRAGA, DREJTOR I QENDRËS, FEDERATËN VATRA, kulturore, NË ULQIN VIZITOI

Na shkruajne nga Gjirokastra-KERKOJME TE AFERMIT TANE NE AMERIKE!

November 8, 2014 by dgreca

Jam Bashkim Çani nga qyteti i Gjirokastres nga Shqiperia. Ne nje artikull te gazetes lexuam se midis kontribuesve te tjere per Kontributet e Çeshtjes Kombetare ne vitin 1917 jane edhe Azis Roqi dhe Bilal Roqi.
Azis Roqi dhe Bilal Roqi jane te afermit tane, por per arsye te sistemit komunist ne jemi shkeputur dhe nuk kemi mundur dot te lidhemi me pasardhesit e tyre.
Ne duam te lidhim kontakte me trashegimtaret e Bilal Roqit. Femijet e Bilal Roqit jane Nebahet Roqi, Ali Roqi, Shevqet Roqi.
Dime qe Nebahet Roqi eshte martuar dhe mban mbiemrin Kazimi.
Nese mundeni, ju lutemi te na ndihmoni me nje adrese te trashegimtareve te Bilal Roqit, per arsye familjare qe jane ne interes te tyre.
Adresa jone eshte: Bashkim Çani
Lagjja: “Dunavat i pare”
Gjirokaster
Albania
Numer telefoni: +355684282993
E-mail: valtercani357@yahoo.com
Me respekt

Bashkim Çani

Filed Under: Vatra Tagged With: Bashkim Cani, KERKOJME TE AFERMIT TANE NE AMERIKE

33 mijë votues në Connecticut shpallin Pizzën e pronarit Shqiptar më e mira e vitit 2014

November 6, 2014 by dgreca

* “New York Family Pizza”, pronë e nënkryetarit të VATRËS, z. Agim REXHAJ,shpallet më e mira për këtë vit!/
*Në listën e përvitëshme të votueseve të Radio Q105 – të Pizza – Restoranteve -Pizza – lokali i shqiptarit Agim Rexhaj,zv/Kryetar i Federates Pansqiptare te Amerikes VATRA, votohet si restoranti më i mirë me 33 mijë votues/
Nga Beqir SINA – Groton Connecticut/
GROTON CONECTICUT : Radio Q-105 është një radio mjaft e dëgjuar në qytetin Groton- New London dhe në Connecticut (Konektikët) – e cila e ka shpallur Pizza – Restorantin e shqiptarit” New York Family Pizza”, si pizzerinë më të votuar dhe më të mirë në South-Easter-Connecticut (Konektikët Jug Lindor) nga dëgjuesit e radios numër 1 në Konektikët me motivacionin :”New York family Pizza” voted Best Pizza South-Easter Connecticut by Q105 listeners”
Restoranti i shqiptarit “New York Family Pizza”, i cili gjendet në qendrën tregëtare në qytetin Groton – me pronarë shqiptarin nga Peja zotin Agim Rexhaj është një biznes i njohur në këtë zonë qe 25 vite, i cili këtë vit është tërsisht i rinovuar dhe i ndërtuar në stlin europian të lokaleve, të gastronomisë, nga firma e ndërtimeve LT Construction me pronar Eltion Seferin.
Kjo Pizzeri u votua si më e mira e vitit 2014 – për përgatitjen e pizzës dhe shijen e saj nga 33 mijë dëgjues, tha javën e kaluar Radio-Q105, në një emison special drejtëpërsëdrejti – realizuar për 2 orë nga lokali “New York Family Pizza” ku reporterët e radios Q-105 me këtë rast shpërndan me dhjetra dhurata falas për klientët që hynin në Pizzeri.
Lokali që ka bërë emër të mirë në fushën e biznesit të suksesshëm shqiptarë në Amerikë, menaxhohet nga dy djemtë e zotit Rexhaj – Labinoti dhe Pajtimi (Lot dhe Timmy Rexhaj), të cilët me sjelljen dhe shërbimin e tyre shëmbullor – kane bëre atë që Restoranti “New York Family Pizza”, të shpallet më i votuari në pjesën Jug Lindore të Konektikët – nga 33 mijë preferues të picës.
Pizza e “New York Family Pizza”, tha të ejten Radio Q105 – është e përgatitur nga picemen të talentuar me shije të veçantë, ajo dallohet për nga cilësia dhe niveli i lartë i shërbimit – pastërtia e lokalit dhe estetika – të cilat kan bërë atë që ky lokal të jetë për vitin 2014 Pizza–Restoranti më i mirë, për gjithë zonën Juglindore të shetit federal – Konektikët. “Kostumerët e saj udhëtojnë me kilometra – për të ardhur dhe shijuar pizzën thotë Lot Rexhaj duke shtuar se dhe kërkesat e klientëve të saj – janë të shumta për hapjen e lokaleve të reja”.
Lot Rexhaj – menaxheri i suksesshëm i kësaj pizzerie, i tha Radio Q105 se ” Natyrishtë, që jam shumë i kënaqur për këtë vlerësim nga 33 mijë dëgjues të radios tuaj , por, shtoi ai do të theksoja se esenca e asaj që ne përpiqemi të bëjmë, në këtë pizza restorant, është se duam t’i japim klientëve një sens vendi dhe shije të veçantë, të ushqimit tonë, për të lënë çdo klientë sa më të kënaqur – dhe që të vijnë përsëri”, tha ai–
Ndërsa, vëllai i tij Timmy Rexhaj që punon mbi 70 orë në javë, tha për Radion Q105, drejtpërsëdrejti tha:” Së pari dhe më unë do të doja të shpreh mirënjohjen time për të gjithë klientët, të cilët votuan për Pizza e “New York Family Pizza”. Ne së bashku – natyrisht kemi pasur një kënaqësi absolute për të shërbyer njerëzit e Groton për 25 vjet ‘ tha ai.
Në këtë Restorant Pizzeri thotë pronari i saj – vlen të theksohet edhe puna shumevjeçare dhe profesionale e Pizzamenit Fatos Hetemaj – i cili është një i afërt me familjen Rexhaj.
Pronari i saj zoti Rexhaj për këtë sukses të arritur në Pizzeri-Restorant si piceria më e mirë e pjesës Juglindore të Konektikët, tha me këtë rast ai e vlerëson lartë kontributin dhe përkrahjen e parezerve të bashkëshortes së vet Dr.Laura Rexhaj.
Agim Rexhaj – aktualisht, është Nënkryetar i Federates Panshqiptare te Amerikes-VATRA dhe ka qenë për shume vite kryetar i LDK-së dega e saj në SHBA, atdhetar dhe demokrat i flakët, i cili ka një kontribut të madh në komunitet.

Filed Under: Komunitet, Vatra Tagged With: "New York Family Pizza", më i miri, për këtë vit!, pronë e nënkryetarit të VATRËS, shpallet, z. Agim REXHAJ

NË VËMENDJE TË SHTETIT SHQIPTAR: NDEROJENI AMERIKANEN CARRIE HOOPER!

November 3, 2014 by dgreca

CARRIE HOOPER, MESAZH EDITORIT TE DIELLIT
Përshëndetje i dashur Dalip! Po te njoftoj se në tetor mora pjesë në një projekt shumë domëthënës për mua. Në qytetin e Nju Jorkut ka një organizatë me emër Songs of Love Foundation (Fondacioni Këngë të dashurisë) që krijon këngë për fëmijë të sëmurë. John Beltzer, kryetari i kësaj organizate, kërkoi një këngëtar shqiptar për të kompozuar një këngë për një fëmijë të sëmurë shqiptar. U lidh nëpërmjet emailit me Dr. Anna Kohen, kryetare e shoqatës së grave shqiptaroamerikane Motrat Qiriazi dhe e pyeti nëse njihte ndonjërin që mund ta ndihmonte me këtë punë. Dr. Kohen ia dha Zotit Beltzer emrin tim dhe na vuri në kontakt nëpërmjet emailit.
Zoti Beltzer më dërgoi të dhëna për fëmijën e sëmurë trevjeçare që jeton me familjen e saj në Worcester të Massachussetts-it dhe shkruajta një tekst në shqip të mbështetur në të dhënat që ma kishte dërguar. Pastaj ia dërgova Zotit Beltzer tekstin shqip si dhe një përkthim anglisht me email. Disa ditë më vonë Zoti Beltzer dhe unë folëm në telefon dhe e ndihmova me shqiptimin e fjalëve. Kishim rënë dakord se Zoti Beltzer do të kompozonte mzikën për tekstin tim dhe do ta këndonte këngën. Megjithëse Zoti Beltzer nuk flet shqip, flet disa gjuhë të huaja, prandaj ka një vesh të mirë për gjuhë.
Pasi e ndihmova me shqiptimin e tekstit, Zoti Beltzer kompozoi një këngë dhe ma dërgoi me email. E dëgjova dhe i shkruajta Zotit Beltzer duke ia dhënë pëlqimin tim të këngës dhe duke i thënë se tingullonte mirë dhe kishte shqiptuar tekstin tim me shumë saktësi. Atëherë ma dërgoi kënga si cd dhe ia dërgoi edhe familjes në Worcester. Ndiej veten të privilegjuar që kisha mundësi të merrja pjesë në këtë veprimtari dhe patjetër mendoj se muzika është një prej ilaçeve më të mira për shpirtin.
Të uroj gjithë të mirat.

Të fala,
Carrie
***
Shenim i Editorit
* Carrie Hooper, është një ambasadore vuulnetare e kombit Shqiptar. E njeh shkëlqyer Gjuhën shqipe. në tekstin e mësipërm unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje.
Zonjusha Hooper ka shkruar shumë poezi e ka kompozuar këngë në gjuhën e bukur shqipe, ka evokuar figurat tona Kombëtare, ka mbështetur shumë Kosovën dhe ka shkruar e kënduar për të, ka dhënë koncerte ne qyteza e institucione të ndryshme amerikane me programe të këngëve shqipe. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari të shqiptarëve në Amerikë dhe në Kanada, edhe pse ka problem me shikimin, që e ka humbur tërësisht. Ajo ishte pjesmarrëse në festimet dyditore të 100 vjetorit të Vatrës me 28 dhe 29 prill 2012, ku këndoi këngë shqipe dhe Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe të Shqipërisë. Ka dhënë koncerte në komunitetin shqiptar dhe ka marrë pjesë në Festivalin Shqiptar në Michigan.
Do të doja që Shteti Shqiptar të bëjë dicka per ta nderuar këtë ambasadore që bënë më shumë veprimtari për cështjen Shqiptare se sa ambasadorët dhe konsujt e dekretuar të Shtetit Shqiptar dhe atij të Kosovës.

Filed Under: Vatra Tagged With: : NDEROJENI, AMERIKANEN, CAARIE HOOPER!, dalip greca, dielli, NË VËMENDJE TË SHTETIT SHQIPTAR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 120
  • 121
  • 122
  • 123
  • 124
  • …
  • 144
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT