• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

WASHINGTON- Dom Lush Gjergji rreth Shën Terezës

October 15, 2016 by dgreca

2-dom-lushi-22-dom-lushi1-leka-gjon-marjan1-leka-dom-lushi1-gjoni

1-para-pentagonit1-libraria-e-kongresit

 

Zeri i Amerikes- Biografi i Shën Terezës së Kalkutës, Dom Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, foli dje rreth jetës së saj në Bibliotekën e Kongresit në Uashington. Ai ndau me të pranishmit histori nga jeta e saj, këshilla që Shën Tereza i kishte dhënë dhe pas aktivitetit, bisedoi me Zërin e Amerikës edhe rreth marrëdhënieve të bashkësive fetare në Kosovë.

Ai e takoi Shën Terezën e Kalkutës në vjeshtë të vitit 1968 në Romë, dhe kështu nisi miqësia e tyre. Dom Lush Gjergji, biografi i Shën Terezës ka shkruar 16 libra rreth jetës së saj, dhe dje në Bibliotekën e Kongresit amerikan i ofroi dhjetëra të pranishmve histori rreth familjes dhe origjinës së saj, rrugëtimit për në Kalkutë, dhe këshilla nga bija zemërmadhe shqiptare. Dom Lush Gjergji shpjegoi se ajo zgjodhi Indinë sepse në Shkup kishte dëgjuar nga etërit Jezuitë mbi mjerimin, varfërinë dhe ndasitë fetare. Nga kjo, lindi dëshira e saj për të jetuar mes njerëzve atje dhe për të punuar për të mirën e tyre dhe në mesin e tyre.

Dëgjuesit u çuditën kur mësuan se si mbërriti ajo në Kalkutë:

“Udhëtimi për në Kalkutë u zhvillua në tri faza: me tren Shkup-Zagreb me 26 shtator të vitit 1928; prapë me tren Zagreb-Dublin me 13 tetor të vitit 1928; dhe së fundi me anije Dublin – Kalkutë prej 1 dhjetorit deri më 6 janar të vitit 1929. Gjashtë javë ka udhëtuar me anije në atë kohë” tha ai.

Me rastin e dhënies së çmimit Nobel, përballë shumë gazetarëve në Oslo Shën Tereza i tha Dom Lush Gjergjit:

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në të gjithë botën. Lutuni shumë për fukaratë e mi, dhe për mua dhe për motrat e mia. Unë lutem për ju, Motra Tereza Bojaxhiu.” 

Pas ligjëratës së tij, ai bisedoi me Zërin e Amerikës rreth pozitës së bashkësive fetare në Kosovë:

“Vëllazëria gjithë shqiptare është platforma, apo është trualli në të cilin ndërtojmë. Fetarisht, fatkeqësisht jemi të ndarë, por fatbardhësisht nuk jemi të përçarë. Për këtë arsye, kultivojmë dialogun ndërfetar krishtero-mysliman apo myslimano-të krishterë, në stilin e jetës dhe të veprës së Nënës Terezë e cila mbështetet në dy parime: e vërteta dhe dashuria”.

…dhe marrëdhënieve ndërmjet tyre:

“Ne kemi takime të rëndomta dy-tremujore të përfaqësuesve, apo kryesuesve, apo siç thuhet tani liderëve të komuniteteve fetare dhe bisedojmë haptazi dhe çiltazi, dhe vëllazërisht për të gjitha çështjet. Kuptohet se kemi dallime, dhe ajo është e natyrshme sepse bashkimi në dallime është mozaiku i ynë. Por nuk kemi çështje të hapura, dhe çështje të cilat ngrisin tensionin apo shkaktojnë konflikte. Mundohemi të komunikojmë vazhdimisht dhe të merremi vesh për çdo çështje, duke kërkuar të mirën e përbashkët. Se e mira ose është e përbashkët, ose nuk është e mirë fare”.

Dom Lush Gjergji e përfundoi ligjëratën me një këshillë që i kishte dhënë dikur Shën Tereza. Ajo i kishte thënë:

“-Është një porosi dhe testament të cilin ta dhuroj ty, dhe ti do t’ua dhurosh të tjerëve. Kqyre dorën tënde.

I thashë ‘e kqyr çdo ditë, është dora ime, e njoh’. 

-“Jo, jo, kqyre mirë.”

Pastaj më tha: – ‘Kqyri pesë gishtërinjtë e tu, dhe çdo mëngjes, pasi të zgjohesh pyete vetveten: çdo të bëj sot për Zotin? Dhe Zoti të ka dhënë edhe një dorë tjetër, dhe pesë gishtërinj të tjerë. Dhe pyete veten ‘çdo t’bëj sot për njeriun?’ Dhe vazhdoje jetën. Në fund të ditës, pyete vetveten: ‘Ç’kam bërë sot për Zotin?’ dhe ‘Ç’kam bërë sot për njeriun?’

Filed Under: Vatra Tagged With: dom Lush Gjergji, rreth Shën Terezës

VIZITE TEK Z. AGIM KARAGJOZI(PRESIDENT NDERI I VATRES)

October 14, 2016 by dgreca

1-dy-nenkryetaretNë vijim të një tradite të vjetër të Vatrës, që ka si objekt respektimin e veteranëve vatran ,ish drejtuesve të saj  dhe të  kontributeve të tyre  në Vatër, së bashku me  Nënkryetarin  Zotin Agim Rexhaj dhe  anëtarin e Këshillit  Drejtues  Zotin Zef Balaj, në pasditen e datës 12 Tetor 2016, bëmë një vizitë në shtëpinë e  Presidentit të nderit të Vatrës Zotit Agim Karagjozi.

Pasi u përshendetëm me Zotin  Agim dhe bashkshorten e tij Zonjën Rozi, menjëherë u nisëm për në dhomën e ndejtjes ku  biseduam gjatë per shumë gjëra.  Që në krye të herës Z.Agim pyeti për shendetin e sejcilit nga ne, të familjeve tona dhe pastaj për Kryetarin Gjon Bucaj, Zef Përnocajn, Dalip Grecën, Marjan Cubi, Jonuz Ndreun e shumë vatranë të tjerë. Kur mori vesh se Jonuzi kishte kaluar një  problem shëndetësor, filloi të derdhte lot për të dhe ne  në atë moment e lidhëm në telefon me Zotin Jonuz Ndreu.Të pranishmit dëgjuam në spiker bisedën e tyre dhe respektin e dashurinë për njeri tjetrin të këtyre dy vatranëve veteran të cilët u përlotën gjatë bisedës, por që  edhe ne nuk shpëtuam nga kjo ndiesi.

Në vijim Z.Agim Rexhaj i përcolli zotit Karagjozi  përshëndetjet e Kryesisë së Vatrës, Kryetarit dhe posacërisht të  Zotit Dalip Greca i cili për arsye të një gjendje të lehtë  gripale e kishte të pa mundur të ishte i pranishëm (dhe duke bërë humor i tha  se Dalipi  nuk deshi të ju a ngjiste gripin edhe Ju). Z.Karagjozi  tha :”thuaj shkurt se Dalipit i pasa rënë flama”  dhe në vazhdim shprehu falenderimet e tij për kronikën e editorit të “Diellit”, që i ishte kushtuar ditëlindjes së nëntëdhjetë  të tij, por edhe për shumë artikuj të ndryshëm  të “Diellit” të cilat i vleresoi  si shumë të rëndësishme e me nivel ,duke theksuar specifikisht ato qe percillnin jehonën e shënjtërimit të Nëne Terezes. Dhe në vazhdim i tha Z. Zef Balaj :”Edhe ti Zef ke bërë punë shumë të mira në riparimin e mirmbajtjen e godinës së Vatrës, në kontribute financiare e ndoshta nuk kam pas mundësinë  të të falendroj, por gjej rastin t’ju a pohoj sot se jane kontribute  të rendesishme që duhet të dihen nga brezi i ri i vatranëve. Por ama ndonjë herë ma ke pas pru në majë të hundës me kundërshtitë në diskutime sa një herë u mata të të nxirrja jashë nga mbledhja, por pastaj  u pendova dhe se bëra”.  Qeshëm të gjithë dhe i thamë se:” do të kishe  bërë më  që ta kishe nxjerrë jashtë mbledhjes  Zefin se do t’ju a kishte mbajtur vath në vesh deri sot që po bisedojmë”.

Biseduam për punët që po bëjmë në kuadër të “Vitit Konica” ,për përgatitjet për festimin e 28 Nëntorit, për ekspozitën Konica që mendojmë të hapim, për konkursin, rregullimin e arkivit e të bibliotekës dhe për vizitorët e shumtë që kemi patur kohët e fundit në Vatër. Me shumë ndiesi  ai përcolli përgëzimet e tij për sa më sipër dhe në të njejtën kohë  cfaqi dëshirën që edhe ai të bënte  kontribote  sado pak në këtë drejtim.

Në vazhdim e pyeti Z.Agim Rexhaj për situatën në Kosovë dhe si po shkojnë problemet  me ceshtjen e kufirit me Malin e Zi. Kurse duke mu drejtuar mu më tha se kishte lexuar në “Dielli” disa artikuj të numurave të fundit të cilët i kishte pëlqyer, ku vecoi ate me titull:”A mund të pastrohemi nga pisllëku”.

Pas një bisede  të këndëshme (gati dy orëshe) me Z.Agim Karagjozi, u larguam prej tij me ndiesinë se të gjithë u kënaqëm.  Por në radhë të parë  ne drejtuesit  më të rinjt e Vatrës ,plotësuam një obligim  shpirtëror ndaj një brezi veteran  sic është rasti i Z.Karagjozi, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij ja kushtoi Vatrës dhë ceshtjeve kombëtare. “Ju falenderoj shumë tha ai, kur na përcolli deri tek dera. Vatra për mu ka qenë një familje e dytë. Dhe ju që erdhët sot për vizitë tek unë jeni pjesë e familjes”.

Vatra, vërtetë ka shumë nevojë që edhe në të ardhmen,të punojë që ndiesinë e afrimitetit si në familje, ta përciellë e ta kultivojë edhe tek gjenerata e re në mënyrë që Vatra të ngrohë shpirtin, zemrën dhe mendjen  jo vetëm të cdo vatrani por edhe të gjithë Komunitetit Shqiptar në SHBA e më gjërë..

Nënkryetari  i Vatrës

ASLLAN BUSHATI

Filed Under: Vatra Tagged With: agim Rexhaj, asllan Bushati, Vizite etk z. Agim Karagjozi, Zef Balaj

JETA E FAIK KONICES,- PA ENIGMA

October 9, 2016 by dgreca

1-faik-konica

“Kush nuk është i verbër s’mundet të mohojë që sot për sot shumë Shqiptarëve u digjet zemra për përparimin e Atdheut.“-Konica/

Opinion nga Agim Xh. Dëshnica- Boston/

Në shtator 2016, në gazetën Dielli është botuar një shkrim përkujtimor me titull “DHE DY ENIGMA: FAIK KONICA ANARKIST REVOLUCIONAR DHE TESTAMENTI”. Autori Fotaq Andrea, njihet me krijimet e veta letrare dhe sidomos me përkthime nga letërsia franceze,Nëshkrimin e ri, nga dy enigmat, e para, është zgjidhur nga vepra prej atdhetari,e Faik Konicës, e dyta, është një sajim tashmë i njohur gazetarësh . Pra, këto dy të panjohura s’kanë qenë as janë më të tilla. z.Andrea, kureshtar për jetën e Konicës  shton dhe një enigmë  të tretë që ka të bëjë  me jetën intime të Konicës. që s’është objekt i temave që trajtohen, për figurat e shquara  të historisë e kulturën sonë kombëtare. Jeta intime e Konicës i takont vetëm atij. Pra, autori duke gjurmuar Konicënnë shtigjet e mjegulluar të rinisë, zhvillon temën -anarkiste revolucionar- e vështirë për lexuesin e gjerë, dhe zgjon padashur nga gjumi letargjik një varg falsifikatorësh të historisë dhenxënësit e tyre me fjalorë robotësh. Në një kohë, kur diktatura po rrokullisej drejt honit, disa kritizerë vogëlanë me grada shkencore, morën përsipër të shkonin më larg. Në librin „Historia e Shqipërisë“, vëllimi II 1984, shtrembërimi i historisë kaloi çdo kufi, me përcaktime si këto:„përfaqësuesit e rrymës reformiste të lidhur me regjimin e sulltanit synonin të kufizonin Lëvizjen kombëtare vetëm me disa kërkesa kulturore dhe ekonomike. Shprehëse e ideve dhe programi i kësaj rryme ishte revista Albania e Konicës“. Po kush ishin këta „përfaqësues?“ Në revistën Albania Konica mblodhi rreth vetes poetë e shkrimtarë të talentuar, si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Çajupi, Fan S. Noli, Asdreni e Filip Shiroka, të njohur në histori si patriotë të lirisë e pavarësisë së atdheut. Kurse në librin „Historia e Letërsisë Shqiptare,“ gjenden këto rradhë me shpifje e fyerje: „Faik Konica (1875-1942). Bir i një familjeje të vjetër bejlerësh, kryesisht publicist, ai nisi veprimtarinë letrare me botimin e revistës “Albania” (Bruksel 1897) dhe drejtoi për disa kohë gazetën “Dielli” të emigracionit shqiptar në SHBA, ku e kaloi pjesën më të madhe të jetës. Që në vitin e saj të parë, “Albania” u vu në shërbim të politikës austo-hungareze ndaj Shqipërisë. Politikan i paskrupull, Konica ishte i paqendrueshëm, brutal e agresiv tërë jetën, duke sulmuar me një rast e me një tjetër shumë patriotë përparimtarë, duke u orvatur të diskretitonte qeverinë e parë të Ismail Qemalit, apo të godiste Kongresin e Lushnjës. Pas kundërrevolucionit të vitit 1924, ai u lidh me regjimin e Zogut, u përpoq të dëmtonte pabesisht Nolin me polemika e kërcënimet, apo të përçmonte veprën e Naimit. Shpesh ai paraqiti në mënyrë të tillë të errët pamjen e vendit, sa ushqeu mosbesimin në një të ardhme të përparuar e përgjithësisht në forcën popullore e përparimtare, duke mbrojtur, nga ana tjetër, që në krye të herës, tezën se vetëm paria aristokrate ishte në gjendje të udhëhiqte Shqipërinë, Këto të tëra, të veshura me një petk oksidentalizmi.“ Megjithatë gjithë kjo tymnajë nuk mundi kurrë të mbulonte një nga yjet e botës  kulturore  e  letrare shqiptare, Faik Konicën. Edhe pas vitit 1990, në librat „Historia e Popullit Shqiptar“-III dhe „Fjalori Enciklopedik Shqiptar“, jeta e vepra e Konicës e rindërtuar po prej atyre duarve, trajtohet  e vagët, kryesisisht nga ana kulturore e letrare: „shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, njëri ndër personalitetet më në zë të kulturës e letërsisë shqiptare.“

Po ç’thotë  jeta  dhe vepra e Konicës?

Lindja dhe shkollimi.

Lindja e Faik Konicës më 15 mars 1875, në një familje fisnike shqiptare në Konicë, vendbanim i hershëm shqiptar, pa asnjë dyshim ndikoi në edukimin e shtegtimin e tij patriotik, arsimor e kulturor. Mësimet e para i mori në vendlindje, mësimet e mesme në Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër e në Liceun Perandorak francez të Gallatës në Stamboll dhe i përfundoi në Francë. Pas tyre ndoqi studimet e larta për filozofi në Dizhon e Paris, Atje, në disa konkurse për hirë të aftësive intelektuale, u nderua me çmime të para. Mandej la Europën e udhëtoi për në Amrikë. Më 1912, u diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit.

Veprimtaria atdhetare.

Historia e vërtetë për Faik Konicën rendit një varg vlerash: atdhetar i madh, politikan, drejtues i lëvizjes patriotike dhe diplomat. Mbi të gjitha ai njihet, si veprimtar në shërbim të kombit, me kryeveprën e vet, revistën Albania, në Bruksel e Londër dhe lidhjet e pandërprera me atdhetarët e mëdhej të Rilindjes Kombëtare, me letra dhe në kuvende. Përgjigjen më të gjetur ndaj shpifjeve për dashurinë e madhe ndaj bejlerëve turkoshakë, e jep Konica vet me vjershën e njohur satirike, Anadollaku në mësallë dhe thëniet filozofike të shpërndara në gazeta, revista e librat e veta. Konica aq sa qe i rreptë ndaj „festellinjëve“, që humbisnin kohën larg lëvizjes për pavarësi, po aq urtë shtronte çështjen e pavarësisë, teksa shkruante:“Vërtet  Shqiptarët sot për sot zunë të kenë një dëshirë të pambajtur për gjuhën t’onë; vërtet ata më të ftohtët zunë të kuptojnë se është nevojë t’i fryjmë gjallim kombit; vërtet dalin libra e të përkohëshme, në të cilat kombi mori shije e pa të cilat nuk jeton dot pas sodit; vërtet, me një fjalë, punët ndryshuan në ca vjet e sipër, e kush nuk është i verbër s’mundet të mohojë që sot për sot shumë Shqiptarëve u digjet zemra për përparimin e Atdheut. Po, me gjith këto, nuk  kemi lumtimin të shohim një bashkim të vërtete e të fortë.“ Hasan Kaleshi, një nga studiuesit seriozë të veprës së Konicës, rreth zhurmës akademike në lidhje me qendrimiin ndaj Austrisë, shkruan: „Edhe sikur kjo pasqyrë e (Konicës) të na dilte me disa njolla, madje edhe krejt negative ashtu sikurse duan ta paraqitin dogmatikët e Shqipërisë dhe mjerisht, nën ndikimin e tyre, edhe disa në Kosovë, prapë se prapë nuk do të kishte të drejtë askush që ta hjekim Konicën nga lëvizja jonë kombëtare, nga historia e jonë e kulturës dhe e letërsisë. Sepse, duke e hjekur nga këto, ne s’bëjmë gjë tjetër veçse varfërojmë kulturën tonë edhe jo aq të pasur dhe si pasojë varfërojmë edhe vetveten.“ Gjithashtu edhe dijetari i njohur Namik Resuli duke mbrojtur Konicën shpjegon, se „Austria i ka mbrojtur gjithmonë shqiptarët, ndryshe sllavët dhe grekët do ta merrnin zvarrë Shqipërinë.“ Në një prej librave të publicistit nga Kosova, Bejtullah Destanit, botohet një shkrim i vitit 1912, i poetit të shquar francez Guillaume Apollinaire, i njohur me Konicën më 1903, në Londër. Ndër të tjera ai shkruan: „një nga njerëzit që kam takuar e kujtoj me nderim të veçantë, Faik Bej Konica, është një nga më të pazakontët.“  Apollinaire, na bën të ditur se gjatë studimeve në Francë, Konicën e mundonte malli për atdheun e vet, Shqipërinë. I kthyer në Turqi ai kishte marrë pjesë në një lëvizje të fshehtë kundër Sulltanit. U dënua në mungesë, dy herë me vdekje. Më tej poeti francez tregon një ndodhi rreth Konicës e revistës Albania në Bruksel: „Një ditë ai tërhoqi vemendjen e një polici. Ai e pyeti:-‚Nga ç‘vend jeni?‘–‚Jam nga Albania.‘-‚Ku banoni?‘–‚Në rrugën Albania.‘-‚Me ç’punë merreni?‘-‚Punoj në Albania.‘-‚Mos doni të talleni me mua?‘, u përgjigj polici, e kështu patrioti shqiptar e kaloi natën në një nga stacionet e policisë.“

Faik Konica më 14 prill 1912 merr pjesë në themelimin e Federatës Panshqiptare Vatra në Boston dhe zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Më 1913  Fan Noli e Faik Konica,  përfaqësuan  Federatën Vatra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Po atë vit në Kongresin e shqiptarëve në Trieste, të mbledhur për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, Konica zgjidhet kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai kreu shërbime  diplomatike për Shqipërinë, në Austri, Zvicër, Itali etj. Më 1921 i kthyer në Boston, zgjidhet kryetar i Federatës Vatra. Me anën e gazetave Dielli dhe Shqiptari i Amerikës. përkrahu zhvillimet demokratike në Shqipëri. Kështu, në gazetën Dielli 22 janar 1922, Faik Konica shkruan:”Fan Noli do t’i bënte shërbimin më të madh Shqipërisë, sikur të ish i zoti të klliste pakë frymë regulle, drejtësie dhe bindjeje në mes t’asaj turme të dehur e cila vë në rrezik një popull të pafajshëm, të shënuar nga dora e fatit për një vdekje t’afërme dhe të turpshme.” NdërsaNoli i ngritur në mbrojtje të Konicës në Parlamentin e vitit 1923, u shpreh:”Faiku është krylëronjësi i gjuhes sonë, është zbulonjësi i flamurit tonë të harruar, është kryekalëronjësi i lirisë dhe independences kombëtare, dhe ne të gjithë s’jemi veç dishepujt e tij. Historia e paanshme s’munt ta mohojë këtë gjë, as s’munt të mohojë që i ka falur çështjes tërë rininë e tërë mendjen këtu e njëzetë e shtatë vjet me radhë pa reshtur.”

Faik Konica gjatë qeverive të viteve 20-40, vijoi t’i shërbente Shqipërisë, me detyrën e konsullit, pastaj të ministrit fuqiplotë në Uashington deri në fund të jetës më 15 dhjetor 1942. Letrat në fillim të Luftës së Dytë Botërore me Mbretin Zog, ministrat apo sekretarët e tij në Londër, me Fan Nolin në Boston dhe Departmentin e Shtetit në Uashington, dëshmojnë për shqetësimin e tij të madh për fatin e atdheut të pushtuar.

Veprimtaria kulturore e letrare.

Komentuesit e majtë në Shqipëri, sipas zakonit të vjetër thonë, se Faik Konica krijoi pak ose disa shkrime i la të papërfunduar. Përkundrazi! Gjithë ajo veprimtari e gjerë në Shqipëri, Europë e Amerikë, ligjëratat, shkrimet pa mbarim në gazeta e revista, qindra letra e dokumente në arkivat e Uashingtonit, dëshmojnë krejt ndryshe.Faik Konica përmendet në historinë e vërtetë të kulturës sonë kombëtare,si krijues i prozës moderne, shkrimtar i talentuar e poet me ndiesi të veçanta, eseist i rallë, themelues i kritikës letrare shqiptare, publicist, përkthyes, mjeshtër i gjuhës shqipe dhe studjues i gjuhëve të tjera. Në rrethet intelektuale të Parisit, ai njihej si një nga shqiptarët më të kulturuar, zotërues i disa gjuhëve, i papërmbajtshëm në polemikë, kur bëhej fjalë për mbrojtjen e dinjitetit të kombit shqiptar, i gatshëm t’u përgjigjej në çdo gjuhë, atyre që fyenin atdheun, ashtu siç dinte ai vetë, Faiku i Albanias historike. Namik Resuli, shkruan: „Proza e Faikut është shumë e këndëshme, shumë e limuar e njëkohësisht shumë e thjeshtë e fort e rrjedhëshme. Ajo zbret në zëmër të lëçitësit mu si nektari i perëndivet që deh dhe ngreh shpirtin në një botë tjetër, në një botë bukurishë të pasosura. Artikujt e Albanias e të Diellit, shtyllat e Dr. Gjëlpërës e përkthimet si ato të përrallave arabe, përbëjnë në vetvete më se një vepër të plotë e të kryer. Ato do të mbesin për Shqiptarët si ca nga faqet më të bukura e më të hijeshme të prozës, si një model i gjallë i shqipes, jo vetëm nga pikëpamja estetike po edhe nga pikëpamja e  punimit të gjuhës.“Veprimtaria kulturore letrare e Konicës në shërbim të atdheut përshkoi shtigje të shumta në Europë e Amerikë. Më 1895 në Paris nxjerr në dritë librin Shqipëria dhe turqit. Në Bruksel e më pas në Londër, boton revistën Albania dhe Albania e Vogël. Më 1909 i ftuar nga atdhetarët shqiptarë të Amerikës vendoset në SHBA. Në Boston drejton gazetën Dielli, krahas saj të përkohëshmet Trumbeta e Krujës, Ushtimi i Krujës. Bota e Re etj. Këto gazeta e revista politiko-kulturore dhe letrare të Rilindjes sonë, bënin të ditur këdo  me historinë e pasur e kulturën e popullit shqiptar dhe programin e lëvizjes kombëtare. Disa nga këto krijime janë: Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, Një ambasadë e Zulluve në Paris, Katër përralla nga Zullulandi, Shqipëria si m’u duk, përkthimi Nën Hijen e Hurmave, Ndryshe nga tërë krijimet e realizmit socialist, Konica me rrëfimet mjeshtërore, pa fyer me emër,asnjë pajis me dijeni të githanëshme çdo lexues, mëson si duhet folur e shkruar shqip. Shkruan me nderim për traditat e mira kombëtare, edukatën e moralin, thjeshtësinë në veshje e sjellje, për historinë e vërtetë, politikën, filozofinë dhe kryerjen e detyrave në përputhje me ligjet në fuqi. Pa zbukuruar asgjë, ai kritikon të metat e shoqërisë pa tepri me qellim të qartë prej atdhetari, përparimin e mëtejshëm në vendin tonë. Me këshillat, ”ruaju nga vetja e nga të tjerët” në një farë mënyre u drejtohet bashkëatdhetarëve si prind e vëlla. Shumë nga e krijimet e Konicës kanë ngjyresat e një proze poetike. Të tilla janë Malli i Atdheut, Ca kujtime mi At Gjeçovin, Anës Liqenit, Në liqen, Bora, Jeta e Skënderbeut, Abdul Frashëri, Naim Frashëri, Nga leximi i tyre zbulohet poeti i ndijshëm i dashurisë për atdheun dhe heronjtë e kombit, për njeriun e natyrën. Krahas veprimtarisë atdhetare e diplomatike, shkrimet e botuar deri më sot, gjuha e bukur shqipe me prirje drejt njësimit, mënyra fisnike e të folurit, janë shembëll për të gjithë, edhe sot, qoftë për poetët, shkrimtarët e kritikët e letërsisë, qoftë për politikanët e gazetarët shqiptarë. Faik Konica me kritikën e përkryer, vlerësonte sipas meritave të gjithë pa përjashtim, poetët e shkrimtarët, Naimin, Fishtën, Nolin, Asdrenin, Çajupin, madje për çështje politike edhe Ismail Qemalin, Ahmet Zogun, Fan Nolin etj. Ndërkohë ai mbeti deri në fund miku i tyre besnik. Veçojmë edhe raste, kur Konica në kritikat e veta përfshinte edhe ndonjë poezi të Naimit, për të cilin zhurmojnë më kot edhe sot analistët soc-realistë dhe heshtin për vlerësimin në tërësi  të veprës së Naimit. Ata harrojnë, se Konica si kritik kërkues i palodhur, i mësuar me poezinë e poetëve të mëdhej modernë në Paris e Londër, duke çmuar dhuntinë e poetit tonë romantik, aftësitë shprehëse e hijeshinë e gjuhës shqipe, dëshironte një Naim të niveleve bashkëkohore europiane. Kundër tërë kësaj zhurme, Konica në shkrimin Naim Frashëri, rendit një varg cilësish të poetit tonë kombëtar, si: “zëmër–gëzuar, mëndjehollë, fjalë kripur, ndjesë hollë, yll i ndritshëm e i rrallë në qiell të Shqipërisë.” At Gjergji Fishta, adhurues i Naimit e quante Konicën “arbiter i shkrimeve ma elegante të shqipes”, ndërsa Fan S. Noli “euridit të shkëlqyer dhe patriot i madh.”  Për poetin Apollinaire, ai është një “enciklopedi  ambulante.”Shumëkush befasohet, kur edhe në vitet 40-44, në Shqipëri nxënësit vijonin të njiheshin me jetën e veprën e Faik Konicës, përmes librave “Te Praku i Jetës,” “Rreze Drite,” “Shkrimtarë Shqiptarë”, “Bota Shqiptare.” Ndërsa më 1955 në Prishtinë botoheshin veprat e plota të Konicës, në Shqipëri gjatë tërë viteve të diktaturës ndalohej çdo shkrim i tij. Në ato kushte, kur shkrimet e Konicës nuk njiheshin as nga nxënësit, as nga studentët, vihej re, se profesorët pa kulturë tejkalonin çdo cak. Në përpjekjet e tyre për të zhvleftësuar gjithçka, përdornin terma të huaja për mendimin estetik, larg të vërtetave, si këto: “reaksionare,” “borgjezo-klerikale,” “mistiko-fetare,” “formaliste,” ”paskrupull,” “brutale,” ”agresive,”etj.  Edhe në kohën, kur sistemi socialisto-komunist, qe shembur,  po ata profesorë pasi shtrembëruan me ngulm jetën e veprën e Nolit, u sulen të botonin veprat e Konicës, meqë sipas tyre nuk qenkeshin më të tilla, as “reksionare”, as “formaliste”, por “madhore.”

* * *

Për shkak të paaftësisë e ngutjes, po këta profesorë qarkulluan me bujë“Testamentin”, një dokument i sajuar ngagazetarët përmetar e shkruar, kinse nga Konica,: “Të nderuar zotërinj! Ndrroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më kini kuptuar më qart në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, në se ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptar nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe harxhet e rrugës për trupin tim pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuar Noli dhe ju të nderuar shqiptarë dhe ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.” Boston 1942.”Dhe autori i pavemednshëmçmon “kontributin e prof. Jorgaqit” për këtë çështje, teksa në krye të shkrimit vendos datën 1940,ku,emri  “Lamja i vogël” nuk duket kund. Megjithatë shkrimi i testamentit nuk është aspak, i krijuesit të prozës shqiptare Konicës. Në vitin 1940, Faik Konica me Fan Nolin ishin së bashku në krye të detyrës për shpëtimin e atdheut, dhe “Lamja”, nuk dihej, se ku jetonte. Në gazetën  Dielli 20 tetor 1965, Nik Kreshpani, hedh dritë. mbi këtë çështje të shtruar nga Noli në një takim me disa të dërguar nga Tirana rreth vitit 1945. “Ata u përgjigjën: ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit.’ Noli i ndezur u tha: ’Po dëgjojmë dita ditës, se jeni dyke gjykuar kundërshtarët tuaj të gjallë, po kurrë nuk na kishte shkuar mendja, se jeni aqë trima sa të hidhni në gjyq edhe të vdekurit.” Pra, edhe “letrat” për këtë çështje, të dërguara gjoja “me konsiderata” diktatorit,  madjetë botuara për habiedhe më 1996, nga këta soj profesorësh,të cilët përpiqen  më kot ta vendosin Konicën në krahun “revolucionar” apo “socialist”, dhe  Fishtën e madh  në kampin fashist, janë pa kurëfarë vlere.Dijetarët e mirëfilltë të historisë, bashkohen në një mendim: Faik Konica, ky gjeni i shqiptarizmit, është ndërlidhësi më i fuqishëm i Rilindjes Shqiptare me personalitet i kulturës e i letërsisë. Vetëm pas triumfit të demokratëve në Shqipëri, Faik Konica u nderua prej tyre me titullin e lartë, Nderi i Kombit dhe sipas amanetit të hershëm lënë mikut të  vet Nolit, tashmë ai prehet në tokën amtare që e deshi aq fort, në kodrat e Tiranës pranë Sami, Abdyl e Naim Frashërit.

Filed Under: Vatra Tagged With: Agim Xh Deshnica, Faik Konica, pa enigma

THIRRJE E VATRES-SOT PER SUZANNA SHKRELIN

October 9, 2016 by dgreca

Të ndimojmë Suzanna Shkrelin për Kongres/

2-suzana-shkreli-2-300x269

“Vatra” njofton se do te organizoje nje takim me qellim për të ndimuar Suzanna Shkrelin nga shteti Michigan, në garën e saj për Kongresin Amerikan.
Eshte në misionin e “Vatrës” të nxise dhe të përkrahe përparimin dhe integrimin e shqiptarëve në jetën amerikan, qoftë ajo e arsimit dhe kulturës, e “business-i” dhe politikës, në frymën e traditës së kësaj demokracie të madhe.
Prandaj “Vatra” u ben thirrje antarëve të vet, shoqatavee dhe të gjithë shqiptarëvee në komunitet që, së bashku, të tregojmë solidaritetin tonë me përkrahjen e kandidaturës së kësaj kandidateje shqiptaro-amerikane, për t’a çuar antare të Kongresit në Washington. Ajo ka lindë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga prind të emigruar prej trojevet shqiptare dhe eshte kryelartë për origjinën e saj. Me përgatitjen profesionale dhe me me cilesitë fisnike të trashiguara jemi të bindur se ajo do te jete nje kongresiste e denjë që do të përfaqësojë me dedikim interesat e zonës së saj elektorale, interesat dhe vlerat me të mira të popullit amerikan, të këtij populli bujar e fisnik dhe mik e dalëzotës i popujve të vegjël në përgjithësi dhe i shqiptarëve në mënyrë të veçantë.
Takimi do të mbahet ditën e djelë me 9 tetor 2016, prej orës 3:00 deri në 6:00 mbas dreke, në selinë e “Vatrës”, në 2437 Southern Boulevad, Bronx NY 10458.
Kryesia
(Gazeta DIELLI)

Filed Under: Vatra Tagged With: per Suzana Shkreli, thirrje, Vatra

Thirrje e VATRES

October 6, 2016 by dgreca

Të ndimojmë Suzanna Shkrelin për Kongres/

“Vatra” njofton se do te organizoje nje takim me qellim për të ndimuar Suzanna Shkrelin nga shteti Michigan, në garën e saj për Kongresin Amerikan.
Eshte në misionin e “Vatrës” të nxise dhe të përkrahe përparimin dhe integrimin e shqiptarëve në jetën amerikan, qoftë ajo e arsimit dhe kulturës, e “business-i” dhe politikës, në frymën e traditës së kësaj demokracie të madhe.
Prandaj “Vatra” u ben thirrje antarëve të vet, shoqatavee dhe të gjithë shqiptarëvee në komunitet që, së bashku, të tregojmë solidaritetin tonë me përkrahjen e kandidaturës së kësaj kandidateje shqiptaro-amerikane, për t’a çuar antare të Kongresit në Washington. Ajo ka lindë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga prind të emigruar prej trojevet shqiptare dhe eshte kryelartë për origjinën e saj. Me përgatitjen profesionale dhe me me cilesitë fisnike të trashiguara jemi të bindur se ajo do te jete nje kongresiste e denjë që do të përfaqësojë me dedikim interesat e zonës së saj elektorale, interesat dhe vlerat me të mira të popullit amerikan, të këtij populli bujar e fisnik dhe mik e dalëzotës i popujve të vegjël në përgjithësi dhe i shqiptarëve në mënyrë të veçantë.
Takimi do të mbahet ditën e djelë me 9 tetor 2016, prej orës 3:00 deri në 6:00 mbas dreke, në selinë e “Vatrës”, në 2437 Southern Boulevad, Bronx NY 10458.
Kryesia
(Gazeta DIELLI)

Filed Under: Vatra Tagged With: thrirje per Suzanna Shkrelin, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 146
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT